Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rike Roçi thotë se Ilnisa Agolli e ka bllokuar në rrjete sociale, por nuk e di arsyen

27 May 2025 at 11:59

E ftuar në “Mos i bjer me Top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, modelja Rike Roçi është vënë përballë fotografive të disa prej ish-banorëve të Big Brother VIP Albania.

Ish-konkurrentja e Big Brother kishte për të zgjedhur nëse do e griste, puthte apo injoronte foton e secilit pre tyre.

Ajo vendosi që të mos griste asnjë nga imazhet, por vetëm dërgoi puthje dhe bëri një ‘injorim’.

Foto: Screenshot/YouTube

Kur u pyet për Ilnisa Agollin, biondja theksoi se ishte takuar me të te Festivali i RTSh-së, por që më pas ia bëri bllok.

“Ilnisën e kam takuar te festivali i RTSH-së, erdhi më takoi dhe e takova. Bëri foto me mua dhe pas një muaji më kishte bërë bllok dhe po e injoroj foton e saj”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Ato kanë qenë së bashku pjesë e spektaklit Big Brother, në edicionin e tretë, ku fituese u shpall Egla Ceno.

Duket se Ilnisa ka një hatër-mbetje me Riken, edhe pse nuk i di akoma arsyet. /Telegrafi/

The post Rike Roçi thotë se Ilnisa Agolli e ka bllokuar në rrjete sociale, por nuk e di arsyen appeared first on Telegrafi.

Ilnisa Agolli për raportin e banorëve: Rozana lau dhe fytyrën me duart e Laertit…

By: V K
16 April 2025 at 09:18

Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në emisionin maratonë “Big Brother VIP Fan Club”, për të diskutuar në lidhje me rrugëtimin e finalistes Rozana Radi së bashku më ish-banorët dhe opinionistët, kanë qenë Ilnisa Agolli dhe Meridian Ramçaj.

Të dy ata kanë dhënë mendimin e tyre, në lidhje me dinamikat e lojës së banores dhe jo vetëm…

Pjesë nga biseda:

Heidi:A është Rozana Radi një lidere e vërtetë e këtij edicioni? Apo një lidere e vetëshpallur?

Meridiani: Fakti që Rozana është në finale dhe fakti që është një ndër banoret më të përfolura në shtëpi do të thotë që është lider. E kanë bërë banorët Rozanën lider. 

Ilnisa: Ne si shoqëri kemi nevojë për shembuj edukativ, globalizimi po shkon drejt kotësisë, po rrisim një rini që po ka vetëm një jetë fiktive dhe një model qytetar në këtë lojë padyshim që vazhdon të jetë vetëm Laert Vasili. 

Nëse ka një model në atë shtëpi që ka abuzuar me Laert Vasilin është vetëm Rozana Radi, e cila ka abuzuar me miqësinë e çiltër të Laertit. Laerti është qytetar dhe miqësinë e ofron me zë të ulët nuk e ofron me zë të lartë siç e ofron kjo vajza tjetër. 

Heidi:Me këtë doni të thoni që i ka dhënë një dorë Laerti Rozanës?

Ilnisa: Çfarë? Jo vetëm një por të dyja duart, lau dhe fytyrën me duart e Laertit. 

The post Ilnisa Agolli për raportin e banorëve: Rozana lau dhe fytyrën me duart e Laertit… appeared first on Albeu.com.

“Është sapioseksual”/ Ilnisa flet për rrugëtimin e Laertit në BBV: E meriton fitoren

By: gaze tare
10 April 2025 at 22:11

Në një lidhje telefonike për emisionin “Pardon My French”, Ilnisa Agolli ndau për publikun vlerësimin dhe mbështetjen e saj për mikun e afërt, Laert Vasili, i cili tashmë është shpallur si finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 4.

E pyetur nëse e sheh Laertin si fitues, Ilnisa u tregua e rezervuar në parashikime, por theksoi se ai e meriton këtë titull. “Nuk dua të flas përpara kohe, por ai ka treguar shumë durim dhe mënyra se si ka shprehur gjithçka me dinjitet më bën ta dua si fitues. E kam ditur që do shfaqte më të mirën e tij,” u shpreh ajo.

Në lidhje me marrëdhëniet që Laerti ka krijuar brenda shtëpisë së BBV, Ilnisa ndalet veçanërisht te ballafaqimi me Gjestin, një moment që bëri bujë edhe jashtë. “Megjithëse pati konfuzion për shkak të përkthimeve dhe ndjeshmërisë fetare, më pëlqyen të dy në mënyrën e tyre. Falja e Laertit më shumë vinte nga një keqkuptim sesa një përulje, dhe ky gjest tregoi shumë për karakterin e tij,” u shpreh ajo.

E shikon Ilnisa si fitues Laertin?

Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën që kam për ta dashur si fitues. Mendoj që ai e meriton të jetë një fitues, për shkak të durimit që ka pasur gjatë gjithë këtyre ditëve për shkak edhe të mënyrës se si ka shprehur gjithçka në formën e tij. Jam për Laertin dhe e dija që ky djalë do ta shfaqte më të mirën e tij me shumë dinjitet.

Si i sheh Ilnisa raportet që Laerti ka me njerëzit e tjerë brenda në shtëpinë e BBV?

Më pëlqeu ballafaqimi i tij me Gjestin, megjithëse situata ishte pak kaotike jashtë me përkthimet e çuditshme karshi fesë, por ata më kanë pëkqyer shumë të dy, secili në mënyrën e tij. Falja e Laertit ishte karshi një keqkuptimi më shumë sesa një falje ku ai tregonte një përulje karshi një termi që është shumë i bukur që është “Allahu ekber” por veprimi i shëmtuar i Gjestit e detyroi që në një formë apo në një tjetër të keqkuptohej e gjithë situata. Ndodhi ajo që ndodhi.

Një ndër gjërat për të cilat është përfolur Laerti gjatë qëndrimit në BBV ka qenë edhe donzhuanizmi, çfarë mendon Ilnisa për këtë?

Po sikur nuk e pashë sepse Laerti është shumë donzhan edhe nuk e vura re shumë atje këtë anë. Laerti është sapioseksual kam idenë.

Duke qenë se ethet e finales kanë filluar sepse jemi drejt përfundimit të këtij edicioni, kë shikon Ilnisa në krahë të Laertit dhe Rozanës?

Do të isha kurioze të shihja Gertën me Egli Takon. Do të dëshiroja ta shihja këtë dyshe gocash. Unë mbahem si orakull ndonjëherë.

The post “Është sapioseksual”/ Ilnisa flet për rrugëtimin e Laertit në BBV: E meriton fitoren appeared first on iconstyle.al.

Ilnisa për Laertin: Mendoj se është sapios*ksual. Në finale shikoj…

By: redi
10 April 2025 at 20:48

E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë Ilnisa Agolli. Ajo ka dhënë mendimi e saj dhe ka treguar më shumë për rrugëtimin e mikut të saj, Laert Vasili, i cili Prime-in e së martës u shpall finalisti i dytë i edicionit të katërt të Big Brother VIP. E shikon Ilnisa si fitues Laertin? Nuk mund të flas përpara kohe apo të hipotetizoj të gjithë këtë ndjenjën…

Source

Të agjërojmë apo të votojmë?

By: Ela
28 March 2025 at 10:34

Nga Ilnisa Agolli Në një botë ku njerëzit e jetojnë njësoj këtë mars si çdo muaj tjetër, më vjen të them se nuk po marr vesh më asgjë. Kjo se në të gjashta ditët e kësaj jave arrita të kuptoj që vetëm feja e paska një sens. Feja dhe politika. Mbaj mend një herë Tor […]

The post Të agjërojmë apo të votojmë? appeared first on BoldNews.al.

“Nuk do dashuroja”/ Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin?

By: gaze tare
17 February 2025 at 16:51

Mesa duket Ilnisa Agolli do donte ta përjetonte ndryshe eksperiencën e saj në “Big Brother Vip Albania”, duke mos dashur njeri, që nënkupton romancën me Meriton Mjekiqin.

Duket se janë ndarë ‘keq’ saqë ajo u shpreh si e penduar për këtë histori dashurie.

E pyetur se çka do të ndryshonte po të futej sërish në këtë reality show ajo tha:

Nuk besoj se do dashurohesha brenda’ tha ajo.

The post “Nuk do dashuroja”/ Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? appeared first on iconstyle.al.

“Jemi grindur, jemi sharë”/ Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në “BBVA”

By: gaze tare
6 February 2025 at 19:59

Në “Big Love”, Laert Vasili mori një mesazh të veçantë mbështetjeje nga Ilnisa Agolli. Në një shkrim, Agolli i kujtoi Laertit se ndodhet në një garë dhe se nuk duhet të harrojë qëllimin e tij.

Ajo e përshkroi shtëpinë e Big Brother-it si një ambient që e njeh mirë dhe vlerësoi aftësitë e Laertit. Në fund të mesazhit, ajo i kujtoi se fitorja mbi veten nuk mund të merret as nga konkurrentët, as nga engjëjt dhe as nga demonët.

Laert, dua ta nis me një rresht të një poezie jo më kot: ‘Jemi grindur, jemi sharë por drejt njëri-tjetrit kemi ngarë.’ Këtë po ta them se je në një GARË aty dhe nuk duhet ta harrosh as këtë dhe as qëllimin që ti ke.

Unë e njoh atë shtëpi, siç njoh dhe çdo aftësi tënden, andaj mos harro se: Fitoren mbi veten nuk mund të ta marrin as konkurrentët, as engjëjt dhe as demonët!”

The post “Jemi grindur, jemi sharë”/ Ilnisa Agolli i dërgon mesazh Laert Vasilit në “BBVA” appeared first on iconstyle.al.

Miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin

By: gaze tare
30 January 2025 at 14:50

Xhilda Luzi ka folur ditën e sotme për raportin që tani ka me Ilnisa Agollin, ish mikesha e saj. Teksa ishte e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo pranoi se kanë pasur shumë miqësi, por pas daljes nga ‘BBVA’, Ilnisa i kërkonte të mos qëndronte me persona të caktuar, si Heidi apo Egla.

Xhilda-Unë Ilnisën e kam njohur në Top Channel, kur do vazhdoja tek “E Diell”, ishim në bisedime me Manushin që të drejtoja atje diçka në lidhje me politikën. Pastaj morëm vesh që ishim komshie dhe më pas na bashkoi historia e vajzës. Edhe unë jam me prindër të divorcuar dhe tek Anaisi unë gjeja veten. Kjo ishte dhe arsyeja që na bashkoi më së shumti, si dhe bota e saj artistike. Ilnisa është një vajzë shumë e përgatitur, me shumë botë.

Pyetja– Por si është sot ky raport?

XhildaNuk është fare. Unë mendoj se midis dy njerëzve, në çfarëdolloj marrëdhënie, midis fjalëve dhe veprave, flasin veprat. Unë e kam treguar veten time me vepra. Pati një shkëputje dhe distancim. Unë mendoj se njerëzit nuk i humb kur je keq, i humb kur ke sukses. Unë personalisht njerëzit në jetën time, i kam humbur kur kam pasur sukses. Pretendoja që të kisha një dashamirësi, mirëkuptim, mbështetje më të madhe nga Ilnisa. Ilnisa pretendonte që unë të mos flisja as me Heidin, as me Eglën… Në sensin që ti nuk mund të jesh shoqe me to. Unë luftën e “Big Brother” e mbarova. Unë kam thënë që ta fitojë kushdo dhe Egla Ceno të mos e fitojë. Dhe më pas Egla erdhi dhe më dha dorën dhe bashkëpunuam, është një marrëdhënie profesionale. Ishte kjo një ndër arsyet. Një arsye tjetër, është që kur ti nuk gëzohesh për mua, për gjërat që më ndodhin, as unë nuk kam pse i vazhdoj veprat për ty.

The post Miqësia me Ilnisën, Xhilda Luzi: Nuk gëzohej për mua, s’donte të flisja me Heidin appeared first on iconstyle.al.

“Ndarja jonë 100% e vërtetë”, Meritoni konfirmon fundin e marrëdhënies me Ilnisa Agollin, moderatorja nuk u pranua kurrë nga familja e tij

By: gsh
11 January 2025 at 11:16

I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte “100% e vërtetë”, por arsyet mbeten private.

“Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si jam ndjerë dhe nuk do të ndërroja asnjë pikë apo presje nga ajo përvojë”, tha Meritoni, duke shtuar se reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, me disa që e kanë mirëpritur dhe të tjerë që jo.

Lidhur me raportin e tij me Ilnisën, Meritoni e vlerësoi atë si një grua të mrekullueshme nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste. Ai theksoi se arsyet për ndarjen nuk kanë shumë rëndësi, pasi më e rëndësishme është që të dy të jenë mirë dhe të vazhdojnë jetën përpara.

“Janë gjëra shumë private, por unë i uroj Ilnisës më të mirat në jetë dhe karrierë”, përfundoi ai.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit.

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata ishte ende e nderë, në Tiranë, Meritoni u pranua si ‘dhëndër’.

Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

The post “Ndarja jonë 100% e vërtetë”, Meritoni konfirmon fundin e marrëdhënies me Ilnisa Agollin, moderatorja nuk u pranua kurrë nga familja e tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Nuk u pranua kurrë nga familja e tij, fundi i marrëdhënies së Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit! Arsyeja e ndarjes? Ja çfarë deklaroi moderatori për ish-partneren

11 January 2025 at 10:29
I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte “100% e vërtetë”, por arsyet mbeten private. “Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si

Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa

By: user 10
10 January 2025 at 15:47

Meriton Mjekiqi ka konfirmuar për herë të parë ndarjen me Ilnisën.

Në një intervistë për “Prive, moderatori konfirmoi aludimet por refuzoi të zbulonte arsyet e ndarjes.

“Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet.

Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, tha Meritoni.

Pavarësisht ndarjes, ai theksoi se historia me Ilnisën ka qenë reale.

Ai vijoi, “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.

Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhur e kështu ka qenë”.

 

The post Meriton Mjekiqi konfirmon ndarjen nga Ilnisa appeared first on Lapsi.al.

Meritoni flet për herë të parë për ndarjen me Ilnisën: Aludimet janë të vërteta

By: gaze tare
10 January 2025 at 10:24

Meritoni, i njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka komentuar së fundmi ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Për ‘Prive’ ai e ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në një mënyrë natyrale dhe reale.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku, është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.”

Për sa i përket aludimeve në media lidhur me ndarjen, ai ka pohuar se ato janë “100% të vërteta”, por ka shtuar se arsyet e ndarjes mbeten private dhe të personalizuara. Meritoni nuk ka kursyer lavdërime për Ilnisën, duke e cilësuar atë si një grua të mrekullueshme, nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste të shquar.

Ai gjithashtu theksoi se hapja për ndarjen nuk ka shumë rëndësi, pasi që për të është më e rëndësishme që të dy të jenë mirë dhe të ecin përpara në jetën e tyre. “Janë gjëra shumë private,” përfundoi ai, duke respektuar kështu privatësinë e momentit të tij të vështirë.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet. Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”

The post Meritoni flet për herë të parë për ndarjen me Ilnisën: Aludimet janë të vërteta appeared first on iconstyle.al.

Çdo gjë mori fund! Ilnisa dhe Meritoni “vulosin” kështu ndarjen e tyre

By: gaze tare
21 December 2024 at 10:55

Ilnisa dhe Meritoni, janë komentuar shumë për lidhjen dhe ndarjen e tyre.

Ndarja e tyre bëri jehonë pasi ata ka kohë që nuk u panë së bashku.

Por, vulën për këtë ndarje e dhanë të dy duke fshirë njëri-tjetrin nga ndjekësit në “Instagram”.

Kujtojmë se në media u përfol se familja e Meritonit nga fillimi i kësaj lidhje nuk ishin dakord me nusen e djalit.

The post Çdo gjë mori fund! Ilnisa dhe Meritoni “vulosin” kështu ndarjen e tyre appeared first on iconstyle.al.

Ndahen Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi?

20 December 2024 at 22:56

Lidhja mes Ilnisës dhe Meritoni, dy personazhe të njohur nga media dhe rrjetet sociale, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pas disa zhvillimeve të papritura që kanë shkaktuar shumë komente dhe spekulime.

Ndarja e tyre kishte kohë që po aludohej për shkak të mungesës së shfaqjes së tyre së bashku.

Pikërisht ajo që i dha “vulën” ndarjes ishte një veprim i thjeshtë, por i fortë: të dy, Ilnisa dhe Meriton, kanë fshirë njëri-tjetrin nga ndjekësit në Instagram, një hap që ka bërë që të gjitha dyshimet të konfirmohen.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky veprim i papritur ka ngjallur shumë reagime nga fansat dhe ndjekësit e tyre, të cilët kanë vënë re mungesën e tyre në postimet e përbashkëta që dikur mbushnin rrjetet sociale.

Po ashtu, ata kanë fshirë të gjitha fotografitë dhe videot që kishin së bashku, duke lënë pas një shenjë të qartë se lidhja mes tyre ka marrë fund.

Foto: Screenshot/Instagram

Ndërkohë, një tjetër detaj që ka nxitur shumë diskutime është fakti se familja e Meritoni, që nga fillimi i lidhjes, nuk ishte e pajtimit me këtë marrëdhënie.

Mungesa e mbështetjes nga ata është raportuar si një faktor që ka ndikuar në tensionet mes çiftit, edhe pse asnjëri nga ata nuk ka folur hapur për këtë.

Pavarësisht spekulimeve, asnjëri nga dyshja nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për të shpjeguar arsyet e ndarjes. Megjithatë, fshirja e fotove dhe largimi i ndjekësve nga Instagrami duket se është një sinjal i fortë se lidhja mes Ilnisës dhe Meritoni ka marrë fund. /Telegrafi/

The post Ndahen Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi? appeared first on Telegrafi.

VIDEO/ 5 perlat nga Ilnisa Agolli

By: redi
5 December 2024 at 17:29

“Flet”, podcast-i i ri në Top Channel, mund të mos gjëja më e mirë që kemi parë, po është pa dyshim një emision argëtues… në mënyrën e vet. Pa humbur kohë me shumë fjalë (se dhe ne si Ilnisës nuk na pëqejnë diplomacitë :p), ja 5 momentet kyçe të episodit me Ahmed Kalanë: 1. Ilnisa pyet hoxhën: “A e ndjetë erën e parfumit tim kur më takuat?” Pyetjes jodiplomatike(!), që dukej sikur ishte më…

Source

“Nuk do bëjmë dashuri para kamerave”, Hoxhë Ahmet Kalaja mbulon Ilnisën me shami

By: M C
4 December 2024 at 18:41

Hoxhë Ahmed Kalaja ka qenë i ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin. Në një moment të intervistës, Ilnisa i tha Hoxhës që ka një shami me vete dhe dëshironte që t’ia vendoste.

“Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?”, e pyeti Ilnisa Hoxhën, i cili mendoi se përfundoi intervista, mirëpo moderatorja i tha më tej do të bëjnë muhabet më pas, kur ajo do të mbante mbi kokë edhe shaminë.

Kur përmendi fjalën “muhabet”, Ilnisa i tha se është fjalë arabe dhe e pyeti se “çfarë do të thotë?’. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas me humor shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.

Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?

Ahmed Kalaja: Po prit, tani?

Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?

Ahmed Kalaja: Mbaruam?

Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?

Ahmed Kalaja: Po.

Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?

Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.

Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?

Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.

Ilnisa Agolli: E kam blerë në Stamboll.

The post “Nuk do bëjmë dashuri para kamerave”, Hoxhë Ahmet Kalaja mbulon Ilnisën me shami appeared first on Albeu.com.

A e gjykon Islami?/ Hoxhë Kalaja flet për Hatin e ‘TikTok-ut’: Kjo goca ka…

4 December 2024 at 14:30

Podcasti “Flet” me Ilnisa Agolli do të jetë një hapësirë ku fjala takohet me njeriun. Me të ftuar nga fusha të ndryshme; nga politika, kultura, arti dhe jo vetëm. Çdo episod do të jetë një kombinim i diskutimeve interesante dhe konkrete, që e çojnë spektatorin përmes dialogut të thellë, nga fjala te përvoja dhe përjetimi njerëzor. Çdo i ftuar do të jetë aty për të rrëfyer hapësirën e tij të mendimit dhe ku çdo temë zbërthehet për të nxjerrë në pah lidhjet mes nesh dhe botës përreth, vetëm në “Flet”.

I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja, i cili foli shumë rreth fesë myslimane. Ndër të tjera ka folur edhe për vajzën e famshme në TikTok, Hatin, e cila është paragjykuar shumë për faktin se si një vajzë me shami mund të jetë virale dhe të bëjë disa gjëra ndoshta të paperceptueshme për njerëzit që një vajzë e islamit mund t’i bëjë.

Ajo asnjëherë nuk ka prentenduar se ‘unë jam shembulli i myslimanes ideale’, ka gjetur atë formën e elaburimit të shprehjes, të reklamimit, fitimit, ato shakat e saj, nuk e gjykon Islami këtë gjë. Nuk mund të themi që ajo goca ‘obobo ca po bën’. Nëse Hati thoshte që ‘nëse doni myslimane të devotshme atëherë jam unë shembulli’, atëherë do thonim prit pak kjo vajza ka probleme të mëdha…

The post A e gjykon Islami?/ Hoxhë Kalaja flet për Hatin e ‘TikTok-ut’: Kjo goca ka… appeared first on Sot News | Lajme.

Janë ndarë apo jo? Kjo FOTO zbulon çfarë po ndodh mes Ilnisës dhe Meritonit

By: Ela
2 December 2024 at 20:37

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli duket se vijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pavarësisht se kanë zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së publikut! Disa ditë më parë qarkulluan disa zëra se çifti i kishin dhënë fund lidhjes. Kjo pasi të dy ata kishin hequr njëri tjetrin nga rrjetet sociale. Megjithatë ata janë shfaqur sërish bashkë. […]

The post Janë ndarë apo jo? Kjo FOTO zbulon çfarë po ndodh mes Ilnisës dhe Meritonit appeared first on BoldNews.al.

Beteja me tumorin në tru, Adriana Matoshi bën rrëfimin prekës!

By: gaze tare
20 November 2024 at 10:51

Në punatën e djeshme të podcast-it “FLET”, nga Ilnisa Agolli, ka qenë e ftuar Adriana Matoshi. Kjo e fundit, ka folur rreth jetës së saj profesionale, rreth njohjes së saj me partnerin 19-vite më të ri por gjithashtu një vëmednje mjaft të gjerë i kushtoi dhe periudhës së vështirë të sëmundjes dhe betejat e vazhdueshme me tumorin në tru.

Pjesë nga intervista:

Adriana Matoshi: Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qeshur dhe kam thënë është diçka që duhet tejkaluar. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkruar që unë duhet të jetoj, do të jetoj. Nëse ka thënë që do të më marrë, do të më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndalur e as nuk kam pushuar asnjë ditë.

Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo si periudhë?

Adriana Matoshi: Po tani ta filloj, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qenë shtatzënë kur e kam kuptuar që kam pasur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajtur dertin e shtatëzanisë se si do ta lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin. Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 përqind. Edhe kisha problemin, si do ta lind dhe si do ta shoh fëmijën tim.

The post Beteja me tumorin në tru, Adriana Matoshi bën rrëfimin prekës! appeared first on iconstyle.al.

Ilnisa Agolli e thotë troç, ja çfarë po ndodh mes saj dhe Meriton Mjekiqit

By: gaze tare
19 November 2024 at 13:27

Aludimet për një mundshme krizë në marrëdhënien e Ilnisës dhe Meritonit kanë qarkulluar prej disa kohësh, por dyshja ka insistuar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Megjithatë, për të zbuluar më shumë, Ilnisa u pyet për këtë temë gjatë një interviste në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë më të pranishme në profilin e tij në Instagram. Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë:

“Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri,” tha ajo.

Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje:

“Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.”

The post Ilnisa Agolli e thotë troç, ja çfarë po ndodh mes saj dhe Meriton Mjekiqit appeared first on iconstyle.al.

❌
❌