Justin Timberlake ngjall shqetësim te fansat me paraqitje të lodhur dhe performanca të dobëta gjatë turneut botëror
Justin Timberlake ka ngritur shqetësime të mëdha mes fansave pas disa paraqitjeve të fundit në turneun e tij botëror “Forget Tomorrow”, ku shumë prej tyre e kanë quajtur këngëtarin “të lodhur” dhe performancën e tij “të vakët” dhe “të pasinqertë”.
Gjatë koncertit të parafundit në Georgia, 44-vjeçari u kritikua për mungesë energjie, për sinkronizim buzësh dhe për mungesë të vokalit të drejtpërdrejtë.
Fansat kanë shpërndarë mesazhe përkrahëse, duke pranuar se ai mund të jetë i rraskapitur dhe ka nevojë për pushim, por të tjerë nuk i kursyen komentet negative, shkruan DailyMail.
“Justin nuk po jep më as minimumin”, “600 dollarë për karaoke live? Jo faleminderit”, ishin disa nga komentet e ashpra në rrjetet sociale.
Sipas burimeve për Daily Mail, bashkëshortja e tij Jessica Biel është duke i bërë presion për të ndalur turneun, pasi ai është emocionalisht dhe fizikisht i rraskapitur.
Burime pranë çiftit thonë se edhe martesa ka ndjerë pasojat, me Jessica të shqetësuar për ndikimin që po ka ky ritëm mbi familjen e tyre dhe dy fëmijët e vegjël.
Përveç kritikave, në rrjet po shtohen zërat që kërkojnë një ribashkim të Justin-it me grupin NSYNC, duke theksuar se nëse ai nuk ka më dëshirë të performojë vetëm, atëherë duhet të rikthehet me ish-kolegët për të rikthyer emocionin e dikurshëm.
Ndërkohë, përfaqësuesit e Timberlake nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për situatën. /Telegrafi/

The post Justin Timberlake ngjall shqetësim te fansat me paraqitje të lodhur dhe performanca të dobëta gjatë turneut botëror appeared first on Telegrafi.