Reading view

Aksident rrugor në aksin e vjetër Fier–Vlorë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset pasagjeri

✇Albeu
By: M C

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier–Vlorë, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj është plagosur njëri prej pasagjerëve.

Ai është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

The post Aksident rrugor në aksin e vjetër Fier–Vlorë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagoset pasagjeri appeared first on Albeu.com.

  •  

Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën: Kënaqësi e veçantë

✇Albeu
By: M C

Princ Leka ka reaguar zyrtarisht pasi ditën e sotme ai dhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, u bënë prindër të një djali, të cilin kanë vendosur ta quajnë Aleksandër. Tashmë Geraldina e vogël është bërë me një vëlla, ndërsa Oborri Mbretëror ka një trashëgimtar të ri.

Princ Leka ka bërë publike edhe disa detaje nga lindja e të birit, i cili erdhi në jetë sot, në orën 11:11, në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, institucion që mban emrin e gjyshes së tij.

Princi thekson se si i porsalinduri, Aleksandër, ashtu edhe bashkëshortja e tij, Princesha Blerta, gëzojnë shëndet të plotë. Gjithashtu, ai ka ndarë një fotografi familjare me të birin dhe Blertën nga materniteti.

Po ashtu, Princ Leka ka falënderuar stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Reagimi i plotë i Princ Lekës:

Njoftim Zyrtar

Oborri Mbretëror Shqiptar ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve, djalit të Lartësive të Tyre Mbretërore, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve dhe Princeshës Blerta. Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026

Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë. Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g.

Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.

Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme.

Oborri Mbretëror Shqiptar.

Screenshot

The post Oborri Mbretëror u bë me trashëgimtar të ri, Princ Leka ndan foton me të birin Aleksandër dhe Princeshë Blertën: Kënaqësi e veçantë appeared first on Albeu.com.

  •  

Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur për jetën: Kam humbur kohë me personin e gabuar

✇Albeu
By: M C

Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij personale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë, famën dhe karrierën muzikore.

Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u ndal te përvojat e tij në marrëdhëniet sentimentale, duke pranuar se në të kaluarën ka humbur shumë kohë me personin e gabuar. Sipas tij, përvojat e jetës e kanë bërë të ndryshojë mënyrën se si i qaset dashurisë.

Këngëtari pranoi gjithashtu se fama e bën më të vështirë të gjejë një dashuri të sinqertë, pasi është e vështirë të kuptosh qëllimet e vërteta të njerëzve. Megjithatë, ai u shpreh optimist se personi i duhur vjen në momentin e duhur.

Përveç jetës personale, Butrint Imeri foli edhe për projektet e tij më të fundit muzikore, përfshirë sfidën e lidhur me albumin e ri, për fituesit e së cilës është parashikuar një çmim prej 100 mijë eurosh.

Në fund, artisti u shpreh se muzika mbetet pasioni i tij më i madh dhe se nuk do të hiqte dorë kurrë prej saj, pavarësisht sfidave apo ndryshimeve që mund të sjellë jeta.

The post Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur për jetën: Kam humbur kohë me personin e gabuar appeared first on Albeu.com.

  •  

Alarm në Serbi, shpërthen murtaja afrikane te derrat, do të asgjësohen 11 mijë krerë

✇Albeu
By: M C

Autoritetet serbe kanë konfirmuar një vatër të re të ethes afrikane të derrave në një fermë të madhe në rajonin e Vojvodinës, duke nisur procesin e asgjësimit të rreth 11 mijë derrave për të frenuar përhapjen e virusit.

Lajmi u bë i ditur nga ministri serb i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Dragan Glamoçiç, i cili deklaroi për televizionin publik RTS se virusi është konfirmuar në një fermë në fshatin Hrtkovci.

Sipas tij, procesi i skartimit të planifikuar të afro 11 mijë derrave ka nisur që sot, si pjesë e masave të emergjencës për kontrollin dhe izolimin e shpërthimit të sëmundjes. Vojvodina është rajoni me popullatën më të madhe të derrave në Serbi.

Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe me shkallë të lartë vdekshmërie për derrat, por nuk transmetohet te njerëzit.

Sipas të dhënave zyrtare, sëmundja është identifikuar në rreth 70 vende të botës, përfshirë 16 shtete evropiane. Në rajon, raste të ethes afrikane të derrave janë raportuar edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari dhe Rumani.

The post Alarm në Serbi, shpërthen murtaja afrikane te derrat, do të asgjësohen 11 mijë krerë appeared first on Albeu.com.

  •  

Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Edhe pse tundimi do jete i madh gjate gjithë kësaj dite, ju serish nuk do e tradhtoni partnerin tuaj. Do luftoni fort me veten dhe do ja dilni mbanë. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por nuk do kenë guximin t’ia shprehin ndjenjat. Hëna do jete planeti qe do ndikoje tek financat. Nuk duhet te rrezikoni shume sepse gjendja e qëndrueshme mund te ketë ndonjë tronditje.

Demi

Dite mjaft e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i çoni me tej projektet qe keni nisur me herët dhe here pas here do ndiheni te mërzitur. Beqaret nuk do jene me fat, kështu qe sado ta kërkojnë dashurinë, nuk do mund ta gjejnë dot. Me financat do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do kryeni aspak shpenzime te pamenduara.

Binjaket

Do kaloni një dite te mrekullueshme sot ju te dashuruarit dhe do ndiheni te plotësuar. Partneri do ju beje te ndiheni si mbi re. Beqaret me shume gjase do realizojnë një takim me dike, për te cilin zemra do iu rrahe fort qe ne momentet e para. Financat do jene te mira. Përfitoni nga situata për te hequr edhe ndonjë para mënjanë. Te ardhmes nuk i dihet asnjëherë.

Gaforrja

Jeta ne çift nuk do jete ashtu si e keni dëshiruar. Do keni dyshime për partnerin dhe do ngurroni te hidhni hapa me tej me te. Beqaret do jene me te privilegjuarit. Jo vetëm qe do marrin ftesa e propozime, por mund te fillojnë edhe një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizim te gjendjes ku ndodheni. Po i late gjerat pas dore mund te keni probleme serioze.

Luani

Venusi do ua beje edhe me te bukur jetën tuaj ne çift sot. Ai do ruaje gjithë kohës klimën e ngrohte qe ju te dashuroheni si ta ndjeni. Beqaret do iu bien me shkelm te gjitha mundësive qe do iu jepen duke harruar qe jo gjithmonë mund te kenë atë fat. Do pendoheni, por do jete tepër vone. Financat do i mbani gjithë kohës ne vëmendje dhe nuk do keni aspak probleme.

Virgjeresha

Do keni goxha probleme sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur si e kishin ëndërruar. Ne fakt kokëfortësia juaj do jete ajo qe do e acaroje edhe me tepër partnerin. Beqaret te cilët kane kohe qe po kërkojnë princin e tyre te kaltër, me ne fund do e gjejnë. Gjendja e te ardhurave do jete goxha e mire. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes financat.

Peshorja

Dite e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ja kaloni mire pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret duhet te mos nxitohen për te krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’i gënjejnë e t’i mashtrojnë. Merkuri do ju ndihmoje ne planin financiar dhe do ua beje me te qarta mendimet. Gjendja do stabilizohet shpejt.

Akrepi

Do i kushtoni gjithë kohen e nevojshme partnerit tuaj sot dhe do e bëni atë te ndihet sa me mire. Mbrëmja do jete edhe me emocionuese dhe me e kënaqshme. Beqaret do ëndërrojnë gjera te pamundura ndërkohë qe fati nuk është ne anën e tyre. Me financat tregohuni sa me realiste qe te mundeni ne mënyrë qe situata te mos behet problematike.

Shigjetari

Jeta juaj ne çift do marre një kthese shume te mire sot. Shpesh do ju duket sikur jeni ne ëndërr dhe do keni frike te zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka ne detaje dhe do ju beje te ndiheni mjaft mire. Beqaret do vazhdojnë te mbeten ashtu si janë edhe për pak kohe. Për financat do bëni edhe sakrifica. Fatmirësisht gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Bricjapi

Do arrini te rivendosni komunikimin ne jetën ne çift gjate kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni. Ai nga ana tjetër do jete tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan te bëjnë, prandaj do ngurrojnë edhe te hedhin hapa. Ne planin financiar do jeni shume te arsyeshëm dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

Ujori

Komunikimi, toleranca dhe përulësia do jene cilësitë tuaja me te mira te cilat do iu nxjerrin nga vështirësitë ne çift. Shume persona do ju adhurojnë për te gjithë këto. Beqaret ka mundësi te fillojnë lidhje afatgjata me persona interesante. Ne planin financiar mos e lëshoni veten edhe sikur gjendja te jete delikate. Me maturi dhe durim gjithçka do mund te rregullohet.

Peshqit

Ju qe jeni ne një lidhje ka rrezik te përballeni me zhgënjime te mëdha sot. Gjithçka qe keni menduar për partnerin do bjere poshtë menjëherë. Beqaret do bëjnë mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë sepse mundësitë nuk do jene ashtu si duhen. Ne planin financiar ka rrezik te bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund te behet me inat.

The post Parashikimi i horoskopit, zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

FOTO/ Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva, çifti ndan momente nga vera

✇Albeu
By: M C

DJ i njohur kosovar, Gimbo, dhe partnerja e tij, fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po shijojnë disa ditë relaksi në Budva të Malit të Zi, duke mos hezituar të ndajnë me ndjekësit momente nga pushimet e tyre romantike.

Ishte vetë Gimbo ai që publikoi në Instagram një fotografi pranë pishinës, ku ai dhe Selini shfaqen duke shijuar diellin dhe atmosferën verore. Dyshja duken të lumtur dhe të relaksuar, ndërsa poza e tyre ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët e kanë mbushur postimin me komente pozitive dhe urime.

Historia e dashurisë së Gimbos dhe Selin Bollatit nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5. Njohja e tyre gjatë spektaklit u kthye në një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të formatit, duke fituar mbështetjen e publikut.

Që prej daljes nga shtëpia, çifti ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë herë pas here momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e tyre, duke treguar se marrëdhënia vazhdon të jetë më e fortë se kurrë.

Selin Bollati, e cila u shpall fituese e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, vazhdon të jetë një nga personazhet më të ndjekura të spektaklit, ndërsa lidhja e saj me Gimbon mbetet një nga historitë më tëkomentuara që lindi brenda reality show-t.

Pushimet në Budva janë destinacioni i radhës për çiftin, i cili po shfrytëzon verën për të kaluar kohë së bashku, larg angazhimeve të përditshme, ndërsa fotografia e fundit romantike ka rrëmbyer mijëra pëlqime dhe reagime nga ndjekësit e tyre.

The post FOTO/ Gimbo dhe Selin Bollati shijojnë pushimet romantike në Budva, çifti ndan momente nga vera appeared first on Albeu.com.

  •  
❌