Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Veliera me 3 persona pëson defekt në Gjirin e Gramës, shpëtohen nga Forca Detare

Ka përfunduar me sukses një operacion i vështirë shpëtimi në Gjirin e Gramës, ku një velierë me tre persona në bord pësoi defekt në motorë. Pas marrjes së sinjalit për ndihmë, anija e gatshme e Forcës Detare, P-116 “BORA”, u angazhua menjëherë dhe bëri të mundur shpëtimin e tyre. Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të […]

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop”, se kur kishte shkuar të paguante energjinë, e kanë njoftuar se është debitore me 350 mijë lekë për një apartament në Shkozet të Durrësit. Zonja thotë se ka dy apartamente, një në Tiranë dhe tjetrin në […]

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Dy nga spitalet më të mëdha të Gazës kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë, duke paralajmëruar se mungesa e karburantit, për shkak të rrethimit nga Izraeli, mund t’i shndërrojë së shpejti këto qendra mjekësore në “varreza të heshtura”. Paralajmërimet erdhën nga Spitali al-Shifa në qytetin e Gazës në veri dhe Spitali Nasser në Khan Younis […]

Skuka shpëton të kuqtë në Conference League, Partizani barazon në Estoni ndaj Nomme Kalju

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju në Kadrioru Staadion (Tallinn), në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit nga Estonia e nisën ndeshjen me shumë dëshirë, teksa rrezikuan menjëherë portën e kuqe. As ekipi i Gegës nuk qëndroi “duarkryq”, “flirtoi” me golin pak më vonë, me anë të dyshes Keko-Skuka. […]

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë. Jorgji do të zëvendësojë në këtë detyrë, regjisorin Eol Çashku, i cili u shkarkua me vendim qeverie në fund të majit të këtij viti. Jonid Jorgji është diplomuar për regji filmi dhe prej vitit 2022 drejtonte Agjencinë për Industritë Kreative në Bashkinë e Tiranës. VKM-ja: V […]

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”

Pas dorëheqjes së drejtuesve të Bashkisë Vlorë, hapet thirrja për plotësimin e vendeve vakante për 12 pozicionet e para për drejtues. Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, shpall aplikimet për të interesuarit. Janë 11 pozicione vakante për Drejtor dhe 1 për Kryeinspektor të IMT-së. Këto pozicione mbetën vakante […]

“Përmbytje të mëdha në Kinë, evakuohen mbi 10 mijë banorë”

Mbi 10,000 persona janë evakuuar pasi 25 lumenj kanë kapërcyer nivelet e rrezikut për shkak të shirave ekstremë dhe mbetjeve të tajfunit Danas. Në disa zona u regjistruan nivelet më të larta të ujit në dekada, me rrezik real për shpërthim argjinaturash dhe dëme të mëdha. Autoritetet paralajmërojnë për kontaminim të ujit dhe ushqimeve, ndërsa […]

“Motori me targa të huaja përplaset me biçikletë në Berat, dy të plagosur”

Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e quajtur “NShG-ja”. Një motorr me targa të huaja, me drejtues shtetasin Agim Serani, 32-vjeç, ka përplasur biçiklitistin Afrim Likaj, 54-vjeç. Të dy janë përplasur në rrugë dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen jashtë rrezikut […]

Serbia do të sulmonte Kosovën?/ Osmani trondit me deklaratën: Trump ndërhyri në momentin e fundit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë. “Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se […]

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari vetëhidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

Një 40-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50 në lagjen nr. 18, në rrugën “Petraq Shomo”. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave. […]

Zjarr i madh në Zvërnec! Flakët në pyjet me pisha dalin jashtë kontrolli, rrezikohen dy hotele

Një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha është duke u djegur një zonën e fshatit të Zvërnecit. Zjarri ka renë në fillimisht anës rrugës, por era e fortë ka bërë që zjarri te përparoj më shpejtësi duke djegur dhjetëra pisha si dhe duke rrezikuar dy hotele që ndodhen në këtë zonë. Forca zjarrëfikse si […]

Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

Theo Hernandez ka kaluar te Al Hilal. Klubi i Milanit, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar lojtarin për kontributin. “AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC. Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën […]

“Ndërtimet pa leje në Theth, Ulsi Manja kërkon masë për prokuroren Elsa Gjeli”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dërgon në ILD dhe KLP prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, dhe kërkon nisjen e procedimit disiplinor, sipas ligjit, për mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth. I.Me vendimin e datës 30.05.2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër është vendosur […]

“Kafeja në verë, gabimi që ul cilësinë”

Gjatë muajve më të nxehtë të vitit, shumë njerëz zgjedhin të shmangin pijet dhe ushqimet e nxehta. Kafja, një nga pijet më të njohura, nuk bën përjashtim nga kjo tendencë, dhe është e zakonshme që gjatë verës të kërkohen mënyra alternative për ta konsumuar. Truku më i zakonshëm që mund të prishë shijen Në vend […]

I vuri flakën një parcele me ullinj dhe pemë frutore, arrestohet zjarrvënësi në Shijak

Një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur në fshatin Koxhas-Fushë në Shijak, ku iu vu flaka një parcele me ullinj dhe pemë frutore. Policia e Shijakut reagoi shpejt dhe arriti të kapë dhe arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të zjarrvënies. Shtetasi 50-vjeçar u gjet pranë vendit të ngjarjes, ndërkohë që zjarri ishte ende aktiv. Dëmet […]
❌