Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia

By: gaze tare
25 July 2025 at 17:16

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij raportohet se janë arrestuar.

Ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.

Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.

The post Arrestimi i Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, reagon policia appeared first on iconstyle.al.

Sherri me pasoja të rënda, arrestohen Meriton dhe Rinor Mjekiqi!

By: gaze tare
22 July 2025 at 22:41

Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi janë ndaluar nga Policia e Kosovës sot, më 22 korrik, në lidhje me një incident të rëndë që ndodhi më 11 korrik dhe që përfundoi me lëndimin e rëndë trupor të Egzon Grajqevcit.

Sipas burimeve të “Sinjalit”, dy vëllezërit ishin në kërkim që prej ditës së ngjarjes, por janë paraqitur vetë sot rreth orës 15:00 në Stacionin Policor të Obiliqit. Ata janë marrë në pyetje në prani të avokatëve mbrojtës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një përleshjeje fizike, ku viktima ka pësuar dëmtime serioze në trup.

Pas intervistimit, Prokuroria ka vendosur ndaj të dyshuarve masën e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë. Burimet theksojnë se autoritetet po shqyrtojnë të gjitha provat për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

The post Sherri me pasoja të rënda, arrestohen Meriton dhe Rinor Mjekiqi! appeared first on iconstyle.al.

Meriton Mjekiqi në telashe me ligjin, shpallet në kërkim bashkë me vëllain e tij

By: gaze tare
13 July 2025 at 12:36

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një ngjarje të rëndë dhune.

Sipas burimeve të ‘Klan Kosovës’, dy vëllezërit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një incident fizik, i cili ka përfunduar me lëndimin e një 29-vjeçari. Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “lëndim i rëndë trupor”.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë që Policia ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Në kuadër të hetimeve, është bastisur edhe banesa e tyre në Obiliq, por pa sukses, pasi Mjekiqi dhe vëllai i tij nuk janë gjetur aty.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me versionin e tyre të ngjarjes.

The post Meriton Mjekiqi në telashe me ligjin, shpallet në kërkim bashkë me vëllain e tij appeared first on iconstyle.al.

Meriton Mjekiqi shpallet në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij

By: Ela
13 July 2025 at 12:51

Moderatori i njohur kosovar, Meriton Mjekiqi, dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga autoritetet, pasi dyshohen për përfshirje në një ngjarje të rëndë dhune. Sipas burimeve të ‘Klan Kosovës’, dy vëllezërit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një incident fizik, i cili ka përfunduar me lëndimin e një 29-vjeçari. Rasti është cilësuar […]

The post Meriton Mjekiqi shpallet në kërkim nga policia bashkë me vëllain e tij appeared first on BoldNews.al.

Soni Malaj ‘thumbon’ kolegët: Tre vetë jemi që këndojmë live

31 March 2025 at 21:40

E ftuara e radhës nga Meriton Mjekiqi në “A je bre normal” ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj.

Ajo ka qenë e drejtpërdrejtë, bëri disa deklarata e mori vëmendje të madhe nga publiku.

Njëra nga pyetjet që iu drejtua ishte nëse ka producentë të mirë në ditët e sotme.

Soni Malaj (Foto: Screenshot/YouTube)

“Rritja në treg është bërë shumë e madhe për sa i përket pjesës muzikore, duke qenë se ka ndryshuar dhe pjesa e tregut, është digjitalizuar çdo gjë, konsumi është bërë shumë herë më i shpejtë për sa i përket muzikës. Sepse më përpara kanë qenë disqet e kasetat dhe ne duhet të punonim për një kohë të gjatë për të prodhuar ato. Por sot producentët nuk po arrijnë dot hapin e këngëtarëve, sepse këngëtarët po shumohen”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Por kur vjen fjala për të bërë një koncert live, në të gjithë industrinë jemi tre veta. Nëse në Shqipëri do bëhen evente të mëdha dhe duhet të dalim në sheshin Skënderbej para 20 mijë vetave live, jam vetëm unë, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj. Çdo gjë minimizohet, nga qindra këngëtarë që janë, bie numri”.

Sa i përket artistëve të hip – hopit me të cilët ka edhe bashkëpunime, ajo tha: “Ne, duke pasur një kulturë amerikane, normalisht që pjesa e hip-hopit është shumë e dashur për ne. Më përpara kanë qenë tekstet disi më të pastra, ndërsa sot janë mbi përdorimin e substancave dhe e shoh që dhe në publik janë pak të lodhshme. Më përpara mezi prisnim kur dilnin BabaStars, apo Kaos, ose Skillz, ose PINT. Kur je në pakicë, je diçka më e rrallë dhe je më e dëshirueshme”.

“Cilësia është vetjake, çdo person ka aftësi artistike vetjake. Unë jam pak fanatike e shkollës së vjetër të hip-hopit. Nga të rinjtë sot, që më ka bërë përshtypje është MatoLale, Kidda, më pëlqen shumë se ka një stil shumë të veçantë”. /Telegrafi/

The post Soni Malaj ‘thumbon’ kolegët: Tre vetë jemi që këndojmë live appeared first on Telegrafi.

Nga ideja për të lënë muzikën e deri tek reperët më të mirë shqiptarë, flet Bardhi

By: gaze tare
22 February 2025 at 17:00

Bardh Idrizi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në podcastin e Meriton Mjekiqit në “A je bre normal?”.

Ai foli për statusin e ri të babait që ka marrë, karrierën në muzikë dhe për reperët shqiptarë.

Pyetje-përgjigje:

Meritoni: Si është ndjesia e të qenurit baba?

Bardhi: Kam menduar që do të jem shumë më i papërgatitur, dy javët e para kanë qenë pak më të vështira, duke u adaptuar me një fëmijë në shtëpi. 27 vjet pa fëmijë, e tani me një fëmijë që ka kërkesat e veta. Por e kemi kaluar shumë mirë, ato dy javët e para kemi mësuar se çfarë të bëjmë. Kisha pak problem për shembull kur ajo flinte si engjëll, unë i vendosja gishtin tek hunda për të parë a po merr frymë (qesh). Deri sa u mësuam. Unë kam qenë dhe në sallë kur ka lindur. Kam menduar se isha më frikacak, por jo. Tani kur dal që shkoj në studio, mezi pres që të kthehem në shtëpi.

Meritoni: A është dashur që të ndryshosh stilin e jetesës pas lindjes në Neas?

Bardhi: Në disa gjëra po. Nëse dikur dilja, tani nuk dal, më mirë rri me vajzën time se kënaqem. Por në studio vazhdoj shkoj njësoj. Çdo ditë rri 3 deri në 6 orë në studio. Është orar pune, edhe nëse ato 6 orë shkruaj vetëm 2 stofa, por e di që kam punuar.

Meritoni: Çfarë domethënie ka emri i vajzës, Nea?

Bardhi: Ideja fillimisht ishte e Sarës. Ne kishim një listë emrash që kishim qejf. Në greqisht do të thotë “e re”, në arabisht do të thotë “dhuratë e frytshme e Zotit”, kështu që e kemi lidhur.

Meritoni: Ke pasur më shumë qejf të kishe vajzë apo djalë?

Bardhi: Më herët kam pasur qejf që fëmijën e parë ta kisha djalë. Por kur ma dha Sara testin e shtatzënisë, mendova ishalla është vajzë. Nuk e di pse.

Meritoni: Si ka qenë eksperienca jote në “Big Brother VIP”?

Bardhi: Për mua ka qenë shumë mirë. Ka qenë një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më herët dhe nuk besoj se do e përjetoj sërish. Nuk besoj se do hyja sërish, nuk e gjeta shumë veten. Për secilin duhet të jetë një kohë ideale psikologjikisht për të hyrë aty, duhet të jesh shumë i përgatitur, unë isha amator se nuk kisha parë “Big Brother” më parë. Aty kishin ardhur njerëz që kishin studiuar. Profesionalisht, kam anuluar 13-14 koncerte para se të hyja aty. Ndoshta kanë bërë më shumë para se çmimi që mund të fitoja, por kam pasur qejf ta provoja si eksperiencë. Jam mirënjohës që kam hyrë, jam falënderues njerëzve që më kanë thënë të hyj, sepse gjeta njeriun e jetës, bëra fëmijë, krijova familje, më ndryshoi komplet jeta. Në fillim nuk ishte vendim i imi, ka pasur qejf tjetërkush që të hyja unë aty. I kam dëgjuar njerëzit që më thonin që ‘hyr se duhet, të shërbën, është reklamë’. Por thellë brenda vetes vetëm kam pasur qejf të tregoja se kush jam unë dhe kaq. Nuk kam hyrë me ndonjë plan, vetëm doja të testoja veten si jam në izolim, të më shihte dhe publiku se çfarë njeriu jam. Momente të vështira kam pasur shumë, javën e parë kam dashur të dal çdo ditë, nuk mund ta gjeja veten.

Meritoni: Si është tani raporti yt me muzikën?

Bardhi: Sot po punoj shumë për projekte të reja. Kam bërë 10 këngë, i kam gati.

Meritoni: Si është marrëdhënia jote me Jetmir Agaj (ish-menaxheri)?

Bardhi: Nuk kemi asnjë marrëdhënie, i kemi shkëputur raportet në atë kohë dhe i kemi lënë aty ku kanë mbetur. Nuk jemi ndarë me thika, i kemi shkëputur me fjalë. Ishte një marrëveshje në mes në atë kohë që ne ramë dakord me njëri-tjetrin, i ndamë rrugët, por besoj se na ka rënë për mirë të gjithëve.

Meritoni: Kënga “Çikës tem”, një dedikim, ka marrë dhe disa komente që thonin se po viktimizohesh…
Bardhi: Ne kemi një publik, që kur nuk i pëlqen dikush, e shan gjithmonë çfarëdo që bën ai. Por është një përqindje shumë e vogël dhe jeta vazhdon edhe pas atyre. Unë nuk jam viktimizuar në asnjë pikë në atë këngë. Në momentin që e kam bërë këngën, kam qenë 101% real. Në atë kohë jam ndierë ashtu, tjetër gjë është që unë e kam nxjerrë këngën në shtator, pasi kisha punuar gjithë verën. Nuk ka qenë viktimizim, kam hapur zemrën me publikun, diçka që nuk e bën as 10% e estradës. Edhe i kam pritur komentet, sepse kur ia kam treguar këngën Sarës dhe familjen më thanë që mos e nxirr, sepse po tregon një pikë të dobët. Por doja ta nxirrja, ta ndaj me publikun, edhe vajza ime të ketë një motivim që mundesh të biesh në jetë, mund të ngrihesh, por ska gjë.

Meritoni: Ke dashur ndonjëherë ta lësh fare muzikën?

Bardhi: Po. Isha brenda një oferte biznesi në Tiranë, doja të hapja një biznes të ri, me rroba. Në muzikë nuk kisha të drejtë as të nxirrja këngë në YouTube, as të shkoja në koncert. Po mendoja a ta lë muzikën dhe të merrem me këtë gjë, sepse muzika nuk po më sillte asnjë përfitim, po shkonte gjithnjë e më keq, nuk shikoja zgjidhje. E mendova disa ditë ta lë muzikën, por nuk mund të vendosja. Sa shkoja në studio, thashë nuk mund ta lë. Biznesin nuk e fillova fare, thashë po vazhdoja me muzikë.

Meritoni: Cilin prej bashkëpunimeve me artistët që ke bërë, do që të rikthesh edhe njëherë?

Bardhi: Bashkëpunimin me Elvanën. Kam qenë në një moment shumë kritik në atë kohë dhe ajo pranoi të bënte duet me mua, ndërkohë që nuk pranuan shumë artistë të tjerë.

Meritoni: Cilët janë sipas teje tre reperët më të mirë?

Bardhi: Unikkatil, Azet dhe Noizy. Me Unikkatil jam rritur, akoma i dëgjoj këngët e tij, akoma i dëgjoj tekstet e tij, nëse estrada do ishte fansa të dikujt, jemi fansa të tij. Mendoj që është i paarritshëm. Azetin, jo sepse e kam shok, jo sepse më ka suportuar gjithë karrierën time, por mënyra se si e ka kthyer një shqiptar tregun gjerman përmbys, ka qenë ai. Noizy, që prej 2008-2009 që e kam dëgjuar për herë të parë, ka sjellë diçka ndryshe. Më ka pëlqyer konsistenca e Noizy-t.

The post Nga ideja për të lënë muzikën e deri tek reperët më të mirë shqiptarë, flet Bardhi appeared first on iconstyle.al.

“Nuk do dashuroja”/ Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin?

By: gaze tare
17 February 2025 at 16:51

Mesa duket Ilnisa Agolli do donte ta përjetonte ndryshe eksperiencën e saj në “Big Brother Vip Albania”, duke mos dashur njeri, që nënkupton romancën me Meriton Mjekiqin.

Duket se janë ndarë ‘keq’ saqë ajo u shpreh si e penduar për këtë histori dashurie.

E pyetur se çka do të ndryshonte po të futej sërish në këtë reality show ajo tha:

Nuk besoj se do dashurohesha brenda’ tha ajo.

The post “Nuk do dashuroja”/ Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? appeared first on iconstyle.al.

Moderatori nis lidhje të re pas ndarjes nga Ilnisa! Kush është modelja që i ka fituar zemrën Meriton Mjekiqit?

9 February 2025 at 10:51
Që pas ndarjes nga Ilnisa, jeta private e Meriton Mjekiqit ka qenë në qendër të vëmendjes. Mediat shkruan pak kohë më parë për një romancë të re që moderatori ka nisur me modelen e njohur, Iren. Vetë reperi u duk sikur do të fliste shumë shpejt për këtë histori. Meriton në një intervistë është pyetur

‘Jam në hall të madh’/ Pas ndarjes, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja

By: gaze tare
4 February 2025 at 10:42

Meriton Mjekiqi është i hapur për njohje të reja!

Teksa ishte i ftuar në “The Elite Way”, të Elita Rudit, Meritoni, tha se tani është i pjekur dhe gati për të nisur një lidhje serioze.

“A e di çfarë është shumë problem për mua, për reperë dhe për shokët e mi? Kanë paragjykime të ndryshme vajzat që ndoshta ti i sheh për të pasur diçka serioze. Realisht jemi në hall të madh dhe duhet zgjidhur ky problem. Jam 30 vjeç, nuk jam i papjekur, kam përvojën e duhur”-tha Meritoni.

Kujtojmë se ai nuk ka shumë që është ndarë nga Ilnisa Agolli, me të cilën krijoi lidhje brenda ‘Big Brother VIP Albania’, por pas përfundimit të këtij reality show, romanca e tyre u shua.

The post ‘Jam në hall të madh’/ Pas ndarjes, Meriton Mjekiqi i hapur për njohje të reja appeared first on iconstyle.al.

Meriton Mjekiqi pendohet për BBV3? Ja si përgjigjet moderatori

By: gaze tare
14 January 2025 at 21:03

Moderatori Meriton Mjekiqi ishte i ftuar sot në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro. Ai foli për emisionin e ri dhe për eksperiencën në “Big Brother Vip Albania 3”.

Çfarë i ka bërë mirë dhe çfarë i ka bërë keq qëndrimi brenda BBV?

Meritoni: Ka më shumë pika që më ka bërë mirë sesa keq. Mirë, sepse më bëri të njoh veten në shumë ngjyrat e mia dhe në formatin e Meriton Mjekiqit. Mirë më ka bërë edhe qetësinë, të cilën ndoshta nuk e kam pasur më përpara. Kam qenë ndoshta më impulsiv. Një e mirë tjetër që më ka ndodhur brenda Big Brother është që jam shumë më i përqëndruar dhe më ka rritur një shqisë të dëgjimit. Brenda, ndoshta nga mospërdorimi i telefonit dhe formës sesi jetonim, kishim interes që të dëgjonim gjithçka. Unë mësova shumë dhe shqisa e dëgjimit mu perfeksionua. Ndoshta për shkak të përqëndrimit dhe filloj edhe hulumtoj se përse më ka ndodhur ajo. Edhe po vazhdon edhe jashtë kjo puna e përqëndrimit. Pastaj se çfarë më ka bërë keq, nuk është diçka që më ka bërë keq. Nuk ka ndonjë detaj. Të mira ka shumë.

Është penduar për ndonjë gjë nga ky rrugëtim?

Meritoni: Ndoshta në 2-3 pika edhe jam penduar. Në dhomën e bardhë do reagoja në disa situata në formë tjetër. Aty jam penduar pak që s’kam reaguar. Për shembull ndryshe do kisha fjetur me të dyja. (Eglën dhe Ilnisën)

A është penduar që ka lënë Ilnisën?

Meritoni: Po kush të tha që e kam lënë Ilnisën? Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok. Nuk do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet. Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme. Nuk kemi kontakt.

The post Meriton Mjekiqi pendohet për BBV3? Ja si përgjigjet moderatori appeared first on iconstyle.al.

“A je bre normal”/ Meriton Mjekiqi zbulon domethënien që fshihet pas kësaj fraze

By: gaze tare
14 January 2025 at 19:55

tuar në emisionin e sotëm të “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro ka qenë moderatori Meriton Mjekiqi. Ai ka startuar mbrëmjen e 10 Janarit emisionin e tij të ri në ekranin e Top Channel. “A je bre normal” është një emision dinamik dhe energjik që ofron intervista ekskluzive me emrat më të njohur të showbiz-it, veçanërisht ata që kanë lënë gjurmë në industrinë e muzikës hip hop.

Ky emision shquhet për mënyrën unike se si sjell histori nga jeta e artistëve, sukseset dhe sfidat e tyre, duke ofruar një pasqyrë të thellë të jetës së VIP-ave. I pyetur sesi është krijuar idea e sloganit të këtij emisioni, ai shprehet:

Përpara 6-7 vitesh kanë qenë P.I.N.T-at të ftuar, gjenerata e re e labelit P.I.N.T dhe patën bërë një performancë të jashtëzakonshme dhe gjatë kohës kur po performonin, unë nuk po dija çfarë të bëja. Ishin 6 veta dhe kam thënë “A jeni normal bre”. Kjo do të thotë që nuk jeni normal në formën sesi ti po përshtatesh me emisionin, po performon, po bashkëbisedon me mua në një intervistë. Gjithçka e përkufizon me “A je bre normal”. Është një shprehje e imja që më ka përcjellë të gjithë jetën.

The post “A je bre normal”/ Meriton Mjekiqi zbulon domethënien që fshihet pas kësaj fraze appeared first on iconstyle.al.

Meriton Mjekiqi nis romancën e re, zbulohet emri i modeles së njohur që i rrëmbeu zemrën ish-banorit të Big Brother VIP

13 January 2025 at 22:36

Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele.

“Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha:

“Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

Në një intervistë të bërë së fundmi, ai shpjegoi se gjithçka ka ndodhur natyrshëm dhe se periudha që kanë kaluar ka qenë e bukur për të, pa asnjë keqardhje për asnjë moment të saj.

FOTO/ Meriton Mjekiqi  nis romancën e re, zbulohet EMRI i modeles së

Ai e theksoi se si u prit kjo situatë nga publiku është diçka që nuk varet prej tij, pasi disa e kanë mbështetur, ndërsa të tjerë jo, por për të gjithçka ka qenë reale dhe autentike.

Për aludimet që kanë qarkulluar në media lidhur me ndarjen, Meritoni pranoi se ato janë 100% të vërteta, por theksoi se arsyet që çuan në këtë vendim janë private dhe nuk dëshiron t’i bëjë publike.

The post Meriton Mjekiqi nis romancën e re, zbulohet emri i modeles së njohur që i rrëmbeu zemrën ish-banorit të Big Brother VIP appeared first on Sot News | Lajme.

“Ndarja jonë 100% e vërtetë”, Meritoni konfirmon fundin e marrëdhënies me Ilnisa Agollin, moderatorja nuk u pranua kurrë nga familja e tij

By: gsh
11 January 2025 at 11:16

I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte “100% e vërtetë”, por arsyet mbeten private.

“Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si jam ndjerë dhe nuk do të ndërroja asnjë pikë apo presje nga ajo përvojë”, tha Meritoni, duke shtuar se reagimet e publikut kanë qenë të ndryshme, me disa që e kanë mirëpritur dhe të tjerë që jo.

Lidhur me raportin e tij me Ilnisën, Meritoni e vlerësoi atë si një grua të mrekullueshme nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste. Ai theksoi se arsyet për ndarjen nuk kanë shumë rëndësi, pasi më e rëndësishme është që të dy të jenë mirë dhe të vazhdojnë jetën përpara.

“Janë gjëra shumë private, por unë i uroj Ilnisës më të mirat në jetë dhe karrierë”, përfundoi ai.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit.

Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata ishte ende e nderë, në Tiranë, Meritoni u pranua si ‘dhëndër’.

Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

The post “Ndarja jonë 100% e vërtetë”, Meritoni konfirmon fundin e marrëdhënies me Ilnisa Agollin, moderatorja nuk u pranua kurrë nga familja e tij appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Nuk u pranua kurrë nga familja e tij, fundi i marrëdhënies së Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit! Arsyeja e ndarjes? Ja çfarë deklaroi moderatori për ish-partneren

11 January 2025 at 10:29
I njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Meritoni ka komentuar së fundmi për ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Në një intervistë për emisionin Prive, ai konfirmoi se ndarja ishte “100% e vërtetë”, por arsyet mbeten private. “Gjithçka ka ndodhur në mënyrë natyrale dhe reale. Kam vepruar ashtu si

‘Shok i vjetër”/ Meriton Mjekiqi flet për Egla Cenon: Fola në telefon me të

By: gaze tare
10 January 2025 at 11:57

Meriton Mjekiqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka folur për herë të parë për komunikimin e tij me Egla Cënon, fituesen e këtij formati. Ai ka treguar se ka pasur një bisedë telefonike me Eglën, e cila ishte shumë miqësore dhe pa ndonjë tension.

Në një deklaratë për ‘Prive’, Meritoni ka thënë: “Fola në telefon me Eglën, i thashë përshëndetje nga një shok i vjetër në telefon, ishte një reagim interesant. E kemi lënë për një gotë vere, pa sherre.”

Duket se marrëdhënia mes tyre është tashmë e qetë dhe miqësore, pa asnjë lloj konflikti. Edhe pse të dy kanë kaluar momente të tensionuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, tani duket se kanë arritur të rregullojnë marrëdhënien e tyre dhe të lënë pas çdo mosmarrëveshje.

The post ‘Shok i vjetër”/ Meriton Mjekiqi flet për Egla Cenon: Fola në telefon me të appeared first on iconstyle.al.

Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin

By: V K
10 January 2025 at 11:15

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 3”, Meriton Mjekiqi, ka komentuar së fundmi ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli.

Ai ka folur për ‘Prive’, ku ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në një mënyrë natyrale dhe reale.

Për sa i përket aludimeve në media lidhur me ndarjen, ai ka pohuar se ato janë “100% të vërteta”, por ka shtuar se arsyet e ndarjes mbeten private dhe të personalizuara.

Meritoni nuk ka kursyer lavdërime për Ilnisën, duke e cilësuar atë si një grua të mrekullueshme, nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste të shquar.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre.

Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet.

Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, tha Meritoni.

The post Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin appeared first on Albeu.com.

Miqësia e tyre u kris në ‘BBVA’, si janë raportet sot mes Meritonit dhe Romeos?

By: gaze tare
10 January 2025 at 10:40

Meriton Mjekiqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ka bërë disa deklarata interesante në lidhje me marrëdhënien e tij me Romeo Veshajn. Ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me Romeon dhe nuk e di arsyen e kësaj distance.

Në një intervistë për ‘Prive’, Meritoni ka thënë: “Me Romeon nuk jam dëgjuar, për arsye të cilat nuk i di dhe ndoshta ai jetën e tij, unë jetën time dhe nuk na ka ra me u pa askund.”

Këto fjalë tregojnë për një marrëdhënie distancuese mes të dyve pas përfundimit të programit. Rikujtojmë se dy djemtë hyjnë në lojë si dy shokë të mirë, por shpejt raporti mes tyre u prish. Madje, në përplasjet që kishin, të dy shkuan shumë larg, duke përmendur edhe të tjerë nga jashtë.

The post Miqësia e tyre u kris në ‘BBVA’, si janë raportet sot mes Meritonit dhe Romeos? appeared first on iconstyle.al.

Meritoni flet për herë të parë për ndarjen me Ilnisën: Aludimet janë të vërteta

By: gaze tare
10 January 2025 at 10:24

Meritoni, i njohur për eksperiencën e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ka komentuar së fundmi ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli. Për ‘Prive’ ai e ka theksuar se gjithçka ka ndodhur në një mënyrë natyrale dhe reale.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku, është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.”

Për sa i përket aludimeve në media lidhur me ndarjen, ai ka pohuar se ato janë “100% të vërteta”, por ka shtuar se arsyet e ndarjes mbeten private dhe të personalizuara. Meritoni nuk ka kursyer lavdërime për Ilnisën, duke e cilësuar atë si një grua të mrekullueshme, nënë të jashtëzakonshme dhe profesioniste të shquar.

Ai gjithashtu theksoi se hapja për ndarjen nuk ka shumë rëndësi, pasi që për të është më e rëndësishme që të dy të jenë mirë dhe të ecin përpara në jetën e tyre. “Janë gjëra shumë private,” përfundoi ai, duke respektuar kështu privatësinë e momentit të tij të vështirë.

“Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shku, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë. Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet. Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”

The post Meritoni flet për herë të parë për ndarjen me Ilnisën: Aludimet janë të vërteta appeared first on iconstyle.al.

Zbulohet ku dhe kur nis programi i ri i Meriton Mjekiqit

By: gaze tare
25 December 2024 at 19:53

Meriton Mjekiqi ka zbuluar se do të jetë pjesë e një programi të ri televiziv në një ekran të njohur. Pas një periudhe paralajmërimesh, ai ka postuar së fundmi emrin e televizionit që do ta shoqërojë në këtë aventurë të re, dhe siç mund të pritej, është Top Channel.

Emisioni i ri do të titullohet “A je bre normal?” dhe pritet të nisë në janar 2025. Për momentin, detajet e tjera mbi programin mbeten ende të panjohura.

Titulli i emisionit është një pasqyrim i batutës shumë të njohur të Meritonit gjatë programit “Gjoni Black”. Në videon promocionale për këtë program, shfaqen disa nga emrat më të njohur të muzikës, përfshirë Mc Kreshën, Lyrical Son, Capital T, Big Bastën dhe Don Xhonin, që është një tjetër emër që fitoi famë falë prezencës në programin e mëparshëm të Mjekiqit.

The post Zbulohet ku dhe kur nis programi i ri i Meriton Mjekiqit appeared first on iconstyle.al.

❌
❌