Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tensione në Theth/ Banorët futen në banesë, nuk lejojnë prishjen e godinës

Situata është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme në Theth, ku aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje ka hasur në kundërshtimin e fortë të banorëve lokalë. Fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë mbërritur pranë objektit të fundit të parashikuar për t’u shembur, por banorët kanë refuzuar të lejojnë ndërhyrjen. Familjarët e pronarëve të ndërtesës kanë kërkuar një…

Source

Rama reagon për aksionin në Theth: Mbi 100 objekte të paligjshme të shembura, nis faza e dytë e Rilindjes Urbane

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me aksionin që po zhvillohet në Theth, ku po vijon pastrimi i mbetjeve inerte dhe shembja e ndërtimeve pa leje, të cilat janë ngritur në kundërshtim të plotë me ligjin në një nga zonat më të mbrojtura natyrore dhe historike të Shqipërisë. Postimi i Ramës: Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos…

Source

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-ish-Metalurgji, 60-vjeçari me biçikletë përplaset nga një makinë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan–ish-Metalurgji, në afërsi të zonës së njohur si ish-qendra tregtare. Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet ka përplasur një person rreth 60 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, çiklisti ka marrë dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Source

ZYRTARE/ Reali rikthen mbrojtësin nga Benfica, paguan plotë 50 milionë euro

Përfundon me sukses marrëveshja mes Real Madrid dhe Benfikës për transferimin e mbrojtësit të majtë Álvaro Carreras. Futbollisti spanjoll i lindur në vitin 2003 do t’i bashkohet “Los Blancos” me një kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në Madrid deri më 30 qershor 2031. Njoftimi zyrtar i Real Madrid: “Real Madrid C.F. dhe Benfica kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Álvaro Carreras…

Source

Trump i jep Rusisë 50 ditë afat për të firmosur marrëveshjen e paqes, vjen reagimi i parë nga Moska

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur një tjetër afat për presidentin rus Vladimir Putin, duke paralajmëruar se nëse brenda 50 ditësh nuk arrihet një marrëveshje, do të vendosen tarifa dytësore 100% ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë. Ky ultimatum i ri vjen pas disa afateve të mëparshme të dështuara dhe synon të rrisë presionin diplomatik mbi Moskën. Reagimi nga Rusia nuk ka vonuar.

Source

U ndje keq duke notuar në Ksamil, turisti turk dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një turist turk është transportuar me helikopter drejt Tiranës pasi u ndje keq ndërsa notonte në Ksamil. Sipas bashkëshortes së 37-vjeçarit Ismail Yavuz Koz, ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore. Fillimisht, Koz u dërgua me urgjencë në spitalin e Sarandës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar, u vendos që ai të transportohej menjëherë me helikopter drejt një…

Source

Rutte: Putin duhet ta marrë seriozisht paralajmërimin e Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të marrë seriozisht paralajmërimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se situata kërkon veprime urgjente. Deklarata e Rutte vjen pas ultimatumit të Trump, i cili dha një afat prej 50 ditësh për arritjen e një marrëveshjeje, në të kundërtën paralajmëroi vendosjen e tarifave…

Source

Serbia dhe Kina nisin për herë të parë stërvitje të përbashkët ushtarake

Ministria e Mbrojtjes së Kinës njoftoi të hënën se Kina dhe Serbia do të zhvillojnë për herë të parë një stërvitje të përbashkët ushtarake, e cila pritet të mbahet në fund të këtij muaji. Ushtrimet ushtarake, të quajtura “Paqeruajtësit 2025”, do të zhvillohen në provincën Hebei në veri të Kinës dhe do të përfshijnë forcat speciale nga të dyja vendet. Lajmin e bëri të ditur koloneli Jiang Bin…

Source

ZYRTARE/ Modric është lojtar i Milanit, firmos për një sezon

Pas një dite intensive në Milano dhe kryerjes së vizitave mjekësore, ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga klubi kuqezi: Luka Modrić është tashmë një lojtar i Milanit. Mesfushori kroat ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2026, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër, deri më 30 qershor 2027. Në njoftimin zyrtar, klubi shkruan: “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se Luka Modrić ka…

Source

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Në zbatim të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e stafit vendor, bashkitë e Qarkut Shkodër kanë nisur lëvizjet e para konkrete. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje me drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre. Dorëheqje janë regjistruar gjithashtu edhe në Bashkinë Malësi e Madhe…

Source

Disa fakte juridike për ata që duan ta shpallin Thethin “Republikë të pavarur”

Nga Kreshnik Spahiu Po e nis me konkluzionin politik: Qeveria nuk duhej të kishte nisur aksionin e buldozerëve në mes të sezonit turistik. Prej disa ditësh, nuk po gjej një arsye logjike pse qeveria e filloi sulmin kundër ndërtimeve të paligjshme në mes të korrikut dhe nuk priti deri në tetor? Megjithatë, përjashtuar kohën krejtësisht të papërshtatshme, prishja e ndërtimeve pa leje është…

Source

Jashari refuzon të stërvitet me Brugge, kërkon kalimin te Milani

Ardon Jashari vazhdon të mbetet në qendër të merkatos së Milanit, ndërkohë që kuqezinjtë janë të vendosur ta përforcojnë mesfushën edhe pas zyrtarizimit të Luka Modric. Sipas mediave belge, Milani ka bërë një ofertë që i kalon 35 milionë euro (me përfshirje të bonuseve) për kartonin e futbollistit të Club Brugge, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin. Ndërkohë, vetë Jashari duket i…

Source

Vrasja e Liridona Ademaj, familja e saj kërkon dënim kapital për Naim Murselin

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është dëgjuar sot për herë të parë dëshmia e Leonard Ademajt, vëllait të Liridona Ademit, e cila u vra në mënyrë tragjike më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës. Në këtë proces gjyqësor, i akuzuar për organizimin e vrasjes është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Para trupit gjykues, Leonard Ademaj rrëfeu momentet e rënda kur mori lajmin për vrasjen…

Source

Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve dhe kryetarëve të njësive në Bashkinë Lushnjë

Në zbatim të urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin dhe rritjen e performancës në administratën vendore, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi sot një mbledhje në ambientet e Bashkisë Lushnjë me drejtuesit e kësaj njësie vendore. Gjatë takimit, Balluku kërkoi dorëheqjen e 13 drejtorëve të bashkisë, të cilët më pas do t’i nënshtrohen një procesi rivlerësimi përmes intervistave.

Source

Takimi Rutte-Trump në Shtëpinë e Bardhë, Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar arritjen e një marrëveshjeje me NATO-n për furnizimin me armë të avancuara që do t’i dërgohen Ukrainës, në kuadër të përpjekjeve për të ndalur agresionin rus. Në një konferencë për shtyp nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë, përkrah Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump deklaroi se aleatët e NATO-s do të blejnë armët…

Source

Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

Egnatia do të luajë nesër në ora 21:00 ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League ndaj ekipit islandez, Breidablik. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Islandës me një avantazh të vlefshëm përpara sfidës së kthimit. Federata e Futbollit i uron suksese skuadrës së Egnatias në këtë përballje të…

Source

Policia Rrugore bën kërdinë, mbi 3 mijë gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2 dronë dhe 3 radarë poliscan. Nga gjobat e vendosura, 765 masa administrative janë për parakalime të gabuara, 423 për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit…

Source

Zjarret vijojnë të djegin pyje dhe ullishta në Drenovë, ndërhyhet nga ajri

Zona e Drenovës në Mallakastër po përballet prej më shumë se 24 orësh me një situatë kritike për shkak të zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, pyje dhe ullishte. Tre vatra të fuqishme zjarri janë aktive që nga dita e diel dhe janë riaktivizuar disa herë si pasojë e terrenit të vështirë dhe erës së fortë, që po favorizon përhapjen e flakëve.

Source

Kanosi fqinjin duke qëlluar me pistoletë, vihet në pranga 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Dobraç këtë të hënë. Policia u njoftua se një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij dhe organizuan punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Sirjan Jahja, 41 vjeç, banues në Dobraç ra në pranga pasi dyshohet se për motive të dobëta qëlloi me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K.

Source

Publikohet formacioni më i mirë i Botërorit të Klubeve, dominojnë Chelsea dhe PSG

Chelsea ka hyrë në histori si fituesja e parë e edicionit të ri të Botërorit të Klubeve me 32 skuadra, duke triumfuar në finalen e zhvilluar ndaj Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0. Me këtë sukses, skuadra londineze siguron titullin prestigjioz të Kampiones së Botës për klubet, i cili do të mbajë vlerë për katër vitet e ardhshme. Kjo fitore e rëndësishme e ngjit Chelsea-n në majën e futbollit…

Source

❌