Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”? Pronari i tokës ka bërë një ndryshim të madh për të shmangur turistët
Seti i njohur i serialit për fëmijë “Teletubbies” duket i panjohur 24 vjet pas përfundimit të shfaqjes së dashur, pasi pronari i tokës ka bërë një ndryshim të madh.
Seriali popullor për fëmijë u transmetua fillimisht në BBC Two nga viti 1997 deri në 2001. Gjatë kësaj periudhe, xhirimet për serinë u realizuan në Wimpstone, Warwickshire.
Më shumë se dy dekada më vonë, vendi duket shumë ndryshe që nga hera e fundit kur u xhirua “Teletubbies” atje, shkruan The Sun.

Një video e shpërndarë në Instagram tregoi se deri në vitin 2007 – gjashtë vjet pas përfundimit të shfaqjes – pronari i tokës kishte krijuar një pellg gjigant për të parandaluar hyrjen e të huajve.
Deri në vitin 2025, toka mbetet e zbrazët, edhe pse pronarët menaxhojnë një fermë dhe një dyqan me produkte ujore pranë saj.

Një fans shkroi: “Trishtim. Ishte shumë e rëndësishme në atë kohë. Mund të kishte qenë një destinacion turistik. Shumë fëmijë, tani të rritur, janë rritur me të”.
Një tjetër komentoi: “Fakti që gjithçka u xhirua në atë copë të vogël toke është e pabesueshme”.

Një i tretë shtoi: “Njerëzit nuk e kuptojnë që ata janë fermerë dhe nuk u intereson paratë që mund të fitonin duke shitur bileta për vizitorët nostalgjikë – ata thjesht duan paqe”.
Një i katërt sugjeroi: “Imagjino dikë që e donte “Teletubbies” të kishte blerë atë tokë, të shkarkonte pellgun dhe të ringjallte të gjithë setin, duke e kthyer në muze?”.

Vit in e kaluar, një nga yjet e shfaqjes u shfaq në emisionin “This Morning” me fëmijën e saj.
Jess Smith, tani në të 30-at, është e njohur për rolin e saj si bebi në diell në shfaqjen për fëmijë. Ajo, së bashku me kolegët Nikki Smedley (Laa-Laa) dhe John Simmit (Dispy), rikujtuan kohën e tyre në “Teletubbies”.

Jess u shoqërua nga vajza e saj, Poppy, që atëherë ishte pesë muajshe. Ajo u pyet nëse i tregon miqve për famën e saj gjatë fëmijërisë.
Jess tha: “Nuk ua them unë, por të gjithë që janë me mua e dinë, kështu që të tjerët ua tregojnë gjithkujt. Partneri im Ricky ua thotë të gjithëve, po ashtu familja e tij, edhe familja ime. Të gjithë ua tregojnë të gjithëve, kështu që nuk ka rëndësi ku shkoj, të gjithë e dinë”. /Telegrafi/
The post Sa ka ndryshuar pas 25 vitesh lokacioni ku u xhirua seriali ikonik “Teletubbies”? Pronari i tokës ka bërë një ndryshim të madh për të shmangur turistët appeared first on Telegrafi.