❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrukiqi: Qeveria i tha “jo” gazit amerikan, ne themi “po” sigurisĂ« energjetike



Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), Berat Rrukiqi, ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë ndaj projektit të gazit të lëngshëm amerikan, duke thënë se Kosova duhet të mbështesë diversifikimin e burimeve energjetike dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

Rrukiqi tha se një javë më parë, së bashku me Prattipati, mori pjesë në konferencën e organizuar nga Oda Amerikane e Kosovës ku u diskutua çështja e gazit të lëngshëm.

Sipas tij, në prani të përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Energjisë dhe komunitetit të biznesit, një përfaqësuese e Ministrisë, në emër të ministres, kishte kundërshtuar gazin amerikan pa paraqitur argumente bindëse ekonomike, energjetike apo strategjike.

“Aty, para pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« Departamentit Amerikan tĂ« EnergjisĂ« dhe komunitetit tĂ« biznesit, kĂ«shilltarja e ministres, nĂ« emĂ«r tĂ« ministres, pa asnjĂ« argument bindĂ«s ekonomik, energjetik apo strategjik, i tha jo gazit amerikan. Ne themi po”, ka deklaruar Rrukiqi.

Ai ka theksuar se LDK-ja mbështet sigurinë energjetike, diversifikimin e burimeve të energjisë, partneritetin strategjik me SHBA-në dhe investimet që rrisin konkurrueshmërinë e Kosovës.

“Po sigurisĂ« energjetike. Po diversifikimit tĂ« burimeve. Po partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Po investimeve qĂ« e bĂ«jnĂ« KosovĂ«n mĂ« konkurruese. Ne do ta bĂ«jmĂ«. PĂ«r ekonominĂ«. PĂ«r energjinĂ«. PĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai.

Deklarata e Rrukiqit vjen në kohën kur debati për orientimin e politikave energjetike të Kosovës dhe mundësitë për investime në sektorin e energjisë vazhdon të jetë pjesë e diskutimeve publike dhe politike.

Millanov: Ushqimi i sigurt nuk është privilegj, por e drejtë bazike e çdo qytetari



"Ushqimi i sigurt nuk Ă«shtĂ« privilegj, por e drejtĂ« bazike e çdo qytetari. Secili prej nesh ka tĂ« drejtĂ« tĂ« jetĂ« i sigurt se ushqimi qĂ« e blen dhe konsumon Ă«shtĂ« i sigurt. PikĂ«risht ky besim Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia mĂ« e madhe qĂ« e sjellim si institucion", porositi drejtori i AgjencisĂ« pĂ«r Ushqim dhe Veterinari (AUV), Oliver Millanov nĂ« ngjarjen me rastin e jubileut – 15 vjet nga ekzistimi i AUV dhe 7 Qershorit, DitĂ«s botĂ«rore tĂ« SigurisĂ« sĂ« Ushqimit.

Siç theksoi Millanov, vitin e kaluar AUV e ka rrumbullaksuar me 47.200 mbikëqyrje të zbatuara, ndërsa për shkeljet e vërtetuara ka shqiptuar 6.770 masa inspektuese.

“Nga formimi i institucionit nĂ« vitin 2011, misioni ynĂ« ka qenĂ« i qartĂ«: tĂ« ndĂ«rtojmĂ« dhe mirĂ«mbajmĂ« sistem efikas, transparent dhe modern pĂ«r kontrollin e ushqimit, mbrojtjen shĂ«ndetĂ«sore dhe mirĂ«qenien e kafshĂ«ve. Ky Ă«shtĂ« sistem i cili tashmĂ« 15 vite i vendosr qytetarĂ«t, prodhuesit dhe sektorin e biznesit nĂ« vend tĂ« parĂ«, me pĂ«rkushtim tĂ« ushqimit tĂ« sigurt, shĂ«ndetit dhe mirĂ«qenies sĂ« kafshĂ«ve dhe mbrojtjen e shĂ«ndetit publik”, theksoi drejtori.

Sipas tij, krahas sigurisë së ushqimit, pjesë e rëndësishme e punës së AUV është edhe mbrojtja shëndetësore dhe mirëqenia e kafshëve.

Duke iu referuar shĂ«rbimit tĂ« inspektimit, ai tha se kryen dhjetĂ«ra mijĂ«ra inspektime çdo vit, nĂ« tĂ« gjitha fazat e zinxhirit ushqimor – nga prodhimi primar i ushqimit me origjinĂ« shtazore, prodhimi dhe pĂ«rpunimi i ushqimit me origjinĂ« shtazore dhe joshtazore, deri te shpĂ«rndarja dhe shitja.

Në vazhdimësi, shtoi drejtori, po forcohen edhe kontrollet laboratorike, programet e monitorimit të sigurisë ushqimore dhe sistemet për raportimin e shpejtë të ushqimit të pasigurt dhe për menaxhimin e riskut.

Siguria e ushqimit, tha, nuk matet vetëm përmes numrit të kontrolleve të zbatuara, por edhe përmes besimit që qytetarët e kanë në institucionet që kujdesen për shëndetin e tyre.

Major international action in Spain - industrial laboratory of forged documents destroyed



In a major international police operation, led by France with strong support from Spain and Europol , a highly sophisticated laboratory for the production of forged documents has been dismantled in Alicante, Spain.

The operation, carried out on May 27, dealt a serious blow to organized crime groups involved in smuggling migrants into the European Union.

During the operation, one person was arrested and around 800 forged European documents, advanced equipment for their production, electronic equipment, vehicles and cash were seized.

During a search of an apartment rented under a false identity, police discovered a fully functioning illegal workshop. Investigators said the facility operated on an “industrial scale,” indicating a new trend of criminal groups using the mass production of fake documents for huge financial gain.

It is suspected that the arrested man managed a sophisticated online platform through which he sold counterfeit identification documents and administrative documents, both in physical and digital form, to clients across Europe.

According to the investigation, the network directly facilitated migrant smuggling by supplying criminal groups with false documents that were used to evade border controls, fraudulently obtain the right to reside and facilitate movement within the EU.

The investigation began after authorities discovered a website openly advertising forged documents. With the analytical help of Europol, French and Spanish authorities were able to locate the suspect in Alicante, where he had been hiding since 2024.

European authorities estimate that document forgery is one of the main factors that encourages migrant smuggling and illegal legalization of residence in the Schengen area, generating millions in profits for criminal networks and endangering security throughout Europe. /Telegraph/

MPB i reagon Haradinajt: Rankoviq është qytetare e Kosovës që nga viti 2001, Bojoviq i regjistruar që nga viti 2007



Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar në Debat Plus se Syzana Rankoviq është pajisur me shtetësi të Kosovës dhe është regjistruar si banore e vendit.

Haradinaj tha se posedon dokumente për këtë çështje, të cilat, sipas tij, dëshmojnë regjistrimin e saj si qytetare e Kosovës.

“Ta ka pru qikĂ«n e Rankoviqit nĂ« Gjakovë  Nuk iu kanĂ« dhĂ«nĂ« shtetĂ«si banorĂ«ve tĂ« LuginĂ«s sĂ« PreshevĂ«s, e qika Rankoviqit Ă«shtĂ« banore e KosovĂ«s. Ma sĂ« pari, kujdes, qysh e kanĂ« parapa ata, jo ju. NĂ« rrugĂ«n Armend Qymyri prapa ETC-sĂ« numĂ«r katĂ«r, Ă«shtĂ« e regjisturme, numri personal. Syzana Rankoviq, kurrĂ« kjo qytetare e KosovĂ«s nuk ka qenĂ«â€, ka deklaruar ai.

Lidhur me këtë, ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB ka sqaruar se Milovan Bojoviq dhe Suzana Rankoviq janë regjistruar në regjistrat civilë shumë vite më parë, përkatësisht në vitet 2007 dhe 2001, dhe se rastet e tyre nuk kanë asnjë lidhje me Ligjin e ri për Shtetësinë.

Sipas ministrisë, Bojoviq ka poseduar dokumente të UNMIK-ut dhe letërnjoftim të Kosovës që nga viti 2011.

“Sipas tĂ« dhĂ«nave zyrtare, Milovan Bojović Ă«shtĂ« regjistruar pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« vitin 2007 dhe ka qenĂ« posedues i dokumenteve identifikuese tĂ« UNMIK-ut. LetĂ«rnjoftimin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s e ka marrĂ« nĂ« vitin 2011. QĂ« nga ajo kohĂ«, ai nuk ka realizuar asnjĂ« shĂ«rbim pĂ«rmes sistemit tĂ« Gjendjes Civile. Gjithashtu, vlen tĂ« theksohet se i njĂ«jti Ă«shtĂ« arrestuar nga Policia e KosovĂ«s mĂ« 8 prill 2016. Fillimisht ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit, mirĂ«po mĂ« pas Gjykata e Apelit kishte vendosur ndĂ«rprerjen e kĂ«saj mase, duke mundĂ«suar lirimin e tij. Pas lirimit, ai ishte larguar nga territori i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nga Policia e KosovĂ«s”, thuhet nga ministria.

Ndërsa, Rankoviq thuhet se është qytetare e Kosovës dhe ka konvertuar dokumentet e UNMIK-ut në dokumente të Republikës së Kosovës në vitin 2015.

MPB ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimin se Suzana Rankoviq është vajza apo mbesa e Aleksandër Rankoviqit dhe u ka bërë thirrje akterëve politikë që të verifikojnë faktet para deklarimeve publike.

E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën: Një grua shumë e mençur, artiste shumë e mirë



Në eventin e Taynës në Prizren për albumin "Genesis" nuk ka munguar as Olta Gixhari.

Ish-opinionistja e Big Brother Kosova në një intervistë për "Prive by Liberta Spahiu", ka folur rreth këtij formati nëse do të jetë sërish.

Ajo është pyetur edhe për Leonora Jakupin, me të cilën ka qenë së bashku në edicion të katërt, por që pas mbarimit u hoqën nga rrjetet sociale.

Foto: TikTok

Kjo ka lënë të kuptohet që nuk ka raport të mirë mes tyre dhe se miqësia ka marrë fund.

Megjithatë, Olta nuk ka hezituar të flasë për të e ka dhënë lëvdata të mëdha.

"Patjetër që do të doja një sezon me Leonorën. është një zonjë, një grua shumë e mençur, një grua shumë e fortë dhe një artiste shumë e mirë", u shpreh ajo.

Më pas me ironi shtoi rreth pjesës së Instagramit, asaj që nuk ndiqen: "Nuk jemi folloë ne, jo nuk e besoj, s'e besoj". /Telegrafi/

@prive.libertaspahiu U hoq në Instagram me Leonorën, Olta flet për të! Tregon a do jetë në BBVK 5
♬ original sound - Prive by Liberta Spahiu

Aksion i madh ndërkombëtar në Spanjë - shkatërrohet laboratori industrial i dokumenteve të falsifikuara



Në një operacion të madh ndërkombëtar policor, të udhëhequr nga Franca me mbështetjen e fortë të Spanjës dhe të Europol, është çmontuar një laborator shumë i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara në Alicante të Spanjës.

Operacioni, i realizuar më 27 maj, i dha një goditje të rëndë grupeve të krimit të organizuar që merren me kontrabandimin e migrantëve drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë aksionit u arrestua një person dhe u sekuestruan rreth 800 dokumente evropiane të falsifikuara, pajisje të avancuara për prodhimin e tyre, pajisje elektronike, automjete dhe para të gatshme.

GjatĂ« kontrollit tĂ« banesĂ«s sĂ« marrĂ« me qira nĂ«n identitet tĂ« rremĂ«, policia zbuloi njĂ« punishte ilegale plotĂ«sisht funksionale. Hetuesit thanĂ« se objekti operonte nĂ« “nivel industrial”, duke treguar njĂ« trend tĂ« ri tĂ« grupeve kriminale qĂ« pĂ«rdorin prodhimin masiv tĂ« dokumenteve tĂ« rreme pĂ«r pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha financiare.

Dyshohet se i arrestuari menaxhonte një platformë të sofistikuar online përmes së cilës shiste dokumente identifikimi dhe dokumente administrative të falsifikuara, si në formë fizike ashtu edhe digjitale, për klientë në mbarë Evropën.

Sipas hetimeve, rrjeti lehtësonte drejtpërdrejt kontrabandimin e migrantëve duke furnizuar grupet kriminale me dokumente të rreme që përdoreshin për të shmangur kontrollet kufitare, për të siguruar në mënyrë mashtruese të drejtën e qëndrimit dhe për të lehtësuar lëvizjet brenda BE-së.

Hetimi nisi pasi autoritetet zbuluan një faqe interneti që reklamonte hapur dokumente të falsifikuara. Me ndihmën analitike të Europolit, autoritetet franceze dhe spanjolle arritën të lokalizonin të dyshuarin në Alicante, ku ai fshihej që nga viti 2024.

Autoritetet evropiane vlerësojnë se falsifikimi i dokumenteve është një nga faktorët kryesorë që nxit kontrabandimin e migrantëve dhe legalizimin e paligjshëm të qëndrimit në zonën Shengen, duke gjeneruar fitime milionëshe për rrjetet kriminale dhe duke rrezikuar sigurinë në mbarë Evropën. /Telegrafi/

Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë



Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur nga Blerta Rugova, e cila përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale uroi Ukë Rugovën për titullin e ri të dajës.

“Urime titulli dajĂ«â€, shkroi ajo krahas njĂ« videoje qĂ« zbulonte momentin e gĂ«zueshĂ«m pĂ«r familjen Rugova.

Ky është një kapitull i ri në jetën e Teutës, e cila verën e kaluar kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Agron Gjeloshi, djalin e aktivistit të njohur Nik Gjeloshi.

Çifti u martua nĂ« njĂ« ceremoni familjare tĂ« mbajtur nĂ« “RezidencĂ«n Rugova” nĂ« PrishtinĂ«.

E më pas u organizua edhe një dasmë në një nga restorantet në kryeqytet me elemente tradicionale.

Ardhja në jetë e foshnjës sjell një gëzim të veçantë për familjen Rugova, e cila ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë dhe qytetarë. /Telegrafi/

Foto: Norik Uka

​EkspertĂ«t: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« NATO



Anëtarësimi i Kosovës në NATO, duhet të mbetet synim i patjetërsueshëm ani se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi në kongres se kjo çështje aktualisht nuk është në agjendën e vendeve anëtare të Aleancës.

Janë njohësit e sigurisë, përfshirë edhe ish-zyrtarë ushtarakë që i thanë KosovaPressit se megjithëse rruga drejt NATO-s mbetet sfiduese për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga disa shtete anëtare dhe sfidat globale, anëtarësimi i vendit në Aleancën Veriatlantike nuk është i paarritshëm.

Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi vlerëson se edhe vet fakti që çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO po diskutohet në nivele të larta në SHBA është një zhvillim pozitiv për perspektivën euroatlantike të vendit.

Siç thotë Gashi kjo deklaratë nuk e bënë të pamundur antarësimin e Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake, por për shkak të zhvillimeve gjeopolitike kanë lëvizur edhe prioritetet.

“Ka shumĂ« tĂ« mira, e para Ă«shtĂ« e mirĂ« qĂ« pra, anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO Ă«shtĂ« temĂ« e diskutimit nĂ« nivele tĂ« larta tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Pra, Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme edhe vizita qĂ« u bĂ« nga delegacioni i kongresistĂ«ve amerikanĂ« nĂ« KosovĂ«, pra e pati edhe pyetja vinte konkretisht nga pjesa e atij delegacioni... E mira tjetĂ«r e atij diskutimi Ă«shtĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« qĂ« Kosova do tĂ« pĂ«rjashtohet nga ai diskutim, pra, po nĂ« kĂ«tĂ« moment, pra edhe e dimĂ« me çdo gjĂ« qĂ« po ndodh nĂ« botĂ«, atĂ«herĂ« prioritetet lĂ«vizin apo the shiftings in discussion nganjĂ«herĂ« kanĂ« nĂ« diskutime ndryshime apo lĂ«vizje tĂ« prioriteteve, por nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« Kosova nuk do tĂ« jetĂ« asnjĂ«herĂ« pjesĂ« e NATO-s. Edhe ne kemi shumĂ« elemente qĂ« e pĂ«rafrojmĂ«, pĂ«r ata janĂ« edhe diskutimet nĂ« anĂ«n tjetĂ«r qĂ« Kosova Ă«shtĂ« afĂ«r. Edhe me shumĂ« elemente po, Kosova Ă«shtĂ« afĂ«r anĂ«tarĂ«simit, por pastaj po, katĂ«r shtetet qĂ« nuk e njohin KosovĂ«n pra qĂ« janĂ« anĂ«tare tĂ« NATO-s, e vĂ«shtirĂ«sojnĂ« pak anĂ«tarĂ«simin, por nuk e bĂ«jnĂ« tĂ« pamundur”, deklaroi ai.

Atasheu i parë ushtarak në ShBA, thekson se nuk mund të përcaktohen afate të menjëhershme për anëtarësimin në NATO, por është optimist se ky proces nuk është i largët.

Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë të sillet dhe të kontribuojë sikur të ishte tashmë anëtare e Aleancës, duke ndjekur standardet dhe praktikat e saj.

“Afatet nuk mund tĂ« jenĂ« tĂ« menjĂ«hershme, pra nuk mund t'i caktoj as unĂ«, as zyrtarĂ«t mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« kompetentĂ« pĂ«r tĂ« folur pĂ«r kĂ«tĂ«. MirĂ«po prapĂ« unĂ« mendoj qĂ« nuk Ă«shtĂ« aq i largĂ«t anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO. UnĂ« mendoj qĂ« ne duhet tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« sillemi ashtu siç jemi duke u sjell, pra sikur me qenĂ« anĂ«tarĂ« i NATO-s, sepse ju e dini, domethĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« e dimĂ« sepse Kosova Ă«shtĂ« duke bĂ«rĂ« hapa edhe duke kontribuar si shtetet e tjera tĂ« NATO-s, ndoshta jo me kapacitete tĂ« njĂ«jta”, theksoi ish-atasheu ushtarak.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli teska komenton deklaratën e sekretarit Rubio thotë se aktualisht NATO po përballet me sfida të shumta globale, ndërsa SHBA-të dhe aleatët e saj janë të fokusuar në kriza të tjera ndërkombëtare, gjë që e bën më të vështirë mbajtjen e vëmendjes së vazhdueshme te çështja e Kosovës.

“ËshtĂ« e kuptueshme qĂ« tashmĂ« NATO Ă«shtĂ« duke u ballafaquar me shumĂ« sfida dhe mbase agjenda e KosovĂ«s mund tĂ« mos ketĂ« atĂ« interesin e madh. Kjo pĂ«r shkak se edhe Ă«shtĂ« çështje sfiduese pĂ«r faktin qĂ« katĂ«r anĂ«tare tĂ« NATO-s nuk e njohin KosovĂ«n dhe nevojitet njĂ« trysni jashtĂ«zakonisht e fuqishme pĂ«r tĂ« arritur qĂ« kĂ«to, tĂ« paktĂ«n dy apo tre nga mosnjohĂ«set, tĂ« bĂ«jnĂ« hapin rreth pranimit tĂ« KosovĂ«s nĂ« NATO. Andaj mendoj qĂ« anĂ«tarĂ«simi nĂ« NATO Ă«shtĂ« proces i vĂ«shtirĂ«. Absolutisht ndoshta Ă«shtĂ« edhe proces mĂ« i komplikuar sesa anĂ«tarĂ«simi nĂ« Bashkimin Evropian... Mendoj qĂ« SHBA-tĂ« nuk e kanĂ« vĂ«mendjen te shumĂ« çështje qĂ« ndĂ«rlidhen me EvropĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« prioriteteve tĂ« tjera qĂ« domosdo janĂ« mĂ« emergjente sesa Kosova. Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s sĂ« fundmi kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ« njĂ« konflikt, nĂ« njĂ« intervenim ushtarak nĂ« Iran, i cili mendoj qĂ« pĂ«r ta Ă«shtĂ« njĂ« prioritet jashtĂ«zakonisht i madh. Pastaj, ka edhe çështje tĂ« tjera tĂ« cilat ndĂ«rlidhen me luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, me problemet qĂ« janĂ« nĂ« paqĂ«sor. Dhe Ă«shtĂ« ndoshta shumĂ« jomodeste tĂ« pritet qĂ« SHBA-tĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« vĂ«mendje tĂ« vazhdueshme nĂ« çështjen e KosovĂ«s”, deklaroi ai.

Ky njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të forcojnë vazhdimisht marrëdhëniet bilaterale me shtetet me ndikim në NATO në mënyrë që të rritet presioni ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Mendoj qĂ« institucionet tona duhet tĂ« punojnĂ« vazhdimisht sa i pĂ«rket fuqizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve bilaterale me shtetet tĂ« cilat kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« veçantĂ« nĂ« aleancĂ« dhe pĂ«rmes kĂ«saj qasjeje tĂ« arrihet qĂ« tĂ« rritet trysnia tek kĂ«to shtete jonjohĂ«se, e qĂ« eventualisht nĂ« ndĂ«rkohĂ«, besoj me njĂ« presion tĂ« shtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, njohja mund tĂ« ndodhĂ«. Por, mendoj qĂ« Ă«shtĂ« e padrejtĂ« qĂ« tĂ« pritet njohja apo trysnia vetĂ«m nga ana e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Mendoj qĂ« trysnia fillimisht duhet tĂ« fillojĂ« nga shtetet evropiane, pĂ«r shkak se Kosova pjesĂ« e NATO-s e bĂ«n EvropĂ«n mĂ« tĂ« sigurt dhe e bĂ«n paqen nĂ« Ballkan mĂ« afatgjate”, deklaroi ai.

Kjo çështje u ngrit në seancë dëgjimore në Kongresin amerikan me sekretarin Rubio, ku kongresisti republikan Keith Self i kërkoi atij ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Self bashkë dhe demokratin Suhas Subramanyam në fund të muajit maj vizituan Kosovën ku takuan ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.Anëtarësimi i Kosovës në NATO, duhet të mbetet synim i patjetërsueshëm ani se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, konfirmoi në kongres se kjo çështje aktualisht nuk është në agjendën e vendeve anëtare të Aleancës.

Janë njohësit e sigurisë, përfshirë edhe ish-zyrtarë ushtarakë që i thanë KosovaPressit se megjithëse rruga drejt NATO-s mbetet sfiduese për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga disa shtete anëtare dhe sfidat globale, anëtarësimi i vendit në Aleancën Veriatlantike nuk është i paarritshëm.

Ish-atasheu ushtarak i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Xhavit Gashi vlerëson se edhe vet fakti që çështja e anëtarësimit të Kosovës në NATO po diskutohet në nivele të larta në SHBA është një zhvillim pozitiv për perspektivën euroatlantike të vendit.

Siç thotë Gashi kjo deklaratë nuk e bënë të pamundur antarësimin e Kosovës në organizatën më të fuqishme ushtarake, por për shkak të zhvillimeve gjeopolitike kanë lëvizur edhe prioritetet.

“Ka shumĂ« tĂ« mira, e para Ă«shtĂ« e mirĂ« qĂ« pra, anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO Ă«shtĂ« temĂ« e diskutimit nĂ« nivele tĂ« larta tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Pra, Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme edhe vizita qĂ« u bĂ« nga delegacioni i kongresistĂ«ve amerikanĂ« nĂ« KosovĂ«, pra e pati edhe pyetja vinte konkretisht nga pjesa e atij delegacioni... E mira tjetĂ«r e atij diskutimi Ă«shtĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« qĂ« Kosova do tĂ« pĂ«rjashtohet nga ai diskutim, pra, po nĂ« kĂ«tĂ« moment, pra edhe e dimĂ« me çdo gjĂ« qĂ« po ndodh nĂ« botĂ«, atĂ«herĂ« prioritetet lĂ«vizin apo the shiftings in discussion nganjĂ«herĂ« kanĂ« nĂ« diskutime ndryshime apo lĂ«vizje tĂ« prioriteteve, por nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« Kosova nuk do tĂ« jetĂ« asnjĂ«herĂ« pjesĂ« e NATO-s. Edhe ne kemi shumĂ« elemente qĂ« e pĂ«rafrojmĂ«, pĂ«r ata janĂ« edhe diskutimet nĂ« anĂ«n tjetĂ«r qĂ« Kosova Ă«shtĂ« afĂ«r. Edhe me shumĂ« elemente po, Kosova Ă«shtĂ« afĂ«r anĂ«tarĂ«simit, por pastaj po, katĂ«r shtetet qĂ« nuk e njohin KosovĂ«n pra qĂ« janĂ« anĂ«tare tĂ« NATO-s, e vĂ«shtirĂ«sojnĂ« pak anĂ«tarĂ«simin, por nuk e bĂ«jnĂ« tĂ« pamundur”, deklaroi ai.

Atasheu i parë ushtarak në ShBA, thekson se nuk mund të përcaktohen afate të menjëhershme për anëtarësimin në NATO, por është optimist se ky proces nuk është i largët.

Sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë të sillet dhe të kontribuojë sikur të ishte tashmë anëtare e Aleancës, duke ndjekur standardet dhe praktikat e saj.

“Afatet nuk mund tĂ« jenĂ« tĂ« menjĂ«hershme, pra nuk mund t'i caktoj as unĂ«, as zyrtarĂ«t mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« kompetentĂ« pĂ«r tĂ« folur pĂ«r kĂ«tĂ«. MirĂ«po prapĂ« unĂ« mendoj qĂ« nuk Ă«shtĂ« aq i largĂ«t anĂ«tarĂ«simi i KosovĂ«s nĂ« NATO. UnĂ« mendoj qĂ« ne duhet tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« sillemi ashtu siç jemi duke u sjell, pra sikur me qenĂ« anĂ«tarĂ« i NATO-s, sepse ju e dini, domethĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« e dimĂ« sepse Kosova Ă«shtĂ« duke bĂ«rĂ« hapa edhe duke kontribuar si shtetet e tjera tĂ« NATO-s, ndoshta jo me kapacitete tĂ« njĂ«jta”, theksoi ish-atasheu ushtarak.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli teska komenton deklaratën e sekretarit Rubio thotë se aktualisht NATO po përballet me sfida të shumta globale, ndërsa SHBA-të dhe aleatët e saj janë të fokusuar në kriza të tjera ndërkombëtare, gjë që e bën më të vështirë mbajtjen e vëmendjes së vazhdueshme te çështja e Kosovës.

“ËshtĂ« e kuptueshme qĂ« tashmĂ« NATO Ă«shtĂ« duke u ballafaquar me shumĂ« sfida dhe mbase agjenda e KosovĂ«s mund tĂ« mos ketĂ« atĂ« interesin e madh. Kjo pĂ«r shkak se edhe Ă«shtĂ« çështje sfiduese pĂ«r faktin qĂ« katĂ«r anĂ«tare tĂ« NATO-s nuk e njohin KosovĂ«n dhe nevojitet njĂ« trysni jashtĂ«zakonisht e fuqishme pĂ«r tĂ« arritur qĂ« kĂ«to, tĂ« paktĂ«n dy apo tre nga mosnjohĂ«set, tĂ« bĂ«jnĂ« hapin rreth pranimit tĂ« KosovĂ«s nĂ« NATO. Andaj mendoj qĂ« anĂ«tarĂ«simi nĂ« NATO Ă«shtĂ« proces i vĂ«shtirĂ«. Absolutisht ndoshta Ă«shtĂ« edhe proces mĂ« i komplikuar sesa anĂ«tarĂ«simi nĂ« Bashkimin Evropian... Mendoj qĂ« SHBA-tĂ« nuk e kanĂ« vĂ«mendjen te shumĂ« çështje qĂ« ndĂ«rlidhen me EvropĂ«n, pĂ«r shkak tĂ« prioriteteve tĂ« tjera qĂ« domosdo janĂ« mĂ« emergjente sesa Kosova. Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s sĂ« fundmi kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira nĂ« njĂ« konflikt, nĂ« njĂ« intervenim ushtarak nĂ« Iran, i cili mendoj qĂ« pĂ«r ta Ă«shtĂ« njĂ« prioritet jashtĂ«zakonisht i madh. Pastaj, ka edhe çështje tĂ« tjera tĂ« cilat ndĂ«rlidhen me luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, me problemet qĂ« janĂ« nĂ« paqĂ«sor. Dhe Ă«shtĂ« ndoshta shumĂ« jomodeste tĂ« pritet qĂ« SHBA-tĂ« tĂ« kenĂ« njĂ« vĂ«mendje tĂ« vazhdueshme nĂ« çështjen e KosovĂ«s”, deklaroi ai.

Ky njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se institucionet e Kosovës duhet të forcojnë vazhdimisht marrëdhëniet bilaterale me shtetet me ndikim në NATO në mënyrë që të rritet presioni ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Mendoj qĂ« institucionet tona duhet tĂ« punojnĂ« vazhdimisht sa i pĂ«rket fuqizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve bilaterale me shtetet tĂ« cilat kanĂ« njĂ« ndikim tĂ« veçantĂ« nĂ« aleancĂ« dhe pĂ«rmes kĂ«saj qasjeje tĂ« arrihet qĂ« tĂ« rritet trysnia tek kĂ«to shtete jonjohĂ«se, e qĂ« eventualisht nĂ« ndĂ«rkohĂ«, besoj me njĂ« presion tĂ« shtuar edhe nga Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, njohja mund tĂ« ndodhĂ«. Por, mendoj qĂ« Ă«shtĂ« e padrejtĂ« qĂ« tĂ« pritet njohja apo trysnia vetĂ«m nga ana e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s. Mendoj qĂ« trysnia fillimisht duhet tĂ« fillojĂ« nga shtetet evropiane, pĂ«r shkak se Kosova pjesĂ« e NATO-s e bĂ«n EvropĂ«n mĂ« tĂ« sigurt dhe e bĂ«n paqen nĂ« Ballkan mĂ« afatgjate”, deklaroi ai.

Kjo çështje u ngrit në seancë dëgjimore në Kongresin amerikan me sekretarin Rubio, ku kongresisti republikan Keith Self i kërkoi atij ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO. Self bashkë dhe demokratin Suhas Subramanyam në fund të muajit maj vizituan Kosovën ku takuan ushtruesen e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe ekspertët të indinjuar me vendimin



Vetëm një javë para fillimit të Kupës së Botës, FIFA ka marrë një vendim befasues për t'u ndaluar tifozëve të sjellin shishe uji të ripërdorshme në stadiume. Arsyeja e dhënë është protokollet e sigurisë, por ky veprim ka ngjallur kritika dhe shqetësime për shëndetin e spektatorëve duke pasur parasysh temperaturat e larta të parashikuara.

Vendimi është një përmbysje e plotë, siç deklaroi më parë kodi zyrtar i sjelljes për mbajtësit e biletave: "Për të shmangur dyshimet, shishet plastike bosh, transparente dhe të ripërdorshme, deri në një kapacitet prej (1 litër), mund të futen në stadium".

Megjithatë, një përditësim i rregullave më 2 qershor, i raportuar për herë të parë nga The Athletic, e hoqi këtë opsion. FIFA tha në një deklaratë se vendimi u mor për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve të shkaktuara nga objektet e hedhura.

“FIFA Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« mbrojtur shĂ«ndetin dhe sigurinĂ« e tĂ« gjithĂ« lojtarĂ«ve, gjyqtarĂ«ve, tifozĂ«ve, vullnetarĂ«ve dhe stafit. FIFA ka marrĂ« vendimin pĂ«r tĂ« ndaluar shishet pĂ«r tĂ« parandaluar rreziqet dhe lĂ«ndimet e lojtarĂ«ve dhe spektatorĂ«ve. Shishet nga jashtĂ« janĂ« tashmĂ« tĂ« ndaluara nĂ« disa nga kĂ«to vende pĂ«r arsye sigurie, dhe FIFA po e zbaton kĂ«tĂ« konsideratĂ« nĂ« tĂ« gjitha stadiumet e turneut", thuhet nĂ« deklaratĂ«.

FIFA bans fans from bringing refillable water bottles into World Cup venues in a last-minute policy change that will force thirsty supporters to pay for bottled water, report sayshttps://t.co/voR4yUc8Ap pic.twitter.com/nLspDFHgMQ
— AFP News Agency (@AFP) June 4, 2026

Një goditje për xhepin dhe shëndetin e tifozëve

Ky veprim ka ngritur shqetësime midis tifozëve në lidhje me përballimin e vapës, me temperaturat që pritet të arrijnë midis 26 dhe 28 gradë celsius në disa vende. FIFA ka premtuar masa për të lehtësuar vapën, të tilla si stacione për pirjen e ujit, tifozë dhe tenda ftohëse, dhe se uji do të shitet me çmime të rregullta në stadiume.

Megjithatë, The Athletic kujtoi se në Kupën e Botës për Klube të vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara, uji në shishe kushtonte midis katër dhe gjashtë dollarëve amerikanë. Ndryshimi i politikës vjen mes ankesave se tifozët po goditen nga çmimet "shantazhuese" të biletave dhe transportit.

According to emails seen by The Athletic, FIFA have informed World Cup ticket holders that they have updated the code of conduct and the correspondence told fans that “reusable water bottles are no longer permitted at the FIFA World Cup 2026ℱ stadiums".https://t.co/syXQgOp5u7 pic.twitter.com/0QVrWN4fnM
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) June 3, 2026

Ekspertët paralajmërojnë: Vendimi rrit rreziqet shëndetësore

Ekspertët mbi goditjen nga nxehtësia e kanë kritikuar ashpër ndryshimin e rregullave të FIFA-s, dhe shkencëtarët paralajmëruan në maj se masat e mbrojtjes nga nxehtësia për turneun ishin "të pamjaftueshme", shkruan The Guardian.

Akademikët nga World Weather Attribution (WWA) kanë shprehur shqetësim në lidhje me ndikimin e nxehtësisë ekstreme në mirëqenien e lojtarëve dhe tifozëve, me tifozët që konsiderohen veçanërisht të prekshëm.

WWA parashikon qĂ« nĂ«ntĂ« nga 104 ndeshjet do tĂ« luhen mbi 26 gradĂ«, temperaturĂ«n e bulbit tĂ« lagĂ«sht (ËBGT), njĂ« indeks qĂ« mat stresin e nxehtĂ«sisĂ« nĂ« trup. PesĂ« ndeshje pritet tĂ« kalojnĂ« 28 gradĂ«, pragun mbi tĂ« cilin sindikata e lojtarĂ«ve FIFPRO rekomandon shtyrjen.

FIFA ban fans from taking WATER bottles into World Cup stadiums despite sweltering heathttps://t.co/ZJUMHdBSLl pic.twitter.com/MQ4JN731K7
— Mirror Football (@MirrorFootball) June 4, 2026

Ollie Jay, profesor i nxehtësisë dhe shëndetit në Universitetin e Sidneit, thotë se është më i shqetësuar për spektatorët sesa për lojtarët.

Dr. Theodore Keeping i Imperial College London theksoi rëndësinë e aksesit në ujë. "Ofrimi i aksesit të drejtë dhe të barabartë në hidratim është një linjë e parë themelore e mbrojtjes kundër rreziqeve ekstreme të nxehtësisë që ndryshimet klimatike sjellin në këtë Kupë Bote", tha ai.

Andrew Simms i Institutit të Motit të Ri ishte edhe më i ashpër: "A është FIFA një parashikues i klimës për lojën që supozohet të mbrojë? Tani, ta bësh më të vështirë për tifozët të qëndrojnë të sigurt në një garë të cenueshme ndaj ngrohjes globale duket si një heqje dorë e pamatur e detyrës së kujdesit të FIFA-s".

Kupa e Botës me 48 ekipe, e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika, do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik. /Telegrafi/

Kushtrim Ahmeti zgjidhet rektor i Universitetit të Tetovës



Kushtrim Ahmeti ka fituar garën për Rektor të Universitetit të Tetovës.

Sipas të dhënave, ai ka fituar 198 vota, ose 59,46%, duke siguruar kështu fitoren, kundrejt dy kandidatëve tjerë, Fehari Ramadanit i cili ka pasur 118 vota, ose 35,44% dhe rektorit aktual, Jusuf Zejneli, i cili ka marrë 17 vota, ose 5%.

Në programin e tij, Ahmeti, ka premtuar se do të angazhohet për një Universitet më të fort, më të hapur, më të organizuar dhe më konkurrues.

Korniza Programore e Kushtrim Ahmetit përbëhet nga gjashtë pika kryesore, duke përfshirë: Veprimtari arsimore dhe sigurimi i cilësisë, kërkimi shkencor, veprimtaria aplikative dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, mbështetja e studentëve dhe avancimi i standardit studentor, infrastruktura dhe digjitalizimi, qeverisja, financimi dhe menaxhimi i qëndrueshëm dhe angazhimi me komunitetin dhe përgjegjësia sociale.

Ai ka deklaruar se qëllimi është ndërtimi i një universiteti i bazuar në dije.

Zyrtare: Prishtina ndan rrugët me trajnerin Alban Dragusha



Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Alban Dragusha pas përfundimit të sezonit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në krye të skuadrës.

Prishtina ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Alban Dragusha. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet e ditur se ndarja ka ardhur me marrëveshje të dyanshme ndërmjet palëve.

Dragusha mori drejtimin e skuadrës në fazën e fundit të kampionatit, duke udhëhequr bardhekaltrit në 11 ndeshje. Gjatë kësaj periudhe ai ishte i angazhuar në përmbushjen e objektivave të klubit, duke dhënë kontributin e tij profesional në krye të ekipit.

Në njoftimin e publikuar, Prishtina ka vlerësuar punën e trajnerit gjatë periudhës së kaluar në klub, teksa e ka falënderuar trajnerin për angazhimin e treguar dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.

“FC Prishtina njofton se me marrĂ«veshje tĂ« dyanshme Ă«shtĂ« ndĂ«rprerĂ« bashkĂ«punimi me trajnerin Alban Dragusha”, thuhet fillimisht nĂ« reagimin e klubit.

“Dragusha udhĂ«hoqi ekipin tonĂ« nĂ« 11 ndeshje gjatĂ« fazĂ«s sĂ« fundit tĂ« kampionatit, duke dhĂ«nĂ« kontributin e tij profesional dhe pĂ«rkushtimin maksimal pĂ«r klubin”.

“Klubi e falĂ«nderon trajnerin Alban Dragusha pĂ«r punĂ«n dhe angazhimin e treguar gjatĂ« kĂ«saj periudhe, duke i uruar njĂ«kohĂ«sisht shumĂ« suksese nĂ« vazhdim tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij”, pĂ«rfundon njoftimi i klubit. /Telegrafi/

Bekim Sali: Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është zgjidhje sistemore për forcimin e barazisë dhe karakterit multietnik të shtetit



ZĂ«vendĂ«skryeministri i ParĂ« dhe Ministri pĂ«r Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesĂ« nĂ« seancĂ«n e 68-tĂ« tĂ« Komisionit pĂ«r Sistem Politik dhe MarrĂ«dhĂ«nie NdĂ«rmjet BashkĂ«sive nĂ« Kuvendin e RepublikĂ«s sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, ku nĂ« lexim tĂ« parĂ« u shqyrtua Propozim-Ligji pĂ«r PĂ«rfaqĂ«sim tĂ« DrejtĂ« dhe Adekuat.

Gjatë diskutimit u theksua se parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është një vlerë kushtetuese që buron nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe paraqet një nga shtyllat themelore të karakterit multietnik të shtetit.

"Ligji për herë të parë e rregullon këtë çështje në mënyrë të plotë dhe sistemore, duke e ngritur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në nivel ligjor. Me këtë zgjidhje vendoset një kornizë e qartë institucionale, e bazuar në të dhëna reale, nevoja konkrete të institucioneve dhe mekanizma të mirëfilltë monitorimi".

"Propozim-ligji parasheh që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat të jetë obligim ligjor për institucionet publike, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjitha bashkësitë dhe duke garantuar respektimin e parimeve të barazisë, përfshirjes dhe mundësive të barabarta".

"Gjithashtu, ligji parashikon mekanizma për monitorimin e zbatimit të tij, mbrojtjen e të drejtës së vetëdeklarimit dhe parandalimin e keqpërdorimeve, me qëllim forcimin e besimit në institucionet publike dhe avancimin e kohezionit shoqëror", tha Bekim Sali.

Dumfries komenton transferimin te Real Madridi



Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, ka reaguar ndaj raportimeve për një transferim të afërt te Real Madridi për 20 milionë euro.

Gjatë ditëve të fundit është folur për një marrëveshje trevjeçare të Dumfries me Real Madridin dhe tani mbrojtësi i krahut të djathtë ka komentuar situatën.

“Real Madrid? Jo, hajde tani, le ta mbajmĂ« qetĂ«sinĂ«. Ishte njĂ« bisedĂ« shumĂ« e kĂ«ndshme”, tha fillimisht mbrojtĂ«si holandez.

“Klauzola? Nuk mund tĂ« them asgjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«. Koha ime te Interi mĂ« mbush me krenari”.

“Tani do tĂ« shkoj nĂ« KupĂ«n e BotĂ«s me HolandĂ«n pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« gjithçka. Jam i pĂ«rqendruar vetĂ«m nĂ« kĂ«tĂ«. Do tĂ« shohim se çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me pjesĂ«n tjetĂ«r mĂ« vonĂ«â€, pĂ«rfundoi Dumfries.

Ndryshe, transferimi i Dumfries në Real Madrid do të bëhet zyrtar pasi Florentino Perez të fitojë zgjedhjet presidenciale këtë të diel.

Ndërkohë, Interi po përpiqet të nënshkruajë me Marco Palestra të Atlantës si zëvendësues të Dumfries. /Telegrafi/

MASH do të financojë 14 projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore mes Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë



Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të financojë 14 projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë, të cilat do të realizohen në fusha që, sipas Strategjisë së Specializimit Inteligjent të shtetit, kanë potencial të madh zhvillimor - bujqësia inteligjente dhe ushqimi me vlerë të shtuar më të lartë, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, industria elektromekanike-Industria 4.0, materialet e qëndrueshme dhe ndërtesat inteligjente, energjia e së ardhmes dhe turizmi.

Për secilin projekt veçmas do të ndahen nga 600 mijë denarë nga buxheti i shtetit, ndërsa afati i zbatimit është dy vite, duke filluar nga 1 korriku 2026. Marrëveshjet për financimin u nënshkruan sot nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, dhe drejtuesit e projekteve.

Siç informoi Janevska në konferencën për shtyp, gjithsej 18 aplikime u dorëzuan në konkursin për përzgjedhjen e projekteve, por 14 prej tyre i plotësuan kushtet për financim.

"Konkursi u shpall nĂ« shtator tĂ« vitit tĂ« kaluar, nĂ« bazĂ« tĂ« marrĂ«veshjes ndĂ«rmjet qeverive tĂ« MaqedonisĂ« dhe AustrisĂ« pĂ«r bashkĂ«punim shkencor dhe teknologjik, tĂ« nĂ«nshkruar nĂ« vitin 2008.Projektet e paraqitura janĂ« hartuar pĂ«rmes partneriteteve ndĂ«rmjet universiteteve shtetĂ«rore dhe private, instituteve shkencore publike dhe private, si dhe fakulteteve nga tĂ« dyja vendet. Pas recensimeve tĂ« kryera nga pala maqedonase dhe ajo austriake, u konstatua se 14 prej tyre i plotĂ«sojnĂ« kushtet dhe kriteret pĂ«r t’u financuar”, theksoi Janevska.

Ministrja bĂ«ri tĂ« ditur gjithashtu se Universiteti “ShĂ«n Kirili dhe Metodi” nĂ« Shkup Ă«shtĂ« bartĂ«s i 9 prej projekteve tĂ« miratuara, 3 projekte i udhĂ«heq Universiteti “Goce Dellçev” nĂ« Shtip, ndĂ«rsa nga njĂ« projekt kanĂ« Universiteti NdĂ«rkombĂ«tar Ballkanik - Shkup dhe Instituti privat pĂ«r Objekte NdĂ«rtimore Sizmike Rezistente dhe Ndryshime Klimatike – Shkup.

Sipas Klasifikimit të fushave dhe lëmive kërkimore-shkencore konform Klasifikimit Ndërkombëtar Frascati dhe Rregullores për përcaktimin e fushave kërkimore-shkencore të nivelit të tretë, gjithsej 6 projekte të përzgjedhura janë nga inxhinieria dhe teknologjia, 5 projekte janë nga shkencat matematiko-natyrore, dy nga shkencat bujqësore dhe veterinare, ndërsa një projekt është nga shkencat shoqërore.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« financohen projekte tĂ« kĂ«tij lloji, por pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« kĂ«tĂ« konkurs i japim pĂ«rparĂ«si projekteve nga shkencat teknike, pĂ«rkatĂ«sisht fushave qĂ«, siç e potencova, janĂ« pĂ«rcaktuar si prioritare pĂ«r veprim nĂ« StrategjinĂ« e Specializimit Intelegjent tĂ« shtetit, qĂ« do tĂ« thotĂ« se aty Ă«shtĂ« identifikuar potencial zhvillimor”, theksoi Janevska.

Duke i uruar drejtuesit e projekteve për mjetet financiare të përfituara, ministrja u uroi zbatim të suksesshëm dhe shprehu bindjen se Qeveria aktuale do të vazhdojë të ndjekë rrugën e shkencës, duke e konsideruar atë si një nga shtyllat kryesore të përparimit të përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik. Siç tha ajo, buxheti për shkencën do të rritet, ndërsa me të edhe mbështetja për projekte të tilla.

Igli Tare merret nga SPAK nĂ«n hetim pĂ«r akuzĂ«n e pastrimit tĂ« parave, çështja lidhet me dosjen “Balluku”



Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit në Itali, është vënë nën akuzë nga SPAK.

Paraditen e sotme (e enjte), Tare u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave.

Sipas Top Channel, raportimet paraprake janĂ« se kjo çështje lidhet me dosjen “Balluku”.

Më parë në SPAK për të dëshmuar për dosjen e Ballukut është paraqitur edhe Agron Tare, vëllai i Igli Tares.

Ndryshe, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dyshohet nga SPAK për abuzime me tenderët e rrugëve, që nga tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë deri tek lotet e Unazës së Madhe.

Në anën tjetër, Tare në shumicën dërrmuese të kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit.

Arsenali publikon listën e lojtarëve që do të largohen këtë verë



Arsenali ka konfirmuar një numër largimesh nga ekipet e meshkujve dhe femrave, me disa lojtarë që pritet të largohen nga klubi kur kontratat e tyre të skadojnë më 30 qershor.

Lista përfshin lojtare të ekipit të parë, kandidate të akademisë dhe studente që kanë përfaqësuar Arsenalin në nivelin senior, U-21 dhe U-18, si dhe anëtare të skuadrës së femrave.

Ndër lojtarët që po largohen janë: Sam Chapman, Laia Codina, Harrison Dudziak, Seb Ferdinand, Cam'ron Ismail, Will Lannin-Sweet, Katie McCabe, Beth Mead, Josh Nichols, Samuel Onyekachukwu, Victoria Pelova, Alexei Rojas-Fedorushchenko, Barbora Votikova, Naomi Williams, Manuela Zinsberger.

Ahead of the official Premier League announcement of all men’s players who will be out of contract at their current clubs on 30 June 2026, we are taking this opportunity to say thank you to those who will be leaving us when their contracts are completed at the end of the month 👇
— Arsenal (@Arsenal) June 4, 2026


Arsenali konfirmoi gjithashtu se diskutimet vazhdojnë me disa lojtarë, kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor 2026.

Këta lojtarë janë Caitlin Foord, Aleksander Marciniak dhe Joshua Ogunnaike. /Telegrafi/

Dimitrieska-Koçoska: Kthimi i TVSH-së për kompanitë është 4.7% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar



"Nuk është planifikuar emetim i ri i euroobligacionit deri në fund të këtij viti. Gjithçka që ishte planifikuar me Buxhetin e vitit 2026, gjatë miratimit të tij, për sigurimin e mjeteve fillimisht për shlyerjen e borxheve të vjetra, tashmë është realizuar dhe deri në fund të vitit mbetet të sigurohen mjete për financimin e deficitit buxhetor".

Kjo u theksua nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska gjatë intervistës për TV Sitel. Ajo tha se sipas projeksioneve të buxhetit dhe siç është projektuar me miratimin e buxhetit, kështu edhe po zhvillohet financimi.

"Ne i kemi siguruar tashmĂ« tĂ« gjitha mjetet qĂ« nevojiteshin pĂ«r shlyerjen e borxheve tĂ« vjetra dhe, krahas kĂ«saj, deri nĂ« fund tĂ« vitit duhet tĂ« sigurojmĂ« edhe mjetet e nevojshme pĂ«r servisimin e deficitit buxhetor. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim ende kemi detyrime ose kĂ«rkesa bazuar nĂ« letrat shtetĂ«rore me vlerĂ« ose nga jashtĂ«, diku midis 250 dhe 300 milionĂ« eurove nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« realizojmĂ« gjithçka qĂ« ishte planifikuar, por sigurisht qĂ« njĂ« pjesĂ« e saldos do tĂ« bartet nĂ« vitin 2027”, theksoi ministrja e Financave.

Ajo shtoi se për këtë vit nuk është planifikuar emetimi i ndonjë euroobligacioni të ri dhe rikujtoi se euroobligacioni tashmë ishte emetuar në muajin janar, me të cilin u shlye euroobligacioni i emetuar në vitin 2020 në vlerë prej 700 milionë eurosh, i cili u pagua plotësisht javën e kaluar. Gjithashtu, ajo shtoi se gjatë ditës kanë arritur mjetet nga kredia e siguruar nga bankat e huaja në vlerë prej 260 milionë eurosh, si dhe mjetet e parapara në kuadër të Agjendës reformuese, duke theksuar se gjithçka që ishte planifikuar është realizuar.

“KĂ«tĂ« vit, por edhe nĂ« vitet e ardhshme, kemi detyrime tĂ« mĂ«dha dhe kĂ«tĂ« e komunikojmĂ« vazhdimisht. Kjo do tĂ« thotĂ« se fillimisht duhet tĂ« sigurojmĂ« para pĂ«r t’i shlyer borxhet e vjetra. Nuk ka ndodhur kurrĂ« nĂ« botĂ«, me pĂ«rjashtim tĂ« Libanit, qĂ« tĂ« ketĂ« pasur vonesĂ« nĂ« servisimin e detyrimeve. Kjo Ă«shtĂ« ndĂ«r gjĂ«rat mĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« mund t’i ndodhĂ« njĂ« shteti. Kur pĂ«rballemi me detyrime tĂ« mĂ«dha çdo vit, fokusi dhe detyra kryesore Ă«shtĂ« qĂ« sĂ« pari tĂ« servisohen ato detyrime, ndĂ«rsa mĂ« pas tĂ« bĂ«hen pĂ«rpjekje tĂ« sigurohen sa mĂ« shumĂ« mjete pĂ«r mbulimin e deficitit buxhetor tĂ« vitit aktual”, theksoi ministrja.

Ajo theksoi se pesha më e madhe mbi Ministrinë e Financave është se të gjitha borxhet janë të përqendruara në 4 vjet dhe se sigurisht do të ketë nevojë për të emetuar një euroobligacion çdo vit, por theksoi se afatizimi dhe struktura sigurisht që do të përshtaten në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e Qeverisë së mëparshme.

Altin Gjokaj ftohet nga Foda në ekipin e Kosovës



Portieri i PrishtinĂ«s, Altin Gjokaj, Ă«shtĂ« ftuar nga Franco Foda nĂ« KombĂ«taren A tĂ« KosovĂ«s pas shqetĂ«simit fizik tĂ« Arijanet Muriçit dhe pamundĂ«sisĂ« sĂ« Faton Malokut pĂ«r t’iu bashkuar ekipit.

Prishtina ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se gardiani i saj, Altin Gjokaj, Ă«shtĂ« ftuar nĂ« KombĂ«taren A tĂ« KosovĂ«s pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« grumbullimit tĂ« DardanĂ«ve. Vendimi vjen pasi Arijanet Muriç ndjeu shqetĂ«sime gjatĂ« stĂ«rvitjes sĂ« fundit, ndĂ«rsa Faton Maloku nuk ka mundur t’i bashkohet ekipit kombĂ«tar.

Gjokaj vjen në këtë grumbullim pas paraqitjeve të mira me Kosovën U21 dhe me fanellën e Prishtinës. Ai ishte titullar në miqësoren ndaj Turqisë U21, ndërsa ftesa nga përzgjedhësi Franco Foda konsiderohet si një shpërblim për punën, përkushtimin dhe formën e treguar së fundmi nga portieri i talentuar.

Postimi i Prishtinës

Portieri i ekipit tonĂ«, Altin Gjokaj, ka marrĂ« ftesĂ« pĂ«r t’iu bashkuar KombĂ«tares A tĂ« KosovĂ«s pĂ«r pjesĂ«n e mbetur tĂ« kĂ«tij grumbullimi.

PĂ«r shkak tĂ« shqetĂ«simeve tĂ« ndiera gjatĂ« stĂ«rvitjes sĂ« djeshme, Ă«shtĂ« vendosur qĂ« Arijanet Muriç tĂ« mos ngarkohet mĂ« tej, ndĂ«rsa nĂ« mungesĂ« tĂ« mundĂ«sisĂ« qĂ« Faton Maloku t’i bashkohet ekipit, pĂ«rzgjedhĂ«si Franco Foda ka vendosur tĂ« ftojĂ« gardianin tonĂ«, Altin Gjokaj.

Gjokaj ishte titullar mbrëmë në ndeshjen miqësore të Kosovës U21 ndaj Turqisë U21, duke vazhduar paraqitjet e mira me fanellën dardane.

Ftesa pĂ«r t’iu bashkuar KombĂ«tares A pĂ«rfaqĂ«son njĂ« moment shumĂ« pozitiv dhe tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« karrierĂ«n e portierit tĂ« ekipit tonĂ«, si shpĂ«rblim pĂ«r punĂ«n, pĂ«rkushtimin dhe formĂ«n e treguar sĂ« fundmi.

/Telegrafi/

NUK DO TË MASHTROHEMI PËRSËRI



Nga: Pete Townshend (The Who, 1971)
Përktheu: Agron Shala

Do të luftojmë nëpër rrugë
Me fëmijët tanë te këmbët tona
Dhe do të zhduken moralet që ata adhurojnë
Dhe burrat që na nxitën
Do të ulen si gjykatës të çdo të keqeje
Ata do të vendosin dhe pushka këngën këndon

Do ta heq kapelën për rendin e ri
Do të përulem për revolucionin e ri
Do të buzëqesh e do të zgërdheshem ndaj ndryshimit përreth
Do ta marr kitarën time dhe do të luaj
Ashtu si dje
Pastaj do të bie në gjunjë dhe do të lutem
Se nuk do të mashtrohemi përsëri

Ndryshimi duhej të vinte
E dinim këtë gjatë gjithë kohës
U çliruam nga turma - kaq është e tëra
Dhe bota duket njësoj
Dhe historia nuk ka ndryshuar
Sepse të gjitha pankartat u valëvitën në luftën e fundit

Do ta heq kapelën për rendin e ri
Do të përulem për revolucionin e ri
Do të buzëqesh e do të zgërdheshem ndaj ndryshimit përreth
Do ta marr kitarën time dhe do të luaj
Ashtu si dje
Pastaj do të bie në gjunjë dhe do të lutem
Se nuk do të mashtrohemi përsëri
Jo, jo

Do të tërhiqem mënjanë bashkë me familjen time
Nëse rastis të mbesim gjysmë të gjallë
Do t’i marr tĂ« gjitha dokumentet e mia dhe qiellit do t’i buzĂ«qesh
Sepse e di që të hipnotizuarit kurrë nuk gënjejnë
Po ju, e dini?

Nuk ka asgjë në rrugë
Që të më duket ndryshe
Dhe sloganet janë fshirë - meqë ra fjala
Dhe ndarja nga e majta
Tani është ndarja nga e djathta
Dhe të gjitha mjekrat janë rritur brenda natës

Do ta heq kapelën për rendin e ri
Do të përulem për revolucionin e ri
Do të buzëqesh e do të zgërdheshem ndaj ndryshimit përreth
Do ta marr kitarën time dhe do të luaj
Ashtu si dje
Pastaj do të bie në gjunjë dhe do të lutem
Se nuk do të mashtrohemi përsëri
Jo, jo

Po
Ja ku është shefi i ri
Njësoj si shefi i vjetër

- YouTube

"Ulu në vend, nuk ta dhash fjalën", "S'të vjen turp" - përplasje verbale në mes deputetëve në Komitetin për Marrëdhënie mes Bashkësive



Në seancën e sotme të Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive e cila kryesohet nga deputeti Adnan Azizi, ka pasur përplasje verbale në mes deputetëve.

Përplasja verbale erdhi si pasojë e votimeve të propozimeve për Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.



Kryesuesi i Komitetit Adnan Azizi, kërkoi që të votohet për një propozim, ndërsa kjo hasi në reagimin e deputetëve të opozitës. Blerim Bexheti nga Fronti Evropian dhe Fatmir Bytyqi i LSDM-së kundërshtuan propozimin e Azizit.

Pas reagimit të deputetëve të opozitës Azizi, tha se do ta vendos në votim fillimisht propozimin e opozitës, ndërsa theksoi se këtë ata e bëjnë vetëm për spektakël. /Telegrafi/

❌