Edhe një tjetër aktore nga “Familja Moderne” në VV – Driada Matoshi i bashkohet garës për Prishtinën, kandidon për asambleiste
Një tjetër figurë e njohur e skenës shqiptare ka vendosur të futet në politikë.
Aktorja Driada Matoshi, e cila krahas aktrimit ushtron edhe profesionin si instruktore e jogës, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në Prishtinë.
Emri i saj është pjesë e listës së shpallur nga Hajrulla Çeku, kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, ku Driada mban numrin 6.

Përveç saj, lista përmban edhe emra të tjerë të njohur të artit dhe kulturës shqiptare, përfshirë aktoren Vlora Merovci Berisha dhe Lumnije Mikullovcin, gruan e aktorit tashmë të ndjerë, Adem Mikullovci.
Bashkimi i Driada Matoshit me Vetëvendosjen tregon rritjen e pjesëmarrjes së figurave të njohura të artit në fushën politike, duke sjellë me vete përvojën dhe ndikimin që kanë në publik.

Driada përndryshe ka qenë e njohur për rolet e saj në serialet e RTK-së, si “Familja Moderne”, “Lagja e Re” dhe “Shtëpia Ime”.
Driada, e njohur për energjinë dhe profesionalizmin e saj në skenë dhe në fushën e jogës, pritet të sjellë një perspektivë të freskët dhe të re në listën e VV-së për Prishtinën, duke bashkëpunuar me emra të njohur të kulturës dhe artit për të kontribuar në vendimmarrje dhe projekte lokale. /Telegrafi/
The post Edhe një tjetër aktore nga “Familja Moderne” në VV – Driada Matoshi i bashkohet garës për Prishtinën, kandidon për asambleiste appeared first on Telegrafi.