Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë

Ngjyrat nuk janë thjesht një element estetik; ato krijojnë gjallëri, frymëzim dhe një ndjesi të veçantë në çdo cep të botës. E ndërsa qytetet me ngjyra neutrale mund të kenë sharmin e tyre, si ndërtesat art-deco në Londër, është e pamohueshme që një shpërthim ngjyrash e sjell në jetë çdo peizazh.

Pikërisht këtë ka synuar të vërtetojë edhe një analizë e re nga studio krijuese Berlew, e cila ka renditur 125 prej destinacioneve më të njohura turistike sipas asaj që ata e quajnë “diversitet kromatik” dhe “intensitet ngjyrash”.

Përmes teknologjisë së vizionit kompjuterik, janë analizuar imazhe me rezolucion të lartë të shkrepura nga fotografë për të identifikuar pesë ngjyrat dominuese në çdo destinacion. Rezultati: 625 paleta ngjyrash dhe një renditje mbresëlënëse e vendeve më shumëngjyrëshe në botë.

Në krye të listës pozicionohet Burano, ishulli i vogël pranë Venecias që duket sikur është zhytur në një gotë me bojëra uji, me shtëpi të lyera me blu, të kuqe, të gjelbër e të verdhë, nga dritaret deri te dyert dhe grilat. Chefchaouen në Marok dhe Guatapé në Kolumbi renditen pas tij.

Dhjetë destinacionet më shumëngjyrëshe në botë:

1. Burano, Itali

Burano, Italy
Ky ishull piktoresk në lagunën e Venecias është një shpërthim ngjyrash në çdo rrugicë. Shtëpitë shumëngjyrëshe janë kthyer në simbol të qytetit dhe një destinacion i preferuar për turistët që vizitojnë Venecian.

2. Chefchaouen, Marok

Morocco
I njohur si “qyteti blu”, Chefchaouen të mahnit me rrugët me kalldrëm dhe fasadat në nuanca të ndryshme të blusë, që dhurojnë një ndjesi qetësie dhe freskie.

3. Guatapé, Kolumbi

Guatapé, Colombia
Një qytet i vogël por shumë i dashur për fasadat e dekoruara me murale dhe motive tradicionale. Çdo cep i Guatapé është një kartolinë.

4. Willemstad, Curaçao

Willemstad, Curaçao
Kryeqyteti kolonial i ishullit të Karaibeve tërheq me arkitekturën holandeze të lyer në ngjyra pastel të ndezura rozë, portokalli, e gjebër e më shumë.

5. Havana, Kubë

Havana, Cuba
Qyteti historik ofron një përzierje të arkitekturës koloniale dhe makinave retro me ngjyra të ndezura, si një skenë filmi.

6. Cinque Terre, Itali

Vernazza in Cinque Terre
Fshatrat bregdetarë të këtij rajoni janë të ndërtuar në shpate shkëmbore dhe çdo shtëpi duket sikur është një ngjyrë tjetër në paletën e piktorit.

7. Buenos Aires (La Boca), Argjentinë

Buenos Aires, Argentina
Lagjja La Boca është një galeri e hapur arti, me ndërtesa të pikturuara me ngjyra të forta dhe një shpirt artistik që pulson në çdo rrugë.

8. Jodhpur, Indi

Jodhpur
Njohur si “qyteti blu i Indisë”, Jodhpur është një labirint me ndërtesa blu të lehtë që bien në kontrast me shkretëtirën përreth.

9. San Juan, Porto Riko

San Juan, Puerto Rico
Qyteti i vjetër i San Juan-it është i njohur për rrugët me kalldrëm dhe ndërtesat koloniale me ngjyra plot gjallëri, që reflektojnë ritmin tropikal.

10. Istanbul (Balat), Turqi

Balat, Istanbul
Lagjja historike e Balat në Stamboll është kthyer në një atraksion për fotografë dhe vizitorë, me shtëpi shumëngjyrëshe, shumë shkallë dhe kafe të vogla tradicionale. / Time Out, Shqip.al

The post Destinacionet më shumëngjyrëshe në botë appeared first on Revista Monitor.

Kinematë në natyrë më të bukura në Europë

Filmat? Nuk janë më thjesht një mënyrë për të kaluar një mbrëmje me shi. Në fakt, falë kinemave verore, të shkuarit për të parë një film në një ekran veror ka nisur të kthehet në një nga aktivitetet më të pëlqyera të stinës.

Sipas platformës Time Out, kinemaja më e bukur në natyrë në botë është shpallur Westpac OpenAir në Sidnei. Por, lista e përditësuar përfshin një sërë vendesh mbresëlënëse edhe në Europë, dhe e para prej tyre është Pavilion Mies van der Rohe në Barcelonë.

Westpac Openai Sidney

Kjo perlë arkitekturore u projektua nga Ludwig Mies van der Rohe dhe Lilly Reich si pavioni gjerman për Ekspozitën Ndërkombëtare të Barcelonës më 1929. U shemb një vit më vonë, por në vitin 1986 u rindërtua në vendndodhjen origjinale, në Montjuïc. Prej disa vitesh aty zhvillohet ‘Pantalla Pavelló’: cikël filmash me temë arkitekturën, që projektohen mbi murin prej mermeri travertin, ndërsa publiku i ndjek i ulur rreth.

Pavilion Mies van der Rohe

Por Spanja duket se e ka gjetur formulën, pasi edhe Amante në Ibiza, Sala Montjuïc po në Barcelonë, dhe Cinema Lliure a la Platja në Katalonjë janë përfshirë në renditje.

Rathausplatz Vjenë

Vendi i dytë europian në listë është Cinéma de la Plage në Kanë, e hapur që prej vitit 2001. E treta është Rathausplatz në Vjenë, që ofron shfaqje falas të “operave të Offenbach dhe koncerteve të Rolling Stones përballë bashkisë me stil gotik të qytetit.

Adventure Cinema Lowther Castle

Kinematë më të bukura në natyrë në Europë:

Pavilion Mies van der Rohe, Barcelonë
Cinéma de la Plage, Kanë
Rathausplatz, Vjenë
Arene de Pula, Kroaci
Cine Thisio, Athinë
Amante, Ibiza
Piazza Grande, Lokarno
Fortress Cinema, Kosovë
Adventure Cinema në Kështjellën Lowther, Cumbria
Rooftop Film Club, Londër
Sala Montjuïc, Barcelonë
Cinema Lliure a la Platja, Katalonjë
West Beach (Film) Festival, Amsterdam
Open Air Cinema Kamari, Santorini
Gare aux Docs, Paris
Kreuzberg Open-Air Cinema, Berlin
Cine Manto, Mykonos
Cinemoving San Polo, Venecia
Moonflicks, Chester, Mbretëria e Bashkuar

/ Time Out, Shqip.al

The post Kinematë në natyrë më të bukura në Europë appeared first on Revista Monitor.

Pak reflektim si zgjidhje për drejtuesit e mbingarkuar

Çfarë do të ndodhte nëse drejtuesit e korporatave do të ndaleshin për një moment, jo vetëm për të reflektuar mbi objektivat që duhet të përmbushin, por edhe mbi atë se kush duan të jenë si liderë?

Mund të duket paksa i tepërt, por një studim i fundit nga McKinsey tregon se reflektimi mund të ndihmojë në përballimin e një problemi gjithnjë e më të pranishëm në botën e menaxhimit: lodhja e thellë nga drejtimi i pandërprerë dhe presionet e vazhdueshme.

Reflektimi ose analiza personale është një mënyrë efektive për të zhvilluar aftësi thelbësore njerëzore si empatia, bujaria, ndjeshmëria dhe përshtatshmëria, cilësi që ndihmojnë në shmangien e lodhjes emocionale dhe ruajtjen e ekuilibrit mendor. Ai nxit guximin, mbështet një mendësi të qëndrueshme drejtimi dhe forcon performancën afatgjatë.

McKinsey thekson se organizatat që investojnë në kapitalin njerëzor kanë 1.5 herë më shumë gjasa të ruajnë standarde të larta. “Gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si drejtuesit përballen me të papriturat dhe si arrijnë të përfshijnë në këtë proces njerëzit që udhëheqin,” thotë Dana Maor, partnere e lartë në McKinsey dhe një nga autorët që mbështet këtë kërkim.

Libri, me titull “The Journey of Leadership: How CEOs Learn to Lead from the Inside Out”, përqendrohet në zhvillimin personal dhe profesional të drejtuesve përballë sfidave moderne të lidershipit. Përmes rrëfimeve konkrete dhe strategjive të zbatuara, autorët, të gjithë partnerë në McKinsey, promovojnë një model udhëheqjeje të orientuar nga njeriu, ku përulësia, vetëdija dhe mësimi i vazhdueshëm janë themeli i suksesit në një mjedis të ndryshueshëm. Ata theksojnë rëndësinë e veprime të vogla të përditshme që forcojnë qëllimin dhe ndihmojnë drejtuesit të ruajnë qartësinë dhe motivimin.

Ndërsa presioni mbi drejtuesit rritet nga dita në ditë, qoftë përmes vendimeve të vështira apo pasojave të objektivave të papërmbushura, lodhja e lidershipit është kthyer në një dukuri të zakonshme. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në SHBA dhanë dorëheqjen 2,221 CEO, një rritje me 16%, ndërsa qëndrueshmëria mesatare në drejtimin e kompanive Fortune ra nga gjashtë në pesë vjet.

Në këtë sfond, gjithnjë e më shumë ekspertë e cilësojnë lidershipin e përqendruar te njeriu si një domosdoshmëri, veçanërisht në kohë të pasigurta. Ata sugjerojnë që vetë-reflektimi duhet të jetë hapi i parë: drejtuesit të kërkojnë reagime të sinqerta nga bashkëpunëtorë të besuar dhe të bëjnë pyetje thelbësore për veten:

Si po e menaxhoj kohën?
Çfarë më motivon?
Si mund të rris performancën?
Si mund të frymëzoj ekipin dhe të sjell ndikim pozitiv?

McKinsey thekson gjithashtu se shumica e drejtuesve të sotëm nuk janë të përgatitur për sfidat që i presin në krye të organizatës. Sipas tyre, 83% e drejtuesve në mbarë botën ndihen të papërgatitur për rolet më të larta, pasi strategjia dhe inteligjenca nuk mjaftojnë më.

Aftësitë njerëzore, si ndjeshmëria, komunikimi i hapur, përulësia dhe ndërtimi i besimit, janë thelbësore për t’u lidhur me ekipet dhe për të nxitur një kulturë bashkëpunimi dhe mësimi. Gatishmëria e një drejtuesi për të treguar ndjeshmëri apo për të pranuar gabime, krijon besim dhe kontribuon në ndërtimin e një mjedisi të shëndetshëm organizativ.

Udhëheqësit duhet të ndërtojnë një ekuilibër mes cilësive që shpesh perceptohen si të kundërta si guximi dhe përulësia, vetëbesimi dhe fleksibiliteti. Ata që arrijnë këtë ekuilibër kuptojnë se bujaria dhe ndjeshmëria krijojnë një klimë pune ku të gjithë ndihen të vlerësuar dhe të motivuar.

Për më tepër, liderët kuptojnë se kujdesi për të tjerët fillon me kujdesin për veten. Përfitimet janë të qarta: drejtuesit janë më të aftë të frymëzojnë ekipet, të sigurojnë mirëqenie dhe të arrijnë rezultate më të mira. Puna e brendshme për të zhvilluar aftësitë njerëzore i ndihmon drejtuesit të ndërtojnë organizata më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme, ku njerëzit dhe rezultatet ecin paralelisht. / INC, Shqip.al

The post Pak reflektim si zgjidhje për drejtuesit e mbingarkuar appeared first on Revista Monitor.

Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën

Pas një vizite në Danimarkë, një nga vendet më të lumtura në botë, Marina Cooley, profesore në Goizueta Business School në Universitetin Emory dhe ish-punonjëse në kompani si Coca-Cola dhe IBM, vendosi të ndryshojë mënyrën si e konceptonte ekuilibrin punë-jetë.

Ajo vuri re se danezët i japin rëndësi të madhe pasioneve personale jashtë punës (hoby). Frymëzuar nga kjo kulturë, Marina ndërmori një eksperiment njëvjeçar, ku provoi 17 aktivitete për të zbuluar një mënyrë jetese më të ekuilibruar dhe të qëndrueshme. Në vazhdim renditen rezultatet dhe këshillat e saj pas kësaj përvoje:

1. Ndaloi zakonin e “doomscrolling”

Për të gjetur kohë për pasionet, hoqi dorë nga zakonet e përdirimit të pajisjeve dixhitale, që i konsumonin vëmendjen dhe kohën. Aktivitetet manuale dhe fizike e ndihmuan të çlirohej nga ekrani dhe stresi, duke e fokusuar në përfshirje të vetëdijshme.

2. Mësoi të “ruajë” lumturinë për më vonë

Jo çdo aktivitet ishte i përshtatshëm në atë fazë të jetës. Në vend që t’i përjashtonte, Marina i konsideroi si pasione të ardhshme, duke i dhënë vetes leje për të ëndërruar pa presion.

3. Kuptoi se puna e njërit është relaksimi i tjetrit

Aktivitetet që për ndikë janë barrë ose detyrim, për dikë tjetër mund të jenë terapi. Gatimi, për shembull, për të ishte punë, por për të tjerët ishte një burim qetësie. Çdo gjë që të sjell kënaqësi mund të jetë pasion.

4. Rishkroi përkufizimin e “kujdesit për veten”

Në vend të rutinave estetike, Marina zbuloi se pasionet që stimulojnë trurin, krijimtarinë dhe trupin i sjellin qetësi të vërtetë. Për të, ato u konkretizuan në Mahjong, punime me dorë dhe tenis.

5. U ndje më pak e vetmuar

Pasionet i sollën njohje të reja. Qoftë në fusha sporti apo aktivitete krijuese, ajo gjeti mbështetje dhe përkatësi që i mungonin më parë.

6. Nuk kishte më frikë nga bisedat e vogla

Pasionet u bënë mënyrë për të njohur të tjerët më thellë. Njerëzit ndanin histori autentike dhe lidhjet sociale u bënë më të sinqerta.

 

Studentët e saj shpesh thonë se do të merren me pasione kur të gjejnë kohë. Por Marina mësoi se ekuilibri ndërtohet përmes këtyre aktiviteteve dhe pasioneve. Sot, edhe pse eksperimenti ka përfunduar, pasionet mbeten pjesë e përditshme e jetës së saj dhe të familjes.

“Kam shumë pasione,” i tha një natë djali i saj dhe ajo e kuptoi se kishte krijuar një model të shëndetshëm jetese. / CNBC, Shqip.al

The post Sekreti i lumturisë në Danimarkë: Si pasionet mund të ndryshojnë jetën appeared first on Revista Monitor.

Fokusohuni te lumturia, jo perfeksioni

Në mars të vitit 2025, Alysa Liu shkëlqeu në Kampionatin Botëror të Patinazhit Artistik të organizuar në Boston, duke fituar medaljen e artë dhe duke befasuar botën e sportit me rikthimin e saj të jashtëzakonshëm.

Por më i rëndësishëm se rezultati ishte transformimi që ajo pësoi gjatë rrugës së saj për rikthim: nga përpjekja për perfeksion në fokusin te lumturia dhe mirëqenia personale.

Vetëm pak javë pas Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022, Liu kishte njoftuar tërheqjen nga garat. Në moshën 16-vjeçare, ajo ndjehej e lodhur dhe emocionalisht e shkëputur nga sporti që dikur e kishte dashur. Angazhimi intensiv, mungesa e pushimeve dhe frika për të humbur ritmin e përgatitjeve kishin çuar në lodhje të thellë dhe burnout. Ishte një periudhë ku trajnimi u kthye në barrë dhe jo në pasion.

Pas një pushimi 18-mujor, Liu u rikthye në pistën e akullit në fund të vitit 2023. Nuk ishte më e motivuar nga medaljet apo perfeksioni, por nga dëshira për të shijuar emocionin dhe lirinë që patinazhi mund të ofronte.

Ndryshe nga e kaluara, ajo filloi të ndërtonte programet e saj artistike duke zgjedhur muzikë që e frymëzonte vërtet. Edhe pamja e saj në performancë e tregonte këtë ndryshim: më shumë spontanitet, më pak formalitet.

Kjo qasje e re solli rezultate të jashtëzakonshme. Pas kualifikimit në kampionatin kombëtar amerikan, Liu arriti të triumfonte edhe në arenën botërore. Por, përtej medaljes së artë, ajo fitoi diçka më të qëndrueshme: lumturinë personale dhe një ekuilibër të shëndetshëm mes sportit dhe jetës.

Psikologët theksojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e qëllimeve të brendshme për mirëqenien afatgjatë. Një meta-analizë e vitit 2022 nga Australian Catholic University vëren se individët, që përqendrohen te shëndeti, marrëdhëniet dhe kënaqësia personale kanë më shumë gjasa të jenë të lumtur, krahasuar me ata që ndjekin famën apo pasurinë.

Ndërkohë, ekspertët theksojnë se njerëzit që jetojnë me një ndjesi kënaqësie ditore kanë më pak pendesa në fund të jetës.

Rasti i Alysa Liu është një dëshmi konkrete e kësaj filozofie. Ajo nuk u rikthye për të dëshmuar përsosmërinë, por për të përjetuar lirinë e zgjedhjes dhe gëzimin, që vjen kur ndjek pasionin sipas ritmit tënd. Performanca e saj jo vetëm që rrëmbeu titullin botëror, por tregoi se suksesi nuk është gjithmonë produkt i përpjekjes për të qenë perfekt.

Në një botë ku presioni për të arritur më shumë është i vazhdueshëm, historia e Liu-së kujton se lumturia dhe autenticiteti janë po aq të rëndësishëm sa çdo trofe. / CNBC, Shqip.al

The post Fokusohuni te lumturia, jo perfeksioni appeared first on Revista Monitor.

Qytetet më të mira për të jetuar për 2025

Sipas Indeksit Global të Jetueshmërisë për vitin 2025, i përgatitur nga The Economist Intelligence Unit, qyteti më i banueshëm në botë është Kopenhageni, duke i dhënë fund epërsisë trevjeçare të Vjenës. Ky indeks vlerëson mbi 30 tregues të shpërndarë në pesë kategori: stabilitet, shëndetësi, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Kopenhageni arriti rezultatin më të lartë të përgjithshëm me 98 pikë nga 100 të mundshme, falë notave maksimale në stabilitet, arsim dhe infrastrukturë. Vjena dhe Zyrihu ndajnë vendin e dytë me nga 97.1 pikë.

Vjenë

Melburni dhe Gjeneva renditen më pas, ndërsa Australia konfirmon dominimin e saj në renditje me tre qytete në dhjetëshen e parë: Melburn, Sidnej dhe Adelaide.

Ndërkohë, Vankuveri është i vetmi qytet nga Amerika e Veriut që mbetet në listë, pasi Kalgari ra nga vendi i pestë në të tetëmbëdhjetin, për shkak të rënies së vlerësimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor.

Zvicra gjithashtu shënon një prani të fortë me dy qytete, Zyrihun dhe Gjenevën, dhe është shpallur vendi më i mirë për të jetuar dhe punuar për vitin 2025.

Zyrih

Në rastin e Vjenës, rënia në renditje lidhet me një kërcënim për bombë para një koncerti të Taylor Swift dhe një sulm të planifikuar në një stacion treni, të cilat ndikuan negativisht në pikët për stabilitetin.

Në përgjithësi, qytetet e Europës Perëndimore dhe rajonit Azi-Paqësor vazhdojnë të dominojnë renditjen. Megjithëse rezultati mesatar global i jetueshmërisë mbeti i pandryshuar nga viti 2024 në 76.1 pikë, ka një rënie të vazhdueshme në kategorinë e stabilitetit për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe trazirave civile në shumë pjesë të botës.

Renditja e 10 Qyteteve më të Banueshme në Botë për 2025:

1. Kopenhagen – Danimarkë – 98.0
2. Vjenë – Austri – 97.1
3. Cyrih – Zvicër – 97.1
4. Melburn – Australi – 97.0
5. Gjenevë – Zvicër – 96.8
6. Sidnej – Australi – 96.6
7. Osaka – Japoni – 96.0
8. Auckland – Zelandë e Re – 96.0
9. Adelaide – Australi – 95.9
10. Vankuver – Kanada – 95.8

/ VC, Shqip.al

The post Qytetet më të mira për të jetuar për 2025 appeared first on Revista Monitor.

Kostoja e dashurisë, qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë për një takim

Dashuria mund të mos ketë çmim, por takimet romantike kanë

Me rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës, edhe romanca po bëhet më e kushtueshme. Nuk janë vetëm takimet e para që po preken nga inflacioni; edhe çiftet në lidhje afatgjata po kufizojnë daljet.

Kosto e një takimi ndryshon shumë nëpër Europë, duke pasqyruar nivelet e ndryshme të çmimeve në secilin vend. Ajo është rritur ndjeshëm në pesë vitet e fundit.

Po cilat janë qytetet më të shtrenjta dhe më të lira për një takim romantik?

Një studim nga Deutsche Bank Research, pjesë e raportit “Mapping the World’s Prices”, krahason koston e një takimi në 67 qytete në mbarë botën, nga të cilat pothuajse gjysma ndodhen në Europë.

Për qëllimet e studimit, një “takim i lirë” përfshin: një shishe verë, një palë xhinse, një fustan, dy kafe, një vakt për dy persona në një restorant mesatar, dy bileta për kinema dhe dy bileta për transport urban.

Qytetet zvicerane dhe nordike më të shtrenjtat për takime

Këtë vit, Zvicra kryesoi listën si vendi më i shtrenjtë në Europë për një takim “të lirë”. Për sa i përket qyteteve, Gjeneva kryeson me një kosto mesatare prej 400 €, e ndjekur nga afër nga Zyrihu me 393 €, duke zënë dy vendet e para në renditje.

Kopenhagen (337 €) dhe Oslo (321 €) ndjekin qytetet zvicerane në renditje. Në Europë, Stokholmi renditet i shtati me 292 €, ndërsa Helsinki zë vendin e nëntë me 286 €, duke i pozicionuar kryeqytetet nordike së bashku me Zvicrën, si vendet më të shtrenjta për një takim në kontinent.

Britania kryeson për sa i përket kostove të takimeve

Një takim “i lirë” kushton 313 € (269 £) në Londër dhe 297 € (255 £) në Edinburg, duke i pozicionuar dy qytetet britanike në vendin e 5-të dhe të 6-të në listë. Kjo gjithashtu e bën Mbretërinë e Bashkuar vendin më të shtrenjtë për takime në krahasim me katër ekonomitë më të mëdha të BE-së.

Në kryeqytetet e këtyre ekonomive, kostot janë dukshëm më të ulëta: 268 € në Paris, 248 € në Berlin, 224 € në Madrid dhe 200 € në Romë. Është interesante se disa qytete jo-kryeqytete janë më të shtrenjta se kryeqytetet, të tilla si Milano (275 €), Mynih (272 €), Frankfurt (251 €), ndërsa Barcelona është një përjashtim i vogël me 214 €.

Kostoja mesatare e një takimi të lirë në 28 qytete evropiane është 264 €.

Takime të lira: Stamboll, Pragë dhe Budapest

Stambolli renditet si qyteti më i lirë europian për takime, me 163 €, i ndjekur nga Praga (186 €) dhe Budapesti (192 €).

Megjithatë, këto shifra pasqyrojnë çmimet nominale dhe nuk marrin parasysh standardet e fuqisë blerëse (PPS). Për vendasit, këto kosto mund të duken ende të larta. Kur merren në konsideratë nivelet e të ardhurave, përballueshmëria ekonomike në të gjitha qytetet ka të ngjarë të ndryshojë ndjeshëm.

Qytete të tjera europiane me kosto relativisht të lira për një takim romantik përfshijnë Amsterdamin (290 €), Dublinin (283 €), Brukselin (275 €), Vjenën (253 €), Athinën (218 €) dhe Lisbonën (214 €).

Si krahasohen qytetet jo-europiane në kostot e takimeve?

Jashtë Europës, Nju Jorku renditet si qyteti më i shtrenjtë globalisht me 301 € (354 $), duke u renditur i 6-ti midis 67 qyteteve. Bangalore, Indi, është më i liri, me një takim që kushton vetëm 88 €.

Buenos Aires (252 €) është më i shtrenjtë se shumë qytete të mëdha europiane, si dhe destinacione të njohura globalisht si Los Angeles (244 €), Dubai (244 €) dhe Tokio (184 €). Nga ana tjetër, Shangai, Cape Town dhe Rio de Janeiro janë dukshëm më të lirë në terma nominalë, me koston e një takimi që bie nën 150 €.

Takimet janë bërë dukshëm më të shtrenjta

Në tetor 2022, inflacioni në BE arriti nivelin më të lartë në katër dekada, me koston e jetesës që u rrit ndjeshëm në pothuajse të gjitha shtetet anëtare. Kur krahasohet Indeksi i Takimeve të Lira nga viti 2020 deri në vitin 2025, është e dukshme një rritje e konsiderueshme.

Stambolli pa rritjen më të lartë, me koston e një takimi të lirë që u rrit me 84% në terma euro. Rritja është gjithashtu 40% ose më shumë në disa qytete të tjera: Edinburg (46%), Budapest (45%), Londër (41%) dhe Birmingham (40%).

Megjithatë, një pjesë e kësaj rritjeje ndikohet nga luhatjet e kursit të këmbimit. Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, rritja aktuale do të ishte pak më e ulët kur llogaritet në monedhën vendase, rreth 33% në Londër.

Në Stamboll, ndikimi është edhe më dramatik: për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të lirës turke në vitet e fundit, kostoja lokale e një takimi të lirë është rritur me mbi 840%.

Në shumicën e qyteteve europiane, kosto e një takimi të lirë është rritur me afërsisht 25-30% gjatë pesë viteve të fundit. Roma shquhet si qyteti i vetëm ku çmimet kanë rënë në terma euro me 2%. / Euronews, Shqip.al

 

 

The post Kostoja e dashurisë, qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në Europë për një takim appeared first on Revista Monitor.

Tregtia e paligjshme e pesticideve në Europë rritet ndërsa fermerët ulin kostot

Ndërsa spërkatja e kulturave me pesticide bëhet gjithnjë e më e kushtueshme, fermerët në rajonet bujqësore të Greqisë kanë gjetur një alternativë më të lirë: produkte të lëngshme në shishe plastike pa etiketë, që kontrabandohen nga toka dhe deti.

Një duzinë fermerësh në fushën e Thesalisë thonë se këto produkte janë më efektive. Por ato janë edhe potencialisht më të dëmshme: testet laboratorike tregojnë se shishet përmbajnë pesticide të ndaluara në Bashkimin Europian prej vitesh, për shkak të rreziqeve të dyshuara për njerëzit ose mjedisin.

Situata në Greqi, e shpjeguar nga fermerë, zyrtarë, oficerë ligjzbatues dhe ekspertë të industrisë së pesticideve, pasqyrohet në të gjithë BE-në, ku autoritetet thonë se përdorimi i pesticideve të ndaluara dhe të falsifikuara është më i lartë se kurrë. Kjo ndodh pikërisht kur blloku synon të ulë madje edhe përdorimin e produkteve të lejuara për kulturat, si pjesë e tranzicionit të gjelbër.

Të paktën 14 % e pesticideve të përdorura sot në fushat bujqësore të BE-së janë të paligjshme, nga rreth 10 % në vitin 2015, tregojnë të dhënat e vetë BE-së. Në disa zona të Greqisë, kjo shifër arrin 25 %, sipas Shoqatës Greke të Mbrojtjes së Bimëve (ESYF), që përfaqëson kompanitë e pesticideve në vend. Një rekord prej 2 040 tonësh pesticide të paligjshme u sekuestruan nga policia në Europë në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të Europol-it, katërfish më shumë se në 2019.

Problemi ka gjasa të jetë edhe më i madh, pasi shumë mallra kontrabandë kalojnë pa u zbuluar, thanë autoritetet në Greqi dhe në disa nga prodhuesit kryesorë bujqësorë të Europës, si Francë, Gjermani dhe Spanjë.

“Ky është një shqetësim i hershëm”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian. Ai shtoi se lufta kundër kontrabandës u takon shteteve anëtare, por Komisioni po përpiqet të përshpejtojë miratimin e substancave të reja, për t’i ndihmuar fermerët të luftojnë në mënyrë ligjore.

Ministri grek i Bujqësisë, Kostas Tsiaras, tha se Greqia po punon për të mbrojtur shëndetin publik, për të mbështetur fermerët dhe për të promovuar një prodhim bujqësor të sigurt e të ligjshëm.

Fermerët grekë janë veçanërisht të cenueshëm ndaj tregtisë së pesticideve të paligjshme, për shkak të pasojave të krizës financiare 2010-18 dhe ndryshimeve klimatike, që kanë tharë tokën dhe kanë sjellë përdorime të gjera të substancave të ndaluara për produktet bujqësore.

Pesticidet mund të arrijnë deri në 50 % të kostove vjetore, pohuan disa fermerë. Një litër insekticidi grek i përdorur gjerësisht kushton deri në 380 euro; një imitim në tregun e zi mund të blihet për 200-230 euro.

Çmimet e larta rrezikojnë jetesën në Thesali, zonë kryesore bujqësore në Greqinë qendrore, që prodhon mollë, bajame, drithëra dhe pambuk. Pemishtet janë braktisur teksa fermerët kërkojnë punë diku tjetër.

“Për të mbijetuar duhet të bëhesh kriminel?”, pyet Giorgos Zeikos, fermer i gjeneratës së katërt i mollëve, që drejton një kooperativë në fshatin Agia. “Është një gjë të thyesh ligjin për të fituar; është tjetër ta bësh thjesht për të mbijetuar”. Zeikos thotë se ka refuzuar oferta për përdorimin e pesticideve të paligjshme. Por fermerë në gjashtë fshatra të luginës pranojnë se ata, apo të afërm a fqinj, i kanë provuar.

Shtysa tjetër është efektiviteti i perceptuar i pesticideve të ndaluara. Fermerë pambuku në Metamorfosi kujtojnë se pesticidet e vjetra, tani të ndaluara, ishin aq të forta sa zogjtë nuk fluturonin mbi arat pas spërkatjes. Tani, thonë ata, përdorin dyfishin e dozës së rekomanduar të produktit të ligjshëm.

George Pontikas, president i ESYF dhe drejtues i degës greke të gjigantit zviceran Syngenta, mohon pretendimet se pesticidet ligjore janë të shtrenjta dhe joefikase, dhe thotë se autoritetet nuk ndëshkojnë mjaftueshëm shkelësit. “Kush helmon furnizimin tonë ushqimor për fitim duhet trajtuar si kriminel”, thekson ai.

Tregtia e paligjshme

Produktet kontrabandohen në Greqi nga Bullgaria, të fshehura në gomat rezervë, ose transportohen me goma të fryra me ajër që trafikantët përdorin për të sjellë emigrantë nga Turqia, thonë fermerët dhe zyrtarët. Në një fshat, një fermer bajamesh tregon se ka udhëtuar vetë në Bullgari për të blerë pesë kuti mall të falsifikuar për të dhe për fqinjët. Në një tjetër fshat, vendasit veprojnë si ndërmjetës për një person të njohur si ‘bullgari’. Pasi marrin porositë, fermerët paguajnë cash, spërkatin natën dhe djegin shishet bosh për të zhdukur gjurmët.

“Kush kërkon, gjen”, thotë Thanasis Kostis nga Metamorfosi, i cili vetë thotë se nuk ka përdorur produkte të paligjshme.

Autoritetet bullgare thonë se prej tetorit kanë shtuar inspektimet ndaj tregtisë dhe përdorimit të produkteve të paautorizuara. Ministria turke e Tregtisë nuk iu përgjigj kërkesës për koment.

Tregtia po bëhet gjithnjë e më e strukturuar, e ngjashme me krimin e organizuar ekonomik, thotë një zyrtar i lartë i policisë greke, nën kushte anonimiteti: rolet ndahen në import, magazinim dhe shpërndarje. Ndërkohë, policia vepron kryesisht pas sinjalizimeve, shtojnë tre zyrtarë policie dhe të industrisë.

Dimitris Stavridis, drejtues i Drejtorisë së Bujqësisë në Thesali, pranon se mund të bëhen më shumë kontrolle në tregjet e fermerëve, por thotë se disa rajone vuajnë nga mungesa e personelit.

Rreziqet shëndetësore

Produktet e sekuestruara dërgohen për analizë në Institutin Fitopatologjik Benaki në Athinë. Shumë vijnë me etiketa bullgare, turke ose të shkruara me dorë. Disa imitime duken si produkte të miratuara nga BE, por mund të përmbajnë zëvendësues të rrezikshëm. Sipas ligjit grek, vetëm pesticidet me etiketa në gjuhën greke janë të ligjshme.

Policia greke dhe Europol thonë se shumë prej këtyre substancave vijnë nga Kina. Ministria e Jashtme kineze thotë se u kërkon kompanive të respektojnë ligjet lokale dhe se Pekini është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me BE-në për doganat.

Ndalesat e BE-së lidhen me rreziqe të identifikuara për shëndetin, përfshirë dëmtimet e mundshme në mëlçi, veshka dhe mushkëri ose si kancerogjenë të mundshëm. Disa prej këtyre kimikateve lejohen në vende të tjera, përfshirë SHBA-të. Vetëm në Greqi, testet e vitit 2024 zbuluan më shumë se një duzinë pesticidesh të ndaluara që prej 2009.

“Kjo është serioze”, thotë guvernatori i Thesalisë, Dimitris Kouretas, profesor toksikologjie, duke iu referuar kërkimeve për ndikimin e mundshëm shëndetësor.

Në vitin e fundit, dhjetë pesticide të ndaluara u zbuluan në prodhime greke si ullinj, qershi, domate, rrush dhe portokaj, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreziku për konsumatorët nga nivelet e ulëta të pesticideve është minimal, por nga përdorimi i kimikateve të paligjshme mund të përballen me rrezik më të madh.

Në fillim të viteve 2000, mjekët pneumologë në spitalin e Universitetit të Larisës vunë re se shumë pacientë, që pinin duhan dhe ekspozoheshin ndaj pesticideve, zhvillonin një formë të rrallë sëmundje të mushkërive. Në vitin 2006, studimet e tyre, së bashku me kërkime të ngjashme në Francë, çuan në njohjen zyrtare të sëmundjes që sot njihet si Fibrozë dhe Emfizemë Pulmonare e Kombinuar (CPFE). “Pothuajse të gjithë pacientët, që pinin duhan dhe ekspozoheshin ndaj pesticideve zhvilluan këtë formë të veçantë sëmundjeje”, thotë mjeku Ilias Dimeas.

Në rajone të tjera bujqësore në Greqi, mjekët raportojnë shtim të sëmundjeve respiratore vitet e fundit, që mund të lidhen me ekspozimin ndaj pesticideve dhe kanë nisur të evidentojnë historinë profesionale të pacientëve. / Reuters

The post Tregtia e paligjshme e pesticideve në Europë rritet ndërsa fermerët ulin kostot appeared first on Revista Monitor.

Si të riktheni motivimin e ekipit

Ekipet e sotme ndryshojnë shpesh: dikush largohet, dikush tjetër bashkohet, rolet ndërrohen, strategjitë përshtaten, konfliktet dalin në sipërfaqe dhe performanca bie. Megjithatë, shumë drejtues vazhdojnë punën pa ndalur për të riformatuar ekipin pas këtyre ndryshimeve.

Udhëheqësit më të mirë e dinë që suksesi nuk është statik, por kërkon rifreskim të vazhdueshëm. Më poshtë renditen gjashtë hapa për t’i rikthyer ekipet në rrugën e duhur:

1. Rishikoni: Kuptoni problemin para se të veproni
Mos merrni vendime pa analizuar më parë shkakun. Pyeteni veten: A jemi të qartë me qëllimet? A ka tensione apo mosbesim? A mungon motivimi? A ndikon ndonjë presion i jashtëm? Bisedat individuale, anketat anonime ose një anëtar i besuar që raporton për problemet apo shqëtësimet, mund të ndihmojnë për të zbuluar problemin real.

2. Rilidhuni: Rindërtoni besimin dhe sigurinë psikologjike
Nëse ka pasur turbulenca, me shumë gjasa ka rënë besimi. Filloni me një bisedë ku secili ndan ndjesitë e veta. Krijoni hapësirë për reflektim, ndarje përvojash dhe dhënie feedback-u konstruktiv. Vetë drejtuesi duhet të udhëheqë me transparencë dhe ndjeshmëri.

3. Riformuloni: Cili është qëllimi ynë tani?
A është ende i qartë vizioni? Mos supozoni, sqaroni pritshmëritë dhe objektivat afatshkurtra dhe afatgjata. Shpjegoni pse puna e ekipit ka rëndësi për organizatën dhe për klientët. Frymëzoni besim në të ardhmen.

4. Ripërcaktoni: Si do të punojmë bashkë?
Riorganizimi sjell paqartësi për rolet dhe mënyrën e bashkëpunimit. Sqaroni përgjegjësitë, procesin e vendimmarrjes, sjelljet e pritshme dhe ritmin e takimeve. Një kompani përmirësoi praktikat e saj të takimeve duke përcaktuar qartë kush duhet të marrë pjesë, sa duhet të zgjasin takimet, si duhet të përgatiten pjesëmarrësit dhe me çfarë ritmi duhet të zhvillohen ato.

5. Ndryshoni: Ndërtoni mbi arritjet e vogla
Sukseset e shpejta forcojnë energjinë e ekipit. Caktoni objektiva të realizueshme brenda 30-60 ditëve dhe festoni arritjet. Ndryshoni zakonet: takime të shkurtra javore, reflektim pas projekteve dhe biseda zhvillimore një më një.

6. Rirregulloni: Mbani gjallë ritmin
Rikthimi i ekipit nuk është një akt i vetëm. Monitoroni progresin, jepni feedback të shpeshtë, dhe rishikoni vazhdimisht çfarë funksionon e çfarë jo. Një bord drejtues në një firmë logjistike përmirësoi ritmin duke rikujtuar normat e harruara të diskutimit të barabartë dhe respektimit të radhës së fjalës.

Ekipet, si çdo sistem i gjallë, kërkojnë përkujdesje dhe ripërtëritje të qëllimshme. ‘Riformatimi’ nuk është dështim, është udhëheqje. / HBR, Shqip.al

The post Si të riktheni motivimin e ekipit appeared first on Revista Monitor.

Tiplflation: Kur bakshishi kthehet në stres të përditshëm

Rregullat e pashkruara për dhënien e bakshishit ndryshojnë nga një vend në tjetrin, por kohët e fundit, këto norma po zgjerojnë fushën e tyre për të përfshirë më shumë profesione, dhe shumë prej tyre nuk ngurrojnë të kërkojnë 25 %.

Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët, klientët dhe marrësit e porosive në një botë gjithnjë e më dixhitale?

Bakshishi ka qenë gjithmonë një ndërthurje mes kulturës, etikës dhe ekonomisë. Frank Sinatra njihej për bakshishet bujare me kartmonedha të reja 100-dollarëshe për stafin e shërbimit, por kjo ndodhte në një kohë kur 100 dollarë kishin tjetër vlerë.

Sot, kufijtë e qartë të dhënies së bakshishit janë turbulluar dhe konsumatorët janë më konfuzë se kurrë. Askush nuk çuditet kur lë një bakshish për kamarierin në një restorant të mirë, parukieren, barmenin e zoti apo punonjësin që të ndihmon me bagazhet në një hotel. Por çfarë ndodh me baristen në Starbucks? Apo me personin që merr porosinë te dritarja e një fast-foodi? Po te një kioskë vetë-shërbimi?

Historia e bakshishit thuhet se nis në Europën mesjetare, kur aristokratët jepnin shpërblime për shërbëtorët apo punëtorët. Me kohë, zakoni u zhduk nga Europa, por u përqafua nga Shtetet e Bashkuara dhe më vonë u rikthye si “eksport” në mbarë botën.

Sot, njerëzit japin bakshish për arsye të ndryshme: për t’u ndjerë më mirë me veten, për të bërë përshtypje te të tjerët, për të kompensuar pagat e ulëta të stafit të shërbimit, apo thjesht sepse u kërkohet. Sipas profesorit të marketingut në Universitetin Cornell, Michael Lynn, disa japin bakshish për të siguruar trajtim më të mirë në të ardhmen, ndërsa të tjerë ndihen të detyruar nga norma sociale. Disa thjesht duan të ndihmojnë, të tjerë e bëjnë për të fituar aprovimin e të tjerëve.

Në të shkuarën, një sasi e vogël parash lihej mbi tavolinë ose në kavanozin pranë arkës. Sot, kartat bankare, aplikacionet dhe ekranet me prekje kanë shtuar opsionet për dhënien e bakshishit, dhe kanë shtuar edhe konfuzionin. Sipas profesorit Ismail Karabas nga Universiteti Murray State në SHBA, kemi shpërthim të kërkesave për bakshish, edhe pse shumat vetë nuk kanë ndryshuar aq shumë.

Gjatë pandemisë, shumë biznese kaluan në pagesa pa para në dorë dhe pajisjet e reja për pagesa përfshinë opsione të integruara për bakshish. Nëse pronari i biznesit nuk zgjedh të heqë këtë funksion, ekrani do të kërkojë automatikisht 15, 20 apo 25 %. Shumë biznese nuk e çaktivizuan këtë opsion për arsye të ndryshme dhe kështu nisi ajo që tani quhet “tipflation”: inflacioni i kërkesave për bakshish.

Kur klientit i paraqiten opsionet për bakshish, shumë zgjedhin shpejt një prej tyre për të mos e mbajtur radhën pezull. Kështu, dizajni i teknologjisë ka ndikim real në sjelljen e konsumatorit. Profesori Lynn thotë se sa më e lartë të jetë shifra e sugjeruar, aq më shumë japin njerëzit, edhe pse mund të ulet numri i atyre që vendosin të japin. Edhe kompanitë që prodhojnë këto pajisje kanë interes të rrisin përfshirjen e bakshishit, sepse përfitojnë nga çdo transaksion që kalon përmes tyre.

Një sondazh i YouGov i zhvilluar në maj 2023 në SHBA, Britani, Francë, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Spanjë dhe Itali zbuloi se shumica e njerëzve japin zakonisht 5 deri në 10 % bakshish në restorante. Shtetet e Bashkuara bënin përjashtim, me dy të tretat që japin 15 % ose më shumë, madje edhe pas një shërbimi të dobët.

Por sipas një studimi të Pew Research Center në nëntor 2023, 72 % e amerikanëve mendojnë se bakshishi është bërë më i zakonshëm krahasuar me pesë vjet më parë dhe vetëm 34 % ndihen të sigurt kur është vërtet e përshtatshme të jepet bakshishi.

Si të orientohemi në këtë situatë të re?

Së pari, është e rëndësishme të kuptohet sistemi lokal, nëse punonjësit paguhen me pagë minimale të plotë apo e plotësojnë pagën mujore me bakshishe. Në disa shtete amerikane, stafi i shërbimit paguhet vetëm 2.13 dollarë në orë dhe varet nga bujaria e klientëve.

Së dyti, duhet të kuptojmë teknologjinë e pagesave dhe të dimë se çfarë përfaqëson 25 % e shumës në fjalë. Nuk ka pse të ndiheni nën presion nga rradha pas jush apo nga tavolina përballë. Mos jepni bakshish nga ndjenja e fajit, sepse kjo sjell vetëm pakënaqësi dhe largon klientët.

Si një zgjidhje klasike, profesori Karabas sugjeron të paguani me para në dorë, sepse kështu çdo vendim mbetet në duart tuaja, edhe nëse do të jepni një kartëmonedhë 100-dollarëshe, si Frank Sinatra. / DW

The post Tiplflation: Kur bakshishi kthehet në stres të përditshëm appeared first on Revista Monitor.

Gjermania paralajmëron: BE gati për hakmarrje tregtare ndaj SHBA

Ministri i Financave i Gjermanisë, Lars Klingbeil, ka paralajmëruar se Bashkimi Europian është i përgatitur të ndërmarrë masa hakmarrëse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse përshkallëzimi i tensioneve tregtare me administratën Trump nuk zgjidhet me një marrëveshje të drejtë.

Duke folur para Dhomës së Parlamentit Gjerman (Bundestag), Klingbeil deklaroi: “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje të drejtë tregtare me SHBA-në, BE-ja është gati të ndërmarrë masa kundërpërgjigjeje.”

“Ne duam një marrëveshje me amerikanët, por do t’jua them qartë, marrëveshja duhet të jetë e drejtë. Dhe nëse nuk arrijmë të arrijmë një marrëveshje të drejtë me SHBA-në, atëherë BE-ja duhet të marrë masa kundër për të mbrojtur ekonominë tonë. Tarifat amerikane kërcënojnë vendet e punës në të dyja anët e Atlantikut. Kjo luftë tregtare na dëmton të gjithëve dhe duhet të përfundojë shpejt.”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi më parë se Europa duhet të “tregojë forcë” në bisedimet tregtare me SHBA-në, ndërsa disa raporte pretenduan se Uashingtoni i ofroi BE-së të mbante një tarifë bazë 10% për mallrat e bllokut, duke përjashtuar avionët dhe pijet alkoolike.

Ky paralajmërim vjen në një moment kritik për negociatat mes BE-së dhe ShBA, teksa përpjekjet për të arritur një marrëveshje në parim mbi tarifat doganore po vijojnë. Fillimisht ishte planifikuar që një marrëveshje të përmbyllej brenda kësaj jave, por afati i ri për përfundimin e bisedimeve është shtyrë deri më 1 gusht.

Ndërkohë, nga Brukseli vijnë sinjale se BE-ja po punon me intensitet të lartë për të shmangur një përplasje të plotë tregtare. Komisioneri europian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, u shpreh para Parlamentit Europian se bisedimet me administratën Trump po zhvillohen në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme.

“Dua t’ju siguroj se po punojmë pa pushim për të arritur një zgjidhje të negociuar, që të jetë e drejtë dhe me përfitime të ndërsjella,” – tha Šefčovič. “Por duhet të jemi të përgatitur për të gjithw skenarët dhe të gatshëm për të rivendosur ekuilibrin nëse do të jetë e nevojshme.”

Fokusi i bisedimeve mbetet vendosja ose heqja e tarifave mbi mallrat europiane, të cilat u vendosën më herët nga administrata amerikane si pjesë e një qëndrimi më agresiv tregtar. Tensionet tregtare mes dy partnerëve më të mëdhenj ekonomikë të botës rrezikojnë të përshkallëzohen në një luftë tarifore, që mund të ketë pasoja serioze për tregtinë dhe rritjen globale. / The Guardian

The post Gjermania paralajmëron: BE gati për hakmarrje tregtare ndaj SHBA appeared first on Revista Monitor.

Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni

Ndoshta keni një punë të qëndrueshme, marrëdhënie të shëndetshme, një shtëpi të ngrohtë, por sërish nuk ndiheni aq të kënaqur sa do të donit.

Ndërkohë, streset e vogla të përditshme, tensionet në marrëdhënie apo lodhja nga rrjetet sociale bëhen pjesë e zakonshme e jetës suaj, pa i vënë më re.

Kjo ndodh sepse sipas ekspertëve, truri ka një veçori të natyrshme të quajtur habituation: prirjen për të mos i kushtuar më vëmendje gjërave që përsëriten vazhdimisht.

Për shembull, aroma e kafesë që në fillim ju duket magjepsëse, por pas pak minutash nuk e ndjeni më. Po kështu, edhe gëzimet e mëdha të jetës zbehen nëse nuk ndaleni t’i përjetoni me vetëdije dhe përkushtim.

Ndajini të mirat në doza të vogla

Nëse doni të shijoni më shumë ato që ju sjellin kënaqësi – një këngë, një serial, një ëmbëlsirë – mos i konsumoni të gjitha menjëherë. Pushimet e vogla ndërmjet përvojave të këndshme ndihmojnë që kënaqësia të rikthehet sa herë që i rifilloni.

Të pakëndshmet? Kryejini së bashku

Kur keni detyra të lodhshme për të kryer: punë shtëpie, dokumente, pastrim, përpiquni t’i përfundoni në një frymë. Pushimet e shpeshta i bëjnë më të lodhshme, sepse sa herë rifilloni, shqetësimi rikthehet. Edhe sikur të jetë e lodhshme, është më efektive t’i përballoni menjëherë sesa me ndërprerje.

Eksperimentoni me rutinën

Ka gjëra që ndoshta po ju lodhin emocionalisht – por jeni mësuar aq shumë me to, sa nuk i ndjeni më. Si zhurma e një kondicioneri që s’e nuk e dëgjoni, derisa dikush e fik dhe papritur ndiheni më mirë.

Provoni të largoni për pak kohë disa zakone, si rrjetet sociale, dhe vini re si ndiheni. Studime kanë treguar se një muaj larg një platforme sociale mund të ulë stresin dhe të rrisë mirëqenien.

Nuk është gjithmonë nevoja të shtoni diçka të re për të ndjerë më shumë kënaqësi. Ndonjëherë mjafton të riktheni vëmendjen te gjërat e mira që kanë qenë aty gjatë gjithë kohës. Dhe kur ta bëni këtë me vetëdije, jeta fillon të duket ndryshe. / Wired, Shqip.al

The post Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni appeared first on Revista Monitor.

Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën

Pushimet aktive në qytet po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet në Europë. Nga pedalimi nëpër Ljubljanë te ngjitja mbi termocentrale në Kopenhagen apo surfi në kanalet e Roterdamit, qytetet po ofrojnë gjithnjë e më shumë për ata që kërkojnë më shumë sesa muze dhe restorante të njohura.

Në Porto, vizitorët mund të zbresin me litar nga ura ikonike e qytetit, ndërsa në Berlin mund të notojnë në pishina të në anije të vjetra. Në Stokholm, kajakët kalojnë pranë pallateve të shekullit XIII. Në Kopenhagen, pista për ski dhe muri për ngjitje janë ndërtuar mbi një impiant energjitik. Qytetet e Europës nuk ofrojnë më vetëm shëtitje të qeta, por përvoja që mbushin me adrenalinë.

Sipas një raporti të publikuar nga Neilson Beach Clubs, mbi 75% e udhëtarëve sot preferojnë pushime aktive. Drejtuesi i kompanisë thekson se gjithnjë e më shumë njerëz zgjedhin mirëqenien fizike mbi metodat tradicionale të turizmit. Ndikim ka pasur edhe pandemia dhe dëshira për të qëndruar në formë.

Për shembull, në Kopenhagen, kompania Go! Running Tours, që ofron guida për të vrapuar, është shtrirë në mbi 80 qytete në botë. Themeluesja Lena Andersson thekson se turistët kërkojnë përvoja autentike, për të kuptuar qytetin dhe banorët e tij. Shumë prej këtyre aktiviteteve janë gjithashtu të përballueshme dhe miqësore me mjedisin.

Një tjetër shembull është GreenKayak, një nismë që lejon turistët të marrin një kajak falas në këmbim të mbledhjes së mbeturinave, me mbi 85,000 pjesëmarrës në 20 qytete europiane.

1. Roterdam

Qytet modern me arkitekturë të guximshme, parqe të pazakonta si Dakpark dhe shtigje në pyllin Kralingse Bos. Surfi në RIF010, pishina e parë urbane për surfing në Europë, është një atraksion i ri, ndërsa Euromast ofron mundësinë për të bërë zbritjen me litar nga lartësia më e madhe në të gjithë kontinentin.

2. Kopenhagen

Kryeqyteti danez është shembull i gjallë i jetës së qëndrueshme: biçikletat mbizotërojnë, ndërsa uji i pastër i portit shfrytëzohet për not, kajak, paddleboard e më shumë. CopenHill, impianti energjetik me pistë për ski, simbolizon inovacionin, krijimtarinë dhe gjelbërimin urban.

3. Mynih

Me 1,200 km korsi biçikletash dhe parkun Englischer Garten, qyteti ofron mundësi të pafundme për not, surfing në lumenj, vrap dhe madje edhe hipizëm. Ndër më të veçantat është ngjitja mbi stadiumin olimpik, që përfundon me zbritje me zipline. / National Geographic, Shqip.al

The post Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën appeared first on Revista Monitor.

Dubai zbaton javën katërditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës

Nga 1 korriku deri më 12 shtator 2025, punonjësit e sektorit publik në Dubai do të përfitojnë nga një javë pune me katër ditë dhe orare më të shkurtra pune, si pjesë e iniciativës “Vera Fleksibël”.

Vendimi, që shtrihet në të gjitha institucionet qeveritare të Dubait, synon të përmirësojë ekuilibrin punë-jetë, të rrisë produktivitetin dhe të përmirësojë jetën familjare gjatë muajve të verës. K

y hap e pozicionon Dubain si një nga qytetet e pakta në botë, që zbaton fleksibilitet pune në këtë shkallë.

Nisma vjen pas një pilotimi të suksesshëm në vitin 2024 në 21 institucione publike, i cili rezultoi me një rritje prej 98% në kënaqësinë e punonjësve dhe përmirësim të klimës së përgjithshme në vendin e punës.

Sipas modelit të ri, punonjësit ndahen në dy grupe:

  • Grupi i parë punon nga e hëna në të enjte, 8 orë në ditë, me ditën e premte pushim – gjithsej 32 orë pune në javë.
  • Grupi i dytë punon nga e hëna në të enjte 7 orë në ditë dhe 4.5 orë të premten – për një total prej 32.5 orësh në javë.

Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Burimeve Njerëzore të Qeverisë së Dubait, Abdullah Ali bin Zayed Al Falasi, deklaroi se kjo nismë tregon angazhimin e qartë të qytetit për të ndërtuar një mjedis pune të qëndrueshëm, fleksibël dhe të orientuar te njeriu.

Ky zhvillim përkon me diskutimin global mbi javën e shkurtuar të punës, që po fiton terren edhe në vende, ku disa kompani po eksperimentojnë me modele katërditore dhe punë hibride për të luftuar lodhjen dhe për të rritur mirëqenien e punonjësve. / Medianet.au, Gulf News, Shqip.al

The post Dubai zbaton javën katërditore të punës dhe orar të reduktuar gjatë verës appeared first on Revista Monitor.

Maratea, oazi i qetë italian që rivalizon Amalfin

E njohur gjithashtu si Perla e Tirrenit apo si Qyteti i 44 Kishave, Maratea do të magjepsë dhe të surprizojë jo vetëm ata që e vizitojnë për herë të parë, por edhe ata që kthehen vazhdimisht për të zbuluar vende të reja dhe të pazakonta, që nuk mund të gjenden askund tjetër në Itali.

Edhe në kulmin e sezonit të verës, Maratea mbetet një destinacion ëndrrash për ata që kërkojnë qetësi, natyrë të paprekur dhe një stil jetese të ngadaltë larg zhurmës dhe komercializmit të destinacioneve të mbipopulluara.

Në stacionin hekurudhor të Salernos, porta lindore drejt bregut të Amalfit, turma turistësh me kapele të mëdha presin trenin për në Napoli. Ndërkohë, platforma përballë është pothuajse bosh. Vetëm disa vendas presin trenin rajonal që lëviz në drejtimin e kundërt: përgjatë bregut të detit Tirren, drejt Marateas, një qytet i vogël, por me bukuri të jashtëzakonshme.

Pas një udhëtimi panoramik prej më pak se dy orësh, mes kodrave të pyllëzuara dhe pamjeve magjepsëse të detit, udhëtarët zbresin në këtë copëz të pazbuluar të rajonit Basilicata, një zonë që shpesh cilësohet si “e harruar” në jug të Italisë.

Ndryshe nga qytetet ikonike të bregdetit të Amalfisë si Positano, Maratea nuk ka ndërtesa që duken si të varura në shkëmbinj, por ofron një peizazh të natyrës së egër dhe të pacenuar, i cili për shumëkënd është më i bukur dhe më autentik. Bregdeti i saj, që shtrihet midis rajoneve Campania dhe Calabria, mbetet jashtë itinerareve të zakonshëm turistikë ndërkombëtarë, diçka që e bën edhe më tërheqëse.

Në portin e Marateas, një port i vogël peshkatarësh, vizitorët gjejnë një atmosferë me punishte artizanale, dyqane të vogla dhe restorante të rafinuara si Laterna Rossa, ku shërbehen pjata krijuese me përbërës vendas, si kanoli me karkaleca të gjallë, mousse me rikota dhe gazpacho, apo makarona të mbushura me peshk të ditës, djathë provola dhe limon.

Një nga ikonat e Marateas është Hotel Santavenere, i vetmi hotel me pesë yje në këtë bregdet. Që prej hapjes së tij në vitin 1953, hoteli ka tërhequr pushues italianë që kërkojnë elegancë të heshtur dhe shërbim diskret. Me makina të vogla elektrike që i marrin mysafirët nga stacioni, një plazh me guralecë dhe kopsht të madh që zbret drejt detit, Santavenere mishëron konceptin e “lukstit të heshtur” (quiet luxury) shumë përpara se të bëhej trend në rrjetet sociale.

Hotel Santovenere Burimi: Euronews, Rebecca Ann Hughes

Rrethinat përreth janë të pasura me gjelbërim, ku jasemini, pisha mesdhetare dhe bougainvillea lejla karakterizojnë çdo pamje. Vetë hoteli ofron pamje spektakolare të bregdetit, sidomos në orët e mëngjesit apo të perëndimit të diellit.

Qyteti i vjetër, i njohur si Maratea superiore, ngjitet lart në kodër me rrugica të ngushta, shtëpi në ngjyra pastel dhe plot 44 kisha të shpërndara në të gjithë zonën. Mbi të, qëndron monumenti 21 metra i lartë i Krishtit Shpëtimtar, me krahët e hapur mbi detin Tirren dhe gjiret e mbuluara me pyje. Nga maja, panoramat janë të paharrueshme, një përzierje e gjelbërimit, shkëmbinjve dhe detit të pafund.

Në mbrëmje, Maratea ofron edhe një udhëtim gastronomik në “cucina povera”, kuzhina e thjeshtë tradicionale e Basilicatës. Kuzhinieri Antonio Bufi në Santavenere propozon një menu që përfshin guanciale nga derri i zi i rajonit, bukë të fërguar që vendasit e quajnë “djathi i të varfërve”, rizoto me panxhar dhe midhje, si dhe shpatull derri me Amaro Lucano, një liker lokal aromatik.

Në fund të ditës, tingujt e vetëm që dëgjohen janë cicërimat e gjinkallave dhe përplasja e lehtë e dallgëve. Maratea mbetet një destinacion që ofron të njëjtën bukuri si Bregu i Amalfit, por pa radhë, pa trafik, pa çmime të fryra dhe pa nxitim. / Euronews, Shqip.al

The post Maratea, oazi i qetë italian që rivalizon Amalfin appeared first on Revista Monitor.

Si ta riktheni gëzimin, kuriozitetin dhe kreativitetin në punë

Lojërat mund të jenë çelësi për të qenë më produktiv, më krijues dhe më i lidhur me ekipin, edhe në mjediset më serioze të punës.

Në filmin Tag (2018), disa miq vazhdojnë të luajnë një lojë fëmijërie për 30 vjet. “Nuk ndalojmë së luajturi sepse plakemi; plakemi sepse nuk luajmë më”, është mesazhi që përcillet. Dhe ndoshta, është më shumë se një shaka nostalgjike.

Sipas trajnerit të drejtuesvr Tony Martignetti, mungesa e lojës në punë është ajo që vret kreativitetin dhe lidhjen mes kolegëve. Kur heqim dorë nga loja, humbim më shumë sesa një çast relaksi, humbim elasticitetin mendor, entuziazmin dhe idetë e reja.

Loja si mjet pune

Loja nuk është shpërqendrim. Është një ‘buton rifillimi’ për trurin. Ajo ndërpret ciklet e stresit dhe i kthen mendimet në rrugë të reja. Studimet nga Texas A&M dhe University of Massachusetts tregojnë se edhe momente të shkurtra loje rrisin produktivitetin, sigurinë psikologjike dhe zgjidhjen e problemeve.

Si ta përfshini lojën në punë pa u dukur fëminor?

Perfeksionizmi pengon idetë e reja. Loja krijon një hapësirë ku të gjithë mund të jenë më autentikë. Provoni të nisni takimet me pyetje si: “Çfarë gjëje e çuditshme ju frymëzoi këtë javë?”

Nuk ka nevojë për tavolina ping-pongu. Mjafton të eklipsohet ideja e “duhet të marrim një vendim” me “le të mendojmë për ide të çmendura”. Kjo hap derën për kreativitet.

Idetë më brilante shpesh lindin nga momente pa shumë logjikë. Një shaka që duket budallallëk mund të fshehë një të vërtetë të madhe. Jepini hapësirë edhe idesë më të pazakontë.

Organizatat më të zhvilluara nuk e shohin lojën si ndërprerje të punës, por si pjesë të saj. Kjo mund të nënkuptojë orientime zbavitëse për punonjësit e rinj, ambiente pune që nxisin lëvizshmërinë, apo prezantime që duken më shumë si rrëfime shoqërore sesa raporte.

Në një epokë ku imagjinata dhe inteligjenca emocionale vlerësohen më shumë se rutina, loja nuk është luks, por avantazh. Prandaj, herën tjetër që një mbledhje do t’ju duket e mërzitshme, qeshni dhe luani pak.

Sepse në një botë që vrapon pas rezultateve, ata që luajnë shpesh janë ata që udhëheqin. / Fast Company, Shqip.al

The post Si ta riktheni gëzimin, kuriozitetin dhe kreativitetin në punë appeared first on Revista Monitor.

Jo vetëm lodra! Markat kineze po lulëzojnë

Po fitojnë konsumatorë si brenda ashtu edhe jashtë vendit

Kukullat Labubu nuk gjenden më, edhe në dyqanin gjigant Pop Mart në Shanghai, ku klientëve u thuhet se duhet të presin me javë. Kukullat me fytyrë të vrenjtur shiten për 20 dollarë, por një lloj i rrallë u shit për 150,000 dollarë në ankand më 10 qershor. Tashmë, ato adhurohen jo vetëm nga fëmijët kinezë, por edhe nga yje të showbiz-it si David Beckham e Rihanna.

Ky popullaritet e ka rritur çmimin e aksioneve të Pop Mart me 180% që nga fillimi i vitit. Kompania është pjesë e një vale popullariteti në rritje të markave kineze të konsumit, që po njihen si në tregun vendas ashtu edhe jashtë vendit. Për vite me radhë, konsumatorët kinezë u kthyen nga markat perëndimore për modë, kozmetikë dhe ushqim. Tani, ata po preferojnë markat vendase, shpesh të cilësisë së lartë dhe me çmime më të ulëta.

Në një kohë me rritje të ngadaltë ekonomike dhe konsum më të kujdesshëm, markat kineze po përfitojnë. Kafene si Cotti dhe Luckin po konkurrojnë Starbucks me kafe cilësore, por më të lira. Marka e bizhuterive Laopu Gold ofron produkte luksoze më të lira se Tiffany & Co. Ndërsa Songmont sfidon çantat e huaja me fushata reklamuese në aeroporte.

Sidoqoftë, nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhje ekonomike. Shumë konsumatorë janë të gatshëm të paguajnë njësoj ose më shumë për produkte vendase. Chagee, një zinxhir çaji premium që u listua në bursën e New Yorkut në prill, shet çaj për 2-3 dollarë, sa edhe Starbucks. Edhe sektori i makinave elektrike luksoze (200–400 mijë juanë) po dominohet nga markat vendase si NIO dhe Li Auto.

Një faktor kyç është ndryshimi i perceptimit ndaj markave të huaja. Laopu Gold, me bizhuteri të frymëzuara nga kultura kineze, ka pasur një rritje të ndjeshme të shitjeve dhe vlerës së aksioneve (mbi 2,000% që nga listimi në bursën e Hong Kong-ut). Konsumatorët e rinj janë më të informuar, falë rrjeteve sociale, dhe nuk e shohin më origjinën e huaj si garanci cilësie. Shumë gra të reja kërkojnë përbërësit aktivë të produkteve të huaja në markat kineze, por me çmime më të ulëta.

Kjo ka ndihmuar edhe suksesin e markës së kozmetikës Mao Geping, e cila pas IPO-së në dhjetor ka parë rritje me rreth 250%. Ajo është marka e parë kineze në listën e dhjetë markave më të shitura të kozmetikës luksoze në vend.

Markat vendase kanë një strategji të ndryshme: fillojnë në qytete më të vogla, jo në Pekin apo Shangai. Chagee nisi në Kunming; Mixue u rrit nga një kioskë, në një nga zinxhirët më të mëdhenj të pijeve në vend. Edhe zinxhiri i hoteleve H World po zgjerohet në qytetet e treta e të katërta, ku konsumi po rritet më shpejt se në metropolet e mëdha.

Në vitin 2024, shitjet e mallrave të konsumit të shpejtë u rritën me 5.5% në qytete me më pak se 1 milion banorë, ndërsa ranë me 4.6% në qytetet e mëdha, sipas Bain. Kjo qasje ka ndikuar që zinxhirët kinezë të jenë më të mbushur sesa rivalët e huaj: H World ka normë rezervimi mbi 80%, ndërsa Marriott nën 70%.

Sfidat për markat perëndimore janë reale. Starbucks dhe Häagen-Dazs po kërkojnë investitorë vendas. Ndërkohë, markat kineze po zgjerojnë praninë globale: Pop Mart ka dyqane në mbi 20 vende, përfshirë 37 në SHBA; Chagee synon mbi 1,300 dyqane jashtë Kinës deri në 2027.

Për dekada, trendet perëndimore influencuan konsumatorin kinez. Tani duket se është Kina ajo që po udhëheq modën globale. / The Economist

The post Jo vetëm lodra! Markat kineze po lulëzojnë appeared first on Revista Monitor.

Suedia, destinacioni ideal i verës mes temperaturave përvëluese në Mesdhe

Ndërsa temperaturat e korrikut dhe gushtit në Mesdhe kapin vlerat mbi 40°C, shumë turistë po kthejnë vëmendjen nga veriu i Europës për të shmangur valët e të nxehtit dhe turmat e njerëzve. Suedia, me klimën e butë, natyrën e paprekur dhe qasjen e qetë ndaj pushimeve, po shfaqet si një alternativë tërheqëse ndaj destinacioneve klasike si Spanja apo Greqia.

Në arkipelagun e Goteborgut, pushuesit gjejnë ishuj të qetë si Vrångö dhe Valö, ku vera përfaqësohet nga thjeshtësia. Rrugicat e ngushta mes livadheve me lule të egra, plazhet me rërë të artë, molet prej druri që çojnë drejt ujërave të qeta dhe shtëpitë verore me ballkone prej dërrase, krijojnë një atmosferë ku heshtja dhe natyra janë në qendër. Jeta në këto ishuj është e ngadaltë dhe e përqendruar te përjetimi i momentit: një piknik në një gji shkëmbor, një shëtitje mes të bimësisë vendase apo një ditë me kayak rreth brigjeve.

Ndryshimet klimatike dhe moti gjithnjë e më i paparashikueshëm në vendet mesdhetare kanë sjellë rritje të ndjeshme të interesit për pushime në destinacione më të freskëta. Agjencitë turistike raportojnë rritje të fortë në kërkesat për udhëtime drejt Skandinavisë gjatë sezonit të pikut, ndërkohë që rezervimet për destinacionet tradicionale si Italia dhe Kroacia kanë rënë ndjeshëm. Të dhënat nga platformat Booking.com dhe Expedia konfirmojnë prirjen: kërkimet për Suedinë, Norvegjinë dhe Zvicrën janë rritur krahasuar me një vit më parë.

Temperaturat në Suedi gjatë verës qëndrojnë mesatarisht në 20–22°C, ideale për aktivitetet në natyrë. Mbrëmjet mund të jenë të freskëta, por kjo është koha ideale për të shijuar traditën suedeze të saunës. Në ishujt e arkipelagut, saunat e vogla lundruese, zhytjet në detin e ftohtë dhe banjat me ujë të ngrohtë jashtë janë kthyer në pjesë thelbësore të përvojës turistike.

Burimi: Diana Jarvis, Time Out

Kuzhina vendase pasqyron një angazhim për qëndrueshmëri dhe përdorimin e përbërësve lokalë. Përdorimi i algave dhe bimëve bregdetare, i udhëhequr nga ekspertë të ushqimit të shëndetshëm, ofron një mënyrë të re për të kuptuar dhe shijuar natyrën. Gatimet përfshijnë sallata me alga, djathë haloumi të skuqur dhe bukë të pjekur në zjarr të hapur. Në restorantet buzë detit, darkat tradicionale me fruta deti, karkaleca të tymosur, molusqe me limon dhe koper, shërbehen me shije dhe thjeshtësi.

Burimi: Diana Jarvis, Time Out

Një përvojë autentike në Suedi nuk mund të jetë e plotë pa “fika”, një zakon kombëtar që përfaqëson pushimin e përditshëm për kafe dhe ëmbëlsira. Në qytetin Alingsås, i njohur si kryeqyteti i “fika”, guidat turistike lokale prezantojnë vizitorët me një larmi ëmbëlsirash tradicionale, nga biskotat me kanellë e kardamom te torta me vanilje dhe marzipan e njohur si Princesha.

Burimi: Diana Jarvis, Time Out

Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm që Skandinavia është destinacion dimri, Suedia po e ndryshon këtë ide. Me mbi 200,000 ishuj, plazhe të qeta, ajër të pastër dhe ushqim të shkëlqyer, vendi ofron një alternativë të natyrshme, të qëndrueshme dhe tërheqëse për pushimet europiane. / Time Out, Shqip.al

The post Suedia, destinacioni ideal i verës mes temperaturave përvëluese në Mesdhe appeared first on Revista Monitor.

Barazia midis gjinive është domosdoshmëri ekonomike dhe strategjike

Në një epokë të trazuar nga teknologjitë inovative, rikonfigurimet gjeopolitike dhe ndryshimet demografike, barazia midis gjinive po shfaqet jo vetëm si një vlerë themelore, por si një domosdoshmëri strategjike.

Sipas raportit të vitit 2025 për Hendekun Global Midis Gjinive (Global Gender Gap Report), progresi është përshpejtuar: hendeku global është mbyllur në 68.8%, rritja më e fortë vjetore që prej pandemisë. Megjithatë, me ritmet aktuale, do të duhen edhe 123 vjet për arritjen e barazisë së plotë.

Në rreth 20 vite, 100 ekonomi kanë ngushtuar hendekët midis gjinive, veçanërisht në përfaqësimin politik dhe përfshirjen ekonomike. Por me më pak se pesë vite deri në përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, nevojitet një përkushtim i ri. Barazia midis gjinive nuk është vetëm çështje drejtësie, është thelb për ndërtimin e ekonomive më konkurruese, inovative dhe elastike.

Një koalicion drejtuesish të njohur të skenës ekonomike botërore po ndërmerr hapa konkretë për të çuar përpara përparimin. Gjashtë liderë,  nga qeveria, biznesi dhe kërkimi shkencor, tregojnë pse barazia midis gjinive është një investim ekonomik dhe si mund të arrihet në praktikë.

Bonnie Y. Chan, CEO, Bursa e Hong Kong (HKEX)
Në një botë me rreziqe komplekse, diversiteti është një përparësi biznesi. Në vitin 2022, HKEX ndaloi bordet me një gjini të vetme, një vendim që ka sjellë përparim domethënës: sot, mbi 40% e kompanive të listuara tejkalojnë minimumin ligjor për përfaqësim gjinor dhe 30% e drejtuesve të rinj janë gra.

Michael Ensser, Kryetar Global, Egon Zehnder
Diversiteti nuk është thjesht një çështje përfaqësimi, është strategjik. Në një sondazh me 450 anëtarë bordesh, 90% thanë se këndvështrimet e ndryshme përmirësojnë vendimmarrjen. Ekipet gjithëpërfshirëse janë më inovative dhe më të përgatitura për të përballuar pasiguritë.

Noor bint Ali Al Khulaif, Ministre për Zhvillim të Qëndrueshëm, Bahrein
Barazia midis gjinive është përfitim ekonomik. Bahreini ka investuar në arsimin e grave dhe zhvillimin e aftësive, veçanërisht në fusha STEM. Gratë përbëjnë tani 50% të regjistrimeve në këto programe dhe vendi renditet i katërti në botë për gratë me diplomë universitare. Programet publike po fuqizojnë gratë në të gjitha sektorët.

Sara Pantuliano, Drejtuese Ekzekutive, ODI Global
Ekonomitë përfitojnë kur gratë kanë mundësi të barabartë në tregun e punës. Por puna e papaguar e kujdesit, që bie kryesisht mbi gratë, mbetet pengesë. Investimi në sistemet e kujdesit duhet të jetë përparësi për qeveritë dhe bizneset, pasi sjell përfitime të përbashkëta.

Henadi Al Saleh, Kryetare e Bordit, Agility
Të dhënat janë të qarta: kompanitë me më shumë gra në nivelet drejtuese kanë kthim më të lartë mbi kapitalin dhe performancë më të mirë. Në rajonin e Gjirit, ku mesatarisht gratë zënë vetëm 7% të vendeve në borde, Agility ka arritur 20%, ndërsa në kompaninë e saj të aviacionit, gratë përbëjnë 40% të roleve drejtuese të mesme.

Bob Sternfels, Partner Global, McKinsey & Company
Nëse gratë do të përfshiheshin në ekonomi në të njëjtën masë me burrat, mund të shtoheshin $12 trilion në PBB globale. Diversiteti në udhëheqje rrit inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Në McKinsey, klasa më e re e punësimit ka përfaqësim të barabartë midis gjinive, një pasqyrim i përkushtimit ndaj meritokracisë dhe përfshirjes. / WEF, Shqip.al

The post Barazia midis gjinive është domosdoshmëri ekonomike dhe strategjike appeared first on Revista Monitor.

Europa nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C

Europa po përballet me valën e parë të madhe të të nxehtit këtë verë, me temperatura që kanë arritur deri në 46°C në jug të Spanjës dhe paralajmërime të shumta për nxehtësi ekstreme në vende si Franca, Italia, Gjermania dhe Portugalia. Dy persona kanë humbur jetën në Itali, ndërsa qindra shkolla janë mbyllur në Francë për shkak të kushteve ekstreme.

Sipas MeteoAlarm, paralajmërime për temperatura të larta janë lëshuar në dhjetëra rajone turistike në të gjithë kontinentin, përfshirë edhe Ballkanin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se “nxehtësia ekstreme nuk është më një ngjarje e rrallë, është bërë normaliteti i ri”.

Spanja
Në Spanjë janë bërë 118 paralajmërime për të nxehtin, që mbulojnë thuajse të gjithë vendin, përveç disa zonave bregdetare në juglindje dhe verilindje. Në Sevilje, temperaturat do të kalojnë 40°C tre ditët në vijim, ndërsa gjatë natës temperaturat priten të mbeten mbi 25°C. Mjekët kanë ngritur alarmin për ndikimin e rrezikshëm të netëve të nxehta mbi shëndetin.

Italia
Tetë rajone janë në alarm për të nxehtë: Basilicata, Calabria, Campania, Lazio, Puglia, Sardenja, Toskana dhe Umbria. Temperaturat kanë arritur deri në 42°C dhe janë raportuar dy viktima të lidhura me motin e nxehtë. Paralajmërime për stuhi janë lëshuar për Emilia-Romagna dhe Trentino-Alto Adige.

Franca
Në Paris temperaturat pritet të arrijnë 40°C, ndërsa disa rajone janë në alarm të kuq. Më shumë se 1,300 shkolla janë mbyllur tërësisht ose pjesërisht. Në rajonin Indre, ndalohet puna në fusha gjatë orëve të pikut për të shmangur zjarret. Fshatarët po punojnë natën për të korrur prodhimet.

Greqia
Në Greqi janë lëshuar 14 paralajmërime për mot ekstrem. Javën e kaluar, një zjarr i madh afër Athinës detyroi evakuime pranë Tempullit të Poseidonit.

Belgjika
Bruges, Antwerp dhe Brukseli janë në alarm portokalli për të nxehtin, me temperatura që arrijnë 32–33°C.

Portugalia
18 paralajmërime janë në fuqi, përfshirë edhe Lisbonën. Në Mora u regjistrua temperatura 46.6°C, një nga më të larta për qershorin. Gjatë javës pritet rënie në 31–34°C.

Holanda
Në Amsterdam dhe Hagë janë lëshuar 28 paralajmërime. Temperaturat do të arrijnë 32°C dhe parashikohet vapë e vazhdueshme, me rrezik për të moshuarit dhe fëmijët.

Gjermania
Temperaturat pritet të arrijnë 37°C të mërkurën. Janë lëshuar 122 paralajmërime dhe paralajmërohet për “stres të rëndë termik”, sidomos në zonat urbane si Berlini.

Austria, Zvicra, Luksemburgu dhe Çekia
Të gjitha këto vende po përjetojnë temperatura mes 33–34°C dhe kanë dhjetëra paralajmërime për mot të nxehtë gjatë javës.

Autoritetet në të gjithë Europën u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shmangin daljet gjatë orëve të nxehta, të konsumojnë shumë ujë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë. / The Independent, Shqip.al

 

The post Europa nën alarm për valë të nxehti, temperaturat arrijnë 46°C appeared first on Revista Monitor.

❌