Mbappe “mbret” i Evropës, sulmuesi francez lë pas Lewandowskin dhe Harry Kane
Kylian Mbappe po jeton një sezon madhështor me Real Madridin, duke e kthyer çdo ndeshje në një spektakël golash.
Superylli francez, tashmë në atë që tifozët e quajnë “modaliteti CR7”, po dominon fushën me një instinkt vdekjeprurës, duke sjellë kujtime nga ditët më të mira të Cristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.
Shifrat e Mbappes janë marramendëse. Vetëm në sezonin 2024/25, ai ka shënuar plot 47 gola në të gjitha garat, një arritje që e vendos mbi legjendën Rafael Martin Vazquez në historinë e klubit.
Në vitin 2025, ai ka realizuar 33 gola në 37 ndeshje, shifra që flasin vetë për formën e tij të jashtëzakonshme. Në sfidën e fundit ndaj Oviedos, ai shënoi dy herë, duke treguar klas dhe vendosmëri.
W’Allah je t’aime Kylian Mbappé pic.twitter.com/IxCaeNwdOu
—
(@Kyliandecf) August 24, 2025
Pasimi i Arda Guler u kthye në gol me një prekje të ftohtë nga Mbappe, i cili, megjithëse nuk është një “numër 9” klasik, po shfaqet si një makinë golash.
Në La Liga, ai ka realizuar 34 gola që nga ardhja në Madrid, duke thyer mbrojtje të njëpasnjëshme me saktësi kirurgjikale.
Për më tepër, ai kryeson listën e golashënuesve në pesë ligat kryesore të Evropës, duke lënë pas emra të mëdhenj si Harry Kane (45 gola), Lewandowski 42) dhe Guirassy (40).
Ky version i Mbappes është krejt ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, më i lehtë, më i mprehtë dhe më i uritur për sukses.
Trajektorja e tij aktuale rikujton sezonin 2014/2015 të Ronaldos, kur portugezi shënonte pa u ndalur.
Tani, është Mbappe ai që po vendos ritmin në Evropë, me një efikasitet që frymëzon frikë dhe admirim njëkohësisht./ D.C
Kylian Mbappé.
pic.twitter.com/xKmM4RbxXh
— LALIGA (@LaLiga) August 24, 2025