Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Man City po diskuton një marrëveshje të çmendur shkëmbimi me Real Madridin

24 May 2025 at 17:33

Pakkush mund të kishte parashikuar se Manchester Cityt do t’i mungonte ylli spanjoll Rodri në zemër të mesfushës së tyre këtë sezon.

Fituesi i Topit të Artë 2024 këputi ligamentin e gjurit gjatë barazimit me rezultat 2-2 ndaj Arsenalit në shtator dhe që nga atëherë City ka vuajtur shumë.

Këtë sezon ata nuk ia dolën ta mbrojnë titullin kampion në Ligën Premier, me Liverpoolin që u shpall fitues, teksa ‘Qytetarët’ u mposhtën edhe në finale të FA Cup nga Crystal Palace me rezultat 1-0.

Raportimet e fundit nga mediat spanjolle sugjerojnë se City mund të ndërmarrë një veprim drastik për të përmbysur situatën e krijuar.

Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, City ka bërë një ofertë për transferimin e Jude Bellingham nga 15 herë kampionët e Evropës.

Sidoqoftë, i njëjti medium nuk beson se City do të pranonte të paguante me para kesh për ish-lojtarin e Borussia Dortmund.

Defensa Central shton se City do të ishte e gatshme të shkëmbente Rodrin në këmbim të 21-vjeçarit, në atë që do të ishte një ndër marrëveshjet më të çmendura të shkëmbimit në histori të futbollit.

Rodri pritet që të bëjë rikuperimin e tij të plotë para fillimit të sezonit të ardhshëm, me Cityn që shpreson se do ta rikthejnë sërish titullin e Ligës Premier.

Reprezentuesi spanjoll u kthye në fushë gjatë fitores me rezultat 3-1 të Cityt ndaj Bournemouth pas plotë tetë muajsh mungesë./Telegrafi/

The post Man City po diskuton një marrëveshje të çmendur shkëmbimi me Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Real Madridi po planifikon gjashtë blerje të mëdha të cilat do ta tronditin botën e futbollit

5 May 2025 at 23:53

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po planifikon një verë me transferime të mëdha, duke përfshirë gjashtë emra të mëdhenj përveç Trent Alexander-Arnold, sipas raportimeve të fundit. 

Alexander-Arnold pritet të nënshkruajë për Real Madridin si lojtarë i lirë, pasi konfirmoi se do të largohet nga Liverpooli kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit. 

Por Perez besohet se sheh nevojën për një ndryshim të madh pasi ‘Los Blancos’ nuk arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, me një diferencë prej katër pikësh pas liderëve të La Ligës, Barcelonës, që e përkeqësoi situatën. 

Carlo Ancelotti do të largohet nga Bernabeu dhe pasardhësi i tij mund të ketë në dispozicion një mori talentesh të reja. 

Sipas Defensa Central , Perez po planifikon disa sulme shumë agresive gjatë verës ndaj disa prej klubeve më të mëdha në Spanjë dhe Evropë. 

“Dean Huijsen, Miguel Gutierrez, Martin Zubimendi dhe Rodri janë lojtarët [spanjollë] që Real Madridi do të kërkojë të nënshkruajë”, ka raportuar Defensa Central. 

Listën e blerjeve të verës e plotësojnë dy lojtarë nga dy klubet kryesore të Bundesligas. 

Joshua Kimmich do t’i shtonte përvojë grupit falë nëntë titujve të ligës dhe një medaljeje të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich . 

Real Madridi po ashtu raportohet se ka si objektiv një tjetër yll të Bundesligas dhe bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili ka luajtur një rol të madh në sukseset e Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar. 

Nëse Perez mund të ketë sukses në planet e tij të verës, Real Madridi do të jetë më i fortë në disa pozicione kyçe dhe do të ketë pak më shumë kreativitet pas sulmit të tyre./Telegrafi/

The post Real Madridi po planifikon gjashtë blerje të mëdha të cilat do ta tronditin botën e futbollit appeared first on Telegrafi.

I dëmtuar prej kohësh, Rodri kthehet në stërvitje me Manchester City-n

By: armand
30 April 2025 at 20:43

Rodri sheh dritën në fund të tunelit. Rikuperimi i mesfushorit spanjoll të Manchester City, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në gju në shtator, po shkon mirë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Rodri i ka idetë e qarta, ai synon që të kthehet në fushë në  finalen e FA Cup kundër Crystal Palace më […]

The post I dëmtuar prej kohësh, Rodri kthehet në stërvitje me Manchester City-n appeared first on BoldNews.al.

Man City publikon listën e re për Ligën e Kampionëve – shton tri transferimet e reja, përshihet edhe Rodri

7 February 2025 at 15:52

Manchester City ka publikuar listën e skuadrës për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe ka shtuar tre lojtarë të rinj.

Transferimet e reja të janarit Abdukodir Khusanov, Nico Gonzalez dhe Omar Marmoush janë shtuar në listën e skuadrës së Cityt.

Në skuadër është përfshirë edhe i lënduari Rodri, ndërsa jashtuë listës ka mbetur braziliani i ardhur në janar Vitor Reis.

Në listë sigurisht që nuk mungojnë emrat e yjeve si Erling Haaland, Kevin de Bruyne, Bernardo Silva, Phil Foden, Ruben Dias dhe Ederson.

 

Our squad for the @ChampionsLeague has been updated 📋

— Manchester City (@ManCity) February 7, 2025

Portierë: Ederson, Stefan Ortega Moreno, Scott Carson

Mbrojtës: Manuel Akanji, Nathan Ake, Ruben Dias, John Stones, Abdukodir Khusanov, Josko Gvardiol

Mesfushorët: Nico, Ilkay Gundogan, Jack Grealish, Kevin De Bruyne, Bernardo, Rodri, Mateo Kovacic, Matheus Nunes, James McAtee, Phil Foden, Jeremy Doku, Savinho

Sulmues: Erling Haaland, Omar Marmoush

/Telegrafi/

The post Man City publikon listën e re për Ligën e Kampionëve – shton tri transferimet e reja, përshihet edhe Rodri appeared first on Telegrafi.

Rodri i përgjigjet CR7 për Topin e Artë: “Kur fitonte ai, gjithçka ishte në rregull”

By: user 2
2 January 2025 at 18:27

Dhënia e çmimeve shpesh shkakton polemika. Edhe kur duket se një vendim është i qartë, gjithmonë ka nga ata që nuk pajtohen me fituesin. Vendimi për të dorëzuar Topin e Artë 2024 te Rodri ka ngjallur shumë diskutime, dhe së fundmi një shkëmbim fjalësh mes fituesit dhe Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen.

Ronaldo preferonte Vinicius për Topin e Artë

Dukej se Topi i Artë 2024 do të shkonte te Vinicius, por më pas trofeu u fitua nga Rodri. Kjo vendimmarrje shkaktoi polemika, madje Reali i Madridit bojkotoi ceremoninë në Paris. Cristiano Ronaldo, një ndër fituesit e shumtë të këtij çmimi, komentoi së fundmi duke thënë se çmimi duhej të kishte shkuar te braziliani: “Vinicius e meritonte Topin e Artë. Mendoj se vendimi nuk ishte i drejtë. Edhe Rodri e meritonte, por çmimi i këtij viti duhej t’i shkonte Viniciusit, sidomos për golin vendimtar që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Lexo më tej: Trofe e polemika në Dubani: CR7 mbante një nga Rolex më të shtrenjtë ndonjëherë

Rodri: “Ronaldo e di më mirë se kushdo si funksionon”

Këto komente, që bënë xhiron e botës, arritën edhe në veshët e Rodrit. Mesfushori i Manchester City-t, aktualisht i dëmtuar rëndë, reagoi ndaj fjalëve të Ronaldos në një intervistë për gazetën spanjolle AS. Ai përdori një ton të drejtpërdrejtë: “Çfarë mendoj për ato që tha ai? Ishte një surprizë e vërtetë, sepse ai e di më mirë se kushdo tjetër se si funksionon ky çmim dhe si zgjidhet fituesi. Këtë vit, gazetarët që votuan menduan se unë duhet të fitoja. Me siguri janë të njëjtët gazetarë që në një moment kanë votuar edhe për fitoren e tij, dhe imagjinoj se kur fitoi ai, e pranoi trofeun pa asnjë problem”.

The post Rodri i përgjigjet CR7 për Topin e Artë: “Kur fitonte ai, gjithçka ishte në rregull” appeared first on Lapsi.al.

Rodri i kundërpërgjigjet Ronaldos pas fjalëve për Topin e Artë

2 January 2025 at 10:40

Rodri i është përgjigjur komenteve të Cristiano Ronaldos për Topin e Artë, ku ai vuri në dyshim fitoren e tij dhe sugjeroi se Vinicius Junior e meritonte çmimin.

Mesfushori i Manchester Cityt u shpall futbollisti më i mirë i sezonit nga France Football për sezonin e kaluar, duke lënë pas vetes emra si Vinicius Junior, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.

Triumfi i tij në garën për çmimin më të madh individual ka krijuar shumë debat, me emra të njohur të futbollit që kanë dhënë komente të ndryshme pro dhe kundër.

Njëri nga ata që nuk është pajtuar me fitoren e Rodrit ishte edhe ylli portugez, Ronaldo, i cili tha se këtë çmim e meritonte Vinicius Junior.

Pas kësaj deklarate të portugez, Rodri ka ndarë mendimet e tij duke i dhënë një përgjigje të sinqertë.

“Sinqerisht, është një surprizë sepse Cristiano e di më mirë se kushdo se si funksionon ky çmim dhe si zgjidhet fituesi”, ka thënë fillimisht Rodri.

“Gazetarët që morën pjesë në votim vendosën që unë ta marr çmimin. Po këta gazetarë me gjasë kanë votuar për të në një moment dhe mendoj se ai është pajtuar me ta atëherë”, përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/

The post Rodri i kundërpërgjigjet Ronaldos pas fjalëve për Topin e Artë appeared first on Telegrafi.

Në Etihad Stadium kundër Cityt, Rrudhani tregon lojtarin më të mirë që ka parë: Me një pasim i largonte pesë lojtarë nga loja

29 December 2024 at 12:15

Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës, Donat Rrudhani.

Lojtari i Young Boys që këtë sezon është në huazim te Luzerni ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë, në mesin e tyre edhe se si u mahnit nga loja e yllit të Manchester Cityt, Rodri.

“Ne shkuam t’i bëjmë Manchester Cityt presion, por ata nuk ta lejoshin atë mundësi, shkaku që nuk lenin hapësira dhe një pasim dy dhe nuk ia dilnim ta mbanin më shumë topin”, ka filluar rrëfimin e tij Rrudhani.

“Por, lojtari që më bëri të them ‘uau’ ishte Rodri. Çfarë lojtari. Atij nuk kishe mundësi as t’i afrohesh”.

“E bisedojsha edhe me bashkëlojtarë se si kaluan me Rodrin, por edhe ata kishin mbetur të habitur”, vazhdon më tej Rrudhani të flas për talentin e spanjollit.

Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Rrudhani i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë PatosDent FixLaskoPro Transport,  Muqa Solar dhe KGM Kosova/Telegrafi/

The post Në Etihad Stadium kundër Cityt, Rrudhani tregon lojtarin më të mirë që ka parë: Me një pasim i largonte pesë lojtarë nga loja appeared first on Telegrafi.

Aguero zbulon transferimin që Man City do ta realizojë në janar

18 December 2024 at 16:47

Sergio Aguero beson se Manchester City nuk do të jetë i qetë në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e Pep Guardiolas është në një seri pa fitore prej tetë humbjesh në 11 ndeshjet e fundit – duke fituar vetëm një.

Aguero i tha Stake: “Lëndimet e Rodrit dhe Mateo Kovacic e kanë lënë atë pjesë të fushës bosh”.

“Unë do të supozoja se këtu do të shohim një nënshkrim të ri, por unë nuk kam një kalë të veçantë në garë”, ka shtuar më tej legjenda argjentinase.

Guardiola e ka përsëritur shumë herë në konferencë për media se pa Rodrin skuadra e tij nuk është e njëjtë.

Andaj, Aguero ka zbuluar se Man City nëjanar do të shkojë medoemos për një mesfushor. /Telegrafi/

 

The post Aguero zbulon transferimin që Man City do ta realizojë në janar appeared first on Telegrafi.

Zbulohet kush është fituesi i çmimit FIFA ‘The Best’ vetëm pak orë para ceremonisë

17 December 2024 at 16:32

Futbollisti dhe futbollistja më e mirë në botë do të shpallet sot (e martë) nga FIFA në një ceremoni që do të mbahet në Doha të Katarit dhe tani teksa kanë mbetur pak orë para fillimit të saj, fituesi i këtij çmimi tek meshkujt është bërë i ditur. 

Teksa ylli i Manchester Cityt, Rodri e fitoi Topin e Artë në tetor, FIFA do t’ia jap këtë çmim rivalit të tij këtë mbrëmje. 

Çmimi ‘The Best’ është dhuruar nga FIFA që nga 2018 si pjesë e një plani nga organi qeverisës për të krijuar një çmim brenda organizatës. 

FIFA kishte bashkëpunuar me France Football për ndarjen e çmimit të Topit të Artë, por ky bashkëpunim kishte marrë fund në 2016. 

Rodri e mposhti Viniciusin në garën për Topin e Artë këtë vit dhe kjo shkaktoi zemërim tek lojtari dhe Real Madridi, të cilët eventualisht e bojkotuan ceremoninë. 

Sidoqoftë nuk do të ketë bojkotim këtë mbrëmje, pasi Vinicius pritet që ta fitojë çmimin si futbollisti më i mirë në botë nga FIFA. 

🚨 BREAKING: Vini Jr. is FIFA ‘The Best’ Player of the Year, as per @geglobo pic.twitter.com/kli4NVOUwg

— Madrid Zone (@theMadridZone) December 17, 2024

Mediumi brazilian Ge Globe ka raportuar se Vinicius ka fituar këtë çmim para Rodrit dhe nëntë futbollistëve tjerë të nominuar: Dani Carvajal, Erling Haaland, Federico Valverde, Florian Wirtz, Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Lionel Messi dheToni Kroos. 

Vinicius pritet t’i bashkohet një liste ekskluzive të futbollistëve si Romario, Ronaldo, Rivaldo, Ronaldinho dhe Kaka të cilët kanë fituar çmime nga FIFA. 

Kujtojmë se ylli i Real Madridit pati 24 gola të shënuar dhe 11 asistime sezonin e kaluar, aty ku me ‘Los Blancos’ u shpall fitues i Ligës së Kampionëve dhe La Ligas./Telegrafi/

The post Zbulohet kush është fituesi i çmimit FIFA ‘The Best’ vetëm pak orë para ceremonisë appeared first on Telegrafi.

Guardiola krahason lojtarin e Man Cityt me të madhin e NBA-së, Michael Jordan

13 December 2024 at 22:27

Pep Guardiola përmendi magjinë e Michael Jordan me Chicago Bulls teksa foli për mungesën e Rodrit nga skuadra e tij e Manchester City.

Citizens do të shpresojnë të shënojnë një fitore shumë të nevojshme ndaj Manchester United të dielën pas një periudhe të dobët kohët e fundit.

Në fakt, skuadra e Guardiolës pësoi humbjen e shtatë në 10 ndeshje të mërkurën mbrëma, pasi u mund 2-0 nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, një Guardiola i frustruar drejtoi gishtin në orarin e ngjeshur të futbollit për betejat e ekipit të tij kohët e fundit.

“Nuk është stërvitja, as mjekët, as fizioterapeutët, as lojtarët, as si hanë apo si pushojnë. Është vetëm një problem: orari. Kjo është e vërteta”, deklaroi ai.

“Pa lojtarë, gjithçka është më e vështirë. Kur fituam tripletën ose katër tituj radhazi (në ligë), kishim një, dy ose tri lëndime muskulare dhe ishim kaq të qëndrueshëm”.

Një nga mungesat e mëdha në sezonin e Cityt ka qenë Rodri, i cili do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit 2024/25 pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Guardiola përmendi fituesin e Topit të Artë në konferencën e tij për shtyp të premten, duke e krahasuar situatën me Michael Jordan, si gjatë dhe pas periudhave të tij te Chicago Bulls.

“Ky është problemi”, shtoi ai. “Me Rodri e dinim që në fillim. Këtë sezon ne po luajmë pa fituesin e Topit të Artë dhe lojtarin më të mirë në Angli sezonin e kaluar”.

“Sigurisht që është e vështirë. Chicago Bulls fitoi gjashtë tituj në NBA me Michael Jordan, apo jo? Që kur Jordan doli në pension, sa kanë fituar? Në momentin që lojtarët të kthehen, do të jemi përsëri të fortë”.

Guardiola e ka quajtur më parë Jordanin si një nga frymëzuesit e tij më të mëdhenj. /Telegrafi/

The post Guardiola krahason lojtarin e Man Cityt me të madhin e NBA-së, Michael Jordan appeared first on Telegrafi.

“Fituesi i vërtetë i Topit të Artë është Florentino Perez”, braziliani Ronaldo flet për çmimin e diskutueshëm

7 December 2024 at 12:27

Në tetor, Real Madridi mbeti i zemëruar pasi zbuloi se ylli i tyre, Vinicius Junior, nuk do të ishte fituesi i Topit të Artë të vitit 2024. Me të kuptuar këtë, ata vendosën të bojkotojnë ceremoninë në Paris.

Florentino Perez e udhëhoqi atë vendim dhe sipas ikonës së Real Madridit, Ronaldo Nazario, ai është “fituesi i vërtetë i Topit të Artë”, duke pasur parasysh suksesin që ka pasur si president i klubit.

“Pa e dëmtuar Rodrin, Vinicius duhej të fitonte Topin e Artë, i cili ka humbur një mundësi të madhe për të kurorëzuar Vinicius si më të mirën në botë. Nuk ka lidhje me Rodrin, le të jetë e qartë, por Vinicius ka qenë shumë më vendimtar sezonin e kaluar”, ka thënë fillimisht ‘Fenomeni’.

“Çfarë do të them nëse fituesi i vërtetë i Topit të Artë është Florentino Perez, ai është një baba për mua. Ai më mësoi shumë dhe më dha gjithçka në botën e futbollit”.

Ronaldo foli edhe për situatën aktuale me Kylian Mbappe, i cili po kalon një moment të vështirë pas dy penalltive të humbura në shtatë ditë.

“Në futboll çdo gjë mund të ndodhë. Mund të ketë ditë të mira dhe të këqija. Nuk duhet të shikoni aq shumë detajet e vogla. Mbappe përfaqëson shumë për Real Madridin dhe ai do të jetë shumë i rëndësishëm. Si Real Madridi ashtu edhe Mbappe kanë shumë merita”, përfundoi Ronaldo. /Telegrafi/

The post “Fituesi i vërtetë i Topit të Artë është Florentino Perez”, braziliani Ronaldo flet për çmimin e diskutueshëm appeared first on Telegrafi.

Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar

6 December 2024 at 08:34

Një yll i Ligës Premier është në listën e ngushtë të objektivave të mesfushës së Manchester Cityt, pasi planet e klubit për janarin janë zbuluar.

City do të jetë aktiv në afatin kalimtar të janarit, pasi kërkon të zëvendësojë të dëmtuarin Rodri, i cili ka mbetur jashtë për gjithë sezonin shkaku i një dëmtimi në gju.

Disa emra janë lidhur me një lëvizje në Etihad pasi Pep Guardiola kërkon të përforcojë opsionet e tij në mesfushë përpara gjysmës së dytë të sezonit.

Sipas Daily Mail, Bruno Guimaraes është në listën e dëshirave të transferimeve të Cityt, me Guardiolën që mendohet se ka ‘insistuar në përfshirjen e tij’.

 

🔎 El City se lanza a por el Rodri brasileño del Newcastle

📃 El Manchester City tiene a Bruno Guimarães en su lista de cara al mercado de enero. Sus números igualan a otros cracks como Moisés Caicedo, Declan Rice o Rodri

✍ @edu17burgos https://t.co/zDn50AoBLv

— Diario AS (@diarioas) December 6, 2024

Guimaraes, 27 vjeç, ka luajtur për Newcastle United që nga transferimi i tij prej 40 milionë funtesh nga Lyon në janar të vitit 2022.

Reprezentuesi brazilian ka rritur reputacionin e tij që kur u transferua në Ligën Premier, duke i lënë përshtypje menaxherit spanjoll.

Thuhet se City mund të testojë vendosmërinë e Newcastle për Guimaraes pasi blutë kërkojnë të nënshkruajnë ‘të paktën një’ mesfushor në janar.

Sipas raportit, Guardiola e do Guimaraesin dhe City ishte gati të bënte një lëvizje edhe verën e fundit, por tani do ta kërkoj me ngulm pasi klauzola e lirimit prej 100 milionë ka skaduar.

Mesfushori brazilian ka më shumë se tre vjet në marrëveshjen e tij ekzistuese, kështu që Newcastle do të ishte në një pozicion të fortë për të marrë një tarifë të lartë nëse vendosin të shesin njërin nga lojtarët kryesor. /Telegrafi/

The post Man City synon transferimin e yllit të Ligës Premier për të zëvendësuar Rodrin në janar appeared first on Telegrafi.

Rodri rikthehet të flasë për ‘Topin e Artë’: Nuk e prisja që ta fitoja 

1 December 2024 at 08:54

Mesfushori spanjoll Rodri ka fituar Topin e Artë të vitit 2024 pas një gare shumë të ngushtë.

Anëtari i Manchester Cityt fitoi për disa vota më shumë se Vinicius Junior i cili ishte edhe favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim.

Rodri është rikthyer të flas për Topin e Artë, duke thënë se nuk e mendonte se do ta fitonte çmimin.

“Pas sezonit të kaluar, kur u përfshiva në disa momente të rëndësishme, mendova se ndoshta do të ishte koha për të luftuar për çmimin”, ka shpjeguar mesfushori i Manchester Cityt.

“Të them të drejtën as që e kisha menduar se do të vinte sërish një mundësi e tillë”.

“Kjo varet nga shumë gjëra: përfshirja në momente të rëndësishme, trofetë e ekipit, ndeshjet e mira gjatë gjithë sezonit. Por edhe sezoni 2023/24 ka qenë i mahnitshëm”.

“E kuptova se ndoshta kisha një shans, por me gjithçka që po ndodhte në shtyp, ishte e qartë se futbollisti tjetër (Vini Jr) do të fitonte”.

“Nuk prisja ndonjë gjë të rëndësishme. Por në fund të mendjes sime ende mendoja, ‘mirë, njëqind gazetarë po votojnë, le të presim'”, deklaroi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

The post Rodri rikthehet të flasë për ‘Topin e Artë’: Nuk e prisja që ta fitoja  appeared first on Telegrafi.

“Guardiola është i pabesueshëm”, Rodri: “Topi i Artë”, nuk mund ta respektoj Realin. S’e kuptoj mungesën në ceremoni

29 November 2024 at 14:55
Rodri ka përshëndetur vendimin e Pep Guardiolës për të zgjatur qëndrimin e tij te Mançester Siti, ndërkohë që e ftohu pistën për një transferim të ardhshëm te Reali i Madridit, ndërsa tha se ai ka humbur respektin për klubin. Mesfushori i Sitit u kurorëzua si lojtari më i mirë në botë në ceremoninë e “Topit

Nga Messi te Yamal, Vini JR e Rodri, FIFA shpall kandidatët për lojtarin më të mirë në botë

29 November 2024 at 08:33

Shtëpia më e madhe e futbollit botërorë FIFA ka shpallur kandidatët për çmimin The Best, që ia jep lojtarit më të mirë në botë.

FIFA ka prezantuar një ndryshim të madh për sa i përket votimit. Deri më tani në përzgjedhje kanë marrë pjesë kapitenët dhe përzgjedhësit e të gjitha kombëtareve të botës, por edhe gazetarë dhe tashmë tifozët do të kenë mundësinë të votojnë për një nga 11 kandidatët.

Është interesante se shumica e lojtarëve në listë janë nga Reali, gjashtë prej tyre: Dani Carvajal, Federico Valverde, Jude Bellingham, Toni Kroos, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior, i cili, së bashku me Rodrigo (Manchester City), është kandidati kryesor për trofeun.

🚨 OFFICIAL: The Best FIFA Men’s Player 2024 nominees released tonight. ✨ pic.twitter.com/fWRa8BJhgJ

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 28, 2024

Në garë janë edhe Erling Haaland (Manchester City), Florian Wirtz (Bayer Leverkusen), Lamine Yamal (Barcelona), si dhe Lionel Messi (Inter Miami), i cili vitin e kaluar mori këtë çmim prestigjioz për të tetën herë në karrierën e tij.

Në garën për trajnerin më të mirë janë Carlo Ancelotti (Real Madrid), Lionel Scaloni (Argjentinë), Luis de la Fuente (Spanjë), Pep Guardiola (Manchester City) dhe Xabi Alonso (Bayer Leverkusen).

Who’d you vote as Best Coach at The Best Awards 2024? ✨🗳 pic.twitter.com/vkf1m9vrCS

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 29, 2024

Gjithashtu do të shpërblehet lojtari më i mirë në botë, trajneri më i mirë në botë dhe portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë në të dyja garat.

Krahas çmimit Puskas për golin më të mirë në konkurrencën e meshkujve, çmimi Marta do të ndahet në garën e femrave për herë të parë në histori.

Votimi i tifozëve në faqen e FIFA-s do të zgjasë deri më 10 dhjetor dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

The post Nga Messi te Yamal, Vini JR e Rodri, FIFA shpall kandidatët për lojtarin më të mirë në botë appeared first on Telegrafi.

Kushton 100 mln euro, Guardiola gjen zëvendësuesin e Rodrit që mund t’i shpëtojë sezonin!

By: armand
28 November 2024 at 22:16

“Më ktheni lojtarët që më mungojnë dhe do ta shihni a kthehet City në formën e mëparshme!” Kjo ishte përgjigjja e trajnerit Pep Guardiola, kur u pyet për problemet që po has skuadra e tij në ndeshjet e fundit. Duket sikur City ka harruar të fitojë. Trajneri spanjoll mendon se me rikthimin e lojtarëve të […]

The post Kushton 100 mln euro, Guardiola gjen zëvendësuesin e Rodrit që mund t’i shpëtojë sezonin! appeared first on BoldNews.al.

Manchester City në krizë, Rodri: Dua të luaj që këtë sezon për të ndihmuar ekipin

By: armand
28 November 2024 at 19:20

Mesfushori spanjoll Rodri, fituesi i Topit të Artë këtë vit, shpreson se do të luajë sërish këtë sezon. Më herët, ai ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe përflitet se ai nuk do të jetë gati deri në maj. Gjithsesi, mesfushori i Manchester City ka thënë se është duke bërë një përparim të mirë në […]

The post Manchester City në krizë, Rodri: Dua të luaj që këtë sezon për të ndihmuar ekipin appeared first on BoldNews.al.

“Situatë e re për ne”, Guardiola pas humbjes së pestë radhazi: Rodri është i rëndësishëm!

By: armand
23 November 2024 at 22:12

Pep Guardiola për herë të parë në karrierë ka humbur 5 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet dhe e ka bërë në mënyrën më të keqe të mundshme duke u mposhtur në shtëpi me shifrat 4-0 nga Totenhemi. Trajneri pranoi se kjo ishte situatë e pazakontë për Manchester City-n, që ka filluar të ndjejë realisht […]

The post “Situatë e re për ne”, Guardiola pas humbjes së pestë radhazi: Rodri është i rëndësishëm! appeared first on BoldNews.al.

Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin

22 November 2024 at 16:55

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka dhënë mendimin e tij të sinqertë për rivalin e Topit të Artë, Vinicius Junior, por Neymar nuk ishte i lumtur me komentet e tij.

28-vjeçari u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë në botë të hënën e 28 tetorit kur fitoi Topin e Artë në Paris.

Kjo erdhi si një befasi pasi ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ishte cilësuar gjerësisht si favoriti kryesor për ta marrë këtë çmim.

Rodri ka qenë jashtë fushave që prej se pësoi një lëndim të rëndë në gju në barazimin 2-2 ndaj Arsenalit më 22 shtator.

Tani, spanjolli ka folur për debatin që u shkaktua rreth Topit të Artë, teksa pati një këshillë për Viniciusin.

“Unë mendoj se ai është një djalosh i zgjuar dhe me kohën do ta kuptojë se kur fokusohet më shumë në fushë, ai do të jetë më i mirë”.

“Sportistët nuk janë vetëm për atë që përfaqësojnë në fushë, por edhe jashtë saj”, ka thënë Rodri për El Larguero.

Ky koment i Rodrit për Vinicius duket se nuk i ka pëlqyer aspak bashkëvendasit të këtij të fundit, Neymar Jr.

Ylli i Al Hilalit ka komentuar në një postim në Instagram: “Ai është bërë një folës tani” – duke i dalë në mbështetje Viniciusit./Telegrafi/

The post Neymar i përgjigjet Rodrit pas komenteve ngacmuese që bëri ai për Viniciusin appeared first on Telegrafi.

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

22 November 2024 at 08:24

Rodri ka ndezur polemika në Madrid pasi fitoi Topin e Artë ndaj Vinicius Jr. Pavarësisht rrënjëve të tij spanjolle dhe një sezoni prej ylli, shumë në Madrid mendojnë se Vinicius e meritonte më shumë këtë çmim.

I pyetur për një lëvizje të mundshme në Real Madrid, Rodri dha një përgjigje pozitive.

“Nëse më thërret Real Madridi? Natyrisht, kur të thërret Real Madridi, klubi më i mirë dhe më i suksesshëm në histori, është një nder”.

“Gjithmonë duhet t’i kushtoni vëmendje”, ka thënë Rodri për mediumin El Larguero.

Mesfushori aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim i ligamentit ACL, i cili mund të ndikojë në çdo plan transferimi të ardhshëm.

Një lëvizje e verës në Spanjë mund të jetë ende në kartat e tij, në varësi të progresit të rikuperimit të tij.

Rodri është nën kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027 dhe çdo transferim i mundshëm ka të ngjarë të ketë një çmim të lartë. /Telegrafi/

The post Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder appeared first on Telegrafi.

❌
❌