Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Vengu: Izolohen 15 vatra zjarri, 6 ende aktive

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur sot se falë angazhimit të forcave të Mbrojtjes Civile, Forcave të Armatosura, zjarrfikësve vendorë dhe ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa vatrave zjarri në territorin e Shqipërisë. Zjarret e fikura janë regjistruar në: Lleshan (Gramsh), Turan (Korçë), Kakavijë (Dropull), Kuç (Himarë)…

Source

Zjarr masiv në fshatin Bolenë, rrezikohen edhe banesat

Mbrëmjen e sotme, një vatër e madhe zjarri ka përfshirë fshatin Bolenë, duke kërcënuar banesat dhe varrezat e zonës. Flakët, të përhapura me shpejtësi për shkak të erës së fortë, e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Për këtë arsye, është kërkuar ndihmë nga ajri dhe një helikopter i Ministrisë së Brendshme ka nisur hedhjen e ujit mbi zonën e prekur. Forcat zjarrfikëse…

Source

Priste kalimin te Liverpooli, por Newcastle befason sulmuesin Isak

Newcastle United ka vendosur t’i bëjë rezistencë çdo oferte për Alexander Isak gjatë merkatos së verës, pavarësisht interesit të madh nga Liverpool. Sulmuesi suedez, i cili e ka shprehur dëshirën për t’u larguar, është objektivi kryesor i “The Reds”, që kanë ofruar 110 milionë paund për 25-vjeçarin. Megjithatë, oferta është refuzuar menjëherë nga klubi anglez. Sipas “The Telegraph”…

Source

Takimi Putin-Trump, Macron: E ardhmja e Ukrainës nuk vendoset pa ukrainasit

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi sot se “e ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, vetëm pak ditë para samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut rus Vladimir Putin, që do të mbahet më 15 gusht në Alaska. Në një postim në platformën X, Macron bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky…

Source

Flet efektivi i policisë që shpëtoi 3 qytetarë pas aksidentit në Fier: Bëra detyrën, nuk jam hero!

Një ditë pas aksidentit të rëndë në “Qafën e Koshovicës”, efektivi i policisë së qarkullimit, Klajdi Mustaj, ka treguar për mediat momentet kur rastësisht u gjend pranë vendit të ngjarjes dhe ndërhyri për të shpëtuar katër persona të lënduar. Pas përmbysjes së mjetit tip “Benz”, ai arriti të nxirrte fillimisht një fëmijë dhe më pas drejtuesin e automjetit e dy pasagjerët e tjerë…

Source

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele, tensione të ashpra

Një valë protestash ka përfshirë qytete në mbarë Britaninë pas arrestimit të një shtetasi etiopian, të akuzuar për sulm seksual në hotelin “The Bell” në Epping, ku strehohen azilkërkues burra. Rreth 200 hotele në vend përdoren aktualisht për strehimin e tyre, një politikë e qeverisë që ka nxitur pakënaqësi në disa komunitete. Banorë dhe aktivistë lokalë, si anëtarja e Reform UK Orla Minihane…

Source

Ndërhyrja e policisë në ambientet e televizionit News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit!

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar lidhur me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në ambientet e punës së Focus Group, ku veprojnë televizionet News 24, Panorama, BalkanWeb dhe Gazeta Shqiptare. Në një deklaratë për mediat, MEKI sqaron situatën në lidhje me çështjen e pronësisë dhe kontratën e qerasë për ambientet ku operon grupi mediatik, duke dhënë sqarime mbi statusin…

Source

Rama ndan pamjet nga shembja e pallatit në Vlorë: Edhe shkelësit e mëdhenj po ndëshkohen

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video që tregon momentin e shembjes së një ndërtimi pa leje në qytetin e Vlorës. Në shoqërim të videos, Rama shkruan se pamjet janë për të gjithë ata që dyshojnë se shkelësit e mëdhenj nuk ndëshkohen, duke theksuar se kjo ndërtesë nuk është as e para e as e fundit që prishet për shkak të paligjshmërisë. Ai paralajmëron se në të…

Source

Allegri: Jashari më ka habitur, Modric i jashtëzakonshëm!

Trajneri i Milanit, Max Allegri, komentoi pas ndeshjes miqësore të barazuar 1-1 ndaj Leeds, duke theksuar se skuadra po punon mirë dhe duhet të ruajë ekuilibrin për të arritur suksesin në sezon. “Patëm energji të mirë, desha të shoh gjendjen e lojtarëve dhe t’i lejoja të luanin 90 minuta. Për skuadrën, gjithmonë më kanë mësuar që lojtarët duhet stërvitur para se të japësh gjykime.

Source

Rama vlerëson aktet heroike të dy efektivëve Troci e Mustaj: Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata që e turpërojnë

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar aktin heroik të efektivëve të policisë gjatë kohëve të fundit, i pari Agim Troci që u plagos duke luftuar me flakët në Delvinë më 25 korrik dhe i dyti Klajdi Mustaj, që shpëtoi 3 udhëtarë teksa makina e tyre mori flakë në ecje, në aksin Levan-Fier. Kreu i qeverisë tha sot nëpërmjet një postimi në rrjetin Facebook, se Policia e Shtetit nuk përfaqësohet nga ata…

Source

Rama: Plazhi i Darzezës, çdo vit e më shumë destinacion veror

Plazhi i Darzezës, vetëm 20 kilometra larg qytetit të Fierit, po tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë pushues, si vendas ashtu edhe turistë të huaj. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ky plazh, ku shihet një numër i madh pushuesish nga të gjitha grupmoshat që shijojnë bukuritë natyrore të zonës. Me një shtrirje prej 13.7 km², Darzeza është e njohur për rërën e saj të imët dhe ujërat e…

Source

Milani barazon në miqësoren ndaj Leeds, debuton dhe Jashari

Milan i drejtuar nga Massimiliano Allegri nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren kundër Leeds, e zhvilluar në Aviva Stadium të Dublinit. Pavarësisht një fillimi më të mirë nga skuadra angleze, që rrezikoi me një traversë të goditur nga Stach, ishin kuqezinjtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 31-të me golin e Gimenez. Në pjesën e dytë, Stach u bë sërish protagonist duke barazuar…

Source

Policia gjen 5-vjeçarin nga Kosova të humbur në plazhin e Velipojës

Policia e Velipojës ka ndërhyrë me shpejtësi për të gjetur një fëmijë 5-vjeçar nga Kosova, i cili ishte larguar nga prindërit në plazhin e Velipojës. Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e stacionit të policisë u informua nga prindërit e tij se djali ishte humbur dhe nuk po mund ta gjenin. Menjëherë, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” nisën kërkimet intensive në zonën e plazhit.

Source

Irfani po diskriminohet, duke u hequr nga lista e të privilegjuarve

Nga Mero Baze Anila Jole më zgjoi nga gjumi sot në mëngjes për të më treguar çfarë po ndodhte. Ishte e tronditur dhe më kujtoi ditën kur policët kishin rrethuar redaksinë e gazetës Tema në janar të vitit 2009. Nuk është rasti i njëjtë dhe as i krahasueshëm politikisht, por është një skenë e ngjashme. Ka tre debate sot për marrjen e zyrave që ka përdorur për 25 vite me qira News 24.

Source

Policia Kufitare shpëton dy turistë gjermanë të bllokuar me velierë në grykëderdhjen e Semanit

Policia Kufitare e Vlorës ka ardhur në ndihmë dy shtetasve gjermanë, veliera e të cilëve kishte mbetur e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman. Sipas njoftimit zyrtar, Salla Operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë u informua se një velierë me flamur gjerman, me dy persona në bord, kishte nevojë për asistencë. Menjëherë, një mjet lundrues i…

Source

Daku shënon sërish për Rubin-n, por ekipi i tij mposhtet me 5 gola (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, vazhdon formën e tij të shkëlqyer në elitën e futbollit rus. 27-vjeçari realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes ndaj CSKA Moskës, megjithëse skuadra e tij, Rubin Kazan, u mposht me shifrat 5-1 në transfertë. Ky ishte goli i tretë radhazi dhe i katërti në katër javët e para të kampionatit për Dakun, i cili është shndërruar në liderin e padiskutueshëm…

Source

Trump dhe Putin do të takohen në Alaska për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen javën e ardhshme në Alaska për të diskutuar mbi të ardhmen e luftës në Ukrainë. Takimi është planifikuar të mbahet më 15 gusht dhe u njoftua fillimisht nga Trump në rrjetet sociale, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga Kremlini, i cili e cilësoi vendndodhjen “mjaft logjike” për shkak të afërsisë…

Source

Blendi Gonxhja: Regjistrimet në arsimin profesional, më të lartat në 25 vitet e fundit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur sot se numri i regjistrimeve në arsimin profesional ka arritur nivelin më të lartë në 25 vitet e fundit, duke e cilësuar këtë si një “arritje historike”. Sipas tij, aktualisht 19% e nxënësve të arsimit të mesëm janë të regjistruar në arsimin profesional, një tregues që shënon rritje të ndjeshme dhe i atribuohet…

Source

Andi Bushati: Mbyllja e News 24, fundi i një hakmarrjeje personale

Nga Andi Bushati- Edhe invadimi i sotëm të bashibozukëve me uniforme tek News 24, njësoj si për hedhjen në erë Prestige Resort para tre vitesh, sërish do të sërviren të njëjtat alibi. Nga ata që duan, me çdo kusht, ta shohin Edi Ramën si një një diktator liberal, ngjarja nuk do të shihet si një raport i pushtetit me mediat, por si një çështje mospagimi qerash apotaksash Rreth shtatë vite më…

Source

Berisha dhe Meta solidarizohen me news24 dhe pronarin e televizionit

POSTIMI I SALI BERISHES: Me prerjen e sinjalit të News24 Ramaduro kreu një akt prej xhelati ndaj fjalës së lirë. Në traditën e babait të tij biologjik Kristaq Rama që në 10 gusht 1988 firmosi varjen publike në litar të poetit disident Havzi Nela, Ramaduro më 11 gusht 2025 rrethoi me polici dhe urdhëroi xhelatët e tij të fjalës së lirë të ndërpresin sinjalin e televizionit të News24…

Source

❌