Reading view

Horoskopi 26 korrik 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë dhe do ndiheni te qete. Beqaret do kërkojnë ne çdo vend personin e ëndrrave, por serish nuk do mundin dot ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar do kryeni shpenzime ekstravagante dhe gjendja ka rrezik te tronditet se tepërmi. Pranojeni ndihmën e familjareve.

Demi

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume ngrohte sot. Do qëndroni me pranë personit qe dashuroni dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te se shkuarës. Beqaret do kenë papritur dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje njëherë e mire. Ne planin financiar situata do jete tejet e trazuar. Merrni masa pa arritur te përkeqësohet edhe me tej gjendja.

Binjaket

Ndikimi i yjeve do jete mjaft dinamik sot ne jetën tuaj ne çift. Shume gjera kane për te ndryshuar për mire dhe do ndiheni me te plotësuar. Ata qe janë vetëm nuk duhet te bëjnë sakrifica te tejskajshme sepse situata mund t’iu dale edhe jashtë kontrollit ne ndonjë moment. Ne planin financiar do kryeni edhe investime duke qene se gjendja do jete goxha e qëndrueshme.

Gaforrja

Venusi do jete planeti me i mire për jetën tuaj ne çift. Ai do ju nxisë te jeni me tolerante dhe me te kuptueshëm me personin qe keni ne krah prandaj edhe atmosfera do ngrohet me tepër. Beqaret do kenë shume besim tek vetja dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat do mbrohen gjithë kohës nga Plutoni. Nuk priten vështirësi aspak.

Luani

Do keni me shume nevoje për qëndrueshmëri ne jetën tuaj ne çift sot dhe planetët do jene pranë jush. Mesdita dhe mbrëmja do jene shume me te mira. Beqaret do tërhiqen nga disa persona intrigues te cilët ka rrezik t’iu sjellin probleme. Kujdes! Ne planin financiar duhet me patjetër t’i kufizoni sa te mundni shpenzimet. Nuk është ende koha te ecni me sy mbyllur.

Virgjeresha

Do i përkushtoheni edhe me tepër partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do kaloni çaste te mrekullueshme pranë tij. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do iu duket i vështirë. Merrini gjerat shtruar dhe mos kërkoni gjera te pamundura. Nëse financat kane disa kohe qe po përbëjnë probleme, merrni masa sa me pare sepse me kalimin e kohës situata del jashtë kontrollit.

Peshorja

Dite shume e këndshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne krahët e partnerit do përjetoni emocione edhe me te mëdha nga sa mund ta keni menduar. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një mik te vjetër dhe do e shohin me një sy tjetër atë. Financat do kenë disa tronditje te vogla, por qe me pak kujdes edhe mund te zgjidhen nga ju.

Akrepi

Dite shume e mërzitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do ju kushtoje vëmendjen e dëshiruar. Shpesh do bini ne melankoli. Beqaret do njihen me dike ne një mbrëmje dhe do dashurohen koke e këmbë. Financat duhet t’i keni kujdes. Po u treguat te pamatur dhe po shpenzuat pa u menduar do keni me shume vështirësi.

Shigjetari

Do merrni vendime te rëndësishme sot për jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni te lehtësuar. Kishte kohe qe i kishit lënë gjerat pas dore. Beqaret nuk do i rezistojnë dot një propozimi qe do iu behet dhe do fillojnë menjëherë një lidhje. Gjithçka do ndryshoje për ta. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Do dini çfarë hapash te hidhni dhe gjendja do përmirësohet menjëherë.

Bricjapi

Dite e mahnitshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ndryshuar rrënjësisht nga disa dite me pare. Beqaret do jene ende te paqarte për atë qe duan te bëjnë dhe ka mundësi te humbasin raste te shkëlqyera. Me financat do jeni shume te zotet prandaj edhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje. Vazhdoni ne rrugën qe keni nisur.

Ujori

Për te ruajtur harmoninë ne jetën tuaj ne çift duhet te dini te falni dhe te toleroni. Me kokëfortësi nuk keni për te arritur askund, dijeni këtë gjë. Beqaret do kenë një dite shume normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do vazhdojnë te mbeten te paqëndrueshme. Merrni masa sa me shpejt dhe po nuk ja dolët dot vete kërkoni ndihmën e specialisteve te fushës.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do influencohet se tepërmi nga planetët gjate kësaj dite. Ata do ju tregojnë rrugën qe duhet te ndiqni për te qene me te qete dhe për t’u dashuruar pa dorashka. Beqaret duhet t’i marrin gjerat me qetësi dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te hedhin hapa te nxituara. Buxhetin mbajeni ne vëmendje gjithë kohës sepse problemet e vogla mund te zmadhohen shume me pas.

The post Horoskopi 26 korrik 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Albeu.com.

  •  

Lufta në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi pretendojnë se e kanë sulmuar Arabinë Saudite

✇Albeu
By: M C

Rebelët jemenas Huthi, që mbështeten nga Irani, pretenduan se kanë kryer një sulm raketor ndaj Arabisë Saudite më 25 korrik, disa orë pasi u zotuan se do të kundërpërgjigjeshin për sulmet ajrore saudite ndaj caqeve në Jemen një ditë më parë.

Media e rebelëve Huthi, Ansarollah tha se “një sulm jemenas ajror” shkaktoi zjarre në Jizan, në jug të Arabisë Saudite, teksa Riadi lëshoi dhe më pas tërhoqi paralajmërime për mbrojtje civile për qytetin Jizan dhe Janub, por nuk komentoi këtë pretendim të rebelëve.

Përshkallëzimi vjen pas sulmeve saudite më 24 korrik ndaj objekteve ushtarake të rebelëve Huthi në Hodeida, përfshirë sulme ndaj bazës detare Ras al-Kathib, një kampi ushtarak në ishullin Kamaran dhe një ndërtese të telekomunikimit afër një porti, thanë burimet jemenase të sigurisë.

Mediat e lidhura me rebelët Huthi njoftuan se dy civilë u plagosën. Riadi tha se ka goditur objektiva që përbënin kërcënim për lundrimin tregtar, pasi rebelët jemenas thanë se kanë vendosur një ndaj anijeve saudite dhe sulmuan mjete lundruese në Detin e Kuq.

Më 20 korrik, rebelët Huthi paralajmëruan se do të sulmonin anijet “që i përkasin armikut saudit” nëse ato shpërfillnin bllokadën.

Më herët gjatë kësaj jave, ata pretenduan se kishin sulmuar dy anije saudite. Më 24 korrik, Arabia Saudite konfirmoi se një anije në Detin në pronësi saudite, NCC MASA, kishte pësuar dëmtime të lehta, por kishte vazhduar lundrimin.

Përshkallëzimi i fundit ka rritur shqetësimet për furnizimet me naftë, pasi Arabia Saudite po mbështetet gjithnjë e më shumë në rrugët e eksportit përmes Detit të Kuq, teksa lufta me Iranin ka penguar transportin detar në Ngushticën e Hormuzit.

Shkëmbimi i fundit i sulmeve rrit po ashtu mundësinë e rifillimit të luftimeve ndërkufitare mes Arabisë Saudite dhe rebelëve Huthi, duke rrezikuar armëpushimin de facto, që është respektuar në masë të madhe që nga skadimi, në tetor të vitit 2022. Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, është mes rebelëve Huthi dhe Qeverisë së Jemenit të njohur ndërkombëtarisht.

Arabia Saudite e ka mbështetur Qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi që kur udhëhoqi një ndërhyrje ushtarake në vitin 2015, megjithëse përplasjet ndërkufitare janë reduktuar në masë të madhe gjatë viteve të fundit./REL

The post Lufta në Lindjen e Mesme/ Rebelët Huthi pretendojnë se e kanë sulmuar Arabinë Saudite appeared first on Albeu.com.

  •  

Rezistencë popullore prej 56 ditësh, qytetarët nuk dorëzohen: Gjithë Shqipëria është këtu! Rama jep dorëheqjen

✇Albeu
By: M C

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra qytetarë iu bashkuan sheshit që në orët e para të mbrëmjes dhe deri afër mesnatës.

Nën thirrjet për revolucion, ndryshim sistemi, dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ata marshuan për gati dy orë rrugëve të Tiranës.

Destinacioni i sotëm ishte Komisariati nr. 3 ku kërkuan lirimin e 2 protestuesve të arrestuar, një djali dhe një vajze, të enjten para Parlamentit.

“Lironi shqipët”, “Gjithë Shqipëria është këtu me ju”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën” ishin thirrjet e tyre në kor.

Protesta popullore edhe në ditën e saj të 56-të ka shfaqur një rezistencë spektakolare dhe solidaritet të palëkundur, ku mijëra qytetarë iu bashkuan sheshit që në orët e para të mbrëmjes dhe deri afër mesnatës.

Nën thirrjet për revolucion, ndryshim sistemi, dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, ata marshuan për gati dy orë rrugëve të Tiranës.

Destinacioni i sotëm ishte Komisariati nr. 3 ku kërkuan lirimin e 2 protestuesve të arrestuar, një djali dhe një vajze, të enjten para Parlamentit.

“Lironi shqipët”, “Gjithë Shqipëria është këtu me ju”, “Poshtë patronazhistët”, “Arrestoni Ramën” ishin thirrjet e tyre në kor.

Pasi qëndruan aty për minuta të tëra duke shprehur mbështetjen ndaj të ndaluarve, ata vijuan drejt rrugës “Mine Peza” dhe “Rrugës së Durrësit”.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan edhe me thirrjet:

”Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

banka2

protest tirane

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

Pasi qëndruan aty për minuta të tëra duke shprehur mbështetjen ndaj të ndaluarve, ata vijuan drejt rrugës “Mine Peza” dhe “Rrugës së Durrësit”.

Gjatë marshimit, protestuesit vijuan edhe me thirrjet:

”Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

Tubimi i sotëm u zhvillua si pjesë e protestave të përditshme kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

The post Rezistencë popullore prej 56 ditësh, qytetarët nuk dorëzohen: Gjithë Shqipëria është këtu! Rama jep dorëheqjen appeared first on Albeu.com.

  •  
❌