❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë.

Ky vit ka shënuar një numër më të lartë aplikantësh, nga 19.700 që ishte një vit më parë në 20.200.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, flet pĂ«r degĂ«t mĂ« tĂ« kĂ«rkuara, tĂ« cilat arrijnĂ« t’i plotĂ«sojnĂ« kuotat qĂ« prej fillimit.

“InxhinieritĂ« dhe IT-ja kanĂ« mbi 30% tĂ« aplikimeve. Interesi nĂ« rritje nĂ« IT bĂ«n tĂ« mundur qĂ« edhe degĂ«t e tjera, qĂ« deri dje mund tĂ« quheshin tĂ« rrezikuara, si matematika, fizika ose degĂ« tĂ« tjera, tashmĂ« tĂ« preferohen, sepse nĂ«se nuk arrin tĂ« kapĂ«sh IT-nĂ« tĂ« paktĂ«n mund tĂ« regjistrohesh nĂ« kĂ«to degĂ«, tĂ« cilat krijojnĂ« njĂ« bazĂ« tĂ« fortĂ« pĂ«r tĂ« vijuar nesĂ«r-pasnesĂ«r nĂ« ciklin e dytĂ« me njĂ« Master nĂ« fushĂ«n e TeknologjisĂ« dhe Informacionit. Programet profesionale mbeten tĂ« kĂ«rkuara. Ato e kanĂ« kaluar markĂ«n e 10-pĂ«rqindĂ«shit dhe besoj se gjatĂ« ciklit tĂ« dytĂ« do tĂ« kemi njĂ« rritje, duke pasur parasysh qĂ« kemi njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« maturantĂ«sh tĂ« cilĂ«t nuk e kapin mesataren 6,5. ËshtĂ« njĂ« grupim maturantĂ«sh qĂ« Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« studiojĂ« kĂ«to degĂ« profesionale,” shprehet z. Xhelaj./kb

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për


Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“NĂ«se dikush vret dikĂ« nĂ« Uashington, ne do tĂ« kĂ«rkojmĂ« dĂ«nim me vdekje”, ka thĂ«nĂ« Trump nĂ« njĂ« takim tĂ« kabinetit tĂ« tij nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“ËshtĂ« masĂ« e fuqishme parandaluese dhe secili qĂ« ka dĂ«gjuar pĂ«r tĂ«, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

Trump ka thĂ«nĂ« se po e shqyrton mundĂ«sinĂ« e marrjes sĂ« masave tĂ« ngjashme edhe nĂ« qytetet tjera tĂ« drejtuara nga demokratĂ«t, pĂ«rfshirĂ« Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren./kb

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i AgjencisĂ« sĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara pĂ«r RefugjatĂ«t PalestinezĂ« (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpĂ«r ditĂ«n e sotme politikĂ«n e qeverisĂ« izraelite pĂ«r mohimin e urisĂ« nĂ« Gaza, duke e quajtur atĂ« “tĂ« turpshme”.

GjatĂ« njĂ« seminari nĂ« Santander, nĂ« veri tĂ« SpanjĂ«s, Lazzarini deklaroi se Gaza po pĂ«rballet me njĂ« uri tĂ« krijuar nga vullneti politik dhe ushtarak, duke e pĂ«rshkruar situatĂ«n humanitare si “fundi i greminĂ«s”.

Ai theksoi se dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të reaguar ndaj paralajmërimeve për urinë është po aq i turpshëm.

“Gaza sot Ă«shtĂ« ferri vetĂ«. NjerĂ«zit jo vetĂ«m po vdesin nga bombardimet, por edhe nga uria, madje edhe kur dalin pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar ushqim, vriten” tha Lazzarini. Ai kritikoi mungesĂ«n e masave dhe dĂ«nimit nga ata qĂ« mund tĂ« ndryshonin situatĂ«n, duke shtuar se Izraeli po vepron me “papĂ«rgjegjshmĂ«ri tĂ« plotĂ«â€ pa pasoja ekonomike, politike apo diplomatike.

Lazzarini bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe qasje të pakufizuar për ndihmat humanitare në Gazë, duke vënë në dukje se ndihma e barabartë me 6 mijë kamionë të UNRWA-s, e mjaftueshme për të mbuluar nevojat ushqimore të popullsisë palestineze për dy muaj, po mbahet jashtë Rripit të Gazës.

Ai dënoi gjithashtu sulmin ajror të ushtrisë izraelite ndaj Spitalit Nasser në Khan Younis, në jug të Gazës, ku u vranë civilë dhe gazetarë.

Lazzarini bëri thirrje për mbështetje për gazetarët palestinezë, të cilët, sipas tij, janë dëshmitarët e vetëm të situatës në Gazë, pasi Izraeli nuk lejon hyrjen e reporterëve ndërkombëtarë për të verifikuar gjendjen në terren.

Më tej, ai vuri në dukje numrin e lartë të punonjësve humanitarë të vrarë, me mbi 360 anëtarë të stafit të UNRWA-s që kanë humbur jetën në Gazë./kb

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ« me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e EkonomisĂ« kanĂ« miratuar njĂ« udhĂ«zim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« pĂ«rcakton masat kryesore pĂ«r organizimin e procesit mĂ«simor nĂ« shkollat parauniversitare. UdhĂ«zimi u fokusua nĂ« rregullat pĂ«r regjistrimin e nxĂ«nĂ«sve, shpĂ«rndarjen e teksteve falas pĂ«r arsimin bazĂ«, ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« celularĂ«ve nĂ« ambientet shkollore, si dhe masat kundĂ«r dhunĂ«s dhe bullizmit. Prioritet i veçantĂ« i jepet zbatimit tĂ« Planit KombĂ«tar pĂ«r parandalimin e dhunĂ«s, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatĂ« vitit shkollor./MarrĂ« nga Monitor/kb

Yje dhe gjeopolitikĂ«, Putin “zbret” nĂ« festivalin e Venecias

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.

Yje tĂ« kinemasĂ«, regjisorĂ« europianĂ« dhe aziatikĂ« do tĂ« zbresin nĂ« lidon e famshme nga 27 gushti nĂ« njĂ« event ku nuk do tĂ« mungojnĂ« dozat e tensioneve politike apo luftĂ«s nĂ« gaza
festivali 11 ditor, shĂ«non fillimin e sezonit tĂ« çmimeve nĂ« kinematografi, ndĂ«rsa filmat qĂ« kanĂ« pasur premierĂ«n e tyre nĂ« Venecia gjatĂ« 4 viteve tĂ« fundit kanĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« se 90 kandidatura pĂ«r Oscar dhe kanĂ« fituar gati 20 tĂ« tilla, shkruan A2 CNN.

Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.

Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.

Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe  Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.

Regjisorja Kathryn Bigelow do tĂ« shfaqĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« trillerin bĂ«rthamor “shtĂ«pia e dinamitit’, nĂ« Lido, ndĂ«rsa Olivier Assayas do tĂ« prezantojĂ« “Magjistarin e Kremlinit”, qĂ« tregon ngjitjen drejt pushtetit tĂ« Vladimir Putinit.

Presidenti rus do tĂ« portretizohet nga Jude Law. PĂ«r çmimin e shumĂ«lakmuar tĂ« luanit tĂ« artĂ« do tĂ« garojĂ« gjithashtu Guillermodel Toro me njĂ« version tĂ« ri tĂ« Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinĂ« dramtike, “Jay Kelly”. Film tjetĂ«r i shumĂ«pritur Ă«shtĂ« “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do tĂ« çelĂ« festivalin./kb

Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat trekatësh në qendër të qytetit të Peshkopisë, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në katin e tretë të godinës dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Zjarri ka shkaktuar panik në mesin e qytetarëve, pasi ndërtesat në zonë ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës, duke rritur rrezikun e përhapjes së flakëve. Fatmirësisht është bërë evakuimi në kohë i banorëve dhe nuk raportohet për të lënduar./kb

Horoskopi ditor, 27 Gusht 2025

Dashi
Ambient mjaft i ngrohte sot për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me afër se kurrë me partnerin tuaj dhe do kuptoheni edhe pa folur. Për beqaret klima do jete e kontrastuar kështu qe me mire te qëndrojnë edhe sot ashtu si janë. Dite me vone situata do ndryshoje. Ne planin financiar nuk do keni aspak vështirësi, megjithatë nuk duhet as te prisni qe te pasuroheni menjëherë.

Demi
Ne jetën tuaj ne çift është partneri qe si gjithmonë do beje komplimente dhe do mundohet te ruaje një klime sa me te ngrohte. Ju nga ana juaj mundohuni te paktën te shprehni ato qe ndjeni. Beqaret do kenë fat sot dhe do e gjejnë personin me te përshtatshëm. Ne planin financiar do jeni mjaft te organizuar dhe do e dini mire sa shpenzime te kryeni.

Binjaket
Çdo gjĂ« do shkoje me se miri sot ne jetĂ«n tuaj ne çift. Nuk do keni asnjĂ« debat apo mosmarrĂ«veshje me personin qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te nxitohen pĂ«r asgjĂ« sepse gjerat me ngut asnjĂ«herĂ« nuk dalin pĂ«r mire. Ne planin financiar duhet te bĂ«ni çmos qe ta ekuilibroni sa me shpejt situatĂ«n sepse po kaloi koha gjerat mund te ndĂ«rlikohen.

Gaforrja
Saturni do ndikojnë negativisht tek jeta e çifteve. Nuk do kaloni shume kohe me partnerin dhe here pas here do ndiheni te vetmuar. Për beqaret do ndodhin gjera te papritura sot dhe rrjedha e jetës do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Financat do përmirësohen si me magji fale një ndihme goxha te madhe qe do iu japin te afërmit.

Luani
Lidhja juaj do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli me partnerin. Zënkat nuk do jete aspak pjese jetës suaj. Beqaret do kenë disa takime dhe do marrin propozime interesante. Shfrytëzojini sepse jo gjithmonë mund te ketë raste te tilla. financat fatmirësisht do mbeten ne një gjendje te qëndrueshme dhe jo problematike.

Virgjeresha
Çiftet qe kane pak kohe qe janĂ« lidhur mund te kalojnĂ« ndonjĂ« krize te vĂ«shtirĂ« gjate kĂ«saj dite. Mos u nxitoni te thoni fjalĂ«n e fundit qe ne fillim. Ata qe kane njĂ« lidhje afatgjate dhe te forte nuk do kenĂ« probleme. Beqaret do kenĂ« njĂ« dite normale dhe pa surpriza. Ne planin financiar do keni shume besim tek vetja dhe do e dini mire sa shpenzime te kryeni.

Peshorja
Te dashuruarit do kujdesen për çdo detaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe jeta e tyre te jete sa me e bukur. Beqaret me shume gjase do bien ne dashuri me një person humoristik dhe mjaft te këndshëm. Gjithçka mund te ndryshoje për ta. Te ardhurat do kenë pakësime sepse do iu duhet me patjetër te kryeni disa shpenzime te domosdoshme.

Akrepi
Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja pĂ«r ata qe janĂ« ne njĂ« lidhje. Do iu duket vetja sikur jeni ne Ă«ndĂ«rr pranĂ« atij qe doni. Beqaret do refuzojnĂ« disa persona qe edhe pse ne dukje nuk duken interesante janĂ« te veçante dhe mund t’i bĂ«jnĂ« te ndihen mire. Ky do jete njĂ« gabim. Financat do jene te mira. ËshtĂ« koha e duhur pĂ«r te kryer investimet e menduara.

Shigjetari
Ne pĂ«rgjithĂ«si jeta ne çift do vije duke u pĂ«rmirĂ«suar sot, megjithatĂ« mund te ketĂ« edhe nga ata qe do i vazhdojnĂ« debatet dhe mosmarrĂ«veshjet. Beqaret do kenĂ« veçse mundĂ«si pĂ«r aventura kalimtare dhe pa asnjĂ« te ardhmen. Ne planin financiar do jeni shume te zotet dhe do arrini t’i menaxhoni si duhet te ardhurat. Edhe do shpenzoni dhe gjendja do mbetet e mire.

Bricjapi
Mos Ă«ndĂ«rroni me shume sesa duhet sot ne jetĂ«n tuaj ne çift sepse realiteti mund te jete i hidhur dhe mund te zhgĂ«njeheni tej mase. Beqaret do jene ambicioze dhe nuk do kĂ«naqen me takimet qe do realizojnĂ«. Ky do jete njĂ« gabim i rende. Financat do kenĂ« pĂ«rmirĂ«sime te vogla, por qe mund t’iu ndihmojnĂ« te zgjidhni disa halle te hershme.

Ujori
Dite jo shume e mire kjo si pĂ«r çiftet ashtu edhe pĂ«r beqaret. AsgjĂ« nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar dhe nuk do pĂ«rjetoni asnjĂ« emocion pozitiv. Ata qe janĂ« ende vetĂ«m me mire te gjejnĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’u argĂ«tuar dhe pĂ«r te mos e mbajtur mendjen tek krijimi i njĂ« lidhjeje. NĂ«se doni t’i stabilizoni financat duhet t’i dĂ«gjoni kĂ«shillat e me te mĂ«dhenjve.

Peshqit
Merkuri do e favorizoje mjaft sot jetën tuaj ne çift dhe pasioni do jete akoma me i zjarrte se me pare. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret me ne fund do kenë edhe dashuri me shikim te pare. Gjithçka do jete edhe me e bukur për ta. Me financat gjerat do ecin si duhet. Nuk do ketë aspak vështirësi edhe për te kryer disa investime./kb

 

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet ka përplasur një këmbësore që po ecte në rrugë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësore, që ka qenë duke ecur në anë të rrugës, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. m.p.

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja.

Departamenti i Transportit bëri të ditur më 26 gusht se Kalifornia, Washingtoni dhe Neë Mexico rrezikojnë të humbasin rreth 50 milionë dollarë në fonde, nëse brenda 30 ditësh nuk përshtatin ligjet e tyre me standardet federale për aftësitë gjuhësore të drejtuesve të mjeteve të rënda.

Ligji federal amerikan kërkon që kandidatët për patentë të kamionëve të kalojnë një test me shkrim dhe të jenë në gjendje të identifikojnë në anglisht pjesët e automjeteve.

Megjithatë, ky standard ka ngjallur shqetësime tek shoferët që e kanë anglishten gjuhë të dytë.

Ky hap vjen pasi administrata ka ndërmarrë një sërë masash kundër shoferëve të huaj që nuk flasin anglisht. Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi pezullimin e menjëhershëm të vizave të punës për shoferët e kamionëve nga vende të tjera. m.p.

Putin “zbret” nĂ« festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit.

Yje tĂ« kinemasĂ«, regjisorĂ« europianĂ« dhe aziatikĂ« do tĂ« zbresin nĂ« lidon e famshme nga 27 gushti nĂ« njĂ« event ku nuk do tĂ« mungojnĂ« dozat e tensioneve politike apo luftĂ«s nĂ« gaza
festivali 11 ditor, shĂ«non fillimin e sezonit tĂ« çmimeve nĂ« kinematografi, ndĂ«rsa filmat qĂ« kanĂ« pasur premierĂ«n e tyre nĂ« Venecia gjatĂ« 4 viteve tĂ« fundit kanĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« se 90 kandidatura pĂ«r Oscar dhe kanĂ« fituar gati 20 tĂ« tilla, shkruan A2 CNN.

Mes yjeve që pritet të parakalojnë në tapetin e kuq janë Julia Roberts, Emma Stone, George Clooney, Dwayne Johnson, Emily Blunt, Andrew Garfield, dhe Amanda Seyfried, ndërsa programi përfshin zhanre nga trillerat psikologjik tek dramat e dokumentarët.

Por kjo festë e kinemasë nuk mund të mos preket nga gjeopolitika. Një grup i përbërë nga personalite të të industrisë, i quajtur Venice4Palestine, i ka bërë thirrje festivalit të mbajë një qëndrim të forte ndaj luftës në Gaza, duke u kërkuar organizatorëve të promovojnë zërat palestinezë dhe të denoncojnë veprimet izraelite.

Thirrja është nënshkruar nga më shumë se 1500 persona, përfshirë regjisorë, të tillë si Ken Loach dhe Matteo Garrone dhe po ashtu aktorë. Politika ndërkombëtare dhe intrigat globale do të dominojnë edhe mes prodhimeve në garë të edicionit të 82 të festivalit më të vjetër të filmit në botë.

Regjisorja Kathryn Bigelow do tĂ« shfaqĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« trillerin bĂ«rthamor “shtĂ«pia e dinamitit’, nĂ« Lido, ndĂ«rsa Olivier Assayas do tĂ« prezantojĂ« “Magjistarin e Kremlinit”, qĂ« tregon ngjitjen drejt pushtetit tĂ« Vladimir Putinit.

Presidenti rus do tĂ« portretizohet nga Jude Law. PĂ«r çmimin e shumĂ«lakmuar tĂ« luanit tĂ« artĂ« do tĂ« garojĂ« gjithashtu Guillermodel Toro me njĂ« version tĂ« ri tĂ« Frankenstein dhe Noah Baumbach me komedinĂ« dramtike, “Jay Kelly”. Film tjetĂ«r i shumĂ«pritur Ă«shtĂ« “la grazia’e paolo sorrentinos”, i cili do tĂ« çelĂ« festivalin. m.p.

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian është zbuluar në faqen e internetit të një agjencie pasurish në Argjentinë, që reklamonte një shtëpi për shitje.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r veprĂ«n “Portreti i njĂ« gruaje” (Contessa Colleoni) nga piktori barok Giuseppe Ghislandi, i njohur edhe si Fra’ Galgario. Piktura shfaqet e varur mbi njĂ« divan nĂ« dhomĂ«n e ndenjes sĂ« shtĂ«pisĂ«, nĂ« njĂ« qytet bregdetar pranĂ« Buenos Aires.

Gazeta holandeze AD tha se pas një hetimi të gjatë, arriti të gjurmojë veprën e artit. Ky portret është pjesë e një databaze të arteve të humbura dhe sipas ministrisë holandeze të kulturës është ende i pazbuluar që nga Lufta e Dytë Botërore.

Portreti i përkiste Jacques Goudstikker, një prej tregtarëve më të njohur të artit në Holandë, i cili iku nga vendi në maj 1940 për të shpëtuar nga nazistët, por vdiq tragjikisht gjatë udhëtimit drejt një zone të sigurt. Pas luftës, shumë vepra u gjetën dhe iu kthyen trashëgimtarëve, por ky portret nuk u identifikua kurrë.

Dokumentet e kohës tregojnë se piktura ka qenë në pronësi të Friedrich Kadgien, një zyrtar nazist, i cili më pas u zhvendos në Brazil dhe Argjentinë, ku ndërtoi familjen dhe biznesin e tij. Kadgien vdiq në vitin 1978.

Historia mori kthesë kur gazeta AD pa foton e portretit në faqen e një agjencie imobiliare që po shiste shtëpinë e Kadgien në Argjentinë. Ekspertët e artit thonë se piktura është origjinali i humbur, por për konfirmim të plotë duhet ekzaminimi direkt i veprës.

Kjo zbulim është një hap i rëndësishëm në historinë e artit të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore. m.p.

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“NĂ«se dikush vret dikĂ« nĂ« Uashington, ne do tĂ« kĂ«rkojmĂ« dĂ«nim me vdekje”, ka thĂ«nĂ« Trump nĂ« njĂ« takim tĂ« kabinetit tĂ« tij nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«.

“ËshtĂ« masĂ« e fuqishme parandaluese dhe secili qĂ« ka dĂ«gjuar pĂ«r tĂ«, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit. m.p.

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte i rreshtuar mes titullarëve në radhët e skuadrës së Bërnlit në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derby County. Dhe që në minutën e katërt të takimit, me prekjet e para, ai u tregua vendimtar.

Pasi mori topin në zonë, Broja shmangu mbrojtësit dhe pasoi për Ramsei i cili me një gjuajtje të shpejtë shënoi golin e avantazhit për ekipin e Bërnlit, duke falënderuar Brojën për asistin e dhënë. m.p.

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin rrethues të një banese në Fushë Kuqe.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja në dukje të vjetra si dhe porta e murit rrethues të banesës është dëmtuar lehtë.

Nuk dihet ende kush është autori i ngjarjes as motivi përse ka vendosur lëndën plasëse në banesën e shtetasit M.D., në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. m.p.

SHBA, 35 tonë kokainë e sekuestruar gjatë dy muajve

Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka realizuar një nga goditjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, duke sekuestruar një sasi rekord prej 34.6 tonë kokainë.

Operacioni u zhvillua nĂ« ujrat e Oqeanit PaqĂ«sor dhe Detin e Karaibeve gjatĂ« dy mujve tĂ« fundit. Megaoperacioni Ă«shtĂ« kryer nga anija patrulluese “Hamilton”, tĂ« cilĂ«t gjatĂ« kĂ«saj periudhe hetimore kanĂ« kapur dhjetĂ«ra skafe, motobarka tĂ« shpejta dhe anije tĂ« vogla me tĂ« cilĂ«n kryej transportimi i drogĂ«s pĂ«r ta futur drejt SJBA-sĂ«.

Vlera nĂ« treg e drogĂ«s sĂ« sekuestruar kap shifrĂ«n e mbi 473 milionĂ« dollarĂ«ve amerikanĂ«. Gazetari Flamur Vezaj ka ndarĂ« foto nga megaoperacioni ku shkruan se “sipas autoriteteve amerikane, kjo sasi pĂ«rfaqĂ«son 23 milionĂ« doza vdekjeprurĂ«se, mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« vrarĂ« gjithĂ« popullsinĂ« e shtetit tĂ« FloridĂ«s”.

Sipas hetimeve të prokurorisë, ngarkesa është e lidhur me kartelët e drogës nga Venezuela.

Ky është një ndër operacionet më të suksesshme të forcave amerikane kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut të drogës. m.p.

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj të re.

Stilistja prej vitesh është në qendër të vëmendjes për shkak të pamjes së saj. Asaj i atribuohen shumë ndërhyrje estetike, të cilat shpesh e kanë bërë të duket e ndryshuar deri në atë pikë sa të mos njihej më, duke e vendosur jo rrallë në shënjestër të komenteve negative.

Megjithatë, Donatella ka pranuar publikisht vetëm përdorimin e botoksit. Së fundmi, ajo publikoi një foto që i befasoi të gjithë. Ajo pozon me një fustan të bardhë me shkëlqim, ndërsa fytyra e saj është në qendër të vëmendjes.

Vërehet qartë se buza e sipërme i duket më e hollë se zakonisht, ndërsa faqet duken ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim më parë. m.p.

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza.

Sipas mediave tĂ« huaja, i pyetur se çfarĂ« nĂ«nkuptonte me komentet e bĂ«ra dje, nĂ« tĂ« cilat tha se do tĂ« shohim njĂ« “pĂ«rfundim pĂ«rfundimtar” tĂ« luftĂ«s nĂ« Gaza brenda dy ose tre javĂ«sh, ai pĂ«rgjigjet: “Nuk ka njĂ« ‘pĂ«rfundim pĂ«rfundimtar’, lufta ka vazhduar pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ«â€.

“Nuk ka asgjĂ« pĂ«rfundimtare, por shpresojmĂ« se do t’i zgjidhim gjĂ«rat shumĂ« shpejt nĂ« lidhje me GazĂ«n dhe gjithashtu me UkrainĂ«n e RusinĂ«â€, vijoi ai mĂ« tej, shkruan A2 CNN.

KujtojmĂ« se dje, presidenti amerikan sugjeroi qĂ« lufta e Izraelit nĂ« Gaza mund tĂ« ketĂ« njĂ« “fund pĂ«rfundimtar” brenda disa javĂ«sh, ndĂ«rsa zemĂ«rimi u rrit pĂ«r shkak tĂ« sulmeve nĂ« spitalin Nasser.

Kur u pyet pĂ«r sulmin, Trump tha: “Nuk jam i kĂ«naqur me tĂ«. Nuk dua ta shoh.” m.p.

Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania do të ndajë miliarda euro për Ukrainën edhe këtë vit dhe vitin tjetër.

Vizita nuk u njoftua pĂ«r arsye sigurie. Ministri gjerman i Financave dhe zĂ«vendĂ«skancelari, socialemokrati Lars Klingbeil mbĂ«rriti nĂ« Kiev me tren special tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« mĂ«ngjes nĂ« orĂ«n gjashtĂ« e gjysmĂ«. NĂ« fillim tĂ« kĂ«saj jave, qeveria gjermane dĂ«shiron tĂ« dĂ«rgojĂ« njĂ« mesazh tĂ« qartĂ« nĂ« lidhje me politikĂ«n e saj ndaj UkrainĂ«s – se do t’u ofrojĂ« mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« ukrainasve qĂ« janĂ« nĂ«n presion nga Rusia dhe do t’u tregojĂ« atyre se interesi gjerman dhe evropian Ă«shtĂ« i madh. MegjithĂ«se ka ende mĂ« shumĂ« çështje tĂ« pazgjidhura sesa tĂ« zgjidhura.

Socialdemokratët kanë heshtur për një kohë të gjatë

Për Lars Klingbeil, kjo ishte një mundësi për të treguar se edhe socialdemokratët në pushtet, mbështesin kursin e politikës së jashtme të Kancelarit konservator Friedrich Merz. Konkretisht, javët e kaluara janë shënuar nga vizita dhe iniciativa nga kreu i qeverisë.

Pika kulmore ishte vizita e Merz te Presidenti i SHBA-së Donald Trump së bashku me udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët ndoqën takimin midis Presidentit të Ukrainës Zelenski dhe Trump. Pak u dëgjua nga ministrat socialdemokratë në ato ditë.

Klingbeil: “Dinamika tĂ« jashtĂ«zakonshme”

Pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Serhiy Marchenko, Klingbeil theksoi se Gjermania i qëndron kërkesave të saj: një armëpushim i qëndrueshëm, me garanci të qarta sigurie për Ukrainën përpara se të pranojë ndonjë marrëveshje me Presidentin rus Vladimir Putin.

Klingbeil ishte për herë të fundit në Ukrainë në vitin 2023. Në atë kohë, ai nuk ishte anëtar i qeverisë së atëhershme të përbërë nga SPD, të Gjelbrit dhe Liberalët (FDP).

Tani ai thotĂ«: “Ishte njĂ« pĂ«rparĂ«si personale pĂ«r mua tĂ« vija kĂ«tu nĂ« UkrainĂ«, si zĂ«vendĂ«skryeministĂ«r dhe ministĂ«r i Financave. Isha kĂ«tu mĂ« parĂ« si kryetar partie dy vjet mĂ« parĂ«, por tani po vij nĂ« njĂ« kapacitet tĂ« ri. Dhe kjo po ndodh pikĂ«risht nĂ« njĂ« kohĂ« kur ka dinamikĂ« tĂ« madhe dhe diskutime tĂ« shumta nĂ« hapĂ«sirĂ«n politike, qĂ« nuk ishte planifikuar.” Dhe sigurisht, ai shtoi menjĂ«herĂ« se udhĂ«timi i tij Ă«shtĂ« dakorduar me Kancelarin Merz. m.p.

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros.

Erërat e forta në zonë e bënë më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa që prej mëngjesit të sotëm 4 helikopterë janë vendosur në gadishmëri për shuarjen e zjarrit.

E ndërsa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, një tjetër helikopter është dërguar në vendngjarje me qëllim izolimin sa më parë të flakëve si dhe 6 mjete zjarrfikëse. Deri më tani nuk është raportuar për rrezik për banesat e ndodhura në afërsi të vatrës së zjarrit. m.p.

KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të miratohen nga Komisioni Rregullator më datë 28 Gusht.

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator do të konfirmohet numri i votave dhe i mandateve për çdo subjekt e zonë zgjedhore si dhe rang vendi.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër.

Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme. m.p.

❌