Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

Sot bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba. Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija. Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim. Por si është parë kjo nga sytë e italianëve? Në vitin 2004…

Source

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara. Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile EU Civil…

Source

47-vjeçari në Shkodër gjendet pa jetë, dyshohet se është pickuar nga…

Një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, në fshatin Nënmavriq në Shkodër. Sipas uniformave blu mësohet se 47-vjeçari me iniciale Z.V e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët. “Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç. Nga këqyrja e trupit nuk janë…

Source

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 1 shtetas që kishte kultivuar 48 bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat. Mësohet se një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies. ”Si rezultat i shtimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër…

Source

Gjermania pezullon eksportet e armëve në Izrael, Merz: Jemi të shqetësuar…

Qeveria gjermane ka vendosur ndalimin e eksporteve ushtarake në Izrael. Gjermania nuk do të autorizojë asnjë eksport të pajisjeve ushtarake që mund të përdoren në Rripin e Gazës deri në një njoftim të mëtejshëm, tha kancelari gjerman Friedrich Merz. Duke iu përgjigjur planit të Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij ushtarake në Gaza, Merz tha se Gjermania është “thellësisht e shqetësuar”…

Source

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, Kushtetuesja tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, nuk ka vepruar në bazë të aktgjykimit të mëhershëm të kësaj gjykate të 26 qershorit…

Source

SPAK operacion antidrogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, 15 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas raportimeve janë lëshuar 15 masa sigurie në total. Operacioni po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës. Mësohet gjithashtu se urdhra-arresti janë lëshuar edhe për persona që janë të burgosur, nën akuzë për vepra të…

Source

Në fundjavë nis vala e të nxehtit

Një tjetër valë e të nxehtit afrikan pritet të godasë vendin tonë. Sipas meteorologëve, temperaturat do të rriten duke bërë që të shënohen vlera ekstreme. “Përgjatë fundjavës do të kemi rritje të temperaturave të ajrit, si pasojë e valës së të nxehtit që po përfshin Europën Juglindore, edhe territori shqiptar do të jetë në brendësi të kësaj vale, do të kemi maksimumet të cilat ditën e diel do…

Source

Rama publikon pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamëz: Xhevahir arkitektonik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga shkolla e re “Angela Merkel” në Kamëz, të cilën e përshkroi si një “xhevahir arkitektonik”. Ai shprehu krenarinë e tij për transformimin e sistemit arsimor dhe ndërtimin e shkollave moderne për brezin e ri. Shkolla është projektuar nga studioja vendase “CommonSense” dhe mban emrin e ish-kancelares gjermane, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën e dhënë…

Source

U zhduk nga hoteli në Dhërmi, gjendet pas 5 ditësh i riu nga Tirana

Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive. Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i cili është paraqitur në polici duke thënë se tashmë vëllai i humbur, 27-vjeçari A.Z.

Source

Makinat përplasen në Lushnjë-Fier, krijohen radhë kilometrike pranë “Pushimit të shoferit”

Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier në kryqëzimin e pushimit të shoferit. Për shkak të një përplasjeje të disa mjeteve në afërsi të kryqëzimit, radhët e trafikut janë tepër të gjata. Ky është rasti i katërt që nga fillimi i javës dhe aksidentet me dëme materiale krijojnë konfuzion në trafik. Policia e qarkullimit rrugor me forca shtesë ka bllokuar kalimin e mjeteve në autostradë…

Source

Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj, vriten 4 prej tyre, plagosen disa të tjerë në Llogara

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Llogarasë në Vlorë nga ku mësohet se 22 kuaj janë qëlluar me armë gjaku. Sipas informacioneve, nga të shtënat 4 kuaj janë vrarë dhe 3 janë plagosur. Raportohet se ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, ndërsa policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që…

Source

Jennifer Lopez i ndodh e papritura në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

Një ngjarje e papritur ndodhi për Jennifer Lopez, në një nga qendrat tregtare më luksoze të Stambollit. Këngëtares së famshme iu refuzua hyrja nga stafi i dyqanit Chanel, në qendrën tregtare Istinye Park, pasi sigurimi nuk e njohu. Sipas mediave turke, JLo po shëtiste në qendrën tregtare së bashku me ekipin e saj të sigurisë kur tentoi të hynte në butikun e Chanel. Megjithatë, një roje i tha…

Source

Artistët më të dashur performojnë në Shkodër, për dy net, në Dua Fest

Shkodra po bëhet gati për një nga përvojat më të jashtëzakonshme që do të sjellë festivali “Dua Fest”. Artistë nga më të suksesshmit do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje artistike, si: Shkodra Elektronike, Aleksandër Gjoka, Alban Skënderaj e të tjerë. “Dua Fest po vjen për të ndezur qytetin. Emrat më të mëdhenj të muzikës, performanca elektrizuese dhe energji që nuk harrohen”…

Source

OKB jep alarmin: 12000 fëmijë në Gaza vuajnë nga kequshqyerja akute

Uria dhe kequshqyerja në Rripin e Gazës, veçanërisht tek fëmijët, vazhdojnë të përkeqësohen. OKB-ja e deklaroi këtë në takimin e saj me median ndërkombëtare. “Partnerët tanë”, tha zëdhënësi, “raportojnë se kequshqyerja akute tek fëmijët në Gaza ka arritur nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë. Vetëm në korrik, gati 12,000 fëmijë midis gjashtë muajsh dhe pesë vjeç vuanin nga…

Source

Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim

Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing Street. Vendimi vjen në mes të kritikave të ashpra për mënyrën se si ajo menaxhoi një pronë me qira në pronësi të saj në Londrën Lindore. Në një letër drejtuar Kryeministrit britanik, Ali deklaroi: “Me zemër të thyer paraqes dorëheqjen time nga pozicioni i ministres”…

Source

DW: Gjermania, frikë për ekonominë dhe mungesë besimi te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në që Evropa duhet të paguajë një tarifë doganore prej 15 përqind për mallra të caktuara që eksportohen nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara. Kurse mallrat SHBA-ja që eksportohen në BE janë të përjashtuara nga tarifat doganore. Kjo marrëveshje me Presidenten…

Source

CNN: 5 skenarë për fundin e luftës në Ukrainë dhe pse Trump do takohet me Putin

Bota po pret me padurim takimin e ardhshëm Donald Trump-Vladimir Putin, me CNN që përpiqet të përshkruajë arsyet pse të dyja palët thanë “po” tani për një takim kokë më kokë, si dhe skenarët e mundshëm për përfundimin e luftës në Ukrainë. Sipas rrjetit amerikan, presidenti amerikan dëshiron të shfrytëzojë fuqinë e personalitetit të tij për të arritur një marrëveshje…

Source

Kryeministri Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Shkodër, hap drejt vizionit “Shqipëria 2030” në BE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vijimin e procesit të çlirimit të hapësirave publike në Shkodër, një nismë që po zbatohet paralelisht edhe në disa qytete të tjera të vendit. Sipas Ramës, kjo ndërhyrje është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon transformimin e hapësirave komunitare përmes bashkëpunimit midis qeverisë, bashkive, sipërmarrjes dhe komunitetit. Në një postim në…

Source

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë. Demi Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete…

Source

❌