Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ish-kryeministri polak: Përfitimet dhe kosto nga integrimi

Intervistë me Marek Belka, ish-Kryeministër i Polonisë

 

Polonia vlerësohet gjerësisht si një nga shembujt më të suksesshëm të integrimit në Bashkimin Europian për një kombinim faktorësh, që lidhen me reformat institucionale, rritjen ekonomike të qëndrueshme, shfrytëzimin efektiv të fondeve të BE-së dhe angazhimin politik afatgjatë.

Dr. Marek Belka, i cili ka luajtur një rol kyç në konsolidimin fiskal dhe në përgatitjen e Polonisë për anëtarësimin në BE ishte së fundmi në Tiranë, duke qenë pjesë e tryezës së rrumbullakët të organizuar nga Ambasada e Polonisë në Shqipëri, me temë “Rrugëtimi i Shqipërisë në BE: mësime nga eksperienca polake – Menaxhimi i tranzicionit ekonomik përmes përdorimit efektiv të fondeve të BE-së”.

Në një intervistë që ai dha për “Monitor” gjatë qëndrimit në Tiranë, z. Belka flet për avantazhet, përfitimet, por edhe kostot e sfidat me të cilat do të përballet Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Dr. Marek Belka është një ekonomist dhe politikan polak, i cili drejtoi vendin në një periudhë kyçe menjëherë pas anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke qenë kryeministër i vendit në 2004-2005. Ai ka shërbyer si Guvernator i Bankës Qendrore të Polonisë (2010–2016) dhe ministër i Financave në 1997 dhe 2001–2002.

Z. Belka ka qenë anëtar i Parlamentit Europian (2019–2024) dhe sot është aktiv në çështjet e Eurozonës, ekonomisë dhe zgjerimit të BE-së.

 

 

Duke parë pas rrugëtimin e Polonisë drejt anëtarësimit në BE, cilat aspekte të procesit të reformave në vendin tuaj i konsideroni më të jashtëzakonshme ose të papritura?

Në Poloni, integrimi me BE-në ishte shumë i lidhur me tranzicionin nga ekonomia e komanduar — siç ishte në Shqipëri — në ekonomi tregu.

Ajo që shpesh neglizhohet nga vëzhguesit është fakti që ne e nisëm këtë tranzicion duke ndërtuar institucione — institucione solide të ekonomisë së tregut, si sistemi bankar, sistemi tatimor, mbledhja e taksave dhe një ligj i mirë për buxhetin.

Privatizimi ishte natyrisht i rëndësishëm. Hapja e ekonomisë ndaj konkurrencës së huaj ishte po aq thelbësore sa edhe vendosja e çmimeve të tregut.

Por ajo që ne shtuam — dhe që ishte ndoshta më e rëndësishmja — ishte ndërtimi i institucioneve të forta.

Kjo, për shembull, mungonte në Shqipëri në fillim të viteve ’90. Nuk kishte askënd që të kontrollonte nëse, për shembull, skemat piramidale ishin të sigurta apo nëse po destabilizonin gjithë shoqërinë. Kështu që ky është ndoshta aspekti më i rëndësishëm ku ne patëm sukses. Pa këtë, do të përfundonim në kaos, si në Rusinë apo Ukrainën e asaj kohe.

 

Sipas jush, a po i ndërmerr Shqipëria sot këta hapa? A po i ndërton këto institucione?

Ju nuk po nisni nga zero. Mendoj se shtatë-tetë vitet e tranzicionit tuaj pas komunizmit ju mësuan një mësim të ashpër, por të vlefshëm. Keni filluar ndërtimin e sistemit bankar, sistemit tatimor, bankës qendrore, politikës monetare.

Dhe tani situata ka ndryshuar ndjeshëm dhe në drejtimin e duhur. Kur u bëtë një vend kandidat për BE, standardet europiane nisën të zbatohen menjëherë në Shqipëri.

Kur nisët negociatat, faza e parë ishte “screening” — pra një ekzaminim i gjendjes ekzistuese. Pas kësaj erdhi hapja e “klasterëve”, që janë grupe kapitujsh tematikë. Në këtë proces, jeni të detyruar të bëni gjërat e duhura.

 

Bazuar në përvojën e Polonisë, cilat janë mësimet konkrete që Shqipëria duhet të ketë prioritet në procesin e saj të anëtarësimit në BE?

Do të veçoj më të rëndësishmet.

Së pari, trajtojini me seriozitet kërkesat e Komisionit Europian. Mos llogaritni në mirëkuptimin apo dashamirësinë e vendeve anëtare. Përkundrazi — nëse nuk i përmbushni reformat, gjithmonë do të ketë një vend që mund të bllokojë procesin tuaj. Vendimet për zgjerim merren njëzëri.

Së dyti, nevojitet vullnet politik. Qeveria duhet të jetë këmbëngulëse dhe e vendosur. Roli i kryeministrit është thelbësor.

Përmbushja e kritereve mund të jetë e dhimbshme për grupe të caktuara të shoqërisë, dhe ministritë mund të mbrojnë interesat e tyre. Kryeministri — dhe ndoshta edhe negociatori kryesor — duhet ta kapërcejnë këtë rezistencë. Kjo ndodhi në çdo vend që aplikoi për anëtarësim.

 

Si duhet të orientohen investimet dhe çfarë roli duhet të luajë sistemi financiar?

Njerëzit shpesh ngurrojnë të investojnë sepse nuk e dinë saktësisht ku të investojnë. Tani, shumica e investimeve shkon në infrastrukturën turistike, gjë që është në rregull, por ndoshta keni arritur tashmë kufirin e kapacitetit.

Pra, duhet ose ta kufizoni këtë ose të orientoheni drejt tregut më cilësor.

Ndërsa afron anëtarësimi, kapitali i huaj do të fillojë të rrjedhë jo vetëm në turizëm dhe pasuri të paluajtshme, por edhe në prodhim. Por prodhimi nuk duhet të jetë për tregun vendas, është shumë i vogël.

Duhet të orientohet nga rajoni, ndoshta i gjithë Ballkani Perëndimor, ose edhe Italia dhe pjesë të tjera të Europës.

Në këtë proces, bankat, sidomos ato shqiptare, do të duhet të ofrojnë financim ose bashkëfinancim.

Gjithashtu, kur të vijnë fondet e BE-së, institucionet vendore duhet të kontribuojnë financiarisht. Në shumë raste, nuk do të munden ta mbulojnë këtë me burime të tyre dhe do t’u duhet të kërkojnë kredi në banka.

Njerëzit kanë nevojë për udhëzime dhe stimuj për të investuar në sektorë përtej më të zakonshmëve. Infrastruktura dhe bujqësia e modernizuar mund të përfitojnë shumë. Bankat duhet të jenë pjesë e kësaj strategjie.

 

Si e vlerësoni trajektoren aktuale të ekonomisë shqiptare, sidomos në lidhje me reformat strukturore, investimet e huaja dhe stabilitetin fiskal?

Stabiliteti politik është shumë i rëndësishëm dhe Shqipëria duket se e ka. Për stabilitetin fiskal, deri tani nuk shoh ndonjë problem serioz.

Për sa u përket investimeve të huaja, mendoj se investitorët janë duke pritur për më shumë progres në negociata.

Ndër problemet strukturore është mungesa e fuqisë punëtore. Shumë njerëz janë ende në fshat, në ekonomi të vogla familjare. Shqipërisë i nevojitet që një pjesë e të rinjve të kalojnë në sektorë të tjerë — në qytete, ku produktiviteti i punës është më i lartë. Kjo mund të jetë një motor rritjeje për 10–15 vitet e ardhshme.

Sa kohë që nuk ka siguri të plotë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, investitorët e huaj do të hezitojnë. Ju mund ta besoni fort këtë anëtarësim, por ata ndoshta ende janë në pritje.

Pa këtë siguri, ata nuk do të investojnë në prodhim, sepse tregu lokal është shumë i vogël. Duhet të keni mundësinë të eksportoni përtej kufijve, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në Itali, në Greqi dhe më gjerë.

 

Sipas jush, cilat kanë qenë përfitimet më të mëdha ekonomike dhe politike që integrimi në BE i ka sjellë Polonisë dhe që mund t’i sjellë edhe Shqipërisë?

Ka disa.

Së pari, BE na detyroi të ndryshonim rregullat tona. Mund ta quani një investim civilizues. Duhej të zbatonim rregullat e përbashkëta europiane dhe kjo ishte thelbësore.

Së dyti, qasja në tregun e përbashkët. Kjo është shumë e rëndësishme.

Së treti, më e dukshmja, por më pak e rëndësishme ekonomikisht, janë fondet e BE-së, veçanërisht fondet e kohezionit.

Njerëzit i shohin këto fonde dhe ato ndihmojnë, por qasja në tregun e përbashkët është përfitimi më i madh.

 

Çdo proces anëtarësimi ka pengesa të papritura. A pati Polonia probleme të tilla që nuk ishin parë më herët dhe që Shqipëria duhet t’i ketë parasysh?

Në Poloni, ne i dinim problemet që kishim. Nuk pati ndonjë surprizë të pakëndshme. Për shembull, fermerët kishin frikë se tregu do të përmbytej nga ushqimet e Europës Perëndimore. Por ndodhi e kundërta, Polonia u bë një eksportues i madh ushqimor.

Sot eksportet tona bujqësore janë rreth 40 miliardë euro në vit. Pra, ishte një surprizë pozitive. Për Shqipërinë, mund të dalin probleme të papritura, por nuk mund të them cilat konkretisht tani.

 

Ju përmendët se BE ju detyroi të ndryshonit rregulla. A pati rezistencë?

E dinim që zbatimi i rregullave të BE-së do të shkaktonte pakënaqësi. Jo të gjithë do të ishin të lumtur. Por shpeshherë BE-ja e dinte këtë dhe ofronte financim për të zbutur pasojat.

Pasi vendos të zgjerohet, BE është mjaft e ndershme dhe e drejtë. Kjo mund të ndihmojë shumë edhe Shqipërinë.

 

Si i përballoi Polonia kostot afatshkurtra të anëtarësimit, si bashkëfinancimi i projekteve apo përshtatja me rregulloret?

Duhet të planifikohen në buxhet. E dinim që anëtarësimi do të ishte i kushtueshëm për buxhetin, por jo për ekonominë.

Për shembull, nëse BE financon 70% të një projekti infrastrukture, pjesa tjetër duhet të mbulohet nga qeveria shqiptare ose pushteti vendor. Kjo duhet të parashikohet në buxhet, me taksa ose kredi.

Por, kur projekti mbaron, gjeneron rritje, aktivitet ekonomik dhe efekti neto për buxhetin bëhet pozitiv.

 

Pas vizitave në Shqipëri, cilat aspekte të shoqërisë apo klimës së biznesit ju kanë bërë përshtypje?

Shqiptarët janë shumë ambiciozë dhe mësojnë shpejt, kjo është një forcë shtytëse për zhvillimin ekonomik.

Problemi është që shumë njerëz janë larguar dhe kemi mungesë të fuqisë punëtore. Një mundësi është të kaloni njerëz nga bujqësia në sektorë të tjerë.

Nevojitet reformë strukturore, ndryshim i strukturës së forcës së punës. Po ashtu, duhet të krijohen stimuj për diasporën shqiptare që të kthehet, në mënyrë ideale me kapital.

Kam dëgjuar që remitancat po rriten dhe kjo është pozitive. Tregon se shumë shqiptarë në Europën Perëndimore apo SHBA po investojnë në vend, ndoshta duke ndërtuar shtëpi. Ndoshta po planifikojnë të kthehen.

Shqipëria duhet ta bëjë më të lehtë dhe më tërheqëse për ta që të kthehen dhe të investojnë në ekonomi, përtej sektorit të ndërtimit.

 

Përfitimet

Së pari, BE na detyroi të ndryshonim rregullat tona. Mund ta quani një investim civilizues. Duhej të zbatonim rregullat e përbashkëta europiane dhe kjo ishte thelbësore.

Së dyti, qasja në tregun e përbashkët. Kjo është shumë e rëndësishme.

Së treti, më e dukshmja, por më pak e rëndësishme ekonomikisht, janë fondet e BE-së, veçanërisht fondet e kohezionit.

 

 

 

The post Ish-kryeministri polak: Përfitimet dhe kosto nga integrimi appeared first on Revista Monitor.

Leksionet polake për integrimin

Polonia është model suksesi sepse e trajtoi integrimin në BE si një proces reformash të thella dhe jo thjesht si një objektiv politik.

Ajo e përdori këtë proces për të modernizuar shtetin, për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.

Për vende si Shqipëria, rruga polake ofron leksione të vlefshme për prioritetin që duhet t’u jepet institucioneve të forta, planifikimit afatgjatë dhe konsensusit politik për reformën.

  1. Reforma të thella dhe të qëndrueshme institucionale

Që në fillim të viteve 1990, Polonia i dha përparësi ndërtimit të institucioneve të forta të ekonomisë së tregut:

– sistem i konsoliduar bankar

– administratë tatimore efikase

– legjislacion buxhetor dhe fiskal transparent

– pavarësi e Bankës Qendrore dhe një politikë monetare të besueshme

Këto reforma krijuan themele të forta për përmbushjen e kritereve të Kopenhagës dhe përballjen me procesin rigoroz të negocimit me BE-në.

  1. Përdorimi i suksesshëm i fondeve të BE-së

Pas anëtarësimit në BE në vitin 2004, Polonia është kthyer në përfituesin më të madh neto të fondeve europiane.

Këto fonde janë përdorur për:

– ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore

– modernizimin e sektorit bujqësor

– financimin e arsimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik

– fuqizimin e administratës publike dhe sundimit të ligjit

Transparenca dhe planifikimi i mirë kanë bërë që fondet e BE-së të përkthehen në rritje reale ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal.

  1. Rritje e fuqishme dhe e qëndrueshme ekonomike

Polonia ka qenë një nga ekonomitë më të qëndrueshme të BE-së që nga viti 2004:

– Ajo ishte i vetmi vend që nuk hyri në recesion gjatë krizës financiare të vitit 2008–2009.

– Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe hendeku me vendet perëndimore është ngushtuar.

– Investimet e Huaja Direkte janë rritur falë klimës së përmirësuar të biznesit dhe sigurisë juridike.

  1. Mbështetje e gjerë politike dhe sociale për integrimin

Anëtarësimi në BE ka qenë një prioritet kombëtar në Poloni, i mbështetur si nga qeveritë e majta, ashtu edhe ato konservatore.

Shumica dërrmuese e popullsisë e ka përkrahur integrimin europian si një mjet për:

– rritjen e mirëqenies

– sigurinë kombëtare dhe integrimin në NATO

– fuqizimin e rolit të vendit në arenën ndërkombëtare

  1. Përfitime konkrete për qytetarët

Anëtarësimi ka sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët polakë:

– Liri të plotë lëvizjeje dhe punësimi në të gjithë BE-në

– Aksesi në programet Erasmus, Horizon Europe dhe fonde për bizneset e vogla

– Përmirësim të cilësisë së jetës dhe infrastrukturës publike

 

 

 

 

 

The post Leksionet polake për integrimin appeared first on Revista Monitor.

Ambasadori gjerman: Gati për partneritet administrativ mbi integrimin në BE

Karl Bergner, Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë

 

Shqipëria ka çelur katër nga gjashtë klasterat ku janë grupuar 35 kapitujt e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, tha për mediat se kjo është një dinamikë e re për vendin që kërkon angazhim administrativ të lartë.

Lidhur me këtë nevojë, z. Bergner tha se po shihet mundësia për t’i ofruar vendit partneritet administrativ për forcimin e kapaciteteve institucionale në funksion të integrimit.

“Do të fokusohemi sidomos në fushat e përmendura në raportin e fundit të progresit të BE-së: kapacitetet themelore, klasteri i parë – sundimi i ligjit, qeverisja, lufta kundër korrupsionit. E di dhe më gëzon që kjo është edhe përparësi e qeverisë shqiptare.

Këto janë shqetësime që i dëgjoj shpesh edhe nga vetë qytetarët shqiptarë”, – tha ai.

Diplomati gjerman i bëri deklaratat gjatë një turi të organizuar me median për të parë nga afër disa projekte financiare me ndihmën e qeverisë gjermane në disa fusha kyçe si energjia, menaxhimi i mbetjeve, investime në ujësjellës dhe impiante të pastrimit, si dhe nisma specifike në nxitje të bujqësisë dhe agroturizmit.

 

Nga energjia tek agroturizmi, fushat që po mbështeten

“Ideja e këtij udhëtimi ishte të paraqitej, sa më shumë që të ishte e mundur, një pasqyrë e plotë e bashkëpunimit gjerman këtu në Shqipëri.

Në një ditë e gjysmë është e vështirë, sepse, siç e patë edhe vetë, ky bashkëpunim është afatgjatë. Kjo është një nga ato gjëra që dua ta nënvizoj: që kemi nisur bashkëpunimin financiar me Shqipërinë që në vitin 1988.

Pra, jemi partneri dypalësh më jetëgjatë i bashkëpunimit me Shqipërinë dhe vazhdojmë të jemi të tillë. Ne jemi një partner i besueshëm, kemi qenë pranë Shqipërisë në kohë të mira dhe në kohë të vështira dhe mendoj se kjo është miqësia e vërtetë.

Gjatë këtyre ditëve u përpoqëm të mbulojmë fusha që nxisin dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht në fushën e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Promovuam start up-e, kompani të vogla që pamë në Tiranë dhe në zona të tjera.

E bëjmë këtë në nivel kombëtar, në sektorin e bujqësisë, promovojmë agroturizmin, sepse mendojmë se është e rëndësishme të krijohen burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit, sidomos në zonat rurale dhe në ato ku ka pak alternativa të tjera.

Jemi të fokusuar edhe në infrastrukturë. Patë disa nga projektet si menaxhimi i ujërave të ndotura, furnizimi me ujë, prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike.

Të gjitha këto për të ndihmuar qëndrueshmërinë ekonomike të Shqipërisë. Për shembull, linjat e tensionit 400 kilovolt që ne kemi mbështetur janë të nevojshme për lidhjen me vendet fqinje dhe përbëjnë një kontribut për stabilitetin e vendit.

E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin e energjisë, sepse i gjithë zhvillimi ekonomik do të varet nga sigurimi i energjisë”.

 

Ndërtimi i kapaciteteve si pjesë kyçe e zhvillimit

“Në këtë kontekst është e rëndësishme të theksojmë se kontributi i Gjermanisë nuk ka të bëjë vetëm me infrastrukturën ‘fizike’, por edhe me ndërtimin e kapaciteteve, trajnimet, sepse kjo është një pjesë kyçe.

Ky është një mësim që kemi nxjerrë nga vende të tjera: është e domosdoshme të forcohen kapacitetet lokale që të jenë në gjendje të menaxhojnë projektet, pasi gjermanët të tërhiqen.

Kjo është edhe ideja themelore e zhvillimit, të fuqizohen partnerët lokalë për të marrë në dorë projektet dhe për t’i drejtuar vetë, edhe kur prania fizike e palës gjermane të mos jetë më aty.

Për këtë duhen partnerë lokalë. Pamë shumë shembuj për këtë. Gjermania nuk është thjesht një vend që vë një automjet në fushë dhe thotë ‘bëni çfarë të doni me të’.

Ne duam të ndihmojmë njerëzit të realizojnë ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Pamë shumë shembuj, më kujtohet kompania e makaronave, apo ‘Albanian Nights’ dhe projekte të tjera ku njerëzit po realizojnë ëndrrat e tyre, dhe kështu, edhe ëndrrat e shumicës së popullit shqiptar.

Kjo është ajo që presin shqiptarët: të jetojnë në një vend që u jep mundësi për të realizuar ëndrrat e tyre, në bazë të aftësive dhe përpjekjeve të tyre, në një fushë loje të barabartë për të gjithë. Dhe ne duam të kontribuojmë në këtë”.

 

Zhvillimi ekonomik përballë mbrojtjes së natyrës

“Pati një pyetje për zhvillimin ekonomik dhe për atë që disa e quajnë kontradiktë mes zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës dhe vlerave të tjera.

Unë do të paralajmëroja që këto të mos vendosen përballë njëra-tjetrës. Janë çështje të lidhura ngushtë.

Për shembull, rasti i Roskovecit me mbetjet e gjelbra, dhe ai i serrave të Lushnjës ku nuk përdoren pesticide por organizma për të luftuar dëmtuesit, tregon qartë që mund të kemi të dyja: mbrojtjen e natyrës nëpërmjet reduktimit të pesticideve dhe njëkohësisht përfitime ekonomike, për kujdesin shëndetësor dhe për mjedisin në përgjithësi.

Në atë rast konkret – në serrë – përfiton si prodhuesi, ashtu edhe konsumatori.

Pra nuk është kontradiktë, por objektivat e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së natyrës duhet të kombinohen dhe të zhvillohen përmes një dialogu të përfshirë, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE, ku këto janë kërkesa themelore në shumë nga kapitujt që do të negociohen”.

 

Kontributi gjerman në më shumë se tri dekada arrin 1.2 miliardë euro

“Lidhur me shumën e kontributit gjerman. Edhe kjo është gjithashtu e rëndësishme të thuhet: Gjermania është jo vetëm partneri më jetëgjatë i bashkëpunimit dypalësh me Shqipërinë, por edhe vendi me investimin më të madh dypalësh.

Investimet gjithsej gjatë 35–37 viteve të fundit kanë arritur në 1.2 miliardë euro, ose 1,200 milionë euro. Vetëm në 10 vitet e fundit, 500 milionë nga këto 1.2 miliardë janë investuar. Ky është një tjetër tregues i angazhimit serioz të Gjermanisë.

 

Sfidat e bashkëpunimit

“Sa u takon sfidave në bashkëpunim. Siç e kam thënë, bashkëpunimi kërkon partnerë të fortë.

Pamë disa prej tyre nga sektori privat, por shpesh bashkëpunimi ndodh nëpërmjet institucioneve shtetërore – ministrive, agjencive zbatuese, etj.

Jemi me fat që bashkëpunimi me ta ka qenë përgjithësisht pa probleme, shumë miqësor, i drejtuar nga zgjidhjet.

Do të përmendja dy gjëra. E para, që procedurat gjermane ndonjëherë janë të rënda, kërkojnë përputhshmëri të lartë me ndryshime në organizatat partnere – pra nevojitet më shumë komunikim, por në fund, rezultati është përputhje më e madhe me standardet e BE-së.

Jam i sigurt që kjo ndihmon edhe në procesin e integrimit.

Çështja tjetër që do të përmend është ajo e pronësisë mbi tokën – kjo ndikon në projekte si ndërtimi i linjave të gjata të tensionit të lartë, sepse duhen shpronësuar tokat ku vendosen shtyllat e energjisë.

Kjo shpesh vonon zbatimin e projekteve. Por këto janë çështje institucionale që do të zgjidhen në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE, dhe jam optimist se do t’i zgjidhim”

 

Integrimi me ritme të shpejta, fokus sundimi i ligjit, qeverisja, lufta kundër korrupsionit

“Siç e thashë, bashkëpunimi ka domethënie të veçantë për ne. Do të thotë të punojmë me partnerë lokalë në nivel të lartë dhe të përpiqemi t’u përshtatemi nevojave të vendit.

Nga ajo që kam dëgjuar, integrimi në BE është një dëshirë e përbashkët e shqiptarëve – qeverisë, opozitës, të gjithë spektrit politik. Ne duam ta mbështesim këtë dëshirë.

Ka pasur një dinamikë të fortë muajt e fundit me hapjen e klasterit të parë. Për ata që s’e dinë: 35 kapitujt e negociatave për anëtarësimin në BE janë ndarë në 6 klastera.

Dua të përgëzoj Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare që ka arritur të hapë katër nga gjashtë klasterat në 8–9 muajt e fundit – që nga tetori i vitit të kaluar.

Dy në vitin e kaluar, dy të tjerë këtë vit. Ka shumë mundësi që edhe dy klasterat e mbetur të hapen deri në fund të këtij viti. Ekipi negociator shqiptar po bën një punë të shkëlqyer – kjo është një arritje rekord në historinë e negociatave me BE-në.

Por jam gjithashtu i vetëdijshëm se kjo dinamikë është një sfidë e madhe. Për ta shpjeguar më thjesht: para se të fillonte klasteri i parë, ishte si një ndeshje futbolli për të cilën flitet për taktikën dhe formacionin. Por sapo vërshëllen bilbili dhe ndeshja nis, çdo gjë ndryshon.

Ne e ndiejmë këtë në ambasadë, nevojiten më shumë burime për të ndjekur analizën e procesit të negociatave, e njëjta gjë vlen edhe për qeverinë shqiptare dhe administratën.

Prandaj, unë po angazhohem që Gjermania do të vazhdojë jo vetëm bashkëpunimin në përgjithësi, por edhe posaçërisht për integrimin në BE. Ne po shqyrtojmë mundësi si bashkëpunime administrative, për të forcuar kapacitetet administrative të Shqipërisë në zbatimin e legjislacionit të BE-së (acquis).

Do të fokusohemi sidomos në fushat e përmendura në raportin e fundit të progresit të BE-së: kapacitetet themelore, klasteri i parë – sundimi i ligjit, qeverisja, lufta kundër korrupsionit.

E di dhe më gëzon që ky është edhe prioritet i qeverisë shqiptare. Këto janë shqetësime që i dëgjoj shpesh edhe nga vetë qytetarët shqiptarë”.

Kështu që, mund të premtoj që bashkëpunimi gjerman jo vetëm që do të vazhdojë, por edhe do të fokusohet në këto çështje.

Jam shumë i sigurt se Shqipëria mund të arrijë shumë nga objektivat që i ka vendosur vetes dhe ne do ta shoqërojmë këtë proces – me përqendrim të posaçëm në çështjet që përmenda më lart”.

 

 

 

The post Ambasadori gjerman: Gati për partneritet administrativ mbi integrimin në BE appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, penalizohet nga infrastruktura e dobët

Shqipëria renditet e treta ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në lidhje me përparimin e përgjithshëm ndaj Bashkimit Europian.

Që nga periudha 2014-2016, rezultati i saj ka pësuar rënie, kryesisht për shkak të dobësimit të performancës në sektorin e Mjedisit të Biznesit, i cili pasqyron një përparim më të ngadaltë në krahasim me BE-në. Ndërsa sektori që na penalizon më shumë është ai i intrastrukturës, ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor.

Në rajon, më e avancuar në konvergjencën drejt BE-së është Mali i Zi, i ndjekur nga Serbia. Pas Shqipërisë vjen Maqedonia e Veriut, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina dhe e fundit është Kosova.

Raporti i fundit i OECD-së “Treguesi i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2025” gjeti se gjatë dy dekadave të fundit, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar përparim të moderuar në ngushtimin e hendekut të të ardhurave me vendet e Bashkimit Evropian: në vitin 2023, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë (i matur me fuqinë blerëse) arriti vetëm në 40% të mesatares së BE-së.

Raporti analizon arsyet pse ky proces ecën ngadalë dhe thekson fushat e politikave ku ndërhyrja mund të përshpejtojë konvergjencën. Duke ofruar një kornizë objektive të bazuar në të dhëna, ky tregues shërben si një mjet praktik për të ndjekur rezultatet e politikave dhe reformave, si dhe për të identifikuar se cilat ekonomi po bëjnë përparim të prekshëm drejt ngushtimit të hendekut ekonomik me BE-në.

Raporti i vitit 2025 analizon 35 tregues të ndarë në pesë klasterë të politikave:

-Infrastruktura dhe lidhshmëria

-Aftësitë

-Mjedisi i biznesit

-Transformimi digjital

-Ekonomia e gjelbër

Shqipëria penalizohet nga infrastruktura e dobët

Klasteri më i dobët i Shqipërisë është ai i Infrastrukturës dhe Lidhshmërisë, si për sa i përket pikëve ashtu edhe për renditjen, duke qenë e fundit në rajon. Infrastrukturat e transportit mbeten të pazhvilluara, me rrugë dhe hekurudha të kufizuara. Infrastrukturat digjitale gjithashtu mbeten të pamjaftueshme, duke reflektuar shpejtësitë e ulëta të internetit në ekonomi.

Klasteri i Aftësive është zona e dytë më e avancuar për Shqipërinë në krahasim me BE-në, megjithatë ajo renditet e dyta më e fundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit – më e larta në Ballkanin Perëndimor – dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në fusha kyçe si mësimi gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet për kërkimin dhe zhvillimin (R&D).

Klasteri i Mjedisit të Biznesit përballet me sfida, ku Shqipëria renditet më e ulëta në rajon dhe ka ndryshime të mëdha me BE-në. Investimet private dhe aksesimi i financave për bizneset kanë dobësuar me kalimin e kohës, ndërsa niveli i lartë i punësimit informal vazhdon të minojë mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Transformimi Digjital është një fushë relativisht e dobët për Shqipërinë, me një performancë të përgjithshme që renditet e dyta më e fundit në rajon. Përdorimi i internetit është i përhapur dhe adoptimi i teknologjive digjitale nga bizneset është relativisht i lartë, por aftësitë digjitale të popullatës mbeten të kufizuara dhe angazhimi me shërbimet publike digjitale është i ulët. Gjithashtu, sektori i ICT është relativisht më pak i zhvilluar në krahasim me rajonin.

Shqipëria tejkalon mesataren e BE-së në klasterin e “Gjelbër”, falë emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e avancuara të energjisë rinovueshme të ekonomisë – kryesisht energjia hidroelektrike – dhe struktura e orientuar në shërbime e ekonomisë së saj, që është më pak intensive në energji. Ndryshe nga ekonomitë e tjera të rajonit, Shqipëria ka përmirësuar gjithashtu performancën e saj në këtë klaster që nga periudha 2014-2016, kryesisht falë përparimeve të vazhdueshme në produktivitetin e energjisë.

Rekomandimet

Raporti evidenton një sërë fushash prioritare për veprim politik në Ballkanin Perëndimor, përfshirë:

Për të mbështetur zgjerimin e bizneseve dhe për të rritur integrimin në treg, kërkohet më shumë investim në infrastrukturë dhe transport, me theks të veçantë te transporti hekurudhor, ku sasia e mallrave të transportuara për kilometër hekurudhe në Ballkanin Perëndimor është aktualisht pak mbi 4% të mesatares së BE-së.

Për të ndihmuar bizneset dhe qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë digjitale dhe ato në zhvillim, dhe për të adresuar mungesën e aftësive digjitale, kërkohet më shumë investim në arsim dhe programe formimi për të rriturit, si dhe nxitje të shtuara për kërkimin dhe zhvillimin. Aktualisht, vetëm 34% e popullsisë së rritur në Ballkanin Perëndimor zotëron të paktën aftësi bazë digjitale, krahasuar me 56% në BE.

Për të përmbushur objektivat mjedisorë të rajonit, politikat duhet të mbështesin përdorimin më efikas të burimeve dhe investime më të mëdha në teknologjitë e gjelbra, pasi sasia e mbetjeve të gjeneruara për njësi të PBB-së është në rritje dhe menaxhimi i tyre përbën sfidë – mbi 83% e mbetjeve bashkiake përfundojnë në landfille, krahasuar me vetëm 23% në BE.

The post Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE-së, penalizohet nga infrastruktura e dobët appeared first on Revista Monitor.

BB: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025

Varfëria parashikohet të ulet me 1.1 pikë përqindje këtë vit, por sërish 20% e popullsisë së vendit do të jetë e prekur nga ky fenomen parashikon Banka Botërore në përmbledhjen e fundit që publikoi për Shqipërinë.

Pas një rritjeje në vitin 2020, varfëria vlerësohet të ketë rifilluar tendencën rënëse, e nxitur nga rikuperimi pas pandemisë.

Varfëria e matur sipas të ardhurave (6.85 dollarë PPP në ditë) ra nga 41.6% në vitin 2016 në 32.2% në vitin 2019.

Pas rritjes në 33.1% në vitin 2020 për shkak të tërmetit të nëntorit 2019 dhe pandemisë së COVID-19, varfëria vlerësohet të ketë rënë në 22.5% në vitin 2023, prej rritjes PBB-së për frymë, dhe pritet të ulet edhe më tej me 1.5 pikë përqindje në vitin 2024 dhe 1.1 % më 2025, analizon Banka.

Megjithëse pabarazia ka shënuar rënie, ajo mbetet në nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (36.9).

Gjithashtu Shqipëria ka një hendek të lartë në krahasim me standardin global të mirëqenies 25 USD në ditë për person. Të ardhurat e vendit tonë duhet të rriten së paku tre herë për të arritur këtë standard.

Norma e punësimit arriti mesatarisht në 68.6% në vitin 2024, me rritje prej 2 pikë % të punësimit të meshkujve, ndërsa për femrat pati një rënie të lehtë prej 0.3 pikësh përqindje.

Papunësia zbriti në 9.4%, por papunësia tek të rinjtë (mosha 15–29 vjeç) mbeti e lartë në 18.9%. Paga mesatare u rrit me 9.8% gjatë vitit 2024, me rritje në të gjitha sektorët ekonomikë.

Banka vë në dukje se, Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar kapitali njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin, por vendi përballet me sfida si emigracioni, pasiviteti ekonomik dhe mosshfrytëzimi i plotë i burimeve ekzistuese.

Rritja e përfshirjes së individëve të arsimuar në tregun e punës, përmes përmirësimit të kushteve të punësimit dhe krijimit të vendeve cilësore të punës, do të sillte jo vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes produktivitetit më të lartë, por edhe kthim maksimal nga investimet që janë bërë në arsim.

Banka sugjeron se nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt statusit të vendit me të ardhura të larta.

Vetëm mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të sillte një rritje të konsiderueshme prej 12% të PBB-së për frymë në afatgjatë.

Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe përfshirjes në tregun e punës është faktor i domosdoshëm për ta nxjerrë vendin nga varfëria dhe për ta çuar drejt mirëqenies, sugjeron BB./ B.Hoxha

 

 

The post BB: Me gjithë rritjen ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare në varfëri më 2025 appeared first on Revista Monitor.

BERZH: Fokusi i paqartë mund të bëjë industrinë shqiptare jo eficiente

Politikat industriale po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje edhe në vendet me të ardhura të ulëta, një trend që përfshin edhe Shqipërinë.

Në një kohë kur vendet me të ardhura të larta po fuqizojnë politikat e subvencioneve dhe mbështetjes për sektorë strategjikë, Shqipëria dhe ekonomitë e ngjashme rrezikojnë të ndjekin modele të kushtueshme për shkak se nuk kanë kapacitete e nevojshme administrative apo fiskale për t’i përballuar me sukses, evidentoi raporti i Tranzicionit 2024- 2025 i BERZH që u prezantua sot.

Raporti evidenton se në vendet ku operon BERZH përqindja e eksporteve industriale është rritur nga rreth 10% në vitin 2010 në mbi 45% në vitin 2022. Megjithatë, vendet me kapacitete më të ulëta administrative si Shqipëria përdorin instrumente të tilla kuota apo licenca të ndërlikuara, të cilat në vend që të nxisin zhvillimin, çojnë në keqpërdorim të burimeve dhe rritje të korrupsionit.

Një tjetër element i përmendur në raport është përdorimi i Zonave të Lira Ekonomike si instrument për të reduktuar pabarazitë rajonale. Shqipëria është ndër vendet që ka eksperimentuar me këtë model, por raporti nënvizon se ndikimi ekonomik i zonave te lira është thellësisht lokal dhe varet nga  afërsia me infrastrukturën, nivelin e aftësive lokale dhe cilësinë e qeverisjes. Në mungesë të këtyre elementeve, investimet e huaja nuk sjellin efekte të qëndrueshme për zhvillimin.

Raporti thekson se Shqipëria aplikon shumë pak politika të targetuara posaçërisht për ndërmarrjet e reja apo me potencial të lartë rritjeje. Në mungesë të një qasjeje selektive bazuar në moshën, madhësinë apo kapacitetet teknologjike të kompanive, asistenca financiare rrezikon të shpërndahet pa efekt të vërtetë ekonomik.

BERZH thekson se politikat industriale mund të jenë të suksesshme vetëm nëse mbështeten në prioritete të qarta, vlerësime rigoroze të impaktit dhe koordinim institucional. Për vende si Shqipëria, sfida qëndron te zhvillimi i kapaciteteve për të hartuar dhe zbatuar politika që nuk vetëm imitojnë modelet perëndimore, por adresojnë në mënyrë reale nevojat strukturore të vendit.

Raporti nënvizon se për ekonomitë në tranzicion, përfshirë Shqipërinë, gabimet në hartimin apo zbatimin e politikave industriale mund të krijojë rritje shpenzimesh publike, humbje të të ardhurave dhe deformime në ekonomi. Prandaj, BERZH sugjeron më shumë kujdes transparencë dhe përqendrim te aftësive që ndërtojnë konkurrueshmëri afatgjatë.

The post BERZH: Fokusi i paqartë mund të bëjë industrinë shqiptare jo eficiente appeared first on Revista Monitor.

Indeksi i Diversifikimit Ekonomik Global 2025, Shqipëria prapa në rajon, tregti dhe të ardhura

Përballë sfidave globale dhe një bote gjithnjë e më të lidhur, diversifikimi ekonomik është një faktor kyç për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të një shteti.

Në këtë kontekst, Shqipëria renditet në vendin e 84-të në Raportin e Indeksit Global të Diversifikimit Ekonomik 2025, duke arritur një rezultat të përgjithshëm prej rreth 81 pikësh. Ky raport ofron një pasqyrë të thelluar për shtetet që kanë mundur të diversifikojnë ekonominë e tyre dhe për ato që ende përballen me sfida.

Shqipëria, megjithëse ka bërë hapa përpara në sektorët e prodhimit, tregtisë dhe të ardhurave, mbetet mbrapa shumicës së vendeve të Ballkanit. Të dhënat tregojnë se vendi ka ende shumë hapësirë për përmirësime në drejtim të diversifikimit të mëtejshëm ekonomik, një proces që mund të përfshijë zhvillimin e sektorëve të rinj, përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimet në kapitalin njerëzor.

Ky indeks mat diversifikimin ekonomik në tri fusha kryesore:

  • Nën-indeksi i prodhimit: Shqipëria ka arritur një rezultat prej 100.21 pikësh, duke treguar një diversifikim të lartë në sektorët e prodhimit.​
  • Nën-indeksi i tregtisë: Me 84.74 pikë, ky rezultat sugjeron një diversifikim të konsiderueshëm të eksporteve dhe importeve të Shqipërisë.​
  • Nën-indeksi i të ardhurave: Një rezultat prej 91.85 pikësh tregon një burim të gjerë të të ardhurave qeveritare nga burime të ndryshme.

Shqipëria renditet më poshtë se shumica e vendeve të Ballkanit, me përjashtim të ndonjë vendi që mungon në indeks. Serbia: Vend i 66-të (më lart se Shqipëria). Bosnja dhe Hercegovina: Vend i 61-të. Kjo tregon një nevojë për përmirësim në drejtim të diversifikimit ekonomik krahasuar me rajonin.

Rekomandime për përmirësim:

Për të përmirësuar më tej diversifikimin ekonomik, sipas raportit, Shqipëria mund të fokusohet në:​

  • Zhvillimin e sektorëve të rinj ekonomikë: Investimi në industri të reja dhe teknologji mund të ndihmojë në zgjerimin e bazës ekonomike.​
  • Përmirësimin e klimës së biznesit: Lehtësimi i procedurave administrative dhe rritja e transparencës mund të inkurajojë investimet e huaja dhe vendase.​
  • Diversifikimin e eksporteve: Zgjerimi i gamës së produkteve dhe shërbimeve të eksportuara mund të reduktojë varësinë nga disa sektorë të caktuar.​
  • Investimin në kapitalin njerëzor: Arsimi dhe trajnimi i fuqisë punëtore për të përmbushur kërkesat e tregut modern janë thelbësore për zhvillimin ekonomik afatgjatë.

Raporti “Global Economic Diversification Index 2025”, përpiluar nga World Governments Summit, analizon diversifikimin ekonomik të mbi 112 vendeve gjatë 23 viteve të fundit, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ky indeks vlerëson diversifikimin në tre fusha kryesore: të ardhurat qeveritare, prodhimin dhe tregtinë./ D.Hyka

The post Indeksi i Diversifikimit Ekonomik Global 2025, Shqipëria prapa në rajon, tregti dhe të ardhura appeared first on Revista Monitor.

Moody’s konfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë, me perspektivë të qëndrueshme

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Moody’s konfirmon vlerësimin “Ba3”për Shqipërinë, me perspektivë “të qëndrueshme”.

Ky vlerësim pasqyron qëndrueshmërinë e profilit të kreditit të vendit, i mbështetur nga reformat strukturore në kuadër të integrimit evropian dhe nga një performancë e fortë ekonomike dhe fiskale, njofton Ministria e Financave.

Ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë gjatë tri goditjeve të mëdha në periudhën 2019-2023, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, duke siguruar një perspektivë të qëndrueshme afatmesme. Agjencia, në këtë kuadër parashikon që rritja e PBB-së të mbetet e fortë me 3.8% në vitin 2025 dhe 3.4% në vitin 2026.

Moody’s parashikon një reduktim të mëtejshëm dhe gradual të borxhit publik në periudhën afatmesme. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u ul në 57.5% në vitin 2023 dhe pritet të ulet në 53.7% deri në vitin 2026, i mbështetur nga rritja e fortë ekonomike dhe balanca fiskale primare.

Ky përmirësim është mbështetur nga reformat fiskale, si Strategjia Afatmesme e të Ardhurave dhe nga menaxhimi më i mirë i investimeve publike. Gjithashtu, Moody’s thekson se përmes respektimit të rregullave fiskale të përcaktuara në Ligjin Organik të Buxhetit, synohet mbajtja e një balanci primare i balancuar, si dhe ulja e raportit të borxhit të përgjithshëm qeveritar ndaj PBB-së, çdo vit derisa të arrijë në nivelin 45%.

Agjencia parashikon gjithashtu se reformat për procesin e anëtarësimit në BE do të vazhdojnë dhe se zbatimi i tyre do të jetë gradual. Nga ana tjetër rreziqet e mundshme sa i takon likuiditetit qeveritar dhe sektorit bankar do të mbeten nën kontroll.

Profili i kreditit të Shqipërisë do të vazhdojë të përfitojë nga financimi i BE-së dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit. Reformat, veçanërisht ato në fushë e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe llogaridhënies, ka të ngjarë të forcohet me avancimin e bisedimeve drejt procesit të anëtarësimit në BE.

Ky konfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues i rëndësishëm i progresit të Shqipërisë dhe një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, duke reflektuar qëndrueshmërinë ekonomike të vendit dhe menaxhimin efektiv përballë sfidave globale.

The post Moody’s konfirmon vlerësimin “Ba3” për Shqipërinë, me perspektivë të qëndrueshme appeared first on Revista Monitor.

Afatet për reformat

Mjedisi i biznesit
Një vlerësim i të gjitha përjashtimeve tatimore me synimin për të vendosur nëse ndonjë masë mund të hiqet gradualisht dhe me synimin për të marrë vendim nëse mundësohet përdorimi i grupeve të të dhënave nga palët e treta për hetimin e pasurive të pajustifikuara (Qershor 2025).
- Përfshirja në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave (SAA) e hetime nga administrata tatimore të pasur...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Afatet për reformat appeared first on Revista Monitor.

Plani i rritjes, reformat më efektive se fondet

Intervistë me Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit
 
Ardian Haçkaj, Drejtor Kërkimor i Institutit të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit, me përvojë në monitorimin e projekteve të integrimit, thotë se, më tepër se aspekti financiar (grante 80 milionë euro në vit), Plani i Rritjes është një ushtrim i mirë për institucionet shqiptare për të qenë gati për anëtarë...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Plani i rritjes, reformat më efektive se fondet appeared first on Revista Monitor.

Plani i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë

Shqipëria duhet të zbatojë 31 reforma që lidhen me 141 ndërhyrje që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, arsimin, infrastrukturën dhe teknologjinë deri në vitin 2027, për të përfituar nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në dispozicion të Shqipërisë janë 922 milionë euro në dy vitet në vijim, por kushtet për alokimin e tyre synojnë disa reforma që janë më të efektshme se sa...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Plani i rritjes, 31 reformat e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

BB: 5 reformat strukturore që do të rrisin me 2% në vit ekonominë e Shqipërisë

Banka Botërore vlerëson se reformat institucionale efikase dhe sidomos ato të udhëhequra nga qeveria do të kenë ndikimin më të madh në rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitet në  vijim dhe në përmirësimin e raporteve të konvergjencës me BE.

Në raportin e fundit “Një axhendë ekonomike për përshpejtimin e konvergjencës

së Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian” Banka Botërore vë në dukje se ka disa  faktorë kyç që kanë penguar vendet e Ballkanit Përëndimor për arritjen e standardeve të jetesës dhe kanë vonuar konvergjencën social-ekonomike me homologët evropianë. Këta faktorë përfshijnë kalimin jo të plotë në ekonominë e tregut, kontributin e kufizuar të kapitalit njerëzor në procesin e rritjes, deficiti i vazhdueshëm qeverisjeje dhe integrimi i dobët në ekonominë e rajonale dhe atë të BE-së.

Një model i ri i Bankës Botërore tregon se përafrimi i nivelit ekonomik të Rajonit me BE-në vijim do të realizohet nga reformat institucionale, nivelet e investimeve, vëllimi i tregtisë dhe cilësia e arsimit.

Për Shqipërinë reformat strukturore mund të rrisin edhe me 2 për qind ekonominë e vendit tonë. Të ndara reformat institucionale mund të rrisin PBB-në me 0.7pikë % në vit, reformat në fushën e investimeve me 0.5 pikë %, përfshirja në tregun unik të BE-së dhe në atë rajonal do të ndikojë në 0.5 pikë %, ndërsa reformat në arsim dhe kapitalin human 0.2 pikë % (shiko tabelën e mëposhtme).

Ky grup reformash do të ndikojë në mënyrë të ngjashme edhe në vendet e tjera të Rajonit në proces integrimi (Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina).

Analiza e Bankës Botërore nxori në pah një sërë masash dhe politikash që mund të rindezin dinamikën në ekonomitë e Rajonit. Këto përfshijnë përfundimin e reformave të “gjeneratës së dytë”, forcimin e kapitalit njerëzor, forcimin e institucioneve dhe kornizave të qeverisjes (përfshirë përmes digjitalizimit), përshpejtimin e tregtisë me BE-në duke thelluar integrimin ekonomik rajonal dhe tranzicionin e gjelbër. Momenti për zbatimin agjendës reformuese është e favorshme duke pasur parasysh procesin e zgjerimit të BE-së me fillimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh.

Plani ofron ndihmë financiare, megjithatë përfitimet janë të kushtëzuara nga zbatimi i agjendave ambicioze të reformave nga vendet kandidate.

Banka Botërore analizon se anëtarësimi në BE do të nxiste më tej perspektivat e rritjes për Rajonin nëpërmjet aksesor në më shumë fonde strukturore dhe integrim të plotë në tregun e vetëm. Në mënyrë të ngjashme krijimi i tregut rajonal mund të tërheqë investimet Europiane në sektorin e prodhimit.

Në të vërtetë, BE-ja ka qenë një “makinë konvergjence”  shumë efikase.  Që nga viti 1990, 13 nga 31 vende në botë që arritën të kalojnë tranzicionin në ekonomitë me të ardhura të larta ishin nga BE-ja.

Konvergjenca progresive e shteteve të reja anëtare së pari gjatë zgjerimit të vitit 2004 dhe më pas përsëri në 2007 dhe 2013, nxiti zhvillimin ekonomik dhe arritjen e standardeve më të larta të jetesës për vendet e reja./ B.Hoxha

The post BB: 5 reformat strukturore që do të rrisin me 2% në vit ekonominë e Shqipërisë appeared first on Revista Monitor.

Gonzato: Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar nga fondet e BE-së

Flet Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato

 

Shqipëria ka një mundësi historike për të arritur. Në kontekstin e turbullt aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm për BE-në dhe për Shqipërinë. Ne mbështesim ambiciet e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

 

Nga Deada Hyka

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ndan në një intervistë të posaçme për Monitor, vizionin e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, sfidat që duhen adresuar dhe mbështetjen e BE-së për të përshpejtuar këtë rrugëtim.

Ai thekson rëndësinë e reformave në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përafrimin me standardet europiane si faktorë kyç për avancimin e negociatave.

Ambasadori Gonzato flet gjithashtu për Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë eurosh që synon të ndihmojë Shqipërinë në procesin e negociatave dhe përafrimin ligjor me BE-në.

Ai vë në pah suksesin e projekteve të financuara nga BE-ja në Shqipëri, duke përfshirë programet e bashkëpunimit territorial dhe investimet në infrastrukturë, inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Në një kontekst më të gjerë, Ambasadori trajton rolin e Shqipërisë në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar reformat e nevojshme për tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Ai nënvizon sektorët me potencial të madh për investime nga BE-ja, si energjia e rinovueshme, turizmi dhe teknologjia. Gjithashtu, z. Gonzato ndan perspektivën e tij mbi rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, duke vlerësuar kontributin e saj në organizatat multilaterale dhe angazhimin e saj si një partner i besueshëm i BE-së në çështje gjeopolitike.

 

Duke marrë në konsideratë përvojën tuaj të gjerë diplomatike dhe rolin aktual si ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri, cilat janë prioritetet tuaja kryesore për të avancuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE? Cilat janë disa nga sfidat kryesore që Shqipëria duhet të adresojë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE?

Shqipëria ka një mundësi historike për të arritur. Në kontekstin e turbullt aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm për BE-në dhe për Shqipërinë. Ashtu si Komisionerja Marta Kos e bëri të qartë gjatë vizitës së saj në Shqipëri javën e kaluar, ne mbështesim ambiciet e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Perspektiva për anëtarësim në BE është reale dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë është plotësisht i mobilizuar për ta mbështetur Shqipërinë në këtë rrugëtim. Megjithatë, zgjerimi mbetet një proces i bazuar në merita.

Kjo do të thotë se Shqipërisë do t’i duhet të intensifikojë më tej ritmin e reformave të orientuara nga BE-ja, duke filluar me sundimin e ligjit, luftën efektive ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe pakicat.

Në fushën ekonomike, Shqipëria duhet të përshpejtojë përgatitjet për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja synon të japë një shtysë të madhe drejt mbylljes së hendekut të konvergjencës ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Së fundi, një sfidë e madhe për Shqipërinë është përafrimi me standardet e BE-së në të gjitha fushat që mbulohen nga ligjet e BE-së. Kjo kërkon jo vetëm ndryshime në ligje, por edhe kapacitete administrative, buxhete, investime.

Shqipëria ka arritur tashmë hapa të rëndësishëm në muajt e fundit. Në tetor 2024, ne hapëm negociatat për Grup-kapitullin 1, të ashtuquajturat “Themeloret” e procesit të anëtarësimit, të cilat përfshijnë shtetin e së drejtës, të drejtat themelore, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Progresi në këto fusha thelbësore do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave. Në dhjetor 2024, ne hapëm bisedimet për Grup-kapitullin 6, i cili mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, si dhe politikën tregtare.

Shqipëria e arriti këtë, ndërsa vazhdon të jetë një partnere e besueshme e sigurisë për BE-në në skenën globale, e lidhur fort me BE-në në kontekstin e paqëndrueshëm aktual gjeopolitik. Dhe tani jemi duke diskutuar për hapjen e grup-kapitujve të tjerë, gjë që shpresoj se do të ndodhë në muajt në vijim.

Më lejoni të shtoj edhe dy elemente të rëndësishme. Së pari, procesi i anëtarësimit nuk është një “ushtrim me plotësim kutizash”;

Shqipëria do të duhet të tregojë se reformat po zbatohen, se ato janë të qëndrueshme dhe se po ndërtohen kapacitete administrative afatgjata. BE-ja shikon një pamje më të gjerë: si po funksionojnë institucionet demokratike të Shqipërisë? A janë nismat e politikave në përputhje me angazhimet e anëtarësimit në BE?

Së dyti, ndërsa negociatat përshpejtohen, është edhe më e rëndësishme që qeveria të vendosë mekanizma efektivë për të komunikuar, për të konsultuar, si dhe për të marrë parasysh pikëpamjet dhe interesat e shoqërisë civile, biznesit dhe aktorëve të tjerë shoqërorë.

Kjo nuk është vetëm një çështje transparence, llogaridhënieje, por edhe e qasjes në ekspertizën e duhur. Proceset e mëparshme të zgjerimit kanë treguar se qeveritë kanë nevojë për ekspertizën e aktorëve joshtetërorë për të kuptuar ndikimin e harmonizimit me acquis të BE-së në sektorë të ndryshëm.

 

 

Ekonomia

Në fushën ekonomike, Shqipëria duhet të përshpejtojë përgatitjet për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së. Me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja synon të japë një shtysë të madhe drejt mbylljes së hendekut të konvergjencës ekonomike midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Së fundi, një sfidë e madhe për Shqipërinë është përafrimi me standardet e BE-së në të gjitha fushat që mbulohen nga ligjet e BE-së. Kjo kërkon jo vetëm ndryshime në ligje, por edhe kapacitete administrative, buxhete, investime.

 

BE-ja ka nisur së fundmi Projektin e Mbështetjes së Integrimit në BE (EUIS), një nismë prej 7.2 milionë eurosh për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë. Çfarë përfitimesh konkrete pritet të sjellë ky projekt për institucionet shqiptare dhe qytetarët?

BE-ja e nisi këtë projekt për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, në mënyrë të synuar. Projekti do të ofrojë ekspertizë nëpërmjet ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë për ta mbështetur Shqipërinë në koordinimin e procesit të negociatave dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së në të 35 kapitujt e negociatave.

Projekti do të ndihmojë Shqipërinë për të përfituar nga të gjitha mundësitë e disponueshme të paraanëtarësimit, të tilla si pjesëmarrja në programet e BE-së dhe strukturat e ndryshme të BE-së, edhe para se të bëhet zyrtarisht shtet anëtar i BE-së.

Ne duam gjithashtu të përgatisim dhe trajnojmë stafin e administratës publike për t’u siguruar që institucionet shqiptare janë plotësisht të përgatitura për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit në BE.

Së fundi, ndërsa Shqipëria i afrohet anëtarësimit të plotë në BE, si qeveria ashtu edhe BE-ja në Shqipëri duhet të sigurohen që procesi t’u komunikohet qytetarëve në mënyrë transparente dhe të kuptueshme.

Nëpërmjet projektit EUIS, ne do të mbështesim përpjekjet për të forcuar komunikimin dhe transparencën mes qeverisë dhe aktorëve joshtetërorë.

 

Në kontekstin e bashkëpunimit territorial, cilat janë disa nga projektet më të suksesshme të financuara nga BE-ja në Shqipëri dhe si kanë ndikuar ato në zhvillimin e komuniteteve lokale?

BE-ja është donatori më i madh i Shqipërisë – që nga viti 2007, kemi angazhuar mbi 1.4 miliardë euro në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, demokracinë dhe qeverisjen, transportin dhe energjinë, mjedisin dhe veprimin klimatik, bujqësinë dhe zhvillimin rural, konkurrueshmërinë dhe inovacionin, arsimin, punësimin dhe politikat sociale, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Sigurimi i solidaritetit dhe reduktimi i hendekut ekonomik dhe social midis vendeve, si dhe midis rajoneve brenda të njëjtit vend, mbeten në qendër të projektit europian. Shqipëria merr pjesë në nëntë programe të bashkëpunimit territorial të BE-së, të cilat synojnë nxitjen e zhvillimit rajonal dhe kohezionit në mbarë Europën.

Këto përfshijnë bashkëpunimin ndërkufitar, që inkurajon bashkëpunimin midis rajoneve fqinje për të trajtuar sfida të përbashkëta si mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i infrastrukturës; bashkëpunimin transnacional, që bashkon disa vende për të adresuar çështje më të gjera si ndryshimet klimatike, inovacioni dhe planifikimi i qëndrueshëm urban; dhe bashkëpunimin ndër-rajonal, që u mundëson rajoneve të shkëmbejnë njohuri dhe praktika më të mira për të nxitur inovacionin dhe rritjen ekonomike.

Disa projekte të suksesshme të financuara nga BE-ja në Shqipëri tregojnë ndikimin e këtyre programeve në komunitetet lokale.

Një shembull është një nismë e bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi për krijimin e një Rezervati Ndërkufitar të Biosferës së UNESCO-s rreth Liqenit të Shkodrës, duke garantuar mbrojtjen afatgjatë të ekosistemeve të tij.

Një tjetër projekt fokusohet në trajtimin e ndotjes kimike në liqen për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe për të ruajtur këtë ekosistem jetik.

Në fushën e zhvillimit social, projekti Wonder ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e hapësirave urbane për fëmijët, duke përfshirë krijimin e një Këshilli të Fëmijëve në Elbasan. Projekte të tjera ndërkufitare, veçanërisht me Greqinë, kanë punuar për të rritur aksesin dhe lidhjet e transportit përgjatë Bregdetit Jonian dhe për të financuar lidhje të reja rrugore në zonat malore rurale, duke reduktuar izolimin dhe duke përmirësuar aksesin në shërbimet thelbësore.

 

Donatori më i madh

BE-ja është donatori më i madh i Shqipërisë – që nga viti 2007, kemi angazhuar mbi 1.4 miliardë euro në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, demokracinë dhe qeverisjen, transportin dhe energjinë, mjedisin dhe veprimin klimatik, bujqësinë dhe zhvillimin rural, konkurrueshmërinë dhe inovacionin, arsimin, punësimin dhe politikat sociale, si dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Si e shihni rolin e Shqipërisë në kontekstin e Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor? A ka ndonjë pengesë që sipërmarrjet europiane hasin kur duan të investojnë në Shqipëri? Si mund të adresohen këto probleme?

Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh i BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nismë madhore. Ai ka potencialin të sjellë rreth 1 miliard euro për Shqipërinë në formën e granteve dhe investimeve në infrastrukturë. Suksesi i tij varet nga angazhimi i secilit vend për të zbatuar reformat e nevojshme, të cilat janë të përfshira në Agjendat Kombëtare të Reformave.

Në rastin e Shqipërisë, Agjenda e Reformave, e miratuar nga qeveria shqiptare në tetor 2024, përfshin hapa kyç për përmirësimin e klimës së biznesit.

Unë besoj fort se shumë nga reformat e përcaktuara do të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e biznesit në Shqipëri.

Për shembull, investitorët e huaj i cilësojnë si pengesat kryesore pasigurinë mbi të drejtat e pronësisë, por edhe probleme të tjera si informaliteti i përhapur, dobësitë në qeverisje dhe sundimin e ligjit, hendeku i madh i pjesëmarrjes në tregun e punës dhe mungesa e infrastrukturës.

Parimi kyç, sipas mendimit tim, është krijimi i një terreni të favorshëm për investitorët vendas dhe të huaj. Bizneset duhet të ndihen të sigurta se Shqipëria ofron një mjedis biznesi të qëndrueshëm, të parashikueshëm dhe të drejtë, i mbështetur në rregulla dhe ligje të qarta e transparente. Sigurimi i këtij stabiliteti është thelbësor për të tërhequr investime afatgjata dhe të qëndrueshme.

 

Plani i rritjes

Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh i BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nismë madhore. Ai ka potencialin të sjellë rreth 1 miliard euro për Shqipërinë në formën e granteve dhe investimeve në infrastrukturë. Suksesi i tij varet nga angazhimi i secilit vend për të zbatuar reformat e nevojshme, të cilat janë të përfshira në Agjendat Kombëtare të Reformave.

 

 

Në cilët sektorë shihni potencialin më të madh për tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte nga BE-ja?

Fillimisht, më lejoni të theksoj se BE-ja është donatori më i madh, partneri kryesor tregtar që mbulon 72% të eksporteve shqiptare dhe 51% të importeve në Shqipëri, si dhe lider i Investimeve të Huaja Direkte në vend, me më shumë se 55% të totalit të hyrjeve të tyre për periudhën janar-shtator 2024.

Thënë kjo, ka një potencial të lartë për më shumë investime në Shqipëri. Vendi ka potencial të madh në sektorin e energjisë, veçanërisht në energjinë e rinovueshme, ku investitorët europianë mund të luajnë një rol kyç.

Turizmi është një nga sektorët me rritje më të shpejtë dhe një kontribuues i madh në ekonominë e Shqipërisë. BE-ja ka ekspertizë të gjerë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit që mund t’ia ofrojë Shqipërisë.

Me një fuqi punëtore të re dhe dinamike, Shqipëria është e pozicionuar mirë për t’u bërë një qendër për inovacionin digjital, zhvillimin e softuerëve dhe shërbimet IT, duke u bërë një destinacion tërheqës për kompanitë europiane në sektorin e teknologjisë.

Ka një potencial në rritje në industrinë përpunuese dhe në prodhimin industrial, veçanërisht pasi Shqipëria integrohet më tej në zinxhirët europianë të furnizimit.

Megjithatë, nevojiten investime të mëtejshme kapitale dhe teknologjike.

Secili prej këtyre sektorëve paraqet një mundësi për thellimin e lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe BE-së, duke sjellë investime, inovacione dhe vende pune në vend.

Perspektiva e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe bashkëpunimi i shtuar rajonal janë faktorë të rëndësishëm për investitorët europianë. Investitorët e rinj të mundshëm duhet ta shohin Shqipërinë si një ekonomi të ndërlidhur me tregjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si dhe me një perspektivë të qartë integrimi në BE dhe në Tregun e Tij të Përbashkët.

Në këtë kontekst, investimet në shkallë të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës bëhen thelbësore për rritjen e sigurisë, përmirësimin e efikasitetit të eksporteve dhe forcimin e lidhjeve rajonale. Mekanizmi i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor ofron stimuj të rinj të rëndësishëm në këtë drejtim.

 

Investimet e huaja

Vendi ka potencial të madh në sektorin e energjisë, veçanërisht në energjinë e rinovueshme, ku investitorët europianë mund të luajnë një rol kyç. Turizmi është një nga sektorët me rritje më të shpejtë dhe një kontribuues i madh në ekonominë e Shqipërisë. BE-ja ka ekspertizë të gjerë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit që mund t’ia ofrojë Shqipërisë.

 

Duke pasur në konsideratë përvojën tuaj të mëparshme si Zëvendësshef i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara, si e vlerësoni rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe kontributin e saj në organizatat multilaterale?

Nga eksperienca ime si Zëvendësshef i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Shqipëria – e cila në atë kohë ishte anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – është një partner shumë i besueshëm për BE-në, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kohë të përballjeve të shtuara gjeopolitike.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të vendosur kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe po zbaton të gjitha sanksionet e BE-së. Po ashtu, Shqipëria ndjek një politikë konstruktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke promovuar marrëdhënie të mira fqinjësore.

Orientimi i qartë strategjik i Shqipërisë është reflektuar edhe në rolin e saj gjithnjë e më aktiv në arenën ndërkombëtare, përfshirë nivelin shumëpalësh, si gjatë Presidencës së saj në OSBE në vitin 2020; roli i saj i rëndësishëm si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në periudhën 2022-2023; si dhe puna e saj aktuale në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së deri në vitin 2026.

Në fushën e tregtisë, Shqipëria ka harmonizuar ngushtë politikat e saj me ato të BE-së, përfshirë në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe Mekanizmit të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve. Në rajon, Shqipëria luan një rol konstruktiv në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) dhe punon për zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal.

 

Programi “Erasmus+” ka ofruar mundësi të shumta për të rinjtë shqiptarë në fushën e arsimit dhe trajnimit. Si e vlerësoni pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë program dhe çfarë mund të bëhet për të rritur përfitimet nga ky bashkëpunim?

“Erasmus+” është një nismë kryesore e BE-së që mbështet arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin në të gjithë Europën dhe më gjerë. Ndërsa është i njohur gjerësisht për ofrimin e bursave për studentët që të studiojnë në universitetet europiane, ndikimi i tij shtrihet përtej kësaj.

Programi promovon gjithashtu shkëmbimet e stafit akademik dhe mësuesve, shkëmbimet rinore dhe vullnetarizmin, bashkëpunimin në fushën e sportit midis vendeve europiane, si dhe projektet e përbashkëta midis universiteteve dhe shkollave.

Shqipëria është përfshirë në këtë program që nga viti 1992, duke e bërë atë vendin e parë në rajon që ka përfituar nga “Erasmus”. Gjatë viteve, mijëra studentë, mësues, punonjës rinorë dhe organizata arsimore kanë marrë pjesë, duke fituar përvoja të vlefshme dhe duke forcuar lidhjet me institucionet europiane.

Aktualisht, shumë projekte bashkëpunimi drejtohen nga ose përfshijnë universitetet shqiptare si partnerë. Këto projekte mbulojnë një gamë të gjerë temash, nga integrimi europian dhe të drejtat e njeriut tek angazhimi i të rinjve, ndryshimet klimatike dhe më tej.

Qëllimi i tyre është modernizimi i kurrikulave dhe përmirësimi i cilësisë dhe rëndësisë së mësimdhënies. Duke lidhur universitetet shqiptare me partnerë europianë, “Erasmus+” mundëson shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira, duke ndihmuar në përafrimin e sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri me standardet europiane.

Besoj fort se Shqipëria duhet të vazhdojë ta shfrytëzojë këtë program – si tani ashtu edhe pas anëtarësimit – jo vetëm për të krijuar mundësi më të mira për studentët, studiuesit dhe stafin akademik, por edhe për t’i inkurajuar ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

“Erasmus+” mund të shërbejë si një shtyllë kryesore në parandalimin e largimit të trurit dhe emigracionit, duke ndihmuar në mbajtjen e individëve të talentuar që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë.

 

 

Në një intervistë të fundit, ju përmendët se mungesa e një linje hekurudhore që lidh Shqipërinë me rrjetin europian ka ndikuar në vendimin e djalit tuaj për të mos vizituar vendin. Si e shihni zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri dhe çfarë hapash mund të ndërmerren për të përmirësuar këtë situatë?

Mungesa e një lidhjeje të drejtpërdrejtë hekurudhore me rrjetin europian ka qenë prej kohësh një sfidë, duke kufizuar lëvizshmërinë dhe aksesin për qytetarët, bizneset dhe vizitorët. Megjithatë, progresi është duke u bërë dhe sektori hekurudhor po fillon të shohë zhvillime të rëndësishme.

Një sistem modern, i gjelbër dhe i mirëlidhur hekurudhor jo vetëm që do të rrisë potencialin ekonomik të Shqipërisë, por gjithashtu do ta bëjë vendin më të aksesueshëm për turistët dhe banorët, më tërheqës për investime dhe në përputhje me standardet europiane të transportit.

BE-ja ka investuar ndjeshëm në zhvillimin e hekurudhave në Shqipëri, duke njohur rolin kyç të transportit të qëndrueshëm dhe efikas. Disa projekte kryesore, të financuara përmes granteve dhe ndihmës teknike të BE-së, janë aktualisht në zbatim:

  • Rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë–Durrës, i cili do të modernizojë një nga rrugët më të ngarkuara të transportit në vend.
  • Ndërtimi i një lidhjeje të re hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke përmirësuar aksesin për udhëtarët.
  • Puna e ardhshme për linjën Vorë–Hani i Hotit, e cila do të lidhë drejtpërdrejt Shqipërinë me rrjetin europian përmes Malit të Zi.

Për të avancuar më tej sektorin hekurudhor, është thelbësore të forcohet bashkëpunimi me BE-në dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të tërhequr investime shtesë, për të siguruar zbatim efikas të projekteve dhe për të zgjeruar lidhjet – veçanërisht drejt Maqedonisë së Veriut, si pjesë e Korridorit VIII.

Këto zhvillime do të financohen nëpërmjet mekanizmit kryesor të financimit të infrastrukturës së BE-së, Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Për të përfituar plotësisht nga ky partneritet, nevojitet një lidership i fortë nga Shqipëria, duke përfshirë zhvillimin e një portofoli të fortë projektesh të mirëpërgatitura për të siguruar financim, mobilizimin e ekspertizës teknike brenda ministrive përkatëse dhe sigurimin e prokurimit, ekzekutimit dhe monitorimit efektiv të projekteve hekurudhore.

 

Në përvjetorin e 5-të të krijimit të SPAK-ut, ju e përshkruat këtë institucion si një element kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Cilat janë sfidat kryesore që has SPAK dhe si mund të mbështetet më tej nga BE-ja?

SPAK-u përballet me sfida të ngjashme me ato të homologëve të tij në shtetet anëtare të BE-së, veçanërisht në kompleksitetin e hetimeve dhe natyrën në zhvillim të krimeve të rënda.

Hetimi i rrjeteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar është shumë kompleks dhe kërkon një koordinim të qetë dhe efikas me shumë subjekte, përfshirë partnerët ndërkombëtarë dhe europianë.

Ai kërkon gjithashtu aftësi të forta analitike për të përpunuar në mënyrë efektive vëllime të mëdha të dhënash, duke përfshirë të dhënat financiare të mbledhura gjatë hetimeve.

Krimi i rëndë evoluon vazhdimisht, duke kërkuar përshtatje të vazhdueshme. Rrjetet kriminale shfrytëzojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e errët dhe Inteligjenca Artificiale po bëhet një faktor në rritje në aktivitetet e paligjshme.

Këto zhvillime theksojnë nevojën për zhvillim të vazhdueshëm profesional për hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët për të siguruar që ata të mbeten të pajisur për të trajtuar kërcënimet e reja.

SPAK-u luan një rol kyç në luftën e përgjithshme të Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe efektivitetin e tij, duke forcuar kapacitetet e tij operative.

Kjo përfshin shkëmbimin e praktikave më të mira të BE-së, trajnimin e specializuar dhe mentorimin e prokurorëve në fusha kyçe si Mjetet Speciale të Hetimit dhe analiza e të dhënave.

Gjithashtu, ne promovojmë në mënyrë aktive përdorimin e hetimeve financiare paralele, të cilat janë mjete thelbësore në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në kuadër të anëtarësimit të ardhshëm të Shqipërisë në BE, ne mbështesim gjithashtu bashkëpunimin operativ të SPAK-ut me shtetet anëtare të BE-së dhe entitete të BE-së, si EUROPOL, EUROJUST, Zyra e Prokurorit Publik Europian (EPPO) dhe OLAF.

Për më tepër, ne mbështesim pjesëmarrjen e saj në Ekipet e Përbashkëta Hetimore të BE-së dhe nismat si Platforma Multidisiplinare Europiane kundër Kërcënimeve Kriminale (EMPACT), e cila nxit bashkëpunimin e strukturuar dhe shumëdisiplinor për të luftuar krimin e rëndë ndërkombëtar.

 

Z. Ambasador, çfarë këshillash do t’u jepnit të rinjve shqiptarë që aspirojnë për një karrierë në shërbimin diplomatik ose institucionet europiane?

Unë me të vërtetë pres me padurim ditën kur qytetarët e parë shqiptarë do të bëhen nëpunës civilë të BE-së dhe do të punojnë për të sjellë një ndryshim në Europën – kjo do të thotë se Shqipëria ka hyrë në Bashkimin Europian, çka është qëllimi ynë i përbashkët strategjik.

Administrata publike e BE-së është një mjedis pune unik. Zyrtarët e BE-së formojnë një ekip të larmishëm, shumëkulturor dhe shumëgjuhësh, si asnjë tjetër në botë. Qytetarët shqiptarë do të kontribuonin shumë në këtë ekip me përvojat dhe forcat e tyre.

Përvoja ime personale – pasi kam kaluar një pjesë të madhe të karrierës sime si zyrtar në Parlamentin Europian, më pas në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm dhe në Delegacionet e BE-së – është se të qenët zyrtar i BE-së është një punë jashtëzakonisht shpërblyese, ku mund të luash një rol aktiv në një larmi të madhe fushash të politikave, duke kontribuuar për sigurinë, prosperitetin dhe mirëqenien e rreth 450 milionë europianëve.

Këshilla ime për të rinjtë shqiptarë që aspirojnë për një karrierë të ardhshme në BE është të studiojnë fort dhe të zhvillojnë përvojën dhe aftësitë profesionale në fushat që u pëlqejnë më shumë.

Institucionet e BE-së nuk kërkojnë vetëm juristë, ekonomistë apo të diplomuar në administratën publike, por specialistë nga shumë fusha të tjera si kërkues shkencorë, teknikë, zyrtarë financiarë, përkthyes. Etj.).

 

 

The post Gonzato: Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar nga fondet e BE-së appeared first on Revista Monitor.

“Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar nga fondet e BE-së”

Flet Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato
 
Shqipëria ka një mundësi historike për të arritur. Në kontekstin e turbullt aktual gjeopolitik, zgjerimi i BE-së nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm për BE-në dhe për Shqipërinë. Ne mbështesim ambiciet e Shqipërisë për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.
 
Nga Deada Hyka
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri,...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat për të përfituar nga fondet e BE-së” appeared first on Revista Monitor.

Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri, thotë studimi i ekspertëve të Vjenës

Një studim i fundit i Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) lajmëron se emigracioni në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vijojë të jetë i fortë edhe në vitet në vijim.

Studimi që analizon trendet e emigrimit tregon një dëshirë më të lartë për të emigruar tek të rinjtë dhe te personat e shkolluar. Kjo do të ndodhë për dy arsye kryesore. E para janë faktorët shtytës në Shqipëri dhe Rajon që përfaqësojnë papunësinë e lartë te të rinjtë, pagat e ulëta dhe mungesën e mundësive për rritje në karrierë dhe në zhvillim njerëzor.

Vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë secila në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian. Studimi thotë se anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ofrojë avantazhe të rëndësishme socio-ekonomike për shtetet kandidate, por ka edhe rreziqe.

Tregjet e punës si në Ballkanin Perëndimor ashtu edhe në Bashkimin Europian po përballen me mungesa të konsiderueshme të fuqisë punëtore dhe të aftësive. Sondazhet në Ballkan gjithnjë kanë treguar vitet e fundit se mungesa e fuqisë punëtore është pengesa kryesore për ambientin e biznesit.

Në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi, bizneset e anketuara nga Banka Botërore si pjesë e Programit të Matjes së Aftësive raportuan se përballen me sfida serioze në gjetjen e punonjësve në të gjitha profesionet. Serbia ka raportuar mungesa të larta (25%) të teknikëve dhe profesionistëve. Shqipëria ka raportuar 20% mungesa në punonjësit e shërbimeve dhe shitjeve. Ndërsa për punonjësit e kualifikuar mungesat janë jashtëzakonisht të larta në të gjitha vendet.

Studimi tregon se individët që punojnë në sektorë me mungesë të fuqisë punëtore brenda vendit kanë më pak gjasa të emigrojnë. Në të kundërt, mungesa e fuqisë punëtore në vendet e BE-së nxit migrimin, veçanërisht në sektorë me kërkesë të lartë si shëndetësia, teknologjia e informacionit dhe ndërtimi.

Të dhënat tregojnë se Gjermania është destinacioni kryesor për emigrantët nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Rreth 40% e individëve të anketuar që shprehin dëshirën për të emigruar zgjedhin këtë vend si opsionin e tyre kryesor.

Studimi thekson se aspiratat për migrim nuk varen vetëm nga faktorët ekonomikë, por edhe nga lidhjet sociale dhe kërkesat e tregut të punës. Për të reduktuar dëshirën për emigrim, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përmirësojnë kushtet e tregut të punës duke krijuar më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional, rekomandon studimi./ B.Hoxha

 

The post Plaga e emigracionit do të thellohet në Shqipëri, thotë studimi i ekspertëve të Vjenës appeared first on Revista Monitor.

Sejko me drejtorin e FMN: Paketa e BSH ul kostot dhe rrit transparencën për kreditë konsumatore

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim Riçardo Ercoli, Drejtorin Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN. Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, fillimisht, Guvernatori Sejko falënderoi z. Ercoli për kontributin dhe angazhimin e tij në asistencat e ndryshme teknike të ofruara për Bankën e Shqipërisë nga FMN-ja, kryesisht në fushat e politikës monetare, statistikave dhe mbikëqyrjes bankare.

Lidhur me ekonominë shqiptare, Guvernatori u shpreh se, pavarësisht sfidave, ajo ka pasur një ecuri pozitive. Rritja ekonomike ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë, parametrat kryesorë të shëndetit ekonomik dhe financiar të vendit – inflacioni, kreditë me probleme dhe bilancet e sektorit bankar – kanë ardhur në përmirësim.

Në kuadër të mbikëqyrjes bankare, Guvernatori Sejko prezantoi ndryshimet rregullatore të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, për mbrojtjen e konsumatorit dhe garantimin e një mjedisi më transparent për huamarrësit. Këto ndryshime do të sjellin ulje të kostove për qytetarët dhe rritje të transparencës mbi komisionet dhe kushtet e kredive. Ato janë pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për të rritur sigurinë financiare dhe për të mbrojtur më mirë interesat e konsumatorëve.

Në vijim, Guvernatori prezantoi programin e financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, i cili synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare që mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset që operojnë në Shqipëri. Guvernatori shtoi se aksesi në financim, kryesisht për sektorin e bujqësisë, ka qenë më i kufizuar, ndaj Banka e Shqipërisë ka vendosur ta mbështesë këtë sektor, si dhe agroturizmin dhe gjithë bizneset e tjera të vogla dhe të mesme me një program në vlerën e rreth 25 miliardë lekëve. Falë këtij programi, çdo biznes i vogël e i mesëm mund të përfitojë kredi deri në nivelin e 25 milionë lekëve.

Një tjetër çështje e trajtuar gjatë takimit ishte dhe modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri. Sipas Guvernatorit, me rritjen e kërkesës për shërbime më të shpejta dhe të sigurta, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa konkretë për të harmonizuar kuadrin rregullator me standardet evropiane, duke synuar anëtarësimin në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Ky anëtarësim shënon një moment kyç në rrugën e modernizimit financiar të Shqipërisë, duke përmirësuar infrastrukturën financiare dhe duke e afruar më shumë vendin me standardet dhe praktikat e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në FMN shprehu vlerësimin e tij për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, si mandati dhe objektivi kryesor i Bankës.

Së fundi, z. Ercoli inkurajoi monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit, si dhe vlerësoi pozitivisht rolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv.

Guvernatori Sejko dhe përfaqësuesi i FMN-së theksuan nevojën dhe rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit midis institucioneve dhe të asistencës teknike në të ardhmen.

 

The post Sejko me drejtorin e FMN: Paketa e BSH ul kostot dhe rrit transparencën për kreditë konsumatore appeared first on Revista Monitor.

Investimet e BEI arritën në 693 milionë euro në Ballkanin Perëndimor në 2024

Në vitin 2024, financimi i Grupit të Bankës Europiane të Investimeve (BEI Globale) për projekte të reja në Ballkanin Perëndimor arriti në vlerën 693 milionë euro, projekte të cilat lidhen me sigurinë e energjisë, transportin e qëndrueshëm, masat për klimën, zhvillimet digjitale dhe kapitalin njerëzor.

Nga këto fonde, janë nënshkruar 527 milionë euro në kredi, 164 milionë euro në grante në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP) dhe 2 milionë euro në grante nën Iniciativën për Qëndrueshmëri Ekonomike të BEI-së. Pjesa më e madhe e nënshkrimeve të reja iu nda transportit të qëndrueshëm (43%), projekteve të energjisë së pastër (31%, përqindje rekord) dhe sektorit privat (20%).

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur të gjitha vendet në rajon në rrugën e tyre drejt integrimit në BE. Arritja e një konvergjence më të lartë me Bashkimin Evropian kërkon reforma dhe investime të rëndësishme, prandaj mbështetja e kombinuar financiare dhe teknike nën ombrellën e Team Europe ofron një mbështetje koherente, të vazhdueshme dhe të gjerë. Plani i fundit i rritjes paraqet shembuj të nismave që mund të përshpejtojnë integrimin e tregut, rritjen ekonomike dhe ambiciet e pranimit në BE,” tha zëvendëspresidenti i BEI-t, Robert de Groot.

Mbështetje për projektet e energjisë

Banka dha kredi me vlerë 213 milionë euro për rehabilitimin e disa hidrocentraleve të mëdha dhe instalimin e matësve të avancuar të energjisë elektrike në Serbi. Përveç kësaj, banka financoi ndërtimin e një prej termocentraleve më të mëdha diellore afër Prishtinës në Kosovë[*], i cili do të adresojë nevojat energjetike të mbi 29 000 familjeve dhe do të shkurtojë 174 000 tonë emetime dioksidi karboni në vit.

“Si bankë e BE-së për klimën, ne kemi intensifikuar përpjekjet tona për të promovuar një tranzicion të gjelbër në secilin vend dhe jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të mbështetur dekarbonizimin e ekonomive rajonale me qëllim garantimin e sigurisë energjetike dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit,” tha zëvendëspresidenti De Groot.

Banka vuri gjithashtu në dispozicion programin këshillues të sistemeve financiare të gjelbra në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri për të përmirësuar praktikat e menaxhimit të rrezikut klimatik të bankave kombëtare dhe lokale dhe investimet e gjelbra te kompanitë. Disa projekte të financuara nga BEI përfituan nga asistenca teknike në kuadër të programit këshillimor të FIBP dhe asistencës së përbashkët për mbështetjen e projekteve në rajonet evropiane (JASPERS). Që nga nënshkrimi i mandatit të tretë në vjeshtën e vitit 2023, ekspertët e JASPERS kanë përmbushur 32 detyra këshilluese në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke mbuluar sektorët e transportit, ujit, energjisë, urban dhe digjital.

Avancimi i lidhjes së qëndrueshme në vitin 2024

Në vitin 2024, BEI Globale vijoi të mbështesë sektorin e transportit me financime të reja me vlerë 295 milionë euro. Këto përfshinë marrëveshje për rehabilitimin e seksioneve hekurudhore në Mal të Zi dhe Shqipëri. Këto përmirësime të infrastrukturës përgjatë rrjetit të zgjeruar të transportit transevropian (TEN-T) do të rrisin kapacitetin, efikasitetin dhe sigurinë hekurudhore, duke promovuar një zhvendosje nga transporti rrugor në transport të qëndrueshëm. Për më tepër, Banka nënshkroi grant të BE-së me një vlerë totale prej 79 milionë eurosh për ndërtimin e një seksioni në Korridorin Vc në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Nxitja e krijimit të vendeve të punës dhe masat për klimën në kompanitë rajonale

BEI Globale investoi 151 milionë euro për të mbështetur projektet e zgjerimit, punësimit, inovacionit dhe energjisë së pastër te kompanitë. Falë linjës së tij të parë të kredisë së bazuar në ndikim, bizneset e vogla në rajon kanë krijuar vende të reja pune, kanë ofruar trajnime dhe mundësi zhvillimi të karrierës për njerëzit nga grupet e cenueshme. Në kuadër të Instrumentit të Garancisë për Inovacionin dhe Zhvillimin e Ndërmarrjeve në Ballkanin Perëndimor (WB EDIF) lidhur me qëndrueshmërinë e NVM-ve në Bashkimin Evropian, Fondi Evropian i Investimeve, pjesë e Grupit të BEI-t, siguroi garanci që pritet të zhbllokojnë kredi me vlerë mbi 750 milionë euro për rreth 13 000 biznese të vogla, duke mbështetur rreth 180 000 vende pune.

The post Investimet e BEI arritën në 693 milionë euro në Ballkanin Perëndimor në 2024 appeared first on Revista Monitor.

Hapen aplikimet për impiantet fotovoltaikë për ngrohjen e ujit, kushtet e përfitimit

Këtë të hënë sikurse edhe është njoftur më herët janë hapur zyrtarisht aplikimet për qytetarët që duan të përfitojnë nga skema e subvencionimit të impianteve diellorë për ngrohjen e ujit.

Në faqen e Agjencisë së Eficiencës së Energjisë që është edhe autoriteti që udhëheq këtë nismë jepen në detaj mënyra sesi do të bëhet aplikimi por edhe kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët.

Konkretisht agjencia sqaron mënyrën e aplikimit, kriteret e kualifikimit dhe listën e plotë të dokumenteve sipas njoftimit mëposhtë.

Mënyra e Aplikimit

Aplikimi do të kryhet vetëm Online në portalin www.panelet.eficenca.gov.al. Tek rubrika Manuali i përdorimit do të gjeni hapat që duhet të ndiqni për tu regjistruar dhe për të aplikuar. Gjithashtu do të publikohet edhe nje video ilustruese për këtë qëllim.

Ftojmë qytetarët të tregohen të kujdesshëm në plotësimin e të dhënave gjatë regjistrimit. Cdo aplikant do të shohi në kohë reale renditjen e tij. Parimi i përdorur për përcaktimin e fituesve do të jetë “i pari që paraqitet, i pari shërbehet”.

Numri i fituesve nuk do të jetë më shume se 2000 familje. Procesi i dorëzimit të kërkesave nis në orën 00:01 të datës 24.02.2025.

Me dorëzimin e kërkesës, kërkuesi pajiset me një numër rendor dhe merr përgjigje brenda 2 (dy) ditëve pune për pranimin ose jo të aplikimit të tyre. Vlerësimi i kërkesave bëhet sipas numrit rendor. Aplikimet që nuk kualifikohen, njoftohen për arsyet e mospranimit të aplikimit dhe kanë të drejtë të çelin një aplikim të ri, duke humbur numrin rendor të mëparshëm.

KUJDES: Konsumatorët familjar të shpallur fitues në thirrjen e parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.

Kriteret për Kualifikim

a) të kenë një konsum mesatar mujor të energjisë elektrike për vitin 2024 më të madh se 400 kWh;

(Nga ky kriter përjashtohen konsumatorët familjar të cilët kanë në përbërjen e tyre pjesëtar të familjes me ndihmë ekonomike)

b) të mos jenë debitorë ndaj OSHEE-së/FSHU-së;

c) të zotërojnë certifikatë pronësie për banesën ose njësinë e banimit (rastet që janë në proces legalizimi nuk do të konsiderohen).

Lista e kërkuar e dokumentacionit të nevojshëm për aplikim

  1. Letërnjoftimi (pasaportë/kartë identiteti); (Në formatin PDF, që shkarkohet nga faqja e agjencisë)
  2. Certifikata Familjare; (Në formatin PDF)
  3. Certifikatë Pronësie; (Mund të pranohen edhe Leje e Legalizimit dhe Vërtetim Hipotekor i rifreskuar por jo banesa në proces legalizimi) (Në formatin PDF)
  4. Faturat e energjisë elektrike për vitin 2024 (Janar-Dhjetor) mesatarja e se cilave nuk duhet te jete me e ulet se 400 kWh në muaj; (Në formatin PDF)
  5. Të paraqesin vërtetim debie që të vërtetojë se nuk janë debitorë kund↓rejt OSHEE/FSHU për pagesën e energjisë elektrike, ose janë në një marrëveshje për shlyerjen me këste të detyrimeve të prapambetura; (Në formatin PDF)
  6. Foto në të cilat tregohet qartë pamja e jashtme e objektit ku do të instalohen panelet diellore për ngrohjen e ujit. (Në formatin PNG ose JPG)
  7. Sipas rastit dokument që vërteton se janë përfitues të ndihmës ekonomike nese ka nuk meret parasysh kushti i pikës 4; (Në formatin PDF)
  8. Formulari e vetëdeklarimit sipas Shtojcës nr. 2. (Në formatin PDF).

The post Hapen aplikimet për impiantet fotovoltaikë për ngrohjen e ujit, kushtet e përfitimit appeared first on Revista Monitor.

Indeksi për të drejtën e pronës 2024, renditemi të tretët nga fundi në Europë

“Indeksin Ndërkombëtar për të Drejtat e Pronës 2024”, Shqipëria renditet e 82-ta nga 125 vende në nivel global dhe e 20-ta nga 25 shtete në Europën Qendrore Lindore dhe Azinë Qendrore).

Pozicionimi i ulët i Shqipërisë në rang global nxjerr në pah problemet e vazhdueshme me çështjet e pronësisë që ekzistojnë në vend.

Sipas rezultateve të indeksit, në Shqipëri, e drejta e pronës fizike (PPR), doli si komponenti më i dobët, i vlerësuar me 4.2 pikë nga 8.5 pikë që është maksimumi. I ndjekur nga komponenti “Mjedisi ligjor dhe politik” (LP) i vlerësuar me 4.3 pikë nga 8.7 pikë që është maksimumi. Komponenti i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR) u vlerësua me 5.2 pikë nga 8.6 pikë që është vlerësimi maksimal për të.

Indeksi për drejtën e Pronës (IPRI) që përshin totalin e gjithë komponentëve të mësipërm për Shqipërinë në 2024 ishte 4.5 pikë.

Nga Europa, Shqipëria lë pas vetëm Turqinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

Sipas raportit ndër 15 vendet më të mira për vitin 2024 u kryesua nga Finlanda me IPRI-në rezultati (8.1), e ndjekur nga Singapori, me IPRI 7.9 pikë, Danimarka 7.8 pikë, Hollanda 7.8 pikë, Luksemburgu (7.7), Suedia, Zelanda e Re etj.  Në raport vlerësohet se në shtetet e pozicionuara ndër të parat për të drejtat e pronësisë, rezultoi se më i fortë ishte komponenti i Mjedisit Ligjor dhe Politik.

Komponenti i dytë më i fortë është e drejta e pronës fizike (PPR) e ndjekur nga Komponenti i të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (IPR).

Shansi i Ballkanit Perëndimor

Raporti analizon se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të rëndësishme, por edhe me mundësi të reja për zhvillim dhe integrim më të ngushtë me strukturat evropiane.

Raporti vë në pah se rajoni është në një pikë kthesë: ndërsa investimet e huaja po shtohen dhe transformimi dixhital po nxit efikasitetin në sektorë të ndryshëm, vendet ballkanike po përballen me sfida serioze si korrupsioni, dobësitë institucionale dhe paqëndrueshmërinë politike. Megjithatë, potenciali për rritje është i madh, sidomos në sektorët e infrastrukturës, energjisë, turizmit dhe teknologjisë. Ky potencial mund të shfrytëzohet përmes reformave të koordinuara që promovojnë transparencën, efikasitetin dhe një ambient më të favorshëm për investime.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit është theksi mbi bashkëpunimin rajonal dhe rolin thelbësor të mbështetjes nga institucionet ndërkombëtare. Përkundër sfidave, bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të forcojë stabilitetin dhe të krijojë një platformë të përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. Në përfundim, raporti nxit një qasje optimiste: me politika të qarta dhe një përkushtim për reforma, rajoni ka mundësinë të transformojë sfidat në mundësi të reja për zhvillim afatgjatë.

Pse Shqipëria renditet më keq se rajoni

Sipas raportit, Shqipëria renditet më keq krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (përjashtuar Bosnjën) për disa arsye kryesore:

-Probleme Institucionale dhe Korrupsion: Raporti thekson se institucionet shqiptare përballen me nivele të larta korrupsioni dhe menaxhim të dobët, gjë që pengon zbatimin e reformave të nevojshme dhe krijon një mjedis të pasigurt për investime. Kjo ka çuar në një besim të ulët ndërkombëtar dhe pengesa në zhvillim.

-Infrastrukturë e Dobët: Në krahasim me disa vende në rajon, Shqipëria vazhdon të ketë pengesa në zhvillimin e infrastrukturës. Mungesa e investimeve të mjaftueshme në këtë sektor kufizon përmirësimet në transport, energji dhe lidhje dixhitale, duke zvogëluar potencialin e integrimit me strukturat evropiane.

-Performancë Ekonomike dhe Klima e Biznesit: Raporti vë në dukje se treguesit ekonomikë si rritja e GDP-së dhe atraksioni i investimeve të huaja janë më të ulët në Shqipëri. Mungesa e reformave të thella në administratën publike dhe klimën e favorshme për biznes ka ndikim negativ në konkurrueshmërinë e vendit në një rajon ku disa vende kanë shënuar përparime të dukshme.

Raporti sugjeron se për të përmirësuar renditjen e saj, Shqipëria duhet të fokusojë përpjekjet në forcimin e institucioneve, luftimin e korrupsionit dhe investimet strategjike në infrastrukturë. Vetëm me një qasje të koordinuar për reformë, vendi do të jetë në gjendje të rivendosë besimin e investitorëve dhe të rritë performancën ekonomike, duke u afruar më shumë me standardet rajonale.

 

The post Indeksi për të drejtën e pronës 2024, renditemi të tretët nga fundi në Europë appeared first on Revista Monitor.

47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune

Punësimi vulnerabël është një koncept që përdoret nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për punonjësit që punojnë në të zezë, kushte pune të papërshtatshme dhe me paga të ulëta.

Fondi Europian i Trajnimeve (ETF) përllogarit në të dhënat e fundit se rreth 47% e të punësuarve në Shqipëri ishin në punë të cenueshme më 2023 që vuajnë një nga format e rënda (mungesa e sigurimeve, paga e ulëta) etj.

Punonjësit vulnerabël janë zakonisht ata që punojnë pa pagesë në biznesin e familjes ose janë të vetëpunësuar që paga e tyre varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga të ardhurat e realizuara.

Vendi ynë ka një normë të lartë të punësimit vulnerabël, pasi metodologjitë vendase konsiderojnë të punësuar punonjësit e bujqësisë për vetëkonsum.

ETF përllogarit se informaliteti vlerësohej në 37% të ekonomisë në vitin 2021.

Teksa ka pasur përpjekje për të luftuar informalitetin, duke rritur pagat dhe punësimin, sipas ETF-së, puna e zezë mbetet një pengesë e rëndësishme në tregun shqiptar të punës. Ndërsa një studim i ILO-s në vitin 2020 zbuloi një nivel të lartë të punësimit informal me 56.7% të punësimit total.

Incidenca e të pambrojturve në punësim është rritur në Shqipëri nga 48.2% në 2021 në 49% në 2022 por ka rënë në 46.8% në 2023, sipas ETF-së.

Pavarësisht tendencave të fundit, punësimi vulnerabël mbetet shumë shqetësues, pasi gjysma e popullsisë së punësuar punon në punë të pasigurta dhe jashtë sistemit të sigurimeve.

ETF vë në dukje se rritja e numrit të të punësuarve nuk është shoqëruar me një rritje të numrit të kontribuuesve në sigurimet shoqërore. Kjo tregon për zgjerim të mëtejshëm të punësimit informal, evidentuar edhe nga Komisioni Europian.

Megjithëse tendencat e punësimit në Shqipëri janë pozitive, tregu i punës përballet me sfida të mëdha.

Këto përfshijnë mungesën e vendeve të punës me cilësi të lartë, papunësinë e lartë të të rinjve normat e larta të dembelizmit, etj. Sipas analizës së ETF-së këto vështirësi tensionojnë sistemet e mbështetjes reciproke të qytetarëve dhe vënë nën presion sistemet e mirëqenies sociale.

Për arsye të nivelit të lartë të punësimit vulnerabël, Shqipëria ka një përqindje të madhe të popullsisë në rrezik të varfërisë rreth 43% më 2023.

Ndërkohë që ekonomia e Shqipërisë është duke u rritur mbi mesataren e dekadës, shpërndarja e rritjes po bëhet e padrejtë, pasi vendi ende ka më shumë se një të katërtën e popullsisë në varfëri sipas standardit të Bankës Botërore (6.7 USD në ditë për frymë)./ B.Hoxha

Burimi: EFT

The post 47% e të punësuarve në Shqipëri janë me paga të ulëta e kushte të papërshtatshme pune appeared first on Revista Monitor.

❌