Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen në vrasjen e Renis Dobrës. Fation Bushgjokaj pranon lidhjet me drogën

17 July 2025 at 10:08

Gazeta Si – Fation Bushgjokaj dhe Petrit Çakrri kanë mohuar të kenë lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u mbyt me litar dhe trupi iu hodh në liqenin e Shkopetit në Mat.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, Bushgjokaj ka pranuar lidhjet e tij me 23-vjeçarin në trafikun e paligjshëm të drogës, por mohon përfshirjen në vrasje, duke pranuar vetëm konfliktet mes tyre.

Nga ana tjetër, Çakrri ka pranuar se ishte në zonën e ngjarjes, por mohon njohjen personale me viktimën dhe përfshirjen në ngjarje.

Ai ka deklaruar se njeh vetëm Kristi Bushgjokajn, i cili është në kërkim nga policia dhe se është takuar me të në burg.

Ka rrëfyer se pasi i kishte kërkuar për të gjetur një sasi droge nëpër fshatra, kishte shkuar atje. Rrugës ka dëshmuar 55-vjeçari se janë ndarë në dy makina, duke treguar edhe dinamikën e lëvizjes, e cila përputhet me pamjet e kamerave që ka vëzhguar policia.

Megjithatë, Çakrri mohon të jetë përfshirë në ngjarje. “Nuk e di çfarë ka ndodhur me Dobrën”, mësohet të ketë thënë ai.

Në një moment, sipas Çakrrit vëllezërit hipën në një tjetër makinë dhe ndryshuan rrugë dhe i thanë që të ikte. Çakrri thotë se për fatin e 23-vjeçarit e mësoi vetëm nga mediat.

Një ditë më parë, Policia e Dibrës zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy persona, Fation Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin.

Ndërsa në kërkim shpalli dy vëllezërit e Fationit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokajn. Sipas Policisë së Dibrës, motiv i vrasjes së 23-vjeçarit në Mat dyshohet të ketë qenë konflikti për drogën në Gjermani.

Renis Dobra 23 vjeç u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në fshatin Madhesh të Matit. Ai ishte mbytur me litar nga autorët dhe më pas trupi i tij ishte futur brenda makinës. Autorët tentuan ta hidhnin makinën në Liqenin e Ulzës, por trupi mbeti pa rënë.

The post Dy të arrestuarit mohojnë përfshirjen në vrasjen e Renis Dobrës. Fation Bushgjokaj pranon lidhjet me drogën appeared first on Gazeta Si.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Kontrolle, këqyrje të kartelave të takimeve dhe transferime drejtorësh në burgje

16 July 2025 at 13:05

Gazeta Si – Që prej mbrëmjes së të martës, por edhe këtë të mërkurë, në të gjithë burgjet e vendit, janë zhvilluar kontrolle të pa paralajmëruara për sende të paligjshme të të burgosurve nëpër qeli.

Sipas burimeve paraprake, mësohet se në fokus të kontrolleve kanë qenë edhe këqyrja e kartelave të takimeve mes të burgosurve dhe personave të njohur apo familjarëve të tyre.

Pas përfundimit të kontrolleve në të gjithë burgjet e vendit, janë zyrtarizuar edhe dy emërime të reja, Qazim Hoxha si drejtor i burgut të Elbasanit dhe Altin Ago si drejtor i burgut të Peqinit.

Kontrollet vijnë pasi ditë më parë, kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, iu gjetën telefona në burgun e Drenovës, me të cilët dyshohet se komunikonte ende për ngjarje kriminale.

Drejtoria e Burgjeve ka nisur hetimet për personin që mund të ketë futur celularët brenda burgut.

The post Kontrolle, këqyrje të kartelave të takimeve dhe transferime drejtorësh në burgje appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e Renis Dobrës, policia zbardh dinamikën: Shkak konfliktet për drogën, autorët nuk ishin veshur si efektivë

16 July 2025 at 12:53

Gazeta Si – Policia e Dibrës ka dhënë detaje për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të cilit u gjet më 9 korrik, në afërsi të liqenit të Ulzës.

Pas hetimit 1-javor në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëfajësia” dhe pamjeve filmike të siguruara, rezulton se krimi i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, rreth orës 22:10.

Në pranga kanë rënë dy nga autorët, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerët. Përkatësisht, Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj (në pranga) dhe dy vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj (në arrati).

“55 vjeçari, P.Ç, banues në Tropojë, u arrestua në Golaj të Kukësit i dyshuar për “vrasje me paramendim” dhe rrëmbim personi, kryer në bashkëpunim. Shtetasi F.B, 34 vjeç, banues në Kamzë, u arrestua në Astir, i akuzuar për të njëjtën vepër penale, ndërsa u shpallën në kërkim K.B dhe A.B, vëllezërit e të arrestuarit F.B”, tha zëdhënësi i Policisë Dibër.

“Shtetasi R.D është marrë peng dhe më pas është mbytur me litar. Autorët e kanë hedhur automjetin e tij në liqen, por gjatë rënies, trupi i 23 vjeçarit ka mbetur pranë sektorit C, pa rënë në liqen”, shtoi më tej.

Autorët, theksoi ai, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie dhe nuk kanë përdorur logo apo mjete të Policisë.

Sipas forcave policore, si motiv i vrasjes dyshohen mosmarrëveshjet për aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike, mes viktimës dhe autorëve.

“23 vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani për shpërndarje droge, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, deklaroi zëdhënësi i policisë.

Aktualisht në komisariatin nr.6 të Tiranës janë shoqëruar edhe 4 persona të tjerë të cilët po merren në pyetje lidhur me përgjegjësinë e tyre mbi krimin e rëndë. Ndërsa për të kryer hetimet e plota, policia bëri me dije se janë sekuestruar 20 celularë, 7 automjete dhe një sasi kokaine.

The post Vrasja e Renis Dobrës, policia zbardh dinamikën: Shkak konfliktet për drogën, autorët nuk ishin veshur si efektivë appeared first on Gazeta Si.

Ekstradohet në Itali 56-vjeçari, falsifikoi vdekjen e tij, i dënuar për rrëmbim, zhvatje e trafik droge

16 July 2025 at 11:11

Gazeta Si – Leonard Mnella, i ekstraduar në Shqipëri vitin e kaluar pasi u lokalizua në SHBA, është ekstraduar këtë të mërkurë në Itali.

Mësohet se 56-vjeçari mbante 3 identitete dhe kishte arritur të falsifikonte vdekjen e tij që në vitin 2003, por sot u ekstradua në shtetin italian për t’u përballur me drejtësinë aty.

Në Itali, Leonard Mnella alias Leon Kolmnela alias Leonard Kolmnela, është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në organizatë kriminale, rrëmbim personi, tentativë zhavatjeje, shkelje të ligjit për armët dhe trafik droge në sasi të mëdha.

Ai që ka qenë në arrati për vite të tëra. Ndërsa në vitin 2013, kishte arritur që nëpërmjet një vendimi gjyqësor të leshuar nga një gjykatë shqiptare, të deklarohej i vdekur që në vitin 2003, në Amerikën Latine.

Arrestimi i tij i parë u bë i mundur në Miçigan të SHBA-së në vitin 2024 nëpërmjet një bashkëpunimi mes departamentit të policisë kriminale shqiptare në bashkëpunim me 2 agjenci amerikane.

Leonard Mnella është dënuar në mungesë në Itali për rrëmbim, trafik droge, zhvatje, armëmbajtje pa leje, etj. Ai ka qenë kreu i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Amerikës Latine, Italisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu ka bashkëpunuar me një organizatë tjetër për trafikun e heroinës në provicën e Salernos në fund të viteve ’90 dhe fillim të vitit 2000.

Mnella akuzohet edhe për një rrëmbim në vitete 1990 në Piemonte të Italisë.

Më pas, shqiptari me 3 identitete humbi gjurmët dhe u zhduk, duke falsifikuar edhe vdekjen e tij. Pas më shumë se 20 vitesh u gjet në SHBA, prej nga u dëbua në vendin tonë dhe u arrestua përkohësisht, me qëllim ekstradimin në Itali.

The post Ekstradohet në Itali 56-vjeçari, falsifikoi vdekjen e tij, i dënuar për rrëmbim, zhvatje e trafik droge appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Ish-ministri Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT për një infeksion të rëndë

15 July 2025 at 10:56

Gazeta Si – Që prej të shtunës së datës 12 korrik, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ndodhet i shtruar në spital.

Sipas burimeve paraprake, Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT pasi kishte temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë. Sipas mjekëve, gjendja e tij është ende e pastabilizuar.

Ish-ministri Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC të abuzimit me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e “Sterilizimit”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, ka rezultuar se ish-ministri nuk ka evituar konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fituesin e koncesionit me vlerë 100 milionë Euro dhe nuk ka kërkuar studim të detajuar për nevojat e sterilizimit në mënyrë që të zgjidhte një variant më pak të kushtueshëm.

SPAK i akuzon për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe shpërdorimit të detyrës.

The post Ish-ministri Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT për një infeksion të rëndë appeared first on Gazeta Si.

Dëmtoi legenin në qeli, lirohet ish-shefi i Rrugores Roven Zeka, i arrestuar për ryshfet

14 July 2025 at 10:41

Gazeta Si – Roven Zeka, ish-shefi i komisariatit rrugor të Tiranës është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme.

Ky vendim erdhi pasi ekspertiza mjekësore përcaktoi gjendjen shëndetësore të Zekës mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për t’u liruar nga qelia për shkak se kishte dëmtuar legenin pasi ishte rrëzuar në qeli.

Zeka po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion lidhur me procedurat e kryera për gruan e një biznesmeni i cili gjithashtu po hetohej nga SPAK për një çështje tjetër penale.

Dyshohet se Zeka në bashkëpunim me oficerin Edison Tabaku dhe shefin e hetimit të aksidenteve Sokol Novaku do të merrnin 2 mijë euro ryshfet për të mos arrestuar gruan e biznesmenit Erges Vrioni, e cila kreu aksidentin në Tiranë.

Arrestimi i tyre ishte i bujshëm për shkak se fillimisht u raportua se kishin tentuar t’u iknin me vrap agjentëve të BKH, por më pas Zeka u shfaq së bashku me Novakun duke shkuar në drejtorinë e policisë së Tiranës.

Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.

The post Dëmtoi legenin në qeli, lirohet ish-shefi i Rrugores Roven Zeka, i arrestuar për ryshfet appeared first on Gazeta Si.

Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë

11 July 2025 at 13:01

Nga Gazeta Si- Prej mëngjesit të sotëm, SPAK po zhvillon një aksion në Shkodër, pas lëshimit të 13 urdhër arresteve.

Sipas burimeve për mediat, 8 persona janë arrestuar ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim. Grupi kriminal dyshohet se trafikonte drogë nga Amerika Latine.

Ndërkohë në mes të të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie. Ky operacion ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.

Në përditësim…

The post Trafik droge nga Amerika Latine/ SPAK aksion në Shkodër, 13 urdhër arreste, të përfshirë edhe policë appeared first on Gazeta Si.

Trafikoi 1 ton kanabis drejt Italisë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

1 July 2025 at 14:50

Gazeta Si – Paul (Agustin Deda), ish-truproja e ish-ministrit të BRendshëm Sajmir Tahiri është arrestuar në Francë, i dënuar si një pjesëtar i një organizate kriminale në Shqipëri.

50-vjeçari shpallur në kërkim për trafikim të mbi 1 ton kanabis dhe u kap në kuadër të operacionit “The Ëanted”, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Tiranën dhe homologët në Paris.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi Paul Deda, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, kanë tentuar të trafikojnë në Itali, nëpërmjet rrugës detare, 1016 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa të kultivuar në Shqipëri. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në Bari, nga Policia italiane, ku gjithashtu u arrestuan 2 pjesëtarë të kësaj organizate kriminale”, njoftoi policia.

Deda është ish-truproja i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai rezulton i dënuar në mungesë nga Gjykata e Posaçme me 8 vite heqje lirie për trafik droge dhe grup kriminal.

Ai u mor i pandehur bashkë me Hekuran Markun, po ashtu, ish-shoqërues i Tahirit dhe i dënuar në kuadër të dosjes së njohur “Shpirti”.

Deda dhe Marku u akuzuan  si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kanabisit të drejtuar nga Ilirjan Duçellari. Ky grup akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike në sasi të mëdha në vitet 2017-2018.

Sipas SPAK, 2 truprojat kanë bashkëpunuar me italianë dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Deda kërkoi azil politik në Francë, por siç duket është refuzuar dhe tashmë pritet të ekstradohet në Shqipëri.

The post Trafikoi 1 ton kanabis drejt Italisë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit appeared first on Gazeta Si.

Gara për kreun e BKH / Skualifikohen 6 kandidatë për mungesë dokumentacioni

26 June 2025 at 11:20

Gazeta Si – Janë skualifikuar 6 nga 13 kandidatët për garën e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ende nuk dihet se cilët janë personat e skualifikuar, por arsyeja e përjashtimit të tyre është mosplotësimi i kushteve formale të dokumentacionit.

Kandidatët që u përfshinë në garë për kreun e Byrosë Kombetare të Hetimit janë: Gledis Nano; Haki Çako; Artur Beu; Gentian Ndoi; Gentjan Shehaj; Joni Keta; Elton Kërluku Andi Pogaçe; Astrit Halilaj; Marinela Pilinçi; Nevrus Ndregjoni; Maoricio Sheldija; Miklovan Kanani.

Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së? Sipas rregullores, do të ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Tek pika e fundit parashikohet dhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar.

Aktualisht Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila i përfundon mandati më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit

The post Gara për kreun e BKH / Skualifikohen 6 kandidatë për mungesë dokumentacioni appeared first on Gazeta Si.

Policia plan masash për sezonin: Ndalohen mjetet e rënda në fundjavë, kontrolle me dron

17 June 2025 at 11:35

Nga Gazeta Si- Në fillim të sezonit turistik, Policia ka publikuar planin e masave për menaxhimin e fluksit turistik, nga bllokimi i qarkullimit për mjetet e rënda tek puna 12 orëshe e policëve.

Në njoftimin zyrtar për mediat thuhet se deri me 15 shtator do të kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda për transport mallrash në fundjavë dhe në ditët e pushimit zyrtar.

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit shërbimi 12-orësh do të aplikohet vetëm në zonat bregdetare. Në ndihmë të policive vendore do të dërgohen shërbime shtesë si dhe do ketë policë me biçikleta që patrullojnë në plazhe.

Gjithashtu do të përdoren edhe dronë nga shërbimet policore për kontrollin e perimetrit të sigurisë në plazhe, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve rrugore.

Policia Rrugore, me pajisjet inteligjente, dronët dhe alkooltestuesit, do të jetë 24/7 në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat e banuara.

Kontrolle të shtuara do të ketë edhe në kufi, ku do të shtohen edhe sportelet dhe punonjësit në Pikat Kufitare.

The post Policia plan masash për sezonin: Ndalohen mjetet e rënda në fundjavë, kontrolle me dron appeared first on Gazeta Si.

U konfliktuan fizikisht me një drejtues automjeti, pezullohen nga detyra 3 policë

13 June 2025 at 10:42

Gazeta Si – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të Forcave të Posaçme “Shqiponja”

Pezullimi i tyre vjen pas një ngjarjeje të ndodhur më 8 maj, ku tre efektivët Egzon Toskaj, Denis Gërdeci dhe Elis Noto janë përfshirë në një konflikt fizik me një drejtues automjeti.

Për shkak të përplasjes, shoferi i automjetit përfundoi duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.

“Caktimi i masave të sigurimit personal u bë i mundur në funksion të procedimit penal të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 08.05.2025 rreth orës 19:30, punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Universitar të Traumës për trajtim mjekësor.”, njofton AMP.

Ndaj tre efektivëve rëndon vepra penale “Kryerje e veprimeve arbitrare në bashkëpunim”. Ky vendim i AMP vjen në zbatim të urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për tre efektivët.

Tre efektivët e pezulluar:

Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

The post U konfliktuan fizikisht me një drejtues automjeti, pezullohen nga detyra 3 policë appeared first on Gazeta Si.

I dënuar në Angli për drogë, i sekuestrohet pasuria 500 mijë euro në Kamëz

5 June 2025 at 14:48

Gazeta Si – Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është sekuestruar pasuria me vlerë 500 mijë euro e një shqiptari me iniciale B.Ll., i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim droge dhe familjarëve të tij.

“Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500.000 euro, që ndodhen në Kamzë”, thotë policia.

Bëhet fjalë për një objekt banimi, dy automjete dhe një aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Hetuesit vijojnë punën për gjetjen e pasurive të tjera që kanë si burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

The post I dënuar në Angli për drogë, i sekuestrohet pasuria 500 mijë euro në Kamëz appeared first on Gazeta Si.

Operacioni, zyrtari finlandez: U sekuestruan 300 kg drogë përgjatë dy viteve

3 June 2025 at 13:55

Gazeta Si – Hans Fagerström, Komisari për Krime i NBI-së në Finlandë, në konferencën e përbashkët me kreun e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani, theksoi se hetimi masiv ka nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan rreth 55 persona.

Prokurori finlandez, deklaroi se grupi kriminal shqiptar trafikonte drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës.

Gjatë aksioneve të zhvilluara në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 300 kg drogë, konkretisht 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar 9 persona dhe 2 janë në kërkim. 54 persona të proceduar dhe shumica të dënuar në Finlandë.

“Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike”, u shpreh ai.

Zyrtari finlandez tha se anëtarët e grupit kriminal përdornin Telegram, Signal dhe WhatsApp.

“Përdornin Telegram, signal dhe ËhatsApp. Kjo është diçka e zakontë për shtetasit e përfshirë në aktivitet kriminal në ditët e sotme. Përdornin ‘Money transfer’ në Shqipëri”, tha zyrtari nga Finlanda.

Sipas Fagerström, nga hetimet ka rezultuar se drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti trafikimi ishin shtetas shqiptarë.

Më herët, Dumani deklaroi se se ky operacion është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën.

The post Operacioni, zyrtari finlandez: U sekuestruan 300 kg drogë përgjatë dy viteve appeared first on Gazeta Si.

Si funksiononte rrjeti i trafikut në Finlandë? ‘Kapot’ (nga Vlora) dërgonin nga Shqipëria njerëzit e tyre

3 June 2025 at 13:35

Gazeta Si – Pas hetimeve të përbashkëta mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze për operacionin antidrogë, rezulton se kanë bashkëpunuar 4 grupe kriminale, ku shqiptarët kishin krijuar bazat e tyre.

Sipas kreut të SPAK, Altin Dumani, baza operative ishte në Finlandë dhe drejtuesit e rrjetit e drejtonin trafikun ndërkombëtar të drogës që nga Shqipëria.

Dy prej krerëve të këtij grupi, sipas prokurorëve të SPAK, janë nga Vlora, disa nga Kuçova dhe Berati. Ata jetonin në Tiranë, dhe kanë qenë shtetas të lirë.

Dy anëtarë të grupit janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër e përqendruar në zonën e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë janë vendosur me banim në Tiranë. Kanë qenë shtetas të lirë, lëviznin edhe jashtë shtetit”, deklaruan prokurorët për mediat.

Sakaq, Dumani, deklaroi se aktiviteti kriminal është shtrirë ndër vite, ndërsa organizatorët preferonin të qëndronin në Shqipëri, duke udhëhequr rrjetin nga distanca.

Sipas tij, hetimet zbuluan një element të ri shqetësues: për herë të parë grupet kriminale ishin të fokusuara në trafikun e drogave sintetike, si ekstazi dhe metanfetaminat, përveç lëndëve klasike si kokaina, heroina dhe marijuanë.

“Aktiviteti shtihet në vite. Organizatorët prefereonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin gjithë aktivitetin kriminal. Gjykata ka lëshuar 11 masa sigurie të gjithë janë shqiptare. 10 ishin në Shqipëri një është jashtë, – tha Dumani gjatë konferencës së përbshkët për mediat. – Ata janë të proceduar dhe dënuar në Finlandë. Aty në Finlandë, s’janë vetëm shqiptarë, ka finlandezë dhe shtetas të ndryshëm. Ne na ka bërë përshtypje që ka grupe që kanë fokus dhe shitjen e drogëave sintetike. Deri tani kemi parë që ka pasur kokainë, heroinë, marijuanë, është hera e parë të fokusuar edhe te droga sintetike. Janë sasi të mëdha se janë droga sintetike, madje kemi kapur edhe ekstazi dhe të gjithë e dimë rrezikun që paraqesin për konsumatorin këto lloj drogërash. Tipologjia është e tillë, ata kishin bazat e tyre në Finlandë dhe në mënyrë periodike dërgoinin shqiptarë që shkonin në baza dhe fillonin me shitjen. Bashkëpunimi ka qenë shumë intenstiv”, – tha Dumani.

Gjatë operacionit, 9 persona janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

The post Si funksiononte rrjeti i trafikut në Finlandë? ‘Kapot’ (nga Vlora) dërgonin nga Shqipëria njerëzit e tyre appeared first on Gazeta Si.

Operacion antidrogë me Finlandën, SPAK godet 4 grupe kriminale të drejtuar nga shqiptarët: 9 të arrestuar (video)

3 June 2025 at 13:04

Gazeta Si – Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim pas një operacioni të gjerë antidrogë mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze.

Bëhet fjalë për një operacion ndërkombëtar të nisur dy vite më parë në Finlandë, ku është goditur një rrjet i gjerë trafiku droge, i cili drejtohej nga 4 grupe kriminale shqiptarësh.

Hetimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme SPAK, ka çuar në arrestimin e 55 personave në Finalndë, 9 persona në Shqipëri dhe sekuestrimin e një sasie të madhe lëndë narkotike, rreth 300 kg, të trafikuara kryesisht nga Spanja dhe Holanda.

Nga kjo sasi, 170 kg ishin metamfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga tableta narkotike.

Dy nga krerët e grupeve kriminale janë nga Vlora. Është zbuluar po ashtu se dy drejtuesit e tjerë të këtij grupi janë nga Kuçova e Berati, por me banim në kryeqytet.

Kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se ky hetim përfaqëson një moment kyç për strukturën që ai drejton, pasi është hera e parë që krijohet një njësi hetimore e përbashkët mes Shqipërisë dhe Finlandës.

“Ky bashkëpunim është dëshmi e qartë se krimi i organizuar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. Na është dhënë mundësia të godasim disa grupe kriminale të trafikut të drogës, përfshirë kokainë, drogë sintetike dhe marijuanë. Rezultatet janë fryt i një pune të gjatë dhe të përbashkët”, u shpreh Dumani në konferencën për media.

Ndërkohë, prokurori i posaçëm Arben Kraja bëri të ditur se hetimi nisi në Shqipëri, pas informacionit të ardhur në mënyrë spontane nga autoritetet finlandeze, që kishin identifikuar shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në territorin e tyre.

“Brenda 2-3 muajve u ngrit struktura e përbashkët hetimore dhe, pas dy vitesh punë intensive e shkëmbim informacioni, arritëm në këtë rezultat. Aktiviteti kriminal shtrihej nga Shqipëria drejt Finlandës dhe nga Spanja drejt Finlandës”, tha Kraja.

Prokurori i posaçëm, Alfred Shehu, bëri me dije se SPAK kërkoi 11 masa sigurimi “arrest me burg”, të cilat janë pranuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Shehu bëri me dije se nga masat e sigurimit, janë ekzekutuar 9 në Shqipëri, ndërsa dy persona të tjerë vijojnë në kërkim.

Gjatë zbatimit të masave të sigurimit janë sekuestruar tetë automjete, telefona celularë dhe shumë dokumenteve ku një pjesë e konsiderueshme e tyre konsiderohen me vlerë për hetimin dhe ka të dhëna për komunikimin kriminal të vetë personave nën hetim.

The post Operacion antidrogë me Finlandën, SPAK godet 4 grupe kriminale të drejtuar nga shqiptarët: 9 të arrestuar (video) appeared first on Gazeta Si.

Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar (video)

3 June 2025 at 10:33

Gazeta Si- Katër persona u arrestuan në Fier, të akuzuar për trafikim armësh dhe lëndësh narkotike.

Të arrestuarit janë: Boran Buzi – 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Niko Osma – 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Qamil Shurdhi – 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

Besim Buzi – 33 vjeç, banues në Divjakë.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan i Fierit, i arrestuar më parë për kundërshtim të efektivëve të policisë.

Ata akuzohen se trafikonin armë dhe municione të kalibrave të ndryshëm, disa prej tyre edhe nga Kosova, për t’i shitur më pas në Shqipëri, për veprimtari kriminale.

Nga kontrollet e ushtruara në disa banesa, magazina dhe ambiente të tjera, u sekuestruan 4 mijë bimë narkotike, 2 mijë të mbjella në parcelë, 2 mijë në kubikë, u sekuestruan 3 automatikë, 2 armë gjahu dhe 600 fishekë.

Po ashtu, u sekuestruan 5 mijë fara kanabisi, 2 radio policie, 1 uniformë policie, 1 maskë plastike, 3 automjete dhe 10 celularë.

Përfaqësues të prokurorisë dhe policisë së Fierit bënë me dije se hetimet për këtë grup zgjatën për gjashtë muaj.

Përveç Fierit e Lushnjës, grupi vepronte dhe jashtë këtij qarku, në Durrës, Shkodër e Kukës. Siç bëri me dije kreu i policisë së Fierit, Skënder Hita, në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në Morinë.

“Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale. B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve. Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit”, sqaroi Hita.

The post Goditet grupi i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, 4 të arrestuar (video) appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e Pjetër Kazës, identifikohet autori. Policia: E qëlloi me automatik sapo zbriti nga makina

2 June 2025 at 12:18

Gazeta Si – Autori i dyshuar i vrasjes së 57-vjeçarit, Pjetër Kaza në fshatin Tale të Lezhës, është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Sipas policisë, vrasësi i dyshuar me iniciale G.A., ka qëlluar me automatik në drejtim të shënjestrës së tij në momentin që Kaza kishte zbritur nga makina për të hapur portën dhe për të hyrë në banesë.

Si pasojë e plagëve të marra, 57-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndëra policia në njoftimin e saj për shtyp nuk specifikon dyshimet për shkakun e krimit.

“Nga hetimi intensiv dyshohet se shtetasi G.A. (për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera) ka qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit P. K., në momentin që ai kishte zbritur nga makina për të hapur portën e banesës, për të hyrë në banesë. Si pasojë e dëmtimeve, 57-vjeçari P. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, – njofton policia.

Hetimet e prokurorisë janë përqendruar në pistën e gjakmarrjes, megjithatë nuk përjashtohet as ndonjë pistë tjetër që lidhet me ndonjë konflikt të kohëve të fundit të viktimës.

Pjetër Kaza punonte në minierën e Spaçit dhe sipas të dhënave, ishte kthyer në banesë rreth orës 01:00 pas mesnate.

Zanafilla e konfliktit ku familja e viktimës ishte përfshirë daton prej vitit 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.

Ndue Kaza u vra më 7 janar të vitit 1994 në mes të qytetit të Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën pas krimit.

Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.

Konflikti nuk u mbyll me kaq. Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel, ku autorët e goditën disa herë në kokë dhe kraharor.

Pjetër Kaza është viktima e tretë në familjen Kaza në kuadër të këtij konflikti, i cili duket se vijon prej më shumë se tri dekadash.

The post Vrasja e Pjetër Kazës, identifikohet autori. Policia: E qëlloi me automatik sapo zbriti nga makina appeared first on Gazeta Si.

Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, në pranga 10 persona (video)

30 May 2025 at 09:56

Gazeta Si – Një rast i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga autoritetet, duke sjellë arrestimin e 10 personave dhe 2 të tjerë u shpallë në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, armët siguroheshin nga Kosova, e më pas silleshin në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre, kryesisht në Tiranë.

Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën gjithashtu dhe 2077 fara kanabisi. Sakaq, me datë 1 prill, në kuadër të hetimeve, u ndaluan dy persona, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Më konkretisht janë arrestuar, Rikardo Hajdaraj, Visar Murati, Kevin Farruku, Geraldo Muraj, Emirel Tusha, Leonardo Haxhiaj, Fabricio Berberi dhe Adriano Shehu. Më herët janë arrestuar Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Në saj të këtij operacioni janë sekuestruar 14 pistoleta, 2 automatikë, 2 mijë fara kanabisi, 3 makina dhe 8 celularë.

Armët trafikoheshin nga Kosova, por edhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe i sillnin ato në Tiranë për t’i shitur.

Sipas burimeve paraprake, grupi nuk trafikonte armë vetëm nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, por kishte baza edhe në vendin tonë. Policia ka mundur të zbulojë një prej këtyre zonave në Burrel. Po ashtu, anëtarët e grupit janë kapur duke shitur armë edhe në Shkodër e Laç.

Çmimet e pistoletave që shisnin varionin nga 1500 deri në 2500 euro. Armët që grupi kriminal shiste ishin pistoleta, edhe të llojit Glock, si edhe automatikë.

Policia tha se po punohet me autoritetet e Kosovës për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

The post Goditet trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, në pranga 10 persona (video) appeared first on Gazeta Si.

Kapen 10 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se i përdornin të dënuarit

29 May 2025 at 13:12

Gazeta Si – Pas një kontrolli tëbefasishëm të planifikuar nga autoritetet, në ambientet e burgut të Durrësit janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të dënuarit.

Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

Sipas informacioneve paraprake, 2 celularë janë gjetur në qeli, kurse të tjerët në ambientet e jashtme. Nuk dihet nëse këto 8 celularët e tjerë ishin tentativë për t’ua dhënë të burgosurve apo ishin të fshehura prej tyre në rrethimin e jashtëm.

Ndërkohë autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë nisur hetimet për të zbuluar përgjegjësit për futjen e sendeve të paligjshme në institucionin e vuajtjes së dënimit.

The post Kapen 10 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se i përdornin të dënuarit appeared first on Gazeta Si.

Akuzohet se pastroi paratë e grupit ‘Çopja’ në Elbasan, kapet në Dubai 36-vjeçari

27 May 2025 at 14:49

Gazeta Si – Një 36-vjeçar shqiptar u arrestua në Dubai, pasi akuzohet se pastroi paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Armis Stafa alias Armees Stava, akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve të përfituara nga veprimtari kriminale.

GJKKO në vitin 2024, i ka caktuar të riut masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se 36-vjeçari pritet të ekstradohet në Shqipëri. Franc Çopja ndodhet në burg në Belgjikë për llogari të autoriteteve të huaja. Në këtë shtet ai u ekstradua nga Dubai ndërsa i vëllai i tij Hajdar Çopja vijon të ndodhet në Dubai.

SPAK i akuzon ata për 4 atentate me 6 viktima dhe trafik ndërkombëtar droge.

The post Akuzohet se pastroi paratë e grupit ‘Çopja’ në Elbasan, kapet në Dubai 36-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

❌
❌