Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD: Rama po i jep goditjen finale prodhimit vendas

Partia Demokratike kritikon aksionin e qeverisë për sigurinë ushqimore dhe sekuestron e produkteve blegtorale e bujqësore pa faturë. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, e cilëson këtë aksion si një “ultimatum” të Edi Ramës, që jo vetëm nuk garanton sigurinë ushqimore, por dëmton rëndë fermerët dhe prodhimin vendas. Sipas PD, aksioni nuk ka në qendër interesin publik…

Source

Skandal në Barcelonë! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

Një ngjarje tronditëse është raportuar në aeroportin Josep Tarradellas Barcelona-El Prat, ku një çift vendosi të udhëtonte duke braktisur djalin e tyre 10-vjeçar vetëm në terminal, pasi pasaporta e tij kishte skaduar dhe nuk mund të hipte në avion. Sipas mediave ndërkombëtare, episodi u bë publik falë një videoje të postuar në TikTok nga një oficere e kontrollit të trafikut ajror…

Source

Trump: Do të vendosim sanksione kundër Rusisë nëse nuk ka armëpushim deri më 8 gusht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Rusisë një afat të ri për një armëpushim: 8 gushtin. “Nëse nuk ka marrëveshje deri atëherë, ne do të vendosim sanksione”, tha Trump në një intervistë me Newsmax. Presidenti amerikan shtoi se kishte biseduar me liderin rus dhe kishin patur një bisedë të shkëlqyer. “Fola shumë me Putinin dhe mendoj se patëm një bisedë të shkëlqyer.

Source

Vidhte vila dhe biznese në Durrës dhe Tiranë, përfundon në pranga 21-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”. Si pasojë është arrestuar një 21-vjeçar i identifikuar si O.H. pasi vidhte në qytetet e Tiranës dhe Durrësit në vila, biznese , tabakino dhe parkingje. Njoftim i Policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim…

Source

Transferimi i Brojës te klubi i Premier League, zbulohet shuma që Chelsea përfitoi nga shitja e sulmuesit shqiptar

Armando Broja është shumë pranë një tjetër kapitulli të rëndësishëm në karrierën e tij. Sipas raportimeve të fundit nga “BBC Sport”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është në prag të një transferimi të përhershëm te Burnley, me një marrëveshje që kap vlerën e 20 milionë paundëve. Pas një periudhe jo të lehtë me dëmtime te Everton, ku u huazua nga Chelsea, Broja duket i vendosur të rilindë…

Source

Vrau babanë në bashkëpunim me të dashurin dhe nënën e saj, Prokuroria zbardh ngjarjen makabër në Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar një procedim penal në lidhje me një ngjarje të rëndë që ka ndodhur më 23 korrik 2025 në fshatin Frashër. Tre persona po procedohen penalisht për dy vepra të rënda penale: “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Source

Kryeministri: Jo vetëm ngrehinat e hekurit, por edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij facebook një video nga aksioni që po kryhet në Tiranë për lirimin e hapësirave publike. “Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat…

Source

Ambasada e SHBA-së apel qytetarëve: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për qytetarët që duan të vizitojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde…

Source

Rruga e Dukagjinit, Rama ndan pamjet nga punimet: Lidh Shkodrën me Gjakovën

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rruga e Dukagjinit, në aksin Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, dhe shkruan se është një nga segmentet më të rëndësishme të veriut të vendit. “Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibaj në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën…

Source

Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, 2 gusht, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve. Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Në zonat malore do të ngjiten deri…

Source

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

Në një vend ku bashkëjetesa në pallate shpesh ka qenë burim konfliktesh, mungesë mirëkuptimi e mbi të gjitha paqartësish ligjore, qeveria ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së rregullave të qarta e të zbatueshme. Ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i miratuar më 3 korrik dhe publikuar në Fletoren Zyrtare sjell një frymë të re në mënyrën sesi…

Source

Ylli Manjani: Po jetojmë Republikën e Prokurorëve!

Nga Ylli Manjani Republika abuzive e prokurorëve, nuk reformohet. ** Padyshim, që në ” Republikën e prokurorëve” suksesi i punës së tyre nuk matet me sa gjyqe fitojnë. Nuk është normale kjo sepse ata i fitojnë të gjitha gjyqet. Për të qenë korrekt, duhet thënë që thuajse të gjitha gjyqet i fitojnë pa shkuar në gjykatë! Arsyeja është se gjykatat nuk janë mbi prokurorët në republikën e tyre.

Source

Turistët nga e gjithë bota shijojnë magjinë e Vlorës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm disa pamje nga shëtitorja e Vlorës, e cila është e mbushur plot me turistë nga e gjithë bota. “Dhe me buzëqeshjet e turistëve nga e gjithë bota në këtë fillim gushti, që shijojnë magjinë e Vlorës në shëtitjen e Lungomares, ju uroj të shtunë të bukur”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 2 gusht 2025

DASHI Ndërkohë që të tjerët janë përfshirë në një debat të ashpër, ju keni fatin të shihni të dyja anët e debatit. Mos hezito të ndërhyni dhe të qetësoni situatën, të tjerët do të jenë mirënjohës. DEMI Mundohuni të përshtatni të renë me të vjetrën dhe suksesi nuk do të mungojë. Mbajtja e një dialogu të hapur, të ndershëm dhe të qëndrueshëm me njerëzit përreth do të jetë thelbësore.

Source

Arti dhe të rinjtë, Llatja: Mbështetje për talentet që ruajnë kujtesën kombëtare

Gjinari, një nga zonat më piktoreske të Elbasanit, po bëhet gjithnjë e më shumë një vatër krijimtarie. Aty ka zgjedhur të punojë dhe të jetojë pjesërisht edhe Klevis Myrta, një skulptor i ri nga kjo zonë, i cili ka kthyer artin në një mision për ruajtjen e kujtesës kombëtare. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, zhvilloi një vizitë në punishten Klevisit, ku u njoh nga afër me disa nga…

Source

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje për 645 milionë dollarë

Një prej jahtëve më të jashtëzakonshëm ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, do të dalë për herë të parë në shitje në ekspozitën Monaco Yacht Show këtë shtator. Me një gjatësi prej 119 metrash dhe një çmim marramendës prej 645 milionë dollarësh, superjahti është ndërtuar nga kompania holandeze Feadship, dhe konsiderohet si mjeti lundrues më miqësor me mjedisin në botë. I pajisur me teknologji të…

Source

Drafti i Kodit të ri Penal, reagon Rama: Mos bëni deklarata qesharake, uluni me grupet e ekspertëve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me opinionet e kundërta që janë shprehur për Draftin me ndryshimet në Kodin e Ri Penal. Kreu i qeverisë sqaroi se ata nuk janë pjesëmarrës në hartimin e draftit, por një nga palët e përfshira, pasi ky proces është kryer nga ekspertët. Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në X: Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese…

Source

Rama për lirimin e hapësirave publike: Do hiqen të gjitha, ka nga ata që s’marrin vesh, por…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku u ndal te reformat në qeverisje, procesi i integrimit europian dhe aksioni për rregullimin e hapësirave publike. Rama u shpreh se Shqipëria është vlerësuar bashkë me Italinë, Greqinë dhe Lituaninë për progresin në reformat e qeverisjes, por theksoi se puna nuk mbaron me kaq. Ai u bëri thirrje të gjithë…

Source

RTL shkruan për Shqipërinë, Rama: Xhevahiri ballkanik që po kthehet nga një sekret, në destinacion turistik botëror

Kryeministri Edi Rama ka ndarë artikullin e medias së njohur në Luksemburg “RTL Radio”, e cila ka shkruar për bukuritë e vendit tonë, trashëgiminë kulturore, bregdetin, turizmin dhe historinë. “Nga Alpet Shqiptare në bregdetin Jon, kjo perlë e Ballkanit po bëhet një nga vendet më joshëse për t’u arratisur në Evropë. Në këtë kapitull të tretë, po njihemi me Shqipërinë, një vend që është në mes të…

Source

GJKKO liron nga arresti shtëpiak kryebashkiakun socialist dhe nënkryetarin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi, dhe nënkryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët ishin në arrest shtëpie. Ndaj kryebashkiakut socialist dhe nënkryetarit, gjykata vendosi masën e detyrimit për paraqitje, 1 herë në muaj. Rexh Byberi dhe Abedin Kërrnaja po hetohen për veprat penale të…

Source

❌