Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Belinda Balluku: Me ekspertë shqiptarë dhe investitorë norvegjezë në favor të fermerëve të Myzeqesë

“Liqeni i Thanës është burim jete për fushën e Myzeqes, por tashmë po hyn në vitin e 70-të të funksionimit. Ndërkohë që sipërfaqet e të mbjellave janë trefishuar vetëm vitet e fundit, ndërkohë që sot në kaskadën e Devollit operojnë dy nga HEC më të rëndësishme të gjerdanit tonë energjitik, gjendemi para sfidave që kërkojnë bashkëpunim, inovacion dhe mbi të gjitha zgjidhje të favorshme për të…

Source

Presioni i Presidentit malazez ndaj zv/kryeministrit shqiptar, reagon Agron Gjekmarkaj

Deklaratë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi. Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.

Source

RTSH në kolaps financiar, Eni Vasili kërkon auditim ndër vite të financave

RTSH asnjëherë nuk u bë radiotelevizion publik. Pati një fillesë të mbarë me Thoma Gëllçin, por nuk e lanë konkurentët, të cilët e futen edhe në burg! Çdo herë tjetër në këto 35 vite pluralizëm RTSH u përdor si vend pune për njerëzit e pushtetit të radhës. Të mos harrojmë se RTSH ka afro 1000 punonjës. Dhe të gjithë paguhen nga taksat e qytetarëve si dhe nga buxheti i shtetit. Ndërkohë…

Source

Shpërthim historik në Rusi: Vullkani Krasheninnikov zgjohet pas 600 vitesh, prej tërmetit 8.8 ballë

Për herë të parë në historinë moderne, vullkani Krasheninnikov në Gadishullin e Kamchatkës ka shpërthyer, duke çliruar një re hiri deri në 6,000 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe duke shkaktuar alarm në Lindjen e Largët Ruse. Sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s (KVERT), shpërthimi ndodhi në orën 4:50 të mëngjesit, pak ditë pas një tërmeti të fuqishëm me…

Source

Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”

Orikum – 3 gusht 2025 Është arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”, i shpallur në kërkim prej muajsh si i dyshuar kryesor për vrasjen e Gentian Bejtjes në Fushë-Krujë, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti. Plaku, 41 vjeç, me origjinë nga Vlora, ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Prej kohësh ai jetonte mes Greqisë dhe Italisë…

Source

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut-Rumani në Kumanovë. Reagon Spiropali

Elisa Spiropali shkruan se “Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë. Gjuha e urrejtjes që nxit dhunën, konfliktin etnik dhe racizmin, nuk ka vend në…

Source

Behgjet Pacolli: Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare

Nga Behgjet Pacolli- Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë është kthyer në luftë të brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga…

Source

Pasi plagos 28 vjeçarin, autori Klejvis Caka del me pistoletë në dorë në rrugët e Freskut në Tiranë

Pamje të siguruara nga kamerat e sigurisë dhe publikuara nga TV Klan zbulojnë momentin kur Klejvis Caka, 26 vjeç, largohet me vrap nga vendi i ngjarjes, me pistoletën në dorë, pasi ka plagosur me armë zjarri Jukled Abazin, 28 vjeç, në zonën e Freksut, mbrëmjen e së shtunës. Ngjarja ka ndodhur në një prej rrugëve të populluara të kryeqytetit, ndërsa autori është tashmë në kërkim nga Policia e…

Source

Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”

Policia e Shtetit ka intensifikuar operacionet e saj në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, me qëllim garantimin e sigurisë në hapësirat ujore gjatë sezonit turistik. Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se strukturat e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë kryer kontrolle të përforcuara ndaj mjeteve lundruese, duke ndëshkuar shkeljet dhe ndërhyrë në raste emergjente.

Source

Kush është 28 vjeçari që qëlloi me armë te Zona e Freskut

Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme. Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut. Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri. Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të…

Source

Belinda Balluku: Afati i këshillimit ka përfunduar dhe kushdo që ka refuzuar zbatimin e këtij vendimi do të penalizohet

“Ditari MIE për muajin korrik, me fokus tek siguria rrugore dhe çlirimi i territorit të zaptuar nga bizneset që operojnë përgjatë akseve kombëtare. Afati i këshillimit ka përfunduar dhe kushdo që ka refuzuar zbatimin e këtij vendimi do të penalizohet. Në sektorin energjetik kemi hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve prodhuese, ku firmosëm marrëveshjen me BERZH për…

Source

Ndryshon loja! Nga Prokuror i Posaçëm që hetonte Trump dhe Hashim Thaçin, tashmë i hetuar për vepra penale!

Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime penale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, pas mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Zyra e Këshilltarit të Posaçëm ka konfirmuar për agjenci të lajmeve, përfshirë Reuters dhe Associated Press, se është duke hetuar nëse Smith e ka shkelur ligjin i cili ua…

Source

Radio “Europa e Lirë”: Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet anëtarësohet i pari në BE?

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që e përmendin emrin e Malit të Zi, duke marrë parasysh se është duke negociuar me vite dhe ka avancuar më shumë se të gjitha vendet tjera kandidate. Të tjerët pozicionohen nga Shqipëria, e cila është duke ecur me hapa të shpejtë…

Source

Radio shtetërore gjermane DW: Evropa e prekur këtë verë nga thatësira rekord

-Botuar në radion shtetërore gjermane DW- Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht në lindje, në fillim të korrikut ishte prekur nga thatësira, rezulton nga një hulumtim i të dhënave të fundit të Observatorit Europian të Thatësirave (EDO). Kjo është hapësira më e madhe e prekur prej thatësirës në harkun kohor 1 deri më 10 korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.

Source

Përplasje mes Presidentit të Malit të Zi dhe zv/kryeministrit shqiptar

Kabineti presidencial kërkon shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit. Gjeloshaj: Akuzat janë gënjeshtra të rënda. Podgoricë – Një krizë serioze institucionale ka shpërthyer në Mal të Zi pas përplasjes së drejtpërdrejtë mes Presidentit të vendit, Jakov Milatoviq, dhe zëvendëskryeministrit Nik Gjeloshaj, i cili njëkohësisht mban edhe portofolin e Zhvillimit Ekonomik.

Source

Trump urdhëron ripozicionimin e nëndetëseve bërthamore për shkak të deklaratave të Medvedevit

Në një paralajmërim për Rusinë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 1 gusht se ka urdhëruar ripozicionimin e dy nëndetëseve bërthamore amerikane, “bazuar në deklaratat shumë provokuese” të bëra nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev. Trump shkroi në Truth Social se bazuar në deklaratat “shumë provokuese” të bëra nga Medvedevi, ai ka urdhëruar “që dy nëndetëset bërthamore të pozicionohen…

Source

Ishte Sokol Sadushi që bëri të tërhiqen nga drafti skandaloz i Kodit të Ri Penal

Tani, të gjithë janë kundër drafit të Kodit të Ri Penal i hartuar nga grupi i punës drejtuar nga drejtori i shkollës së magjistraturës, ish-prokurori i përgjithshëm, Arben Rakipi. Reaguan të majtë e të djathtë, shoqeri civile dhe media, drejtues në sistemin e drejtësisë. Reagoi edhe kryeministri Rama. Reaguan ndërkombëtarët, duke thënë se nuk është ky Kodi që i duhet Shqipërisë.

Source

Arrestimi i paligjshëm i Zef Shtjefnit

Me vendimin e saj nr.2071-374 Gjykata e Lezhes e shpalli të paligjshem arrestimin e biznesmenit dhe gazetarit të mirënjohur Zef Shtjefni për incidentin e rëndë në punë që i ndodhi një punonjesi te njerës nga shoqerite e tij, duke montuar një steigj koncertesh, në shërbim gratis të aktiviteteve kulturore të Bashkisë Lezhë për sezonin turistik në Shëngjin. Veprimet e policisë dhe prokurorisë së…

Source

❌