Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 20 vatra zjarri, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë ende aktive. Vatrat e zjarrit janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Patos, Fier, Rroskovec, Himarë, Tiranë, Rrogozhinë, Mirditë, Pogradec, Delvinë, Memaliaj dhe Malësi e Madhe. Vatrat aktive janë si më poshtë: Qarku Dibër – Në zonën e quajtur “Liqeni i Luleve”…

Source

“Aksioni vijon!” Kryeministri Rama: Vetëm në Tiranë janë liruar 20 mijë m2 hapësirë publike

“Sipas planit të punës vetëm në Tiranë arrin deri nesër në rreth 20 mijë metra katrorë sipërfaqja e hapësirave publike të çliruara, ndërkohë që puna nuk do të ndalet më as në kryeqytet, as në qytetet e tjera ku ka marrë kot ky fenoment dhe as në bregdet e në zonat e mbrojtura jo e jo… Në ndërkohë po punohet me projektet e Rilindjes Urbane 2.0 për të cilën janë angazhuar shumë arkitektë të huaj e…

Source

Skandal! Gjendet në Vorë magazina ku falsifikohej skandeca e produkteve ushqimore

Një magazinë në Vorë që falsifikonte datat e skadencës së produkteve ushqimore është zbuluar nga Policia e Tiranës, duke çuar në pranga administratorin e subjektit F. D., 38 vjeç, si dhe magazinierin A.D. 58 vjeç. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të gjitha këto produkte ushqimore ishin të skaduara, por pasi u kanë zëvendësuar etiketat, ato ishin bërë gati për tu hedhur në treg.

Source

Ushtria në aksion për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm , 30 trupa të ushtrisë, i janë bashkuar operacionit për neutralizimin e flakëve në Belishovë të Mallakastrës. Shërbimet zjarrfikëse , efektivët e emergjencës civile, të policisë bashkiake , po vijojnë pa ndërprerje punën, ndërsa flakët mëngjesin e sotëm duken me intensitet më të ulët. Ende nuk është bërë vlerësimi i situatês , për të bërë kërkesë për…

Source

Media e njohur britanike: Shqipëria destinacioni më i mirë europian për pushime

Ekspertët e udhëtimeve kanë rekomanduar Shqipërinë si destinacionin më të mirë evropian për pushime në vitin 2025. Blogeri i njohur i udhëtimeve, ka sugjeruar Shqipërinë si një nga destinacionet “parajsore” për pushime në Evropë, e cila ofron çmime të përballueshme duke përfshirë fluturimin dhe ushqimin, shkruhet në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Source

INSTAT: Turizmi në rekordin e rritjes, bujqësia të rënies! Agropërpunimi, hallka që mungon

Shqipëria po thyen rekorde vizitorësh të huaj, ndërsa bujqësia, në anën tjetër, po thyen rekordet e rënies së prodhimit. Mishi i dhisë e djathi i bardhë nuk arrijnë dot në tavolinat e hoteleve, sepse çmimi i paketës turistike duhet të jetë sa më i lirë. Në katër vitet e fundit, vendi ynë është vizituar nga 35 milionë turistë, të cilët kanë ndikuar pozitivisht në konsum. Në anën tjetër…

Source

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

Dashi Komunikimi është një mjet shumë efektiv për ju sot. Përballuni me çdo detyrë që ka të bëjë me dhënien e informacionit të rëndësishëm te njerëzit e tjerë. Çfarëdo që dërgoni – qoftë me email, telefon apo postë të rregullt – do të përmbushet me sukses. Demi Lajme të mira do t’ju vijnë sot. Mbani sytë hapur mbi periodikët në fushën tuaj të interesit. Një artikull ose letër do t’ju ngjallë…

Source

Patrullimi i përbashkët i policisë shqiptaro-italiane për Durrësin dhe Vlorën, Proda: Bashkëpunim i shkëlqyer për sigurinë e turistëve

Patrullat e përbashkëta të policisë italiane dhe shqiptare po operojnë në zonat bregdetare në Durrës dhe Vlorë, një traditë partneriteti dhe miqësie, si dhe model bashkëpunimi, që kanë si qëllim rritjen e sigurisë publike në pikat me fluks turistësh. Ambasadori i Italisë në Shqipëri Marco Alberti, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda…

Source

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Negociatat e BE me Shqipërisë po ecin me ritëm të paprecedentë

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur në Parlamentin Europian lidhur me përparimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Kryeministri Edi Rama ka ndarë fjalën e Komisioneres Kos dhe thotë se “arritjet e muajve të fundit kanë ecur me një ritëm të paprecedentë, me objektivin për të arritur përmbylljen e kapitujve deri në vitin 2027”.

Source

SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton paketën e shkurtimeve financiare për transmetuesit publikë

Mëngjesin e së premtes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi përfundimisht kërkesën e presidentit, Donald Trump për t’i tërhequr rreth 9 miliardë dollarë nga fondet e ndihmave amerikane në botë, por edhe për transmetuesit publikë. Paketa për shkurtime financiare mori 216 vota pro dhe 213 kundër dhe tani do t’i dërgohet presidentit Trump për t’u nënshkruar në ligj. Paketa anulon rreth 1.1…

Source

Rama: Do të vijë dita e ministër AI! Nuk ka as kushëri për të futur në punë, as interesa…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Berat një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, startupeve, ku u diskutua mbi rrugën e bërë dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Duk folur për zhvillimet teknologjike, Rama tha se shumë shpejt, inteligjenca artificiale mund të bëhet anëtari më efikas i bordit qeverisës. “ Shumë shpejt AI mund të bëhet anëtari më efikas i…

Source

“Ku ishit ku u ndërtuan banesat pa leje në Theth”? Përgjigjet Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe sot për situatën e ndërtimeve në Theth dhe kritikat për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet. Nga Berati, ku po zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, Rama deklaroi se zinxhiri institucional nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli, për mosveprim.

Source

Vijon gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për fazën e radhës të testimit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) vijon me një fazë të re. Shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK. Në këtë fazë, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit me ese, i cili është pjesë e…

Source

Kryeministri me përfaqësues të teknologjisë: Po forcojmë mbrojtjen në sektorin publik kundër sulmeve kibernetike

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në takim në Berat me përfaqësues të përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve. Në këtë takim, Rama theksoi se duhet të adresojnë problematikat e botës së re të teknologjisë. Kreu i qeverisë tha se duhet të krijohet një “urë komunikimi” me komunitetin teknologjik, duke shtuar që edhe shteti të bëhet partner. “I kam kërkuar ministres për…

Source

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin e përkthyesve zyrtarë, duke e cilësuar “një hap strategjik për forcimin e drejtësisë dhe integrimin europian të Shqipërisë”. Kjo marrëveshje synon të rrisë cilësinë e përkthimit të legjislacionit dhe dokumentacionit të Bashkimit Europian…

Source

Kryebashkiaku i PD-së: Unë komunikoj shpesh me Ramën, kam hallin e qytetarëve

Kryebashkiaku i PD-së në Kavajë, Fisnik Qosja, ka zbuluar në një intervistë televizive se ka komunikim normal me Kryeministri Edi Rama për çështje pune për të mirën e banorëve kavajas. Qosja ka folur edhe lidhur me debatin me Ramën për legalizimet, teksa tha se nuk ka pse i tregon planin e punës kryeministrit, megjithatë u shpreh se për çdo shqetësim ose çështje për të mirën e qytetit komunikon…

Source

Zbardhet përplasja në Sarandë, 4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

Policia ka dokumentuar plotësisht ngjarjen e rëndë me armë zjarri që ndodhi një ditë më parë në lagjen nr. 3 të Sarandës, ku dy shtetas mbetën të plagosur. Hetimet e deritanishme kanë çuar në shpalljen në kërkim të katër personave, mes tyre edhe autori i dyshuar i të shtënave. Në kërkim është shpallur shtetasi R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të…

Source

Marco Rubio lëshon udhëzimin: SHBA, jo më deklarata publike për zgjedhjet në vendet e huaja

SHBA-të planifikojnë të ndalojnë së komentuari mbi drejtësinë, integritetin dhe legjitimitetin e zgjedhjeve të huaja, një ndryshim i madh nga një praktikë dekadashe e promovimit të zgjedhjeve demokratike jashtë vendit. Një udhëzim i ri, i dhënë në një memorandum të enjten të nënshkruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, urdhëron që deklaratat mbi zgjedhjet e huaja të përqendrohen në përgëzimin…

Source

Një shpresë e re për trajtimin e Alzheimer dhe Parkinsonit

Një studim ndërkombëtar mbi proteinat e trupit të njeriut ka zbuluar të dhëna të reja për procesin e plakjes dhe mënyrat e reja për të zbuluar dhe trajtuar sëmundje të rënda neurologjike si Alzheimeri dhe Parkinsoni. Ky kërkim është mbështetur te krijimi i bibliotekës më të madhe të proteinave që është ndërtuar ndonjëherë, dhe sipas filantropit miliarder Bill Gates – i cili ka financuar…

Source

❌