Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Main stream

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

By: E.K
31 July 2025 at 20:10

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se mirëpret hapat e fundit të ndërmarra për të njohur shtetin palestinez nga Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera. “Ne i konsiderojmë reagimet e fundit humanitare nga Evropa, veçanërisht Franca dhe Britania e Madhe, si shumë të vlefshme. Ne mirëpresim çdo hap të ndërmarrë drejt njohjes […]

The post Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez appeared first on FaxWeb.

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

By: E.K
31 July 2025 at 20:06

Qeveria portugeze do të zhvillojë konsultime me presidentin dhe parlamentin e vendit mbi mundësinë e njohjes së shtetit të Palestinës në OKB në shtator , njoftoi zyra e kryeministrit Luis Montenegro. Portugalia “po shqyrton njohjen e shtetit palestinez, brenda kuadrit të një procesi që mund të përfundojë në javën… e Asamblesë së 80-të të Përgjithshme […]

The post Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës appeared first on FaxWeb.

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

By: E.K
31 July 2025 at 19:54

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i quajti planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur një shtet palestinez “të parëndësishme” dhe “kundërproduktive”. “Është bezdisëse për disa, e parëndësishme. Nuk do të thotë asgjë”, tha Rubio në një intervistë për Fox Neës Radio, për njohjen e shtetit palestinez. “Para së gjithash, […]

The post Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë… appeared first on FaxWeb.

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

By: E.K
31 July 2025 at 19:34

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa 145 persona janë plagosur, përfshirë 14 fëmijë. Sipas Ministrisë së Brendshme të Ukrainës një djalë 6-vjeçar dhe nëna e tij janë konfirmuar ndër viktimat. Zyrtarët lokalë thonë se sulmet goditën më shumë se 24 lokacione […]

The post Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur appeared first on FaxWeb.

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

By: E.K
31 July 2025 at 19:32

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore, një vendim që i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë. Me banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë […]

The post Konispoli shpallet Ansambël Historik! appeared first on FaxWeb.

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

By: E.K
31 July 2025 at 19:16

Shtetet e Bashkuara deklaruan sot se Presidenti Donald Trump pret që marrëveshja e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të arrihet deri më 8 gusht, duke theksuar nevojën urgjente për t’i dhënë fund luftës që po vazhdon. Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së prej 15 anëtarësh, diplomati i lartë amerikan John Kelly deklaroi: “Si […]

The post Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë… appeared first on FaxWeb.

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

By: E.K
31 July 2025 at 19:12

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalimin e tij në mbledhjen e Këshillit të Qendrës së Prishtinës, ua hodhi fajin opozitës për moskonstituimin e Kuvendit, anipse kandidatën e njëjtë e paraqitën për kryetare të Kuvendit rreth 54 herë. Ai për opozitën tha “as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen”. Gjithashtu, Kurti që nuk […]

The post Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen appeared first on FaxWeb.

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

By: E.K
31 July 2025 at 18:52

Nje shtetas ka mbetur i plagosur ne Shkoder. Ngjarja ka ndodhur tek ish dega e brendshme ku eshte plagosur me mjet te ftohte thike, nje burre rreth te 40-45 vjec. Policia ne vendngjarje, ende nuk dihen shkaqet. Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet […]

The post Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar appeared first on FaxWeb.

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

By: E.K
31 July 2025 at 18:48

Mesditën e sotme, gjatë patrullimeve në të gjithë hapësirën detare të qarkut, shërbimet e Njësisë Policore Detare konstatuan, në afërsi të Gjirit të Durrësit, 5 shtetas që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta. Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe […]

The post Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve appeared first on FaxWeb.

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

By: E.K
31 July 2025 at 18:34

Një ndërhyrje e befasishme diplomatike nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dha fund përplasjes më të ashpër ushtarake në më shumë se një dekadë mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Konflikti, që nisi pas një shkëmbimi zjarri në një segment 200-kilometërsh të kufirit të tyre të përbashkët, u përshkallëzua shpejt dhe solli pasoja të rënda diplomatike […]

The post Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias appeared first on FaxWeb.

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër

By: E.K
31 July 2025 at 18:31

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas, ndërsa shpalli në kërkim edhe një person tjetër të përfshirë në konflikt. Në pranga u vu shtetasi H. Ç., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, dhe […]

The post Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër appeared first on FaxWeb.

Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga Partia Demokratike

By: E.K
31 July 2025 at 18:28

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura. Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës. Deputetët pretendonin se ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi shumicën e pretendimeve për mungesë argumentimi kushtetues ose për shkak se gjyqtarët nuk arritën shumicën e […]

The post Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga Partia Demokratike appeared first on FaxWeb.

31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin

By: E.K
31 July 2025 at 18:18

Përmbytjet vranë 31 banorë në një azil kujdesi për të moshuarit në periferi të Pekinit këtë javë, thanë zyrtarët lokalë. Pamjet filmike tregonin ekipet e emergjencës duke ecur nëpër ujë që arrinte deri në gjoks duke u përpjekur të shpëtonin ata që ishin të bllokuar në shtëpi në distriktin Miyun. Shumë prej atyre që vdiqën […]

The post 31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin appeared first on FaxWeb.

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

By: E.K
31 July 2025 at 18:00

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, përmes një video-mesazhi ku shprehet se është finalizim i një pune dyvjeçare. “Qeveria Shqiptare sot miratoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030, pas një procesi gati 2-vjeçar hulumtimesh, studimesh dhe konsultimesh, […]

The post Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030 appeared first on FaxWeb.

Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar

By: E.K
31 July 2025 at 17:55

Presidenti Trump ka njoftuar në Truth Social, se ai dhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e tyre aktuale për tarifat. Kjo do të thotë se disa mallra nga Meksika nuk do të përballen me tarifa më të larta duke filluar nga 1 gushti. Marrëveshja më e fundit midis SHBA-së dhe […]

The post Trump “shpëton për fije” Meksikën, shtyn tarifat ndaj saj! Vendet e tjera përpjekje për të arritur marrëveshje para afatit të caktuar appeared first on FaxWeb.

“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez

By: E.K
31 July 2025 at 17:48

Shtetet e Bashkuara do t’u mohojnë vizat zyrtarëve të Autoritetit Palestinez, duke akuzuar organin që qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli se po përpiqet të “ndërkombëtarizojë” situatën, raporton AFP. Organizata po “ndërmerr veprime për të ndërkombëtarizuar konfliktin e saj me Izraelin, si p.sh. përmes Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të […]

The post “Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez appeared first on FaxWeb.

Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij

By: E.K
31 July 2025 at 17:45

Vetëm 13% e qytetarëve ndiejnë përfitime financiare; perceptimi për Trumpin bie ndërsa rritet shqetësimi për inflacionin dhe tarifat. Një shumicë e amerikanëve besojnë se ekonomia amerikane po përkeqësohet nën presidencën e Donald Trump dhe vetëm një përqindje e vogël ndjejnë përmirësim financiar personal, sipas një sondazhi të ri të realizuar nga YouGov për gazetën The […]

The post Amerikanët të zemëruar me Trump? Sondazhi i “The Times”: Shumica mendojnë se ekonomia e SHBA-së po përkeqësohet nën drejtimin e tij appeared first on FaxWeb.

Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit

By: E.K
31 July 2025 at 17:40

Gjykata e Apelit ua ka ndërprerë masën e paraburgimit pesë zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu. Kështu ka bërë të ditur avokati Besnik Berisha, mbrojtësi i një nga të dyshuarve për këtë rast. “Kjo nuk ishte thjesht një betejë për lirimin e pesë zyrtarëve, ishte një betejë […]

The post Kosovë/ Lirohen nga paraburgimi 5 policët e dyshuar për vdekjen e 27-vjeçarit appeared first on FaxWeb.

Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin

By: E.K
31 July 2025 at 17:35

Kryeministri i Suedisë i ka bërë thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin. Sipas mediave të huaja, Ulf Kristersson e përshkroi situatën në Gaza si “krejtësisht të mjerueshme”. Ai e akuzoi Izraelin se “nuk i përmbush detyrimet e tij më themelore dhe angazhimet e dakordësuara në lidhje me ndihmën humanitare”. Në këtë situatë, udhëheqësi […]

The post Suedia i bën thirrje BE-së të “ngrijë” marrëveshjen tregtare me Izraelin appeared first on FaxWeb.

Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe

By: E.K
31 July 2025 at 17:24

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj disa zyrtarëve të Autoritetit Palestinez dhe anëtarëve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), duke i akuzuar këto entitete për veprime që, sipas Uashingtonit, po minojnë përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme. Në një deklaratë zyrtare, Departamenti i Shtetit bëri të ditur se të prekurve nga […]

The post Sanksione nga SHBA ndaj zyrtarëve palestinezë: Po minojnë përpjekjet për paqe appeared first on FaxWeb.

❌
❌