Reading view

Miri tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdh*nie

✇Albeu
By: M C

Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Miri, ka qenë së fundmi i ftuar në kanalin Andale Media, ku është përballur me disa pyetje mjaft pikante dhe sfidën e ngrënies së specit djegës.

Gjatë intervistës, moderatorët i kanë drejtuar pyetjen direkte për të zbuluar vendin më të çuditshëm ku ai ka kryer marrëdhënie seksuale.

Ndryshe nga personazhet e tjerë që shpesh zgjedhin të hanë specin djegës për t’u shpëtuar përgjigjeve të tilla, Miri u tregua plotësisht i hapur.

Përpara se të jepte përgjigjen, ai komentoi me humor se pyetje të tilla nuk duhen shmangur:

“Është e thjeshtë… Të tjerët kanë ngrënë specin të gjithë që mos t’i përgjigjen kësaj pyetjeje… Sepse kanë komplekse me veten. Nuk e tregojnë. Kjo është një gjë shumë e thjeshtë sepse nëse ti nuk ke arritur të bësh në një vend të çuditshëm për ty atë marrëdhënie seksuale, do të thotë që ti s’ke jetuar! Kështu mendoj unë”.

Pas këtij argumenti, këngëtari zbuloi se për të, ky vend ka qenë thjesht “në makinë”, duke e kaluar situatën me shumë sportivitet dhe pa komplekse përpara kamerave.

The post Miri tregon vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdh*nie appeared first on Albeu.com.

  •  

Zjarret në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes bën publik bilancin ditor: 5 vatra vijojnë të jenë aktiv

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend, e cila shfaqet si tepër problematika në disa zona.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë ditës së sotme ka pasur 16 vatra zjarri aktive në vend, ku 5 prej ture vijojnë të jenë ende aktive. Edhe pse janë vënë nën kontroll dhe se po punohet për shuarjen përfundimtare të flakëve.

Po ashu për shuarjen e 5 vatrave, u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore..

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

Mirënjohje edhe për zjarrfikësit e bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

The post Zjarret në vendin tonë, Ministria e Mbrojtjes bën publik bilancin ditor: 5 vatra vijojnë të jenë aktiv appeared first on Albeu.com.

  •  

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete shume me e mire. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe nuk do mundin dot te përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Duhet te prisni edhe pak kohe. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme dhe goxha delikate. Mos tentoni te shlyeni borxhet sepse nuk është momenti.

Demi

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje gjerat do ecin për mrekulli. Shfrytëzojeni çdo sekonde dhe shprehini sa te mundni ndjenjat. Beqaret do flirtojnë gjate gjithë kohës dhe do mund ta gjejnë shpejt një person me te cilin te krijojnë lidhje. Buxheti do filloje dalëngadalë te stabilizohet nëse nuk merrni masa sa me shpejt qe te mundeni.

Binjaket

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume e ngrohte gjate gjithë kësaj dite. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do jeni gati për te vazhduar me tej. Beqaret do jene shume te vëmendshëm ndaj çdo ftese dhe do maten mire para se te hedhin hapa. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm nëse nuk doni te keni asnjë te papritur.

Gaforrja

Te dashuruarit do dashurohen si gjithmonë me atë qe kane ne krah dhe as qe do ju shkoje ne mendje te pranojnë ftesat e disa personave te tjerë. Nëse jeni ende vetëm, duhet te dilni me shume dhe te njiheni me persona te rinj. Kjo është e vetmja mënyrë për te ndryshuar statusin. Gjendja e financave do ketë ndryshime te menjëhershme duke qene se do dini çfare hapash te hidhni.

Luani

Venusi do ketë influence te madhe ne jetën tuaj ne çift, por fatkeqësisht jo shume pozitive. Do ngrini shume pikëpyetje mbi te ardhmen prandaj edhe gjerat nuk do ju ecin si e kishit ëndërruar. Beqaret me ne fund do jene me fat dhe do takojnë personin ideal. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm, por nëse shpenzoni kuturu situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit.

Virgjeresha

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete me harmonike nga sa mendonit. Do e dashuroni me më shume pasion partnerin dhe e ardhmja do jete me e bukur. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm edhe sot sepse po pranuan ftesat qe do ju bëhen ka rrezik te fillojnë lidhje te trazuara. Financat do dobësohen për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

Peshorja

Te dashuruarit do jene me te organizuar. Ata do mendojnë për çaste romantike dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene largpamës dhe do i shohin gjerat me një sy tjetër. Për ta nuk është me e rëndësishmja krijimi i një lidhjeje për momentin. Ne planin financiar gjendja do ekuilibrohet tej mase. Do e dini mire sa te shpenzoni dhe sa para te hiqni mënjanë.

Akrepi

Ju qe jeni ne një lidhje do jeni shume me autoritare gjate kësaj dite dhe ka mundësi qe here pas here te përballeni me mosmarrëveshje. Beqaret do kenë takime pa fund dhe do mund te realizojnë edhe një lidhje goxha te qëndrueshme. Për financat nuk do keni aspak për çfarë te frikësoheni. Gjendja do jete e qëndrueshme dhe aspak problematike.

Shigjetari

Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift pas një periudhe delikate dhe problematike. Do bashkëpunonin çdo moment me atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një jete sociale mjaft aktive dhe do kenë njohje te shumta. Financiarisht nuk do keni probleme serioze, megjithatë mire është qe çdo lloj shpenzimi ta kryeni me përkujdes dhe maturi.

Bricjapi

Do i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi akoma me te veçanta se me pare. Dashuria për njeri-tjetrin do jete e zjarrte. beqaret jo veten qe do fillojnë një lidhje, por ajo do jete mjaft pasionante. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire sepse kohet e fundit keni ditur si t’i menaxhoni te ardhurat. As borxhe nuk do keni për te shlyer.

Ujori

Dite shume e turbullt dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si ju e kishit menduar. Beqaret nuk duhet ta humbin shpresën deri ne momentin e fundit. Gjithçka mund te ndodhe sot. Për financat do përkujdeseni mjaft dhe do arrini te ruani një gjendje goxha te qëndrueshme.

Peshqit

Konfigurimi i yjeve nuk do jete shume i mire sot për jetën tuaj ne çift. Mund te keni here pas here edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa takime impresionuese. Mundohuni t’i merrni gjerat si t’iu vijnë. Financat do varen tërësisht nga mënyra se si ju do i menaxhoni. Tregohuni te kujdesshëm dhe te matur.

The post Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit

✇Albeu
By: M C

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë për largimin e kryeministrit Rama. Me një pjesëmarrje historike, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se protesta është paqësore dhe se synimi i tyre është dorëheqja e kreut të qeverisë.

“Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve.

Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, me një pjesëmarrje si ndër më të lartat deri më tani.

The post Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit appeared first on Albeu.com.

  •  
❌