❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Rritet numri i kërkesave për studime brenda vendit, ekspertët: Kushton më pak

Nga Gazeta Si- Rreth 20 mijë e 200 të rinj zgjodhën të aplikojnë këtë vit në universitetet brenda vendit, në fazën e parë të procesit, ku prej tyre do të shpallen dhe fituesit me më shumë pikë në 10 degët preferenciale të përzgjedhura nga vetë maturantët.

Sipas të dhënave të vitit të kaluar, ku në fazën e parë ishin 19.200, këtë vit, lista është rritur me 500 prurje të reja.

Nga maturantët aplikues në total, 10 mijë të rinj deklaruan njëkohësisht në formularin A1Z se duan të studiojnë jashtë shtetit.

Kjo shifër, ka mbetur e pandryshuar në raport me vitin e kaluar por ajo që vihet re është rritja e numrit të kërkesave për studimet në Shqipëri, që sipas ekspertëve të arsimit lidhet me rritjen e ofertës nga universitetit.

Universitetet vendase, diploma të dyfishta

Prek vitit 2022, disa universitete në vendin tonë, si Universiteti i Tiranës, ai Politeknik, Universiteti Bujqësor dhe ai Mesdhetar kanë firmosur marrëveshje për diplomat e dyfishta.

Marrëveshjet janë në fushën e Biologjisë mjedisore në Bachelor me Universitetin e Tiranës; Pyjeve dhe mjedisit për UBT; Inxhinierisë mekanike me UPT në nivel master dhe Marketingut me UMSH.

Marrëveshjet parashikojnë që studentët në këto programe të bëjnë një vit studime në Shqipëri dhe një vit në Itali. Në përfundim studentët do të marrin diploma të dyfishta.

“NĂ«se deri para disa vitesh, tĂ« rinjtĂ« qĂ« shpalleshin fitues edhe nĂ« universitetet brenda vendit, zgjidhnin tĂ« studionin jashtĂ«, sot konstatohet njĂ« realitet ndryshe. Universitetet po ofrojnĂ« diploma duale. Duke shtuar dhe rritjen e kostos sĂ« jetesĂ«s jashtĂ«, familjeve shqiptare u kushton mĂ« pak studimet  e fĂ«mijĂ«ve tĂ« tyre nĂ« ShqipĂ«ri”, thonĂ« ekspertĂ«t e çështjeve tĂ« arsimit.

Ndërkohë që shifra totale e fituesve në universitetet publike e private në vend do të shpallet me mbylljen e procesit të regjistrimit, mendohet që shifra mund të jetë edhe më e lartë, me hapjen e aplikimeve në fazën e dytë përmes formularit A3, ku ata që nuk mundën të regjistrohen gjatë datave të përcaktuara nga ministria, mund të aplikojnë në programin e Maturës Shtetërore për të përzgjedhur universitetin që duan të frekuentojnë dhe degën e preferuar të studimit.

Lista e fituesve, 24 orë për të ankimuar pikët

Nga sot deri më 28 gusht, të gjithë ata të rinj të cilët janë të pakënaqur me renditjen e tyre ë listën e fituesve në universitet kanë të drejtë ta ankimojnë pranë universitetit përkatës.

Kjo fazë është përllogaritur sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore të jetë vetëm 24 orë, për ti lënë kohë regjistrimeve të fazës së parë të fituesve në universitet, që do të çelet nga data 29 gusht deri në 11 shtator.

“NĂ«se universiteti i jep tĂ« drejtĂ« atĂ«herĂ« ringarkohet lista, nĂ«se jo procesi vazhdon pĂ«rsĂ«ri. MaturantĂ«t kanĂ« mundĂ«si tĂ« ç’regjistriohen dhe tĂ« riaplikojnĂ« nĂ« raundin e dytĂ«, pĂ«r njĂ« degĂ« tjetĂ«r”, thotĂ« drejtori i QSHA, Arian Xhelaj.

Xhelaj tha se kriteret e pranimit janë të njëjta për të gjitha raundet si dhe kriteri i mesatares është i njëjtë. Për shembull, ai me mesataren nën 6.5 mund të aplikojë në një nga programet dy vjeçare.

Programet e reja, risi e vitit akademik

Këtë vit janë shtuar 24 programe të reja, kryesisht nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, që i bashkohen 650 degëve ekzistuese nga viti i kaluar.

Për ata maturantë që nuk arrijnë të kapin mesataren për programet 3-vjeçare, janë të hapura edhe programet 2-vjeçare.

The post Rritet numri i kërkesave për studime brenda vendit, ekspertët: Kushton më pak appeared first on Gazeta Si.

‘Kapitulli mĂ« sfidues’, Rama: Krijohet Operatori KombĂ«tar i Trajtimit tĂ« mbetjeve

Nga Gazeta Si- Mbetjet në vend do të menaxhohen nga Operatori Kombëtar i Trajtimit të Mbetjeve, një agjenci që kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të krijohet dhe do të jetë në funksion të të gjithë vendit,

Rama tha se kjo agjenci parashikohet në projektligjin e ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ai e cilësoi kapitullin e BE-së për mbetjet si më sfiduesin.

“DĂ«shiroj qĂ« tĂ« gjithĂ« pa pĂ«rjashtim, nĂ« tĂ« gjitha nivelet dhe territorin qĂ« kanĂ« njĂ« funksion publik si tĂ« zgjedhur apo nĂ«punĂ«s tĂ« lidhur me çështjet e mjedisit tĂ« vetĂ«dijĂ«sohen se ky Ă«shtĂ« kapitulli mĂ« sfidues i negociatave dhe aspekti mĂ« sfidues i anĂ«tarĂ«simit tonĂ« nĂ« BE”, tha Rama, duke shtuar se mbetjet nuk do tĂ« jenĂ« mĂ« proces i administruar nga bashkitĂ«, por nga ky operator kombĂ«tar nĂ« bashkĂ«punim me tĂ« gjitha hallkat e tjera tĂ« qeverisjes dhe nĂ« raport me te cilin, bashkitĂ« do tĂ« jenĂ« klientĂ«.

Gjithsesi, ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro tha se bashkive nuk u lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit, përsa i përket menaxhimit të mbetjeve.

“BashkitĂ« do tĂ« vijojnĂ« tĂ« kenĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« dhe detyrĂ«n e mbledhjes sĂ« mbetjeve nĂ« territor, tĂ« menaxhimit tĂ« burimeve njerĂ«zore, tĂ« administrimit tĂ« infrastrukturĂ«s.”

The post ‘Kapitulli mĂ« sfidues’, Rama: Krijohet Operatori KombĂ«tar i Trajtimit tĂ« mbetjeve appeared first on Gazeta Si.

Media italiane: ÇfarĂ« po ndodh nĂ« Umbria, pse ka kaq shumĂ« trafikantĂ« shqiptarĂ«?

Nga Gazeta Si- “Numri i madh tĂ« rinjve shqiptarĂ« qĂ« kapen sepse merren me drogĂ« nĂ« Umbria ka arritur sĂ« fundmi njĂ« nivel qĂ« nxjerr nĂ« pah njĂ« fenomen”. KĂ«shtu e nis artikullin media ‘Umbria 24’ pĂ«r arrestimet e tĂ« rinjve shqiptarĂ« nĂ« Itali.

Sipas medias italiane, ka të ngjarë që kjo të sinjalizojë diçka edhe më alarmante në zhvillim e sipër, duke shfrytëzuar potencialisht një dobësi.

“Ajo qĂ« ka dalĂ« nga raportet e fundit tĂ« lajmeve tĂ« Umbria-s, e kombinuar me faktin se kĂ«ta tĂ« rinj, nga i njĂ«jti qytet, tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« vogĂ«l rajonale dhe tĂ« angazhuar nĂ« aktivitete intensive tĂ« trafikimit tĂ« drogĂ«s, tĂ« dokumentuar me kalimin e kohĂ«s ose tĂ« kapur me sasi tĂ« konsiderueshme droge, parash dhe pajisjesh paketimi, pĂ«rshkruan njĂ« fenomen qĂ« kĂ«rkon vĂ«mendje”, shkruan Umbria24, duke pĂ«rmendur se rasti i fundit Ă«shtĂ« zbuluar sot, dy tĂ« tjerĂ« dje dhe shumĂ« tĂ« tjerĂ« nĂ« muajin e fundit tĂ« gushtit.

Më 28 gusht, forcat e rendit arrestuan një 23-vjeçar shqiptar, i cili u kap në flagrancë ndërsa drejtonte makinën gjatë një kontrolli rrugor në Spoleto. Brenda automjetit u gjetën afërsisht 20 gramë kokainë, të ndara në 37 doza të vulosura, së bashku me 780 euro në para të gatshme, të ardhurat e supozuara nga trafiku i drogës.

NĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« gushtit, dy persona – njĂ« grua vendase dhe njĂ« 25-vjeçar shqiptar me precedent penal, u ndaluan pas kontrolleve. MĂ« 13 gusht, njĂ« 24-vjeçar shqiptar u ndalua nĂ« Perugia pasi u pĂ«rpoq tĂ« shmangte njĂ« ndalim trafiku, me 16 gramĂ« kokainĂ«. I riu, tashmĂ« i njohur pĂ«r forcat e sigurisĂ«, u arrestua dhe iu dha njĂ« ndalim qĂ«ndrimi.

Më 14 gusht, në Bastia Umbra, një 25-vjeçar shqiptar u gjet me dhjetë pako kokainë dhe afërsisht 100 euro pasi u ndalua. Ai u vu gjithashtu nën një ndalim në Umbria.

Situata të ngjashme ndodhën më 20 gusht: në të njëjtin qytet, një 25-vjeçar shqiptar u arrestua me të njëjtën sasi droge dhe parash, ndërsa në Foligno, një tjetër 25-vjeçar shqiptar u gjet me 51 pako kokainë në një makinë me qira, një zbulim i bërë gjatë një operacioni kundër trafikimit të drogës.

Më 21 gusht në Perugia, një 27-vjeçar shqiptar pa precedent penal u arrestua me 67 gramë kokainë të ndarë në 96 doza dhe gati 4,700 euro në para të gatshme. Vetëm pak ditë më vonë, natën midis 25 dhe 26 gushtit në Perugia, një 21-vjeçar shqiptar, në Itali me vizë turistike dhe pa precedent penal, gati u përplas me një makinë patrullimi ndërsa udhëtonte në drejtim të gabuar. Pas kontrollit, policia gjeti 28 doza kokaine me një total prej 18 gramësh dhe gati 1,000 euro.

Gjithashtu më 26 gusht në Bastia Umbra, u arrestua një 23-vjeçar shqiptar që kishte mbërritur së fundmi në Itali me vizë turistike. I ndaluar në një pikë kontrolli, atij iu gjetën shtatë doza kokaine me një total prej 4.5 gramësh dhe afërsisht 200 euro.

Duke përfunduar këtë seri operacionesh, më 27 gusht në Gualdo Tadino, një 19-vjeçar me origjinë shqiptare që banonte në provincën e Torinos u raportua për posedim me qëllim shitjeje gjatë një patrullimi rutinë. Po atë ditë në Terni, procedura e dëbimit për një 21-vjeçar shqiptar të arrestuar ditët e mëparshme për vepra penale që lidhen me drogën u përfundua me një riatdhesim të shpejtë, operacion i koordinuar nga autoritetet lokale dhe Zyra e Prokurorit.

Media italiane shkruan se rastet mund të jenë edhe më shumë, pasi ka edhe raste të tjera që nuk janë përmendur sepse janë nën hetim.

“Duhet theksuar gjithashtu se rrjeti i shitjes me pakicĂ« tĂ« drogĂ«s Ă«shtĂ« shpesh mĂ« i ekspozuari dhe mĂ« i prekshmi dhe gjithashtu ai qĂ« bĂ«n mĂ« shumĂ« zhurmĂ«â€.

The post Media italiane: ÇfarĂ« po ndodh nĂ« Umbria, pse ka kaq shumĂ« trafikantĂ« shqiptarĂ«? appeared first on Gazeta Si.

Durrës/ Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT, zbardhen detajet: Ndërtoi pa leje 11 kabina

Nga Gazeta Si- Ish-kryeinspektori I IMT-së në Durrës Ardian Halili është arrestuar ditën e djeshme pasi kishte ndërtuar pa leje në zonën e Ishmit.

Drejtori i Policisë Durrës, Vilson Bala, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e tij, duke thënë se ndërtimet janë kryer në kohën kur Halili mbante detyrën e kryeinspektorit, gjatë vitit 2018 e në vijim.

 “Ai u kap duke kryer punime ndĂ«rtimi pa leje nĂ« subjektin e tij “Sent Michele RezidencĂ«â€. Ai e ka ndĂ«rtuar kĂ«tĂ« objekt, i cili pĂ«rbĂ«het nga 11 kabina tip garsoniere, njĂ« godinĂ« 2-katĂ«she, njĂ« fushĂ« minifutbolli, nĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe toke prej 5,600 mÂČ, gjatĂ« kohĂ«s kur ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit tĂ« IMT-sĂ« nĂ« BashkinĂ« DurrĂ«s dhe konkretisht gjatĂ« viteve 2018-2021”, thotĂ« Bala.

Ai shton se nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.

Bala tha në deklaratën për shtyp se ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull.

“Shkelja e syrit, apo bĂ«rja palĂ« me abuzuesit, apo mĂ« keq akoma, tĂ« ndĂ«rtosh vetĂ« pa leje kur je nĂ« detyrĂ« pĂ«r tĂ« parandaluar kĂ«tĂ« vepĂ«r penale, do marrĂ« fund njĂ«herĂ« e mirĂ« nĂ« qarkun DurrĂ«s”, tha Bala.

The post Durrës/ Arrestimi i ish-kryeinspektorit të IMT, zbardhen detajet: Ndërtoi pa leje 11 kabina appeared first on Gazeta Si.

14 vatra zjarri, 3 janë ende aktive në Vlorë dhe Korçë

Nga Gazeta Si- Sipas të dhënave, në 24 orë janë raportuar 14 vatra zjarri në vendin tonë, prej të cilave 3 janë ende aktive, 2 janë nën monitorim dhe pjesa tjetër është izoluar dhe shuar.

Më problematike janë vatrat në Akërni të Vlorës, zona e Poros dhe ajo në Miras të Devollit, qarku Korçë.

Në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, vatra e nisur më 25 gusht vijon në pyllin e Pishë-Poros. Sot në terren po punojnë 30 forca zjarrfikëse e bashkiake dhe 20 efektivë të FA me 3 automjete. Zjarri ka intensitet të ulët, duke djegur kryesisht trungje brenda vatrës.

Nën monitorim janë vatrat në Bogovë të Skraparit, në Parkun e Gërmenjit në Korçë dhe ajo në Pezë-Helmës të Tiranës.

The post 14 vatra zjarri, 3 janë ende aktive në Vlorë dhe Korçë appeared first on Gazeta Si.

Temperatura mbi normalen e gushtit, shkojnë deri në 37 gradë

Ditën e sotme në vendin tonë do jenë prezente masat e nxehta afrikane, duke sjellë kryesisht temperatura deri në 7 gradë më të larta se vlera mesatare mujore e Gushtit.

Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin Shqiptar.

Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellin kalime të lehta të vranësirave në shtrirjen Lindore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten si paradite edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C temperatura më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare, duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

The post Temperatura mbi normalen e gushtit, shkojnë deri në 37 gradë appeared first on Gazeta Si.

Ndërtoi pa leje disa shtëpi pushimi në Ishëm kur ishte kryeinspektor i IMT, arrestohet 55-vjeçari

Nga Gazeta Si- Ardian Halili, 55 vjeç, ish-kryeinspektor i Inspektoriatit të mbrojtjes së Territorit në Durrës është arrestuar nga policia e Durrësit, për ndërtime pa leje.

“8 vite mĂ« parĂ«, nĂ« vitin 2017, ku ishte kryeinspektor i IMT, ai ka ndĂ«rtuar pa leje disa objekte, shtĂ«pi pushimi nĂ« fshatin Shetaj, IshĂ«m”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Autoritetet e zbuluan paligjshmërinë këtë gusht të 2025-ës ndërsa Policia e Durrësit njoftoi se ish-zyrtari ra në pranga këtë të mërkurë.

The post Ndërtoi pa leje disa shtëpi pushimi në Ishëm kur ishte kryeinspektor i IMT, arrestohet 55-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë rreth Inteligjencës Artificiale

Nga Gazeta Si- Viti i ri shkollor do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në kurrikulën mësimore, pasi për herë të parë nxënësit e klasës së katërt në Shqipëri do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale (AI), si pjesë e programit të ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK).

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu thotë se është miratuar kurrikula e re e TIK për klasat e katërta e cila për herë të parë do të sjellë edhe bazat e njohurive për Inteligjencën artificiale.

Prej kohësh, në të gjithë botën ka debate nëse AI duhet të lejohet në shkolla apo jo.

NĂ« mbarĂ« botĂ«n, universitetet prej vitesh po shqyrtojnĂ« se çfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jnĂ« me njĂ« mjet tĂ« fuqishĂ«m tĂ« inteligjencĂ«s artificiale qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« i disponueshĂ«m pĂ«r publikun – ChatGPT.

AdoleshentĂ«t dhe studentĂ«t e universiteteve ishin ndĂ«r miliona njerĂ«zit qĂ« filluan tĂ« eksperimentojnĂ« me tĂ«. Dhe megjithĂ«se shumĂ« prej tyre gjetĂ«n mĂ«nyra pĂ«r ta pĂ«rdorur me krijimtari dhe pa rrezikshmĂ«ri, lehtĂ«sia me tĂ« cilĂ«n programi mundej t’u pĂ«rgjigjej pyetjeve nĂ« testime si dhe ndihma qĂ« programi u jepte pĂ«r detyrat tĂ« tjera, shkaktuan panik nĂ« radhĂ«t e arsimtarĂ«ve.

Në 2023, kur po rihapeshin shkollat, në qytetin e Nju Jorkut, në Los Anxhelos dhe drejtori të mëdha arsimore në Shtetet e Bashkuara, filloi të ndalohej përdorimi i programit në klasa dhe në paisjet elektronike të shkollave.

Institucione të tjera arsimore, si Sciences Po Paris, një ndër universitetet më prestigjioze të Francës, ndaloi përdorimin e programit ChatGPT dhe të të gjitha mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale dhe paralajmëroi me përjashtim studentët në rast të shkeljes së këtij rregulli.

Prej 3 vitesh në vend ka nisur edhe një Program kodimi i TIK-ut që nga klasa e parë por ekspertët janë shprehur skeptikë, duke e cilësuar si një program që është i pamundur të zhvillohet për aq kohë sa jo të gjitha shkollat janë të pajisura me kompjuterë.

“Programimi duhet kultivuar si pasion dhe jo si lĂ«ndĂ« shkollore, ku nxĂ«nĂ«sit tĂ« ndrydhen nga detyrimet dhe vlerĂ«simet qĂ« i bĂ«n sistemi arsimor”, tha asokohe eksperti i IT, Kadri Manaj.

The post Nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë rreth Inteligjencës Artificiale appeared first on Gazeta Si.

Rrugëtimi i Besës: Nga izolimi për shkak të gjendjes së rrallë neurodegjenerative në frymëzim për të tjerët

Nga Gazeta Si- Besa nga Gjirokastra Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ« rrugĂ«n pĂ«r t’u bĂ«rĂ« autore libri por jeta nuk ka qenĂ« shumĂ« bujare me tĂ«. Duke jetuar me ParalizĂ« Progresive Supranukleare, e cila Ă«shtĂ« njĂ« gjendje e rrallĂ« neurodegjenerative qĂ« prek lĂ«vizjen, shikimin dhe tĂ« folurit e saj, Besa dikur u pĂ«rball me ditĂ« tĂ« gjata heshtjeje dhe izolimi social. Gjendja e saj e bĂ«ri tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r tĂ« qĂ« tĂ« kishte njĂ« jetĂ« sociale, duke i lĂ«nĂ« kreativitetin dhe idetĂ« e saj tĂ« padĂ«gjuara pĂ«rtej mureve tĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« saj.

Kjo ndryshoi kur Qendra Sociale Komunitare Zinxhira premtoi se do e ndihmonte.

Ata i ofruan asaj njĂ« litar shpĂ«timi: fizioterapi nĂ« shtĂ«pi, kĂ«shillim psikologjik dhe njĂ« hapĂ«sirĂ« ​​pĂ«r tĂ« rizbuluar veten e saj.

PĂ«rmes kĂ«tyre seancave tĂ« vazhdueshme, Besa mĂ«soi jo vetĂ«m tĂ« pĂ«rballonte sfidat emocionale, por edhe tĂ« pĂ«rqafonte dhuntinĂ« e saj tĂ« tĂ« rrĂ«fyerit. Çka nisi si njĂ« ushtrim pĂ«r tĂ« nxitur shprehjen e ndjenjave pĂ«rmes shkrimit, shpejt u shndĂ«rrua nĂ« diçka mĂ« tĂ« madhe, librin e saj tĂ« parĂ«. PĂ«rfundimi i kapitullit tĂ« parĂ« i dha njĂ« ndjesi tĂ« thellĂ« pĂ«rmbushjeje dhe besim tĂ« rilindur pĂ«r tĂ« ardhmen.

Nëna e saj dhe njëkohësisht mbështetësja e saj më e afërt, e kujton me krenari atë çast.

“Kur e pĂ«rfundoi versionin e parĂ«, pashĂ« njĂ« dritĂ« nĂ« sytĂ« e saj e cila mungonte prej vitesh. Ajo ishte kaq krenare pĂ«r veten. Edhe unĂ« jam krenare pĂ«r tĂ«.”

Fizioterapia po e ndihmon BesĂ«n tĂ« ruajĂ« funksionet motorike dhe rehatinĂ« fizike, ndĂ«rsa kĂ«shillimi e ka ndihmuar tĂ« flasĂ« hapur pĂ«r nevojat dhe shpresat e saj. Tani ajo merr pjesĂ« nĂ« diskutime rreth kujdesit pĂ«r veten, duke treguar autonomi dhe vendosmĂ«ri mĂ« tĂ« madhe. Me vetĂ«besimin nĂ« rritje, ajo tashmĂ« edhe Ă«shtĂ« frymĂ«zuar tĂ« organizojĂ« veprimtari rinore nĂ« qendra sociale, pĂ«r tĂ« fuqizuar tĂ« tjerĂ« si ajo dhe pĂ«r t’i mbĂ«shtetur ata nĂ« krijimin e miqĂ«sive dhe ndjenjĂ«s sĂ« pĂ«rkatĂ«sisĂ«.

PĂ«r BesĂ«n, kapitujt e radhĂ«s janĂ« ende duke u shkruar. PĂ«rtej terapive, ajo mezi pret tĂ« ndajĂ« shkrimet e saj publikisht e t’iu bashkohet veprimtarive tĂ« reja shoqĂ«rore. PĂ«r shoqĂ«rinĂ«, kjo histori Ă«shtĂ« njĂ« kujtesĂ« se çdo i ri/e re, pavarĂ«sisht aftĂ«sive, ka diçka me vlerĂ« pĂ«r tĂ« kontribuuar.

“Ky Ă«shtĂ« vetĂ«m fillimi i historisĂ« sime”, thotĂ« Besa pĂ«r Unicef.

*Emri është ndryshuar për të mbrojtur privatësinë saj.

The post Rrugëtimi i Besës: Nga izolimi për shkak të gjendjes së rrallë neurodegjenerative në frymëzim për të tjerët appeared first on Gazeta Si.

Zhvillohet analiza e gjakut që mund të zbulojë kancerin e vezores

Shkencëtarët kanë zhvilluar një analizë të thjeshtë gjaku për të zbuluar kancerin e vezores herët, gjë që mund të përmirësojë ndjeshëm rezultatet për gratë me këtë sëmundje.

 Më shumë se 300,000 gra, kryesisht mbi moshën 50 vjeç, diagnostikohen në të gjithë botën çdo vit, sipas Fondit Botëror të Kërkimit të Kancerit. Kanceri ovarian shpesh diagnostikohet vonë, gjë që e bën trajtimin e gjendjes më të vështirë.

Analiza e testuar nga studiuesit e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe SHBA-sĂ« kĂ«rkon dy lloje tĂ« ndryshme tĂ« shĂ«nuesve tĂ« gjakut nĂ« ato qĂ« tregojnĂ« simptoma tĂ« sĂ«mundjes, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ« dhimbje legenit dhe njĂ« bark tĂ« fryrĂ«. Pastaj pĂ«rdor tĂ« mĂ«suarit automatik pĂ«r tĂ« njohur modelet qĂ« do tĂ« ishin tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u zbuluar nga njerĂ«zit.

Aktualisht, sëmundja zakonisht diagnostikohet duke përdorur një përzierje skanimesh dhe biopsish, të tilla si një skanim me ultratinguj, një skanim CT, një biopsi me gjilpërë, një laparoskopi ose kirurgji për të hequr indet ose ndoshta vezoret.

Shpesh zbulohet vonë sepse simptoma të tilla si fryrja, ndjenja e ngopjes shpejt pas ngrënies ose nevoja për të urinuar shpesh nuk janë gjithmonë shenja të dukshme të mundshme të kancerit.

Analiza e gjakut kërkon atë që kanceri ovarian lëshon në qarkullimin e gjakut, madje edhe në fazat e tij të hershme.

Qelizat kancerogjene lëshojnë fragmente në gjak që mbajnë molekula të vogla, të ngjashme me yndyrën, të njohura si lipide, së bashku me proteina të caktuara. Ky kombinim i lipideve dhe proteinave është si një gjurmë gishtash biologjike për kancerin ovarian.

Analiza mund ta zbulojĂ« sĂ«mundjen “nĂ« fazat e hershme dhe me saktĂ«si mĂ« tĂ« madhe se mjetet aktuale”, sipas Alex Fisher, drejtorit kryesor tĂ« operacioneve dhe bashkĂ«themeluesit tĂ« AOA Dx, qĂ« zhvilloi testin.

The post Zhvillohet analiza e gjakut që mund të zbulojë kancerin e vezores appeared first on Gazeta Si.

Dy vatra zjarri aktive, Ministria e Mbrojtjes: Po operohet me helikopter

Nga Gazeta Si- 14 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit ndërkohë që dy prej tyre vijojnë të jenë aktive. Ministria e Mbrojtjes thotë se situata nga zjarri në pyllin e Poros në Akërni të Vlorës paraqitet nën kontroll, ndërsa operacioni vazhdon që në orët e para të mëngjesit, ku janë angazhuar forcat zjarrfikëse, bashkiake, ushtria, përfaqësues të AdZM dhe një helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Vatra është përqendruar në zonën e kënetës Godull dhe ish-fazanerisë, ku ka tym të shtuar për shkak të djegies së pishave dhe trungjeve.

Kjo është dita e tretë e zjarrit në këtë pyll, edhe pse ka pasur ndërhyrje me helikopter.

Në zonën e Bogovës, Bashkia Skrapar, zjarri ka pasur intensitet më të ulët, por nuk është izoluar plotësisht gjatë natës. Aktualisht mbahet në monitorim dhe janë djegur rreth 18 hektarë pyll, pa rrezik për banesa.

The post Dy vatra zjarri aktive, Ministria e Mbrojtjes: Po operohet me helikopter appeared first on Gazeta Si.

Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier

Nga Gazeta Si- Tre persona të kërkuar nga Italia për trafik droge janë arrestuar brenda pak orëve nga Policia.

Të arrestuarit janë K. Sh., 24 vjeç, A. M., 29 vjeç dhe E. F., 22 vjeç.

Të tre personat janë nga qyteti i Fierit, teksa do priten edhe procedurat e ekstradimit nëpërmjet Interpol Tiranës. Aksionet janë kryer në intervale të ndryshme, teksa të ndaluarit akuzohen si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare.

TĂ« tre ishin shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikĂ«ve”. Maksimumi i dĂ«nimit pĂ«r kĂ«to vepra shkon deri nĂ« 10 vjet burgim.

Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdha  droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.

The post Akuzohen nga Italia si pjesëtarë të grupeve kriminale, arrestohen tre persona në Fier appeared first on Gazeta Si.

Kishte 2 kallashĂ« nĂ« makinĂ« pĂ«r t’ua shitur kriminelĂ«ve, arrestohet 22-vjeçari (video)

Nga Gazeta Si- NjĂ« 22-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« ‘Tunelin e Murrizit’ nĂ« RrugĂ«n e Arbrit pasi po transportonte 2 armĂ« zjarri automatike nga Burreli pĂ«r nĂ« TiranĂ«.

I arrestuari është A. D., banues në Burrel, i cili dyshohet se do i shiste armët në kryeqytet, te grupet kriminale.

U sekuestruan si prova materiale pas kontrollit të makinës, 2 armët e zjarrit, 4 krehra, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

Dosja pĂ«r hetime tĂ« mĂ«tejshme i kaloi ProkurorisĂ«, pĂ«r veprĂ«n penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe i municionit”.

The post Kishte 2 kallashĂ« nĂ« makinĂ« pĂ«r t’ua shitur kriminelĂ«ve, arrestohet 22-vjeçari (video) appeared first on Gazeta Si.

Prej shtatorit, manikyri xhel do ndalohet nĂ« BE dhe ZvicĂ«r: ËshtĂ« kancerogjen

Nga 1 shtatori 2025, TPO, produkti që fshihet prapa thonjve me xhel nuk do të mund të shitet më në BE dhe Zvicës. Inspektorati shëndetësor ka vendosur që as produktet që përmbajnë TPO, të cilat ishin në qarkullim, nuk mund të përdoren më as nga sallonet profesionale të thonjve. Ky ndalim i TPO është pasojë e klasifikimit të ri të tij si CMR kategori 1B, toksik për riprodhim.

Ky klasifikim është përcaktuar nga rregullorja europiane CLP (Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi), e cila klasifikon kimikatet sipas rrezikut më të lartë, pavarësisht përdorimit të tyre.

Nuk do të ketë më prodhim, shitje apo përdorim. Drejtoria e Përgjithshme e Konkurrencës, Konsumatorëve dhe Sanksioneve për Mashtrime (DGCCRF) ka shpallur një ndalim të plotë. Madje edhe stoqet e mbajtura tashmë në sallone duhet të hidhen menjëherë.

Deri tani, TPO ishte sekreti për një tharje të shpejtë, shkëlqim të lartë dhe qëndrueshmëri për javë të tëra.

E publikuar nĂ« maj 2025, rregullorja evropiane “Omnibus VII” vendos njĂ« goditje radikale ndaj substancave kancerogjene, mutagjene ose toksike nĂ« kozmetikĂ«.

Nga shtatori, të gjitha produktet që përmbajnë TPO do të tërhiqen nga tregu dhe do të ndalohen nga përdorimi, madje edhe nga profesionistët.

The post Prej shtatorit, manikyri xhel do ndalohet nĂ« BE dhe ZvicĂ«r: ËshtĂ« kancerogjen appeared first on Gazeta Si.

Valët e të nxehtit po i plakin njerëzit më shpejt

Ekspozimi i përsëritur ndaj valëve të të nxehtit po përshpejton plakjen tek njerëzit, sipas një studimi. Ndikimi është gjerësisht i krahasueshëm me dëmin që pirja e duhanit, përdorimi i alkoolit, dieta e dobët ose ushtrimet e kufizuara mund të kenë në shëndet, thanë studiuesit.

Temperaturat ekstreme janë gjithnjë e më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, duke shkaktuar potencialisht dëme të përhapura dhe afatgjata në shëndetin e miliarda njerëzve, paralajmëruan shkencëtarët.

Hulumtimi pĂ«rfaqĂ«son njĂ« “ndryshim” nĂ« kuptimin e shkallĂ«s dhe ashpĂ«rsisĂ« sĂ« ndikimit tĂ« nxehtĂ«sisĂ« nĂ« shĂ«ndetin tonĂ«, i cili mund tĂ« jetĂ« gjatĂ« gjithĂ« jetĂ«s.

Dihej tashmë që valët e të nxehtit shkaktojnë rritje afatshkurtra të vdekjeve të hershme me, për shembull, pothuajse 600 vdekje të parakohshme të lidhura me një valë të nxehti të qershorit në Angli. Por analiza e re është një nga të parat që vlerëson ndikimin afatgjatë.

Studiuesit ndoqën 25,000 njerëz në Tajvan për 15 vjet dhe krahasuan ekspozimin e tyre ndaj valëve të të nxehtit me moshën e tyre biologjike, një masë e shëndetit të përgjithshëm. Ata zbuluan, për shembull, se mosha biologjike u rrit me rreth nëntë ditë për njerëzit që përjetuan katër ditë më shumë me valë të nxehti gjatë një periudhe dyvjeçare. Punëtorët të cilët kanë tendencë të kalojnë më shumë kohë jashtë, u prekën më shumë, me moshën e tyre biologjike që u rrit me 33 ditë.

Ndërsa rritja e moshës biologjike mund të duket mjaft e vogël, shkencëtarët vunë re se kjo ndodhi vetëm gjatë një periudhe dyvjeçare. Ata po hetojnë ndikimin e valëve të të nxehtit në plakjen gjatë gjithë jetës së njerëzve.

Hulumtuesit thanë gjithashtu se ndikimi i përgjithshëm në popullatat në të gjithë botën do të ishte i madh, sepse të gjithë vuajnë gjatë valëve të të nxehtit, dhe mosha më e lartë biologjike është një parashikues i fortë i rritjes së rrezikut të vdekjes.

The post Valët e të nxehtit po i plakin njerëzit më shpejt appeared first on Gazeta Si.

‘Zhduket’ qyteti amerikan, stuhia e pluhurit shkakton dĂ«me

Një mur gjigant pluhuri mbuloi zonën metropolitane të Feniksit (Phoenix) mbrëmjen e së hënës, duke e ulur në thuajse zero shikueshmërinë. Sikur të mos mjaftonte kjo, një stuhi shiu dhe ere goditi qytetin, duke rrëzuar pemë, shkaktuar dëme në ndërtesa dhe ndërprerje masive të energjisë elektrike.

The post ‘Zhduket’ qyteti amerikan, stuhia e pluhurit shkakton dĂ«me appeared first on Gazeta Si.

Greqi/ Gjykata lë në burg 40-vjeçarin që vrau gruan: Nuk doja! Avokati: Ajo po vritet për herë të dytë

Nga Gazeta Si- Gjykata e Volosit në Greqi ka lënë në burg 40-vjeçarin Pandeli Nakoleci, që akuzohet se vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola, nënë e 4 fëmijëve, pas një grindjeje në familje, të premten e 22 gushtit.

NĂ« mbrojtjen e tij, i pandehuri pretendoi se “nuk kishte qĂ«llim vrasjeje” dhe se e vrau atĂ« “nĂ« njĂ« shpĂ«rthim tĂ«rbimi”. Ai pretendoi se nuk kishte pasur sjellje tĂ« dhunshme nĂ« tĂ« kaluarĂ«n ndaj viktimĂ«s, duke thĂ«nĂ« se tani ndjehet i shkatĂ«rruar.

NĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« tĂ« detajuar, sipas medias lokale ‘thenewspaper’, autori i krimit tha se ishte nĂ« njĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« mendore dhe nĂ« moment ka marrĂ« njĂ« thikĂ« qĂ« e pĂ«rdornin pĂ«r mishin dhe i ka gjuajtur, pa e kuptuar se çfarĂ« po bĂ«nte.

Ai tha se është thellësisht i penduar dhe u kërkoi falje katër fëmijëve të tij.

“Do tĂ« doja tĂ« kthehesha pas nĂ« kohĂ« dhe tĂ« isha nĂ« vendin e saj. Jam i shkatĂ«rruar, i thyer mendĂ«risht, i dĂ«shpĂ«ruar. Mendova t’i jepja fund jetĂ«s sime nĂ« burg”, tha ai.

Nakoleci ka shprehur pendesë, por gjatë gjithë kohës së marrjes në pyetje ka dhënë deklarata kontradiktore. Një herë ka thënë se nuk donte dhe i doli situata nga kontrolli. Më pas se e tradhtonte, kishte lidhje jashtëmartesore, se fëmija që kishte abortuar nuk ishte i tij dhe alibi të tjera për konfliktet e vazhdueshme në familje.

“Nuk isha i dhunshĂ«m”

Ai gjithashtu edhe mohoi se kishte përdorur dhunë ndaj gruas së tij, pas deklaratave të motrës së viktimës e cila tha se ai e kishte përdhunuar disa herë viktimën, në përpjekje për të shmangur divorcin.

“Nuk e kam detyruar kurrĂ« tĂ« kryente marrĂ«dhĂ«nie seksuale, nuk kam pĂ«rdorur kurrĂ« dhunĂ« fizike ndaj saj. Ajo qĂ« thuhet nuk korrespondon me realitetin”, tha ai.

Duke përfunduar deklaratën e tij, ai kërkon një vlerësim psikiatrik. Ai pretendoi se ishte shtruar në spital psikiatrik pas një tentative vetëvrasjeje dhe se po merrte ilaçe për çrregullim ankthi dhe konfuzion.

Mirëpo e kaluara e Nakolecit sipas hetuesve, është e mbushur jo vetëm me precedentë penalë për falsifikim, drogë dhe organizatë kriminale, për të cilat ka pasur edhe dënime, por edhe i skeduar me kartelë për problemet e shëndetit mendor, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.

“Marjolia vritet pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«â€

Avokati i familjes së 36-vjeçares theksoi se viktima kishte vuajtur nga sjellje abuzive gjatë gjithë jetës së saj me të pandehurin.

Sipas deklaratave, avokati vuri nĂ« dukje se “Marjolia po vritet pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ« me atĂ« qĂ« dĂ«gjohet nga ana e autorit tĂ« krimit dhe kujtesa e saj po njolloset nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« padrejtĂ« dhe poshtĂ«ruese”.

“Ai po ndiqte nĂ«nĂ«n time me thikĂ«â€

Momentet e tmerrshme që përjetoi para syve të tij përshkruhen në dëshminë e njërit prej fëmijëve të 36-vjeçares. Siç është bërë e ditur, autori 40-vjeçar vrau 36-vjeçaren para fëmijëve të tyre. Njëri prej tyre e përshkruan krimin brutal kornizë për kornizë.

“E kuptova qĂ« nĂ«na ime ishte shumĂ« e frikĂ«suar”, thotĂ« fĂ«mija, duke shtuar, “nĂ« njĂ« moment, ndĂ«rsa tĂ« dy prindĂ«rit e mi ishin nĂ« shtĂ«pi, babai im vrapoi te dera e kuzhinĂ«s, e cila Ă«shtĂ« ngjitur me dhomĂ«n time tĂ« gjumit, dhe u drejtua pĂ«r nĂ« ballkon. Atje kishte njĂ« kuti me mjete tĂ« ndryshme”, thotĂ« fĂ«mija nĂ« dĂ«shminĂ« e tij.

“Ai mori njĂ«rĂ«n prej tyre, e cila ishte njĂ« thikĂ«, dhe filloi tĂ« ndiqte nĂ«nĂ«n time”, shton ai.

“Mami u pĂ«rpoq tĂ« mbyllte derĂ«n prej druri tĂ« kuzhinĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« babai tĂ« mos hynte dot, por arriti ta thyente derĂ«n”, vazhdon ai.

“Ai po e godiste me tĂ«rbim”

NjĂ« dĂ«shmitar okular qĂ« ishte nĂ« vendngjarje pĂ«rshkruan se si pa “njĂ« burrĂ« tĂ« tĂ«rbuar duke qĂ«ndruar mbi njĂ« grua tĂ« rrĂ«zuar qĂ« ishte e mbuluar me gjak dhe duke e rrahur dhunshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« trupin”.

The post Greqi/ Gjykata lë në burg 40-vjeçarin që vrau gruan: Nuk doja! Avokati: Ajo po vritet për herë të dytë appeared first on Gazeta Si.

Për herë të parë në botë, shkencëtarët transplantojnë mushkëri derri te një pacient

Shkencëtarët në Kinë kanë transplantuar me sukses një mushkëri derri në një person të gjallë për herë të parë.

Hulumtuesit nga Universiteti Mjekësor i Guangzhou-t transplantuan një mushkëri derri që ishte modifikuar gjenetikisht për ta bërë më të pajtueshme me njerëzit në një pacient që ishte shpallur i vdekur në tru. Mushkëria mbeti e qëndrueshme dhe funksionale për nëntë ditë.

Rezultatet, të botuara në revistën Nature Medicine, shënojnë një moment të rëndësishëm në transplantimin e organeve ndër-specie, i njohur si ksenotransplantim. Shkencëtarët e kanë cilësuar atë si një zgjidhje të mundshme për të adresuar mungesën e dhurimeve të organeve njerëzore.

Derrat konsiderohen kandidatë të mirë për ksenotransplantim sepse organet e tyre janë të ngjashme në madhësi dhe funksion me organet njerëzore.

Kirurgët kanë transplantuar tashmë veshka, zemra dhe mëlçi derrash të modifikuara gjenetikisht te njerëzit. Por mushkëritë paraqesin një sfidë unike sepse ato marrin një nivel të lartë të rrjedhjes së gjakut dhe janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj ajrit të jashtëm, duke rritur rrezikun e infeksionit.

Ekipi kinez transplantoi mushkërinë e majtë të një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 39-vjeçar që kishte vdekur në tru dhe e mbajti mushkërinë e djathtë origjinale. Sistemi imunitar i pacientit nuk e hodhi poshtë menjëherë mushkërinë e derrit dhe ajo mbeti funksionale për nëntë ditë.

Por kishte shenja të dëmtimit të mushkërive pas 24 orësh në mushkërinë e derrit dhe tregues të refuzimit në ditën e tretë dhe të gjashtë. Eksperimenti përfundoi në ditën e nëntë.

“Studimi pĂ«rbĂ«n provĂ« tĂ« konceptit se, me pĂ«rmirĂ«sime tĂ« mĂ«tejshme, ksenotransplantimi i mushkĂ«rive mund tĂ« bĂ«het nĂ« tĂ« ardhmen njĂ« mundĂ«si reale pĂ«r shpĂ«timin e jetĂ«ve”, tha Dr. Beatriz DomĂ­nguez-Gil, drejtoreshĂ« e OrganizatĂ«s KombĂ«tare tĂ« Transplantit nĂ« SpanjĂ« (ONT).

Vitin e kaluar, pati më shumë se 173,000 transplantime organesh në të gjithë botën, përfshirë më shumë se 45,000 në Europë, sipas një baze të dhënash globale të drejtuar nga ONT dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Nevoja klinike Ă«shtĂ« e jashtĂ«zakonshme sepse kĂ«rkesa pĂ«r organe e tejkalon shumĂ« furnizimin”, tha DomĂ­nguez-Gil.

The post Për herë të parë në botë, shkencëtarët transplantojnë mushkëri derri te një pacient appeared first on Gazeta Si.

Italianët, kosovarët dhe grekët zgjedhin Shqipërinë për të studiuar

Nga Gazeta Si- Faktorë si gjuha, lidhjet kulturore dhe historike, si dhe afërsia gjeografike mund të ndikojnë në lëvizshmërinë e studentëve për studime jashtë vendit.

Sipas statistikave të fundit të Eurostat, për 17 nga vendet e BE-së, shumica e studentëve nga jashtë në vitin 2023 ishin nga vende të tjera të Europës. Në tabelën e publikuar, tregohet se në Shqipëri, grupi më i madh i studentëve të huaj është nga Italia, ndjekur nga Kosova dhe Greqia ndërkohë që në Greqi, studentët shqiptarë janë grupi i dytë më i madh që studiojnë atje.

Studentët nga Azia përbënin 40.0% deri në 45.0% të të gjithë studentëve të arsimit të lartë nga jashtë në Irlandë, Qipro, Finlandë, Letoni, Hungari dhe Gjermani. Në Francë, më shumë se gjysma (52.3%) e studentëve të arsimit të lartë nga jashtë vendit në vitin 2023 ishin nga Afrika, ndërsa Portugalia gjithashtu regjistroi një përqindje veçanërisht të lartë (42.1%) nga ky kontinent.

Pjesa e studentëve të arsimit të lartë që ishin nga Karaibet, Amerika Qendrore dhe Jugore ishte dukshëm më e lartë në Spanjë (46.7%) dhe Portugali (33.0%) sesa në vendet e tjera të BE-së.

Irlanda (15.8%) ishte i vetmi vend i BE-së ku më shumë se 4.5% e studentëve të arsimit të lartë nga jashtë vendit kishin origjinën nga Amerika e Veriut.

PĂ«r 13 nga vendet e BE-sĂ«, vendi kryesor i origjinĂ«s pĂ«r studentĂ«t nga jashtĂ« nĂ« vitin 2023 ishte njĂ« vend tjetĂ«r i BE-sĂ«. KĂ«to shpesh ishin vende fqinje (si studentĂ«t nga Sllovakia nĂ« Çeki) ose vende qĂ« mund tĂ« arrihen me njĂ« kalim relativisht tĂ« shkurtĂ«r uji (pĂ«r shembull, studentĂ«t nga Finlanda qĂ« studiojnĂ« nĂ« Estoni). NĂ« 4 nga vendet e BE-sĂ« – DanimarkĂ«, Hungari, HolandĂ« (tĂ« dhĂ«nat e vitit 2020) dhe Austri – studentĂ«t nga Gjermania pĂ«rbĂ«nin pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« studentĂ«ve nga jashtĂ«, ndĂ«rsa studentĂ«t gjermanĂ« ishin grupi i dytĂ« mĂ« i madh i studentĂ«ve nga jashtĂ« nĂ« Kroaci dhe Luksemburg, dhe grupi i tretĂ« mĂ« i madh nĂ« Bullgari, Greqi, MaltĂ« dhe Suedi.

NĂ« tĂ« gjithĂ« BE-nĂ«, Kina (pĂ«rfshirĂ« Hong Kongun) ishte vendi mĂ« i zakonshĂ«m i origjinĂ«s pĂ«r studentĂ«t e arsimit tĂ« lartĂ« nga jashtĂ« nĂ« vitin 2023, duke pĂ«rbĂ«rĂ« 5.6% tĂ« totalit. Kishte mĂ« shumĂ« studentĂ« nga Kina (se çdo vend tjetĂ«r i huaj) qĂ« studionin nĂ« FinlandĂ« dhe Suedi, ndĂ«rsa studentĂ«t kinezĂ« pĂ«rbĂ«nin popullsinĂ« e dytĂ« ose tĂ« tretĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« studentĂ«ve tĂ« huaj tĂ« 7 vendeve tĂ« tjera tĂ« BE-sĂ«. TĂ« vetmet vende tĂ« tjera jo-anĂ«tare tĂ« BE-sĂ« qĂ« u shfaqĂ«n disa herĂ« nĂ« renditje ishin India dhe disa vende fqinje me BE-nĂ« – Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Rusia dhe Ukraina.

The post Italianët, kosovarët dhe grekët zgjedhin Shqipërinë për të studiuar appeared first on Gazeta Si.

Borsh/ Pronari i hotelit kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga! Nën hetim edhe babai dhe një tjetër

Nga Gazeta Si- Pronari i një hoteli në Borsh të Vlorës është arrestuar pasi kërcënoi me armë zjarri dy punonjëse të tij. Në pranga është vënë 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi, i cili pasi është konfliktuar me punonjëset, A.O, 21-vjeçe dhe R.O, 53-vjeçe, nënë e bijë, i ka kanosur me pistoletë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në ambientet e hotelit.

Nën hetim është vënë edhe babai i tij 56-vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj njërës prej punonjësve, A.K, si edhe një 76-vjeçar me inicialet P.B, i cili akuzohet se ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit. Policia ka publikuar momentin e konfliktit mes personave, ndërsa pistoleta u gjet e fshehur në një valixhe.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar edhe arma e zjarrit pistoletë, 1 krehër pistolete si dhe 8 fishekë 9 mm. Ndaj 26-vjeçarit rëndojnë akuzat e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. I ati akuzohet për dëmtime me dashje, ndërsa personi që fshehu pistoletën për veprime që pengojnë të vërtetën.

The post Borsh/ Pronari i hotelit kërcënon me armë dy punonjëset, vihet në pranga! Nën hetim edhe babai dhe një tjetër appeared first on Gazeta Si.

❌