Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rrethimi i news24 dhe paralelizmi me rrethimin e redaksisë së KOHA JONE

Nga Nikoll Lesi- Sot policia e shtetit nuk ka lejuar hyrjen e punonjësve dhe gazetarëve të news24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut në një ndertesë që është shtetrore. Kjo historia e përplasjes së shtetit me news24 për këtë godinë shtetrore të dhënë me qera për shumë vite, ka kohë që thuhet nga mediat e Irfanit si inat qeveritar. Një gazetar i njohur, opozitar, me mori në celular…

Source

Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka goditur një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme. Nga Aleksandra Bogdani (BIRN) Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut…

Source

SPAK godet fort, arrestime nga bota e mafies. Edhe Presidenti i ekipit futbollit “Erzeni” në kërkim

Julian Balla, një nga personat në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë, rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, dhe një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro. Të dyja këto pasuri janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe…

Source

Atentat në hotelin e njohur në Budva të Malit të Zi, ku shkojnë edhe VIP-at shqiptarë

Një atentat ka tronditur pushuesit në një hotel të njohur në zonën e Przno pranë Budvës, Mal të Zi. Marko Ljubisha, i njohur si “Kan” dhe i dyshuar si kreu i një bande kriminale, mbeti i plagosur pranë pishinës së hotelit, pasi një person hapi zjarr ndaj tij. Sipas një dëshmitari, atentatori ka dështuar pasi në një moment ka rrëshkitur në pllakat e lagura të hotelit dhe nuk ka patur shënjestër…

Source

Kushtetutesja në Kosovë: Votim i hapur për kryeparlamentarin

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet, se deputetët e Kuvendit nuk e kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme. Gjykata Kushtetuese e Kosovësgjykoi, se deputetët e parlamentit duhet të zgjedhin kryetarin e organit më të lartë ligjvënës përmes votimit të hapur dhe jo siç është tentuar në 27…

Source

Dy banka të nivelit të dytë nën hetim për mashtrime me kreditë e klientëve

Pas skandalit që po hetohet për një bankë të huaj e cila rezulton se ka dhënë kredi personave të cilët nuk kanë firmosur por që iu është marrë karta ID e në bashkëpunim me punonjës brenda bankës, kanë filluar hetimet për dy banka të tjera. Mësohet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës po hetojnë dy banka, ku kreditë e klientëve ripërpunohen me një sistem të sofistikuar nga…

Source

Albin Kurti asnjë fjalë pro protestës dhe as pro liderëve të UÇK-së

Sonte ishte një supërprotestë në Prishtinë. Mijëra qytetarë nga të gjitha rajonet e Kosovës, por dhe më gjerë, protestuan të enjten në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale në Hagë, e cila sipas organizatorëve “po deformon historinë e Kosovës”. Protestuesit e cilësuan atë gjykatë si “kundër UÇK-së dhe kundër Kosovës”. Motoja e protestës ishte, “Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së…

Source

Edi Rama: Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute proThaçit e liderëve të UÇK…

Kryeministri Rama ka reaguar pas protestës së madhe në Prishtinë: “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh…

Source

Rama: Hëna si poezi më vete mbi liqen (foto)

“Hëna si poezi më vete mbi liqen. Pogradec”- shkruan Edi Rama në postimin e kësaj mbrëmje. Kur shikon këtë të bukur në foto te kujtohen poezitë e poetit të madh Lasgush Poradecit Vallja e Yjve (fragment) Nga Lasgush Poradeci Kur qetësohet nata dhe zbresin yjet flakë, Liqeni merr një dritë të thellë e të butë. Një heshtje e artë në shpirt më ra për pak, Dhe ndjeva si vallzonin yjet…

Source

Pse mbahen në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj tani që u dërguan për gjykim?

Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë dështuar në të gjitha tratativat juridike me avokatët e tyre që të dalin nga qelitë ku janë futur me kërkesë të SPAK dhe me vendim të gjykatave të Posaçme. Deri para pak ditësh ishin akoma nën hetim dhe prokuroria kishte frikën e prishjes së provave apo intimidimeve të dëshmitarëve. Por tashmë dosjet e tyre janë dërguar në gjykatë për gjykim. Nuk ka se çfarë…

Source

Vjen në portin e Durrësit pronari i ekipit anglez Manchester City me një nga jahtet me të mëdhenjë në botë

Porti i Durrësit mirëpriti për të pestin vit radhazi një nga jahtet më të mëdhenj dhe më luksozë në botë – jahtin A+, në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi edhe pronar i klubit anglez të futbollit Manchester City. I projektuar nga dizenjuesi i njohur Tim Heywood dhe me interier të kuruar nga Terence Disdale, A+ është një simbol i teknologjisë detare dhe luksit ekstrem.

Source

Emisioni “Open” i Eni Vasilit rikthehet në shtator, do të jetë në TVSH publik

Emisioni Open i Eni Vasilit rikthehet këtë shtator në ekranin e madh publik në RTSH. Mësohet se emisioni vjen në shërbim të shikuesit masiv të RTSH. Po të njëjtat burime tregojnë se Eni Vasili duke qenë edhe drejtoreshë e Përgjithshme nuk do të marrë asnjë lekë nga ky emision. Emisioni do të jetë me atë frymë që njihet nga publiku. I vetmi përjashtim se këtë herë Eni Vasili nuk përfiton…

Source

Mbi 94 përqind e qytetarëve dakort me aksionin për hapesirat publike

Aksioni më i fundit i qeverisë shqiptare për hapesirat publike në Tiranë e kudo, ka gjetur mbështetjen e hapur të qytetarëve. Kemi parë trotuare të bllokuara nga “të fortët” apo njerëz të lidhur me pushtetin vendor, kemi parë “trena” prej kioskash që detyronin njerëzit të kalonin në rrugën e madhe pasi disa kishin rrethuar e gëlltitur trotuaret apo krejt hapesirat publike, kemi ndertesa mu në mes…

Source

Një tjetër valë afrikane përfshin Shqipërinë në fundjavë – temperaturat arrijnë deri në 40°C në hije

Shqipëria do të përfshihet sërish nga një valë e fuqishme e të nxehtit afrikan, e cila ka nisur të rrisë ndjeshëm temperaturat që prej fillimit të javës. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, kulmi pritet në fundjavë, me disa zona që do të përjetojnë temperatura ekstreme deri në 40°C, të matura në hije. “Temperaturat e ajrit do të vijojnë gradualisht të rriten,” deklaroi sinoptikani Hakil Osmani…

Source

Belinda Balluku: Përfunduan riparimet në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë

“Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore”- shkruan në postimin e saj zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku.

Source

Trump thotë se u arrit “përparim i madh” në takimin e të dërguarit të tij me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se i dërguari amerikan Steve Witkoff arriti “përparim të madh” në takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën në Moskë. Trump tha në një postim në rrjetin e tij Truth Social se gjithashtu i njoftoi disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit pas takimit. “I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim…

Source

Gjykata Speciale zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin dhe tre të bashkëakuzuar të tjerë

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur të zgjatë masën e paraburgimit ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe ndaj Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut, të cilët po përballen me akuza për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Vendimi u mor më 5 gusht nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, e cila vlerësoi se paraburgimi i tyre mbetet proporcional dhe i…

Source

Radio gjermane DW: Regjimi në Serbi po bie, por nuk dihet kur

Rebelim, rënie e mbështetjes, dhunë, por edhe arrestime “të paplanifikuara” të zyrtarëve dhe grindje të koalicionit në pushtet… A është regjimi i Vuçiqit në prag të shembjes apo konsolidimit? Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke vazhduar, gjë që është disi e habitshme duke pasur…

Source

❌