Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kundër Portugalisë Kimmich kërkon ndeshjen e 100-të me Gjermaninë: Nder i madh, nuk kam pasur lëndime

By: S SH
4 June 2025 at 19:42

Gjysmëfinalja kundër Portugalisë sonte do të jetë një ngjarje edhe më e veçantë për Joshua Kimmich, jo vetëm për shkak të rëndësisë së fazës së Ligës së Kombeve.

Në fakt, mesfushori 30-vjeçar gjerman, simbol i Bayern Munich, do të arrijë rekordin e 100 paraqitjeve me ekipin kombëtar gjerman, me të cilin ai krenohet me tetë gola dhe me shiritin e kapitenit.

Shumë ndryshe nga ajo 29 maj 2016, dita e debutimit të tij me “Pancerat” në moshën 21 vjeç dhe nën drejtimin e Low. Këtë herë në stol është Julian Nagelsmann.

Dhe në pesë ndeshje Kimmich do t’i bashkohet legjendarit Fritz Walter, kapitenit të ekipit të parë gjerman që fitoi kampionatin botëror në vitin 1954.

Ai tashmë e ka tejkaluar kampionin e botës dhe të Evropës Berti Vogts dhe kampionin e Evropës Oliver Bierhoff: “Do të thotë shumë për mua. Është një nder i madh që kam luajtur kaq shumë ndeshje për Gjermaninë. Tregon se kam luajtur në një nivel të mirë në nëntë deri në dhjetë vitet e fundit. Nuk kam pasur shumë lëndime gjithashtu.

Shpresoj se do të ketë edhe disa ndeshje të tjera. Por duhet të jetë e veçantë për çdo lojtar të veshë fanellën e Gjermanisë, qoftë ndeshja e dhjetë, e njëqindtë apo e njëqind e pesëdhjetë”, këto fjalë u publikuan në kanalet zyrtare të Shoqatës Gjermane të Futbollit.

The post Kundër Portugalisë Kimmich kërkon ndeshjen e 100-të me Gjermaninë: Nder i madh, nuk kam pasur lëndime appeared first on Albeu.com.

Real Madridi po planifikon gjashtë blerje të mëdha të cilat do ta tronditin botën e futbollit

5 May 2025 at 23:53

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, po planifikon një verë me transferime të mëdha, duke përfshirë gjashtë emra të mëdhenj përveç Trent Alexander-Arnold, sipas raportimeve të fundit. 

Alexander-Arnold pritet të nënshkruajë për Real Madridin si lojtarë i lirë, pasi konfirmoi se do të largohet nga Liverpooli kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit. 

Por Perez besohet se sheh nevojën për një ndryshim të madh pasi ‘Los Blancos’ nuk arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, me një diferencë prej katër pikësh pas liderëve të La Ligës, Barcelonës, që e përkeqësoi situatën. 

Carlo Ancelotti do të largohet nga Bernabeu dhe pasardhësi i tij mund të ketë në dispozicion një mori talentesh të reja. 

Sipas Defensa Central , Perez po planifikon disa sulme shumë agresive gjatë verës ndaj disa prej klubeve më të mëdha në Spanjë dhe Evropë. 

“Dean Huijsen, Miguel Gutierrez, Martin Zubimendi dhe Rodri janë lojtarët [spanjollë] që Real Madridi do të kërkojë të nënshkruajë”, ka raportuar Defensa Central. 

Listën e blerjeve të verës e plotësojnë dy lojtarë nga dy klubet kryesore të Bundesligas. 

Joshua Kimmich do t’i shtonte përvojë grupit falë nëntë titujve të ligës dhe një medaljeje të Ligës së Kampionëve me Bayern Munich . 

Real Madridi po ashtu raportohet se ka si objektiv një tjetër yll të Bundesligas dhe bëhet fjalë për Florian Wirtz, i cili ka luajtur një rol të madh në sukseset e Bayer Leverkusenit sezonin e kaluar. 

Nëse Perez mund të ketë sukses në planet e tij të verës, Real Madridi do të jetë më i fortë në disa pozicione kyçe dhe do të ketë pak më shumë kreativitet pas sulmit të tyre./Telegrafi/

The post Real Madridi po planifikon gjashtë blerje të mëdha të cilat do ta tronditin botën e futbollit appeared first on Telegrafi.

A do të rinovojë me Bayern Munich? Joshua Kimmich tregon të ardhmen e tij

By: armand
12 March 2025 at 18:56

Joshua Kimmich ka vendosur të firmosë kontratën e re dhe me siguri të fundit me Bayern Munich. Mesfushori është bindur nga oferta dhe projekti i klubit për vitet e ardhshme. Pas fitores me Bayer Leverkusen në Champions League, drejtori sportiv Max Eberl u shpreh: “Topi nuk mund të qëndrojë gjithmonë në ajër. Tani presim vendimin […]

The post A do të rinovojë me Bayern Munich? Joshua Kimmich tregon të ardhmen e tij appeared first on BoldNews.al.

Definohet e ardhmja e Kimmich, mesfushori do të vazhdoj kontratën me Bayernin

9 March 2025 at 15:36

E ardhmja e Joshua Kimmich duket se është qartësuar dhe mesfushori gjerman do të mbetet në Allianz Arena.

Dokumentet për një kontratë të re për mesfushorin Joshua Kimmich me Bayern Munich janë përgatitur për nënshkrim, raporton gazetari Fabrizio Romano .

Marrëveshja do të zgjasë deri në qershor të vitit 2029.

Kimmich ka qenë me bavarezët që nga korriku i vitit 2015, duke u bashkuar nga Stuttgarti për 8.5 milionë euro. Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2025.

🔴⚪📑 Documents ready for Joshua Kimmich’s new deal at Bayern to be signed.

It will be valid until June 2029, as planned. pic.twitter.com/2jc0jvzFfP

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) March 9, 2025

Këtë sezon ai ka shënuar 1 gol dhe 9 asistime në 38 ndeshje për klubin.

Interesim për transferimin e mesfushorit gjerman kishin shprehur shumë klube, duke përfshirë Real Madridin, Barcelonën, Manchester Cityn, Man Utd dhe Liverpoolin. /Telegrafi/

The post Definohet e ardhmja e Kimmich, mesfushori do të vazhdoj kontratën me Bayernin appeared first on Telegrafi.

Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin

3 March 2025 at 17:50

Sipas raportimeve të fundit nga gazetarit Georg Holzner të Kicker, Joshua Kimmich, ylli i Bayern Munich, mund të jetë në dispozicion si lojtar i lirë gjatë verës së vitit 2024.  

Megjithatë, dy prej klubeve më të mëdha në Evropë, Real Madridi dhe Liverpooli, kanë refuzuar mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin gjerman. 

Real Madridi konsiderohet të jetë i kënaqur me opsionet e tij aktuale në mesfushë. Me lojtarë si Aurelién Tchouaméni, Eduardo Camavinga, dhe Federico Valverde, klubi spanjoll nuk e ka parë si të nevojshme të investojë në Kimmich, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e tij (30 vjeç) dhe kërkesat e larta për pagë. 

Në mënyrë të ngjashme, edhe Liverpooli ka vendosur të mos ndjekë rrugën e nënshkrimit me Kimmich.  

Skuadra e Jürgen Klopp ka një mesfushë të balancuar dhe të rekrutuar mirë, ku figurat si Alexis Mac Allister, Dominik Szoboszlai, dhe Ryan Gravenberch po luajnë rol kyç.  

Përveç kësaj, Liverpooli ka një politikë të qartë për të investuar në lojtarë të rinj me potencial afatgjatë, ndërsa Kimmich nuk përshtatet me këtë profil. 

Kimmich, i cili ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm dhe me ndikim të Bayern Munich në vitet e fundit, po i afrohet fundit të kontratës së tij aktuale.  

Megjithë refuzimin nga Real Madridi dhe Liverpooli, Kimmich ka ende shumë opsione për të vazhduar karrierën e tij në një klub të nivelit të lartë.  

Klube si Barcelona, Manchester City, dhe Paris Saint-Germain janë të lidhura me interesim për mesfushorin gjerman. /Telegrafi/  

The post Dy gjigantë evropianë kanë refuzuar Joshua Kimmichin appeared first on Telegrafi.

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

20 February 2025 at 23:36

Eliminimi nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve ka lënë gjurmë në Manchester City dhe Pep Guardiola tashmë ka përcaktuar strategjinë e tij për sezonin e ardhshëm.

Me nevojën për të rigjallëruar skuadrën e tij, trajneri spanjoll ka kërkuar inkorporimin e tri përforcimeve kyçe për ta mbajtur skuadrën në nivelin më të lartë në Evropë.

Florian Wirtz:

I pari në listë është Florian Wirtz, talenti i spikatur i Bayer Leverkusen. Mesfushori i ri sulmues gjerman ka shkëlqyer këtë sezon me aftësinë e tij për të krijuar dhe shënuar gola, duke e bërë atë kandidatin ideal për të trashëguar rolin e Kevin De Bruyne në mesfushë.

Edhe pse kontrata e tij me klubin gjerman është deri në vitin 2027, City është i gatshëm të bëjë një përpjekje ekonomike për ta sjellë atë në bord.

Jeremie Frimpong:

Një prioritet tjetër është Jeremie Frimpong, një mbrojtës i krahut me mendje ofensive, i cili është i njohur me filozofinë e klubit teksa stërvitej në akademinë e tij përpara se të largohej në vitin 2019.

Shpërthyeshmëria e tij në krahun e djathtë dhe ndikimi në sulm me Leverkusenin e kanë bindur Guardiolan, i cili e sheh atë për të forcuar sulmin pa ndikuar direkt.

Joshua Kimmich:

Së fundmi, trajneri katalanas synon të ribashkohet me Joshua Kimmich, të cilin e menaxhoi në Bayern Munich dhe e konsideron si një lojtar ideal për shkak të shkathtësisë dhe autoritetit të tij në mesfushë.

Kontrata e Kimmich me klubin bavarez po i vjen fundi dhe ai mund të kalojë si lojtar i lirë, duke lehtësuar nënshkrimin e tij.

City po përgatitet për një ristrukturim ambicioz dhe këta tre emra mund të jenë çelësi për të konkurruar sërish për lavdinë evropiane. /Telegrafi/

The post Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri appeared first on Telegrafi.

Toni Kroos ka lënë një boshllëk të madh, Real Madrid gjen pasuesin e tij në Gjermani

By: armand
16 February 2025 at 09:45

Askush nuk e mbush dot boshllëkun që ka lënë Toni Kroos te Real Madrid. Mesfushori gjerman ishte lojtari perfekt për të lidhur mbrojtjen me mesfushën, plus që vertikalizimet e tij ishin unike. Tchouameni nuk ka performuar mirë te Real Madrid dhe bordi drejtues po mendon largimin e tij në merkaton e verës. I blerë për […]

The post Toni Kroos ka lënë një boshllëk të madh, Real Madrid gjen pasuesin e tij në Gjermani appeared first on BoldNews.al.

Barcelona po e transferon Joshua Kimmichin me parametra zero?

7 February 2025 at 18:51

Barcelona raportohet se është e interesuar për nënshkrimin e Joshua Kimmich të Bayern Munich mes paqartësive për të ardhmen e Frenkie de Jong në klubin katalanas.

Kontrata aktuale e yllit gjerman 29-vjeçar me skuadrën e Bundesligës do të skadojë këtë verë, duke i dhënë Blaugranasëve një shans për të marrë nënshkrimin e tij si një transferim i lirë.

Frenkie de Jong, i cili mbërriti në Camp Nou nga Ajax në vitin 2019, ka kontratën e tij aktuale me Barcelonën deri në verën e vitit 2026.

Duke qenë se nuk ka pasur ndonjë zhvillim konkret në lidhje me rinovimin e kontratës së holandezit, Blaugrana thuhet se kanë identifikuar alternativa për të parandaluar lënien e 27-vjeçarit falas vitin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco tashmë ka kontaktuar me Joshua Kimmich për një nënshkrim të mundshëm, sipas një raporti nga El Nacional.cat. Lojtari që ka dalë nga akademia e RB Leipzig mund të jetë një përforcim i shkëlqyer për skuadrën katalanase dhe nënshkrimi i tij si lojtar i lirë do të ndihmojë me kufizimet financiare të klubit.

Ai ka regjistruar një gol dhe nëntë asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat për Bayern Munich këtë sezon.

Largimi i mundshëm i Frenkie de Jong nga Barcelona gjithashtu do të lirojë hapësirë në skuadër dhe do t’i ndihmojë ata financiarisht për nënshkrimet e ardhshme.

Ai ka humbur nëntë ndeshje për Blaugranët në pjesën e parë të ndeshjes për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, duke bërë 22 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka shënuar dy gola dhe një asistim në këtë sezon.

Ndërsa disa raportime sugjerojnë se Bayern Munich do të përpiqet të mbajë Joshua Kimmich dhe po planifikon t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës, mbetet për t’u parë nëse fituesi i Ligës së Kampionëve 2019–20 do të bëjë një lëvizje te Barcelona sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Barcelona po e transferon Joshua Kimmichin me parametra zero? appeared first on Telegrafi.

“Vendim i madh për karrierën e tij, ai e di se çfarë ka te Bayern Munich” – drejtori i klubit flet për situatën e Kimmich

26 January 2025 at 20:08

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Christoph Freund, ka komentuar negociatat me mesfushorin Joshua Kimmich.

Kontrata e gjermanit skadon më 30 qershor 2025, gjë që ka bërë që klubi të luftojë për të siguruar qëndrimin e tij.

“Ky është një vendim themelor në karrierën e tij. Ai e di saktësisht se çfarë ka në Bayern – klubin, ekipin dhe trajnerin”.

“Ai ndihet jashtëzakonisht rehat këtu. Jam i bindur se në fund do të vendosë të qëndrojë me ne”.

“Ne nuk kemi afate specifike kohore (për zgjatjen e kontratës), por nuk duam ta zvarritim këtë pafundësisht”, deklaroi Freund për Sky Sport.

Kimmich është një nga yjet kryesore të ekipit tash e sa vite, duke mbuluar shume pozita, por Real Madridi dhe Barcelona presin me padurim për të kuptuar situatën e tij, për të bërë ofertë pastaj. /Telegrafi/

The post “Vendim i madh për karrierën e tij, ai e di se çfarë ka te Bayern Munich” – drejtori i klubit flet për situatën e Kimmich appeared first on Telegrafi.

Real Madridi në bisedime me kampin e Joshua Kimmichit

23 January 2025 at 21:51

Sipas gazetarit Christian Falk, mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka zhvilluar bisedime me Real Madridin për një lëvizje të mundshme në kryeqytetin spanjoll.

Ylli gjerman është në muajt e fundit të kontratës së tij me gjigantët bavarez dhe mund të largohet pas një dekade në klub.

Kimmich iu bashkua Bayernit në vitin 2015 nga RB Leipzig për një tarifë të raportuar prej 8.5 milionë euro dhe është bërë një nga më të mëdhenjtë e klubit të ditëve moderne.

Ai ka luajtur 418 herë për Bayern Munichun, duke shënuar 43 gola dhe 111 asistime. Ai ka ndihmuar klubin të fitojë tetë tituj të Bundesligës, tre DFB Pokals dhe një Ligë të Kampionëve.

Kimmich do t’i bashkohej ish-shokut të skuadrës së Bayern Munichut, David Alaba, nëse ai transferohet në Madrid.

Sipas gazetarit të BILD, Kimmich i sheh Los Blancos si një destinacion tërheqës duke pasur parasysh historinë e suksesit të klubit në Spanjë dhe Evropë. Megjithatë, ai është ende në bisedë me trashëgiminë e Bayern Munichut për të zgjatur qëndrimin e tij në Bavari.

Sa i përket Real Madridit, shkathtësia e Kimmich do të ishte një nxitje e madhe për skuadrën. Reprezentuesi gjerman mund të luajë si qendërmbrojtës i djathtë dhe mesfushor qendror dhe Los Blancos mund të përdorë përforcime në të dyja fushat. /Telegrafi/

The post Real Madridi në bisedime me kampin e Joshua Kimmichit appeared first on Telegrafi.

Humbja e Bayern me Feyenoord, Kimmich: Nuk jemi një nga skuadrat më të forta në Europë

By: armand
23 January 2025 at 19:39

Bayern pësoi disfatë 3-0 në Champions league, ndaj Feyenord. Pas ndeshjes, mesfushori i bavarezëve, Joshua Kimmich theksoi se nuk beson që Bayerni mund të konsiderohet aktualisht një nga skuadrat më të mira në Evropë. “Renditja nuk gënjen! Duhet të pranojmë se nuk jemi një nga skuadrat më të mira për momentin,” tha Kimmich për DAZN. […]

The post Humbja e Bayern me Feyenoord, Kimmich: Nuk jemi një nga skuadrat më të forta në Europë appeared first on BoldNews.al.

Joshua Kimmich ka nisur bisedimet me gjigantin evropian

19 January 2025 at 13:53

Joshua Kimmich është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Bayern Munichun dhe duket pranë largimit nga Allianz Arena.

Përkundër se ka pasur bisedime me krerët e Bayernit për një kontratë të re ajo ende nuk ka ardhur dhe top klubet evropiane kanë shprehur interesim për gjermanin.

Mesfushori gjerman i Bayern Munich, Joshua Kimmich është një objektiv i Liverpoolit, sipas TZ.

Mediumi shkruan se menaxheri i Liverpool, Arne Slot është i interesuar për nënshkrimin e gjermanit, të cilit kontrata me Bayern Munich skadon në fund të sezonit.

Kjo situatë mund t’i lejojë Liverpoolit të transferojë mesfushorin gjerman si një transferim të lirë.

Përmendet se bisedimet joformale kanë nisur mes palëve, ndërsa Bayern Munich po tenton të negociojë një zgjatje të kontratës me lojtarin për të siguruar që ai të mbetet me klubin.

Këtë sezon, Kimmich ka shënuar një gol dhe ka dhuruar shtatë asistime për Bayern Munich në të gjitha garat. /Telegrafi/ 

The post Joshua Kimmich ka nisur bisedimet me gjigantin evropian appeared first on Telegrafi.

Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub

12 January 2025 at 14:24

Dy yjet e Bayern Munich, Leroy Sane dhe Joshua Kimmich raportohet se do t’i bashkohen të njëjtit klub në një transferim të dyfishtë.

Pothuajse dy javë pas hapjes së afatit kalimtar të janarit, nuk është bërë ende ndonjë lëvizje e madhe nga skuadrat më të mira në botë, me shumicën prej tyre që po marrin kohën për të kompletuar më vonë marrëveshjet.

Gjiganti gjerman Bayern Munich është lidhur me disa emra të mëdhenj deri më tani, duke përfshirë Trent Alexander-Arnold, kontrata e të cilit me Liverpoolin skadon në fund të sezonit.

Por tani, klubi gjerman ka marrë një goditje të madhe pasi dy prej lojtarëve të tyre kryesor raportohet se kanë arritur marrëveshje për t’u larguar nga Gjermania dhe për t’iu bashkuar të njëjtit klub.

Sipas mediumit spanjoll El Nacional, që të dy Sane dhe Kimmich raportohet se kanë arritur marrëveshje për t’u bërë pjesë e Barcelonës si lojtarë të lirë në verë.

Që të dy lojtarët po futen në gjashtë muajt e fundit të kontratave të tyre, gjë që i lejon ata të negociojnë transferimin e tyre diku tjetër nga 1 korriku.

Dhe përkundër interesimit nga disa klube të ndryshme në Ligën Premier, duket se Sane dhe Kimmich që të dy kanë vendosur t’i bashkohen Barcelonës dhe të ribashkohen me trajnerin Hansi Flick.

Teksa luante nën urdhrat e teknikut gjerman, Sane shënonte 10 gola dhe asistonte në 12 të tjerë në 44 ndeshje të luajtura.

Në ndërkohë, Kimmich ka bërë më shumë paraqitje për Flick se sa çdo trajner tjetër në karrierën e tij, duke luajtur në 74 ndeshje për Bayern Munich.

Në këto ndeshje, ai ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar në 26 të tjerë, duke u bërë pjesë e pandashme e formacionit titullar të Flick./Telegrafi/

The post Sane dhe Kimmich po largohen nga Bayerni – dy yjet gjermanë do t’i bashkohen të njëjtit klub appeared first on Telegrafi.

Neuer dhe Kimmich thyejnë heshtjen dhe flasin për të ardhmen e tyre

12 January 2025 at 12:30

Manuel Neuer do të vazhdojë së shpejti kontratën me Bayern Munichun.

Portieri gjerman ka kontratë me Bavarezët deri në fund të sezonit dhe ai do të zgjasë qëndrimin në Munich edhe për një vit tjetër.

Legjenda gjermane ka konfirmuar vet në një prononcim për Sport 1 se do të vazhdojë së shpejti kontratën.

🚨🔐 Manuel Neuer confirms: “It’s true, I will sign new deal at FC Bayern soon”, told Sport1.

It will be valid until June 2026, one more season for the German legend. pic.twitter.com/ZsVDpVD8m1

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2025

“Është e vërtetë, së shpejti do të nënshkruajë marrëveshje të re me Bayernin. Do të qëndrojë edhe një vit në Allianz Arena”, ka konfirmuar Neuer.

Për kontratën e re ka folur edhe Joshua Kimmich, por ky i fundit ende nuk ka marrë vendim për të nënshkruar atë.

🚨 Kimmich on contract expiring in 6 months: “I spoke to the club. I won’t put too much pressure on myself. But of course there has to be a decision in the coming months”.

“Of course there are many good reasons to extend. I have to consider it all and decide”, told Sky. pic.twitter.com/RMMz4J1seo

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 12, 2025

“Kam folur me klubin. Nuk do të bëj shumë presion mbi veten time. Por sigurisht që duhet të ketë një vendim në muajt në vijim”.

“Sigurisht që ka shumë arsye të mira për të zgjatur. Duhet t’i shqyrtoj të gjitha dhe të vendos”, tha Kimmich për Sky. /Telegrafi/

The post Neuer dhe Kimmich thyejnë heshtjen dhe flasin për të ardhmen e tyre appeared first on Telegrafi.

Barcelona po planifikon transferimin e katër yjeve si lojtarë të lirë në verë

5 January 2025 at 18:45

Barcelona po planifikon një rinovim të skuadrës verën e ardhshme nën urdhrat e trajnerit të ri Hansi Flick dhe katër emra tashmë janë zbuluar që mund të transformojnë opsionet e gjermanit. 

Blaugranasit momentalisht gjenden në pozitën e tretë në La Liga dhe janë pesë pikë larg liderit Real Madridit. 

Ekipi i Flick pësoi humbje në ndeshjen e fundit në kampionat para Krishtlindjeve, duke pësuar humbje me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Atletico Madridit. 

Pas pushimit të festave, Barcelona u rikthye në aksion mbrëmë, teksa mposhtën Barbastron me rezultat 4-0 për t’u kualifikuar tutje në Kupën e Mbretit. 

Sidoqoftë, ata po kalojnë në një problem të madh jashtë fushës pasi po kanë probleme me regjistrimin e dy lojtarëve shkaku i financave. 

Dhe sipas një raportimi nga e përditshmja spanjolle El Nacional, Barcelona po synon transferimin e katër lojtarëve falas këtë verë, ku nuk mungojnë emra të mëdhenj. 

Këtu përfshihen treshja nga Bundesliga, Jonathan Tah (Bayer Leverkusen) dhe Joshua Kimmich dhe Leroy Sane (Bayern Munich). 

Përveç këtyre emrave, ata gjithashtu e kanë si objektiv edhe transferimin e Heung-min Son të Tottenhamit. 

Lojtarët kontratat e të cilëve skadojnë në fund të qershorit mund të bisedojnë me klubet e huaja dhe të nënshkruajnë një parakontratë./Telegrafi/

The post Barcelona po planifikon transferimin e katër yjeve si lojtarë të lirë në verë appeared first on Telegrafi.

Nga Salah te De Bruyne, Messi, Ronaldo dhe Neymar – dy formacione të mbushura me yje që mbesin pa kontratë më 2025

1 January 2025 at 12:00

Klubet e evropiane, por edhe ato aziatike po përballen me një afat kalimtar makthi të janarit nëse nuk mund të lidhin yjet e mëdhenj me një kontratë të re.

Një numër i klubeve më të mira angleze dhe më të mëdha në botë përballen me humbjen e yjeve të tyre më të mirë në klube të huaja për shkak të kontratave të tyre që skadon në verë.

Yjet me vetëm gjashtë muaj të mbetur në kontratat e tyre janë të lirë të negociojnë marrëveshje para-kontrate me klube nga ligat e tjera. Dhe Liga Premier mund të jetë një nga më të goditurat nga ky rregull.

Treshja e Liverpoolit, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold kanë qenë titujt kryesorë për këtë frikë, ndërsa portieri rezervë Vitezslav Jaros është gjithashtu në një anije të ngjashme me kontratë.

Manchester City është në mënyrë të ngjashme nën kërcënimin e humbjes së lojtarëve kryesorë, Kevin de Bruyne dhe Ilkay Gundogan, së bashku me portierin mbështetës Scott Carson, i cili gjithashtu është në përfundim të kontratës.

Arsenali është gjithashtu në rrugën e humbjes së dy mesfushorëve vendimtarë nga radhët e tyre, Thomas Partey dhe Jorginho, ndërsa Kieran Tierney gjithashtu duket se do të largohet në verën e 2025.

Chelsea nuk ka yje të mëdhenj në listë, por Tottenham Hotspur mund të humbasë yllin e ekipit, Son Heung-min, ndërsa Ben Davies, Fraser Forster, Sergio Reguilon dhe Alfie Whiteman janë gjithashtu në këtë listë.

Manchester United ka gjashtë yje që mund të gjurmohen nga rivalët; Amad Diallo, Harry Maguire, Christian Eriksen, Victor Lindelof, Jonny Evans dhe Tom Heaton.

Neëcastle United ka tetë yje në numërimin mbrapsht para kontratës me Sean Longstaff, Callum Wilson, Fabian Schar, Jamaal Lascelles, Martin Dubravka, Emil Krafth, Mark Gillespie dhe John Ruddy.

Evertoni është më i godituri nga ky kërcënim, me tetë yje jashtë kontratës verën e ardhshme, teksa edhe shumë klube të tjera përballen me këtë kërcënim me yjet e tyre, të cilët janë në muajt e fundit të kontratës.

Nga ana tjetër ka gjithashtu disa talentë të mëdhenj jashtë Ligës Premier, në kampionatet tjera evropiane, por edhe aziatike, të cilët mund të gjurmohen nga klubet angleze.

Në Bundesligë kjo përfshin katërshen e madhe të Bayern Munichut, Alphonso Davies, Joshua Kimmich, Manuel Neuer dhe Leroy Sane dhe Jonathan Tah të Bayer Leverkusen.

La Liga e sheh Ferland Mendy të Real Madridit në skadim kontrate, si dhe mesfushorin veteran të Atletico Madridit, Koke.

Skuadra e Ligue 1, Lille ka yjet më të mirë Jonathan David dhe Angel Gomes të dy nën kërcënimin e transferimeve diku tjetër, ndërsa Alexandre Lacazette i Lyon gjithashtu mund të largohet nga klubi i tij në fund të sezonit.

Seria A ka emra si Frank Anguissa dhe Alex Meret të Napolit, Nicolo Zaleëski dhe Paulo Dybala të AS Roma, Mario Palasic dhe Sead Kolasinac të Atalantës dhe David de Gea të Fiorentinës, të gjithë me kontrata që skadojnë në verë.

Lionel Messi i Inter Miamit, Cristiano Ronaldo i Al-Nassr dhe Neymar i Al-Hilal të gjithë gjithashtu kanë marrëveshje që skadojnë në verë.

Më poshtë keni dy formacione me lojtarët që mbesin pa kontrata në verën e vitit 2025: 

Formacioni i parë 

Formacioni i dytë 

/Telegrafi/

 

The post Nga Salah te De Bruyne, Messi, Ronaldo dhe Neymar – dy formacione të mbushura me yje që mbesin pa kontratë më 2025 appeared first on Telegrafi.

City po planifikon shtatë transferime në afatin kalimtar të janarit

30 December 2024 at 23:29

Manchester City nuk po kalon një sezon të mirë dhe përforcimet në afatin kalimtar të janarit janë mëse të nevojshme.

Citizens kanë mbetur shumë mbrapa garës për titull në Angli, derisa Pep Guardiola synon që të përforcojë ekipin që të jetë skuadër konkuruese në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka identifikuar shtatë nënshkrime të mundshme për afatin kalimtar të janarit, teksa synojnë të ndryshojnë sezonin e tyre, sipas Daily Mail .

Objektivat përfshijnë Joshua Kimmich të Bayern Munich , Ederson të Atalantas dhe dyshen e Crystal Palace Adam Wharton dhe Marc Guehi për të forcuar mesfushën dhe mbrojtjen.

Në repartin ofensivë, Omar Marmoush i Eintracht Frankfurt , Jonathan David i Lille dhe Liam Delap , me një klauzolë kthimi, janë në shqyrtim.

City do të nënshkruajë gjithashtu Claudio Echeverri të River Plate, megjithëse ai pritet të kalojë pjesën tjetër të sezonit duke u integruar në skuadër. /Telegrafi/

The post City po planifikon shtatë transferime në afatin kalimtar të janarit appeared first on Telegrafi.

Pep Guardiola e sheh shpëtimin te Joshua Kimmich për të dal nga kriza

16 December 2024 at 21:37

Manchester City ka shtuar yllin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich në listën e tyre të nënshkrimeve të mundshme të janarit, shkruan Daily Star.

Kimmich kaloi te Bayern Munich për vetëm 7 milionë euro si 20-vjeçar dhe që atëherë ka qenë një figurë kyçe për klubin.

Ai di të paraqitet në pozicione të shumta, duke përfshirë mesfushën dhe mbrojtjen.

Me kontratën e tij që skadon në verë, Kimmich është i lirë të fillojë bisedimet me klubet jashtë Gjermanisë nga 1 janari dhe mund të nënshkruajë një parakontrate për një lëvizje në fund të sezonit.

Pavarësisht vlerësimit të tij prej 50 milionë eurosh në Transfermarkt, Man City mund të jetë në gjendje të nënshkruajë me lojtarin e gjithanshëm për një pjesë të atij çmimi.

Me shumë lëndime dhe probleme këtë sezon, Pep Guardiola, ka nevojë për lojtarin të cilin e njeh që nga koha kur ishin bashkë në Bayern Munich.

Joshua ka pesë asistime në 23 ndeshje për Bayern Munich këtë sezon. /Telegrafi/

The post Pep Guardiola e sheh shpëtimin te Joshua Kimmich për të dal nga kriza appeared first on Telegrafi.

Shihet si pasardhës i Toni Kroos, Real Madrid gati “thasët” për Joshua Kimmich

8 December 2024 at 18:36

Vetëm pak muaj më parë “arkitekti” gjerman i mesfushës, Toni Kroos njoftoi largimin nga “Galaktikët” e Real Madrid pas finales së Champions League kundër Borussia Dortmund, më 1 qershor dhe tërheqjen nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024.

Një ndër mesfushorët më të mirë që kanë shijuar tifozët e lojës më të bukur në planet, zgjodhi t’i jepte fund karrierës fantastike si kampion edhe pse kishte mundësinë të vijonte edhe për disa sezone në “Santiago Bernabeu” apo të kalonte një “pension të artë” në SHBA.

Drejtuesit e “Los Blancos” kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e zëvendësuesit të 34-vjeçarit, ku pavarësisht se tekniku Carlo Ancelotti ka pjesë të skuadrës shumë mesfushorë cilësorë dhe me të ardhme, por presidenti Florentino Perez është gati t’i bëjë një dhuratë të madhe.

Deri më tani dy janë emrat që pëlqehen për të mbushur boshllëkun që do të krijojë Kroos, me Presidentin e “Galaktikëve”, që kërkon në Madrid me njërin prej Joshua Kimmich, të Bayern Munich apo Rodri të Manchester City.

Sigurisht që blerja e ndonjërit prej tyre nuk do të jetë mision i lehtë, por çdokush e ka të vështirë të refuzojë kur 14 herë fituesit e Champions League të trokasin në derë, diçka që e pranon edhe Kimmich, i cili është nën kontratë me “Bavarezët” deri në verën e vitit 2025.

“Për momentin nuk mendoj për të ardhmen. Në fillim do të ulem të bisedoj me drejtuesit e Bayernit. Ama, Barcelona dhe Real Madrid klube madhështore me histori të jashtëzakonshme”,- u shpreh “shkatërruesi” gjerman i mesfushës. /i.m /abcnews.al

PSG “blindon” mesfushën, kampionët e Ligue 1 gati thasët për tre “yje”

7 December 2024 at 21:59

Largimi i Manuel Ugarte drejt “Djajve” të Manchester United duket se la goxha hapësirë.

“Gjigantët” e Paris Saint-Germain kanë filluan të punojnë seriozisht gjatë merkatos së verës, teksa janë hedhur në sulm për transferimin e jo një, por tre “yjeve” në repartin e mesfushës, me të parin, i cili është thuajse në Paris.

Talenti i Benfica, Joao Neves ishte afrimi i parë në organikën e PSG, sa i përket organizimit të lojës, me “yllin” 19-vjeçar, i cili do t’i kushtojë Al-Khelaifi plot 75 milionë euro, ndërsa vetë “luzitani”do të firmosë që do e mbajë të lidhur për minimalisht 5 vite, në mitikun “Parc des Princes”.

Mirëpo, Neves nuk është i vetmi.

Në listën e specialistit të merkatos “parisiene”, Luis Campos është edhe “tulipani”, Jerdy Schouten, i cili ishte një “gur themeli” në mesfushën e holandezëve të PSV, të cilët u shpallën edhe kampionët e Eredivisie.

Për autorin e 40 paraqitjeve, në të cilën ka shënuar edhe 4 gola, PSG është gati të ofrojë diku te rreh 40 milionë euro, mirëpo për këtë operacion do të diskutohet pas zyrtazimit, të Joao Neves, i cili pritet të zhvillohet në ditët në vijim.

Tjetër objektiv i merkatos së kampionëve të Ligue 1 është edhe “lideri” gjerman, Joshua Kimmmich, me Presidentin Nasser Al-Khelaifi dhe tekniku Luis Enrique, që duan të përfitojnë nga mosmarrveshjet e “shkatërruesit”, me “Bavarezët” e Bayern Munich.

Te PSG duan ta transferojnë Kimmich, si lojtar të lirë në verën e vitit 2025, mirëpo janë të gatshëm të paguajnë këtë verë, nëse “gjigantët” e Bundesliga janë të gatshëm të heqin dorë nga 29-vjeçari, i cili “shkund” goxha financat e “Bavarezëve”, me pagën e tij të madhe.

Megjithatë, deri më tani nuk është bërë asnjë ofertë zyrtare për “yllin” gjerman, ku të interesuar për të janë edhe “Djajtë e Kuq”, të Manchester United. /i.m /abcnews.al

❌
❌