Kreu i PD, Sali Berisha, ka bĂ«rĂ« njĂ« tjetĂ«r denoncim ndaj qeverisĂ«, duke pĂ«rmendur njĂ« laptop tĂ« ministres Belinda Balluku qĂ«, sipas tij, pĂ«rmban tĂ« dhĂ«na pĂ«r âterroristĂ« elektoralĂ«â.
Ai akuzon administratën publike se është shndërruar në polici politike për zgjedhjet. Berisha pretendon se përmes premtimeve për punësim dhe presioneve, qytetarëve u merret vota në mënyrë të paligjshme.
Sipas tij, ky është një kriminalizim elektoral i orkestruar nga shteti.
Pjesë nga deklarata e kreut të PD Sali Berisha:
Ju e keni parasysh, këto ditë paraqita para jush miliona metër katrorë ndërtime të dhëna me firmën e Edi Ramës dhe Adelajda Rrokës për kartelet e drogës.
Adelajda Ă«shtĂ« drejtoresha e pĂ«rgjithshme e zyrĂ«s kombĂ«tare tĂ« urbanistikĂ«s, motra e dy Rrokove, lejtnantĂ« kryesorĂ« tĂ« Suel ĂelĂ«s.
Adelajda në njëfarë mënyrë është Ergys Agasi me pantallona. Por Adelajda nuk është pa lidhje me familjen Rama. U bëj thirrje medieve me guxim të ndriçojnë këto të vërteta tragjike për shqiptarët.
Po, iu bëj thirrje medieve të pyesin veten si ka mundësi të bien eksportet nga një vit në një tjetër me 30 përqind në një vend me ekonomik tregu dhe pas kovidit?
Si mund të ndodhë? Shumë thjeshtë. Narkoeuro. Zhvlerësimi i monedhës evropiane nga narkoeurot në Shqipëri, shkatërroi dhe falimentoi me qindra dhe mijëra ndërmarrje eksporti. U bëj thirrje medieve të ndalen pse bie nga viti në vit prodhimi industrial. Si ka mundësi?
Por mos harroni se eksportet dhe prodhimi industrial janë dy gjeneratorët kryesorë të punësimit. Ato bien prej narkoeuros. Ato bien sepse ndërtimi është shndërruar në shtyllë kryesore ku trafikantët me në krye kreun e organizatës kriminale kanë gjetur parajsën. Bëra këtë hyrjen, e lidhur fund e krye me zgjedhjet, sepse narkozyrtarët, zyrtarët e narkoshtetit, mijëra e mijëra prej tyre, janë shndërruar në polici politike të votës së shqiptarëve.
Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar. Ata janë masivisht zyrtarë të administratës, janë zyrtarë të institucioneve të ashtuquajtura të pavarura, janë në polici, gjykata, prokurori, janë në ndërmarrjet publike.
Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu.
ĂfarĂ« paraqet?
Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet.
Vazhdo, urdhĂ«roni. Pozicioni ku punojnĂ«. Shef shĂ«rbimi, laborante, infermiere, arkĂ«tar provizor, specialist i lartĂ«âŠ
VazhdojmĂ«âŠ
Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ. Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.
Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime.
Për dy vjet pension, kërkon sanitare.
Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.
Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur.
Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia.
Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki.
I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit.
Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.
Ka bërë kurs për grafik dizajn.
Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.
ĂshtĂ« anĂ«tar pĂ«rfaqĂ«sues i njĂ« fisi me 21 votues.
I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta.
Kërkon në kopshtin numër 2.
Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim.
Kërkon sanitare në bashki.
Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.
Kërkon të punësohet sanitare.
Kërkon të punësohet roje në bashki.
Mund tâu sillja kĂ«tu me qindra, mijĂ«ra.
Janë të gjitha këto përmbajtje e laptopit kriminal të Lubi Ballukut. Thonë se janë marrë aty, se Fierin vetëm ajo e kishte.
Kam shumë, por nuk doja të konsumoja kohën e qytetarëve dhe kohën tuaj.
Por lista e tyre është e pafundme.
Albpetroli i tëri.
ĂshtĂ« njĂ« tjetĂ«r. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS.
Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut.
Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit./E.T