❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse të sapodiplomuarit e sotëm janë në telashe?

The Economist

Duhet të na vijë keq për të rinjtë ambiciozë. Për dekada me radhë, rruga drejt një jete të mirë ishte e qartë: shko në universitet, diplomohu, gjej një punë, pastaj shijo përfitimet. Por të rinjtë e sotëm, ndonëse punëtorë e të përkushtuar, duken sikur kanë më pak mundësi sesa më parë. Të ndjekësh një karrierë në sektorin e teknologjisë? Kompanitë e mëdha po shkurtojnë vende pune. Në sektorin publik?

Nuk ka mĂ« prestigjin qĂ« kishte dikur. Inxhinier? Shumica e inovacionit, nga automjetet elektrike tek energjitĂ« e rinovueshme, tani po ndodh nĂ« KinĂ«. Avokat? Inteligjenca Artificiale sĂ« shpejti do t’ua zĂ«rĂ« vendin. E as qĂ« bĂ«het fjalĂ« tĂ« bĂ«hesh gazetar. NĂ« mbarĂ« PerĂ«ndimin, tĂ« rinjtĂ« e sapodiplomuar po humbasin pozicionin e privilegjuar qĂ« gĂ«zonin; nĂ« disa raste, e kanĂ« humbur tashmĂ«. TĂ« dhĂ«nat pĂ«r punĂ«simin e sinjalizojnĂ« kĂ«tĂ« ndryshim.

Matthew Martin nga shoqëria e konsulencës Oxford Economics, ka analizuar amerikanët e moshës 22 deri në 27 vjeç me diplomë bachelor ose më të lartë. Për herë të parë në histori, shkalla e papunësisë për ta është më e lartë se mesatarja kombëtare. Rritja e papunësisë në mesin e të diplomuarve të rinj vjen kryesisht nga ata që kërkojnë punë për herë të parë.

Ky trend nuk kufizohet vetëm në Amerikë. Në Bashkimin Europian, shkalla e papunësisë për të rinjtë me arsim të lartë po afrohet me nivelin e përgjithshëm për grupmoshën e tyre, që përfshin edhe të rinjtë pa arsim të lartë (shih grafikun 1). Britania, Kanadaja, Japonia duket se po ndjekin të njëjtën prirje. Edhe të rinjtë më elitarë, si të diplomuarit me MBA (master në administrim biznesi), po e pësojnë.

NĂ« vitin 2024, vetĂ«m 80% e tĂ« diplomuarve nĂ« shkollĂ«n e biznesit tĂ« Stanford kishin gjetur punĂ« tre muaj pas diplomimit, nga 91% nĂ« vitin 2021. Deri pak kohĂ« mĂ« parĂ«, “primi i diplomimit nĂ« universitet”, fakti qĂ« tĂ« diplomuarit fitonin mĂ« shumĂ« sesa tĂ« tjerĂ«t, ishte nĂ« rritje (shih grafikun 2). Por sĂ« fundmi ka rĂ«nĂ«, pĂ«rfshirĂ« nĂ« SHBA, Britani dhe Kanada.

Duke përdorur të dhëna të Rezervës Federale të Nju Jorkut për të rinjtë amerikanë, llogaritet se në vitin 2015 të diplomuarit në universitet kishin një pagë mesatare 69% më të lartë se ata me vetëm shkollë të mesme. Deri vitin e kaluar, primi ishte ulur në 50%.

A është diçka e keqe që të diplomuarit po humbasin privilegjet e tyre?

Edhe kĂ«naqĂ«sia nga puna Ă«shtĂ« mĂ« e ulĂ«t. NjĂ« sondazh gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s sugjeron se nĂ« SHBA “hendeku i kĂ«naqĂ«sisĂ« sĂ« tĂ« diplomuarve”, diferenca nĂ« nivelin e kĂ«naqĂ«sisĂ« nĂ« punĂ« midis tĂ« diplomuarve dhe jo tĂ« diplomuarve, Ă«shtĂ« tani rreth tre pikĂ« pĂ«rqindjeje, nga njĂ« diferencĂ« afatgjatĂ« prej shtatĂ« pikĂ«sh.

A është diçka e keqe që të diplomuarit po humbasin privilegjet e tyre? Nga ana etike, jo domosdoshmërisht. Asnjë grup nuk ka të drejtë të jetë mbi mesataren. Por praktikisht, ndoshta po. Historia tregon se kur njerëzit e zgjuar, ose ata që mendojnë se janë të tillë, performojnë më keq nga sa besojnë se meritojnë, ndodhin gjëra të këqija.

Peter Turchin, shkencĂ«tar nga Universiteti i Connecticut, argumenton se “mbiprodhimi i elitĂ«s” ka qenĂ« shkaktari i drejtpĂ«rdrejtĂ« i çdo lloj trazire ndĂ«r shekuj, me “kundĂ«relitat” qĂ« udhĂ«heqin revoltĂ«n. HistorianĂ«t identifikojnĂ« “problemin e tepricĂ«s sĂ« njerĂ«zve tĂ« arsimuar” si njĂ« nga faktorĂ«t qĂ« çuan nĂ« revolucionet e vitit 1848 nĂ« EuropĂ«.

Luigi Mangione do të ishte pjesë e kësaj kundër-elite. Mangione, i diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë, duhej të kishte një jetë shumë të mirë. Por sot ai është i akuzuar për vrasjen e drejtorit të një kompanie sigurimesh shëndetësore. Më domethënës është fakti që shumë njerëz mirëkuptojnë dhe ndajnë ndjenjat e përjashtimit që ai përjetoi: ai ka marrë mbi 1 milion dollarë donacione.

Pse po e humbasin të diplomuarit statusin e tyre?

Ndoshta për shkak të zgjerimit të pranimit masiv të universiteteve, që uli standardet. Nëse universitetet pranojnë aplikantë më pak të talentuar dhe bëjnë një punë më të dobët në formimin e tyre, punëdhënësit me kalimin e kohës mund të presin më pak diferencë mes të diplomuarve dhe jo-diplomuarve. Një studim i fundit, nga Susan Carlson e Universitetit Shtetëror të Pittsburg dhe kolegë të saj, sugjeron se shumë studentë sot janë analfabetë funksionalë.

NjĂ« numĂ«r shqetĂ«sues i studentĂ«ve tĂ« letĂ«rsisĂ« angleze nuk arrijnĂ« tĂ« kuptojnĂ« romanin “Bleak House” tĂ« Charles Dickens. ShumĂ« prej tyre ngatĂ«rrohen qĂ« nĂ« rreshtin e parĂ«: “Michaelmas term lately over, and the Lord Chancellor sitting in Lincoln’s Inn Hall.” Sigurisht, disa universitete ofrojnĂ« degĂ« studimi pa vlerĂ« pĂ«r kandidatĂ« qĂ« nuk duhet tĂ« jenĂ« aty. Nga ana tjetĂ«r, ka pak lidhje mes numrit tĂ« tĂ« diplomuarve dhe primit tĂ« pagĂ«s nĂ« afat tĂ« gjatĂ«: tĂ« dy u rritĂ«n nĂ« SHBA gjatĂ« viteve ‘80.

Për më tepër, nëse flisni me studentët në shumicën e universiteteve, sidomos ato elitare, do të kuptoni që nuk janë budallenj. Studentët në Stanford janë jashtëzakonisht të zgjuar. Dikur, disa studentë në Oxford dhe Cambridge e pranonin me kënaqësi edhe një notë të ulët, mjaft që të kalonin. Sot, kjo është e paimagjinueshme.

NjĂ« artikull i ri nga Leila Bengali e degĂ«s sĂ« San Franciskos tĂ« RezervĂ«s Federale dhe kolegĂ«t e saj ofron njĂ« arsye tjetĂ«r pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dyshim tezĂ«n “tĂ« diplomuarit janĂ« mĂ« pak tĂ« zotĂ«â€. Ata zbulojnĂ« se ndryshimi nĂ« primin e universitetit “reflekton kryesisht faktorĂ« tĂ« kĂ«rkesĂ«s, konkretisht ngadalĂ«simin e ritmit tĂ« ndryshimit teknologjik qĂ« favorizon aftĂ«sitĂ«â€. Me fjalĂ« tĂ« thjeshta, punĂ«dhĂ«nĂ«sit sot mund tĂ« gjejnĂ« punonjĂ«s pa diplomĂ« universitare pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« punĂ«, qĂ« mĂ« parĂ« u pĂ«rkisnin vetĂ«m tĂ« diplomuarve.

Diplomë me rezultate të shkëlqyera? Nuk i intereson askujt

Kjo vlen veçanërisht për ato punë që kërkojnë njohuri bazë teknologjike. Deri së fundmi, shumë persona mund të mësonin përdorimin e kompjuterit vetëm në universitet. Sot, të gjithë kanë një smartphone dhe ata pa diplomë universitare janë gjithashtu të aftë në teknologji. Pasojat janë të qarta. Në pothuajse çdo sektor të ekonomisë, kërkesat arsimore po bëhen më pak strikte, sipas të dhënave të faqes së punësimeve Indeed.

Sektori amerikan i shĂ«rbimeve profesionale dhe biznesit punĂ«son mĂ« shumĂ« persona pa arsim tĂ« lartĂ« sesa 15 vite mĂ« parĂ«, edhe pse numri i tyre nĂ« popullatĂ« Ă«shtĂ« ulur. PunĂ«dhĂ«nĂ«sit kanĂ« shkurtuar gjithashtu vendet e punĂ«s nĂ« industritĂ«, qĂ« zakonisht favorizonin tĂ« diplomuarit. NĂ« BE, numri i tĂ« rinjve 15-24 vjeç tĂ« punĂ«suar nĂ« sektorin e financĂ«s dhe sigurimeve ka rĂ«nĂ« me 16% nga 2009 nĂ« 2024. NĂ« SHBA ka vetĂ«m pak mĂ« shumĂ« punĂ« nĂ« “shĂ«rbimet ligjore” sesa nĂ« vitin 2006.

PĂ«r njĂ« student britanik qĂ« shpresonte tĂ« fitonte para, rruga e qartĂ« ishte njĂ« punĂ« nĂ« njĂ« bankĂ«. Por qĂ« nga viti 2016, numri i tĂ« rinjve nĂ« sektorin ligjor dhe atĂ« financiar ka rĂ«nĂ« me 10%. Deri nĂ« sezonin e tretĂ« tĂ« serialit “Industry”, qĂ« tregon jetĂ«n e disa tĂ« sapodiplomuarve nga universiteti nĂ« njĂ« bankĂ« londineze, shumica e personazheve kryesorĂ« janĂ« larguar ose kanĂ« ndĂ«rruar jetĂ«.

Nuk mund të fajësohet Inteligjenca Artificiale për rënien e mundësive. Kjo teknologji duket se mund të automatizojë punë të nivelit fillestar të njohurive, si arkivimi ose punët e thjeshta ligjore. Por tendencat e përshkruara në këtë artikull kanë nisur para ChatGPT. Ka shumë faktorë që ndikojnë. Shumë industri që tradicionalisht punësonin njerëz me diplomë universitare, kanë pasur vështirësi kohët e fundit. Vite aktiviteti të vakët në bashkime e blerje kompanish kanë ulur kërkesën për juristë. Bankat e investimit nuk janë më aq agresive sa para krizës financiare globale të viteve 2007-2009.

A ka më vlerë universiteti?

AmerikanĂ«t duket se po vendosin pĂ«r “jo”. Nga 2013 deri nĂ« 2022, numri i tĂ« regjistruarve nĂ« programet bachelor ra me 5%, sipas tĂ« dhĂ«nave nga OECD. Por nĂ« shumicĂ«n e vendeve tĂ« pasura, ku arsimi i lartĂ« Ă«shtĂ« mĂ« i lirĂ« sepse financohet pjesĂ«risht nga shteti, tĂ« rinjtĂ« vazhdojnĂ« tĂ« dynden drejt universiteteve. PĂ«rjashtuar SHBA-nĂ«, regjistrimet nĂ« vendet e OECD u rritĂ«n nga 28 milionĂ« nĂ« 31 milionĂ« nĂ« dekadĂ«n deri mĂ« 2022. NĂ« FrancĂ«, numri i studentĂ«ve u rrit me 36%; nĂ« IrlandĂ« me 45%.

Qeveritë po subvencionojnë diploma të padobishme, duke nxitur të rinjtë të humbin kohë me studime pa vlerë. Studentët mund të mos jenë duke zgjedhur as degët e duhura. Jashtë SHBA-së, përqindja e studentëve në art dhe shkenca sociale është kryesisht në rritje. Po ashtu, në mënyrë të pashpjegueshme, edhe regjistrimi në degët e gazetarisë. Nëse këto prirje pasqyrojnë pritshmëritë e të rinjve për të ardhmen e punës, atëherë ata vërtet janë në telashe.

The post Pse të sapodiplomuarit e sotëm janë në telashe? first appeared on JavaNews.al.

Donald Trump do të përmbysë 80 vite të politikës së jashtme amerikane

Kritikët e Donald Trump shpesh e kanë akuzuar për paturpësi dhe izolacionizëm.

Megjithatë, edhe para se të marrë detyrën më 20 janar, ai ka treguar se sa shumë këto fjalë janë të pamjaftueshme për të përshkruar atë që pritet të sjellë mandati i tij i dytë.

Ndërsa afrohet inaugurimi, ai ka ndihmuar në arritjen e një armëpushimi dhe marrëveshjeje për pengjet në Gaza.

Duke thyer tabutë, ai ka shprehur interes për kontrollin mbi Groenlandën, me burimet e saj minerale dhe pozicionin strategjik në Arktik.

Mandati i dytë i Trump nuk do të jetë vetëm më përçarës se i pari; ai gjithashtu do të zëvendësojë një vizion të politikës së jashtme që ka dominuar Amerikën që nga Lufta e Dytë Botërore.

Për dekada me radhë, liderët amerikanë kanë argumentuar se fuqia e tyre vjen me përgjegjësinë për të qenë mbrojtësi i domosdoshëm i një bote më të qëndrueshme dhe më dashamirëse, të ndërtuar mbi demokracinë, kufijtë e përcaktuar dhe vlerat universale.

Trump do t’i lĂ«rĂ« pas kĂ«to vlera dhe do tĂ« pĂ«rqendrohet nĂ« grumbullimin dhe shfrytĂ«zimin e pushtetit.

Qasja e tij do të testohet dhe përcaktohet në tri konflikte: Lindjen e Mesme, Ukrainën dhe luftën e ftohtë të Amerikës me Kinën.

Secili prej tyre tregon se si Trump është shtyrë të shkëputet nga dekadat e fundit: me metodat e tij të pazakonta, grumbullimin dhe përdorimin oportunist të influencës, dhe besimin e tij se vetëm fuqia krijon paqe.

Lindja e Mesme ilustron talentin e tij për paparashikueshmëri.

IzraelitĂ«t dhe palestinezĂ«t ranĂ« mĂ« nĂ« fund dakord pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje mbi GazĂ«n, sepse ai krijoi njĂ« afat kohor duke kĂ«rcĂ«nuar se “gjithçka do tĂ« shkonte nĂ« ferr” nĂ«se dĂ«shtonin.

Ai do tĂ« duhet tĂ« vazhdojĂ« t’i shtyjĂ« ata qĂ« marrĂ«veshja tĂ« kalojĂ« nĂ« fazat e mĂ«vonshme.

Nuk ka pasur president qĂ« nga Richard Nixon qĂ« ka menduar se sjellja si njĂ« “i çmendur” mund tĂ« jetĂ« burim avantazhi.

Paqëndrueshmëria e tij përforcohet nga pragmatizmi.

Ndryshe nga shumica e ndërmjetësuesve të paqes, Trump nuk interesohet për historinë e vështirë të Lindjes së Mesme.

MarrĂ«veshjet e Abrahamit, tĂ« nĂ«nshkruara gjatĂ« mandatit tĂ« tij tĂ« parĂ«, sugjerojnĂ« se ai do ta pĂ«rdorĂ« lirimin e pengjeve pĂ«r tĂ« promovuar njĂ« marrĂ«veshje mes Izraelit dhe ArabisĂ« Saudite, tĂ« cilĂ«n e sheh si rrugĂ«n drejt mirĂ«qenies — dhe njĂ« Çmim Nobel pĂ«r Paqe.

Aleatët e Iranit janë shkatërruar në Gaza, Liban dhe Siri. Edhe ai mund të jetë i gatshëm për marrëveshje.

Gjithsesi, vendlindja e tre feve monoteiste do të jetë një provë e ashpër nëse njerëzit janë vërtet të gatshëm të lënë mënjanë besimet dhe ankesat e tyre për të pasur një mundësi për mirëqenie.

Ekstremistët izraelitë dhe palestinezë shpesh e kanë përdorur dhunën për të minuar planet e paqes.

E djathta izraelite dëshiron të aneksojë tokën palestineze. Irani është në prag të angazhimit me Amerikën ose ndjekjes së një bombe bërthamore.

Po sikur ekstremistët dhe mullahët të ndërhyjnë në rrugën e Trump?

Përgjigjja e tij do të jetë rritja e presionit me sanksione ose kërcënimin e forcës, ose të largohet.

Kjo është gjithashtu zgjedhja me të cilën përballet në Ukrainë, ku ka premtuar të ndalojë luftën.

PĂ«r shkak se ai ka mĂ« shumĂ« ndikim mbi aleatĂ«t e AmerikĂ«s sesa Vladimir Putini, rruga mĂ« e lehtĂ« Ă«shtĂ« tĂ« tĂ«rhiqet duke ndĂ«rprerĂ« mbĂ«shtetjen dhe duke imponuar lĂ«shime ndaj qeverisĂ« nĂ« Kiev — veçanĂ«risht nĂ«se, siç frikĂ«sohen kritikĂ«t e tij, ai Ă«shtĂ« i ndjeshĂ«m ndaj lavdĂ«rimeve kur Putini sillet me tĂ« si njĂ« “alfa”.

Por kjo do të minonte qëllimet e tij të tjera.

Heqja dorë do të shkaktonte krahasime me Bidenin dhe largimin e tij të pafat nga Afganistani.

Përdorimi oportunist i fuqisë ka disa përfitime.

Trump do të vazhdojë të ngacmojë anëtarët e NATO-s që të shpenzojnë më shumë për të mbrojtur veten kundër Rusisë, çka është një gjë e mirë. Por gjithashtu ka kosto.

NATO-ja ndoshta mund tĂ« mbijetojĂ« pĂ«rballĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« Trump-it pĂ«r t’u larguar, grindjeve pĂ«r tregtinĂ«, mbĂ«shtetjes pĂ«r partitĂ« konservatore kombĂ«tare tĂ« opozitĂ«s dhe bullizimit tĂ« DanimarkĂ«s pĂ«r sovranitetin e GroenlandĂ«s.

Megjithatë, aleancat lulëzojnë mbi bazën e besimit.

Konservatorët kombëtarë që simpatizojnë Putinin do të veprojnë.

Duke marrë parasysh madhësinë e saj, Danimarka ka humbur aq ushtarë sa Amerika në Afganistan.

Të shtyrë për lëshimin mbi Groenlandën është një lloj trajtimi që e paraqet Amerikën si kërcënim, jo mbrojtës.

Despotët do të ndihen të ngushëlluar nga tërheqja nga vlerat universale.

NĂ«se Trump afirmon njĂ« sferĂ« tĂ« influencĂ«s amerikane qĂ« pĂ«rfshin KanadanĂ«, GroenlandĂ«n dhe PanamanĂ«, ata do ta interpretojnĂ« kĂ«tĂ« si njĂ« miratim tĂ« parimit tĂ« tyre qĂ« marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rkombĂ«tare kanĂ« qenĂ« gjithmonĂ« njĂ« provĂ« force — e dobishme kur Rusia dĂ«shiron GjeorgjinĂ« ose Kina pretendon Detin e KinĂ«s Jugore.

NĂ«se Trump pĂ«rçmon institucione si OKB-ja, qĂ« mishĂ«rojnĂ« vlera universale, Kina dhe Rusia do t’i dominojnĂ« ato dhe do t’i shfrytĂ«zojnĂ« si kanale pĂ«r interesat e tyre.

Kampi i Trump-it argumenton se ajo që ka rëndësi është fuqia e Amerikës, dhe se kjo do të çojë në paqe me Kinën.

Ata paralajmërojnë për nevojën për të parandaluar një Luftë të Tretë Botërore, duke vërejtur se Xi Jinping dëshiron të jetë në gjendje të marrë Tajvanin me forcë deri në vitin 2027.

Kina gjithashtu po ndërton shpejt armë bërthamore dhe po zotëron në mënyrë sistematike teknologji strategjike.

Amerika, sipas tyre, duhet tĂ« rivendosĂ« ndalimin; dhe spektri i diplomacisĂ« “tĂ« çmendur”, pragmatizmit dhe grumbullimit tĂ« forcĂ«s ekonomike dhe ushtarake Ă«shtĂ« mĂ«nyra pĂ«r ta bĂ«rĂ« kĂ«tĂ«.

Fatkeqësisht, kur bëhet fjalë për Tajvanin, ekziston një kontradiktë.

Nëse burimi i fuqisë së Amerikës është të jetë me pragmatizëm të pamëshirshëm për vlerat, i ashpër me aleatët dhe i hapur për marrëveshje me kundërshtarët, atëherë këto janë pikërisht kushtet që Trump të tregtojë Tajvanin me Kinën.

Edhe pse shumë nga mbështetësit e fortë kundër Kinës në administratën e tij do të luftonin kundër kësaj, vetë mundësia tregon një dobësi në zemër të qasjes së Trump-it.

Pax Trumpiana

Kur përdorimi i pushtetit është i shkëputur nga vlerat, rezultati mund të jetë kaos në shkallë globale.

Nëse figura ultra-besnike dhe të papërshtatshme si Pete Hegseth dhe Tulsi Gabbard konfirmohen si drejtues të Pentagonit dhe shërbimeve inteligjente, kaosi do të përhapet edhe brenda vendit.

Trump është i papërshtatshëm për të ndarë interesat e tij nga ato të vendit të tij, veçanërisht nëse janë në lojë paratë e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij, si ato të Elon Musk-ut në Kinë.

Duke u larguar nga vlerat që ndërtuan Amerikën pas Luftës së Dytë Botërore, Trump do të heqë dorë nga forca më e madhe që kundërshtarët e tij despotikë nuk e zotërojnë.

“The Economist”

Evropa duhet të zgjohet

“The Economist”*

Sikur Kamala Harris të kishte fituar më 5 nëntor, Evropa do të merrte frymë lirisht, do të kthehej në anën tjetër të shtratit dhe do të flinte gjumë.

Presidenca e parë e Donald Trump, e ndjekur nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, shërbyen si thirrje zgjimi, duke e detyruar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të shpaloste Zeitenwende, një pikë kthese historike në mbrojtje dhe siguri.Por ndërsa lufta në Ukrainë vijon, vendet evropiane janë hutuar nga shqetësimet e votuesve për pagat, rritjen e migrimit dhe dështimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor.

Shumë prej tyre i janë kthyer vetëkënaqësisë së zakonshme që vjen nga strehimi në mënyrë paqësore për 80 vjet nën ombrellën e fuqishme të Amerikës.

Triumfi i Trump do të thotë se këto ditë në Evropë kanë mbaruar.

Disa vende do të preken më keq nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai nuk do të ketë durim për suficitin tregtar të Evropës.

Qasja e tij brutale ndaj aleancave duhet t’i mĂ«sojĂ« EvropĂ«s se nuk mund tĂ« varet mĂ« nga Amerika pĂ«r mbrojtjen e saj.

Si për të sinjalizuar se Evropa nuk është në lartësinë e detyrës, koalicioni që qeveris Gjermaninë, vendi më i madh i Evropës, u shemb në ditën e fitores së Trump.

Ky i fundit i qaset sigurisë evropiane me një logjikë transaksionale, e cila vështirë se është një bazë solide për një aleancë si NATO.

NĂ« fillim tĂ« kĂ«tij viti, duke akuzuar vendet qĂ« shpenzojnĂ« shumĂ« pak pĂ«r mbrojtjen, ai tha: “Jo, nuk do t’ju mbroja
nĂ« fakt, do t’i inkurajoja rusĂ«t tĂ« bĂ«jnĂ« çfarĂ« dreqin tĂ« duan”.

“Duhet tĂ« paguani. Ju duhet tĂ« paguani faturat tuaja”.

Neni 5 i statutit të aleancës, i cili përcakton se një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithëve, nuk është ende një letër e vdekur.

Por me Trump-in të rikthyer në detyrë, edhe kjo është në rrezik.

E gjitha vështirë se mund të vinte në një kohë më të rrezikshme për Evropën.

Në Ukrainë Rusia po përparon, për momentin ngadalë, por shumë më shpejt nëse fronti ukrainas shembet.

Vladimir Putin nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të minuar NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Nëse Trump imponon një paqe kartagjenase në Ukrainë ose hedh dyshime të mëtejshme mbi NATO-n, vetë Evropa do të duket papritur e përfshirë në rrezik.

Evropa ka pasurinë dhe teknologjinë për të bërë më shumë për Ukrainën dhe për të penguar Putin-in.

Por Britania, Franca dhe Gjermania nuk po e marrin mjaft seriozisht sigurinë e tyre.

Secili fshihet pas një objektivi të NATO-s prej 2 % të PBB-së për shpenzimet e mbrojtjes.

Nevojitet shumë më tepër.

Industritë e mbrojtjes të Evropës janë të pafuqishme dhe janë të fragmentuara sepse Qeveritë mbështesin kampionët e tyre kombëtarë.

NĂ«se EvropĂ«s do t’i mohohej struktura komanduese amerikane nĂ« NATO, vendet pĂ«rbĂ«rĂ«se tĂ« saj do tĂ« luftonin pĂ«r tĂ« bashkuar burimet e tyre.

Edhe nĂ«se Evropa mund tĂ« gjente para pĂ«r t’i rregulluar tĂ« gjitha kĂ«to, kontinentit i mungon lidershipi dhe kohezioni.

NjĂ« pengesĂ« Ă«shtĂ« ndikimi nĂ« rritje i tendencave autokratike nĂ« politikĂ«n evropiane, tĂ« cilave fitorja e Trump-it me siguri do t’i inkurajojĂ«.

Po ashtu Trump do t’i nxisĂ« liderĂ«t evropianĂ« qĂ« tĂ« negociojnĂ« me tĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« dypalĂ«she – sepse kjo do t’i japĂ« atij fuqinĂ« mĂ« tĂ« madhe negociuese.

Ata duhet të qëndrojnë së bashku.

Në të kaluarën, Evropa ka bërë përparim vetëm kur është vënë në lëvizje nga të dy cilindrat e motorit të saj franko-gjerman.

Sot, Franca udhëhiqet nga Emmanuel Macron, një president i pafuqishëm që nuk ka asgjë të afërt me një shumicë parlamentare.

Gjermania është udhëhequr nga një koalicion grindjesh trepalësh.

Rënia e tij, pasi Scholz shkarkoi ministrin e Financave në një debat të furishëm për buxhetin, e lë kancelarin në krye të një qeverie të pakicës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në mars.

Vdekja e koalicionit tĂ« padashur “semafor” Ă«shtĂ« vonuar shumĂ«.

I pĂ«rçarĂ«, i paaftĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballur me problemet e thella ekonomike tĂ« GjermanisĂ«, dhe i menaxhuar nĂ« jofrymĂ«zues nga Scholz, koalicioni nuk do tĂ« kishte ndonjĂ« shans pĂ«r t’u pĂ«rballur me realitetet e reja Trumpiste.

Evropa ka nevojë për më shumë para të përbashkëta për Ukrainën dhe një buxhet të madh të BE-së për mbrojtjen.

E gjitha kjo paralizĂ« vjen pĂ«r shkak se Gjermania Ă«shtĂ« e lidhur nga njĂ« “frenim borxhi” kushtetues qĂ« e ndalon atĂ« tĂ« ketĂ« mĂ« shumĂ« se deficite tĂ« vogla.

Kjo ka nevojë urgjente për reformë, e cila nga ana tjetër kërkon një qeveri të re.

As Gjermania dhe as Evropa nuk mund të përballojnë pritjen për pesë muaj./ *Përshtatur për Albanian Post

❌