Sa shumë po konsumon Europa kafe dhe kush paguan më shumë për filxhan?
A po paguani më shumë sesa duhet për kafenë tuaj?
PĂ«r shumĂ« prej nesh, njĂ« filxhan kafeje, ose disa, Ă«shtĂ« njĂ« rit i pĂ«rditshĂ«m qĂ« na ndihmon tĂ« pĂ«rballojmĂ« ditĂ«n e punĂ«s. NĂ« 2023 â 2024, u konsumuan rreth 10.62 miliardĂ« kilogramĂ« kafe nĂ« botĂ«, sipas Statista.
Disa mjaftohen me njĂ« kafe tĂ« lirĂ« tĂ« pĂ«rgatitur nĂ« zyrĂ«, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« parapĂ«lqejnĂ« njĂ« âkafe luksozeâ, shpesh e pĂ«rgatitur nga baristĂ« me pĂ«rparĂ«se. Por sa na kushton kjo kĂ«naqĂ«si nĂ« EuropĂ«?
Sa kafe blejnë europianët?
Sipas njĂ« sondazhi tĂ« Pressat (janar-mars 2025), britanikĂ«t kryesojnĂ« pĂ«r konsumin e kafesĂ« me 1.96 filxhanĂ« nĂ« ditĂ«, ndjekur nga Belgjika (1.79), Polonia (1.77), Franca (1.76) dhe Rumania (1.68). NdĂ«r vendet mĂ« kursimtare janĂ« Luksemburgu (0.82), Hungaria (0.83), Ăekia (0.84) dhe Suedia (0.9).
Megjithëse Franca është ndër konsumatorët më të mëdhenj, ajo ka edhe çmimin më të lartë për një filxhan kafeje takeaway (me vete): mesatarisht 3.42 euro. E preferuara e francezëve? Caffe latte (17%), jo espresso siç besohet zakonisht.
Në vend të dytë renditet Lituania (3.39 euro), ku kapucino dhe kortado janë më të përhapurat. Ndërkohë, çmimi më i ulët është në Danimarkë (1.89 euro), ku preferohet Americano dhe konsumohen mesatarisht 1.32 kafe në ditë.
Vetëm Danimarka ka një çmim nën 2 euro. Vendet më afër janë Sllovakia (2.08 euro) dhe Qipro (2.09 euro).
Indeksi i kapuccino-s
Sipas Numbeo, kappuccino më i shtrenjtë në kryeqytetet europiane blihet në Kopenhagën: mesatarisht 5.81 euro. Islanda (5.33 euro) dhe Zvicra (5.27 euro) ndjekin pas. Në Skandinavi, Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikë, Holandë dhe Austri, çmimet kapërcejnë 4 euro.
Në anën tjetër janë vendet e Europës Lindore, Ballkanit dhe Italia. Në Romë, një kapucino kushton 1.53 euro. Më lirët janë Kosova (1.27 euro) dhe Ukraina (1.36 euro). Në Varshavë, cappuccino kushton 3.64 euro, më shtrenjtë se të gjitha vendet fqinje të Polonisë, përveç Gjermanisë.
Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria ka një çmim mesatar 1.76 euro për një kapucino, duke e renditur ndër vendet me koston më të ulët në Europë.
A po na mashtrojnë me çmimet?
Një espresso kërkon 7-9 g kafe, që kushton rreth 0.00009 euro për dozë, bazuar në çmimet e kafesë arabika, dukshëm më lirë sesa çmimi final. Por kjo nuk përfshin koston e stafit, gotave prej kartoni, energjisë, qumështit apo shurupit.
Kostoja mesatare e energjisë për bizneset në BE është 155.80 euro/MWh (2024). Irlanda paguan më shumë (254.30 euro), e ndjekur nga Kroacia, Hungaria dhe Luksemburgu (të gjitha mbi 200 euro).
Vendet me energjinë më të lirë janë Norvegjia (79.10 euro), Spanja dhe Italia.
A përputhen çmimet me pagat?
Në Francë, paga mesatare neto është 32,354 euro dhe një kafe përbën 0.0106% të të ardhurave. Në Danimarkë, me pagë 43,913 euro, kjo shifër është vetëm 0.004%. Lituanezët kanë pagën më të ulët (15,909 euro), ndërsa kostoja për kafe është 0.021% e pagës, pra, vlera më e ulët.
Në Luksemburg, me një pagë mesatare 50,410 euro dhe çmim kafeje 3 euro, përqindja është 0.005%, ndër më të leverdishmet.
Sa kappuccino blen një paga?
Sipas Numbeo, në Romë mund të blihen 1,399 kapuccino në muaj me pagën mesatare. Berna në Zvicër ndjek me 1,378, pastaj Luksemburgu me 1,347.
Indeksi ndan Europën në dy pjesë: në Perëndim (përjashto Portugalinë) një pagë të lejon të blesh mbi 750 kapucino në muaj, ndërsa në Lindje ky numër është ndjeshëm më i ulët.
Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet në nivel mesatar me 451 filxhanë kapuccino, që mund të blihen me pagën mesatare mujore, më pak se Mali i Zi (585), Kosova (522) dhe Maqedonia e Veriut (401), por dukshëm më mirë se Greqia, ku një pagë mesatare mjafton vetëm për 310 filxhanë. / Euronews, Shqip.al
Â
The post Sa shumë po konsumon Europa kafe dhe kush paguan më shumë për filxhan? appeared first on Revista Monitor.