Tarifat trefishohen (pa arsye): Pse Europa vendosi të pajtohet me Amerikën e Trump-it?
Bashkimi Europian po paguan njĂ« çmim tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« kĂ«mbim tĂ« asaj qĂ« quhet âstabilitetâ nĂ« marrĂ«dhĂ«niet me Shtetet e Bashkuara. Termat e marrĂ«veshjes sĂ« arritur dje mes Donald Trump dhe Ursula von der Leyen pĂ«rbĂ«jnĂ« vĂ«rtet njĂ« âdush tĂ« ftohtĂ«â pĂ«r bizneset europiane dhe, pĂ«r pasojĂ«, pĂ«r fuqinĂ« e tyre punĂ«tore. NĂ« thelb, kjo Ă«shtĂ« njĂ« marrĂ«veshje politike: BE-ja nuk ka dashur tĂ« shkojĂ« nĂ« pĂ«rplasje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me SHBA-tĂ«.
Në epokën para Trump-it, tarifa mesatare doganore e vendosur nga SHBA-të mbi mallrat europiane ishte rreth 4.8%. Tani ajo është vendosur në 15%. Trefishi, pa ndonjë arsye reale ekonomike, pasi nuk qëndron pretendimi i Trump-it se Europa ka plaçkitur Amerikën gjatë viteve të fundit.
Brukseli dhe kryeqytetet europiane ishin ushqyer me iluzionin se ofensiva e presidentit amerikan, e nisur më 2 prill, dita kur u publikua lista e tarifave kundër pjesës tjetër të botës, do të mbytej nga stuhia financiare e Wall Street-it dhe bursave të tjera globale. Ose se do të ndalej nga alarmet që vinin nga zinxhiri amerikan i shpërndarjes: pesha e tarifave do të binte mbi çmimet, duke shtyrë inflacionin dhe duke dëmtuar konsumin, që është hallka kyçe e ekonomisë amerikane.
Me të drejtë ose pa të drejtë (do të shihet në statistikat e muajve të ardhshëm), Trump vazhdoi përpara, duke e vendosur Bashkimin Europian përballë një zgjedhjeje të vështirë: të pranonte përplasjen e drejtpërdrejtë ose të përpiqej të kufizonte dëmin. Komisioni, me pëlqimin e 27 vendeve anëtare, zgjodhi rrugën e dytë dhe që aty nisi një ndjekje e lodhshme dhe me frymë pas lepurit amerikan.
NĂ« tryezĂ«n e negociatave hyri gjithçka. Lista e kĂ«rkesave nga Uashingtoni u zgjat gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ«. Presidentja e Komisionit e gjeti veten gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« njĂ« pozicion negociues tĂ« pafavorshĂ«m. NĂ« njĂ« moment, ajo u pĂ«rpoq tĂ« vendoste njĂ« vijĂ« pĂ«r tĂ« ndalur hemorragjinĂ« e lĂ«shimeve dhe dje vuri nĂ« tavolinĂ« kundĂ«rpeshĂ« qĂ« disa muaj mĂ« parĂ« dukeshin tĂ« paimagjinueshme: tarifa zero pĂ«r importet amerikane; angazhim pĂ«r tĂ« blerĂ« gaz tĂ« lĂ«ngshĂ«m nĂ« vlerĂ« prej 750 miliardĂ« dollarĂ«sh dhe, me fjalĂ«t e Trump-it, njĂ« âsasi tĂ« jashtĂ«zakonshme armĂ«shâ; investime tĂ« drejtpĂ«rdrejta nĂ« SHBA me vlerĂ« 600 miliardĂ« dollarĂ«.
Ursula, pse e bëre?
Ndoshta pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« pĂ«rplasje politike qĂ« do tĂ« ndodhte brenda pak ditĂ«sh. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz po shfaqnin gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« pakĂ«naqĂ«si: strategjia pajtuese nuk po funksiononte. MĂ« 1 gusht, Trump do tĂ« çonte tarifat nĂ« 30%, dhe mĂ« 7 gusht Komisioni do tâi pĂ«rgjigjej me kundĂ«rmasa nĂ« vlerĂ« mbi 90 miliardĂ« dollarĂ«. NjĂ« skenar shkatĂ«rrues pĂ«r ekonominĂ« europiane, i shoqĂ«ruar, shumĂ« gjasĂ«, nga njĂ« tjetĂ«r stuhi financiare.
Von der Leyen u gjend pĂ«rballĂ« njĂ« zgjedhjeje mes njĂ« disfate tĂ« sigurtĂ«, por ndoshta tĂ« menaxhueshme, dhe njĂ« kolapsi me pasoja potencialisht katastrofike. Ajo zgjodhi tĂ« âpajtohej me dĂ«niminâ e propozuar nga Trump, sesa tĂ« pĂ«rfshihej nĂ« njĂ« pĂ«rballje tĂ« paprecedentĂ« dhe objektivisht tĂ« rrezikshme.
Gabimi, duhet thënë, është bërë katër muaj më parë, kur Europa nuk iu përgjigj me të njëjtën forcë ofensivës së Trump-it, siç bënë për shembull Kina apo Kanadaja. Dhe nuk përgenjështroi, me të dhëna konkrete për rritjen e PBB-së në 30 vitet e fundit, përrallën e një Amerike të shkatërruar nga europianët. Por ta bënte dje do të kishte qenë shumë vonë.
Tani europianët duhet të përballen me efektet konkrete të kësaj goditjeje.
I vetmi sektor që mund të marrë frymë lehtësisht është ai i makinave. Presidenti amerikan dëshiron që të gjitha makinat e shitura në SHBA të prodhohen në fabrikat amerikane. Për këtë arsye, ai kishte vendosur një tarifë prej 27.5% mbi automjetet e importuara. Tani tarifa u ul në 15%.
Mbetet pĂ«r tâu parĂ« nĂ«se kompanitĂ« europiane do tĂ« arrijnĂ« tĂ« rifitojnĂ« konkurrueshmĂ«rinĂ«. Apo nĂ«se vĂ«shtirĂ«sitĂ« qĂ« po hasin nĂ« tregun amerikan (dhe pĂ«rtej) janĂ« edhe tĂ« njĂ« natyre tjetĂ«r. Tarifat mbi çelikun dhe aluminin mbeten nĂ« 50%: kjo do tĂ« thotĂ« se procesi i zhvendosjes sĂ« eksporteve, qĂ« tashmĂ« ka filluar edhe nĂ« Itali, do tĂ« vazhdojĂ« drejt tregjeve tĂ« tjera.
Të dyja palët duhet të zgjidhin ende çështje me rëndësi strategjike. Një ndër to: sektori dixhital dhe furnizimi me çipa, komponentët elektronikë të përdorur në një spektër të gjerë aplikimesh industriale. Amerikanët kërkojnë që europianët të mos furnizohen më nga Kina.
ĂĂ«shtjet specifike tĂ« disa vendeve ndĂ«rthuren me probleme tĂ« karakterit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m. Dje, kryeministrja italiane Giorgia Meloni shprehu âkĂ«naqĂ«siâ qĂ« gjithsesi BE-ja dhe SHBA-tĂ« gjetĂ«n njĂ« marrĂ«veshje. Por vuri nĂ« dukje se duhen parĂ« detajet pĂ«rpara se tĂ« jepet njĂ« vlerĂ«sim pĂ«r ndikimin qĂ« do tĂ« ketĂ« mbi ItalinĂ«.
Goditja, sidoqoftë, nuk mungon as për Italinë. Një shembull është ai i agroushqimit: ideja është të lidhen marrëveshje me importuesit amerikanë për të ndarë barrën e tarifës, në mënyrë që ajo të mos bjerë e gjitha mbi çmimet dhe të largojë konsumatorët.
Në planin europian, premtimi për të blerë shumë më tepër armë nga SHBA-të duket në kontrast me projektin për forcimin e industrisë ushtarake të Kontinentit të Vjetër, një hap kyç për ndërtimin e një mbrojtjeje të përbashkët europiane, më të pavarur nga Shtetet e Bashkuara.
Shkrim nga Corriere Della Sera/kb