Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Microsoft : “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

Katedralja “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale nga gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft”, me qëllim zbulimin e çdo detaji të skulpturave të saj gotike. Projekti pritet të zgjasë të paktën një vit dhe të kushtojë disa milionë dollarë, i tha sot revistës “Le Point”presidenti i “Microsoft-it, Brad Smith. Duke ndjekur shembullin […]

Kapet “skifteri” në Tiranë, vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve

Arrestohet 47-vjeçari S.G., i dënuar më parë për vjedhje, i cili dyshohet se vidhte portofola, celularë dhe para në stacionet e autobusëve dhe në biznese të ndryshme në Tiranë. Sipas hetimeve, S.G. ishte përfshirë në disa raste vjedhjesh në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua nga policia, […]

“17 vatra zjarri në vend – 1000 forca në terren, ndërhyrje nga ajri”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet kritike, me 17 vatra aktive në disa qarqe të Shqipërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se në operacionin për izolimin dhe shuarjen e vatrave janë angazhuar rreth 1000 forca, përfshirë trupa ushtarake dhe civile. Operacionet po […]

Nxehtësia ekstreme një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato jo vetëm që na bëjnë të ndihemi keq, por mund të përshpejtojnë plakjen tonë biologjike. Kërkimet e reja dhe në rritje tregojnë se ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë mund të dëmtojë […]

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar. 42-vjeçari Apostol Zhupa nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat. Ai ka marrë shumë plagë djegieje, […]

Banorët e Delvinës: ‘Fatkeqësi e jashtëzakonshme, na janë djegur të gjitha, s’kemi as ujë, as drita.’”

Në 24 orët e fundit, Shqipëria është duke u përballur me një situatë të vështirë nga zjarret, teksa më 25 korrik, është shënuar edhe niveli më i lartë i rrezikut prej tyre. Situata u paraqit shumë problematike në Delvinë ku vatrat e flakëve të përhapura rrezikuan jetën dhe pronat e banorëve. Për këtë arsye, Ministria […]

“Dita më e nxehtë sot, me temperatura deri në 43°C. Ministria e Mbrojtjes: Rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet.”

Dita e sotme do të shënojë vlera të larta të temperaturave, ku sipas të dhënave të shërbimit metereologjik, temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë . Ministria e Mbrojtjes njofton se, sipas të dhënave të raportuara në Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), sot […]

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të policisë së Delvinës, Agim Troci, pësoi djegie në trup nga flakët e zjarrit gjatë ditës së sotme në fshatin Senicë. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ai ishte pjesë e ekipit të punonjësve të zjarrëfikëseve dhe policisë, që […]

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Një automjet tip Maserati, me targa AB 803 RX, ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër, pasditen e sotme. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje u dërguan dy automjete zjarrfikëse me efektivët përkatës. Pas mbërritjes, u konstatua se zjarri kishte përfshirë pjesën e përparme […]

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Qyteti i Pogradecit do të mirëpresë më 26 korrik 2025 një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive të verës, Maratonën Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ngjarja është organizuar nga shoqata “Maraton Albania” në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec dhe do të nisë në orën 19:00. Ky aktivitet përfshin dy disiplina garimi. Gjysmë-maratona me gjatësi 21 kilometra nis nga […]

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt në vendin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Sipas gazetarit të News24, Elidon Ndreka, dy adoleshentë ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur. […]

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

Një episod i rëndë me pasojë mbytjen në det të një 16-vjeçari ndodhi sot në Kurbin, pikërisht në kanalin që lidh kanalin e ujit të Luginës së Patokut me detin. Dy adoleshentë ishin duke u larë, kur papritur i ka marrë rrjedha dhe njëri prej tyre është mbytur, por trupi ende nuk është gjetur. Ndërsa […]

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku sipas policisë autore është një vajzë 26-vjeçare ndërsa nëna e saj akuzohet si bashkëpunëtore në krim. Policia e Fierit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur, ku mësohet se ka qenë vajza E. R., 26 vjeçe, e cila rreth orës 23:00 […]

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Një zjarr ka rënë në pyllin e fshatit Lybeshë, në Njësinë Administrative Vërtop, në Poliçan. Zjarri ka rënë në sipërfaqen e pyllit me pisha dhe më pas është përhapur me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit të Poliçanit, janë nisur nga Berati dy mjete zjarrfikëse dhe […]

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje. Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja Emanilda Rama. Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për […]

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më 9 korrik 2025 ua ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarve, rreshterit Ibrahim Nela dhe zyrtarëve policorë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia të qytetarit Agon Zejnullahu. Me aprovimin […]

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Një detaj nga performanca e Egli Takos ka bërë që vëmendja të zhvendoset nga muzika te polemikat. Teksa në sfond dëgjohej kënga tradicionale dhe e dashur për publikun shqiptar “Mora fjalë”, Egli u shfaq në skenë me një veshje që nuk u prit mirë nga disa ndjekës, përfshirë edhe këngëtaren e njohur Albina Kelmendi. Albina […]

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht, brenda shtëpive nuk ka pasur persona brenda. Zjarri ka shpërthyer pak më shumë se një orë më parë dhe po merr përmasa të mëdha. Flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Për momentin vetëm banorët e zonës po luftojnë me […]

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, ka publikuar të dhënat e përditësuara lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 18:00 të ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë shuar dhe 11 vijojnë të jenë aktive. Përmes ndërhyrjes […]
❌