Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rama fton qytetarët në nismën “Male të Pastra”: Kujdesi ndaj natyrës është përgjegjësi e përbashkët

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë këtë mëngjes një mesazh për qytetarët, duke i ftuar t’i bashkohen aksionit “Male të Pastra”, i cili do të zhvillohet më 26 gusht në dhjetë parqe kombëtare dhe natyrore të vendit. “Mirëmëngjes 😊 dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës ‘Male të Pastra’, një aksion pastrimi organizuar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në dhjetë parqe kombëtare e natyrore…

Source

350 trupa britanike vendosen në Kampin Bondsteel në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon. Kjo vjen në kuadër të…

Source

Përplasje Romë-Paris pas deklaratave të Salvinit! Franca thërret ambasadoren italiane: Komente të papranueshme

Tani përplasja është publike, e dukshme dhe e zhurmshme. Ambasadorja italiane Emanuela D’Alessandro, shkruan AFP duke cituar burime diplomatike, është thirrur nga qeveria franceze për shkak të “deklaratave të papranueshme” që Matteo Salvini bëri ditëve të fundit për Emmanuel Macron. Zemërimi i Pallatit Elysee, për të cilin raportoi dje “Repubblica”, kishte ardhur pas fjalëve të…

Source

Inteligjenca artificiale po ndryshon tregun e punës në Shqipëri

Vodafone Italia ka shkurtuar 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbime call center, duke i zëvendësuar me chatbot të integruar me inteligjencë artificiale. Vendimi pritet të prekë deri në 900 punonjës deri në fund të vitit, duke sinjalizuar një ndryshim të madh në tregun e punës ku detyrat rutinë po zëvendësohen nga teknologjia. Punonjës si A. Aga, i cili humbi vendin e punës pas 15 vitesh…

Source

Rreziqet që vijnë nga uji me klor i rubinetit

Në shumë vende të botës përfshirë edhe Shqipërinë, uji përmban klor. Në parim, kjo është diçka e mirë, por në praktikë mund ta konsiderojmë si një e keqe e domosdoshme. Klorifikimi bëhet në varësi të burimit të ujit dhe ndotësve të tij. Studimet tregojnë se uji i klorifikuar nuk është plotësisht i sigurt, megjithatë rreziqet në shëndet janë minimale në krahasim me përfitimet që sjell ky…

Source

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, duke lënë të plagosur rëndë një të ri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Butrinti”, pranë një karburanti, kur një automjet i ka prerë rrugën motomjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Mario Selishta. I riu, me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime, pasi jeton në Itali. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit të…

Source

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 gusht 2025

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me…

Source

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident tragjik këtë të premte, duke shkaktuar disa viktima dhe duke lënduar shumë të tjerë.- Advertisement – Kreu i qarkut Erie, Mark Poloncarz, deklaroi në platformën X: “Ka shumë lëndime të rënda dhe siç u njoftua nga Policia e Shtetit të Nju Jorkut, ka disa viktima.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 23 gusht 2025

Dashi Nivelet tuaja të energjisë do të jenë të larta. Vendosjet planetare të sotme mund të mos jenë më të favorshmet për ju për sa i përket parave, kështu që tregohuni vigjilent ndaj financave tuaja. Do të jeni krenarë për arritjet e fëmijëve tuaj. Mund të takoni dikë nga i cili do të tërhiqeni menjëherë. Demi Mundohuni të mos e humbni qetësinë, veçanërisht në një kohë krize.

Source

Bayerni i pamëshirshëm, e nis sezonin e ri me fitore tenistike ndaj Leipzig

Bayern Munich ka dhuruar spektakël në nisje të sezonit të ri, duke shkatërruar me rezultatin e thellë 6-0 skuadrën e fortë të RB Leipzig në “Allianz Arena”. Bavarezët, nën drejtimin e trajnerit të ri, treguan forcë dhe efikasitet, duke dominuar në çdo moment të lojës. Ndeshja nisi furishëm për vendasit, me Michael Olise që hapi serinë e golave në minutën e 27-të pas një aksioni të bukur.

Source

Vllaznia e nis me fitore spektakolare ndaj kampionëve të Egnatias

Vllaznia e nis në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri futbollistik, duke mposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën kampione në fuqi, Egnatian, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Me këtë fitore, kuqeblutë dërgojnë një mesazh të qartë se do të jenë sërish pretendentë për kreun. Shkodranët e zhbllokuan ndeshjen herët, në minutën e 19-të, kur pas një goditjeje nga këndi…

Source

”Pa mesazhin në telefon”, shqiptari që i mori jetën gruas ka tentuar vetëvr*sjen

I varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia. Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, 36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.

Source

350 trupa britanike zbarkojnë në Kosovë

Rreth 70 automjete dhe mbi 350 trupa nga Garda Skoceze e Mbretërisë së Bashkuar kanë mbërritur në Kampin Bondsteel në Kosovë. Në një postim në X, Forca e NATO-s në Kosovë njofton se vendosja e tyre u realizua me mbështetjen e Grupit të Përbashkët të Mbështetjes Logjistike (JLSG) të KFOR-it, duke përfunduar kështu dislokimin e përkohshëm të forcave britanike në rajon. Kjo vjen në kuadër të forcimit…

Source

Qeveria Rama 4, Dedaj: Opozita pa rol në Parlament

Gazetari Reldar Dedaj flet për formimin e qeverisë Rama 4 dhe rolin e opozitës në Parlamentin e ardhshëm, duke dhënë një panoramë kritike për funksionimin e jetës politike në vend. ”Ministrat e rinj do të jenë thjesht figura që do të ndjekin me përpikmëri çdo marrëveshje sipas urdhrit që do marrin. Nuk kam parë ndonjë ministër të Ramës që të ketë shfaqur revoltë ndaj vendimeve të tij”,-tha Dedaj.

Source

Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje

Mbi 3900 ndërhyrje për shuarjen e flakëve janë regjistruar vetëm këtë vit në të gjithë vendin, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të zjarreve, kryesisht në pyje dhe kullota. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se në shumicën e rasteve flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe terrenit të vështirë. “Kemi rreth 3981 vatra dhe ndërhyrje për…

Source

Dhuratë për datëlindje, kjo këngë e Dua Lipës kap 1 miliard shikime në Youtube

Sot Dua Lipa ka 30-vjetorin e lindjes, dhe një dhuratë e ka marrë nga Youtube. Hiti “Levitating” vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube. Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100. Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New…

Source

Trump: Putini mund të vijë të shikojë finalen e Kupës së Botës!

Në një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë kushtuar Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, presidenti amerikan Donald Trump bëri një veprim që menjëherë ndezi reagime në media dhe diplomaci: ai nxori nga sirtari i tavolinës së tij një fotografi të tij me Vladimir Putinin. I pyetur nga gazetarët për vështirësitë që vizitorët mund të hasin kur të vijnë në SHBA për Kampionatin Botëror…

Source

Aksident në Lungomare, makina përplaset me motorin

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në shëtitoren Lungomare. Sipas burimeve të policisë së Vlorës një automjet është përplasur me një motor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. Autoambulanca ka shkuar drejt vendit të ngjarjes dhe ka transportuar të plagosurin në spitalin rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Source

❌