Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë
Viti 2025 është përkufizuar nga një situatë aspak e favorshme hidike për vendin e për rrjedhojë kjo është reflektuar në një rënie të prodhimit të energjisë, rritje të importeve dhe rënie të eksporteve në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Bilancit ë Energjisë për tremujorin e dytë të vitit tregojnë pikërisht këtë panoramë.
âGjatĂ« tremujorit tĂ« dytĂ« tĂ« vitit 2025, energjia elektrike nĂ« dispozicion u rrit me 2,5 %. Prodhimi neto vendas i energjisĂ« elektrike nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« u ul me 4,6 %, duke arritur vlerĂ«n 1.757 GWh nga 1.841 GWh energji tĂ« prodhuar nĂ« tremujorin e dytĂ« tĂ« vitit 2024.
Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,5 % , nga hidrocentralet publike në masën 40,1 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 16,4 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2025, arriti vlerën 725 GWh nga 623 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 16,5 %.
Eksporti bruto i energjisĂ« elektrike (energji nĂ« dhĂ«nie) arriti vlerĂ«n 638 GWh nga 665 GWh, duke shĂ«nuar njĂ« rĂ«nie me 4,1 %â thuhet nĂ« publikimin e INSTAT.
Prodhimi i energjisë
Por si është ndarë në fakt prodhimi i energjisë në këtë periudhë. Sipas të dhënave hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2025, prodhuan 704 GWh nga 821 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 14,3 %.
Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 765 GWh nga 895 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 14,6 %.
Të tjerë prodhues, prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2025, ka arritur vlerën negative prej 88 GWh.
INSTAT raportoi se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 320 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025 nga 323 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 1,0 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 është 17,3 % nga 18,0 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024
Ndërkohë përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2025, u rrit me 3,3 %, duke arritur vlerën 1.525 GWh nga 1.475 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 10,2 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është ulur me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.
The post Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë appeared first on Revista Monitor.