Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 5 August 2025Main stream

BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

By: E.K
5 August 2025 at 15:43

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë […]

The post BIRN: Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë appeared first on FaxWeb.

Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT)

By: E.K
5 August 2025 at 15:36

Bashkia e Dropullit në Gjirokastër ofron atraksione kulturore për të eksploruar për të gjithë të apasionuarit pas historisë. Kryeministri Edi Rama ka promovuar këto site arkeologjike të Dropullit, që nga qyteti antik i Adrianopolit deri te kisha e Lindjes së Virgjëreshës. Por jo vetëm kaq, edhe bukuritë natyrore janë një tjetër atraksion turistik, sikurse është Ujëvara e […]

The post Rama promovon atraksionet kulturore të Dropullit: Udhëtime që të rrëmbejnë (FOTOT) appeared first on FaxWeb.

BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës

By: E.K
5 August 2025 at 15:19

BE-ja ka kundërshtuar ndryshimet territoriale ose demografike në Gaza, qëndrim ky në përgjigje të planeve të Kryeministrit izraelit Netanyahu, i cili ka vendosur për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës. “BE-ja hedh poshtë çdo përpjekje për të ndryshuar situatën demografike dhe territoriale në Gaza, përfshirë edhe pushtimin nga Izraeli“, tha zëdhënësja e Çështjeve të Jashtme […]

The post BE kundër planit të Netanjahut për pushtimit e Gazës appeared first on FaxWeb.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu

By: E.K
5 August 2025 at 15:17

Fokusi i këtij takimi, i cili u zhvillua në ambientet e DPPSh-së, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të strukturave qendrore, ishte ndërtim i urave të reja të bashkëpunimit bilateral, nëpërmjet nënshkrimit të një marrëveshjeje të përbashkët dhe krijimit të pikës së kontaktit të Policisë kineze, në Policinë e Shtetit. Drejtor Proda dhe Ministër-Këshilltar Huang […]

The post Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në një takim zyrtar, Ministër-Këshilltar i Ambasadës Kineze në Shqipëri, z. Huang Xuehu appeared first on FaxWeb.

Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

By: E.K
5 August 2025 at 15:15

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka gjasa t’i nënshtrohet një ultimatumi sanksionesh që përfundon këtë të premte nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ruan qëllimin e pushtimit të katër rajoneve të Ukrainës, thanë burime pranë Kremlinit për Reuters. Trump ka kërcënuar se do ta godasë Rusinë me sanksione të reja dhe do të vendosë tarifa doganore […]

The post Putin dyshon në fuqinë e ultimatumit të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë appeared first on FaxWeb.

Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy”

By: E.K
5 August 2025 at 14:53

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk ka ndërmend të bëjë transparencë mbi lobimin që Continental Strategy po bën në emër të tij dhe Partisë Demokratike në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai preferoi të heshtë dhe të mos japë asnjë sqarim mbi arsyet pse kompania amerikane që e shiti në Departamentin e Shtetit si politikan pensionist për […]

The post Lobimi për t’i hequr non gratën, Berisha refuzon komentin: Nuk jam zëdhënës i “Continental Strategy” appeared first on FaxWeb.

Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA

By: E.K
5 August 2025 at 14:51

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh, pasi Brukseli arriti një marrëveshje me Uashingtonin muajin e kaluar. “Komisioni Evropian ka miratuar sot procedurat e nevojshme ligjore për të pezulluar zbatimin e kundërmasave tona, të cilat pritej të hynin në fuqi më 7 […]

The post Arriti marrëveshjen me Trump, Bashkimi Evropian pezullon tarifat hakmarrëse ndaj SHBA appeared first on FaxWeb.

“Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse…

By: E.K
5 August 2025 at 14:48

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se rënia e çmimeve të energjisë mund ta ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë. “Nëse nafta ulet mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz”, tha ai në një intervistë në CNBC. “Putini do të ndalojë së vrari njerëz nëse e ulim çmimin e […]

The post “Putin do të ndalojë vrasjet nëse ulim çmimin e naftës”, Trump: India po furnizon makinën e luftës, s’do të jem i lumtur nëse… appeared first on FaxWeb.

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb

By: E.K
5 August 2025 at 14:39

Ministria e punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar arrestimin e Behar Preniqit nga autoritetet e Serbisë. Ai thuhet se u ndalua dje në kufirin serbo-kroat. “Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi, i cili u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, përbën një tjetër dëshmi të […]

The post Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës, Ministria e Jashtme bën thirrje: Shmangni udhëtimet në territorin serb appeared first on FaxWeb.

“Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike

By: E.K
5 August 2025 at 14:36

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend. Një lokal i ndërtuar në trotuarin ku kalojnë këmbësorët është çmontuar në videon e publikuar. Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset po vijon prej javësh në vendin tonë pas ultimatumit të kryeministrit.

The post “Ecim”, Kryeministri Rama publikon pamjet nga lirimi i hapësirave publike appeared first on FaxWeb.

Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, dëmtohet 67-vjeçari

By: E.K
5 August 2025 at 13:52

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Leskovik, Kolonjë, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar pronari i shtëpisë, një 67-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa forcat e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. […]

The post Shpërthen bombola e gatimit në Kolonjë, dëmtohet 67-vjeçari appeared first on FaxWeb.

“Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”/ Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ

By: E.K
5 August 2025 at 13:44

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm Igli Hasani, pasi ky i fundit dërgoi një letër misioneve vëzhguese ndërkombëtare menjëherë pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit. Berisha e akuzoi Hasanin si një “narko-ministër” dhe “avokat të farsës elektorale”, duke e cilësuar këtë veprim si provë të qartë […]

The post “Ministri i Jashtëm avokat i farsës elektorale”/ Berisha pas reagimit të Igli Hasanit: Letër misioneve mund t’iu dërgonte opozita, jo MPJ appeared first on FaxWeb.

Koçiu: 643 teknikë të shkencave mjekësor dhe 167 mjekë u punësuan në janar-qershor

By: E.K
5 August 2025 at 13:43

Procesi i punësimit nëpërmjet portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” vijojnë të garantojnë transparencë dhe meritokraci, duke forcuar çdo ditë sistemin shëndetësor me profesionistë të rinj dhe të përkushtuar. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se “nga janari deri në qershor, përmes portaleve “Mjekë për Shqipërinë” dhe “Infermierë për […]

The post Koçiu: 643 teknikë të shkencave mjekësor dhe 167 mjekë u punësuan në janar-qershor appeared first on FaxWeb.

Reagimi i Hasanit/ Berisha: Ministri i Jashtëm, ushtar dhe avokat i farsës elektorale të 11 majit. Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë MPJ!

By: E.K
5 August 2025 at 13:30

Ish-kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ndaj ministrit të Jashtëm, Igli Hasani duke e quajtur “narko-ministri” dhe duke theksuar se ai është një avokat i farsës elektorale të 11 majit. Berisha: Narko-ministri i Jashtëm reagoi dje në mënyrën më të papërgjegjshme, duke faktuar pakundërshtueshëm se ai, njëlloj si Altin Troplini, është një […]

The post Reagimi i Hasanit/ Berisha: Ministri i Jashtëm, ushtar dhe avokat i farsës elektorale të 11 majit. Letër misioneve mund t’u dërgonte opozita, por kurrë MPJ! appeared first on FaxWeb.

Dyshime se ishte i porositur/ Autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, pas ngjarjes është larguar jashtë vendit!

By: E.K
5 August 2025 at 13:25

Personi në foto është Klodian Steli, autori i dyshuar i shpërthimit me tritol që ndodhi në hyrjen e garazhit të shtëpisë së Elvis Kosovës, në rrugën “Peti”, pranë Liqenit të Thatë në Tiranë, më 24 korrik të këtij viti. Mjeti që përdori 36-vjeçari Steli për të lëvizur natën që vendosi sasinë e lëndës plasëse në […]

The post Dyshime se ishte i porositur/ Autori i shpërthimit me tritol në garazhin e Elvis Kosovës, pas ngjarjes është larguar jashtë vendit! appeared first on FaxWeb.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë: Ecim!

By: E.K
5 August 2025 at 13:16

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. “Ecim”, shkruan Rama teksa poston pamjet e heqjes së një strukture të një biznesi privat në Tiranë, e cila kishte zënë hapësirë publike. Aksioni për lirimin e hapësirave vijon prej disa javësh tashmë, ndërsa kreu i qeverisë ka […]

The post Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë: Ecim! appeared first on FaxWeb.

Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

By: E.K
5 August 2025 at 13:03

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 21-vjeçar të dyshuar për një sërë mashtrimesh ndaj qytetarëve, duke përdorur identitet të rremë. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strategjia”, i zhvilluar nga Komisariati Nr. 2. Sipas njoftimit zyrtar, i riu, me inicialet E.H., banues në Paskuqan, u kap në […]

The post Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë appeared first on FaxWeb.

Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

By: E.K
5 August 2025 at 13:01

Në Lushnje ka nisur faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet e paligjshme, ku përfshihen objekte shërbimi, tenda të palëvizshme dhe pemë të mbjella jashtë vendeve të përcaktuara. Policia bashkiake, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe përfaqësuesve të rajoneve, po vijon punën […]

The post Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht appeared first on FaxWeb.

Fier Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvillon takim me administratorët e rinj të njësive administrative të bashkisë

By: E.K
5 August 2025 at 12:56

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim me administratorët e rinj të njësive administrative të Bashkisë Fier. Takimi kishte për qëllim njohjen me strukturën e re administrative dhe përcjelljen e prioriteteve të qeverisë për qeverisjen vendore. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi rëndësinë e shërbimeve sa më cilësore […]

The post Fier Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvillon takim me administratorët e rinj të njësive administrative të bashkisë appeared first on FaxWeb.

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

By: E.K
5 August 2025 at 12:39

Të arrestuarit në skandalin e madh financiar të kompanisë “Bankers Petroleum” janë paraqitur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku kanë kundërshtuar masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Fierit. Bëhet fjalë për dhjetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të kompanisë, përfshirë ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual, shtetasin kinez Hongping Xiao, për […]

The post Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca appeared first on FaxWeb.

❌
❌