Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alvaro Arbeloa nuk largohet i vetëm nga Reali, i kërkon dy yjet madrilen në Ligën Premier



Alvaro Arbeloa ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e Fulhamit të ri dhe objektivat e tij të parë vijnë nga Real Madridi.

Sipas raportimit të “The Sun”, trajneri i ri i Fulhamit dëshiron të ribashkohet me dy futbollistët e rinj që i ka drejtuar te Real Madrid Castilla, Franco Mastantuono dhe Gonzalo Garcia. Arbeloa mori drejtimin e klubit londinez me një kontratë trevjeçare pas largimit të Marco Silvas dhe synon të përforcojë repartin ofensiv.

Gonzalo Garcia zhvilloi një sezon të mirë nën drejtimin e Arbeloas te Castilla, duke realizuar 10 gola në 32 paraqitje. Sulmuesi 22-vjeçar kishte shënuar edhe tetë gola nën drejtimin e Xabi Alonsos përpara ndryshimit në pankinë, duke konfirmuar potencialin e tij si një nga talentet më premtues të akademisë madrilene.

Ndërkohë, Franco Mastantuono, i cili iu bashkua Real Madridit nga River Plate verën e kaluar për rreth 38 milionë funte, gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit të drejtuar nga Arbeloa. Mesfushori ofensiv 18-vjeçar zhvilloi 18 ndeshje dhe shënoi dy gola, ndërsa besohet se mund të largohet vetëm në formë huazimi nëse arrihet një marrëveshje.

Fulhami është në kërkim të alternativave në sulm pas largimit të Harry Wilson, i cili iu bashkua Leeds Unitedit, si dhe rikthimit të Raul Jimenez te Wolverhamptoni pas përfundimit të kontratës së tij.

Klubi londinez po monitoron gjithashtu situatën e mesfushorit të Southamptonit, Shea Charles, megjithëse "Shenjtorët" kanë refuzuar tashmë dy oferta nga Leeds Unitedi dhe e vlerësojnë kartonin e tij rreth 25 milionë funtesh.

Në anën tjetër, ish-mesfushori i Tottenhamit, Yves Bissouma, është duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Fulhamit në Motspur Park pasi u largua nga Spurs, por drejtuesit e klubit nuk janë duke shqyrtuar aktualisht mundësinë e transferimit të reprezentuesit të Malit./Telegrafi/

A e shtyu Rodri - Donald Trumpin gjatë festimeve të Kupës së Botës? Momenti i sikletshëm bëhet viral



Festimet e Spanjës pas triumfit në Kupën e Botës morën një kthesë të papritur pas fitores ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit 2026, të zhvilluar të dielën në stadiumin MetLife.

Teksa kapiteni Rodri po përgatitej të ngrinte trofeun e Kupës së Botës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbeti në podium pranë presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Pamjet e ceremonisë u përhapën menjëherë në rrjetet sociale, duke bërë që shumë tifozë të pyesnin nëse Rodri i kishte kërkuar Trumpit të largohej.

Momenti i sikletshëm përfundoi vetëm pasi Infantino ndërhyri dhe e udhëhoqi Trumpin larg podiumit, duke u dhënë mundësi futbollistëve të Spanjës ta festonin trofeun së bashku.

Rodri, Donald Trump dhe momenti me trofeun

Spanja mposhti Argjentinën për t'u shpallur kampione e botës, përpara se të zhvillohej ceremonia tradicionale e ndarjes së trofeut. Siç ishte njoftuar edhe më herët nga FIFA, Trump dhe Infantino ia dorëzuan trofeun kapitenit Rodri.

No surprise Trump didn’t want to leave the stage. Love how Rodri trying to shoo him off. Even Infantino couldn’t get him off 😂 pic.twitter.com/HnKsY5WoqI
— Rohit Vadher (@RohitVadher_) July 19, 2026

Më herët, Infantino kishte shpjeguar planin për ceremoninë.

“Do të jemi së bashku me presidentin duke shijuar finalen dhe, sigurisht, duke ia dorëzuar trofeun fituesit së bashku”.

Ai shtoi gjithashtu: “Jemi bashkë gjatë gjithë kohës”./Telegrafi/

“A e dëgjove këtë, Gianni?”, Trump i bën thirrje publike presidentit të FIFA-s për ta organizuar sërish Kupën e Botës



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se SHBA-ja do të aplikojë "menjëherë" për të organizuar Kupën e Botës së ardhshme që do të jetë në dispozicion, pas suksesit të organizimit të turneut të vitit 2026 së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

Finalja e së dielës, ku Spanja mposhti Argjentinën për të fituar titullin e saj të dytë botëror, shënoi fundin e Kupës së Botës 2026. Trump ishte i pranishëm në stadium së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke marrë pjesë edhe në ceremoninë e ndarjes së trofeut.

“E kisha një ide për Giannin. Ai e nisi gjithë këtë dhe unë i thashë: 'Ne do ta organizojmë'. Dikush mund të mendonte se stadiumet do të mbeteshin bosh, por ndodhi e kundërta”.

“Mendoj se pjesëmarrja ishte 99.9 për qind, por ndoshta edhe kjo shifër është e gabuar, sepse stadiumet ishin të tejmbushura”.

Trump zbuloi gjithashtu se i kishte sugjeruar Infantinos që në të ardhmen të shpalleshin dy organizatorë njëherësh.

“I thashë: 'Shpalleni përsëri SHBA-në për herën tjetër dhe menjëherë edhe organizatorin pasardhës. Kjo do të ulte reagimet dhe befasinë'”.

“Pas shifrave që kemi parë, ne do të kërkojmë menjëherë ta organizojmë sërish Kupën e Botës. Duhet ta bëjmë përsëri dhe duhet të ndodhë sa jam ende unë këtu. A e dëgjove këtë, Gianni?”, shtoi Trump.

Pak ditë më parë, ai kishte deklaruar gjithashtu se do të dëshironte që FIFA ta rikthente Botërorin në SHBA, duke shtuar me shaka: “Këtë herë do ta lëmë jashtë Kanadanë dhe Meksikën”.

Kupa e Botës 2030 do të organizohet nga Maroku, Portugalia dhe Spanja, ndërsa tre ndeshje do të zhvillohen në Argjentinë, Paraguai dhe Uruguai për të shënuar 100-vjetorin e turneut.

Sipas rregullave të FIFA-s, konfederatat që organizojnë një Botëror nuk mund të kandidojnë për dy edicionet e ardhshme. Për këtë arsye, pas Botërorit 2026 në zonën CONCACAF dhe atij të vitit 2030 në Afrikë, Evropë dhe Amerikën e Jugut, turneu i vitit 2034 iu rezervua vendeve të Azisë ose Oqeanisë dhe organizimi iu besua Arabisë Saudite.

Kjo do t'i hapë rrugë Shteteve të Bashkuara të kandidojnë për organizimin e Kupës së Botës 2038, megjithëse deri më tani asnjë shtet nuk ka organizuar dy Botërorë brenda një periudhe prej vetëm 12 vitesh./Telegrafi/

Di Marzio jep lajmin e bujshëm: Federata Italiane takohet me Pep Guardiolan, ia ofrojnë pozitën e përzgjedhësit



Trajneri Pep Guardiola nuk është më vetëm një ëndërr për Kombëtaren e Italisë.

Sipas gazetarit Peppe Di Stefano nga Sky Sport, konfirmuar prej Gianluca di Marzios, drejtuesit e Federatës Italiane si Paolo Maldini dhe Leonardo kanë kaluar fundjavën e kaluar në Barcelonë, ku janë takuar me trajnerin spanjoll.

Sipas raportimit, takimi mes palëve ka vazhduar përgjatë fundjavës. Dyshimet nisën pasi në rrjetet sociale u publikuan disa fotografi të Maldinit dhe Leonardos në Barcelonë, ndërsa hetimet e mëvonshme konfirmuan se ata kishin zhvilluar një takim me Guardiolën.

Nazionale, Paolo Maldini e Leonardo hanno incontrato Guardiola: proposto il ruolo da CThttps://t.co/9vJWegpgqG
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 20, 2026

Për momentin nuk ka asnjë garanci se Guardiola do të bëhet përzgjedhësi i ri i Italisë. Megjithatë, raporti thekson se emri i tij tashmë përfaqëson një opsion konkret në planet e drejtuesve të rinj të sektorit teknik të "Azzurrëve".

Mbetet të shihet se si do të zhvillohen ngjarjet në ditët dhe javët në vijim, pasi asnjë mundësi nuk përjashtohet.

Përveç Pep Guardiolës, në listën e kandidatëve për stolin e Italisë vazhdojnë të jenë edhe Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo./Telegrafi/

Lamine Yamal e ka kompletuar pothuajse futbollin vetëm në moshën 19-vjeçare, ja çfarë i mungon ende



Spanja është kampione e botës për vitin 2026, pasi mposhti Argjentinën në finale dhe ngriti për herë të dytë në histori trofeun më prestigjioz të futbollit.

Ferran Torres ishte heroi i finales me golin e fitores në vazhdime, por suksesi ishte fryt i një pune kolektive ku secili lojtar dha kontributin e tij, përfshirë edhe Lamine Yamal.

Edhe pse shumë prisnin që talenti 19-vjeçar të kishte statistika më mbresëlënëse, ai e mbylli turneun me një gol dhe një penallti të fituar. Megjithatë, roli i tij në skuadrën e Luis de la Fuentes ishte shumë më tepër sesa numrat.

Yamal zgjodhi të luante për ekipin, duke kontribuar në suksesin e Spanjës, në vend që të kërkonte statistika personale. Në fund, ai u shpërblye duke u bërë kampion bote në moshën vetëm 19-vjeçare.

Pavarësisht moshës së re, ylli i Barcelonës tashmë ka ndërtuar një koleksion mbresëlënës trofesh, të cilin shumë legjenda të futbollit nuk kanë arritur ta kompletojnë gjatë gjithë karrierës.

Megjithatë, disa trofe ende mungojnë në kabinetin e tij.

Liga e Kombeve mbetet një prej tyre. Spanja ishte pranë triumfit në vitin 2025, por u mposht nga Portugalia në finale pas ekzekutimit të penalltive.

Një tjetër objektiv i madh është Liga e Kampionëve. Deri më tani, rezultati më i mirë i Yamalit në këtë garë është gjysmëfinalja e vitit 2025, kur Barcelona u eliminua nga Interi. Duke qenë se kjo garë zhvillohet çdo sezon, ai pritet të ketë shumë mundësi për ta fituar.

Nëse triumfon në Ligën e Kampionëve, Yamal do të ketë mundësinë të fitojë edhe Superkupën e Evropës.

Në listën e trofeve që ende nuk i ka fituar janë gjithashtu Kupa Interkontinentale e FIFA-s dhe Kupa e Botës për Klube, ku pjesëmarrja varet nga kualifikimi i klubit të tij.

Megjithatë, në moshën vetëm 19-vjeçare, Lamine Yamal tashmë ka fituar trofetë më të rëndësishëm që çdo futbollist ëndërron: Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, duke u konfirmuar si një nga talentet më të jashtëzakonshme të brezit të tij./Telegrafi/

“Presim ofertën zyrtare”, Llapi e konfirmon interesimin e skuadrës turke për Elvir Gashijanin



Ekipi që po garon në Ligën e Parë të Turqisë, Kayserispor ka shprehur interesim për yllin e Llapit, Elvir Gashijan.

Anësori i krahut të djathtë edhe më parë ishte i kërkuar në Turqi, me Llapin që para pak viteve refuzoi një ofertë qindra mijëra euro.

Kayserispor e ka bërë prioritet inkuadrimin për në elitë sezonin tjetër, andaj edhe po duan ta afrojnë Gashijanin, që e shohin si pasuesin adekuat për Miguel Cardoso.

Letra zyrtare që konfirmon interesimin e klubit turk tashmë ka mbërritur në zyret e klubit nga Podujeva, gjë që e konfirmoi edhe trajneri Tahir Batatina në një bisedë për Telegrafin.

“Po, kemi marrë njoftimin nga klubi turk dhe tashmë po presim ofertën zyrtare për t’i nisur negociatat”, konfirmoi ai.

I pyetur se sa vlerësohet anësori këmbëshpejtë nga Llapi, Batatina bëri të qartë se prioriteti kryesor është projekti dhe jo çmimi.

“Nuk ka të bëjë me çmimin. Ne na intereson vetëm projekti sportiv, ne duam që lojtari të ketë minuta të garantuar, të përshtatet në klub ngase kur të bën një hap tjetër në të ardhmen, të përfitojmë përmes përqindjes së kartonit”.

“Duam që lojtari të ketë garanci për sukses dhe jo të bëhet si me lojtarët e tjerë, që po bëjnë një hap të madh në disa klube, por pas pak muajve po rikthehen sërish në Kosovë”, shtoi ai.

Gashijani ndër të tjera sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje për Llapin, për të kontribuar me dy asistime në proces./Telegrafi/

10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës, Spanja e De la Fuente vetëm e nënta



“Sports Illustrated” ka publikuar renditjen e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Kupës së Botës, duke përfshirë skuadra legjendare që kanë lënë gjurmë me dominimin, stilin e lojës ose sukseset e tyre në turneun më të madh të futbollit.

Në listë bën pjesë edhe Spanja e vitit 2026, e cila renditet në vendin e nëntë pas triumfit në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Renditja është kjo:

10. Argjentina (1986)

E udhëhequr nga Diego Maradona, Argjentina fitoi Kupën e Botës në Meksikë. Megjithatë, Sports Illustrated thekson se suksesi nuk ishte vetëm meritë e Maradonës, pasi Jorge Burruchaga, Oscar Ruggeri dhe Jorge Valdano kishin role vendimtare në skuadrën e Carlos Bilardos.

9. Spanja (2026)

Spanja mbërriti në turne si kampione në fuqi e Evropës, por shumë e konsideronin Francën, Anglinë dhe Argjentinën favorite. Pas barazimit surprizues ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen hapëse, "La Roja" dominoi turneun dhe u bë kombëtarja e parë në histori që fitoi Kupën e Botës duke pësuar vetëm një gol.

Rodri dhe Pedri dominuan mesfushën, Marc Cucurella shkëlqeu në krahun e majtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte formuan një dyshe të hekurt në mbrojtje. Në portë, Unai Simon e mbylli turneun me shtatë ndeshje pa pësuar gol.

8. Holanda (1974)

Edhe pse nuk fitoi trofeun, Holanda e Johan Cruyff dhe Rinus Michels revolucionarizoi futbollin me filozofinë "Total Football", duke ndikuar brezat që pasuan.

7. Brazili (2002)

Me emra si Ronaldo Nazario, Rivaldo, Ronaldinho, Cafu, Roberto Carlos dhe Lucio, Brazili dominoi turneun dhe fitoi titullin falë një kombinimi të talentit individual dhe lojës kolektive.

6. Brazili (1958)

Botërori që prezantoi në skenën botërore Pelen 17-vjeçar. Brazili fitoi titullin e parë falë një gjenerate të artë me Garrincha, Didi, Vava dhe Nilton Santos.

5. Hungaria (1954)

E konsideruar si kombëtarja më e mirë që nuk e fitoi kurrë Kupën e Botës. Me Ferenc Puskas në krye, Hungaria dominoi turneun, por u mposht nga Gjermania Perëndimore në finalen e famshme "Mrekullia e Bernës".

4. Spanja (2010)

Një nga skuadrat më dominuese të epokës moderne. Me Sergio Busquets, Xavi dhe Andres Iniesta në mesfushë, Spanja fitoi Kupën e Botës duke imponuar stilin e saj të famshëm tiki-taka.

3. Franca (1998)

Si vend organizator, Franca fitoi titullin e parë botëror falë një mbrojtjeje të jashtëzakonshme dhe një Zinedine Zidane të shkëlqyer, i cili shënoi dy gola në finalen ndaj Brazilit.

2. Gjermania Perëndimore (1974)

Me Franz Beckenbauer si lider, Gjermania Perëndimore fitoi trofeun duke mposhtur Holandën revolucionare të Johan Cruyff në finale.

1. Brazili (1970)

Në krye të renditjes qëndron Brazili legjendar i vitit 1970. Me Pele, Jairzinho, Rivelino, Tostao, Gerson dhe Carlos Alberto, "Seleçao" fitoi të gjitha ndeshjet dhe mbylli turneun me fitoren 4-1 ndaj Italisë në finale, duke krijuar atë që shumë e konsiderojnë skuadrën më të mirë në historinë e futbollit./Telegrafi/

Albion Rrahmani shënon gol në debutim për Venezian



Ylli i Kosovës Albion Rrahmani e ka tundur menjëherë rrjetën në debutim për skuadrën italiane Venezia.

Rrahmani shënoi në miqësoren kundër Dolomiti Bellunesi, në të cilën Venezia fitoi me rezultat 4-2.

Pas një aksioni të shpejtë, Rrahmani me një goditje më të fortë me të djathtën realizoi për ta vulosur fitoren e Venezias (88’).

Kësisoj, Rrahmani tashmë e ka mësuar ndjenjën e golit me klubin e ri kurse muajin e ardhshëm do të provojë ta bëjë këtë në një nga ligat më të forta në botë, Serie A.

Rikujtojmë, Venezia e nis sezonin me pjesëmarrje në Kupën e Italisë ndaj Modena, ndërsa në kampionatin italian kundër Lecces./Telegrafi/

Shkëlqeu në Kupën e Botës, ylli i Anglisë kërkon t’i bashkohet gjigantit italian



Djed Spence dëshiron të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere për t'iu bashkuar Interit, sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas mediumit italian, mbrojtësi 25-vjeçar i ka dhënë dritën e gjelbër transferimit dhe kushtet personale nuk pritet të përbëjnë pengesë, ndërsa Interi vazhdon përpjekjet për ta transferuar.

Klubi italian e ka identifikuar Spencen si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries dhe synon të përforcojë krahun e djathtë të mbrojtjes gjatë afatit kalimtar veror.

Nga ana tjetër, Tottenhami raportohet se është i gatshëm ta shesë reprezentuesin anglez, por kërkon rreth 35 milionë euro për kartonin e tij.

Spence la përshtypje shumë të mira me Anglinë në Kupën e Botës 2026, duke rritur interesimin e klubeve për shërbimet e tij falë paraqitjeve bindëse.

Mbrojtësi i krahut, i cili më parë kishte kaluar një periudhë huazimi te Genoa, ka kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2029, pasi iu bashkua klubit londinez nga Middlesbrough në vitin 2022./Telegrafi/

Arrihet marrëveshja mes palëve, Erblin Osmani do të nënshkruajë kontratën e parë profesionale me Bayernin



Mesfushori i talentuar Erblin Osmani është pajtuar me kushtet e Bayern Munichut dhe ditëve në vijim do ta nënshkruajë kontratën e parë profesionale.

Osmani që vizitoi edhe Kombëtaren e Kosovës muajt e fundit do të hedh firmën në një kontratë trevjeçare.

Sipas asaj që raporton “SkySport”, 17-vjeçari do të luajë shumicën e kohës për ekipin U19 në sezonin e ardhshëm, megjithatë do të stërvitet rregullisht me ekipin e parë.

Exkl.: Vollständige Einigung zwischen dem FC Bayern und Erblin Osmani – am Montag wird der 17-Jährige seinen ersten Profivertrag unterschreiben! @SkySportDE https://t.co/H2ih3aVU7d
— Kerry Hau (@kerry_hau) July 19, 2026

Bayerni ia ka bërë të qartë se e ka për planet e të ardhmes kësisoj edhe përzgjedhësi Vincente Kompany pritet t’i jep minutazhë në ndonjë sfidë të Bundesligas, ose së paku në Kupën e Gjermanisë.

Përndryshe, ka shpresë që Osmanin ta shohim edhe në fanellën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët kryesorë që FFK-ja po tenton ta afrojë brenda një të ardhme të afërt./Telegrafi/

Cucurella në hall, De la Fuente ia kujton premtimin: Tani duhet ta bësh tatuazhin



Luis de la Fuente pret që Marc Cucurella ta mbajë premtimin e dhënë para Kupës së Botës dhe ta bëjë tatuazh fytyrën e përzgjedhësit të Spanjës, pas triumfit në Botërorin 2026.

Spanja mposhti Argjentinën me rezultat 1-0 në finale, falë golit të Ferran Torres në vazhdimet e kohës shtesë, duke fituar titullin e dytë kampion bote.

Ky sukses vazhdon periudhën e artë të futbollit spanjoll, pasi kombëtarja e meshkujve është gjithashtu kampione në fuqi e Evropës, ndërsa Spanja mban edhe titullin e kampiones së botës për femra.

Para nisjes së turneut, mbrojtësi i krahut, Marc Cucurella, kishte premtuar se do të bënte tatuazh fytyrën e Luis de la Fuentes nëse Spanja do ta fitonte Kupën e Botës.

Pas finales, tekniku spanjoll u pyet për këtë premtim dhe u përgjigj me humor.

“Ata bënë një gabim, por janë burra që e mbajnë fjalën. Nuk jam edhe aq i shëmtuar, vetëm duhet të gjejnë një pjesë të trupit që nuk është shumë e dukshme”.

De la Fuente la të kuptohet se nuk ishte vetëm Cucurella që kishte bërë një premtim të tillë, përpara se ta mbyllte me një tjetër batutë.

“Nëse thua diçka, duhet ta mbash fjalën”./Telegrafi/

Rodri i etur për t’iu bashkuar Real Madridit



Rodri dëshiron të transferohet te Real Madridi gjatë kësaj vere, sipas gazetarit të Radio MARCA, Sergio Valentin.

Sipas raportimit, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e mesfushorit spanjoll pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

30-vjeçari thuhet se e favorizon një rikthim në Spanjë, ndërsa drejtuesit e Real Madridit pritet të intensifikojnë përpjekjet për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.

Rodri e rriti edhe më shumë reputacionin e tij në Kupën e Botës, duke ndihmuar Spanjën të shpallet kampione dhe duke fituar çmimin "Topi i Artë" si lojtari më i mirë i turneut.

Mesfushori ka kontratë me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2027. Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi në vitin 2019, ai është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, duke fituar disa tituj të Ligës Premier dhe Ligën e Kampionëve me klubin anglez./Telegrafi/

Kylian Mbappe fiton Këpucën e Artë të Botërorit dhe shkruan historinë



Kylian Mbappe ka shkruar histori në Kupën e Botës 2026, duke fituar zyrtarisht Këpucën e Artë pas një paraqitjeje të jashtëzakonshme gjatë turneut.

Sulmuesi i Real Madridit e mbylli Botërorin me plot 10 gola, duke lënë pas Lionel Messin, i cili përfundoi me tetë realizime.

Me këtë sukses, Mbappe bëhet futbollisti i parë në histori që fiton Këpucën e Artë në dy edicione radhazi të Kupës së Botës, duke konfirmuar dominimin e tij në skenën më të madhe të futbollit.

Në të njëjtën kohë, ai ngriti në 22 numrin e golave të shënuar në 22 ndeshje të Kupës së Botës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e këtij kompeticioni.

Ky është një tjetër rekord në një sezon të paharrueshëm 2025/26 për yllin francez, i cili gjithashtu e mbylli edicionin si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve, La Liga dhe Kupën e Botës./Telegrafi/

“Preka qiellin, rashë në ferr dhe u riktheva”, Rodri emocionon pas fitimit të Kupës së Botës



Rodri ka përjetuar një rikthim të jashtëzakonshëm, duke udhëhequr Spanjën drejt triumfit në Kupën e Botës 2026 vetëm më pak se dy vjet pasi pësoi një këputje të ligamenteve të gjurit.

Mesfushori 30-vjeçar u shpall lojtari më i mirë i turneut pas fitores 1-0 ndaj Argjentinës në finale. Ylli i Spanjës tani i është bashkuar legjendave Franz Beckenbauer, Gerd Muller dhe Zinedine Zidane si vetëm lojtari i katërt në histori që ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me kombëtaren, Ligën e Kampionëve me klubin dhe Topin e Artë.

“Ndjehet si skenari i përsosur. Sigurisht që nuk e prisja këtë”.

“Do të doja që brezat e rinj të shohin se një lojtar që prek qiellin, më pas bie në ferr, mund të rikthehet sërish. Është një mësim për tejkalimin e vështirësive”.

Rodri vlerësoi edhe shpirtin luftarak të Spanjës, e cila gjeti golin e fitores vetëm në vazhdimet e kohës shtesë falë Ferran Torres.

“Ky është sekreti i kombëtares. Ne luftojmë gjithmonë deri në fund. Në fund, Zoti të shpërblen. Kemi qenë të guximshëm”.

“Jemi në qiellin e shtatë. Ky ekip është i jashtëzakonshëm. Jemi dy herë kampionë të botës. Ishte turneu më i vështirë në historinë e Kupës së Botës. Mposhtëm një Argjentinë të madhe me Messin, lojtarin më të mirë në histori”.

Pavarësisht se finalja ishte shumë e luftuar, mesfushori spanjoll beson se triumfi ishte plotësisht i merituar.

“Argjentina është kampione e botës dhe nuk krijoi shumë raste, por është shumë e vështirë për t'u mposhtur. Spanja është thjesht shumë e fortë dhe në fund rezultati ishte i drejtë”.

Suksesi i tij bëhet edhe më i veçantë duke marrë parasysh se ai ende po rikthehej në formën e tij më të mirë pas lëndimit të rëndë në gju. Në vitin 2024, Rodri fitoi Topin e Artë pasi udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Euro dhe ishte një nga figurat kyçe të Manchester Cityt gjatë serisë rekord prej 74 ndeshjesh pa humbje./Telegrafi/

“Do të largohem”, përzgjedhësi që drejtoi ekipin në finalen e Kupës së Botës konfirmon të ardhmen



Lionel Scaloni ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga posti i përzgjedhësit të Argjentinës pas përfundimit të kontratës së tij në dhjetor, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Trajneri argjentinas pranoi se dëshiron të bëjë një pushim dhe se në fund të vitit do të zhvillojë një bisedë me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) për të vendosur të ardhmen e tij.

“Do të vazhdoj të punoj deri në dhjetor dhe më pas, sigurisht, do të flas me presidentin e AFA-s. Mendoj se ideja është të bëj një pauzë dhe të marr frymë pak”.

Scaloni theksoi se është krenar për gjithçka që ka arritur me Argjentinën, por la të kuptohet se cikli i tij mund të jetë drejt fundit.

“Ka qenë një kënaqësi e madhe të jem këtu dhe jam krenar për këtë. Deri në dhjetor, nëse presidenti dëshiron që të vazhdoj, do të qëndroj, por pas kësaj, siç thashë, do të jetë e vështirë sepse situata mund të ndryshojë dhe kjo është krejtësisht normale”.

“Pas dhjetorit, me shumë gjasa do ta lë këtë detyrë. Do të shohim”, deklaroi Scaloni në një intervistë për Ole.

Argjentina ndërkohë e ka të paqartë edhe të ardhmen e kapitenit Lionel Messi./Telegrafi/

Spanja kampione e botës, fiton me mund ndaj Argjentinës



Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale Argjentinën.

“La Roja” triumfoi me rezultat minimal 1-0, sfidë ku u nevojiten edhe vazhdimet.

Spanja ishte larg më dominuese për të krijuar shumë raste por që assesi s’ia dolën t’i finalizonin.

Lamine Yamal kishte një rast të mirë shënimi pas vetëm pesë minutave lojë, por që Emiliano Martinez me super pritje ia mohoi golin.

Spanjollët pastaj rrezikuan edhe përmes Ferran Torres e Aymeric Laporte, megjithatë Martinez sërish ishte në vendin e duhur.

Situata për Argjentinën u vështirësua pasi mesfushori Enzo Martinez mori kartonin e dytë të verdhë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja.

Në kohën shtesë, Spanja realizoi përmes Nico Williams mirëpo goli u anulua shkaku i një faulli në sulm (96’).

Heroi i Spanjës rezultoi të jetë Ferran Torres që shënoi me një goditje të fortë pas një topi të kthyer nga Nico Williams (106’).

Torres faktikisht shënoi edhe një tjetër herë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, Spanja e merr epitetin e kampiones së botës, për ta dëshmuar vetën se është ekipi më i fortë në botë./Telegrafi/

Spanja thyen mbrojtjen e hekurt të Argjentinës, realizon Ferran Torres



Spanja më në fund ka kaluar në epërsi në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Argjentinës.

Ishte Ferran Torres që zhbllokoi epërsinë në vazhdime, duke përfituar nga një top i kthyer pas një tollovie në mbrojtje.

Nico Williams ia riktheu topin Torresit, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia për ta barazuar rezultatin (106’).

Për ta parë golin: VIDEO

Tani, Spanja është më pak se 20 minuta larg që ta fitojë epitetin e kampionit të botës./Telegrafi/

S’ka fitues në kohën e rregullt, Spanjë – Argjentinë shkon në vazhdime



Është mbyllur pa gola koha e rregullt e finales ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës në Kupën e Botës.

Edhe pse pritej të jetë tepër e zjarrtë, finalja rezultoi të jetë shumë e zbehet me rezultatin që përfundoi 0-0.

Spanja dominoi në të gjitha aspektet për të pasur disa raste ndërsa Argjentina nuk arriti të bënte as edhe një goditje në portë.

Lamine Yamal kishte rastin e parë në ndeshje për të kaluar pas pesë minutave lojë por që Emiliano Martinez me super pritje ia mohoi golin.

Spanja pastaj rrezikoi përmes Ferran Torres dhe Aymeric Laporte, mirëpo që Martinez sërish bëri heroin për ta mbajtur rezultatin 0-0.

“La Roja” mori avantazhin në kohën shtesë pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kësisoj gjyqtari e përjashtoi nga loja.

Kësisoj, Spanja do të jetë me një lojtar më shumë në vazhdime dhe mbetet të shihet se cila kombëtare do ta marrë epitetin e kampionit të botës./Telegrafi/

Finalja më e dobët në 60 vjet? Spanjë - Argjentinë vendos një rekord të padëshiruar që nga viti 1966



Është mbyllur pa gola pjesa e parë e finales së Kupës të Botës ndëmrjet Spanjës dhe Argjentinës.

Paraqitja e dy kombëtareve ishte mjaft e zbehët, gjë që e konfirmojnë edhe statistikat.

Në 45 minuta lojë, Spanja kishte tre goditje ndërsa Argjentina asnjë, duke e bërë pjesën e parë të një finaleje më të varfër që prej vitit 1966.

Rekordin për më së paku gjuajtje pas 45 minutave lojë e kishte përballja Argjentinë – Francë (2022) dhe Gjermani – Argjentinë (2014), në ato sfida nga gjashtë goditje.

🤨 | Really, guys?

Fewest shots at half-time of a World Cup final since 1966:

🥇 3 – 2026 (🇪🇸 3 / 0 🇦🇷) 🆕
🥈 6 – 2022 (🇦🇷 6 / 0 🇫🇷), 2014 ( 🇩🇪 3 / 3 🇦🇷)
🥉 7 – 2018 (🇫🇷 1 / 6 🇭🇷), 2006 (🇮🇹 4 / 3 🇫🇷)

We really don't like these 21st century trends... 🥲#ESPARG pic.twitter.com/zgmYNmUcnv
— Sofascore Football (@Sofascore) July 19, 2026

Por, tani kjo finale ia ka zënë këtë rekord “të zi”. Mbetet të shihet nëse kombëtaret do të këndellen në pjesën e dytë për të dhuruar së paku spektaklin që pritej./Telegrafi/

Pak raste e pa gola, mbyllet pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës



Është mbyllur pa gola pjesa e parë e finales së Kupës të Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.

Sfida mes dy kombëtareve ishte e baraspeshuar, me “La Roja” që mbajtën posedimin dhe krijuan disa raste, por që iu mungoi konkretizimi.

Lamine Yamal kishte rastin më të mirë në lojë për të rrezikuar pas pesë minutave lojë, por që Emiliano Martinez me një super pritje ia mohoi golin.

Spanja në përgjithësi dominoi në posedim, me Argjentinën që qëndroi më e qetë dhe e tërhequr mbrapa, ku provuan me disa kundërzbritje dhe topa të gjatë por njëkohësisht nuk funksionoi.

Kësisoj, mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse ndonjë nga kombëtaret do të arrijë ta fitojë Botërorin, apo do të nevojitet koha shtesë./Telegrafi/

❌