Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

FOTO/ Pas syrit, G Bani i nënshtrohet një tjetër operacioni

By: M C
27 May 2025 at 17:53

Pas mbarimit të rrugëtimit të tij në “BBVA4”, reperi i njohur G Bani bëri ndërhyrje kirurgjikale në syrin e tij, të cilin e ka patur me probleme.

Pas operimit të syrit, së fundmi reperi mësohet se ka bërë një ndërhyrje kirugjikale dhe në pjesën e hundës.

Referuar disa fotografive të siguruara së fundmi vërehet se ndërhyrja është bërë për qëllime estetike.

The post FOTO/ Pas syrit, G Bani i nënshtrohet një tjetër operacioni appeared first on Albeu.com.

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

By: D Marku
28 April 2025 at 12:49

G Bani ka shpërthyer në një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me Danjën, duke shprehur se është ndjerë i ofenduar nga sjelljet e saj. Teksa ishte i ftuar në ‘Mos i bjer me Top’, ai tha:

“Nga Danja jam ndjerë i ofenduar. Ajo ishte një veriore që donte të bëhej jugore, një provinciale që donte të bëhej qytetare. Unë nuk po ofendoj njeri, thjesht po shpreh atë që kam ndjerë.”

Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta, pasi konsiderohet një koment i fortë mbi identitetin dhe përpjekjet për ndryshim të dikujt.

Mendoni se do reagojë Danja?

The post “Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare appeared first on Albeu.com.

FOTO/ G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit

By: M C
24 April 2025 at 16:37

Pas deklaratës së fundit që bëri aktori Laert Vasili, i cili paralajmëroi ndjekje ligjore ndaj disa banorëve të “Big Brother VIP Albania”, nuk ka vonuar as përgjigjja nga G Bani.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, reperi ka shprehur hapur revoltat ndaj qëndrimit të Laertit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi dhe sjellje të dyfishtë.

Në deklaratën e tij, G Bani ka kujtuar disa momente brenda shtëpisë së famshme, ku sipas tij, sjelljet e Laertit nuk kanë qenë në përputhje me deklaratat që ai ka bërë.

“Të kam parë vetë si ke shikuar, si ke prekur dhe puthur duar e buzë, me konsensus sigurisht. Po do të nisësh ndjekje ligjore, meru me ata që të kanë sharë e kërcënuar realisht, jo me përqafimet.”, shkruan G Bani.

Reperi ka vënë në dukje gjithashtu se, rrugëtimi i Laertit drejt finales nuk ka qenë vetëm meritë personale, duke nënvizuar rolin e produksionit dhe ndihmën e disa banorëve brenda shtëpisë.

“Mos harro dhe tre shoqe që të kanë mbajtur me hatër,” shkruan ai.

Në përmbyllje të reagimit, G-Bani prek edhe temën e artit, duke vënë në kontrast figurën e babait të tij me atë të Laertit.

“Babai im ishte oficer, por shkruante poezi dhe vazhdon të botojë edhe sot. Ti, për 4 muaj brenda shtëpisë, nuk shkruajte asnjë varg.”

The post FOTO/ G Bani reagon ashpër ndaj Laert Vasilit pas deklaratës së fundit: Mos u mërzit hipokrit appeared first on Albeu.com.

A ka komunikuar me të dashurin e Danjës? G Bani i tregon të gjitha: Rashë në dashuri me të, ai ka kontaktuar

By: M C
31 March 2025 at 17:19

Ish banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani ka rrëfyer diçka më shumë mbi ndenjat që krijoji për Danjën si dhe nëse ka pasur komunikim jashtë shtëpisë me të dashurin e saj.

I ftuar në “Ëake Up”, G Bani ka pranuar se ka qenë totalisht i dashuruar me Danjën, por tashmë nuk është më. Reperi e ka cilësuar modelen si një muzë frymëzimi, ndrësa vijon të shtojë se nga kjo dashuri ai hoqi dorë shpejt.

I pyetur nëse ka pasur komunikim me të dashurin e Danjës, i cili në një moment ka reguar i tensionuar mbi sjelljet e këngëtarit ndaj partneres së tij, G Bani ka thënë se Redin Xheli ka komunikuar me familjarët e tij dhe se kjo situatë tashmë është mbyllur.

Pjesë nga intervista:

Pyetja- Për kë thua që do të merrte malli?

G Bani- Do më merrte malli për Danjën. Isha i dashuruar kokë e këmbë me të. Tani nuk jam më. Reflektoj dhe shikoj shumë shpejt se çfarë po ndodh. Jam i dashuruar me të qenit në dashuri. Më inspironte, ishte muza ime, e ushqeja unë këtë gjë. Dola nga dashuria shumë shpejt.

Pyetja- Ke pasur komunikim me Redin, të dashurin e Danjës?

G Bani-Nuk kam pasur komunikim. Ai ka kontaktuar familjarë të mitë dhe ka kërkuar që të mbarojë kjo gjë. Ka qenë komunikim njerëzor, korrekt. Të ishte ndryshe, do ishte marrë vesh.

The post A ka komunikuar me të dashurin e Danjës? G Bani i tregon të gjitha: Rashë në dashuri me të, ai ka kontaktuar appeared first on Albeu.com.

Çfarë ka ndodhur me G-Banin? Ish banori ‘shokon’ me ndryshim pas daljes nga BBV

By: M C
27 March 2025 at 16:17

Në një foto të fundit, ai shfaqet me një kostum elegant me motive të arta, një ndryshim i madh nga imazhi i tij i zakonshëm në reality show. Me syze të errëta dhe një pamje të sofistikuar, G Bani po tregon një anë tjetër të tij, duke dëshmuar se di të eksperimentojë me stilin dhe të befasojë publikun.

Ky transformim ka ngjallur reagime të shumta, me fansat që e kanë komentuar si një ndryshim pozitiv dhe modern. Kjo shfaqje e re e stilit të G Banit ka ngjallur kureshtje në mesin e ndjekësve të tij, duke lindur pyetje mbi arsyet e këtë ndryshimi të papritur. Të gjithë e dinë reperin për stilin e tij atraktiv dhe audienca është e bindur se çdo gjë që ai bën ka një qëllim.

Transformimi i G Banit ka sjellë në vëmendje madje edhe diskutime në mediat sociale, ku fansat tregojnë se si ky stil i ri i jep atij një imazh më të rafinuar dhe të sofistikuar. Ata e kanë krahasuar me yje të njohur ndërkombëtarisht, duke e cilësuar si simbol të ndryshimit dhe pasionit për art.

The post Çfarë ka ndodhur me G-Banin? Ish banori ‘shokon’ me ndryshim pas daljes nga BBV appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Komente negative tek videoja e babit, reagon G Bani: Nuk pres të më vdes baba me dal nga Big-u!

By: M C
8 March 2025 at 17:38

Sikurse e dimë, G Bani nuk është më pjesë e “BBVA”, pas komunikimit që iu bë nga Ledioni për gjendjen shëndetësore të të atit të banorit.

Ky i fundit postoi mbrëmjen e djeshme një video me të atin, ku shpjegonte dhe informoi publikun se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe e mirë, pasi kishte marrë shumë mesazhe prej ndjekësve dhe e ndjente si “detyrim” për një informim publik.

Mirëpo pas publikimit të videos, G Bani është përballur dhe me një sërë komentesh negative, ku shumë individë janë shprehur se çdo gjë ka qenë rren, lojë, shpifje.

Për këtë G Bani ka ardhur me një sqarim në rrjete sociale:

The post FOTO/ Komente negative tek videoja e babit, reagon G Bani: Nuk pres të më vdes baba me dal nga Big-u! appeared first on Albeu.com.

La mbrëmë shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e fortë për G Banin

By: M C
5 March 2025 at 19:52

Gjatë ditës së sotme Danja ka diskutuar me Jozin për G Banin dhe largimin e tij nga shtëpia.

Së fundmi banorja ka pasur debate të ashpra dhe të njëpasnjëshme me G Banin, pasi këngëtari e ka ofenduar rëndë atë.

Ndonëse G Bani u përball me lajmin e rëndë se babai i tij është shtruar në spital, Danja ka deklaruar se nuk do e falë atë, pasi askush nuk e ka ofenduar në atë mënyrë dhe në atë gradë që sipas saj G Bani e ka bërë.

“I thashë ishalla bëhet më mirë babai edhe kaq. Për ta falur nuk e fal G Banin, o për lojë o ku di unë disa gjëra nuk thuhen. Le të më gjykojë gjithë dynjaja, le të më thonë shtrigë. Kurrë nuk më ka ofenduar njeri ashtu në atë gradë, edhe pa i bërë asgjë. Nervat e atij do i haj kjo detektivja e shtëpisë,( Gerta) u bë me atë që të hante ndonjë copë tortë”, tha Danja.

The post La mbrëmë shtëpinë e “BBV”, Danja bën deklaratën e fortë për G Banin appeared first on Albeu.com.

G-Bani: Tekstet që kam shkruar në BBV nuk do dalin kurrë

By: M C
1 March 2025 at 19:40

I ftuari i radhës në emisionin “A je bre normal?” nga Meriton Mjekiqi, ka qenë G-Bani. Kjo intervistë është zhvilluar pak pasi ai doli nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”, teksa kujtojmë që të martën ai rihyri sërish në lojë nga votat e publikut pas një televotimi. G-Bani na rrëfeu shumë të pathëna nga karriera e tij, eksperienca brenda në shtëpi, marrëdhënien me banorët e tjerë, por dhe shumë detaje të tjera personale…

Kemi parë që kur ishe brenda shtëpisë ke shkruar tekste këngësh. A do të dalin ato?

Nuk do të dalin, sepse i kam shkruar për dikë aty. Më ka frymëzuar bukuria shpirtërore. Nuk mundem të tregoj, kam shkruar për një nga vajzat aty. Kam shkruar poezi aty, por që kur kam dalë i kam harruar dhe mund të them që i kam djegur që të mos i bëj. Më kanë djegur, më kanë bërë shkrumb e hi… (qesh)

Të pëlqejnë më shumë vajzat e Shqipërisë apo të Kosovës?

Kanë një bukuri vajzat e Shqipërisë, kur flasin atë gjuhën letrare, kanë shumë feminilitet. Por kur dëgjon vajzat e Kosovës që flasin shqipen, më duken më ‘nice’. Të dyja kanë bukurinë e vet, por vajzat e Kosovës më pëlqejnë pak më shumë. Por nuk më marrin për burrë mua vajzat e Kosovës sepse jam katolik. Më ka ndodhur dy herë, dhe e ka pasur problem familja e tyre.

Një herë kam qenë në dashuri, një herë kemi pasur një lidhje serioze, dhe të dyja herët ka ekzistuar ky problemi. Kam dashur të këmbëngul por nuk kam mundur, sepse vajza duhet të bëjë të lumtur bashkëshortin dhe veten e saj, por dhe familjen.

A do që të krijosh një familje e të martohesh?

Po, shumë dua. Dua të krijoj familje me një vajzë, ta dua shumë, të më dojë, të bëjmë 2-3-4 beba. Besoj se krijimi i familjes është cikli i jetës, është kuptimi i jetës për çdo njeri. Unë besoj shumë tek familja, besoj se familja është gjëja më e shenjtë.

The post G-Bani: Tekstet që kam shkruar në BBV nuk do dalin kurrë appeared first on Albeu.com.

G Bani shpreh admirimin për Danjën: U kënaqa duke të t’pa

By: M C
28 February 2025 at 20:04

Ndonëse është në dijeni se është dikush jashtë që po e pret banoren, G Bani sërish nuk heq dorë nga Danja.

Kujtojmë se artisti i ka shprehur pëlqimin modeles, por kjo e fundit e ka injoruar shpesh-herë.

Pavarësisht çdo gjëje, G Bani gjen guximin dhe vijon t’i shprehë ndjenjat banores. Ditën e sotme ai i është shprehur Danjës: Jam i kënaqur që të pashë ty në ëndërr.

Në këtë moment është vënë re Amberi e cila ndërhyn duke ia bërë të qartë G Bani që Danja ka të dashur i cili po e pret jashtë.

Mesa duket kjo kritikë nuk i pëlqeu banorit. G Bani iu përgjigj Amberit|: A do më ndalosh pëlqimin mu ti?

The post G Bani shpreh admirimin për Danjën: U kënaqa duke të t’pa appeared first on Albeu.com.

Egli shpërthen në lot, kërkon largimin nga BBV

By: M C
26 February 2025 at 18:22

Një nga debatet më të ashpra ka qenë ai mes G-Banit dhe Eglit.

Bani nuk ka kursyer fjalët e rënda, duke e quajtur Eglin “patericë të të tjerëve”, ndërsa e ka cilësuar gjithashtu si “budallaqe”, “psikopate, e luhatur” dhe “shtrigë”.

Madje, Bani i tregoi Eglit se e ka dëgjuar të rënkojë në krevat me Gjestin.

Ky konflikt e ka prekur shumë Eglin, e cila është tensionuar dhe ka shpërthyer në lot, duke deklaruar: “Do të lë shtëpinë!”

The post Egli shpërthen në lot, kërkon largimin nga BBV appeared first on Albeu.com.

Gjesti i dha mundësinë që të rikthehet sërish në BBVA,G Bani bënë deklaratën e papritur

By: M C
23 February 2025 at 18:30

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banori, G Bani, i cili u përjashtua nga loja me Zarf të Zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

Mbrëmjen e kaluar Gjesti kishte mundësinë nga zarfi që hapi nga ‘valixhja e tundimeve’ që të zgjidhte shtatë nga ish-banorët e këtij edicioni për t’i rikthyer 3 prej tyre sërish në lojë pas televotimit nga publiku. Një ndër emrat ishte edhe G Bani, por si ndihet ai për këtë?

“Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”.

Si e sheh G Bani zgjedhjen e Gjestit për t’i dhënë një shans të dytë dhe për ta bërë pjesë të televotimit?

“Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kërrkush. Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte. Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij.

Këta të zgjuarit që e kanë zgjedh për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit. Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij.

The post Gjesti i dha mundësinë që të rikthehet sërish në BBVA,G Bani bënë deklaratën e papritur appeared first on Albeu.com.

FOTO/ G Bani ngre dyshime se banorët marrin informacione nga jashtë

By: M C
20 February 2025 at 23:38

G Bani ka ngritur dyshime të forta mbi ndershmërinë e lojës në Big Brother, duke sugjeruar se disa lojtarë mund të jenë duke marrë informacione nga jashtë dhe se mund të mbështeten nga produksioni.

Këto pretendime kanë ndezur debate të shumta mes ndjekësve të reality show-t, duke vënë në pikëpyetje transparencën e garës.

Sipas tij, disa banorë duket se kanë një avantazh të padrejtë, duke reaguar në mënyrë të çuditshme ndaj ngjarjeve brenda shtëpisë, sikur të kishin dijeni paraprake për situata të caktuara.

“Kush i tha miut me knu kundër meje kangët e atyne që po protestonin jashtë shtëpisë në favor të tij?

Kush i tha miut me u fut në dush me 5 femna të shtëpisë masi dola unë foto me ishin e vet në Kosovë?

Kush i tha mamadhis me fol për “kokrra” mas shpifjeve në komente, kur sa kohë isha në shtëpi nuk kishte përmen kurrë diçka të tillë?

Kush e nxori Livin & Lorin në nominim kokë më kokë, 2 vajzat që më kan’ përkrah ma fortë në shtëpi?

Kush vendosi mos me u permen në Prime kapja e durve të Lorit nga Rozana?

Kush e vendos finalen midis Rozanës, Gjestit, Gertës & Laertit? Kur numrat e popullaritetit të 3 prej ktyne janë të ulët?- shprehet G Bani ndër të tjera.

The post FOTO/ G Bani ngre dyshime se banorët marrin informacione nga jashtë appeared first on Albeu.com.

Ish-banorja e “BBVIP” shtang G Banin, ja reagimi i tij epik

By: M C
16 February 2025 at 21:59

Ish-banori i “Big Brother Vip”, G Bani ishte i ftuar sot në një emision televiziv, ku përball me një situatë të papritur.

Së bashku me të ishte dhe Eda, një nga banorët e “shtëpisë së 7-xhuxhave” e cila nuk arrit iqë të bëhej pjesë e shtëpisë së VIP-ave. Ajo e shtangu G Banin, pasi shprehu hapur një pëlqim ndaj tij.

G Bani: Nuk më kanë ngacmuar vajzat as kur kam dalë, as para se të hyja. Asnjëherë nuk më kanë ngacmuar, kam qenë unë ai personi që kam flirtuar, kam qenë gjithmonë i pari që kam provuar, por nuk zgjedhim ne djemtë vajzat, janë vajzat ato që na zgjedhin ne.
Eda: Nëse një vajzë këtu në studio ka pëlqim për ty dhe sot ka guximin të ta thotë në sy, çfarë reagimi do kishe bërë?

G Bani: Do ta përqafoja fort dhe do i thosha faleminderit.

Eda: A mund të më përqafosh atëherë?

Në këtë moment G Bani sigurisht i dhuroi asaj një përqafim të ngrohtë.
Eda: Dua të them se të kam ndjekur shumë dhe më ka pëlqyer transparenca që ka përdorur për pjesën e vajzave. Për G Banin realisht kam një pëlqim dhe kjo nuk është absolutisht e gabuar.

The post Ish-banorja e “BBVIP” shtang G Banin, ja reagimi i tij epik appeared first on Albeu.com.

G-Bani nuk i kërkon falje Gjestit: Kur një burrë preket në hundë është sikur t’i shajnë nënën

By: M C
11 February 2025 at 22:54

G-Bani ka folur në studion e Big Brother Vip për situatën që çoi në largimin e tij nga shtëpia me zarf të zi. Ai tha se nuk ka ndërmend t’i kërkojë falje Gjesit dhe ka kritikuar ata që shpërndajnë mesazhe urrejtje kombëtare midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës.

“Jam ndjerë bosh. Më mungon një pjesë e imja. Dua të jap një mesazh. Dua tu them të gjithë atyre që dalin në Tiktik dhe hedhin broçkulla dhe shpërndajnë urrejtje kombëtare midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Kosovës, që aty nuk ka qenë një shqiptar i Shqipërisë që ka goditur një shqiptar të Kosovës, por ka qenë Gbani që ka goditur Gjestin,” tha G Bani.

Duke folur për arsyen se pse goditi Gjestin, ai u shpreh kështu: “Kjo ka qenë një dobësi e imja për shkak të emocioneve të forta që kam akumuluar gjatë kohës aty. Kam qenë i mërzitur për dikë tjetër. I mora të gjitha parasysh kur e godita. Më preku në hundë. Andej nga anët e mija, kur e prek një burrë në hundë është sikur je duke i sharë nënën. Trupi im është i imi, askush nuk lejohet të më prekë. Nuk i kërkoj falje Gjestit.”

Ai u përjashtua pak ditë më parë pas një përplasjeje fizike me Gjestin, ku e goditi me shuplakë.

The post G-Bani nuk i kërkon falje Gjestit: Kur një burrë preket në hundë është sikur t’i shajnë nënën appeared first on Albeu.com.

Debat i fortë në spektakël mes G Banit dhe Valbonës, banorja: Më ke përndjekur!

By: M C
25 January 2025 at 22:16

Një debat i fortë ka nisur dhe vazhduar ditët e fundit në shtëpi mes G Banit dhe Valbonës, teksa kjo e fundit e ka quajtur ‘përndjekjes’, ndërsa ai i ka thënë ‘legene’.

G Bani u shpreh mbrëmjen e sotme në spektakël se nuk e ka përndjekur kurrë dhe as dhunuar, duke shtuar se ka kohë që nuk ka më ‘sy për të’. Ai e quajti gënjeshtare, ndërsa Valbona tha se është ndjerë e fyer dhe e përndjekur prej tij.

Pjesë nga debati:

G Bani: Më ka akuzuar si hajdut cigaresh, më ka thënë të pafe, përndjekjes dhe dhunues. Aty kam i kam thënë legenë, nuk them se kjo fjalë më nderon….

Valbona: Je dhunuesi më i madh në këtë shtëpi. Më ke përndjekur. Para tre ditësh më ka thënë nëse vijnë të ri, ti mos i fol askujt. Në këtë shtëpi nuk më ka lënë të marr frymë. Më ka ofenduar në mënyrë indirekte. Ndërsa unë e kam lënë të qetë dhe i kam thënë do të të flas si shoqe, dhe ai prapë ka reaguar me të njëjtën sjellje. Të më vijë dhe të më kërcënojë fytyrë për fytyrë dhe të sajojë gjëra… më thotë mashtruese, legene.

G Bani: Valbona një natë para se të më thoshte përndjekjes, ishte mbi supet e mija, dhe po luanim. Jam mirënjohës për të, por ajo nuk është më në sytë e mi. Unë nuk e përndjek dhe nuk e dhunoj Valbonën. Rasti kur i kam shtyrë dorën, e kam marrë zarfin e zi dhe jam penalizuar. Është mashtruese dhe rrence…

Laerti: Nuk mendoj se Valbona ka një skenar. Unë e kam shprehur një pëlqim tashmë për të, nuk zihem dot me të.

The post Debat i fortë në spektakël mes G Banit dhe Valbonës, banorja: Më ke përndjekur! appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ G-Bani i kthehet ashpër Rozanës: Legene!

By: M C
25 January 2025 at 18:20

Dita e sotme nisi mjaft mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por nuk zgjati dhe aq shumë pasi nisi një debat mes G-Banit dhe Rozanës.

Teksa G-Bani po ofendonte Livian, ka ndërhyrë këngëtarja duke e pyetur se ‘ça halli ka që ofendon të gjitha vajzat e shtëpisë’.

G-Bani nga ana tjetër vetëm përsëriste fjalët ‘idiote, legene, budallaqe’. Në një moment Rozana i drejtohet dhe i thotë që të largohet pasi ka ‘gojë të pisët’.

Pjesë nga debati:

G-Bani: O budallaqe, o idiote, ça ke? Ça halli ke?

Rozana: Ti gocave u ke thënë këtu, legene, budallaqe. Pse jemi idiote?

G-Bani: Idiote

Rozana: Largohu

G-Bani: Ti erdhe, ishe aty, pse erdhe?

Rozana: Kush është idiote?

G-Bani: Ishe aty pse erdhe?

Rozana: I the idiote, i the budallaqe, kësaj i the legene. Ça halli ke me gocat?

G-Bani: Me cilat goca?

Rozana: Me të gjitha gocat

G-Bani: Me legenet si puna jote

Rozana: Ti nuk je burrë

G-Bani: Ti je legene

Rozana: Një burrë që shan femrat nuk është burrë

G-Bani: Je legene

Rozana: Sa krenar je që ofendon

Gjesti: Me ty që je legene jam krenar

Rozana: Ik, largohu se ke një gojë të pisët

The post VIDEO/ G-Bani i kthehet ashpër Rozanës: Legene! appeared first on Albeu.com.

G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: O homo!

By: M C
16 January 2025 at 19:25

Debatet në Big Brother VIP vijojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, ku së fundmi një përplasje e ashpër ka ndodhur mes regjisorit Aldo dhe këngëtarit G Bani.

Mëngjesin e sotëm, dy banorët janë përfshirë në një debat të tensionuar që ka kaluar në ofendime personale dhe insinuata për orientimin seksual.

Gjithçka nisi kur G Bani reagoi ndaj Aldos, duke i kërkuar të mos e prekte dhe duke shprehur irritim ndaj komplimenteve të tij. Në një moment të acaruar, këngëtari përdori tone të ashpra dhe gjuhë ofenduese, duke i thënë: “O morr, mos më prek mua, nuk dua asnjë kompliment nga ti. Herës tjetër mos më prekë. Mos e bë më atë gabimin, mu mos më prekë më. O homo, je homo, të intereson bukuria ime. Deklaroje hapur që je homoseksual”.

Nga ana tjetër, Aldo reagoi me një koment të shkurtër, duke e quajtur këngëtarin bipolar, ndërsa situata vazhdoi të përshkallëzohej. “Ti je bipolar,” iu përgjigj regjisori, duke mos i dhënë fund tensionit.
G Bani, i njohur për sjelljen e tij provokuese, shpesh ka krijuar situata të ngjashme brenda shtëpisë. Në debatin e sotëm, ai sfidoi Aldon duke i thënë: “Hajde dhe shiko sa të vlen lëkura”, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar.

Sjelljet dhe përplasjet e tilla kanë nxitur një debat të gjerë mes shikuesve, të cilët kanë kritikuar përdorimin e gjuhës së ashpër dhe insinuatave personale si pjesë e lojës.

The post G Bani i drejtohet me ton të ashpër Aldos: O homo! appeared first on Albeu.com.

Danja këshillon G Banin: Unë po të isha djalë, as sytë nuk do ia hidhja një vajze si Valbona

By: M C
15 January 2025 at 22:44

Danja dhe G Bani, dy banorët e Big Brother VIP pas mbrëmjes së djeshme kanë biseduar mbi sjelljen agresive të këngëtarit si dhe “fiksimin” e tij me Valbonën.

Danja është shprehur se nëse do ishte çun nuk do merrej me një vajzë si Valbona, madje shtoi se as sytë nuk do ia kishte hedhur.

“Nuk do merresha me një vajzë që më nxjerr keq. Ti kam thënë gjërat e mia, nuk kam çfarë të them më. Po të isha çun as sytë nuk do ia hidhja. Të takon ty tani çfarë të bësh.

G Bani i mirëpriti fjalët e modeles duke u shprehur se ia mirëpre këshillat dhe ja di shumë për nder.

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f2f46e2d-fdc1-4406-9328-f6ffe2cc881f

The post Danja këshillon G Banin: Unë po të isha djalë, as sytë nuk do ia hidhja një vajze si Valbona appeared first on Albeu.com.

Arbër Hajdari “i tregon vendin” G Banit: Ti je xheloz për Gjestin

By: M C
14 January 2025 at 23:27

Debatet me tone të larta vijonë të jenë prezente në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, kësaj radhe jo mes njëri tjetrit, por me opinionistës e formatit.

Pasi u transmetua klipi mes Gjestit, G Banit dhe Jozit, një përplasje e fortë e ndodhur gjate ditëve të fundit në shtëpi, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku kanë shpërthyer kundër
G Banity dhe sjelljeve të tij agresive kundrejt kundërshtëve në lojë.

Kujtojmë që G Bani gjatë njëngjesit të sotëm i është drejtur me grushe në formë kërcënimi Gjestit si dhe gjatë debatit të një dite më parë e ka intimiduar fiziksiht, duke i treguar forcën, ose duke i bllokuar rrugën duke mos e lënë të kalonte.

Në diskutim e sipër, Arbër Hajdari i drejtohet G Banit duke i thënë se ai është xheloz për Gjestin, vëmendjen dhe lojën që i po zhvillon në shtëpi.

Gjithashtu e ahpër ka qenë dhe Neda Balluku në një moment që G Bani nuk po e lejonte të fliste, duke i thënë këtij të fundit: “Mjaft se u degjenerove”.

Pjesë nga debati:

Arbër Hajdari: G Bani ka bërë sjellje të pahijshme. Ti në një lojë nuk mund të vazhdosh me sjellje intimiduese kundrejt një banori, nuk mund të përdorësh familjarët, Valbona është pjesë ë shtëpisë.

G Bani: Valbonën ta bëjmë qëpaze?

Arber Hajdari: Nuk bie dakort me skemat e Van Damme të tuat. Ti je askushi t’i drejtohesh me grusht një personi të shtëpisë.

Gjesti përmes provokimit që e luan në limite, është duke i peshkuar të gjithë.

Ti je nje xheloz, i ke përë pritë qëkur ai hyri. Të gjithë sjelljen e bën për shkak të xhelozisë që ke për Gjestin.

The post Arbër Hajdari “i tregon vendin” G Banit: Ti je xheloz për Gjestin appeared first on Albeu.com.

Gjesti i thotë ‘snitch’, G Bani: Në burgje i përdh*nonin dhe spiunonin

By: M C
14 January 2025 at 22:32

Debate të shumta kanë ndodhur brenda shtëpisë së “BBVA4”.

Një ndër to është edhe ai mes G Banit dhe Gjestit.

Teksa po diskutohej për këtë debat, G bani fillimisht kërkoi falje për familjarët e këngëtarit e më pas sulmoi këtë të fundit duke i thënë t’i shpjegojë fjalën ‘snitch’.

Gjesti i shpjegoi se e ka përdorur si fjalë me humor, madje qartësoi që këtë fjalë ja ka shpjeguar disa herë G Banit.

G Bani i agravuar tha se këtë fjalë e përdornin nëpër burgje, ku i përdhunonin dhe i detyronin të spiunonin.

The post Gjesti i thotë ‘snitch’, G Bani: Në burgje i përdh*nonin dhe spiunonin appeared first on Albeu.com.

❌
❌