Nga Gazeta Si – Oscar Piastri fitoi “Belgian GP”, raundin e 13 sezonal në Spa-Francorchamps pas parakalimit ndaj Lando Norris në xhiron e parë të një starti të vonuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Belgjikë. Charles Leclerc plotësoi podiumin pas rezistencës perfekte ndaj Max Verstappen që një ditë më parë, fitoi eventin Sprint duke u nisur nga vendi i 2. Piastri u bë australiani i 3 që fiton në Spa-Francorchamps pas Jack Brabham dhe Daniel Richiardo-s dhe në të njëjtën kohë ndërpreu fitoret rradhazi të shokut të skuadrës.
Norris vinte në Belgjikë pas sukseseve në Austri dhe Britaninë e Madhe. Monegasku i Ferrari-t u ngjit në podiumin e 5 të sezonit, 6 më pak se Norris në 13 garat e 2025. Ndërsa Piastri festoi fitoren e 6, dy më shumë se Norris, 4 më shumë se Verstappen dhe 5 më shumë se Russell. Britaniku i Mercedes e mbylli garën në vendin e 5, përpara Albon që i rezistoi presionit të Hamilton që nuk bëri do të më mirë se vendi i 7 pas nisjes nga “pit lane”. Laëson, Bortoleto dhe Gasly plotësuan “top10” në zonën e pikëve.
Nga Gazeta Si – Britaniku i Mclaren, Lando Norris do të niset i pari në “Belgian Grand Prix” nga “pole position” që siguroi në Provat Zyrtare. Ky ishte i 13 “pole” në karrierën e Norris që në vijën e parë do të niset përkrah pilotit tjetër të McLaren dhe kryesuesi I klasifikimit të përgjithshë,, Oscar Piastri. Ndërsa Ferrari dhe Charles Leclerc plotësojnë 3 të parët në Spa-Francorchamps. Pas vensoi ritmin në sesionin e parë, Norris u shfaq më mirë se Piastri edhe në segmentin e dytë kualifkues. Paraqitje që e ruajti dhe në sesionin e fundit duke vendsur kohën 1’40”562. E pathyeshme pas provave të Piastri-t që u rendit i dyti vetëm 0.085” pas makinës tjetër “papaya”. Leclerc nga ana e tij bëri një përmirësim të ndjeshëm duke i marrë vetëm në fund vendin e 3, rivalit të Red Bull dhe Kampionit në fuqi, Max Verstappen që plotëson vijën e dytë. Alex Albon impresionoi me vendin e 5 për Williams, përpara Mercedes dhe George Russell në vendin e 6.
Yuki Tsunoda (Red Bull) ndjek në rradhën e katërt që plotësohet nga Isack Hadjar i ndjekur nga Liam Lawson në vendin e 9, përpara Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto-s që plotësoi rradhën e 5. Pavarësisht një paraqitjeje positive në Sprint, binomi i Haas, Esteban Ocon dhe Ollie Bearman u eleminuan në sesionin e dytë dhe do nisen nga vendet 11-12 përpara Alpine dhe Pierre Gasly në të 13. Pas podiumit të parë në Silverstone, Nico Hulkenberg u rendit në vendin e 14 ndërsa Carlos Sainz e ndoqi në të 15. Drama nuk mungoi që në sesionin e parë kur Leëis Hamilton pa ti fshihej koha më e shpejtë që e detyroi të pranonte vendin e 16. Pas tij do të niset argjentinasi i Alpine, Franco Colapinto ndjekur nga Mercedesi i Kimi Antonelli-t në vendin e 18. Prova Zyrtare të vështira për Aston Martin që me Fernando Alonso-n dhe Lance Stroll do të plotësojë rradhën e fundit.
Nga Gazeta Si – Max Verstappen fitoi te parin Sprint sezonal në “Belgian Grand Prix”. Piloti Red Bull ruajti kryesimin pas një parakalimi impresionues ndaj Oscar Piastri-t në xhiron e parë. Pavarësisht presionit të australianit, kampioni holandez rezistoi duke detyruar Piastri-n dhe Norris të plotësonin podiumin me vendet 2 dhe 3 respektivisht. Charles Leclerc i ndoqi në vendin e 4, pavarësisht disa kilometrave përpara Norris në xhirot e para. Esteban Ocon (Haas), Carlos Sainz (Williams), Ollie Bearman (Haas) dhe piloti i Racing Bulls, Isack Hadjar u renditën deri në vendin e 8 të zonës së pikëve.
Australiani i Mclaren, Oscar Piastri dominoi Provat Sprint dhe shkatërroi rekordin e vitit 2020 duke lënë pas Verstappen dhe shokun e skuadrës, Norris. Leclerc në vendin e 4. Ky sesion kualifikues nisi me eleminimin e menjëhershëm të Hamilton dhe Antonelli-t. Në sesionin e tretë, Mercedes nuk ishte e e pranishme duke paralajmëruar një fundjavë të vështirë në Spa për skuadrën nga Brackley. Antonelli dhe Hamilton që vendosën kohën më të shpejtë në Provat Sprint të Kinës dhe Miami-t, nuk ja dolën të përsërisnin të njëjtën paraqitje. Ndërkohë që të gjithë do të përqëndrohen tek dy rradhët e para, Haas erdhi si pa u ndjerë me Ocon në vendin e 5 dhe Bearman në të 7. Sainz do të kërkojë pikët e para që nga fundjava kanadeze ndërsa Gasly kërkon një tjetër paraqitje të shkëlqyer si ajo në Silverstone. Në fund Hadjar dhe Bortoleto, do të provojnë të rrëmbejnë ndonjë pikë të mundshme në Sprint.
5 rradhët e para në eventin Sprint të Spa Francorchamps në Formula 1
22 gara në 5 kontinete për një sezon. MotoGP prezantoi kalendarin e vitit 2026 që starton në Shkurt dhe përfundon në Nëntor. Brazil kthehet në aktivitet në një treg të stabilizuar tashmë. Goiania do të presë raundin e dytë në fundin e Marsit përpara se MotoGp të spostohet drejt Veriut, në Austin, Teksas. Nga dritat e natës të Lusail, eventi transferohet në Jerez për kthimin në Europe me garat në Francë, Barcelonë dhe Mugello. Red Bull Ring e pret MotoGp në Shtator ndërsa Brno është afruar në Qershor përpara vizitës së dytë në “Balaton Park” të Hungarisë.
Gara e fundit përpara pushimeve do të jetë në Sachsenring të Gjermanisë. Në fillimin e Gushtit, kthimi bëhet në Silverstone që ndiqet nga “MotorLand Aragon” në datat 28 dhe 30 Gusht. Motegi e kthen eventin në Japoni në datat 2 dhe 4 Tetor përpara transferimit në ishullin Lombok për “Grand Prix of Indonesia” në Mandalika. 7 ditë më pas Australia dhe Malajzia njëra pas tjetrës mbyllin muaj Tetor në “Phillip Island” dhe “Sepang”. Në fund do të garohet në Algarve dhe Valencia për një sezon që si zakonisht pritet të ofrojë emocionet e një sporti të jashtëzakonshëm mbbi Tokë.
Nga Gazeta Si – Formula 1 kthehet në Spa-Francorchamps për raundin e 13 kalendarin e sezonit 2025, “Belgian Grand Prix”. Eventi Sprint e bën fundjavën të ndryshme nga kalendari tradicional. Provat e para të Lira dhe “Sprint Qualifying” do të zhvillohen sot, ndjekur nga Gara Sprint dhe Provat Zyrtare, ditën e nesërme. Ndërsa “Grand Prix” do të zhvillohet të dielën në datën 27. Më poshtë mund të gjeni disa prej statistikave për garën belge të Formula 1.
– Gara e parë – 1950 – Gjatësia e pistës – 7.004 km – Xhiro rekord – 1’44”701, Sergio Perez, Red Bull, 2024 – Më shumë pole positions – Lewis Hamilton (6) – Më shumë fitore – Michael Schumacher (6) – Distanca deri në kthesën e parë – 165 metra – Parakalime të kompletuara në 2024 – 62 – Probabiliteti për Safety Car – 63%* – Probabiliteti për Virtual Safety Car – 0%* – Koha e humbur në Pit stop– 18.8 sekonda Kuriozitet – Spa është cirkuiti më i gjatë në kalendarin aktual të F1 *Nga 8 garat e fundit në Belgjikë
Të dhënat teknikë për pistën belge në Ardennes
Pesë pole position të fundit në “Belgian GP” 2024 – Charles Leclerc (Ferrari)* 2023 – Charles Leclerc (Ferrari)** 2022 – Carlos Sainz (Ferrari)*** 2021 – Max Verstappen (Red Bull) 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes) *Max Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por u penalizua me 10 vende **Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por u penalizua me 5 vende ***Verstappen ishte më i shpejti në Provat Zyrtare por kërkoi të nisej nga bokset
Pesë fituesit e fundit të “Belgian GP” 2024 – Lewis Hamilton (Mercedes) 2023 – Max Verstappen (Red Bull) 2022 – Max Verstappen (Red Bull) 2021 – Max Verstappen (Red Bull) 2020 – Lewis Hamilton (Mercedes)
Oliver Solberg ndoqi hapat e babait Kampion Bote (Petter Solberg) kur arriti fitoren e parë në FIA World Rally Championship në “Delfi Rally Estonia”. 23 vjeçari suedez befasoi elitën e WRC me paraqitjen dominuese në rrugët e shpejta mbi çakullin e Estonisë së jugut në bordin e Toyota GR Yaris Rally1. Sukses i arritur pothuajse 20 vite pas fitores së fundit të Petter në WRC. Solberg dhe bashkëpiloti, Elliott Edmondson kishin vetëm dy ditë në dispozicion për testet përpara garës së parë pas “Repco Rally New Zealand” në vitin 2022. Por ata nuk humbën kohë për të lënë shenjën e tyre në fitoren e 100th të Toyota-s në WRC me një diferencë prej 25.2 sekondash përpara heroit vendas dhe Kampionit të Botës në vitin 2019 Ott Tänak.
Pavarësisht se nuk fitoi, rezultati i Tänak, ishte i mjaftueshëm që të kalonte Elfyn Evans në kryesimin e klasifikimit të pilotëve me 1 pikë. Thierry Neuville mori një penalitet prej 10 sekondash për një start të gabuar që e la 23.1 sekonda pas Tänak në vendin e 3. Kalle Rovanperä bëri një paraqitje pozitive por nuk ishte në gjëndje të arrinte podiumin. Dy herë Kampioni i Botës dhe 3 herë fituesi i “Rally Estonia”, u rendit 7.3 sekonda pas Neuville në vendin e 4. Adrien Fourmaux u rendit në vendin e 5 përpara Evans që u ndoq nga Sami Pajari. Top 10 u plotësua nga Mārtinš Sesks, Josh McErlean dhe Grégoire Munster. WRC do të spostohet në Jyväskylä për raundin e 9 në “Secto Rally Finland” në datat 31 Korrik – 3 Gusht.
Nga Gazeta Si – Pas pushimeve të shkurtëra, Formula 1 do të kthehet në pista me dy gara rradhazi. Ndërsa pilotët bëhen gati për Spa-Francorchamps, ka patur disa zhvillime në paddock … – Ndryshimet te Red Bull “2025 Belgian Grand Prix” do të jetë fundjava e parë në F1 që Red Bull nuk do të drejtohet nga Christian Horner si “CEO & Team Principal”. Ai do të zëvendësohet nga ish “Team Principal” i Racing Bulls, Laurent Mekies që ka një detyrë jo të lehtë për ndalimin e rënies së lirë të Red Bull. – Fokusi te shkëmbimi Verstappen-Russell Pas garës së fundit në Silverstone, u shtuan zërat për të ardhmen e Max Verstappen te Red Bull. Tani që emrat e rëndësishëm e kanë lënë skuadrën, situate bëhet më intriguese dhe në ditët e fundit të Horner në detyrë, emri i George Russell u përmend si një pasues i mundshëm nëse Max zgjedh të shkonjë te Mercedes në 2026. – Forma e Sauber “British Grand Prix” ishte një fund i lumtur për Nico Hulkenberg që gjeti të parin podium në karrierën e tij në Formula 1. Festimet e ligjshme në bokse dhe selinë qëndrore të Sauber në Zvicër duhet të shoqërohen me progresin e podiumit të parë në 13 vite edhe për skuadrën. Garanci për këtë janë 35 pikët e grumbulluara nga “Spanish Grand Prix” që e bëjnë skuadrën e 4 më të suksesshme në 4 garat e fundit.
– Momentum-i i Ferrari-t Scuderia nuk ka fituar asnjë garë në 2025 por në garat e fundit kanë gjetur drejtimin e duhur duke përfunduar me të paktën një makinë në top5 prej fundjavës në Imola. Duket se italianët kanë gjetur zgjidhjen e duhur për amortizatorët e pasëm, për të cilët janë ankuar shpesh si Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton. 3 podiumet në 5 garat e fundit dhe vendi i 2 në klasifikimin e konstruktorëve, duken një hap pozitiv. – Cirkuiti që pëlqehet nga pilotët Ka diçka speciale në fundjavën e Formula 1 në Spa-Francorchamps. E vendosur në Ardennes, pista është sfiduese në balancimin e shpejtësisë së lartë dhe forcës së rëndesës në sektorin e mesëm dhe vëmendja menjëherë shkon në “Eau Rouge”, “Raidillon”, “Pouhon” dhe “Blanchimont”. Aftësia e shtuar për parakalime dhe pikëpyetjet për reshjet e shiut kanë ndikimin e tyre gjatë fundjavës ku një sektor është I tëri i thatë, ndërsa tjetri i mbuluar nga uji. Pa harruar që Spa-Francorchamps do të presë eventin Sprint, për të dytën herë. Një xhiro në Spa mjafton por më shumë garë, parakalime dhe aksion, e bëjnë atë akomë më speciale.
“El Turco” vazhdon të shkruajë historinë në WorldSBK edhe pas fitores së trefishtë në Donington, ku ai u ngjit në krye të klasifikimit të përgjithshëm, për të parën herë pas fundit të vitit 2024. Toprak Razgatlioglu (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team) është protagonisti kryesor i statistikave, fakteve dhe rekordeve pas “Prosecco DOC UK Round”.
300 – Gara e 2 në “Donington Park” ishte e 300 për Michael van der Mark’s (ROKiT BMW Motorrad WorldSBK Team)=.
118 – Alvaro Bautista (Aruba.it Racing – Ducati) u ngjit për të 118 herë në podium në WorldSBK, pas vendit të 3 në Garën 2. Ai tani është vetëm 1 podium larg Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha).
69-241-243 – Fitorja e Razgatlioglu në Garën 2 ishte e 69 në WorldSBK, në startin numër 243. Atij kiu deshën dy gara më pak se Rea për fitoren e 69.
100-90 – BMW realizoi podiumin e 100 në “Superpole Race”, ndërsa fitorja e Razgatlioglu në Garën e parë ishte podiumi i 90 për BMW në Garë.
58 – Razgatlioglu vendosi të 58 xhiro të shpejtë duke barazuar japonezin Noriyuki Haga në vendin e dytë të të gjitha kohërave. Vetëm Rea me 104 ka më shumë.
50-2-1 – “Tissot Superpole Race” ishte starti i 50 për Sam Loëes (ELF Marc VDS Racing Team) në WorldSBK, i cili u ngjit për të dytën herë në podium në Garën e shtëpisë.
42 – Bulega është ngjitur 42 herë në podium në 57 gara në WorldSBK. 22 prej tyre kanë qënë vende të dyta pas Razgatlioglu.
30-44 – Razgatlioglu arriti fitoren e 30 me BMW, në 44 gara që konstruktori gjerman ka zhvilluar në WorldSBK.
21 – Razgatlioglu realizoi “pole position” numër 21 në karrierë duke barazuar 4 herë Kampionin Carl Fogarty, në vendin e 5 në klasifikimin e të gjitha kohërave.
12 – Razgatlioglu arriti fitoren e 10, 11 dhe 12 në Donington, duke u bërë rekordmen në cirkuitin britanik (me 9 fitore kryesonte Tom Sykes). Ai është piloti i dytë pas Jonathan Rea-s (Pata Maxus Yamaha), që ka 10 apo më shumë fitore në dy pista të ndryshme.
4 – Vendi i 4 në Superpole ishte pozicionimi më i mirë për Rea-n në Superpole, që prej Garës në Estoril 2024, kur ai u rendit në vendin e 3. Rezultatet e tij më të mira Superpole me kohë të lagësht për Yamaha-n (P1 në Assen, P3 në Estoril, u arritën në pistë të lagur).
4 – Pikët mes Razgatlioglu dhe Bulega-s në garën për titull përfaqsojnë diferencën më të ngushtë në formulën me 3 gara. Më e ngushta ishte 0, kur ‘El Turco’ rivalizonte me Rea-n në vitin 2021 pas vizitës në Navarra.
3-3 – Razgatlioglu u bë piloti i parë që arrin 3 fitore në një cirkuit, duke përsëritur sukseset e viteve 2022 dhe 2024 në Donington.
Sprint-GP si një dominues absolut. Spanjolli i Ducati-t priti xhiron e 8 për të marrë kryesimin e garës të cilën e mbylli si zakonisht… i vetëm! Në vendin e dytë u rendit Marco Bezzecchi me Aprilia, i ndjekur nga Ktm e Pedro Acosta-s, që iu rezistoi sulmeve të Pecco Bagnaia-s në fundin e garës. Piloti piemontez u rendit vetëm i 4. Numrat ndoshta nuk thonë gjithcka por ata ndihmojnë për të kuptuar deri diku sezonin e MM93: në Brno ishte fundjava e rradhës me 37 pikët maksimale dhe pas 12 garave janë 120 pikët e avantazhit në klasifikimin e përgjithshëm, ky i dyti është vëllai Alex.
Piloti i Gresini-t la pas një fundjavë të vështirë pas rrëzimit që përfshiu edhe Honda-n e Mir. Bezzecchi dha gjithcka, bëri nisjen e duhur dhe kryesoi për 8 xhiro, por kur Marc vendos të fitojë, ai thjeshtë e bën. Në vendin e 7, Jorge Martin. Bagnaia vuajti në xhirot e para dhe u kalua me lehtësi nga Bezzecchi dhe binomi i Ktm, Acosta-Bastianini. Më pas nuk ishte në gjëndje ta merrte veten. Pas tij mbërriti Raul Fernandez me “Aprilia Trackhouse”, ndjekur nga Yamaha zyrtare e Fabio Quartararo-s. Në Top10, pas Martin, mbërritën Aldeguer (Ducati Gresini) si dhe Binder me Espargaro në bordin e Ktm. Në zonë pikësh u rendit edhe Luca Marini me Honda zyrtare (i 12).
Mëngjes i rëndësishëm pas të parit “pole position” këtë sezon për Francesco Bagnaia-n (Ducati Lenovo Team). Dy herë Kampioni i Botës do të niset përpara shokut të skuadrës, Marc Marquez që pësoi aksident në kthesën e 13 të xhiros së fundit kualifikuese. Binomi i Ducati-t zyrtar pasohet në rradhën e parë nga Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP). Ndërsa Alex Marquez (BK8 Gresini Racing MotoGP), që renditet i dytë në klasifikimin për pilotë u “detyrua” të niset nga rradha e tretë në “Tissot Sprint” dhe “Grand Prix”. Kampioni i Botës në fuqi, Jorge Martin (Aprilia Racing) do të niset nga vendi i 12 për të parën herë nga muaji Prill. Bezzecchi pësoi një tjetër incident por nuk e humbi vendin në nisje dhe Aprilia plotëson rradhën e dytë. Joan Mir (Honda HRC Castrol) bëri paraqitjen më të mire sezonale me vendin e 5.
Kampioni i Botës në vitin 2020 do të garojë përkrah Fernandez dhe Acosta. Alex Marquez ka punë për të bërë nga vendi i 8 nëse ka ende objektiv arritjen e Marc Marquez ndërsa Zarco kompleton rradhën e tretë. Në vendin e 10 niset Jack Miller (Prima Pramac Yamaha MotoGP), përpara Enea Bastianini-t (Red Bull KTM Tech3) dhe Martin.Ndërkohë në të parin event Sprint në Brno u pa një tjetër strategji perfekte e #93 që i detyroi pilotët e KTM, Acosta dhe Bastianini ta ndiqnin në podium. Pas asaj që u duk një betejë e presionit të gomave dhe detyroi Pecco-n dhe Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) të ulnin ritmin, numri #93 doli shumë shpejt në kryesim për suksesin e rradhës në Sprint. Pedro Acosta (Red Bull KTM Factory Racing) dhe Enea Bastianini (Red Bull KTM Tech3) ngjitën për të parën herë këtë sezon, dy motorrë KTM në podium.
Me qendër në Tartu, eventi ofron një gërshetim të sektorëve të gjerë dhe rrugëve të shpejta mes pyjeve që kërkojnë precizion dhe guxim në shpejtësi të lartë që i mban pilotët të karikuar nga starti në finish. Rally u përfshi në kalendarin e WRC në vitin 2020 dhe shumë shpejt fitoi reputacion mes tifozëve për shkak të organizimit, numrit të madh të ndjekësve dhe rrugëve të shpejta. Estonia mund të jetë vërtetë e shpejt por në asnjë mënyrë një garë e lehtë. Shpejtësia është e lartë por sipërfaqja e rrugës ndryshon në mënyrë konstante me gropa dhe kërcime të njëpasnjëshme që nuk të lënë kohë për relaks.
Rovanperä kërkon fitoren e katërt në Estoni
Etapat kanë një nisje të butë por cdo xhiro që kalon i bën ato të paparashikueshme, shto këtu edhe motin e ngrohtë që mund ti shndërrojë sfidat e shpejtësisë së lartë në një garë për mbijetesë. Pilotët duhet të jenë për fokusuar, të gjejnë ritmin dhe besimin, tek makina dhe bashkëpiloti. Humb një moment këtu dhe ke dalë jashtë gare. “Rally Estonia” u bë zyrtarisht pjesë e WRC në përfundim të COVID-19. Kalle Rovanperä fitoi garën e parë në shtëpi në vitin 2021 ndërsa Estonia, rregullisht është dëshmitare e shpejtësive të larta ku makinat ecin normalisht me një shpejtësi prej 120 miljesh/orë. Mijëra tifozë të apasionuar mbushin rrugët në cdo edicion duke e bërë atë një nga eventet me atmosferën më argëtuese të sezonit.
Nga Gazeta Si – Gjysma e sezonit në Formula 1 ka mbetur pas dhe Oscar Piastri e “dominoi” atë duke u shndërruar në pilotin për tu mundur kur skuadrat dhe pilotët të kthehen nga pushimet. Mirëpo një tjetëe klasifikim po vlerësohet me kujdes. Po flasim për pilotët debutues që në këtë sezon janë 4. Antonelli (Mercedes), Hadjar (Racing Bulls), Bearman (Haas) dhe Bortoleto (Kick Sauber). Italiani Kimi Antonelli dominoi kolegët debutues duke grumbulluar 63 pikë dhe madje duke u ngjitur në podium në Kanada. Pas tij renditet Isack Hadjar që e mbylli pjesën e parë të sezonit me 21 pikë. E të mendosh që në Australi, ai nuk arriti të nisej. Dy pilotët e tjerë nuk arritên në shifra dyfishe. Në të parin sezon titullar, Bearman grumbulloi vetëm 6 pikë përpara pushimeve në bordin e Haas. Ndërsa Bortoleto kërkoi 11 gara dhe pistën e Austrisë për të marrë pikët e para në karrierë.
Silverstone nuk zhgënjen si gjithmonë. Edhe këtë sezon moti britanik i mbajti tifozët përpara ekranit në të 52 xhirot e garës. Vendasit u shpërblyen me fitoren e McLaren dhe Lando Norris, mgjs një tjetër patriot i njohur mbeti jashtë podiumit. Më poshtë ju njohim me numrat që duhet të dini…
• Norris u bë britaniku i 13 që fiton në “British Grand Prix”.
• Ishte gara e 25 që fitohet nga një pilot britanik në Silverstone në 75 vite kompeticion.
• McLaren fitoi për të parën herë në Silverstone qe prej vitit 2008 me Leëis Hamilton.
• Norris reduktoi diferencën në klasifikimin e përgjithshëm në 8 pikë pas Oscar Piastri-t.
• Me Piastri-n në vendin e 2, McLaren vendosi pilotët në 2 vendet e para në Austria dhe Britaninë e Madhe.
• McLaren mbylli garën me dy pilotët në vendet e para për të 5 herë në 2025, më shumë se cdo sezon tjetër në shekullin e 21.
• Me vendin e 3 për Kick Sauber, Nico Hulkenberg kishte karrierën mpë të gjatë në F1 pa një podium (238 Grands Prix në më shumë se 15 vite).
• Sauber gjeti podiumin e parë prej Japoni së në vitin 2012 me Kamui Kobayashi-n.
• Hulkenberg u bë gjermani i parë në podium prej Sebastian Vettel në vitin 2021 në “Azerbaijan Grand Prix”.
• Hulkenberg është piloti më i vjetër që shkon në podium për të parën herë (37 vjec) prej George Follmer (39 vjec) në “Spanish Grand Prix” të vitit 1973.
• Kick Sauber u ngjit në vendin e 7 në Klasifikimin e Konstruktorëve pas këtij rezultati.
• Hulkenberg u nis nga vendi i 19, pozicioni më i keq për një pilot që e mbyll garën në podium në historinë 32 vjecare të Sauber.
• Nico Hulkenberg kaloi 177 xhiro në pozicione podiumi përpara garës së këtij viti në ishull.
• Gjermani u bë piloti i 218 që ngjitet në podium në historinë e F1.
• Me vendin e 4 për Ferrari-n, Leëis Hamilton përsëriti rezultatin më të mirë sezonal për të dytën garë rradhazi.
• Pozicion që i dha fund 12 garave rradhazi që Hamilton ngjitej në podium në Silverstone (seria më e gjatë nga cdo pilot në cdo cirkuit).
• Pas vendit të 5 për Red Bull, Max Verstappen e sheh kreun e klasifikimit, 69 pikë më poshtë.
• Me vendin e 6, Pierre Gasly rregjistroi rezultatin më të mirë sezonal për Alpine.
• Lance Stroll në vendin e 7 për Aston Martin ishte pozicionimi i parë në top8 pas Australisë në fillim të sezonit.
• Stroll xhiroi në pozicion podiumi për të parën herë prej vitit 2023.
• Williams dhe Alex Albon morën pikë në Silverstone për të 3 sezon rradhazi.
• Fernando Alonso u rendit në vendin e 9 për Aston Martin, për të 4 garë rradhazi këtë sezon.
• Alonso mori pikë për të 6 garë rradhazi në Silverstone.
• Me George Russell në vendin e 10 dhe Kimi Antonelli-n jashtë garës, Mercedes mungoi për të praën herë në podium në Silverstone prej vitit 2012.
• Tetë konstruktorë u renditën në zonën e pikëve, më shumë se në cdo garë tjetër të këtij sezoni.
• Ferrarii i Charles Leclerc përfundoi jashtë zonës së pikëve për të parën herë këtë sezon.
• Red Bull dhe Yuki Tsunoda në vendin e 15, ishin të fundit për të dytën garë rradhazi.
• Antonelli u tërhoq për të 4 në 6 garat e fundit.
• Isack Hadjar u tërhoq për të praën garë këtë sezon (dështoi të nisej në Australi).
• Racing Bulls i pa dy makinat e saj jashtë që në xhiron e 19, për të praën herë prej garës së Kinës në vitin 2024.
Nga Gazeta Si – Marc Marquez fitoi “German Grand Prix”, një garë e mbushur me incidente që e ndihmoi të rriste diferencën në klasifikimin e përgjithshëm të “MotoGP” në 83 pikë. Spanjolli kishte fituar edhe eventin Sprint të së shtunës duke lënë pas Marco Bezzecchi-n në xhiron e fundit për suksesin e 10 nga 11 në vitin 2025. Gara e të dielës ishte starti i 200 në MotoGP dhe nuk krijoi vështirësi për pilotin e Ducati-t që kryesoi gjatë tërë distancës prej nisjes nga “pole position”. Pas tij ndodhi gjithcka, sidomos në kthesën e parë duke lënë në garë vetëm 10 nga 18 pilotë në finish.
Kjo ishte fitorja e 4 rradhazi për Marc Marquez dhe suksesi i 9 në MotoGP në Sachsenring. Në total në karrierën e tij, Marc u bë piloti i dyti me më shumë fitore në cilindratën maksimale, 69 ose 20 më pak se Valentino Rossi. Alex Marquez që është ende në rekuperimin e frakturës që pësoi dy java më parë në “Dutch Grand Prix”, u rendi i dyti, përpara Francesco Bagnaia-s që plotësoi podiumin. Edhe tifozët ishin në një mëndje, Piloti i Ditës ishte pikërisht fituesi i Garës. Kampionati botëror vazhdon javën e ardhshme dhe spostohet në “Czech Republic Grand Prix” në Brno.
Nga Gazeta Si – Moti i lagësht ishte protagonist në “Liqui Moly Grand Prix of Germany” por sërish nuk ja doli ta ndalte Marc Marquez (Ducati Lenovo Team) nga vendosja e “pole position”. Ishte një rivalitet i ngushtë mes Johann Zarco (CASTROL Honda LCR) dhe numrit #93 në Provat Zyrtare që pa Marquez të fitonte me vetëm 0.151s. Cka do të thotë se Ducati niset përpara Honda-s në rradhën e parë në Sachsenring. Aprilia Racing dhe Marco Bezzecchi i ndjekin. Ky ishte “pole position” numër 73 për Marc Marquez, ndërsa Morbidelli niset i pari në rradhën e dytë përpara Pedro Acosta-s (Red Bull KTM Factory Racing) dhe impresionuesit Alex Marquez që përpiqet të limitojë dëmet në klasifikimin e përgjithshëm. I shtati do të niset Fabio Quartararo (Monster Energy Yamaha MotoGP) që në rradhën e tretë është bashkë me dominuesin e të premtes, Fabio Di Giannantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) dhe Miller. Ndërsa Binder, i zhgënjyeri Francesco Bagnaia (Ducati Lenovo Team) dhe Viñales kompletuan “top 12”.
Përjetimi i kolegëve për podiumin e parë në karrierën e tij tregoi vlerësimin që ambjenti i Formula 1 ka për Nico Hulkenberg që pas 15 viteve në pistë e meritoi atë çka arriti në Silverstone. Përveç asaj që bëri gjermani në “British Grand Prix” kishte edhe pilotë të tjerë që u konfirmuan, zhgënjyen apo dhe justifikuan besimin ndaj tyre. Madje jo vetëm pilotë por edhe skuadra. Këta janë fituesit dhe humbësit në edicionin jubilar në Silverstone:
Fitues Nico Hulkenberg Lando Norris Pierre Gasly Lance Stroll Lewis Hamilton
Humbës Racing Bulls Oscar Piastri Red Bull Mercedes Charles Leclerc
Christian Horner nuk e përfundoi dot vrapimin e parë të dekadës së 3 në krye të Red Bull Racing. Pas 20 viteve në drejtim, gjatë të cilëve ai krijoi jo një, por dy Epoka mes Austrisë dhe Anglisë. Ai punoi me 14 pilotë gjatë kësaj kohe dhe u shndërrua në drejtuesin më jetë gjatë në cirkuit deri pak orë më parë. Kjo sa për meritë dhe rezultate po aq edhe për shkak të largimit të kolegëve më të vjetër. I vetmi që mund ta arrijë në të ardhmen e afërt, mbetet Toto Wolff që drejton Mercedes.
Në total ai e drejtoi skuadrën në 405 gara, duke fituar 124 prej tyre. 14 tituj në total janë të lidhur me emrin e tij, 8 nga të cilët për pilotë dhe 6 për konstruktorë. Christian Horner është i dyti sa i përket garave të fituara nga “Team Principal”. Kryeson Ron Dennis me 138 gara të fituara, 14 më shumë se Horner që ndiqet nga Wolff me 120. Top5 plotësohet nga Sir Frank Williams me 114 gara të fituara dhe Jean Todt me 98 fitore.
Drejtori i Përgjithshëm i Red Bull Racing dhe “Team Principal”, Christian Horner është shkarkuar sot nga funksionet që mbante prej 20 vitesh tek kampionët në fuqi për pilotë në Formula 1. Pozicionin e tij do ta marrë kolegu i skuadrës simotër, Racing Bulls, Laurent Mekies. Britananiku e udhëhoqi skuadrën austriake në dy dekadat e fundit, që prej debutimit në vitin 2005 deri në shndërrimin e saj në kampione të shumëfishtë për pilotë dhe konstruktorë. Zyrtarizimi u bë mesditën e sotme nga një zëdhënës i Korporatës, drejtori i së cilës, Oliver Mintzlaff bëri edhe falenderimin e rastit për punën e shkëlqyer që Christian Horner bëri gjatë 20 viteve të fundit.
Si pjesë e procesit të riorganizimit, Drejtori i Garave në Racing Bulls, Alan Permane, u promovua si “Team Principal” në të njëjtën skuadër. Aktualisht Red Bull ndodhet në vendin e 4 të klasifikimit për konstruktorë me 172 pikë (288 më pak se Mclaren kryesues). Ndërsa dy pilotët e saj janë përkatësisht në vendet 3 (Verstappen me 165 pikë) dhe 17 (Tsunoda me 10 pikë). Kujtojmë që austriakët e filluan sezonin me binomin Verstappen-Lawson, të cilin më pas e kthyen te Racing Bulls, duke marrë prej andej japonezin Tsunoda, por sërish paraqitja nuk u përmirësua.
Nga Gazeta Si – Lando Norris fitoi “British Grand Prix” në Formula 1, e para fitore në shtëpi. Britaniku i Mclaren la pas shokun e skuadrës, Oscar Piastri dhe gjermanin e Sauber, Nico Hûlkenberg që pas 14 vitesh dhe me shumë se 200 garash, ngjitet për të parën herë në podium. Norris përfitoi nga nga penalltia prej 10 sekondash që iu dha Oscar Piastri-t, për mosrespektin të rregullave pas ristartit në fund të daljes së dytë të “safety-car” në Silverstone. Piastri pati një kryesim të qetë deri në reshjet e shiut dhe iu rezistoi disa incidenteve rradhazi por u kalua nga Norris kur shleu penalitetin gjatë hyrjes së fundit në “pit stop” në xhirot e mbylljes së garës.
Norris që u shfaq në lot pasi kaloi vijën e finishit, reduktoi akoma më shumë defiçitin ndaj Piastri-t që vazhdon të kryesojë klasifikimin me një diferencë prej 8 pikësh. Një fundjavë për të mos u harruar edhe për 37 vjeçarin gjerman, Nico Hulkenberg, që u ngjit për të parën herë në podium pas ekzaktësisht 239 garash – duke vendosur një rekord për kohën më të gjatë për tu renditur në “top 3” – pas një gare perfekte në bordin e Sauber. Veteran gjerman i rezistoi përpjekjeve të Lewis Hamilton dhe Ferrari-t që u ndoqën nga Red Bull dhe Max Verstappen në “top5”. Kjo e këtij sezoni ishte gara e parë që Hamilton nuk ngjitet në podium në shtëpi, në praninë e 168.000 shikuesve vetëm të dielën dhe 500.000 gjatë tërë fundjavës – një rekord në F1.
Një moment deçiziv për garën ishte gabimi i Verstappen që doli nga pista në largimin e të dytës “safety-car”, i çorientuar nga incidenti me Piastri-n. Pothuajse i ngjashëm me atë në “Canadian Grand Prix”, 2 javë më parë ku protestat e Red Bull kundër George Russell dhe Mercedes nuk u pranuan. Këtë herë steëard-ët vendosën të penalizonin Piastri-n për shkelje të rregullave. Fillimisht në vendin e 10, Verstappen e mbylli garën në të pestin duke qënë 69 pikë pas Piastri-t. F1 do të shkojë me pushime dhe gara e rradhës është pas 3 javëve, “Belgian Grand Prix” më 27 Korrik në Spa-Francorchamps.