Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 August 2025Main stream

Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe

By: D Marku
19 August 2025 at 20:10

Palestina është përfshirë për herë të parë si vend pjesëmarrës në konkursin e bukurisë, Miss Universe të këtij viti.

Nadeen Ayoub do të jetë gruaja e parë që do të përfaqësojë këtë vend në konkursin më të famshëm të këtij lloji në botë. Ajo u kurorëzua Mis Palestina në vitin 2022 dhe do të përballet për titullin e madh me 130 vajza të tjera nga e gjitha bota.

Në një postim në mediat sociale, 27-vjeçarja tha se dëshiron të jetë një zë për popullin palestinez.

“Në një kohë kur sytë e botës janë mbi atdheun tonë, e bëj këtë rol me përgjegjësi të thellë. Është më shumë se një titull. Është një platformë për të folur në emër të popullit të Palestinës, veçanërisht grave dhe fëmijëve tanë. Ne jemi gra me ëndrra, talente, dhe zë të fuqishëm për t’i ofruar botës”, tha ajo.

Konkursi Miss Universe i vitit 2025 do të zhvillohet në Bangkok, Tajlandë, më 21 nëntor.

The post Palestina merr pjesë për herë të parë në Miss Universe appeared first on Albeu.com.

Si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve

By: D Marku
19 August 2025 at 19:39

Shkencëtarët kanë zbuluar ide të reja për mënyrën se si vitamina D ndikon në sistemin imunitar dhe si mund të ndikojë në ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve, përfshirë sklerozën e shumëfishtë, sipas një studimi të publikuar në Frontiers in Immunology.

Vitamina D prodhohet nga organizmi dhe shpesh njihet për përfitimet e saj për shëndetin.

Studimet e fundit tregojnë se ajo ndikon edhe tek qelizat kyçe të sistemit imunitar.

Ky zbulim mund të shpjegojë se si vitamina D rregullon reagimet imunitare që lidhen me sëmundjet autoimune.

Ekipi kërkimor u fokusua në mënyrën se si vitamina D ndikon në një mekanizëm të rëndësishëm të sistemit imunitar, aftësinë e qelizave dendritike për të aktivizuar qelizat T.

Tek individët e shëndetshëm, qelizat T luajnë rol kyç në luftimin e infeksioneve. Por tek pacientët me sëmundje autoimune, ato mund të fillojnë të sulmojnë indet e trupit të tyre.

Duke studiuar qelizat nga minjtë dhe njerëzit, studiuesit zbuluan se vitamina D shtoi prodhimin e molekulave CD31 në sipërfaqen e qelizave dendritike, duke penguar aktivizimin e qelizave T.

CD31 ndihmonte të dy llojet qelizore të shmangnin krijimin e një kontakti të qëndrueshëm, i cili është një hap i rëndësishëm për aktivizimin imunitar, duke ulur ndjeshëm reagimin e sistemit imunitar.

The post Si ndikon mungesa e vitaminës D në sistemin imunitar dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve appeared first on Albeu.com.

Ed Sheeran xhiron videoklipin e ri në Kroaci

By: D Marku
19 August 2025 at 18:35

Ed Sheeran po xhiron një videoklip të ri muzikor në Hvar.

Një foto e muzikantit të famshëm britanik u publikua nga Bordi Turistik i Qytetit Hvar.

“Ditë xhirimi”, shkruan ata përkrah këngës së Edit, “Shape of You”.

Vecernji List raporton se Ed solli në Hvar edhe aktoren Phoebe Dynevor, yllin e serialit të famshëm të Netflix, “Bridgerton”, e cila do të shfaqet gjithashtu në videoklip.

Phoebe njihet nga shikuesit si personazhi kryesor në sezonin e parë të serialit, duke luajtur Daphnen, motrën më të madhe të Bridgerton.

Vendasit zbuluan se disa nga pamjet janë xhiruar në kafenenë Kiwa dhe disa në plazhin Dubovica.

Edhe videoklipi supozohet të jetë xhiruar në Split. Ende nuk dihet se për cilën këngë bëhet fjalë.

Si pjesë e turneut të tij botëror “+−=÷× Tour” (Mathematics Tour), Ed Sheeran performoi në Kroaci vitin e kaluar, në Hipodromin e Zagrebit.

I ftuari special ishte këngëtari britanik Calum Scott. Koncerti mblodhi rreth 70 mijë

 

Më pas, Ed prezantoi këngë nga të pesë albumet në studio me simbolet “+ − = ÷ ×”, duke përfshirë hite të tilla si “Castle on the Hill”, “Shivers”, “The A Team”, “Perfect”, “Bad Habits” etj.

The post Ed Sheeran xhiron videoklipin e ri në Kroaci appeared first on Albeu.com.

Zaimina Vasjari shkëlqen në pozat e reja nga jahti luksoz, ndërsa vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini

By: D Marku
19 August 2025 at 18:13

Zaimina Vasjari ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga pushimet luksoze që po kalon në një jaht, në një prej destinacioneve bregdetare më piktoreske.

E veshur me bikini të punuara me grep, me motive detare, dhe një këmishë të bardhë të lehtë verore, këngëtarja duket më në formë se kurrë, ndërsa shijon momentet nën diell dhe freskohet me akullore.

Në përshkrimin e fotografive, ajo shkruan thjesht: “Diku ku përkas”, duke lënë të kuptohet se është në një vend që i fal paqe dhe qetësi — ndoshta një reflektim i stilit të saj të jetës në këtë periudhë të re.

Prej kohësh Zaimina është tërhequr nga skena muzikore, duke i dhënë përparësi jetës private dhe sipërmarrjes.

Ajo është përkushtuar gjithnjë e më shumë ndaj biznesit të saj, duke qëndruar larg projekt-ve artistike, por gjithmonë e pranishme në rrjete sociale, aty ku ndjekësit e saj vazhdojnë ta mbështesin dhe admirojnë për stilin, elegancën dhe jetën që përçon.

Fotografitë e fundit dëshmojnë për një jetë në harmoni me veten dhe natyrën, me theks të veçantë te bukuria dhe thjeshtësia që e karakterizojnë Zaiminën prej vitesh. Ajo mbetet një figurë e dashur për publikun shqiptar, edhe pse jashtë muzikës aktive.

The post Zaimina Vasjari shkëlqen në pozat e reja nga jahti luksoz, ndërsa vë në pah linjat trupore në paraqitje me bikini appeared first on Albeu.com.

Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht?

By: D Marku
19 August 2025 at 17:16

Rusia do të lëshojë më 20 gusht biosatelitin Bion-M Nr. 2 nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan, përmes raketës Soyuz-2.1b. Misioni do të zgjasë 30 ditë dhe synon të studiojë ndikimin e hapësirës tek organizmat e gjallë. Sateliti do të transportojë 75 minj, mbi 1,000 miza, mikroorganizma, kultura qelizore dhe fara bimësh.

Sipas Roscosmos, qëllimi është të kuptohen efektet e mikrogravitetit dhe rrezatimit në trupin e gjallë, me synim përgatitjen e misioneve të ardhshme në hapësirë të thellë dhe përmirësimin e mbështetjes mjekësore për astronautët. Minjtë janë zgjedhur për shkak të ngjashmërisë gjenetike me njeriun dhe ndjeshmërisë së tyre ndaj rrezatimit.

Eksperimenti përfshin tre grupe minjsh: një në Tokë, një tjetër në laborator që simulon mjedisin satelitor dhe një që do të qëndrojë në orbitë. Gjendja e tyre do të monitorohet në kohë reale përmes sensorëve dhe kamerave, dhe pas kthimit do të analizohen ndryshimet biologjike që kanë pësuar.

Sateliti do të mbajë gjithashtu një eksperiment të lidhur me Hënën, duke transportuar material të simuluar hënor në 16 epruveta. Qëllimi është të vlerësohet ndikimi i rrezatimit dhe vakumit të hapësirës mbi këto mostra, për të ndihmuar në ndërtimin e strukturave të qëndrueshme në sipërfaqen hënore.

The post Pse Rusia do të dërgojë 75 minj dhe 1,000 miza në hapësirë më 20 gusht? appeared first on Albeu.com.

Miliona shikime, pak pëlqime – Arbenita Ismajli shpreh një shqetësim me rrjete sociale

By: D Marku
19 August 2025 at 16:22

Modelja e njohur shqiptare, Arbenita Ismajli, ka reaguar së fundmi në Instagram, duke shprehur shqetësim për ndërveprimet në këtë rrjet social.

Ajo publikoi një fotografi ku shihej se kishte mbi 10.6 milionë shikime vetëm në 30 ditët e fundit, por numri i pëlqimeve në postime nuk po përputhej me këto shifra.

Arbenita u shpreh se mund të jetë vetë Instagrami që po i bën ‘padrejtësi’ ose ndoshta ata që e urrejnë nuk po e shtypin butonin e pëlqimit.

“Është Instagrami duke më bërë padrejtë që nuk po arrij numrin normal të pëlqimeve në krahasim me këto ndërveprime, apo janë ‘haters-at’ që nuk po e klikojnë butonin e zemrës”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, bukuroshja këtë kohë është përballur edhe me një situatë ligjore.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj, pas hetimeve të nisura në qershor.

Ajo dyshohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate lidhur me takimet e vajzës së saj me babanë biologjik, Feronit Shabani.

Sipas aktvendimit, Shabani kishte të drejtë të takonte vajzën dy herë në muaj nëpërmjet Qendrës për Punë Sociale në Gjilan, por pretendohet se Ismajli ka penguar realizimin e kësaj marrëveshjeje.

The post Miliona shikime, pak pëlqime – Arbenita Ismajli shpreh një shqetësim me rrjete sociale appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, arrestohet 61-vjeçari në Korçë

By: D Marku
19 August 2025 at 16:16

Një 61-vjeçar, Desmon Xhialli ka rënë në prangat e policisë në Pikën Kufitare të Goricës në Korçë, pasi tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet.

Në hyrje të terrotorit shqiptar, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan për kontroll në vijën e dytë, automjetin me drejtues shtetasin D. Xh., në të cilin konstatuan një depozitë rezervë me një sasi nafte, për të cilën ai nuk kishte ndonjë dokument apo faturë.

“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Belorta, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës””, njofton policia e cila sekuestroi automjetin dhe naftën kontrabandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

PKK Goricë

Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte që e kishte fshehur në një depozitë rezervë në automjet, arrestohet 61-vjeçari.

Sekuestrohen automjeti dhe sasia e naftës.

The post EMRI/ Tentoi të kontrabandonte një sasi nafte, arrestohet 61-vjeçari në Korçë appeared first on Albeu.com.

Të mërkurën vazhdimi i seancës, Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit

By: D Marku
19 August 2025 at 15:56

Të mërkurën, më 20 gusht, në orën 11:00, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Në rend dite parashihet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, tha për Telegrafin se Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit.

“Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, tha ai.

Mes tjerash, ai shtoi se “Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare”.

“Presidenca apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht”, shtoi tutje Kupina.

Ndryshe, të hënën Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Sipas aktgjykimi thuhet se Gjykata, në mënyrë të përmbledhur rikujton që përmes Aktgjykimit të të 26 qershorit 2025 lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit konstatoi që “Seanca Konstituive e Kuvendit është një akt kushtetues që duhet të përmbushet me sukses brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve, përmes përmbushjes të të gjitha elementeve thelbësore të konstituimit, përfshirë zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve.

Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.

Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese.

The post Të mërkurën vazhdimi i seancës, Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit appeared first on Albeu.com.

“Shpresoj që Putin të sillet mirë”, Trump: Evropianët do të japin garancitë e sigurisë për Ukrainën, s’do të ketë ushtarë amerikanë

By: D Marku
19 August 2025 at 15:53

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për Fox News në lidhje me diskutimet për paqen në Ukrainë, ndërsa deklaroi se shpreson që Vladimir Putin “do të jetë i mirë”.

“Nëse nuk është, do të jetë një situatë e vështirë”, tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se mendon që Volodymyr Zelenskyy dhe Putin “po veprojnë mirë”.

I pyetur në lidhje me perspektivën e garancive të sigurisë për Ukrainën, Trump thotë se kombet evropiane “do ta japin këtë kontribut paraprak”.

 

“Ata duan të kenë ushtarë në terren”, shton ai, duke iu referuar Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Nuk mendoj se do të jetë problem.”

Kur u pyet nëse mund të japë garanci se nuk do të ketë trupa amerikane në terren, Trump tha “keni garancinë time dhe unë jam president”, duke shtuar: “Unë thjesht po përpiqem të ndaloj vrasjen e njerëzve”.

Trump sugjeroi se mbështetja e SHBA-së për sigurinë e Ukrainës mund të vijë në formën e fuqisë ajrore.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se gjithmonë mendonte se Ukraina ishte një “zonë tampon” midis Rusisë dhe Evropës.

Trump tha se pati një “bisedë shumë të mirë” me Putinin pas takimit të tij me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë dje.

“Nuk e bëra para tyre, mendova se do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Presidentit Putin”, tha ai. “Putini nuk do të fliste me njerëzit nga Evropa.”

The post “Shpresoj që Putin të sillet mirë”, Trump: Evropianët do të japin garancitë e sigurisë për Ukrainën, s’do të ketë ushtarë amerikanë appeared first on Albeu.com.

Jennifer. Brad. Angelina. Dhe drama nuk u mbyll kurrë

By: D Marku
19 August 2025 at 14:17

Thuhet se nëse ulesh pranë lumit dhe pret gjatë, do të shohësh trupat e armiqve të tu të kalojnë. Nuk ka thënë Jennifer Aniston këtë, por mund ta kishte thënë. Sepse ajo bëri pikërisht këtë: priti.

Nuk bërtiti. Nuk shkroi letra të hapura. Nuk shiti histori për më shumë klikime. Ajo thjesht nisi të jetojë më mirë, më mirë se kushdo tjetër në këtë trekëndësh të rrëmujshëm hollivudian që nisi si film romantik dhe përfundoi si dramë gjyqësore pa fund.

Kopertina që flet pa thënë asgjë

Jennifer, 56 vjeç sot, shfaqet e veshur me një fustan transparent Saint Laurent në kopertinën e Vanity Fair, më seksi se kurrë, me një buzëqeshje që thotë: Po, jam ende këtu. Dhe jo, nuk më thyen dot.

Ndërsa Pitt dhe Jolie ndahen publikisht për fëmijët, për paratë, për verën… Jennifer shijon jetën e saj në vilën në Beverly Hills, e qetë dhe pa ndonjë nevojë për të “dhënë hak”.

Historia që nuk kishte fund, por që Aniston e mbylli vetë

Ajo pranon se ishte një kohë e vështirë. Të shohësh burrin tënd me një grua tjetër nëpër kopertina, duke mbajtur fëmijë që s’i kishte me ty… Nuk ishte e lehtë. Por nuk kërkoi mëshirë.

“I thashë vetes: Qëndro drejt dhe ec përpara, vajzë.”

Dhe kështu bëri. Eci. Larg nga tabloidët. Larg nga drama. Drejt karrierës së saj të re, drejt rolit në The Morning Show, drejt projekteve që ajo vetë i prodhon. Drejt një jete pa zhurmë.

Angelina dhe Brad – kur “Mr. & Mrs. Smith” u bë fjalë për fjalë

Ishte Aniston ajo që e telefonoi Jolie-n, e lumtur që do të punonte me burrin e saj në një film aksioni. Ironike, apo jo? Filmi i bëri bashkë, në ekran dhe në jetë.

Ndërsa Aniston mbyllte “Friends” dhe përballej me një boshllëk emocional që e rrëzonte, Pitt shkonte në Kenia me Jolie-n, shfaqej me Zahara-n në krah, dhe më pas… binjakë, adoptime, fotot ekskluzive për miliona.

Sot: një jetë e re, pa mëri dhe pa nevojë për hakmarrje

Jennifer nuk lëshoi kurrë helm. Nuk hodhi gurë. Nuk bëri deklarata të mëdha. Kur Pitt tha që kishte qenë i pakënaqur me të, ajo buzëqeshi dhe tha: Nuk mbaj mëri.

Dhe kjo është fuqia e saj. Kur Angelina lufton për kujdestari. Kur Pitt mbështillet në betejat e pafundme. Jennifer ecën përpara. Me projekte. Me miq të vërtetë. Me një partner të ri. Me buzuki në zemër dhe tekilë me Sandra Bullock në darkë.

The post Jennifer. Brad. Angelina. Dhe drama nuk u mbyll kurrë appeared first on Albeu.com.

Jenna Ortega zbulon se si e ndryshoi Hollywoodi: U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt

By: D Marku
19 August 2025 at 13:40

Jenna Ortega zbuloi se çfarë përpiqet të shmangë ndërsa është akoma pjesë e Hollywoodit.

Së fundmi u shfaq në kopertinën e Vogue Mexico, dhe në intervistë ka folur për fëmijërinë si dhe për kohën kur u bë e famshme.

Aktorja e famshme theksoi se në fillim të karrierës së saj nuk ndihej e vlerësuar.

“Të jesh e re dhe e vendosur është shumë e vështirë për shumë njerëz, si grua. Gjithmonë e kam ditur se si është të mos kesh zë dhe kjo më tmerron. Nuk dua ta gjej veten përsëri në atë situatë.

Është e rëndësishme për mua ta përdor zërin tim në mënyrën më profesionale dhe efektive të mundshme. Për pjesën më të madhe të karrierës sime, nuk dija si ta shprehja veten”, tha ajo.

Siç shpjegon më tej, ishte shumë e re dhe nuk dinte pothuajse asgjë për industrinë e filmit.

“Ndoshta për shkak të disa përvojave profesionale që kam pasur në të kaluarën, të cilat kanë qenë pak më të vështira

U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt”, pohon ajo.

Ortega shpjegon më tej se mjedisi i punës duhet të jetë gjithmonë një përvojë bashkëpunuese. Puna më e mirë shpesh vjen nga idetë e një grupi njerëzish dhe një vizion kolektiv.

Gjithashtu tregoi se fama ka ndryshuar mënyrën se si ajo ia paraqet veten botës, duke e inkurajuar të bëhet një person më i kujdesshëm.

The post Jenna Ortega zbulon se si e ndryshoi Hollywoodi: U mbylla në vetvete dhe u bëra shumë e pasigurt appeared first on Albeu.com.

Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime

By: D Marku
19 August 2025 at 13:36

Gjesti dhe Egli Tako, dy prej emrave më të komentuar të Big Brother VIP Albania 4, kanë tërhequr shpesh vëmendjen e publikut me dinamikën e marrëdhënies së tyre.

Prej disa javësh qarkulluan thashetheme se ata mund të ishin ndarë, pasi u vu re se kishin hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale, një veprim që për shumë fansa u interpretua si sinjal i një krize ose i një fundi të lidhjes.

Megjithatë, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe.

Egli publikoi një fotografi nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz.

Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili është identik me atë që zakonisht mban Gjesti.

Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi ata mund të jenë ende bashkë, por thjesht kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen më private.

Kjo ka ndezur sërish diskutime në rrjete sociale, megjithëse pritet të shihet në vazhdim.

The post Gjesti dhe Egli Tako akoma bashkë? Detaji që ngjalli dyshime appeared first on Albeu.com.

G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze

By: D Marku
19 August 2025 at 12:45

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka bërë sërish bujë në rrjetet sociale me postimin e tij më të fundit në InstaStory.

Ai ndau një fotografi ku shfaqej pranë një vajze misterioze, duke lënë ndjekësit të spekulojnë mbi identitetin e saj.

Megjithëse postimi nuk përmbante detaje të tjera, pyetja që po bën xhiron në rrjet është nëse kjo vajzë mund të jetë partnerja e re e G Banit.

Fansat dhe ndjekësit e tij kanë filluar të komentojnë dhe të spekulojnë mbi marrëdhënien e mundshme, duke bërë që ky postim të bëhet një nga më të komentuarit e ditës.

Ndërkohë, G Bani po vazhdon me angazhimet e tij në muzikë, për projekte të reja.

I njëjti mori vëmendje të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother VIP Albania.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse do të ketë diçka më shumë nga reperi për jetën private.

The post G Bani tërheq vëmendje teksa shihet pranë një vajze misterioze appeared first on Albeu.com.

Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private?

By: D Marku
19 August 2025 at 12:10

Reperi i njohur, Gjesti, ka bërë një reagim në ditën e sotme (e hënë), ku mes tjerash është ndalur edhe te jeta e tij private.

Ai ka komentuar për herë të parë lajmet pas ndarjes nga këngëtarja Egli Tako, duke theksuar se nuk dëshiron që aspektet personale të bëhen pjesë e publikut apo të komentohet për to.
Por pak më pas, duket se një reagim i tërthortë ka ardhur edhe nga vetë Egli.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4 ka publikuar një postim nga makina, ku shfaqet e buzëqeshur, duke shkruar: “Një fëmijë i lumtur”.

Ky mesazh ka bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një lloj kundërpërgjigjeje ndaj deklaratës së Gjestit, duke lënë të kuptohet se artistja është e lumtur dhe e pa ndikuar nga ngjarjet e fundit.

Në rrjete sociale ka nisur menjëherë diskutimi nëse bëhet fjalë për një mesazh të koduar, apo thjesht një shprehje spontane e saj.

Megjithatë, fakti që kjo vjen në të njëjtën ditë me reagimin e Gjestit, ka bërë që të shihet si një lëvizje e menduar.

Ish-çifti ka qenë një ndër më të përfolurit gjatë kohës që ishin në BBVA 4.

The post Egli Tako i kundërpërgjigjet Gjestit pas deklaratave për jetën private? appeared first on Albeu.com.

Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false

By: D Marku
19 August 2025 at 11:59

Filloreta Raçi – Fifi ka tërhequr sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku duket se ka thumbuar disa artistë të skenës muzikore.

Këngëtarja u shpreh në një formë se disa prej tyre hapin llogari të rreme në Instagram, vetëm për të komentuar për veten e tyre dhe për të krijuar një imazh më të madh se ai që kanë realisht.

Me ironi dhe humor, Fifi shkroi: “E kam në plan me i hap nja 18 Instagram FifiLove2393, Fififan, Fifinanushi etj. etj. e me i komentu vetes kah të sillem”.

Më pas ajo shtoi: “A e dini që po funksionojke?”, duke lënë të kuptohet se kjo praktikë e disa artistëve po u sjell atyre edhe më shumë vëmendje e reagime.

Ky postim u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e interpretuan si një thumbim të drejtpërdrejtë ndaj kolegëve të saj

Nuk është hera e parë që Fifi shprehet hapur për dukuritë e botës së shoubizit, duke mos hezituar të thotë publikisht atë që mendon, edhe kur kjo nxit reagime.

E së fundmi ra në sy se me Egli Takon nuk ndiqen fare në rrjete sociale, duke bërë me dije se ka marrë fund miqësia mes tyre.

The post Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false appeared first on Albeu.com.

Gjykata Speciale ndalon vizitat e 11 personave te Hashim Thaçi në paraburgim

By: D Marku
19 August 2025 at 11:48

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve në vizitat e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke ndaluar hyrjen e 11 personave të caktuar në objektin e paraburgimit.

Në vendimin e lëshuar më 18 gusht 2025, thuhet se kufizimet vlejnë vetëm për vizitat jo të privilegjuara dhe përfshijnë emrat e Artan Behramit, Blerim Shalës, Ismail Sylës, Vllaznim Kryeziut, Milaim Ahmetajn, Milaim Cakiqit, Avni Kastratit dhe katër persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar, ngjashëm si edhe emrat e vëllezërve të Thaçit.

Sipas vendimit, “kufizimet e miratuara në këtë vendim kufizohen vetëm në vizitat jo të privilegjuara të z. Thaçi në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara”, dhe këto masa do të hyjnë në fuqi menjëherë pas njoftimit për Thaçin.

Prokuroria kishte kërkuar që ndalesa të përfshinte edhe tre vëllezërit e Thaçit, por kjo pjesë e kërkesës nuk u miratua. Në arsyetimin e saj, Prokuroria pretendoi se personat e përfshirë në kufizime kanë komunikuar me zë të ulët me Thaçin gjatë vizitave të mëparshme, dhe se i akuzuari ka dhënë udhëzime që t’u përcillen dëshmitarëve. Gjithashtu, Prokuroria argumentoi se edhe në rast se ndaloheshin tre vëllezërit e Thaçit, ai ka ende dy të tjerë që mund ta vizitojnë.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Thaçit, e udhëhequr nga Sophie Menegon, e konsideroi kërkesën për kufizime si të panevojshme dhe që cenojnë të drejtat themelore të ish-presidentit për jetën private dhe familjare.

Gjykatësja Masëlo, në përputhje me vendimin, vendosi që “kufizimet e reja do të rishikohen çdo tre muaj prej Gjykatëses nëse janë ende të domosdoshme”.

The post Gjykata Speciale ndalon vizitat e 11 personave te Hashim Thaçi në paraburgim appeared first on Albeu.com.

Mariah Carey e zhgënjyer nga Grammys: Nuk e pasqyrojnë suksesin tim

By: D Marku
19 August 2025 at 11:10

Mariah Carey, një nga artistet më të suksesshme të muzikës moderne me mbi 220 milionë albume të shitura dhe 19 këngë nr. 1 në Billboard Hot 100, ka fituar vetëm 5 çmime Grammy nga 34 nominime.

Nominimi i saj i fundit daton në vitin 2009, çka sipas këngëtares tregon një shpërfillje të qëllimshme nga Akademia e Regjistrimeve.

Në intervista të fundit, Carey është shprehur se “Grammy-t janë të mbivlerësuar”, ndërsa në vitin 2023 theksoi se “ata më mashtruan, luajtën me mua”, duke nënkuptuar se numri i vogël i fitoreve nuk reflekton ndikimin dhe karrierën e saj.

Historia e saj me Grammy-t tregon një pabarazi të dukshme: dy fitore në 1991, një rikthim i madh në 2006 me tre çmime për albumin “The Emancipation of Mimi”, por mungesë vlerësimi të vazhdueshëm më pas. Madje, kur në 2024 mori një çmim nderi nga vetë Akademia, Carey u shpreh me humor: “A është ky një Grammy i vërtetë? Nuk kam parë prej kohësh”.

Megjithëse e anashkaluar nga Grammyt, Carey gëzon një listë të gjatë arritjesh: 10 American Music Awards, 20 Billboard Music Awards dhe një sukses të qëndrueshëm ndër vite, sidomos me hitin festiv “All I Want for Christmas Is You”.

Rasti i saj ka ngritur pyetje më të gjera për mënyrën si institucionet matin arritjet artistike.

Edhe pse mungesa e vlerësimit nga Grammy-t ka lënë gjurmë, trashëgimia e Mariah Carey-t mbetet e padiskutueshme.

The post Mariah Carey e zhgënjyer nga Grammys: Nuk e pasqyrojnë suksesin tim appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 18 August 2025Main stream

“Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ – flet edhe për jetën private

By: D Marku
18 August 2025 at 19:54

Këngëtari pejan, Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas disa gjërave që kanë ndodhur së fundmi me të.

Konkretisht, ai ka bërë disa video duke iu drejtuar disa njerëzve, të cilët thonë se e kanë pasur shok dhe se tani në një formë ua ka kthyer shpinën.

I njëjti thekson se ka vetëm pak miq të vërtetë dhe se ata i kanë qëndruar pranë në çdo moment.

Gjithashtu në këto video ka komentuar edhe jetën private, meqë ishtë shumë i përfolur për këtë pjesë në shtypin rozë.

Për më shumë ndiqni të plotë reagimin e fituesit të Big Brother VIP Albania 4:

“Përshëndetje,

Rrenc, manipulues, jo falënderues, mosmirënjohës Besart Kelmendi, i ka harru dostat, ua ka futur dostave, unë dostave nuk ia fus, dosta e di kë e kam, dy tre i kam, edhe atyre ju ndihmoj, edhe ata mua, jo në portale, jo me bë të madhe, i kam ndihmuar, edhe nuk më hidhërohen edhe nëse nuk i ndjeki më, se ata janë tamam dosta, nuk dalin tani me thënë jo ky është ashtu, jo kështu.

Unë e kam pasur mundësinë kur kam qenë në Big Brother, me emra me të gjithë, edhe jetën private njerëzve që më kanë bërë keq dhe që kanë qenë me mua, kam mundur edhe jetën private e t’i shkatërroj krejt, edhe pse më kanë bërë 100 të zeza dhe më kanë rrëzuar përtokë, unë kurrë nuk ia kam përmendur emrat, kurrë në jetë. Nuk jam njeri që ia dua të keqen dikujt, edhe pse kam mundur të bëj. Vetëm gjërat e mia i kam treguar, çfarë më ka ndodhur për jetën.

Jeni duke munduar se më keni dosta, keni ngrënë e keni pirë me mua me vjet, ngadalë, qetësohuni.

Dost, ti mua dost, a ke qenë ti me mua kur kam ndenjur me qiri, pa rrymë, jo a ke qenë me mua kur kam ndenjur pa bukë, jo, a ke qenë ti me mua të luftosh për karrierë, jo, a ke qenë ti me mua në probleme, jo, kur unë jam zgjuar në mëngjes e nuk kam pasur asgjë, depresion kur kam qenë, jo, a ke qenë në kohë të pandemisë duke vdekur nga uria, dost, jo s’më ke dost.

Edhe unë mund të them Behgjet Pacollin dost e ma ka futur, po janë rrena.

Edhe për një gjë desha të reagoj, si atje në intervistë kur kam qenë, ju kam treguar, jetën private timen dua të jetoj jashtë mediave, dua të jetoj jetën time, dua të jem njeri normal i thjeshtë, në shtëpi me familjen time, me jetën personale çfarë bëj është problemi jem, nuk dua të sqaroj nëpër media. Unë dua jetën time private.

E fundit për sot, e kuptoj faktin se pa emrin tim nuk ka klikime se flisni andej poshtë lartë, vetëm aty emri im të lexohet se nëse nuk flitet për emrin tem, nuk ec asgjë.

E juve që më përkrahni e nuk më keni lënë në baltë, do e shihni në fund surprizën prej Besart Kelmendit, ju dua më së shumti”.

The post “Gënjeshtar, manipulues, mosmirënjohës”, Gjesti me reagim të fortë e me mesazh për ‘shokët e tij’ – flet edhe për jetën private appeared first on Albeu.com.

Hamasi dakordësohet për armëpushim me Izraelin

By: D Marku
18 August 2025 at 19:39

Hamasi ka rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, sipas një zyrtari të lartë.

Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari kanë zhvilluar bisedime me Hamasin në përpjekjen e tyre të fundit për të ndërmjetësuar një armëpushim me Izraelin në Gaza, shkruan Sky News.

Zyrtari i Hamasit nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen apo atë që ishte pranuar.

Hamasi është përgjigjur pozitivisht ndaj marrëveshjeve të tilla në të kaluarën, ndërsa ka propozuar ndryshime që kanë rezultuar të papranueshme për Izraelin.

Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme.

The post Hamasi dakordësohet për armëpushim me Izraelin appeared first on Albeu.com.

Gjesti nis ditën me këngën hit të Unikkatilit, e quan poet

By: D Marku
18 August 2025 at 18:19

Gjesti e nisi ditën me plot motivim.

Ai publikoi një video në Instagram ku shfaqet para pasqyrës, duke dëgjuar dhe kënduar këngën e njohur të Unikkatil, “Vetëbesim”.

“A jeni qu shqipe? Po e nisim ditën me poetin”, ka shkruar ai në mbishkrimin e videos.
Ky postim vjen në një periudhë të vështirë për artistin, pasi ditë më parë ai ka folur për disa pengesa që po i bëhen në karrierën muzikore.

Gjesti ka treguar se është përballur me padrejtësi dhe konflikte nga distributori i tij i mëparshëm, çka e ka detyruar të marrë vendime të vështira për të mbrojtur krijimtarinë dhe të ardhmen e projekteve të tij.

Për pasojë, ai është detyruar të ndalojë të gjitha projektet muzikore për këtë verë, deri në zgjidhjen e situatës.

The post Gjesti nis ditën me këngën hit të Unikkatilit, e quan poet appeared first on Albeu.com.

❌
❌