Fansat e Kris Jenner hedhin dyshime për ‘photoshop’ në fotografitë e fundit: A ka një gisht të gjashtë në këmbë?
Ylli i reality-shou-t Kris Jenner është përballur me kritika nga ndjekësit në rrjete sociale për shkak të një fotografie të sajin të fundit, e cila dyshohet se është redaktuar me Photoshop.
Kris publikoi disa imazhe nga festa e 91-vjetorit të nënës së saj, ku kishte pozuar me një fustan elegant nga Oscar de la Renta. Megjithatë, ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishin këmbët e saj. E veshur me sandale të hapura, ndjekësit vunë re një detaj të çuditshëm – dukej sikur Kris kishte gjashtë gishta në njërën këmbë.
“Mos ka vërtet gjashtë gishta apo po më duket mua?”, “Një këmbë me gjashtë gishta?”, “A je duke fshehur diçka?”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta në rrjetin X (ish-Twitter). Deri tani, Kris nuk ka reaguar ndaj komenteve dhe spekulimeve që po qarkullojnë.
Ky nuk është rasti i parë që familja Kardashian-Jenner kritikohet për ndërhyrje të ekzagjeruara me Photoshop. Gjatë viteve, ato janë përballur me shumë kritika për manipulime të dukshme në fotografi, madje edhe vajzat e Kris janë akuzuar se kanë shtuar pa dashje një gisht shtesë nëpër disa imazhe të publikuara.
Në vitin 2019, gjatë promovimit të parfumeve në bashkëpunim me njëra-tjetrën, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner u kritikuan pasi në një nga fotografitë dukej sikur njërës prej tyre i ishin shtuar më shumë gishta në këmbë. Në atë foto, të dyja mbanin body asimetrik pastel dhe sandale transparente me gishta të zbuluar.

Për atë rast, përfaqësuesi i Kim tha për Page Six se nuk ishte gabim i Photoshop-it, por një iluzion i krijuar nga këndi i shkrepjes.
Një tjetër rast i përfolur ishte ai i vitit 2021, kur Kim Kardashian e pranoi se kishte ndërhyrë në një fotografi të realizuar në Disneyland. Ajo kishte ngjitur fytyrën e mbesës së saj True Thompson në trupin e mbesës tjetër, Stormi Webster, për të krijuar një imazh të përshtatur për “feed”-in e saj në Instagram.
“Në fotografitë origjinale ishte Stormi. E pyeta Kylie nëse mund t’i publikoja, por ajo nuk ndihej rehat me këtë dhe unë e respektoj. Por nuk doja që kjo të më prishte pamjen estetike të profilit. Chicago ishte me rozë dhe përshtatej në mënyrë perfekte,” kishte deklaruar Kim në atë kohë.

Një vit më vonë, në vitin 2022, Kim u akuzua sërish për përdorim të tepruar të Photoshop-it, këtë herë në një foto ku promovonte bikinit e markës së saj Skims. Pas kritikave, ajo e fshiu imazhin shumë shpejt nga rrjetet sociale.
Edhe Khloé Kardashian u përball me komente të ngjashme në vitin 2023, pasi ndjekësit zbuluan manipulime të dukshme në formën e këmbëve të saj. Ndërsa Kourtney Kardashian është kritikuar më parë për forma të ekzagjeruara të trupit në disa fotografi, ku sidomos pjesa e pasme dukej jo natyrale. /Telegrafi/
The post Fansat e Kris Jenner hedhin dyshime për ‘photoshop’ në fotografitë e fundit: A ka një gisht të gjashtë në këmbë? appeared first on Telegrafi.