Millie Bobby Brown bëhet nënë në moshën 21-vjeçare pas birësimit të një vajze
Aktorja, Millie Bobby Brown, e njohur për rolin e Eleven në “Stranger Things”, ka zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj Jake Bongiovi kanë birësuar një vajzë të vogël.
Lajmin emocionues e ndanë në Instagram: “Këtë verë mirëpritëm vajzën tonë të ëmbël nëpërmjet birësimit. Jemi të emocionuar për këtë kapitull të ri”.
Ky hap shënon një fazë të re për yllin e Netflix, e cila është rritur para kamerave që nga mosha 9-vjeçare, duke sakrifikuar një fëmijëri dhe adoleshencë të zakonshme për karrierën, shkruan DailyMail.
Millie është shprehur më parë se dëshira për t’u bërë nënë në moshë të re ishte gjithmonë pjesë e planit të saj, e frymëzuar nga nëna e saj që u bë nënë në moshën 21-vjeçare.
“Dua një familje të madhe. Është shumë e rëndësishme për mua”, ka thënë ajo në një podcast në mars.
Ajo dhe Jake, djali i këngëtarit Jon Bon Jovi, u fejuan në vitin 2023 dhe u martuan në një ceremoni private në maj 2024.
Millie ka theksuar se ndonëse karriera është e rëndësishme për të, ndërtimi i një familjeje mbetet një prioritet personal. /Telegrafi/
The post Millie Bobby Brown bëhet nënë në moshën 21-vjeçare pas birësimit të një vajze appeared first on Telegrafi.