Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kosova, protestë kundër vendimeve të “Speciales”

Në Prishtinë do të mbahet sot pasdite në orën 17:00 një protestë gjithëpopullore në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. Protesta organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës, e cila ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive në të. Organizuesit e protestës konsiderojnë se aktakuza ndaj luftëtarëve të UÇK-së është e padrejtë dhe e ndërtuar nga një…

Source

“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale

Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një konferencë për media, Berisha theksoi se vetëm bashkitë kanë shpërndarë 57 milionë euro, ndërsa Fondi i Zhvillimit ka përdorur 10 milionë euro për fushatë. Berisha: Njëri nga aspektet më kriminale të farsës…

Source

Benet Beci sjell Ledri Vulën në Shkodër, koncert sonte në orën 21:00 para Bashkisë

Shkodra vijon të kthehet në kryeqendrën verore të festave dhe muzikës. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka bërë një ftesë publike për të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bashkohen në koncertin e rradhës, i cili do të mbahet sonte, në orën 21:00, në sheshin përpara Bashkisë Shkodër. Në skenë do të ngjitet një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare, Ledri Vula, i cili pritet të…

Source

Rama publikon pamje nga terreni: Vijon çmontimi i pengesave në hapësirat publike

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se procesi për largimin e bllokimeve në ambiente të përbashkëta po ecën përpara. “Çarja e bllokadave vazhdon”, shkruan Rama në postim, duke ritheksuar qëndrimin e tij për një qasje pa kompromis ndaj atyre që shkelin ligjin dhe uzurpojnë hapësira të destinuara për qytetarët.

Source

Presidentja Vjosa Osmani publikon letrën e Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e dërguar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump për të. Në postimin e saj në rrjetet sociale, Osmani falenderon Trump për përkrahjen e tij, si dhe për “fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën”. Ajo shkruan se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses. Presidentja shton se mbetet e…

Source

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit 21 vatra zjarri, 3 ende aktive

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar, ndërsa 3 janë aktive në Vlorë, Berat dhe Fier. Mësohet se vatrat aktive janë: Qarku Vlorë – Malet mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq. Zjarri vijon të përhapet mbi zonat Cerkovicë, Llupsat dhe Shëndre, në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe bimësi të ulët. Në terren për izolimin e plotë janë angazhuar…

Source

Ish-ministri Lefter Koka lë për pak orë qelinë, zbulohet arsyeja

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit. Koka ka marrë 8 orë leje për të vizituar të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor. Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.

Source

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, 21 inspektime në gjykata dhe prokurori

Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) ka finalizuar deri më tani 21 inspektime tematike dhe institucionale në gjykata dhe prokurori në gjithë vendin, përfshirë edhe SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme. Nga këto, 12 inspektime janë përfunduar, me 118 rekomandime të lëna në total. Gjatë vitit 2024, janë kryer 6 inspektime tematike me 54 rekomandime, që përfshijnë masa administrative…

Source

Rama publikon kronikën e “Franceinfo”: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian

Prestigjiozja franceze “Franceinfo” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Shqipërisë, duke e përshkruar si destinacionin me rritjen dhe kërkesën më të lartë turistike në Europë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale kronikën e përgatitur nga ky stacion i njohur informativ francez, i cili e quan Shqipërinë “El Doradon e ri për pushuesit”. Sipas “Franceinfo”, në pesë vitet e fundit…

Source

Vazhdon fluksi i lartë në Kakavijë

Në doganën e Kakavijës, në këto ditë gushti vazhdon fluksi i lartë i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet kësaj dogane lëvizën në kufi rreth 8300 persona, turistë apo emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet verore tek të afërmit e tyre në Shqipëri. Sipas Policisë Kufitare, në Kakavije 24 orët e fundit u regjistruan 5021 persona për hyrjen…

Source

Mbi 48 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës gjatë korrikut

Kalaja e Gjirokastrës ka qenë një nga destinacionet më të vizituara gjatë muajit korrik, duke tërhequr mbi 48 mijë turistë nga brenda dhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, për periudhën 1-31 korrik 2025, janë regjistruar plot 48 mijë 273 vizitorë, një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Source

DW: Pushteti i Vuçiç po bie, por nuk dihet kur

Nëntë muaj pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 vetë, kriza politike në Serbi është larg fundit. Protestat janë ende duke vazhduar, gjë që është disi e habitshme duke pasur parasysh temperaturat e larta dhe pushimet verore, por presioni është ende aty. Aksionet policore u intensifikuan gjatë verës, represioni u rrit. Por nëse do të gjykonim nga ngjarjet e fundit…

Source

Kërkesa për drogë sintetike po rritet në Evropë

Raporti i fundit Evropian për Drogën 2025, i publikuar nga Agjencia Evropiane e Drogave (EUDA) , përshkruan një peizazh droge që ndryshon me shpejtësi në të gjithë Evropën, i nxitur nga paqëndrueshmëria globale, ndryshimi i drogës dhe modeleve të përdorimit të drogës, si dhe rrjetet në zhvillim e sipër të trafikimit. Bazuar në të dhëna nga 29 vende të Bashkimit Evropian, raporti nxjerr në pah…

Source

Garancia 15 mijë dollarëshe/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

Shqipëria nuk përfshihet në listën e vendeve, për shtetasit e të cilëve do të kërkohet garanci deri në 15 mijë dollarë për marrjen e një vize për në Shtetet e Bashkuara. Të paktën për momentin. Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se projekti pilot 12-mujor, që nis të zbatohet më 20 gusht, do të aplikohet fillimisht për shtetasit nga Malaui dhe…

Source

Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona të njohur me planin e presidentit amerikan. Trump planifikon të pasojë takimin e tij me udhëheqësin rus me një takim tjetër midis tij, Putinit dhe Volodymyr Zelensky të Ukrainës. Presidenti i zbuloi planet në një telefonatë me udhëheqësit evropianë sonte në…

Source

“Le Figaro”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira kulturore për të udhëtuar

E përditshmja franceze “Le Figaro” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve kulturore më të mira për të vizituar në një udhëtim të organizuar. Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës te thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë Vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Shqipëri, keto destinacione ofrojne nje nderthurje te peizazhit me kulturen.

Source

Sa paguajnë shqiptarë për të pasur internet në shtëpi?

Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse…

Source

Kryeministri Rama nga Ksamili: Ju uroj një ditë të mbarë nga plazhi publik

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij këtë mëngjes me një tjetër pamje bregdetare, kësaj here nga jugu i vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotografi nga plazhi publik në Ksamil, duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë qytetarët. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga plazhi publik në Ksamil, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama në statusin e tij.

Source

Liverpool nuk ndalet te afrimet, shet sulmuesin për 46 milionë paundë

Al-Hilal ka arritur një marrëveshje me Liverpool për të transferuar sulmuesin uruguaian Darwin Nunez, sipas raportimeve të fundit në Angli. Marrëveshja kap vlerën e 46 milionë paundëve plus bonuse. Raportime të tjera bëjnë me dije se Nunez do të firmosë një kontratë trevjeçare me një pagë vjetore prej 18.7 milionë paundësh. Vendimi për largimin e Nunez, vjen pasi Liverpool ka siguruar…

Source

❌