Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Komuna e Gjakovës nis asfaltimin e rrugëve në Firzë dhe Brekoc

3 June 2025 at 12:32

Komuna e Gjakovës ka nisur asfaltimin e segmentit të parë rrugor në fshatrat Firzë dhe Brekoc, si pjesë e një projekti më të gjerë që përfshin edhe katër segmente të tjera, të cilat pritet të realizohen gjatë ditëve në vijim.

Ky projekt infrastrukturor ka një vlerë investimi prej 148 mijë eurosh dhe përfshin një gjatësi totale prej 1890 metrash.

“Kjo nuk është vetëm një punë ndërtimi, por një zotim i kthyer në realitet”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Sipas tij, ky investim sjell një qasje më të lehtë dhe një lëvizje më të sigurt për banorët, duke ndikuar pozitivisht në jetën e përditshme të familjeve në këto fshatra.

Tutje u bë e ditur që përmirësimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale është pjesë e strategjisë së komunës së Gjakovës për të përmirësuar qasjen për banorët e këtyre zonave si dhe për të nxitur zhvillimin lokal.

The post Komuna e Gjakovës nis asfaltimin e rrugëve në Firzë dhe Brekoc appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjakovës ndan 140 mijë euro për zhvillimin e bizneseve lokale, 26 biznese përfituese

22 May 2025 at 13:33

Komuna e Gjakovës, ka ndarë 140 mijë euro për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal, përmes granteve që do të shpërndahen për 26 biznese ekzistuese dhe start-up-e.

Ky lajm wshtw bwrw i ditur nga Kryetari i Komunws sw Gjakovws, Ardian Gjini, i cili pwrmes kwtij njfotimi bwri tw ditur se kjo përkrahje është realizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në komunën e Gjakkows, me qëllim të fuqizimit të ndërmarrjeve vendore, rritjes së kapaciteteve të tyre dhe krijimit të vendeve të reja të punës në k

“Jam veçanërisht i lumtur që si institucion po arrijmë të ofrojmë ndihmë për ndërmarrësit tanë, të cilët me shumë punë, ide dhe përkushtim po kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e ekonomisë,” theksoi Gjini.

Në njoftimin e tij Gjini po ashtu bëri të ditur që komuna e Gjakovës do të vazhdojë të përkrahë çdo iniciativë që sjell zhvillim ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët kësaj komune.

Kjo iniciativë vjen si pjesë e strategjisë së Komunës së Gjakovës për të stimuluar rritjen e sektorit privat në Komunën e Gjakovës.

The post Komuna e Gjakovës ndan 140 mijë euro për zhvillimin e bizneseve lokale, 26 biznese përfituese appeared first on Telegrafi.

Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës

8 May 2025 at 17:16

Në kuadër të një vizite miqësore, një delegacion i veçantë nga Italia qëndroi sot në Gjakovë për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore pas luftës në Kosovë.

Delegacioni i përbërë nga ish-komandanti i KFOR-it Italian në Kosovë, z. Salvatore Raimondo, dhe gjeneralët Francesco Noto e Carmelo Giardina, vizituan qytetin për të rikthyer kujtimet nga periudha kur u realizua ky projekt madhor.

Raimondo ka qenë një nga figurat kyçe në udhëheqjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit, i cili për vite me radhë ka shërbyer si nyje e rëndësishme logjistike dhe simbol i bashkëpunimit ndërkombëtar.

Gjatë qëndrimit të tyre në Gjakovë, delegacioni u prit nga kryetari i komunës së Gjakoës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë, ku gjatë kësaj vizite ata u informuan për zhvillimet e fundit në qytet dhe projektet që po realizohen.

Gjatë një ecjeje në qendër të qytetit, mysafirët vlerësuan lart transformimet pozitive që ka përjetuar Gjakova ndër vite.

Vizita u mbyll në një ambient miqësor ku delegacionit italian iu bashkua edhe ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Mazllom Kumnova, duke e bërë takimin një moment përkujtimor dhe bashkimi për kontributin e dhënë në ndërtimin e qytetit të Gjakovës pasluftës.

The post Delegacioni nga Italia viziton Gjakovën për të shënuar 25-vjetorin e ndërtimit të Aeroportit të Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Gjini: Lidhjet me SHBA-në po thellohen – YMCA një urë bashkëpunimi për të ardhmen

8 May 2025 at 13:36

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të organizatës prestigjioze rinore YMCA, një prej organizatave më të vjetrav dhe më me ndikim në botë.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryetari Gjini, i shoqëruar nga drejtoresha e YMCA në Kosovë, Dorina Lluka – Davies, realizoi disa takime të rëndësishme në Chicago, Iowa dhe veçanërisht në Fort Dodge, i njohur si qytet mik i Gjakovës.

Gjatë vizitës së tij në këtë qytet, kryetari Gjini, u shprej tejet lumtur që lidhjet e këtyre dy qyteteve po forcohen çdo vit.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Fort Dodge, Matt Bemrich dhe stafin e tij për mikpritjen. Jam tejet i lumtur që lidhjet tona po forcohen çdo vit.” u shpreh fillimisht Gjini.

Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e konsullatës së Kosovës në Des Moines, Iowa, duke përmendur veçanërisht pritjen e ngrohtë dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit, me në krye Drilon Zogajn, në përfaqësimin dinjitoz të shtetit të Kosovës në SHBA.

Në kuadër të vizitës, delegacioni pati mundësinë të vizitojë edhe disa nga kampet dhe aktivitetet më përfaqësuese të YMCA-së, ku u diskutua rritja e nivelit të bashkëpunimit mes kësaj organizate dhe Komunës së Gjakovës, ku Gjini potencoi që kampi i organizatës YMCA në Gjakovë do të shërbejë si një shembull i shkqlqyer bashkëpunimi në të ardhmen.

“Komuna e Gjakovës dhe YMCA kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, e cila po thellohet çdo ditë e më tepër. Jam i bindur se kampi i YMCA-së në Gjakovë do të shërbejë si një shembull i shkëlqyer në të ardhmen.” shtoi tutje Gjini.

The post Gjini: Lidhjet me SHBA-në po thellohen – YMCA një urë bashkëpunimi për të ardhmen appeared first on Telegrafi.

Mungesa e trotuareve në fshatin Rogovë rrezikon sigurinë e këmbësorëve

8 May 2025 at 11:39

Mungesa e trotuareve vazhdon të jetë një shqetësim i vazhdueshëm në disa zona të Komunës së Gjakovës, përfshirë edhe fshatin Rogovë.

Sipas banorëve të këtij fshati, edhe pse rrugët janë të asfaltuara, lëvizja e këmbësorëve në disa pjesë të fshatit është e rrezikshme, pasi mungojnë trotuaret që janë të dedikuara për ta.

Duke marrë parasysh edhe afërsinë e pjesës së rrugës me objektin e shkollës së fshatit Rogovë, një kërkesë tjetër e banorëve, është që në këtë pjeë të intervenohet, duke u vendour pengesa që ndryshe njihen si “policë të shtrirë”, në mënyrë që lëvizja e nxënësve në afërsi të shkollës të jetë sa më e sigurtë.

Përveç banorëve janë edhe nxënësit ata të cilët kërkojnë që të bëhët vendosja e “policëve të shtrirë” në afërsi të shkollës, dhe të krijiohet hapësira e trotuareve në mënyrë që të bëhet parandalimi i aksidenteve eventuale.

The post Mungesa e trotuareve në fshatin Rogovë rrezikon sigurinë e këmbësorëve appeared first on Telegrafi.

Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit

29 April 2025 at 17:30

Nën kryesimin e Kryesueses së Kuvendit, Arbënesha Kuqi, sot është mbajtur mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjakovës për këtë vit, ku u diskutuan dhe u miratuan pikat e parapara në rend të ditës, si dhe dy pika shtesë të propozuara në fillim të mbledhjes .

Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, mbledhja vazhdoi me pikën e dytë, pyetje  për ekzekutivin.

Anëtarët e kuvendit parashtruan pyetje të cilat kryesisht ishin të natyrës infrastrukturore dhe shërbimeve publike, përgjigjet për të cilat i dha Nënkryetari i Komunës së Gjakovës Flamur Fetahaj, dhe drejtorët e drejtorive përkatëse z. Shkumbin Kastrati dhe z. Nikollë Lleshi.

Më pas u diskutua lidhur me pikën shtesë- Propozim vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale  me pronën e paluajtshme në pronësi të Prenk Nikolla, i cili propozim u votua pro nga shumica e anëtarëve prezent.

Më pas u diskutua lidhur me pikën tjetër shtesë Rishqyrtim i rregullores per bonuset e zonimit – sqarimet për të cilat i dha udhëheqësja e sektorit për ndërtim Elida Bejtullahu. Kjo pikë kaloi me  14 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Mbledhja vazhdoi me pikën pasuese- shqyrtimi i informatës financiare të Komunës së Gjakovës për periudhën Janar- Mars 2025, për të cilën pikë fjalën e mori drejtori për Buxhet dhe Financa z. Durim Halilaj.

Ai mes tjerash tha se totali i buxhetit komunal i alokuar për këtë periudhë kohore është mbi 21 milion , ndërsa janë shpenzuar gjithsej 8, 281, 418.00 €. Ai shtoi se gjatë kësaj përiudhe komuna ka siguruar dhe te ardhura vetanake me vlerë 1, 386, 965.29 €.

Gjatë mbledhjes u dha dhe Raporti per gjendjen e rrugëve Urbane dhe Rurale ne Komunën e Gjakovës, informatat të cilat i dha drejtori për Infrastrukturë z. Shkumbin Kastrati.

Ai përmendi disa nga projektet të cilat janë në zhvillim dhe ato të cilat janë planifikuar.

Ndërkaq, informatat për Ndriçimin Publik ne Komunën e Gjakovës i dha drejtori i Shërbimeve Publike z. Nikollë Lleshi.

Ai përmendi marrëveshjen me KRM “Çabrati” për mirëmbajtje të ndriçimit publik, duke theksuar se shumë shpejtë do të sanohen të gjitha defektet egzistuese, Kastrati tutje shtoi se komuna po punon edhe në aspektin e zgjerimit të rrjetit të ndriçimit publik.

The post Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për këtë vit appeared first on Telegrafi.

Në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi akademi përkujtimore

29 March 2025 at 18:31

Sot, në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi Akademi Përkujtimore në nderim të sakrificës dhe luftës së tij për liri e pavarësi.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, mes tjerash tha se Bajram Curri ka lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar. Ai jetoi dhe veproi në ekopën e ndryshimeve të mëdha. Ai është një ndër heronjët më të mëdhenj kombëtar.

I pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishte Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, i cili në fjalën e tij para të pranishmeve tha se “Bajram Curri është një figurë e ndritur e popullit shqiptar. Përkulemi para veprës së kolosit të lirisë, biri i Malësisë së Gjakovës i cili luftoi kundër çdo padrejtësie që ju bë popullit shqiptar.“

Para të pranishmeve foli edhe publicisti dhe historiani i shquar Jusuf Buxhovi i cili e vlerësoi lartë kontributin e heroit Bajram Curri, si njëra ndër figurat kyqe të luftës për liri e pavarësi.

Ndërkaq profesori Shefqet Dinaj elaboroi figurën e heroit Bajram Curri të dokumentuara në letrat shqipe.

Kjo akademi përkujtimore u përmbyll me homazhe te busti i heroit Bajram Curri, i ndodhur pranë rektoratit të universitetit “Fehmi Agani”.

The post Në përvjetorin e 100-të të vrasjes së heroit kombëtar Bajram Curri, Komuna e Gjakovës organizoi akademi përkujtimore appeared first on Telegrafi.

Organizata “Toka” dhe Komuna e Gjakovës, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin dhe implementimin e programeve që avancojnë kualitetin e edukimit

21 March 2025 at 13:15

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të organizatës “Toka” me ç’rast ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi më drejtoreshën ekzekutive të kësaj organizate, Hatixhe Zeka Konjufca dhe drejtorin e Institutit të Psikologjisë, Aliriza Arënliu.

Kjo marrëveshje e rëndësisës së veçantë ka të bëjë me zhvillimin dhe implementimin e programeve që avancojnë kualitetin e edukimit, vullnetarizmin, aktivizimin qytetar të të rinjve dhe fuqizimin e rinisë.

Objektiv kryesor i këtij nënshkrimit të këtij bashkëpunimi është zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe punëtorëve rinor nga Komuna e Gjakovës, duke kontribuar në përmirësimin dhe rritjen e kualitetit të edukimit në shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Gjakovës.

Kjo marrëveshje parasheh organizimin e një vargu aktivitetesh me nxënësit e shkollave të komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

The post Organizata “Toka” dhe Komuna e Gjakovës, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin dhe implementimin e programeve që avancojnë kualitetin e edukimit appeared first on Telegrafi.

Komuna e Gjakovës organizon iftar për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame

21 March 2025 at 11:27

Gjatë mbrëmjes së kaluar, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i shoqëruar nga disa drejtorë dhe zyrtarë të kabinetit të tij komunal, me rastin e muajit të Ramazanit, ka organizuar iftar për Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Valon Myrta, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Me rastin e këtij iftari kryetaru Gjini, së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame, dega në Gjakovë, Valon Myrta, përçuan mesazh urimi tek të gjithë besimtarët për agjërim të lehtë e të pranuar.

Përveç urimit për agjërim sa më të lehtë, Gjini dhe Myrta uruan poashtu që ky muaj të na mësojë vlera të vyera si durimi, mirësia dhe bashkëpunimi. /Telegrafi/

 

The post Komuna e Gjakovës organizon iftar për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame appeared first on Telegrafi.

Qendra “Concordia” në Gjakovë vazhdon punën e saj në shërbim të të gjithë fëmijëve të komuniteteve joshumicë

20 March 2025 at 12:57

Në qendrën ditore “Concordia Projekte Sociale”, e cila është hapur në muajin qershor të vitit 2024, në lagjen “Ali Ibra” po vazhdon të bëhet një punë e mrekullueshme në shërbim të të gjithë fëmijëve të komuniteteve joshumicë në komunën e Gjakovës.

Për këtë fakt, Kryetari i Komunës Ardian Gjini dhe Drejtoresha për Arsim Eranda Kumnova Baçi falënderuan Drejtoreshën e Concordia në Kosovë Znj. Mirela Lavric dhe bashkëpunëtorët e saj të angazhuar në këtë projekt.

Gjatë takimit të zhvilluar mes mes tyre, Lavric informoi për aktivitetet e realizuara në këtë qendër që nga hapja e saj, shërbime t; cilat që lidhen me ofrimin e mbështetjes në arsim, edukim dhe zhvillim të këtyre fëmijëve.

Ndërkohë që misioni i kësaj organizate në këtë lagje vazhdon, ashtu do të vazhdojë edhe mbështetja jonë si institucion komunal, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së kësaj pjese të rëndësishme të shoqërisë sonë.

Tutje theksojnw që Qendra “Concordia” është rinovuar dhe funksionalizuar plotësisht me investimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. /Telegrafi/

The post Qendra “Concordia” në Gjakovë vazhdon punën e saj në shërbim të të gjithë fëmijëve të komuniteteve joshumicë appeared first on Telegrafi.

KRU “Gjakova” nënshkruan marrëveshje të reja strategjike, bashkëfinancimi me Komunën e Gjakovës

13 March 2025 at 08:36

KRU “Gjakova” ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme për komunën e Gjakovës, marrëveshje këto që janë nënshkruar në mes të Kryeshefit Ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Marrëveshjet e nënshkruara kanë të bëjnë me bashkëfinancimin që këto dy institucione do të bëjnë për projektet “Rehabilitimi i ujësjellësit për Dol, Lipovec, Gerqinë” si dhe “Furnizimi me ujë të zonës së sipërme të fshatit Pjetërshan dhe kampin YMCA”, investime që si të tilla do të jenë investime të reja që do të bëhen në rrjetin e ujësjellësit.

Në realizimin e këtij projekteve, Komuna e Gjakovës do të marrë pjesë me 49%, ndërsa KRU “Gjakova” me 51%.

Tutje gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje u tha se nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një hap i rëndësishëm për banorët e Komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

The post KRU “Gjakova” nënshkruan marrëveshje të reja strategjike, bashkëfinancimi me Komunën e Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Pritet të vendosen semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Ymer Pula” dhe “Bujar Roka”

11 March 2025 at 14:58

Kryqëzimi i rrugëve “Ymer Pula” e “Bujar Roka” vazhdon të mbetet një ndër kryqëzimet rrugore më të rrezikshme në trafikun rrugor në Komunën e Gjakovës, pasi kjo pjesë është një ndër lokacionet më të shpeshta ku ndodhin aksidente të trafikut.

Duke e marrë parasysh rëndësinë e kësaj rruge, qyetarët shumë shpesh kanë kërkuar, që përveç shenjave të komunikacionit, të cilat shumë herë nuk respektohen, në këtë pjesë të rrugsës të vendosen edhe semaforët apo një rreth rrotullim, projekte këto të cilat do ta lehtësonin qarkullimin në këtë pjesë, si dhe do ta ulnin numrin e aksidenteve të cilat ndodhin afër këtij kryqëzimi.

Për të mësuar se nëse planifikohet që të intervenohet nga Komuna e Gjakovës me vendosjen e semaforëve në këtë pjesë, Telegrafi përmes një e-maili ka kontaktuar me Zyrën për Informim në Komunën e Gjakovës, të cilët në përgjigjjen e tyre dhënë Telegrafit thanë që vendosja e semaforëve në këtë pjesë është e paraparë të bëhet në kuadër të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës “Bujar Roka”.

“Në lidhje me semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Bujar Roka” dhe “Ymer Pula” po ju njoftoj se këta semaforë janë të paraparë të vendosen në kuadër të ndërtimit dhe asfaltimit të rrugës “Bujar Roka”.

Megjithatë, tash e një kohë kompania e kontraktuar nuk ka arritur të përmbushë me kohë obligimet e veta, prandaj ditë më parë Komuna ka nxjerrë vendim për shkëputjen e kontratës me kompaninë.

Tashmë Komuna është në fazën e pregatitjes së dokumentacionit për rishpalljen e tenderit për vazhdimin e pjesës së mbetur të punimeve, ku përfshihet edhe vendosja e semaforëve.” /Telegrafi/

The post Pritet të vendosen semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Ymer Pula” dhe “Bujar Roka” appeared first on Telegrafi.

Përmes restaurimit synohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitekturore të Kullës së Sylejman Vokshit në Gjakovë

6 March 2025 at 12:00

Një nga monumentet më të rëndësishme të historisë në Komunën e Gjakovës, Kulla e Sylejman Vokshit, aktualisht është duke iu nënshtuar një procesi të restaurimit, proces ky që për qëllim ka ruajtjen dhe promivimin e trashëgimisë kukturore të qytetit të Gjakovës.

Ky objekt pasqyron një vlerë të veçantë historike dhe kulturore pasiqë dikur, kjo ishte edhe rezidenca në të cilën qëndronte patrioti Sylejman Vokshi, që njëkohësisht ishte edhe një nga figurat kyqe të  Lidhjes  Shqiptare të Prizrenit.

Sipas Zyrtarëve nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore punimet për restaurimit e kullës së Sylajman Vokshit kanë filluar në shkurt të vitit 2025, projekt i cili po zhvillohet me një vlerë prej 237 mijë euro, dhe kohëzgjatja e këtij projekti pritet të zgjasë 10 muaj, duke synuar që objekti të kthehet në një gjendje sa më të mirë dhe të ruaj vlerat e tij historike dhe ato arkitekturore.

Theksojmë që ky objekt i cili ka një rëndësi të madhe historike dhe kulturore është ndërtuar në shekullin XVIII. /Telegrafi/

The post Përmes restaurimit synohet ruajtja e vlerave historike dhe arkitekturore të Kullës së Sylejman Vokshit në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Transite në Gjakovë

3 March 2025 at 13:49

Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht punimet për rehabilitimin e rrugës Transite në Gjakovë, punime këto të cilat ishin paraparë të fillonin ditë më parë.

Si pasojë e punimeve që do të zhvillohen në këtë pjesë të qytetit, e cila është një ndër pjesët më të frekuentuara, pritet që në intervale të caktuara kohore të ketë edhe ndërprerje të qarkullimit të mjeteve motrorike.

Rehabilitimi i kësaj rruge përfshinë rregullimin e tërësishëm të rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjetit elektrik dhe atij të ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës.

Ky investim që është tejet i rëndësishëm për Komunën e Gjakovës është investim i tërësishëm i kësaj komune, dhe kap një vlerë prej 5.7 milionë eurove.

Theksojmë që pas nënshkrimit të marrëveshjes për rehabilitimin e kësaj rruge, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, kishte potencuar që pas një kohe të shkurtër kjo pjesë e qytetit të Gjakovës do ta ketë një pamje krejt tjetër. /Telegrafi/

The post Fillojnë punimet për rehabilitimin e rrugës Transite në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë problemet infrastrukturore në rrugën “Shote Galica”

12 February 2025 at 13:28

Dëmtimet e shumta të rrugës “Shote Galica” e cila gjindet në paralagjen Brekoc, vazhdojnë të paraqesin probleme të shumta për banorët e të cilët këtë rrugë e përdorin për qarkullim e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Një gjë të tillë e thonë edhe banorët e kësaj zone, pasiqë sipas tyre kjo gjendje ka kohë qe ekziston.

“Siç mund të shihet rruga këtu është e pashtruar, dhe jetojmë në kushte shumë të vështira. Ne kemi bërë kërkesë edhe në Kuvendin Komunal, por nuk kemi marrë përgjigjje as në kërkesën e fundit që e kemi bërë në muajin tetor të vitit të kaluar.”

Por përveç problemeve me infrastrukturën rrugore, banorët e kësaj zone u shprehën që kanë probleme edhe me rrjetin e kanalizimit.

Rreth këtyre problemeve në këtë rrugë, dhe për të kuptuar nëse Komuna e Gjakovës planifikon të intervenojë në sanimin e këtyre problemeve, Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën e informimit në Komunën e Gjakovës, dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi marrë përgjigjje. /Telegrafi/

The post Vazhdojnë problemet infrastrukturore në rrugën “Shote Galica” appeared first on Telegrafi.

Vazhdon mosfunksionimi i akrepave në orën e Sahat Kullës në Gjakovë

6 February 2025 at 11:42

“Sahat Kulla” është një ndër monumentet më të rëndësishme kulturore në qytetin e Gjakovës, objekt i cili gjendet në afërsi të Çarshisë së Vjetër, e cila është një pjesë me rëndësi të veçantë në qytetin e Gjakovës.

Mirëpo pavarësisht rëndësisë së saj “Sahat Kulla” tash e sa kohë vazhdon të jetë jashtë funksionit, gjë për të cilën Telegrafi kishte raportuar edhe më herët.

Që nga raportimi i fundit që ka bërë Telegrafi rreth kësaj çështjeje situata, dhe mosfunksionimi i kësaj ore ka mbetur në gjendje të njëjtë.

Rreth kësaj çështjeje Telegrafi ka kontaktuar sërish me Zyrën për Informim në Komunën e Gjakovës, të cilët në përgjigjen e tyre me shkrim, kanë treguar se cila është arsyeja për mosfunksionimin e orës së vendosur në “Sahat Kullë”.

“Ora e Sahat Kullës nuk ka funksionuar qysh disa muaj pas ndërtimit për faktin se mekanizmi i orës ka pësuar disa dëmtime të kohëpaskohshme, përfshirë këtu edhe goditjen nga rrufeja. Përkundër shumë tentimeve, nuk është arritur rregullimi i mekanizmit ekzistues të orës, pasi asnjë ekspert nuk ka mundur ta arrijë një gjë të tillë.“, thuhet në përgjigjen Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës.

Përveç kësaj nga kjo Zyrë është bërë e ditur se tashmë është kontaktuar një kompani profesionale e cila do të bëjë hartimin e projektit dhe paramasës për ndërrimin e plotë të mekanizmit të orës.

“Duke e parë problemet e vazhdueshme që kemi pasur për shumë vite me rregullimin e mekanizmit të orës, tashmë e kemi kontaktuar një kompani profesionale për hartimin e projektit dhe paramasës për ndërrimin e plotë të mekanizmit. Po besojmë që për një afat prej një deri në dy muaj do ta kemi një vlerësim profesional në bazë të së cilit edhe do të fillojmë procedurat e tenderimit për mekanizmin e ri të orës dhe pajisjeve përcjellëse.”, bëhet e ditur ndër të tjera në përgjigjen e tyre. /Telegrafi/

The post Vazhdon mosfunksionimi i akrepave në orën e Sahat Kullës në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e plotë të rrugës Transite në Gjakovë

4 February 2025 at 15:56

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një njoftimi në profiline tij në Facebook, ka bërë të ditur që gjatë ditës së sotme është bërë nënshkrimi i kontratës për rehabilitimin e rrugës Transite në Komunën e Gjakovës, e cila si tërësi përfshinë rrugët “Adem Jashari”, “Luan Haradinaj” dhe “Avdullah Babalija”.

Rehabilitimi i kësaj rruge përfshinë rregullimin e tërësishëm të rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjetit elektrik dhe atij të ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës.

Gjini tutje ka bërë të ditur se punimet në këtë pjesë të qytetit do të nisin javën tjetër dhe pritet të përfundojnë shumë shpejtë, i cili poashtu ka përmendur që gjatë punimeve në këtë pjesë mund të ketë edhe ngecje dhe vështirësi qarkullimi në trafikun rrugor, por që sipas Gjinit pas një kohe të shkurtër kjo pjesë e qytetit të Gjakovls do ta ketë një pamje krejt tjetër.

Vlera e këtij investimi është rreth 5.7 milion Euro dhe është investim i tërësishëm i komunës së Gjakovës. /Telegrafi/

The post Nënshkruhet kontrata për rehabilitimin e plotë të rrugës Transite në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

Mbahet mbledhja e parë e parë e rregullt për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës

30 January 2025 at 14:39

Gjatë ditës së sotme Kuvendi Komunal i Gjakovës, ka mbajtur mbjedhjen e parë të rregullut të Kuvendit Komunal nën udhëheqjen e e Kryesueses së Kuvendit Arbënesha Kuqi.

Fillimisht në këtë mbledhje është diskutuar dhe është shqyrtuar procesverbali i mbledhjes së fundit e cila ishte zhvillzar në muajin dhjetor të vitit 2024, ku pas shqyrtimit të këtij procesverbali, mbledhja e Kuvendit të Komunës ka vazhduar me pikën e dytë të rendit të ditës, ku antëtarët e këtij kuendi, kanë drejtuar pyetje drejt ekzekutivit të Komunës, përgjigjje të cilat i kanë marrë nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Informatë e Kryetarit të Komunës mbi Planin e Punës së Ekzekutivit për vitin 2025, ishte pika e tretë e rednit të ditës së kësaj mledhjeje, me ç’rast kryetari Gjini në fjalën e tij hyrëse, theksoi faktin që institucioni i Komunës së Gjakovës po vazhdon trendin e rritjes rekord të të hyrave vetanake, lajm ky i mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës.

Gjini tutje bëri të ditur që Komuna e Gjakovës renditet në vendin e tretë sa i përket investimeve kapitale, i cili përveç këtyre të dhënave përmendi edhe shumë nga projektet që do të fillojnë por edhe do të vazhdojnë realizimin gjatë 2025-s, siç janë: rregullimi në tërësi i rrugës tranzite, rruga “Ismail Qemaili”, rruga “Sylejman Hadum Aga”, Mejtepe Ruzhdie, vazhdimi i punimeve në lumin Krena, ndërtimi i liqenit artificial në lumin “Erenik”, Stadiumi i Qytetit dhe shumë projekte të tjera.

Pas raportimit të kryetarit Gjini, edhe kryesuesja e Kuvendit, Arbënesha Kuqi, raportoi para të pranishmëve për punën e Kuvendit të Komunës gjatë vitit 2024, ku gjatë raportit të punës së këtij kuvendi, kryesuesja Kuqi bëri të ditur që Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka përmbushur në tërësi planin e punës, duke mbajtur gjithsej 11 mbledhje të rregullta dhe gjatë kësaj periudhe, Kuvendi ka miratuar 110 pika të rendit të ditës, ku poashtu janë miratuar 48 akte, nga të cilat 47 vendime dhe 1 rregullore.

Ndër të tjera, në këtë mbledhje u dha edhe informatë mbi realizimin e Planit Vjetor të punës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2024, Arbër Gola Udhëheqës i Njësisë së Auditimit të Brendshëm ka dhënë informatë rreth realizimit të planit të punës së këtij sektori gjatë vitit 2024. /Telegrafi/

The post Mbahet mbledhja e parë e parë e rregullt për këtë vit e Kuvendit të Komunës së Gjakovës appeared first on Telegrafi.

Banorët e Rogovës dhurojnë gjak me rastin e shënimit të ditës së dëshmorëve

28 January 2025 at 16:45

Në shënim dhe në përkujtim të ditës së dëshmorëve të rënë në fshatin Rogovë, në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare të kësaj zone, gjatë ditës së sotme është bërë dhurimi i gjakut, aktivitet ky që sipas organizatorëve nderon të kaluarën e popullit tonë.

Nuhi Berisha, pjesëtar i këshillit të fshatit Rogovë, si dhe përfaqësues i organizatës së OVL-UÇK-së në Rogovë, tha se është kënaqësi që është nder dhe kënaqësi që të dhurojnë gjak, ku përmes këtij akti simbolik, bëhet nderimi i dëshmorëve të kombit.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Adelina Shehu, e cila u shpreh se dhurimi i gjakut është një akt human.

Në mesin e atyre që dhuruan gjak ishte edhe drejtori i QKMF-së në Rogovë, Ali Sadiku, i cili u shpreh se kjo nismë për dhurimin e gjakut në shënim të ditës së dëshmorëve të kësaj zone ka tash e disa vite që ka filluar ku tashmë është shëndrruar edhe në traditë, duke shtuar tutje që ky është viti i 7-të që organizohet ky aktivitet në këtë qendër shëndetësore.

Tutje bëhet e ditur që edhe vullnetarët e tjerë të pranishëm në këtë aktivitet, e vlerësuan si tejet të rëndësishëm këtë akt të solidaritetit i cili sipas tyre shënon një lidhje të veçantë mes të kaluarës dhe të së ardhmes. /Telegrafi/

The post Banorët e Rogovës dhurojnë gjak me rastin e shënimit të ditës së dëshmorëve appeared first on Telegrafi.

Puseta e hapur në rrugën “Martirët e Lirisë – Çabrat” shqetësim për banorët e kësaj rruge

9 January 2025 at 10:48

Problemet infrastrukturore në Komunën e Gjakovës raportohen vazhdimisht në platformën Ndreqe.com.

Një problem i tillë që është raportuar së fundmi në qytetin e Gjakovës, është një pusetë e cila është e hapur në rrugën “Martirët e Lirisë – Çabrat”.

Kjo pusetë e hapur gjindet në një rrugë e cila përveç makinave, frekuentohet edhe nga kalimtarët të cilët lëvizin në këtë rrugë çdo ditë, të cilët apelojnë tek personat përgjegjës që probleme të tilla të rregullphen sa më shpejtë në mënyrë që lëvizja në këtë rrugë të jetë sa më e sigurtë.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi

The post Puseta e hapur në rrugën “Martirët e Lirisë – Çabrat” shqetësim për banorët e kësaj rruge appeared first on Telegrafi.

❌
❌