Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

E ardhmja e pasigurt – Zhegrova vazhdon i ndarë nga ekipi i parë i Lille, pasi klubi e ka dënuar për vonesë

15 July 2025 at 16:56

Edon Zhegrova vazhdon të jetë jashtë planeve të skuadrës së parë te Lille, ku sipas mediave franceze të afërta me klubin, sulmuesi ynë nuk po stërvitet me grupin kryesor, duke vazhduar të jetë i ndarë, pas një dënimi të marrë nga klubi.

Pas mungesës së gjatë që nga 15 dhjetori për shkak të lëndimit, Zhegrova ishte ftuar nga Lille që të paraqitej më herët në fazën përgatitore verore, njëjtë si disa lojtarë të tjerë të rikthyer nga lëndimet.

Klubi synonte një rikthim të kontrolluar dhe të kujdesshëm në ritëm stërvitor për të, por Zhegrova nuk iu përgjigj ftesës për t’u paraqitur më herët, çka çoi në masën ndëshkuese ndaj tij.

Ai tani është duke ushtruar i ndarë nga skuadra e trajnerit të ri, Bruno Genesio dhe sipas raportimeve, marrëdhëniet mes palëve janë ftohur dukshëm, dhe situata nuk po përmirësohet.

Zhegrova ka edhe një vit kontratë me klubin francez, por dëshira e tij është largimi gjatë këtij afati kalimtar, gjë që e ka pranuar edhe klubi francez, që po pret ofertën e duhur për ta shitur. /Telegrafi/ 

The post E ardhmja e pasigurt – Zhegrova vazhdon i ndarë nga ekipi i parë i Lille, pasi klubi e ka dënuar për vonesë appeared first on Telegrafi.

Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja

15 July 2025 at 12:52

Humbja ndaj Chelseat ka ndezur alarmin në ‘Parkun e Princave’, ku Paris Saint-Germain po planifikon të transferojë shtatë lojtarë gjatë kësaj vere. 

Sezona e jashtëzakonshme e PSG-së përfundoi në mënyrë të dhimbshme. Kampioni i Evropës, pëso një humbje të rëndë 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube të dielën. 

Ishte një goditje brutale, por edhe një thirrje për zgjim. Ka ardhur koha që drejtuesit e PSG-së të vlerësojnë seriozisht afatin kalimtar veror. 

Sipas L’Equipe, PSG planifikon të bëjë një spastrim të rëndësishëm në afatin kalimtar këtë verë përpara sezonit të ri. 

Parizienët nuk po i japin prioritet pozitës së portierit, përveç në rast se Gianluigi Donnarumma largohet papritur. Në mbrojtje, skuadra e Ligue 1 synon të sjellë dy qendërmbrojtës të rinj. 

Emri i Illya Zabarnyi përmendet shpesh. Mbrojtësi i Bournemouth pritet të transferohet te PSG këtë verë me një vlerë prej 60 milionë eurosh. 

Nëse Lucas Beraldo do të largohet për një ofertë minimale prej 30 milionë eurosh, do kërkohet menjëherë një zëvendësues me këmbë të majtë. 

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh largimin e mundshëm të Milan Skriniar, si dhe renditjen e ulët të Presnel Kimpembe dhe Lucas Hernandez në hierarkinë e mbrojtjes. 

Gjithashtu, PSG dëshiron të forcojë pozicionet e mbrojtësve të krahut, pasi mungojnë zëvendësues të besueshëm për Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes. 

Prandaj, po konsiderohen dy blerje të reja, një në krahun e djathtë dhe një në atë të majtë. 

Në mesfushë, stabiliteti mbetet prioritet: Joao Neves, Fabian Ruiz dhe Vitinha do të ruajnë vendet e tyre. 

Por klubi dëshiron të shtojë një lojtar më të pjekur, në stilin e Joshua Kimmich, i cili tani nuk është opsion pasi rinovoi me Bayern. PSG po kërkon në treg dikë që përshtatet me këtë profil.

Për sulmin, drejtori sportiv Luis Campos po eksploron dy mundësi: Victor Osimhen, i cili tani është afër Galatasarayt dhe yllin e Milanit, Rafael Leao./Telegrafi/

The post Revolucion tek PSG-ja, Luis Enrique ka kërkuar shtatë transferime të reja appeared first on Telegrafi.

Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas

13 July 2025 at 15:54

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma mund të jetë në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.

Dy klube të mëdha të Ligës Premier janë shumë të interesuara për portierin italian, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me PSG.

Kontrata e Donnarummas me PSG skadon në vitin 2026, por negociatat për rinovimin kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pagën.

Chelsea dhe Manchester City janë dy klubet kryesore angleze që po monitorojnë situatën e portierit dhe kërkojnë një zëvendësues të besueshëm për sezonet e ardhshme.

Chelsea është në kërkim të një portieri pas largimit të Kepa Arrizabalaga dhe shitjes së Djordje Petrovic, ndërsa Manchester City po mendon për të ardhmen me Edersonin që është në shënjestër të disa skuadrave.

PSG shqetësohet se Donnarumma mund të largohet falas dhe po konsideron alternativa si Lucas Chevalier nga Lille.

Duke qenë se Donnarumma dëshiron të qëndrojë në Paris, e ardhmja e tij pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa Chelsea dhe Manchester City janë gati të veprojnë nëse PSG nuk ofron kushtet e duhura.

Reprezentuesi italian fiton një pagë prej 10 milionë eurove neto në seezon, derisa synon që me kontratën e re të fitojë 15 milionë euro, shumë që PSG nuk është gati t’ia përmbushë. /Telegrafi/ 

The post Pa marrëveshje për kontratë të re me PSG-në, dy gjigantët anglezë tentojnë transferimin e Donnarummas appeared first on Telegrafi.

Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë

13 July 2025 at 15:34

Monaco ka shprehur interes për të nënshkruar me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, sipas raportimeve nga Mundo Deportivo.

Klubi francez, që së fundmi huazoi Ansu Fatin nga Barça, ka kontaktuar me përfaqësuesit e gjermanit për të diskutuar një transferim të mundshëm këtë verë.

Megjithatë, përgjigja e Ter Stegen ka qenë negative. Ai ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” për sezonin 2025/26.

Kjo qëndrim vjen pavarësisht raportimeve se trajneri Hansi Flick i ka sugjeruar portierit se mund të ketë më pak hapësira pas mbërritjes së Joan Garcia.

Ter Stegen është i vendosur të luftojë për vendin e tij si titullar dhe të rifitojë statusin si portieri numër një i Barcelonës.

Aktualisht, asnjë marrëveshje nuk është në horizont, me lojtarin që mbetet i përqendruar te e ardhmja në Kataluni. /Telegrafi/ 

The post Një klub i ri futet në garë për Ter Stegen, gjermani vazhdon t’i refuzojë të gjithë appeared first on Telegrafi.

Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në

13 July 2025 at 15:15

Sulmuesi i PSG-së, Desire Doue, ka ndarë pritshmëritë e tij për finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, që do të luhet sonte në New York të SHBA-ve.

Heroi i finales së Ligës së Kampionëve, ka thënë se qëllimi i tyre është të bëjnë botën të dashurohet me PSG-në.

“E dimë që Chelsea është një ekip shumë cilësor. I kemi parë ndeshjet e tyre dhe kanë shumë lojtarë të shkëlqyer,” tha ai.

“Qëllimi ynë është që përmes lojës sonë, ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në”, vazhdoi Doue.

Ai theksoi se finalet janë gjithmonë të paparashikueshme, por skuadra është e vendosur për të fituar.

“Do të ishte trofeu ynë i pestë këtë sezon. Një moment historik për klubin dhe për ne si lojtarë”. Duhet ta trajtojmë si çdo ndeshje tjetër, me përgatitje maksimale dhe mentalitet fitues”.

Sipas tij, ky është një shans i artë për të mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm për PSG-në, që tashmë ka fituar edhe Ligën e Kampionëve.

“Është një privilegj të jesh pjesë e kësaj skuadre dhe e këtij momenti. Do të bëjmë gjithçka për ta sjellë trofeun në Paris”, tha 20-vjeçari.

PSG synon të përmbyllë sezonin 2024/25 me një tjetër titull të rëndësishëm, për të vulosur dominimin në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

The post Doue flet para finales me Chelsean: Qëllimi ynë është ta bëjmë botën të dashurohet me PSG-në appeared first on Telegrafi.

Lyon në Ligue 1, për Europën vendos… Crystal Palace: anulohet rënia nga kategoria

By: user 2
9 July 2025 at 19:29

Lyon merr frymë lirisht dhe mbetet në Ligue 1. Komisioni i Apelit i DNCG-së, organi i kontrollit financiar të futbollit francez, ka përmbysur plotësisht vendimin fillestar për të rrëzuar klubin për shkak të problemeve të mëdha ekonomike të konstatuara, duke e rikthyer në fakt në kategorinë më të lartë. Duoja e përbërë nga amerikania Michèle Kang dhe gjermani Michael Gerlinger, të emëruar urgjentisht presidente dhe drejtor i përgjithshëm i OL-së, bënë të pamundurën duke arritur të bindin Komisionin e Apelit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), në rrethin e 15-të të Parisit, për aftësinë e tyre për të shlyer borxhet e klubit.

Vendimtare pra ishin argumentet dhe dokumentacionet që lidhen me forcën e klubit për të arritur të shlyejë atë që i detyrohet, duke filluar me një ulje drastike të pagave të skuadrës duke shmangur gjithashtu investime të mëdha në merkato. Nuk përjashtohen në fakt shitje të tjera pikërisht në merkato edhe me çmime mjaft të ulëta. Në fakt hapet një epokë e re për Lyonn që do të marrë pjesë edhe në Europa League-n e ardhshme edicionin 2025/2026.

Si do t’i rregullojë Lyon financat e klubit

Drita jeshile për të marrë pjesë në kompeticionin e dytë evropian për klube do të vijë pasi UEFA të ketë studiuar çështjen e pronësisë së shumëfishtë me Crystal Palace, i cili është nxjerrë në shitje nga John Textor dhe që gjithashtu është kualifikuar për kompeticionin. Në këtë pikë hapen edhe skenarë të tjerë për klubin anglez që do të duhet të kuptojë nëse mund të marrë vërtet pjesë edhe ai në Europa League.

Lexo më tej: Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2

Për momentin, të gëzuar janë megjithatë Lyon që përfundoi në greminë vetëm disa javë më parë dhe që tani e gjen veten të përballet sërish me Ligue 1 por duke u tkurrur në mënyrë të ndjeshme dhe duke u përpjekur të futet brenda kostove të parashikuara për t’u rreshtuar financiarisht brenda afateve të caktuara. Frymëmarrje lehtësimi edhe për Paulo Fonseca i cili, pikërisht pasi u largua nga Milani, kishte pranuar ofertën e Lyont duke e çuar atë në Europa League.

The post Lyon në Ligue 1, për Europën vendos… Crystal Palace: anulohet rënia nga kategoria appeared first on Lapsi.al.

Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez

By: armand
9 July 2025 at 16:26

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e marrë nga organi i kontrollit financiar të futbollit francez, që rrëzonte këtë ekip një kategori më poshtë për shkak të problemeve financiare. Pasi u mor në shqyrtim çështja, u pa e […]

The post Lyoni fiton apelin, klubi mbetet pjesë e kampionatit elitar francez appeared first on BoldNews.al.

Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2

By: user 2
5 July 2025 at 14:03

Olympique Lyon po kalon ditë dramatike pasi DNCG, organi i kontrollit financiar të futbollit francez, ka vendosur rënien e klubit në Ligue 2 për shkak të çekuilibrave të mëdha në bilanc: klubi francez duhet të gjejë 200 milionë euro para seancës së apelimit të caktuar për më 10 korrik për të qëndruar në Ligue 1, por situata është shumë e ndërlikuar.

Sipas asaj që raportojnë mediat franceze, 100 milionë do të duhet të shkojnë drejtpërdrejt në arkën e klubit ndërsa 100 të tjerë duhet të garantohen si mbulim financiar për të gjithë sezonin e ardhshëm. Një shumë e konsiderueshme dhe jo e lehtë për t’u siguruar.

Lyon i duhen 200 milionë për të shmangur rënien në Ligue 2

Presidentja e re Michele Kang po kërkon zgjidhje për të shpëtuar klubin, ndërsa John Textor, ish-presidenti, ka paraqitur ankesë për vendimin e DNCG-së dhe ka dashur të theksojë se Eagle Football Holdings ka futur 83 milionë euro likuiditet.

Një plan për uljen e kostove është vënë tashmë në zbatim me shkurtim personeli dhe shitje lojtarësh të rëndësishëm që kanë lehtësuar disi bilancin e klubit: por për DNCG-në këto masa janë ende të pamjaftueshme. Qëllimi i drejtuesve të rinj është të ulin masën totale të pagave në 75 milionë euro, prag që gjithsesi mund të sjellë kufizime të tjera, edhe në rast të riametimit në Ligue 1.

Lexo më tej: Lyon mund të luajë në Europa League pavarësisht rënies në Ligue 2, vetëm në një rast

Ndërkohë po punohet për shitje të tjera, pas atyre të Cherki dhe Caqueret, me një listë që përfshin emra si Matić, Caleta-Car, Veretout, Perri, Tessmann, Fofana dhe Kumbedi: objektivi është të mblidhet sa më shumë për të lehtësuar bilancin.

Lyon një hap larg Ligue 2: po punohet për një plan uljeje kostosh

Në qendër të problemit të Olympique Lyon do të ishte edhe shpërndarja e brendshme e burimeve nga Eagle Football: autoritetet kërkojnë qartësi për prejardhjen dhe shpërndarjen e fondeve.

Situata është kritike: brenda një jave OL do të duhet t’i thotë lamtumirë Ligue 1 nëse nuk sigurohen 200 milionë eurot.

The post Lyon ka nevojë për 200 milionë euro brenda një jave për të mos rënë në Ligue 2 appeared first on Lapsi.al.

Real Madridi ka gati ofertën e parë të çmendur për nënshkrimin me Vitinhan

5 July 2025 at 10:40

Real Madridi po përgatitet për një nga marrëveshjet e tyre më ambicioze të verës: nënshkrimin e mesfushorit të PSG-së, Vitinha, për një tarifë prej afër 100 milionë eurosh plus transferimin e Eduardo Camavinga.

Sipas mediumit Fichajes, kjo është zbuluar nga burime pranë klubit, të cilat pretendojnë se lojtari reprezentuesi portugez është basti i madh i Xabi Alonsos për të rindërtuar mesfushën pas largimit të afërt të Luka Modric.

Largimi i kroatit, së bashku me daljen në pension të Toni Kroos, ka lënë një boshllëk të thellë në mesfushën e Real Madridit. Pa magjinë dhe lidershipin e tij, Real Madridit i duhet një figurë e re e aftë për të drejtuar ritmin e ekipit.

Dhe për stafin e trajnerëve, Vitinha përfaqëson atë profil të dëshiruar: i ri por me përvojë elitare, me aftësinë për të organizuar, për të thyer linjat dhe për të siguruar ekuilibër.

PSG, nga ana e saj, ka treguar interes për Camavinga në të kaluarën, dhe megjithëse francezi nuk po kalon formën e tij më të mirë – aktualisht i lënduar dhe jashtë Kupës së Botës për Klube – potenciali i tij vlerësohet shumë në Paris.

Përfshirja e transferimit të tij në marrëveshje synon të lehtësojë negociatat dhe të zvogëlojë koston financiare të një transferimi që, në vetvete, mund të kalojë 100 milionë euro.

Te Valdebebas, ata besojnë se koha për të ndjekur Vitinhan është tani. Lojtari ka bërë një hap cilësor këtë sezon nën drejtimin e Luis Enriques dhe gjithashtu është vendosur si një lojtar kyç në ekipin kombëtar portugez.

Real Madridi e ka monitoruar zhvillimin e tij për muaj të tërë dhe drejtorët sportivë besojnë se profili i tij është perfekt për të filluar një cikël të ri në mesfushë.

Los Blancos shpresojnë që rezultati i Kupës së Botës për Klube do të përshpejtojë lëvizjet e tyre. Nëse marrëveshja miratohet, Real Madrid jo vetëm që do të shtonte një nga mesfushorët më premtues në kontinent, por gjithashtu do të kishte një ndikim të rëndësishëm në mes të ristrukturimit të tyre.

Me Vitinhan, e ardhmja e mesfushës së Mbretërve mund të jetë e garantuar. /Telegrafi/

The post Real Madridi ka gati ofertën e parë të çmendur për nënshkrimin me Vitinhan appeared first on Telegrafi.

“Nuk jam këtu për të humbur, gjithmonë do ta dua Juventusin” – Paul Pogba deklaron qëllimet te Monaco

3 July 2025 at 23:49

Pas një periudhe të vështirë jashtë fushave, Paul Pogba është rikthyer në futbollin elitar francez me një qëllim të qartë: të sfidojë dominimin e PSG-së dhe të bëjë histori me Monacon.

Në intervistën e tij të parë si lojtar i ri i Monacos, Pogba u shpreh me vendosmëri, duke

“Nuk jam këtu për të humbur. E dimë që PSG është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë, por ne jemi këtu për të fituar. Duam më shumë: të bëjmë diçka të madhe në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve”.

Mesfushori francez u largua nga Juventusi pas një pezullimi 18-mujor nga FIFA për përdorim të një substance të ndaluar, por ai nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj ish-klubit të tij. Tutje foli edhe për presionin dhe festat që do t’i bëjë me fëmijët e tij.

“Gjithmonë do ta dua Juventusin. Ka gjëra që më pëlqyen dhe të tjera që nuk më pëlqyen. Por klubi më ndihmoi të bëhem ky që jam”.

“Nuk mendoj më për të kaluarën. Ëndrra ime është t’i shoh fëmijët e mi duke festuar me mua. Ky është qëllimi im tani”.

“Presioni? Ne jemi futbollistë. Kjo është pjesë e lojës, jo diçka negative. Përkundrazi, është një nxitje. Mund t’i ndihmojmë shumë lojtarët e rinj, kemi përvojë dhe e dimë se çfarë kërkon ky nivel”, deklaroi Pogba. /Telegrafi/  

 

The post “Nuk jam këtu për të humbur, gjithmonë do ta dua Juventusin” – Paul Pogba deklaron qëllimet te Monaco appeared first on Telegrafi.

Për të gjithë ata që pyesin se cili ekip identifikohet me futboll modern – Klopp e zbulon publikisht

2 July 2025 at 22:57

Në një intervistë të fundit, Jurgen Klopp, ish-trajneri i njohur i Liverpoolit dhe aktualisht përgjegjës global për futbollin te Red Bull, ka shprehur admirim të madh për stilin e futbollit “modern” të Paris Saint-Germain nën drejtimin e Luis Enriques.

Gjermani thekson se klubi francez ka arritur të kombinojë ndërgjegjësimin defensiv me kreativitetin ofensiv, një qasje që ai e ka admiruar dhe për të cilën ka punuar gjatë karrierës së tij.

Në intervistë, Klopp vëren evolucionin e futbollit ku pozicionet tradicionale janë bërë më pak të përdorura.

Ai përmend lojtarë si Nicolo Barella dhe Henrikh Mkhitaryan, të cilët kanë kaluar nga rolet e numrit 10 në pozicione më të larmishme në mesfushë, duke reflektuar një trend më të gjerë në sport drejt lojtarëve multifunksionalë.

Klopp gjithashtu thekson rëndësinë e presionit të lartë, parashikimit të zgjuar dhe aftësisë për të krijuar mundësi sulmuese nga veprimet defensive, elemente që ai i identifikon si thelbësore në strategjinë e PSG-së.

Sipas Klopp, futbolli i luajtur nga PSG-ja është një shembull i qartë i futbollit modern, ku fleksibiliteti dhe inteligjenca taktike dominojnë fushën e lojës. Kjo qasje, sipas tij, është transformuese dhe përfaqëson të ardhmen e sportit. /Telegrafi/

The post Për të gjithë ata që pyesin se cili ekip identifikohet me futboll modern – Klopp e zbulon publikisht appeared first on Telegrafi.

Gjiganti anglez po përgatitë ofertë për Fabian Ruiz

2 July 2025 at 10:50

Manchester United ka identifikuar Fabián Ruiz si objektivin kryesor për përforcimin e mesfushës në këtë afat kalimtar. “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për mesfushorin spanjoll të PSG-së.

29-vjeçari ka pasur një sezon të shkëlqyer nën drejtimin e Luis Enrique, duke ndihmuar klubin parisien drejt titullit në Ligue 1 dhe sukseseve në Evropë. Ai regjistroi gjashtë gola dhe njëmbëdhjetë asistime në të gjitha garat.

Ruiz është vlerësuar për aftësinë e tij për të ndërtuar lojën, vizionin dhe prezencën në të dyja fazat, mbrojtje dhe sulm. Profili i tij e ka bërë atë ideal për partneritet me talentin premtues Kobbie Mainoo në qendër të mesfushës së United.

Në “Old Trafford”, ai shihet si një lojtar i qetë, por vendimtar, që mund t’i sjellë ekuilibër dhe klas skuadrës në ndërtimin e fazës ofensive dhe kontrollin e ritmit të lojës.

Megjithatë, PSG nuk pritet të heqë dorë lehtësisht nga një lojtar që ka fituar peshë në planet e klubit. Po ashtu, vetë Fabian do ta shqyrtojë me kujdes çdo ofertë, duke vlerësuar statusin që ka aktualisht në një nga projektet më serioze në futbollin evropian.

Oferta e United është në tryezë, por gjithçka varet nga kërkesat financiare të PSG-së dhe gatishmëria e lojtarit për të provuar një aventurë të re në Ligën Premier.

Nëse marrëveshja finalizohet, Ruiz do të ishte një nga transferimet më të rëndësishme të verës për Manchester United, një hap i rëndësishëm për klubin që kërkon të rikthehet në majat e futbollit anglez dhe evropian. /Telegrafi/ 

The post Gjiganti anglez po përgatitë ofertë për Fabian Ruiz appeared first on Telegrafi.

ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës

By: S SH
1 July 2025 at 15:54

Ansu Fati është larguar nga Barcelona për t’u huazuar në kampionatin francez. Djaloshi i dalë nga akademia La Masia, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Monacos në Ligue 1.

Lajmi është bërë i ditur vetë nga klubi francez përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit.

Ansu Fati do të jetë pjesë e Monacos sezonin e ardhshëm si i huazuar, ku në kontratë ekziston dhe opsioni i blerjes.

Në rast se sulmuesi 22-vjeçar bind me paraqitjet e tij në Francë, Monaco mund të aktivizojë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh. Ansu Fati do të veshë fanellën me numrin 31 në Francë.

The post ZYRTARE / Jo vetëm Paul Pogba, Monaco huazon talentin e Barcelonës appeared first on Albeu.com.

Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë

24 June 2025 at 23:43

Olympique Lyon ka vendosur të apelojë menjëherë vendimin e marrë të martën në mbrëmje nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit (DNCG), që e zbriti klubin në Ligue 2.

Klubi ka vetëm shtatë ditë kohë për të paraqitur ankesën formale, dhe e ka bërë të qartë se do të përdorë këtë të drejtë pa vonesë.

Lyon, një nga klubet më të mëdha në historinë e futbollit francez, ka fituar shtatë tituj kampion radhazi, me të fundit në vitin 2008.

“Olympique Lyonnais ka marrë aktvendimin e pakuptueshëm të dhënë nga DNCG këtë mbrëmje dhe konfirmon se do të bëjë menjëherë ankesë”.

“Gjatë muajve të fundit, kemi punuar në bashkëpunim të ngushtë me DNCG-në, duke përmbushur të gjitha kërkesat e tyre me investime në fonde të veta më të mëdha se shumat e kërkuara. Falë kontributeve nga aksionarët tanë dhe shitjes së Crystal Palace, arkëtimet tona janë përmirësuar ndjeshëm dhe tani kemi burime më se të mjaftueshme për sezonin 2025/26”.

“Me fonde të provuara dhe sukses sportiv që na siguroi një vend në garat evropiane për dy vite radhazi, sinqerisht nuk e kuptojmë si një vendim administrativ mund të rrëzojë një klub të madh francez. Do të apelojmë për të dëshmuar aftësinë tonë për të siguruar resurset e nevojshme financiare për të garantuar qëndrimin e OL në Ligue 1”, thuhet në komunikatën e klubit.

 

L’Olympique Lyonnais prend acte de la décision incompréhensible rendue par la DNCG ce soir et confirme qu’il fera immédiatement appel

🗞 Le communiqué 👇

— Olympique Lyonnais (@OL) June 24, 2025

Megjithatë, gjatë viteve të fundit është përballur me vështirësi të mëdha financiare, pavarësisht se ndodhet nën drejtimin e një pronari të fuqishëm financiarisht – amerikanit John Textor.

Klubi mori një paralajmërim serioz nga DNCG që në nëntor të vitit të kaluar, kur iu dha një “rënie e përkohshme”, duke i lënë mundësinë të shmangte përfundimisht sanksionin nëse përmirësonte gjendjen financiare deri në seancën dëgjimore të 24 qershorit.

Sipas kritereve të përcaktuara, Lyon duhej të shlyente një pjesë të borxheve të mëdha dhe të ulte ndjeshëm faturën e pagave.

Megjithëse presidenti Textor deklaroi së fundmi se “gjithçka është në rregull financiarisht”, klubi nuk arriti të bindte DNCG-në dhe u sanksionua me rënie. /Telegrafi/ 

The post Lyon nuk u mendua dy herë: Vjen vendim i shpejtë pasi ra në divizionin e dytë në Francë appeared first on Telegrafi.

Nëse Lyon nuk apelon dhe mbetet vendimi, mësohet se cili klub do ta zëvendësojë në Ligue 1

By: S SH
24 June 2025 at 22:46

Pas vendimit për zbritjen në Ligue 2, Olympique Lyon do t’i lirojë vendin e tij në Ligue 1, i cili pritet t’i kalojë Stade de Reims, nëse sanksioni konfirmohet përfundimisht.

Pas këtij vendimi, Stade de Reims, që aktualisht renditet e 16-ta në Ligue 1 këtë sezon, do të përfitojë një vend të lirë në elitën e futbollit francez.

Reims u mposht në ndeshjet play-off nga FC Metz me rezultat 1-3 pas kohës shtesë, duke humbur kështu shansin për t’u shpëtuar rënies nga kategoria.

Reims handed Ligue 1 lifeline 🚨

After Lyon's relegation to Ligue 2 for financial issues, Reims, who lost the play-off to Metz, could now stay up. If OL’s appeal fails, Rems will be reinstated in the top flight.

[Source: GFFN]

Should they get a second chance? 🤔 pic.twitter.com/G4OS6CP6tw

— SleeperFootballNews (@SleeperFootNews) June 24, 2025

Megjithatë, situata mbetet e pasigurtë pasi Olympique Lyon pritet të apelojë vendimin e Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit dhe Menaxhimit Financiar (DNCG) në ditët në vijim.

Ndërkaq, Saint-Etienne, e cila përfundoi në vendin e 17-të në Ligue 1 sezonin e kaluar, nuk do të përfitojë nga ky sanksion për t’u ngjitur në tabelë.

The post Nëse Lyon nuk apelon dhe mbetet vendimi, mësohet se cili klub do ta zëvendësojë në Ligue 1 appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Vendim drastik, Lyon dënohet me rënie nga kategoria

By: armand
24 June 2025 at 21:23

Lyon është dënuar me rënie nga kategoria. Ky lajm trondit futbollin francez, pasi bëhet fjalë për një klub historik. Sot u mor vendimi, që Lion duhet të luajë në Ligën 2 për shkak të problemeve me financat. Klubi kishte sot seancën për të bindur mbikëqyrësit financiarë të futbollit francez, por nuk ia doli me sukses. […]

The post Zyrtare/ Vendim drastik, Lyon dënohet me rënie nga kategoria appeared first on BoldNews.al.

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

24 June 2025 at 17:18

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Lille mbetet e paqartë, me kontratën që i skadon pas një viti dhe pa sinjale për rinovim. Klubi francez është i hapur ta shesë gjatë kësaj vere për të shmangur një largim pa përfitime në verën e ardhshme.

Sipas mediumit francez Le 11, lojtari kosovar është jashtë planeve afatgjata të Lille, veçanërisht pas ardhjes së Marius Broholm në repartin ofensiv.

Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori për shkak të një lëndimi në ijë, që ishte i vështirë për t’u diagnostikuar dhe që shkaktoi shqetësim në klub.

Aktualisht, 26-vjeçari po punon individualisht për të rikuperuar plotësisht dhe për t’u përgatitur për sezonin e ri – megjithatë ende nuk dihet ku do ta nisë atë.

Edhe pse vlera e tij në treg ka rënë për shkak të situatës kontraktuale dhe mungesës së garancive për formën fizike, interesimi nuk mungon.

Napoli dhe Atalanta janë dy nga klubet që e kanë në radar në Itali, ndërsa për Zhegrovën është përmendur edhe një transferim i mundshëm në Bundesligë, me RB Leipzigun si një ndër opsionet më të përfolura.

Zhegrova e kishte informuar Lille qysh në shkurt se nuk do ta rinovonte kontratën, duke e bërë të qartë synimin për një ndryshim këtë verë. Ai pati një pjesë të parë të sezonit shumë të mirë, me paraqitje mbresëlënëse edhe në Ligën e Kampionëve.

Tashmë mbetet të shihet se cili klub do të jetë destinacioni i radhës për lojtarin kreativ nga Kosova. /Telegrafi/

The post Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille appeared first on Telegrafi.

Kërkohet nga ekipet “big”, Jose Mourinho dëshiron lojtarin e Ligue 1

By: S SH
23 June 2025 at 14:29

Jonathan David është një nga lojtarët më të kërkuar nga disa ekipe “big”. Paraqitjet e tij me Lille ë këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.

Sipas “Haber Global TV” bëhet me dije se garës për shërbimet e tij i është futur edhe Fenerbahce e Jose Mourinhos.

Portugezi dëshiron që ta ketë 25-vjeçarin në ekip, i cili sezonin e kaluar me ekipin francez në Ligue 1 bëri paraqitje të shkëlqyera

Shënoi 25 gola dhe asistoi në 12 raste në 49 ndeshje. Kjo e ka vënë në qendër të vëmendjes dhe merkatos dhe për shkak të interesimeve të shumta lojtari po merr kohën e duhur për të vendosur.

Siç dihet kontrata aktuale i përfunon në fund të këtij muaji dhe më pas del lojtar i lirë në treg. Mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

The post Kërkohet nga ekipet “big”, Jose Mourinho dëshiron lojtarin e Ligue 1 appeared first on Albeu.com.

Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan

23 June 2025 at 13:30

Bayern Munich dhe Liverpool kanë bërë disa oferta për sulmuesin e talentuar të PSG-së, Bradley Barcola.

Megjithatë, klubi francez nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të largohet gjatë këtij afati kalimtar veror.

Paris Saint-Germain e ka bërë të qartë se Barcola është pjesë e planeve të tyre për të ardhmen.

Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit e PSG-së nuk kanë asnjë plan që të pranojnë ofertë për 22-vjeçarin këtë verë.

Romano shtoi se menaxhmenti dhe trajneri Luis Enrique e konsiderojnë Barcolën si pjesë të rëndësishme të skuadrës.

PSG beson se Barcola mund të luajë një rol kyç në ndërtimin e ekipit për sezonin e ri dhe për momentin çdo përpjekje nga klubet e interesuara duket se do të mbetet pa rezultat.

Reprezentuesi francez e mbylli vitin me 58 ndeshje zyrtare duke shënuar 21 gola dhe 19 asistime. /Telegrafi/

 

The post Kërkohet nga Bayern dhe Liverpool, PSG merr vendim për Bradley Barcolan appeared first on Telegrafi.

Paul Pogba pothuajse është rikthyer: Francezi ka një klub të ri, do të jetë në fushë pas dy vitesh

22 June 2025 at 21:32

Futbollisti i njohur francez, Paul Pogba, është gati të rikthehet në fushë pas një periudhe të gjatë mungese shkaktuar nga pezullimi për doping.

Pas katër vjet pezullim në shkurt 2024, dënimi i tij u reduktua në 18 muaj, por Juventusi i ndërpreu kontratën.

Sipas Fabrizio Romanos, Pogba është lojtari i ri i klubit francez Monaco, ku pritet të nënshkruajë kontratë dhe të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

 

🚨💣 AS Monaco are closing in on deal to sign Paul Pogba as free agent, here we go soon! 🔜

Final details being sorted then deal done for French midfielder back in action after long ban.

Two year contract ready, as revealed last week… almost there. 🐙🇲🇨 pic.twitter.com/vwtpbbs2Gd

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 22, 2025

Pogba luajti ndeshjen e tij të fundit zyrtare për Juventusin në shtator 2023, pra ka munguar në fushë për rreth dy vjet.

Rikthimi i tij do të jetë sfidë dhe do të jetë interesante të shihet në çfarë gjendjeje do të jetë në fillim të sezonit me Monacon.

Në të kaluarën, Pogba ishte një nga mesfushorët më dominues në botë, por në muajt e parë pritet që të mos jetë në nivelin e tij më të mirë.

Monaco përfundoi në vendin e tretë në Ligue 1 sezonin e kaluar, duke siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, dhe rikthimi i Pogbës pritet t’i japë përforcim mesfushës së tyre. /Telegrafi/ 

The post Paul Pogba pothuajse është rikthyer: Francezi ka një klub të ri, do të jetë në fushë pas dy vitesh appeared first on Telegrafi.

❌
❌