❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros

Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.

Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.

Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.

NĂ« periudhĂ«n janar–qershor 2025 janĂ« regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga tĂ« cilat 4.340 nĂ« tremujorin e parĂ« dhe 4.982 nĂ« tremujorin e dytĂ«. Kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« ulje prej 6.5% krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 nĂ« tremujorin e parĂ« dhe 5.269 nĂ« tĂ« dytin).

Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.

Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.

Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.

RĂ«nia e lindjeve Ă«shtĂ« produkt i disa faktorĂ«ve tĂ« njĂ«kohshĂ«m qĂ« veprojnĂ« si “kaskadĂ«â€ dhe ulin numrin e çifteve qĂ« zgjedhin tĂ« kenĂ« fĂ«mijĂ«, si dhe reduktojnĂ« bazĂ«n e njerĂ«zve nĂ« moshĂ« riprodhuese.

Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.

Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.

Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesĂ«s ndikojnĂ« drejtpĂ«rdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnĂ« ose kufizojnĂ« numrin e fĂ«mijĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« punĂ«simit tĂ« pasigurt, çmimeve tĂ« banesave dhe kostove tĂ« rritura tĂ« edukimit dhe kujdesit.

Burimi: INSTAT

The post Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros appeared first on Revista Monitor.

Hyrjet e të huajve, janar-qershor 2025

Vizitorët e huaj që hynë në territorin shqiptar shënuan një rritje 7% në muajin qershor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë një ecuri pozitive të sektorët edhe pse rritja është ngadalësuar dukshëm në raport me rritjen që shënoi një vit më parë.
Qershori i 2024-s regjistroi një rritje 23% krahasuar me 2...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Hyrjet e të huajve, janar-qershor 2025 appeared first on Revista Monitor.

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrimet për herë të parë të mjeteve në total kanë rënë me 8.6%.

Për gjithë vitin 2024-n, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin e 99.4 mijë, të ndikuara nga fluks i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024

Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.

Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

Në vend të dytë për 5 mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.

Zhvillimet pozitive në turizëm rriten nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.

Numri i taksive Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m dhe gjithashtu i automjeteve qĂ« jepen me qira pĂ«r turistĂ«t. Duket se tashmĂ« tregu ka krijuar njĂ« ngopje dhe mĂ« 2025 po importohen mĂ« pak. ShumĂ« biznese dhe individĂ« mund t’i kenĂ« kryer tashmĂ« blerjet e nevojshme, duke ulur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r mĂ« shumĂ« mjete.

Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore me 2025. importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5 mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin auto-vetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugo në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin auto-vetura.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të auto-veturave me 26%.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.

Flota e auto-veturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet.

The post Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut appeared first on Revista Monitor.

Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jetë kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

Sipas të dhënave të INSTAT grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

NĂ« kategorinĂ« “Pa leje drejtimi”, nĂ« vitin 2024 u regjistruan 99 tĂ« plagosur, njĂ« rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 tĂ« plagosur). Numri i tĂ« vdekurve nĂ« kĂ«tĂ« kategori u rrit nga 12 nĂ« vitin 2023 nĂ« 20 nĂ« 2024, njĂ« rritje prej 66.6%, duke treguar njĂ« pĂ«rkeqĂ«sim nĂ« pasojat e shkaktuara nga personat qĂ« drejtojnĂ« pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18 vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur. Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

PĂ«r grup-moshat me 3–6 vjet pĂ«rvojĂ« drejtimi, shifrat janĂ« disi mĂ« tĂ« stabilizuara, nga 236 tĂ« plagosur nĂ« 2023, nĂ« 300 nĂ« 2024, ndĂ«rsa viktimat ranĂ« nga 25 nĂ« 18. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, drejtuesit me 6–9 vjet pĂ«rvojĂ« drejtimi shkaktuan 326 tĂ« plagosur nĂ« 2024, njĂ« rritje krahasuar me 277 nĂ« 2023, por me njĂ« ulje tĂ« viktimave nga 34 nĂ« 24.

Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja  për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ B.Hoxha

Burimi: INSTAT

The post Shoferët me shumë përvojë kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore appeared first on Revista Monitor.

Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite, rekord në rajon

Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit.

Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet.

Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2021 ishin dhënë rreth 1.5 mijë leje dhe në 2019, e dhëna më e hershme rreth 1.15 mijë.

Rritja e lejeve ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2022 ky shtet dha 1387 leje për studentët e kërkuesit shqiptarë, ose 60% të totalit të shteteve të BE-së.  Në 2023-n u dhanë 1,417 leje, ose 63% e totalit.

Në vend të dytë për lejet për studentë e kërkues është Franca (191 në 2022 dhe 225 në 2023). Pas saj renditet Austria (169 në 2022 dhe 132 në 2023), Spanja (104 në 2022 dhe 82 në 2023), Holanda (103 dhe 72). Leje ka dhënë dhe Rumania, me rreth 50 në vit.

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

Shqipëria mbante rekord në 2023-n për numrin e lartë të lejeve që morën shtetasit e saj në BE, duke lënë pas Serbinë (2179), Bosnjë Hercegovinën (1,111), Maqedonisë së Veriut (958), Kosovës (342) dhe Malit të Zi (278).

Gjermania është bërë vitet e fundit një destinacion i preferuar jo vetëm i profesionistëve nga Shqipëria, por dhe atyre që duan të studiojnë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, shqiptarët renditeshin në vendin e 21 për lejet për studentë e kërkues të dhëna nga Gjermania në nivele të ngjashme me shtetasit nga Brazili, Ukraina, Kolumbia, Meksika, që janë shtete me popullsi shumë më të lartë sesa ne.

Studentët shqiptarë kanë marrë nga Gjermania më se dyfishin e lejeve në krahasim me Serbinë (728), që renditet e dyta pas nesh (shiko grafikun në fund).

Lejet për studentë e kërkues në BE

Sipas Eurostat, lidhur me lejet e qëndrimit të dhëna për shtetasit e jo-BE që dëshirojnë të studiojnë ose të bëjnë kërkime shkencore, në vitin 2023 vendet e Bashkimit Europian dhanë gjithsej 451 000 leje.

Gjermania ishte vendi që lëshoi më shumë leje të tilla (144 000 ose 32% e totalit në BE), e ndjekur nga Franca (117 000 ose 26%) dhe Spanja (55 000 ose 12%).

Përfituesit kryesorë ishin shtetasit e:
-IndisĂ« – 50 000 leje ose 11% e totalit nĂ« BE,
-KinĂ«s – 47 000 leje ose 10%,
-Marokut – 22 000 leje ose 5%,
-Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – 21 000 leje ose 5%.

The post Europa dha 4.5 mijë leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë në dy vite, rekord në rajon appeared first on Revista Monitor.

Statistikat e shpendëve, 2024

Sektori i blegtorisë prej vitesh ishte në krizë, por numri i shpendëve ishte në rritje nga investimet në pulari të mëdha në zonën e qendrës së vendit.
Kjo tendencë ka ndryshuar vitet e fundit. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i pulave në vend në vitin 2024 ishte në rënie për të tretin vit radhazi.
Numri i pulave në Shqipëri pësoi një rënie me rreth 320 mijë krerë gjatë vitit 2024 në krahas...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Statistikat e shpendëve, 2024 appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja

Shqipëria zë vendin e fundit mes 35 vendeve europiane sa i përket shpenzimeve për pensione për frymë, sipas të dhënave për vitin 2022.

Me vetëm 1,600 euro për pensionist në vit, vendi mbetet shumë larg mesatares së Bashkimit Europian, e cila arrin në 16,100 euro.

Edhe kur merret parasysh fuqia blerëse, diferenca mbetet e ndjeshme.

NĂ« raport me Prodhimin e BrendshĂ«m Bruto, ShqipĂ«ria shpenzon vetĂ«m 5.3% pĂ«r pensione, kundrejt 9.3% qĂ« shpenzon mesatarisht BE-ja — njĂ« tregues i qartĂ« i sfidave strukturore qĂ« pĂ«rballet sistemi i pensioneve nĂ« vend.

Ndërkohë, Mali i Zi, edhe pse me të njëjtën përqindje të PBB-së si Shqipëria (5.3%), arrin të japë 4,000 euro për pensionist në vit, më shumë se dyfishin e Shqipërisë. Serbia, nga ana tjetër, shpenzon 3,500 euro për pensionist dhe 6.3% të PBB-së për pensione, duke reflektuar një mbështetje më të lartë financiare të të moshuarve.

Europa

Gjithnjë e më shumë brezat e rinj po shprehen se nuk do të tërhiqen kurrë nga puna, për shkak të pasigurive financiare. Por si ia dalin pensionistët e sotëm? Si i mbulojnë shpenzimet mujore dhe si duken realisht pensionet në Europë sot?

Grafiku më poshtë paraqet të dhënat më të fundit mbi shpenzimet vjetore publike për pension për çdo përfitues në 35 ekonomi europiane, si dhe pjesën që zënë përfitimet e pleqërisë në prodhimin kombëtar të secilit vend.

Të dhënat janë marrë nga dy baza të ndryshme të Eurostat dhe përfshijnë:

  • Totali i shpenzimeve pĂ«r pensione publike pĂ«r vitin 2022, i ndarĂ« me numrin e pĂ«rfituesve
  • Vlerat e shprehura si nĂ« euro, ashtu edhe sipas standardit tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se (PPS)
  • PĂ«rqindja e PBB-sĂ« qĂ« i dedikohet pensioneve, sipas tĂ« dhĂ«nave nga baza e parĂ«

KĂ«to tĂ« dhĂ«na ofrojnĂ« njĂ« panoramĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« hendekut mes vendeve nĂ« shpenzimet pĂ«r kujdesin ndaj tĂ« moshuarve, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje sfidat qĂ« pĂ«rballojnĂ« pensionistĂ«t nĂ« EuropĂ« — veçanĂ«risht ata nĂ« vendet me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta.

Islanda, Luksemburgu dhe Norvegjia kryesojnë renditjen, me pagesa vjetore pensioni mbi 30,000 euro për përfitues.

Pagat e larta, të ardhurat e qëndrueshme fiskale nga energjia apo sektori financiar, si dhe sistemet e detyrueshme të kursimeve për pension, u japin këtyre ekonomive të vogla dhe të pasura mundësinë të ofrojnë përfitime bujare për të moshuarit.

Danimarka dhe Zvicra plotësojnë pesë vendet e para, secila duke kombinuar pensionet bazë universale me skemat e detyrueshme të pensioneve profesionale.

NĂ« tĂ« pesĂ« vendet e para, pĂ«rfitimet ende konsumojnĂ« mĂ« pak se 9% tĂ« PBB-sĂ« – shumĂ« nĂ«n mesataren e BE-sĂ« (12.2% tĂ« PBB-sĂ«) – falĂ« bazave mĂ« tĂ« larta tatimore.

Pagesat e ulëta të Europës Lindore pasqyrojnë baza tatimore të dobëta

Në vende si Polonia dhe Hungaria, pensionet përthithin një pjesë të ngjashme të PBB-së si vendet nordike, por pagesat vjetore mbeten nën 7,000 euro për përfitues.

Produktiviteti i ulët kufizon fluksin e kontributeve, ndërsa emigracioni i dekadave të fundit ka reduktuar më tej fuqinë punëtore.

Kur llogariten sipas standardit tĂ« fuqisĂ« blerĂ«se (PPS), diferenca ngushtohet — pensionistĂ«t polakĂ« marrin rreth 11,700 njĂ«si PPS — por tĂ« ardhurat reale mbeten modeste.

Rritja e pagave, pjesëmarrja më e lartë e të moshuarve në tregun e punës dhe skemat shtesë të kursimeve vullnetare mund të përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe përmbushjen e nevojave, pa rënduar buxhetet publike./ Visual Capitalist

 

The post Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak për pensionist se BE-ja appeared first on Revista Monitor.

Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

Si asnjĂ«herĂ« tjetĂ«r, treguesit e punĂ«simit, papunĂ«sisĂ«, “dembelĂ«ve” dhe forcĂ«s sĂ« punĂ«s shĂ«nuan rĂ«nie njĂ«herazi duke reflektuar ngjarje mĂ« tĂ« thella se dinamikat e tregut tĂ« punĂ«s, konkretisht reduktimin e popullsisĂ«.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.

Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.

Popullsia inaktive “Dembelet” ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivĂ« (15 vjeç e lart qĂ« nuk janĂ« as nĂ« punĂ« dhe as nĂ« kĂ«rkim aktiv pĂ«r punĂ«) ka rĂ«nĂ« nga 730.103 nĂ« 2024 nĂ« 726.214 persona nĂ« tremujorin e parĂ« 2025.

Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.

Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.

Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.

Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.

Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.

TĂ« dhĂ«nat e reja zyrtare mbi popullsinĂ« treguan se mĂ« 1 janar 2025, nĂ« vend jetojnĂ« 2,36 milionĂ« banorĂ«, me rĂ«nie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me mĂ« shumĂ« se 27 – 30 mijĂ« banorĂ« nĂ« vit, e pĂ«rqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojĂ« treguesin e popullsisĂ« pĂ«rtej çdo skenari dhe gjithashtu i bĂ«n edhe mĂ« tĂ« vĂ«shtira zgjidhjet.

NĂ« vitin 2024, migracioni neto negativ– 28,8 mijĂ« persona dhe me 2023 mbi -43 mijĂ«. NĂ« dy vite janĂ« larguar nga vendi rreth 72 mijĂ« persona./ B.Hoxha

 

The post Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave mbi 2 mijë kubikë

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund kryeson.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r preferencĂ«n pĂ«r tĂ« pasur makina me motor tĂ« fuqishĂ«m. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, nĂ« ShqipĂ«ri, 27.8% e totalit tĂ« automjeteve tĂ« pasagjerĂ«ve nĂ« vend, janĂ« mbi 2 mijĂ« kubikĂ«, pĂ«r vitin 2024, ku numĂ«rohen sipas fuqisĂ« vetĂ«m makinat qĂ« funksionojnĂ« me naftĂ«.

Kjo është pesha më e lartë e makinave me këtë fuqi motorike në Europë, në raport me totalin e automjeteve të pasagjerëve.

Përveç Shqipërisë, peshën mbi 2 mijë kubikë të makinave me naftë/totalit të automjeteve që qarkullojnë, e kanë dhe Letonia (25.7%) dhe Lituana (20.9), të nxitura nga kushtet klimatike të ashpra dhe distancat e mëdha midis qyteteve. Pas tyre renditet Estonia (18.6%).

Edhe në Kosovë, preferenca është për makina të mëdha, me motorët mbi 2 mijë kubik që zënë 16.6% të totalit. E kundërta konstatohet në Serbi, me vetëm 3.8%, ose në Turqi me 1.3%.

NĂ« ShqipĂ«ri, nga 567 mijĂ« automjete me naftĂ«, 215 mijĂ« janĂ« mbi 2 mijĂ« kubikĂ« (cm3); 308 mijĂ« ose 40% e totalit tĂ« automjeteve janĂ« 1400 cm3 – 1999 cm3 dhe 5.5% nĂ«n 1399 cm3.

NĂ« “kryesimin” e ShqipĂ«risĂ« ndikon dhe fakti qĂ« pjesa mĂ« e madhe e automjeteve nĂ« vend janĂ« me naftĂ«, me 74% tĂ« totalit, njĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« lartat nĂ« EuropĂ«. NĂ« EuropĂ« mbizotĂ«rojnĂ« makinat me benzinĂ« qĂ« ndotin mĂ« pak ambientin dhe ato elektrike.

Psh, Holanda ka vetëm 0.6% të automjeteve për pasagjerë me fuqi mbi 2 mijë kubik dhe vetëm 7.4% të automjeteve totale me naftë, ndërsa 65.5% i ka me benzinë dhe pjesa tjetër me energji alternative. Ndërsa në Shqipëri, me benzinë janë vetëm 16.5% e mjeteve.

Pse i duan shqiptarë makinat mbi 2 mijë kubikë

Kjo preferencë e pronarëve shqiptarë të automjeteve për makina me motor të fuqishëm nuk është thjesht çështje teknike, por reflekton një ndërthurje faktorësh ekonomikë, kulturorë dhe praktikë që kanë formësuar tregun e makinave të përdorura në Shqipëri.

SĂ« pari, ShqipĂ«ria ka njĂ« treg thuajse tĂ«rĂ«sisht tĂ« bazuar nĂ« automjete tĂ« pĂ«rdorura tĂ« importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia. NĂ« kĂ«to shtete, makinat me motorĂ« tĂ« mĂ«dhenj pĂ«rballen me kosto shumĂ« tĂ« larta taksash dhe sigurimesh, çka i bĂ«n ato tĂ« pavlefshme pĂ«r pronarĂ«t vendas – por tĂ« pĂ«rballueshme pĂ«r import nĂ« ShqipĂ«ri, ku deri vonĂ« niveli i taksimit pĂ«r kapacitetin motorik ka qenĂ« mĂ« i ulĂ«t.

NjĂ« tjetĂ«r shtysĂ« Ă«shtĂ« perceptimi i makinĂ«s si simbol statusi. NĂ« njĂ« shoqĂ«ri ku automjeti nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m mjet transporti, por edhe reflektim i pozitĂ«s sociale, zgjedhja e njĂ« makine me motor tĂ« fuqishĂ«m shpesh Ă«shtĂ« e lidhur me dĂ«shirĂ«n pĂ«r tĂ« “dukur mirĂ«â€.

Marka luksoze si Mercedes-Benz, BMW dhe Audi janë më të pranishme në rrugët shqiptare sesa në shumë vende të BE-së me të ardhura më të larta për frymë. Madje edhe makina të prodhuara para vitit 2010 me motorë mbi 2.0 litra janë të kërkuara, falë çmimit të lirë dhe imazhit që përçojnë.

Kushtet gjeografike dhe infrastruktura e vështirë në shumë zona të vendit janë një tjetër arsye praktike për këtë zgjedhje. Terreni i thyer, mungesa e mirëmbajtjes së rrugëve dytësore dhe dimrat e ashpër në zona malore e bëjnë një makinë me motor të fuqishëm një zgjedhje të arsyeshme për shumë familje jashtë qyteteve të mëdha.

Megjithatë, situata në Shqipëri po ndryshon. Rritja e çmimit të karburantit, presioni për të ulur ndotjen, dhe hyrja graduale e makinave hibride e elektrike po shtyjnë shumë konsumatorë të rimendojnë zgjedhjen e tyre.

Politikat tatimore të reja që penalizojnë mjetet mbi 2,000 cc dhe taksat mjedisore për makinat që ndotin më shumë po japin efekt në segmentin e ri të blerësve, sidomos në qytetet e mëdha.

The post Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave mbi 2 mijë kubikë appeared first on Revista Monitor.

Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të motorizimit në Europë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për vitin 2024, në Shqipëri ka 328 makina për çdo 1,000 banorë, që do të thotë se vetëm një në tre banorë zotëron një automjet.

Pavarësisht rritjes së treguesit për shkak të rishikimit të popullsisë me ulje dhe shtimit të numrit të automjeteve në 2024-n, kjo normë është dukshëm më e ulët krahasuar me pjesën më të madhe të kontinentit. (në vitin 2023, Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër rreth 2.7 milionë banorë, ndërsa me Censin e ri popullsia zbriti në rreth 2.4 milionë banorë).

Në rajonin e Ballkanit, Shqipëria renditet më lart se vetëm disa vende: Bosnja dhe Hercegovina (321), Maqedonia e Veriut (303), dhe Turqia, që ka nivelin më të ulët në Europë me vetëm 189 makina për 1,000 banorë.

Ndërkohë, Kosova ka një normë më të lartë se Shqipëria, rreth 349 makina për 1,000 banorë (sipas të dhënave të vitit 2023), ndërsa Mali i Zi qëndron ndjeshëm më lart me 417. Serbia dhe Gjeorgjia kanë gjithashtu norma më të larta, respektivisht 377 dhe 388 makina për mijë banorë.

Në Europën Qendrore e Lindore, vendet si Rumania (444) dhe Hungaria (447) kanë nivele të krahasueshme me mesataren e rajonit, por përsëri dukshëm më të larta se Shqipëria.

Në krahun tjetër të tabelës, vendet perëndimore dhe nordike dominojnë me norma shumë më të larta motorizimi. Italia kryeson me 701 makina për 1,000 banorë, e ndjekur nga Luksemburgu, Finlanda dhe Qipro, të cilat gjithashtu kalojnë kuotën e 650 makinave për mijë banorë. Vende si Gjermania, Franca, Austria dhe Spanja kanë gjithashtu norma që variojnë ndërmjet 550 dhe 650.

Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2024 qëndron në rreth 576 makina për 1,000 banorë, gati dy herë më shumë se niveli shqiptar. Ky tregues tregon jo vetëm për mundësitë ekonomike, por edhe për mënyrën e jetesës, nivelin e urbanizimit dhe zhvillimin e infrastrukturës rrugore në vend.

Ndërsa Shqipëria ka parë rritje të numrit të mjeteve në vitet e fundit, krahasuar me standardet europiane, niveli i motorizimit vijon të mbetet ndër më të ulëtit në kontinent, çka nënvizon diferencat e mëdha ekonomike dhe të zhvillimit mes vendeve.

Të dhënat e tjera të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe INSTAT bëjnë të ditur se numri më i lartë i mjeteve është në Tiranë dhe Durrës, me rreth 500 makina për një mijë banorë, ose një makinë për dy banorë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura), sipas DPSHTRR.

Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

 

https://monitor.al/ndertime-trafik-e-veshtiresi-ne-parkim-nje-ne-dy-banore-ka-tashme-nje-makine-ne-tirane/

 

The post Një ndër tre banorë në Shqipëri ka makinë, ende ndër më të ulëtat në Europë appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë.

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare për kërkim-zhvillim ishte vetëm 0.19% e PBB-së, ose 40.9 milionë euro në vlerë absolute.

Kjo e vendos Shqipërinë në vendin e parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Rumaninë. Në Serbi, ku janë të dhënat e disponueshme për 2024, treguesi është 0.4% e PBB-së.

Në krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian ishte 0.71% e PBB-së, me një vlerë totale prej afro 128 miliardë euro të alokuara nga buxhetet qeveritare për R&D. Diferenca është e thellë dhe tregon për mospërputhje serioze mes Shqipërisë dhe vendeve që investojnë në mënyrë të qëndrueshme në dijen, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

EkspertĂ«t e lidhin kĂ«tĂ« nivel tĂ« ulĂ«t shpenzimesh nĂ« ShqipĂ«ri me mungesĂ«n e vĂ«mendjes institucionale ndaj kĂ«rkimit shkencor dhe me strukturĂ«n e ekonomisĂ« shqiptare, e cila Ă«shtĂ« e pĂ«rqendruar kryesisht nĂ« sektorĂ« si ndĂ«rtimi dhe turizmi – tĂ« cilĂ«t nuk nxisin kĂ«rkim, teknologji apo risi. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, mungesa e njĂ« politike tĂ« qartĂ« kombĂ«tare pĂ«r kĂ«rkim dhe zhvillim ka çuar nĂ« njĂ« nĂ«nfinancim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s akademike moderne.

Në një epokë ku ekonomitë globale po orientohen drejt teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale dhe zhvillimeve digjitale, mungesa e investimeve në kërkim dhe zhvillim përbën një pengesë serioze për rritjen afatgjatë të Shqipërisë. Sipas Eurostat, investimet publike në R&D janë kyçe për konkurrueshmërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, ndaj mbetja në fund të listës përbën një thirrje për reflektim dhe ndryshim të drejtimit strategjik të vendit.

 

Europa

Sipas Eurostat, Në vitin 2024, alokimet buxhetore të qeverive të vendeve të Bashkimit Europian për kërkim dhe zhvillim (GBARD) arritën në rreth 127.9 miliardë euro, ose 0.71% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Kjo përfaqëson një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin 2023 (123.7 miliardë euro) dhe një rritje prej 59.5% krahasuar me vitin 2014, kur kjo shumë ishte rreth 80.2 miliardë euro.

Në vitin 2024, buxheti qeveritar për kërkim dhe zhvillim në nivelin e BE-së ishte ekuivalent me 284.7 euro për banor, që përbën një rritje prej 57.0% krahasuar me vitin 2014, kur ishte 181.3 euro për banor.

Vendet që shpenzuan më shumë për R&D për frymë ishin Luksemburgu (759.2 euro për banor), ndjekur nga Danimarka (586.8 euro) dhe Holanda (542.7 euro). Ndërkohë, shpenzimet më të ulëta për banor u regjistruan në Rumani (19.1 euro), Bullgari (38.3 euro) dhe Hungari (58.7 euro). Duhet theksuar se ndryshimet në shpenzimet për frymë mund të pasqyrojnë gjithashtu ndryshime në popullsinë e vendeve përkatëse.

TĂ« gjitha vendet e Bashkimit Europian kanĂ« rritur buxhetet e tyre pĂ«r kĂ«rkim dhe zhvillim gjatĂ« periudhĂ«s 2014–2024, tĂ« llogaritura nĂ« euro pĂ«r banor. Rritjet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« pĂ«rqindje janĂ« regjistruar nĂ« vendet e EuropĂ«s Lindore, duke reflektuar njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« kapur hendekun me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« kontinentit.

Letonia kryeson listën me një rritje prej 313%, duke kaluar nga vetëm 19.1 euro për banor në vitin 2014 në 78.9 euro në vitin 2024. Pas saj vjen Sllovenia me një rritje prej 252%, nga 78.3 euro në 275 euro për banor, dhe Lituania me 197%, duke kaluar nga 42.7 euro në 123 euro për banor.

Sa i përket shpërndarjes sipas objektivave socio-ekonomike, 35.7% e fondeve buxhetore qeveritare për kërkim dhe zhvillim (GBARD) u drejtuan për avancimin e përgjithshëm të dijes, kryesisht të financuara përmes një granti të përgjithshëm publik të njohur si fondet publike të përgjithshme universitare (GUF), të cilat përdoren nga institucionet e arsimit të lartë publik për të mbështetur aktivitetet e tyre.

Përveç kësaj, 16.6% e fondeve GBARD iu dedikuan gjithashtu avancimit të përgjithshëm të dijes, por nga burime të tjera përveç GUF. Ndërkohë, 9.4% e fondeve u orientuan drejt prodhimit industrial dhe teknologjisë, 7.0% për shëndetësinë dhe 6.1% për eksplorimin dhe shfrytëzimin e hapësirës.

 

The post Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim appeared first on Revista Monitor.

Bien aksidentet nĂ« qershor, kujdes nga tĂ« rinjtĂ«, “pĂ«rplasen” mĂ« shumĂ«

Në muajin qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë periudhës janar-qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmoshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së martë, me 6,5%.

Numri mĂ« i lartĂ« i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatĂ« harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zĂ«nĂ« 22,4% tĂ« numrit tĂ« aksidenteve rrugore gjithsej.

 

The post Bien aksidentet nĂ« qershor, kujdes nga tĂ« rinjtĂ«, “pĂ«rplasen” mĂ« shumĂ« appeared first on Revista Monitor.

Prodhimi bujqësor, kostot

Pas pandemisë kostot e prodhimeve bujqësore janë rritur me ritme shumë më të larta se para pandemisë, sidomos për kulturat e perimeve dhe prodhimet blegtorale.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT kostot e prodhimit në bujqësi u rritën me 4.7% ndërmjet 2016 dhe 2020, ndërsa nga 2021 në 2024 u shtuan me 37.4%.
Për vitin 2021, kostot totale të prodhimeve bujqësore shënuan rritje prej 7.4%, duke reflek...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Prodhimi bujqësor, kostot appeared first on Revista Monitor.

Përdorimi i internetit për qëllime kulturore në Shqipëri i kufizuar, shohin kryesisht vetëm lajmet

Edhe pse interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, përdorimi i tij për qëllime kulturore dhe blerje të përmbajtjeve dixhitale në Shqipëri mbetet relativisht i kufizuar krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se shqiptarët janë më aktivë në leximin e lajmeve online (73%) dhe në dëgjimin e muzikës në internet (54%), ndërsa përdorimi për argëtim vizual apo interaktiv, si shikimi i videove (50%) apo lojërat online (28%), është më i ulët se mesatarja europiane.

Kur bëhet fjalë për blerjen e produkteve apo shërbimeve kulturore në internet, përqindjet janë edhe më modeste. Vetëm një numër i vogël përdoruesish paguan për abonime në platforma muzikore apo televizive, për të shkarkuar lojëra apo për të blerë bileta për evente. Megjithatë, vërehet një interes disi më i lartë për shërbimet e transmetimit të lojërave (gaming), ku Shqipëria lë pas disa vende të rajonit.

Bazuar në të dhënat e Eurostat në Shqipëri 73% e përdoruesve të internetit në Shqipëri lexojnë lajme online, faqe gazetash ose revista informative. 28% luajnë ose shkarkojnë lojëra në internet. 54% dëgjojnë muzikë online, përfshirë radio në internet ose platforma streaming. 50% shikojnë TV apo video të transmetuara përmes internetit.

Shifrat tregojnë se shqiptarët kanë një përfshirje të kufizuar në tregun dixhital të produkteve kulturore, veçanërisht në krahasim me mesataren e BE-së, ku 30% e përdoruesve kanë abonime për filma ose sporte, dhe 21% për muzikë.

Vetëm një përqindje e vogël e përdoruesve raportoi blerje të tilla:

  • 7% blenĂ« bileta pĂ«r evente.
  • 5% paguan pĂ«r abonim nĂ« platforma muzikore streaming.
  • 6% paguan pĂ«r abonim nĂ« platforma pĂ«r filma, seriale ose sporte.
  • 5% paguan pĂ«r akses nĂ« faqe lajmesh online, gazeta elektronike ose revista.
  • 7% paguan pĂ«r njĂ« shĂ«rbim streaming tĂ« lojĂ«rave (gaming).

Në Europë

Në vitin 2024, njerëzit në Bashkimin Europian përdorën gjerësisht internetin për qëllime kulturore. Aktiviteti më i zakonshëm ishte shikimi i TV-së ose videove online, i raportuar nga 79% e përdoruesve të internetit. Më pas vinin leximi i faqeve të lajmeve online, gazetave apo revistave informative (70%), dëgjimi ose shkarkimi i muzikës (65%) dhe luajtja apo shkarkimi i lojërave (34%).

Përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që shikonin TV ose video online u regjistruan në Holandë dhe Finlandë (të dyja me 96%) dhe në Qipro (94%), ndërsa më të ulëtat u vunë re në Rumani (44%), Bullgari (55%) dhe Sllovaki (63%).

Leximi i lajmeve online (nga faqe interneti, gazeta apo revista) u raportua nga 91% e pĂ«rdoruesve tĂ« internetit nĂ« Çeki, 90% nĂ« FinlandĂ« dhe 89% nĂ« Qipro. NĂ« tĂ« kundĂ«rt, pĂ«rqindjet mĂ« tĂ« ulĂ«ta ishin nĂ« Rumani (50%), FrancĂ« (56%) dhe Itali (62%).

Më shumë se një e treta e përdoruesve blenë produkte dhe shërbime kulturore online
Në vitin 2024, 36% e përdoruesve të internetit në Bashkimin Europian blenë një formë të caktuar të produkteve apo shërbimeve kulturore online.

Abonimet ishin veçanërisht të përhapura, sidomos ato për filma, seriale dhe shërbime transmetimi sportiv (30%) si dhe për platforma muzikore streaming (21%).

Një në katër përdorues interneti (25%) bleu bileta për evente.

Sa i përket zakoneve të leximit, librat, revistat dhe gazetat e printuara (16%) ishin më të preferuara sesa librat elektronikë dhe audiolibrat (7%).

Gjithashtu, përdoruesit e internetit paguan për të shkarkuar programe kompjuterike (11%), lojëra (10%) dhe një pjesë më e vogël bleu kopje fizike të përmbajtjeve të tjera audiovizive si muzikë, filma apo seriale (6%)./ E.Zito

 

The post Përdorimi i internetit për qëllime kulturore në Shqipëri i kufizuar, shohin kryesisht vetëm lajmet appeared first on Revista Monitor.

Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedez Benz.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e Mjeteve Rrugore” pĂ«r vitin 2024, i cili ofron njĂ« pasqyrĂ« tĂ« detajuar mbi mjetet rrugore qĂ« qarkullojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

“NĂ« fund tĂ« vitit 2024, numri i mjeteve rrugore tĂ« regjistruara (me status aktiv ose tĂ« çregjistruara pĂ«rkohĂ«sisht) arriti nĂ« 959.226 mjete, duke shĂ«nuar njĂ« rritje me 10,5%, krahasuar me vitin 2023. Autoveturat pĂ«rbĂ«jnĂ« 80,8% tĂ« mjeteve gjithsej.

Numri i autoveturave pĂ«r 1.000 banorĂ« u rrit nĂ« 328 (nga 292 nĂ« vitin 2023)” thuhet nĂ« njoftimin e INSTAT.

Të dhënat tregojnë se Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të mjeteve rrugore me 34,8%, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Durrësi ka numrin më të lartë të autoveturave për 1.000 banorë (483).

Karakteristikat teknike të mjeteve

Sa u takon karakteristikave teknike të mjeteve shumica e tyre vijojnë të jenë manual, edhe pse rritja e atyre me kambio automatike ka qenë e shpejtë se fundmi.

“58,8% e mjeteve kanĂ« kambio manuale. Rritje e ndjeshme e mjeteve tĂ« prodhuara pas vitit 2011 me 44,4%. 47,9% e autoveturave kanĂ« moshĂ« mes 11-20 vjet” vlerĂ«son INSTAT.

Dy markat më të përhapura mbeten Volkswagen dhe Mercedes Benz mbeten markat më të përdorura të autoveturave.  Sipas INSTAT, 72,9% e autoveturave përdorin naftë, ndërsa përdorimi i autoveturave elektrike është rritur me 2 herë, krahasuar me vitin 2023.

Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut, kalon e para për importet në 2024

 

The post Shqiptarët ende të fiksuar me Volkswagen dhe Mercedez, Durrësi rekord për numrin e autoveturave appeared first on Revista Monitor.

Industri dhe bujqësi, 2024

Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjenerues të mëdhenj të punësimit, janë në një krizë të thellë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Industri dhe bujqësi, 2024 appeared first on Revista Monitor.

99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale

Në një kohë kur aftësitë digjitale janë thelbësore për integrimin në tregun modern të punës dhe për përfshirjen në shoqërinë digjitale, Shqipëria vijon të mbetet ndër vendet me përgatitjen më të ulët në Europë.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« Eurostat, vetĂ«m 51% e tĂ« rinjve tĂ« moshĂ«s 16–29 vjeç nĂ« ShqipĂ«ri zotĂ«rojnĂ« aftĂ«si digjitale bazĂ«, pĂ«rqindje qĂ« qĂ«ndron shumĂ« poshtĂ« mesatares sĂ« Bashkimit Europian (rreth 71%)

NĂ« vendin tonĂ«, nuk ka dallim midis gjinive – si meshkujt ashtu edhe femrat kanĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel pĂ«rgatitjeje dixhitale (51%). Por ndryshe nga ShqipĂ«ria, nĂ« shumicĂ«n e vendeve tĂ« BE-sĂ« femrat e reja kanĂ« tejkaluar meshkujt pĂ«r nga zotĂ«rimi i aftĂ«sive dixhitale bazĂ«.

Në vitin 2023, në nivel BE-je kishte më shumë të reja (73%) që raportuan se zotëronin aftësi digjitale bazë krahasuar me të rinjtë meshkuj (69%). Ky trend vihet re edhe në shumicën e vendeve anëtare. Diferenca më e madhe në favor të vajzave të reja u regjistrua në Kroaci, ku 94% e tyre (krahasuar me vetëm 80% të djemve) kanë të paktën aftësi digjitale bazë.

E kundĂ«rta vihet re nĂ« pesĂ« vende tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«, ku pĂ«rqindja e tĂ« rinjve meshkuj me  aftĂ«si digjitale bazĂ« Ă«shtĂ« pak mĂ« e lartĂ« se ajo e vajzave – kĂ«to vende janĂ« Gjermania, Malta, Rumania, Estonia dhe Sllovakia.

Përdorimi ditor i internetit

Sipas tĂ« dhĂ«nave mĂ« tĂ« fundit tĂ« Eurostat, 99% e tĂ« rinjve shqiptarĂ« tĂ« moshĂ«s 16–29 vjeç pĂ«rdorĂ«n internetin çdo ditĂ« gjatĂ« vitit 2024, mbi mesatarene BE-sĂ« prej 97 pĂ«r qind.

Megjithatë, përqindja e popullsisë së përgjithshme që përdor internetin çdo ditë është vetëm 83%, çka krijon një hendek prej 14 pikë përqindjeje mes të rinjve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Ky hendek është më i thellë se mesatarja e BE-së (9 pikë përqindjeje) dhe tregon për një ndarje të fortë ndërbrezore në përdorimin e teknologjisë.

Krahasimisht, në vende si Irlanda apo Holanda, ku 100% e të rinjve janë online çdo ditë, edhe pjesa tjetër e popullsisë ndodhet shumë afër kësaj norme (98%), duke reflektuar një shoqëri më të digjitalizuar në tërësi./ Eurostat

The post 99% e të rinjve shqiptarë janë çdo ditë online, por ndër të fundit në Europë për aftësitë dixhitale appeared first on Revista Monitor.

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

Shqipëria kryesoi Europën në vitin 2024 për normat më të larta të migracionit neto negativ (kthimet minus ikjet) me -12.1 banorë të larguar nga vendi për 1000 banorë në vitin 2024, nga -11.7 që ishte ky tregues në vitin 2022.

Emigrimi neto jo vetëm që nuk po përmirësohet, por fenomeni është bërë kronik dhe po thellohet në mënyrë të qëndrueshme. (shiko tabelën e mëposhtme).

Të dhënat e Eurostat tregojnë se për çdo 1000 banorë vitin e kaluar mbi 12 janë larguar nga vendi një normë shumë herë më e lartë se vendet e tjera të Rajonit dhe Europës Lindore ku në shumicën prej tyre me 2024 kthimet në shtëpi janë më ta larta se ikjet.

Në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian ka rënie të emigracionit pas vitit të jashtëzakonshëm 2022, kur lufta në Ukrainë dhe lirimi i kufizimeve pandemike sollën flukse të larta lëvizjeje, por në Shqipëri tendenca është krejt e kundërt. Emigrimi nuk po ndalet dhe duket se nuk ka asnjë ngadalësim real.

Rezultatet tregojnë se në shumicën e vendeve te Ballkanit kthimet janë më të larta se ikjet në 2024. Në Bosnjë emigracioni neto ishte 0.1% më 2024, nga një trend negativ në vitet e shkuara. Bilanci i migracionit neto u kthye pozitiv ishe ne Maqedoninë e Veriut , +0.3 më 2024 nga negativ që ishte në vitet e shkuara. Gjithashtu në Serbi ka tendenca pozitive pasi ikjet me kthimet u barazuan me 2024, nga një bilanc negativ që ishte në të shkuarën.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për 1 janar 2025, mosha mediane e popullsie shqiptare rrit me 0,8 vjet brenda 1 viti duke arritur në 44,3 vjeç, ndërsa emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) arritën në rreth -29 mijë persona. Në dy vite 2023 dhe 2024 emigrimi neto shënoi -72,597 persona.

Nga viti 2015 deri nĂ« 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijĂ« persona nĂ« vit, 80% e tyre tĂ« rinj, ndĂ«rsa nga 2020 – 2025 ky tregues Ă«shtĂ« mesatarisht -34,5 mijĂ« nĂ« vit. Emigracioni i tĂ« rinjve Ă«shtĂ« rritur mĂ« shumĂ« se dyfishi pas pandemisĂ«

Anketat e Monitor kanë treguar se, njerëzit nuk po largohen vetëm nga varfëria, por edhe mungesa e shpresës se gjërat mund të përmirësohen dhe gjithashtu vlerësojnë të rëndësishme mungesën e cilësisë në shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

MĂ« shumĂ« se 66% e tĂ« anketuarve qĂ« jetojnĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, 568 persona nga 857 gjithsej, dhanĂ« si arsye pĂ«r emigrimin “mungesĂ«n e perspektives pĂ«r tĂ« ardhmen”.

Gjithashtu, mĂ« shumĂ« se gjysma mendojnĂ« si arsyen e dytĂ« mĂ« kryesore pĂ«r largimin nga vendi “standardet mĂ« tĂ« larta tĂ« jetesĂ«s”, nĂ« vend tĂ« tretĂ« “mungesa e njĂ« shĂ«rbimi shĂ«ndetĂ«sor tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m”, nĂ« vend tĂ« katĂ«rt, ”mungesa e sigurisĂ« dhe stabilitetit politik, ndĂ«rsa 46% e tĂ« anketuarve kishin si njĂ« arsye “arsim mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t”.

40% e shtresës së mesme gati për emigrim, nga mungesa e perspektivës dhe sistemit shëndetësor

Ndryshe nga vende qĂ« kanĂ« krijuar politika pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr ose rikthyer diasporĂ«n, ShqipĂ«ria nuk ka asnjĂ« politikĂ« efektive pĂ«r tĂ« ruajtur apo kthyer qytetarĂ«t e saj. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, shpesh emigrimi Ă«shtĂ« parĂ« si “zgjidhje” e heshtur pĂ«r tĂ« ulur presionin ekonomik dhe social brenda vendit.

Kjo humbje e vazhdueshme njerëzore solli pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, sociale dhe demografike. Tregu i punës po ngushtohet, popullsia po plaket dhe zonat rurale po boshatisen. Shërbimet publike, nga arsimi tek shëndetësia, po e ndiejnë mungesën e specialistëve, ndërsa investimet po zhvendosen drejt vendeve me më shumë stabilitet demografik.

Nëse në disa vende të rajonit kjo prirje po zbutet falë politikave të rikthimit ose integrimit në tregje më të mëdha, në Shqipëri mungesa e një strategjie të qartë për të ndaluar ose kthyer valët e emigrimit vetëm sa po e përkeqëson situatën./ B.Hoxha

 

The post Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024 appeared first on Revista Monitor.

Bilanci i pagesave, T I 2025

Investimet e huaja direkte në vend po mbahen në këmbë vetëm nga blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt, që në fakt, përveç valutës që sjellin në Shqipëri nuk ndikojnë në krijimin e vendeve të punës apo në vlerën e shtuar të ekonomisë.
Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në tre muajt e parë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja direkte sipas aktivitetit të pas...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bilanci i pagesave, T I 2025 appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit

Në gjithë Europën, sidomos atë në zhvillim, njerëzit lëvizin në kërkim të një jete më të mirë.

Globalizimi, hapja e tregjeve, lehtësimi i lëvizjes dhe kritereve të lejeve të punës nga shtetet e zhvilluara që po plaken, janë mundësi që, natyrshëm, shumëkush do të përpiqet ti shfrytëzojë, sidomos të rinjtë që sot kanë pritshmëri më të larta nga jeta.

Por, askush nuk ikĂ«n me ritmin qĂ« po largohen shqiptarĂ«t. TĂ« dhĂ«nat e fundit tĂ« Eurostat, tĂ« pĂ«rpunuara nga “Monitor”, tregojnĂ« se popullsia e ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« reduktuar me 18.2% nĂ« fund tĂ« vitit 2024, nĂ« krahasim me 2011, periudhĂ« qĂ« pĂ«rfshin dhe zhvillimin e dy censeve.

Gjatë kësaj periudhe, vendi është reduktuar me mbi 500 mijë banorë. Vendi ka zyrtarisht sot 2.36 milionë banorë, shifër e raportuar dhe tek Eurostat.

Kjo rënie në përqindje (e matur me madhësinë relativ të kombit) është më e larta në Europë, sipas Eurostat. Shteti i dytë që ka humbur më shumë banorë, pas Shqipërisë, është Bullgaria, popullsia e së cilës është reduktuar me 12.3% brenda së njëjtës periudhë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, duke humbur 11.4%, e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina (-11.2%), Kroacia )-9.7), Letonia (-9.4) dhe Serbia (-9%). Vendi i rajonit që ka arritur të ruajë nivelet pothuajse të pandryshuara të popullsisë është Mali i Zi, që ka parë një rritje me 0.6% nga 2011-a. (Shifrat për Kosovën mungojnë).

Shtetet e Europës Perëndimore, ndonëse janë më të plakura, kanë arritur që të shtojnë popullsisë, si rrjedhojë e politikave agresive të emigrimit, si një zgjidhje për të adresuar problemet demografike, që kanë ardhur nga plakja e popullsisë dhe rënia e lindjeve.

Eurozona e ka rritur popullsinë me 3.2% nga 2011-a. Në Itali, shteti më i plakur në Europë, së bashku me Spanjën, popullsia ka ndryshuar përkatësisht me -1.8% dhe +4.5%. Gjermania, që vitet e fundit ka lehtësuar kriteret e lejeve të punës ka rritur popullsinë me 4% në më shumë se një dekadë.

Në Shqipëri, tkurrja e fortë e popullsisë lidhet me dy faktorë. Së pari, ngadalësimi i shtesës natyrore, që gjatë pandemisë u kthye në negativ dhe tashmë është në nivele minimale, me vetëm 1.2 mijë persona plus në 2024-n, nga mbi 60 mijë persona që ishte në fillim të viteve 90.

Faktori i dytë dhe më i rëndësishëm është emigracioni, që njohu një valë të re pas vitit 2016, kryesisht nga popullsia e re në moshë. Në vitin 2024, sipas Eurostat, emigracioni neto ishte 28.8 mijë persona.

I dyti më i larti në Europë, pas Turqisë, që kishte një emigracion neto prej -156 mijë personash, por që është një shtet me një popullsi me 86 milionë banorë! Që pas viteve 90, në çdo dekadë, kur janë dhe të dhënat e Censeve, nga vendi janë larguar mesatarisht 500 mijë persona.

Të dy këto faktorë kanë ndikuar në plakjen e popullsisë. Sipas të dhënave të të tjera të Eurostat, mosha mediane e Shqipërisë arriti në 44.3 vite në 2024-n, duke iu afruar mesatares së BE-së prej 44.7 vite vitin e kaluar. Kjo do të thotë që në Shqipëri, gjysma e popullsisë është nën 44.3 vjeç dhe gjysma mbi këtë moshë. Në 2010-n, gjysma e popullsisë shqiptare ishte nën 31.9 vjeç.

Rënia e popullsisë dhe plakja e saj ka shkaktuar ngërç në tregun e punës, duke detyruar bizneset të frenojnë zgjerimin, ka frenuar produktivitetin, teksa janë rritur pagat pa u shoqëruar me rendimentin, ka frenuar konsumin dhe në afat të gjatë pritet të ndikojë skemën e pensioneve dhe rritjen e qëndrueshme ne vend, teksa qeveria nuk duket ende ta pranojë si një problem madhor, ritmet e larta me të cilat po reduktohet popullsia e vendit.

The post Shqipëria, me rënien më të fortë të popullsisë në Europë në dekadën e fundit appeared first on Revista Monitor.

❌