Nënkryetarja e Shehajt: S’do ja sygjeroja Agronit të kandidonte për Bashkinë Tiranë
E ftuar në “Now me Erla Mëhillin” nënkryetarja e partisë Mundësia, Barbara Doda tha se nuk do ia sugjeronte Agron Shehajt kandidimin për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Ajo tha se nuk do e sugjeronte këtë lëvizje, pasi sipas saj Agron Shehaj si kryetar i partisë duhet të bëjë betejën e tij në Parlament.
“Unë nuk do ja sugjeroja. Ai është kryetari i Partisë Mundësia, betejën duhet ta bëjë në parlament, aq më tepër kur synon të bëhet kryeministër i vendit, Unë nuk do ja sugjeroja personalisht, por nëse Agroni do donte të kandidonte pa dyshim unë do e mbështesja”,-tha Doda.
E peytur nëse ka figura të tjera që mund të kandidojnë nëse mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranë ajo tha:
“Patjetër që ka. Ne jemi një parti serioze, e treguam në këto zgjedhje dhe me potencialin që kemi në Tiranë, nuk mund ta përjashtoj që do të kandidonim për Bashkinë e Tiranës”,-shtoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon
- Koçi: Rama do thyejë traditën, Gonxhja nuk do jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës
The post Nënkryetarja e Shehajt: S’do ja sygjeroja Agronit të kandidonte për Bashkinë Tiranë appeared first on Euronews Albania.