Arabella Chi mahnit me forma perfekte vetëm dy muaj pas lindjes: Të bëhesh nënë më dha kuptim të ri në jetë
Arabella Chi ka befasuar ndjekësit me format e saj perfekte, vetëm dy muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj, Gigi.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, modelja 34-vjeçare u shfaq e veshur me një bikini të bardhë të vogël, duke dëshmuar se rikthimi i saj në formë ka qenë i jashtëzakonshëm.
Ish-konkurrentja e “Love Island”, e cila mirëpriti vajzën e saj me partnerin Billy Henty në muajin maj, dukej rrezatuese dhe me vetëbesim në një seri fotografish dhe videosh nga përditshmëria e saj si nënë, shkruan DailyMail.
Ajo tregoi për fansat sesi ndjesia e të qenit nënë i ka ndryshuar jetën dhe e ka lidhur më shumë me familjen.
Në një intervistë për OK! Magazine, Arabella rrëfeu për përvojën e saj të lindjes, duke zbuluar se kaloi një lindje 16-orëshe dhe se partneri i saj ka fituar “një respekt të ri” për të. “Sapo lindi, gjithçka mori kuptim”, tha ajo.
Modelja ka qenë shumë aktive në Instagram, ku ka ndarë momente të ëmbla me vajzën e saj dhe partnerin Billy, nga përqafimet në shtëpi e deri te drekat e përzemërta nënë e bijë.
“Të jesh nënë për Gigin është ndjesia më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë”, shkroi ajo.
Arabella dhe Billy e bënë lidhjen publike në tetor të vitit të kaluar, dhe që nga ajo kohë janë bërë një nga çiftet më të komentuar në rrjet.
E ndërsa fansat e saj e vlerësojnë për sinqeritetin dhe hijeshinë, ajo vetë tregon se më në fund po e jeton ëndrrën e saj: të jetë nënë dhe e dashuruar. /Telegrafi/
The post Arabella Chi mahnit me forma perfekte vetëm dy muaj pas lindjes: Të bëhesh nënë më dha kuptim të ri në jetë appeared first on Telegrafi.