Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

SHBA-të i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë

Administrata Trump i ka kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet ndaj objektivave të qeverisë siriane dhe të hapë bisedime të drejtpërdrejta me Damaskun, tha një zyrtar i lartë amerikan për Axios të mërkurën. “U thamë izraelitëve të tërhiqen dhe të marrin frymë”, tha zyrtari i lartë amerikan, duke shtuar se administrata po nxit bisedime të drejtpërdrejta midis […]

The post SHBA-të i bëjnë thirrje Izraelit të ndalojë sulmet ndaj Sirisë appeared first on FaxWeb.

Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula

Një protestë masive kundër Donald Trump-it është mbajtur javën e kaluar në qytetin më të madh të Brazilit, São Paulo, si reagim ndaj vendimit të ish-presidentit amerikan për të vendosur tarifa të rënda ndaj importeve braziliane. Protestuesit e akuzuan Trump-in për përpjekje për të ndikuar në drejtësinë braziliane dhe për të shpëtuar aleatin e tij […]

The post Tarifa të rënda ndaj importeve braziliane/ Protesta kundër Trump, përkrahje e papritur për presidentin Lula appeared first on FaxWeb.

Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit […]

The post Kërcënohet sërish presidentja e Kosovës Vjosa Osmani appeared first on FaxWeb.

Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Disa foto të publikuara të presidentit amerikan, Donald Trump nxitën aludime se ai mund të jetë i sëmurë. Ai kishte plagë ose shenja në dorën e tij të djathtë të mbuluara me fondatinë. Në njërën nga fotot këmbët e Trump duken shumë të fryra, ndërsa mori pjesë në Kupën e Botës për Klube. Trump dhe […]

The post Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë appeared first on FaxWeb.

Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet sot me kryeministrin e Katarit , Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, në Shtëpinë e Bardhë, sipas një deklarate zyrtare, për të nxitur përparimin në një armëpushim në Gaza dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve. Negociatorët izraelitë dhe Hamas kanë mbajtur raundin e tyre të fundit të bisedimeve […]

The post Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza appeared first on FaxWeb.

Adriatik Lapaj shpërthen pas zgjedhjeve: Është angazhuar gjithë këneta për të mos më lejuar në Kuvend

Kreu i koalicionit “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar në rrjete sociale pas rezultateve të zgjedhjeve, duke akuzuar për një fushatë të organizuar kundër tij nga të gjitha anët e spektrit politik. “Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk […]

The post Adriatik Lapaj shpërthen pas zgjedhjeve: Është angazhuar gjithë këneta për të mos më lejuar në Kuvend appeared first on FaxWeb.

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim

Si pjesë e një hetimi evropian dhe ndërkombëtar që synon gjetjen dhe kapjen e të arratisurve të profilit të lartë, veçanërisht atyre që kërkohen në bashkëpunim me autoritetet e huaja, Policia Shtetërore Italiane, në bashkëpunim me Policinë Kroate, ka arrestuar një të arratisur shqiptar. Ditët e fundit, në përfundim të një hetimi që zgjati afërsisht […]

The post Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim appeared first on FaxWeb.

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal, duke iu bashkangjitur 17 të tjerave për kërkuar hetim për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij. Sipas tyre, vazhdimi i punës se tyre si qeveri është jo kushtetuese dhe […]

The post LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm appeared first on FaxWeb.

Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare

Pas një qëndrimi prej rreth pesë orësh në vilat qeveritare në Vlorë, kryeministri Edi Rama është larguar ashtu siç erdhi, me helikopter. Nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar mbi arsyen e kësaj vizite, por burime jozyrtare bëjnë me dije se qëndrimi ka qenë privat dhe lidhet me një takim të paralajmëruar që do të zhvillohet […]

The post Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare appeared first on FaxWeb.

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike. Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do […]

The post Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet appeared first on FaxWeb.

“Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe

Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka deklaruar se vendi i tij është gati për bisedime paqeje me Rusinë, duke këmbëngulur se një takim midis udhëheqësve nga Kievi dhe Moska do të ishte hapi më efektiv për të arritur një armëpushim. “Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo gjeografi”, tha […]

The post “Jemi të gatshëm të negociojmë”, Ukraina: Takimi Zelensky-Putin do të ndihmonte përpjekjet për paqe appeared first on FaxWeb.

Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare

Kryeministri francez François Bayrou ka prezantuar planet e reja për të shkurtuar 43.8 miliardë euro shpenzime nga buxheti kombëtar. Në fjalën e mbajtur në Kuvend ai tha se borxhi publik përfaqëson një “rrezik vdekjeprurës” për Francë. Masat e propozuara për uljen e shpenzimeve përfshijnë: Reduktimin e numrit të të punësuarve në shërbimin civil, vendosjen e një “kontributi solidariteti” […]

The post Franca merr masa për borxhin: Taksë për të pasurit dhe heqje e dy festave zyrtare appeared first on FaxWeb.

“BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë!

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Ndërkombëtare për Politikat e Emigracionit ka bërë thirrje që BE-ja të shtojë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar në kuadër të paktit të ri për emigracionin dhe e ka mbrojtur organizatën e tij ndaj kritikave për shkelje të të drejtave të njeriut. Kreu i organizmit me mjaft ndikim, që financohet nga […]

The post “BE të shtojë dëbimet”, organizata për emigracionin: Kush nuk merr azil, të ikë! appeared first on FaxWeb.

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç është përplasur me një automjet tjetër me drejtues K.B. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur dy pasagjere, ndërsa policia ka nisur hetimin për 27- vjeçarin. ‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi […]

The post Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, përplasen dy mjete, plagosen 2 pasagjere appeared first on FaxWeb.

Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit

Policia ka vënë në pranga dy vëllezër në Tepelenë pasi kishin kultivuar 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë. Komisariati i Policisë Tepelenë, Stacioni i Policisë Memaliaj në bashkëpunim me DVP Gjirokastër finalizuan operacionin e koduar “Midnight”, ku u vunë në pranga I. D., 23 vjeç dhe A. D., 30 vjeç, vëllezër, të dy […]

The post Tepelenë/ Kultivuan 137 bimë narkotike në pyllin e fshatit Luftinjë, vihen në pranga 2 vëllezërit appeared first on FaxWeb.

Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata

Duke komentuar deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Kievin se deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë i interpreton si sinjale për luftë dhe jo paqe. Nga ana tjetër, Peskov u shpreh se po i monitoron me kujdes deklaratat në lidhje me furnizimet me armë të Ukrainës nga Perëndimi. Së fundmi, Presidenti […]

The post Kremlini: Trump duhet t’i bëjë presion Kievit për negociata appeared first on FaxWeb.

200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik

SPAK i ka kërkuar dy policive lokale të Elbasanit dhe të Librazhdit nëse është denoncuar apo jo një grabitje e ndodhur në 2020 dhe një pengmarrje që ka rezultuar se kanë ndodhur gjatë bisedave midis disa personave nën hetim. Sipas bisedave të kryera midis një zyrtareje që është nën hetim për një çështje tjetër rezulton […]

The post 200 mijë euro, pengmarrje dhe tendera! Si u zbulua ngjarja si skenar filmi në shtëpinë e zyrtares së Komisionit të Prokurimit Publik appeared first on FaxWeb.

Izraeli bombardon Damaskun, IDF: Goditëm selinë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane. Mesazh për Druzët

Mediat siriane raportuan se një sulm ajror izraelit kishte ndodhur në Damask. Sipas të dhënave një shpërthim i fuqishëm u dëgjua në kryeqytetin e Sirisë, pasi një dron fluturoi mbi zonë. Nuk pati raportime për të lënduar, ndërsa vlerësohet se sulmi ishte kryesisht një paralajmërim. Ushtria izraelite mori përgjegjësinë, duke vënë në dukje se goditi […]

The post Izraeli bombardon Damaskun, IDF: Goditëm selinë e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë siriane. Mesazh për Druzët appeared first on FaxWeb.

Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje

Grupet e punës me përfaqësues nga IKMT, IMT, Tatimet dhe Policia Bashkiake në Lezhë kanë nisur të evidentojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike dhe ndërhyrjet me ndërtime pa leje në territorin e kësaj bashkie. Nga kontrollet e deritanishme rezulton se pjesa më e madhe e objekteve janë kryer në vitet e shkuara dhe disa […]

The post Aksion për hapësirat publike në Lezhë, IMT në terren për evidentimin e godinave dhe objekteve të ndërtuara pa leje appeared first on FaxWeb.

22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur

Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Raportohet se i riu me inicialet S.B., humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemët në anë të rrugës ‘Skënderbeu’ gjatë orëve të natës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan […]

The post 22-vjeçari nga Franca përplas makinën në Sarandë/ Drejtonte në gjendje të dehur appeared first on FaxWeb.

❌