Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj rriten 0.4% nĂ« korrik; âarratisenâ shqiptarĂ«t
Korriku ka vijuar të shfaqë një tendencë të ngadalësuar të turizmit, e konstatuar kjo në gjithë pjesën e parë të vitit.
Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se në korrik në vend hynë 1.82 milionë shtetas të huaj, shifër që është vetëm 0.4% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është ritmi më i ulët i hyrjeve këtë vit, me përjashtim të muajit mars, kur tendenca ishte me rënie (-2.7%).
Për 7 mujorin, në vend kanë hyrë gjithsej 6.58 milionë shtetas të huaj, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë në vend kishin hyrë 23% të huaj më shumë.
Ngadalësimi i turizmit në fakt nisi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, teksa rritja e çmimeve duket se stepi shumë turistë që vinin në Shqipëri pasi vendi ishte reklamuar si një destinacion me kosto të ulët.
Operatorët e kishin parashikuar që ky sezon veror pritej të ishte relativisht i dobët. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara. Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas.
âPĂ«rveç turizmit tĂ« organizuar, qĂ« ka rritje, sepse janĂ« kontratat me garanci, pra tĂ« parapaguara dhe po respektohen, rezervimet individuale janĂ« shfaqur dobĂ«t. PĂ«rjashto ShĂ«ngjinin dhe VelipojĂ«n, ku frekuentimi kryesor mbetet nga Kosova, nĂ« tĂ« gjithĂ« bregdetin nga DurrĂ«si nĂ« VlorĂ« e SarandĂ«, rezervimet individuale kanĂ« qenĂ« mĂ« pak se qershori i vitit 2024. Kjo Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sidomos nĂ« VlorĂ« dhe nĂ« SarandĂ«â, â ka pohuar mĂ« herĂ«t pĂ«r Monitor Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.
Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem. Edhe rritja e vazhdueshme e çmimeve ka bërë që të largohen një pjesë e pushuesve, si italianët, që në qershor ishin me rënie dhe që janë grupi i dytë më i madh pas Kosovës, me rreth 1% të totalit. Edhe Kosova, që pas heqjes së vizave ka ulur fluksin e hyrjeve drejt Shqipërisë, ndërsa dhe ata janë ankuar për shtrenjtim të çmimeve.
Ngadalësimi i fluksit të turistëve është reflektuar dhe në uljen e çmimeve. Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale. Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%. Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim.
Â
Edhe shqiptarët po zgjedhin të ikin jashtë
Rritja e çmimeve gjatë viteve të fundit ka bërë që edhe vetë shqiptarët të zgjedhin të ikin jashtë, ku një destinacion i preferuar është Greqia. INSTAT raportoi që Në muajin Korrik 2025, 782.849 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 11,1 %, krahasuar me Korrik 2024. Hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët është një tjetër arsye që ka nxitur daljen e shqiptarëve jashtë vendit.
Â
The post Ngec turizmi, hyrjet e shtetasve tĂ« huaj rriten 0.4% nĂ« korrik; âarratisenâ shqiptarĂ«t appeared first on Revista Monitor.