Angelina Jolie dhe Salma Hayek surprizojnë pushuesit në Mexico City në një fluturim publik
Dy yjet e mëdha të Hollywood-it, Angelina Jolie dhe Salma Hayek, i lanë të habitur pushuesit gjatë fundjavës kur u panë duke hipur në një fluturim publik nga Mexico City drejt qytetit bregdetar të Veracruz.
Aktoret u fotografuan teksa prisnin në radhë, larg luksit të zakonshëm të fluturimeve private që u përkasin shpesh personazheve të këtij kalibri.
Pamjet nga aeroporti i Mexico City treguan Jolie, 50 vjeçe, dhe Hayek, 58 vjeçe, të zhytura në një bisedë të ngrohtë, shkruan DailyMail.
E veshur me një pallto krem dhe syze të mëdha të zeza, Angelina dukej elegante dhe e qetë, ndërsa Salma zgjodhi një stil më sportiv me atlete gri dhe një pulovër të thjeshtë.
Pas mbërritjes në Veracruz, dyshja u pa duke shijuar një vakt në një kafene brenda aeroportit, duke përforcuar imazhin e thjeshtësisë dhe afërsisë së tyre.
Miqësia e tyre nisi në xhirimet e filmit “The Eternals” në vitin 2021 dhe u forcua me projektin e vitit 2024 “Without Blood”, ku Angelina mori rolin e regjisores dhe zgjodhi Salmën si aktore kryesore.
Gjatë një interviste për revistën People, Hayek ka përshkruar marrëdhënien e tyre si “si familje”, duke shtuar: “Bëjmë gjëra bashkë me fëmijët tanë, por edhe vetëm. Është mirë të kesh një mik që të bën të qeshësh dhe të qash”.
Udhëtimi i Angelinës në Meksikë vjen ndërkohë që ajo vazhdon betejën e gjatë ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt për pronësinë e vreshtarisë së tyre në Francë, Château Miraval.
Ndërkohë, marrëdhëniet e Pitt me fëmijët kanë ardhur duke u përkeqësuar, me disa prej tyre që kanë hequr mbiemrin e tij.
Ndërsa drama personale e Angelina-s vazhdon, udhëtimi i saj i fundit me Salma Hayek duket si një ndalesë e mirëpritur për reflektim dhe shoqëri të sinqertë — larg zhurmës së Hollivudit dhe gjykatave. /Telegrafi/
The post Angelina Jolie dhe Salma Hayek surprizojnë pushuesit në Mexico City në një fluturim publik appeared first on Telegrafi.