Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri
KĂ«shilli MbikĂ«qyrĂ«s i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« vendosi tĂ« mĂ«rkurĂ«n tĂ« japĂ« miratimin paraprak pĂ«r licencimin e degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj âDega e BankĂ«s Turkiye Cumhuriyeti Ziraat Bankasi A.S., Albaniaâ pĂ«r tĂ« ushtruar veprimtari bankare dhe financiare nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«.
Sipas ligjit âPĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â, licencimi i bankĂ«s dhe i degĂ«s sĂ« bankĂ«s sĂ« huaj kalon nĂ« dy faza: miratimi paraprak i licencĂ«s dhe dhĂ«nia e licencĂ«s.
Ligji parashikon se, dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin
âPĂ«r bankat nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â dhe aktet nĂ«nligjore nĂ« zbatim tĂ« tij, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pajiset me licencĂ«n pĂ«r fillimin e veprimtarisĂ« bankare nĂ« vendin tonĂ«.
Gjatë kësaj periudhe, Ziraat duhet të plotësojë kushtet kryesore për të mundësuar nisjen e aktivitetit të saj, duke filluar nga derdhja e kapitalit të kërkuar, punësimi i stafit të nevojshëm, krijimi i kushteve teknike dhe organizative për të kryer veprimtari bankare, duke përfshirë sigurimin e ambienteve ku do të ushtrohet veprimtaria, etj.
Që nga viti 2015 e në vazhdim, sektori bankar në Shqipëri ka ndjekur një cikël konsolidimi dhe përqendrimi. Mes viteve 2015 dhe 2022, numri i bankave tregtare në vend u ul nga 16 në 11.
Licencimi i Ziraat përfaqëson një pikë të rëndësishme kthese për strukturën e tregut bankar në vend, duke bërë që numri i bankave në treg të rritet përsëri në 12.
Hyrja në treg e Ziraat dëshmon rritjen e interesit për sektorin bankar në Shqipëri, në vijim të një cikli pozitiv disavjeçar, që po shoqërohet me ritme të larta të rritjes së kredisë dhe përmirësim të treguesve të përfitueshmërisë.
Ziraat Bank (në turqisht Banka Bujqësore) është bankë me kapital shtetëror dhe 100% e aksioneve zotërohen nga Fondi Turk i Pasurisë, fond publik në pronësi të shtetit të Turqisë. Ziraat e ka origjinën e saj qysh në shekullin e 19-të, në epokën e Perandorisë Osmane.
Ajo u themelua në vitin 1863, fillimisht si një fond kooperativ për financimin e bujqësisë, ndërsa në vitin 1888 u shndërrua zyrtarisht në bankë, me emrin që mban edhe sot, Ziraat.
Ziraat Bank është banka më e madhe në Turqi, ku mban afërsisht 16.5% të tregut, me asete totale për një vlerë prej rreth 133 miliardë USD, në fund të vitit 2024.
Në bilancin e konsoliduar, në nivel grupi (duke përfshirë edhe bankat dhe kompanitë e tjera të zotëruara prej saj brenda dhe jashtë Turqisë), Ziraat raporton asete totale për afërsisht 147 miliardë USD.
Përveç bankave dhe kompanive financiare në Turqi, Ziraat zotëron banka të kontrolluara prej saj në Gjermani, Rusi, Kazakistan, Uzbekistan,
Gjeorgji, Azerbajxhan, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë. Banka turke është e pranishme me degët e saj (që nuk veprojnë si banka të ndara) dhe në Angli, Irak, Greqi, Bullgari, Arabinë Saudite, Qipron Turke, Bahrein, ndërsa ka zyra përfaqësie edhe në Emiratet e Bashkuar Arabe dhe në Egjipt.
https://monitor.al/banka-e-shqiperise-do-te-licencoje-kete-jave-banken-turke-ziraat/
The post Banka e Shqipërisë miraton hyrjen e bankës turke Ziraat në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.